Tag: fakti

  • Ilir Meta: Fakti që Belinda Balluku nuk dha dorëheqjen dhe as u shkarkua, tregon se pas aferave qëndron Edi Rama

    Ilir Meta: Fakti që Belinda Balluku nuk dha dorëheqjen dhe as u shkarkua, tregon se pas aferave qëndron Edi Rama

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë ekskluzive për “Syri.net”, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut. Meta deklaron se mënyra si është menaxhuar rasti Balluku tregon qartë, sipas tij, se pas çdo afere qëndron vetë Rama. Ai akuzon Kryeministrin për vetëmbrojtje politike dhe përdorim të drejtësisë si instrument pushteti, ndërsa paralajmëron se skandali i Tunelit të Llogarasë dhe aferat e tjera nuk mund të fshihen më pas figurave të ministrave.
    Pyetje: Z. Meta, si e konsideroni kërkesën e Qeverisë drejtuar Gjykatës Kushtetuese kundër vendimit të GJKKO, për pezullimin e Znj. Belinda Balluku nga Zv. Kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë?
    Meta: Vetëm si vetëmbrojtje personale për të ardhmen e tij nga Edi Rama. Fakti që zonja Balluku është marrë e pandehur zyrtarisht nga vetë SPAK-u i Ramës për vepra të dyshuara në ministrinë e saj, do kërkonte një zgjidhje politike ose nga Znj. Balluku përmes dorëheqjes deri sa të përfundonte gjykimi, ose përmes lirimit nga detyra të saj nga vetë Kryeministri, krijuesi i SPAK-ut me 69 vota. Fakti që Znj. Balluku nuk ka dhënë dorëheqjen, supozoj se lidhet me bindjen e saj se regjizori i vërtetë i tenderave të paracaktuar, që nga Tuneli i Llogarasë pa ura e plot të tjerë, është vetë Edi Rama. Jo më kot ish-Zv/Kryeministri Ahmetaj u shpreh për aferën e Tunelit të Llogarasë, se ky është rasti kur Rama ha kumbulla e dardha pas shpinës së Znj. Balluku. Dhe nuk duhet të harrojmë se Z. Ahmetaj ka qenë denoncuesi i parë i aferës së Tunelit të Llogarasë edhe si dëshmitar okular i takimit në Turqi, bashkë me Ramën dhe Znj. Balluku me kompaninë që do shpallej fituese.
    Pyetje: A tregon ky rast se SPAK-u i ka dalë nga kontrolli Ramës?
    Meta: Absolutisht jo. Sot Rama ka 83 (+3) mandate vetëm falë keqpërdorimit të SPAK-ut kundër liderëve të opozitës, por edhe mosveprimit ndaj krimit zgjedhor dhe krimit të organizuar, dy shtyllave ku mbështetet ky Narkoregjimi. Për Ramën paprekshmëria e tij personale dhe e këtyre dy shtyllave që garantojnë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve janë vendimtare. Lidhur me emra të veçantë si Saimiri, Erjoni, Arbeni, Belinda, etj. as nuk i bëhet vonë fare, se ai ka natyrën e akrepit që e ka ves dhe kënaqësi të thumbojë pabesisht cilindo që i rri pranë dhe i shërben. Edhe ato çështje të krimit të organizuar që kanë përparuar, janë kryesisht meritë e partnerëve europianë, të cilët i kanë nisur për të mbrojtur interesat e tyre së pari. Kjo është edhe arsyeja përse tani kërkojnë nga Shqipëria pjesën e tyre të parave që janë investuar në Shqipëri nga krimi i organizuar. Fakti që 250 fletë-arreste flenë në sirtarët e SPAK-ut  dhe Narkopolicisë, tregon qartë sundimin e krimit dhe jo të ligjit në këtë vend.
     
     
     

  • Meta: Fakti që Balluku nuk dha dorëheqjen dhe as u shkarkua, tregon se pas aferave qëndron Edi Rama

    Meta: Fakti që Balluku nuk dha dorëheqjen dhe as u shkarkua, tregon se pas aferave qëndron Edi Rama

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë ekskluzive për “Syri.net”, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut.

    Në pjesën e parë të intervistës, Meta deklaron se mënyra si është menaxhuar rasti Balluku tregon qartë, sipas tij, se pas çdo afere qëndron vetë Rama.

    Ai akuzon Kryeministrin për vetëmbrojtje politike dhe përdorim të drejtësisë si instrument pushteti, ndërsa paralajmëron se skandali i Tunelit të Llogarasë dhe aferat e tjera nuk mund të fshihen më pas figurave të ministrave.

    Intervistë ekskluzive e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta dhënë për portalin “Syri. net”: 

    Pyetje: Z. Meta, si e konsideroni kërkesën e Qeverisë drejtuar Gjykatës Kushtetuese kundër vendimit të GJKKO, për pezullimin e Znj. Belinda Balluku nga Zv. Kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë?

    Meta: Vetëm si vetëmbrojtje personale për të ardhmen e tij nga Edi Rama.

    Fakti që zonja Balluku është marrë e pandehur zyrtarisht nga vetë SPAK-u i Ramës për vepra të dyshuara në ministrinë e saj, do kërkonte një zgjidhje politike ose nga Znj. Balluku përmes dorëheqjes deri sa të përfundonte gjykimi, ose përmes lirimit nga detyra të saj nga vetë Kryeministri, krijuesi i SPAK-ut me 69 vota.

    Fakti që Znj. Balluku nuk ka dhënë dorëheqjen, supozoj se lidhet me bindjen e saj se regjizori i vërtetë i tenderave të paracaktuar, që nga Tuneli i Llogarasë pa ura e plot të tjerë, është vetë Edi Rama.

    Jo më kot ish-Zv/Kryeministri Ahmetaj u shpreh për aferën e Tunelit të Llogarasë, se ky është rasti kur Rama ha kumbulla e dardha pas shpinës së Znj. Balluku.

    Dhe nuk duhet të harrojmë se Z. Ahmetaj ka qenë denoncuesi i parë i aferës së Tunelit të Llogarasë edhe si dëshmitar okular i takimit në Turqi, bashkë me Ramën dhe Znj. Balluku me kompaninë që do shpallej fituese.

    Pyetje: A tregon ky rast se SPAK-u i ka dalë nga kontrolli Ramës?

    Meta: Absolutisht jo.

    Sot Rama ka 83 (+3) mandate vetëm falë keqpërdorimit të SPAK-ut kundër liderave të opozitës, por edhe mosveprimit ndaj krimit zgjedhor dhe krimit të organizuar, dy shtyllave ku mbështetet ky Narkoregjimi.

    Për Ramën paprekshmëria e tij personale dhe e këtyre dy shtyllave që garantojnë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve janë vendimtare.

    Lidhur me emra të veçantë si Saimiri, Erjoni, Arbeni, Belinda, etj. as nuk i bëhet vonë fare, se ai ka natyrën e akrepit që e ka ves dhe kënaqësi të thumbojë pabesisht cilindo që i rri pranë dhe i shërben.

    Edhe ato çështje të krimit të organizuar që kanë përparuar, janë kryesisht meritë e partnerëve europianë, të cilët i kanë nisur për të mbrojtur interesat e tyre së pari.

    Kjo është edhe arsyeja përse tani kërkojnë nga Shqipëria pjesën e tyre të parave që janë investuar në Shqipëri nga krimi i organizuar.

    Fakti që 250 fletë-arreste flenë në sirtarët e SPAK-ut  dhe Narkopolicisë, tregon qartë sundimin e krimit dhe jo të ligjit në këtë vend.

  • Kompany: “Sekreti i Harry Kane është fakti që nuk ka fituar trofe”

    Kompany: “Sekreti i Harry Kane është fakti që nuk ka fituar trofe”

    17 Tetor 2025

    18:15

    Telesport

    “Harry Kane tha që e çuat në një nivel të ri, cili ishte sekreti juaj?”
    Kjo ishte pyetja që i bëri trajnerit të Bayern, Kompany, një gazetar gjerman, duke iu referuar deklaratës së sulmuesit anglez, i cili para pak ditësh tha se është rritur shumë nga Kompany.
    “Harrry e ka rritur nivelin vetë. Ai gjithmonë e ka bërë këtë, edhe kur luaja kundër tij. Ky është mentaliteti që ai ka krijuar çdo vit. Ndoshta ndihmoi fakti që nuk fitoi një titull për një kohë të gjatë, që do të thotë se e mbajti atë uri”.
    “Nuk ka vetëm golat. Shihni mënyrën sesi i përfshin të tjerët. Shpresojmë që ai të mund ta vazhdojë kështu,, por nuk ka presion shtesë mbi të nëse ndodh të luajë më pak. Të tjerët do ta kompensojnë”.

  • Pulisic: Më vret fakti që e zhgënjeva Milanin, do të punoj 10 herë më shumë për t’i rregulluar gjërat

    Pulisic: Më vret fakti që e zhgënjeva Milanin, do të punoj 10 herë më shumë për t’i rregulluar gjërat

    6 Tetor 2025

    14:00

    Alfred Lleshi

    Ka një lojtar që më shumë se kushdo tjetër e ka shtyrë Milanin drejt vendit të 3-të në klasifikim, në këtë fillim sezoni, dhe ai është Christian Pulisic. Megjithatë, të dielën mbrëma amerikani ishte protagonist i një gabimi të rëndë nga pika e bardhë ndaj Juventusit, penallti që do t’iu kishte dhuruar kuqezinjve kreun e renditjes dhe një fitore shumë të vlefshme në fushën e një rivali direkt, pas suksesit 2-1 kundër Napolit.
    Sulmuesi i Milanit, i zhgënjyer më shumë se kushdo, reagoi në rrjetet sociale: “Më vret fakti që e zhgënjeva këtë klub. Do të punoj 10 herë më shumë për ta rregulluar gabimin. Forca Milan, gjithmonë!” Një mesazh që, edhe pse nuk ishte i nevojshëm, ia shtoi edhe më shumë dashurinë e tifozëve kuqezinj.
    Performanca e tij u vlerësua pozitivisht nga Massimiliano Allegri, i cili e mbajti në fushë gjatë për t’i shfrytëzuar maksimalisht cilësitë e amerikanit. Një penallti e humbur nuk ndryshon gjykimet, por është fakt që Milani ka gabuar 5 nga 7 penalltitë e fundit dhe 7 nga 13 në total, shifra shumë të larta për një skuadër që synon objektiva madhorë si titulli kampion.

  • Rubin dëshmon pro Hashim Thaçit, ish-zyrtari i lartë amerikan kritik për kohën e gjatë të paraburgimit

    Rubin dëshmon pro Hashim Thaçit, ish-zyrtari i lartë amerikan kritik për kohën e gjatë të paraburgimit

    Ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit ka dëshmuar në mbështetje të Hashim Thaçit për ditën e dytë rradhazai. Para trupit gjykues, Rubin ka shprehur shqetësimin e tij për procesin gjyqësor në Hagë.
    “Nuk e kuptoja gjithë këtë, në qoftë se një gjë e tillë ishte normale apo jo, kam folur me juristë e avokatë që më kanë thënë se kjo është një mënyrë e pazakontë për një burrë shteti  që është dorëzuar vullnetarisht”, tha Rubin.Lexo edhe :Related Posts
    Rubin e qujati jo normal faktin se të akuzuarit kanë qëndruar në paraburgim për më shumë se 5 vite.

    “Fakti që të akuzuarit janë në paraburgim në Hagë për më shumë se pesë vjet dhe fakti që ata janë dorëzuar vullnetarisht dhe fakti që janë mbajtur të ndaluar për kaq shumë gjatë më shqetëson. Mendoj që lidhet me politikën dhe me shtetin e së drejtës, dhe mua më shqetëson fakti që dikush të jetë i paraburgosur për pesë vjet përpara se të fillojë të ndiqet penalisht një çështje penale, ndërkohë që këta persona janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë qenë shumë bashkëpunues me gjykatën. Kështu që në rastin e të akuzuarit në fjalë, nuk e kuptoj fare se pse është dashur që të qëndrojë në burg për pesë vjet”, vijoi Rubin.
    Ai po ashtu theksoi se  fillimisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përshkruan  UÇK-në si terroriste, por  ky mendim ndryshoi kur  kuptuan  situatën më mirë”.
    “Ndoshta ne shkelëm dëshirën që të ishim në anën e engjëjve gjithmonë, sepse për një periudhë të caktuar kohore derisa e kuptuam më mirë situatën, ne fillimisht e përshkruam UÇK-në si organizatë që zhvillonte aktivitete terroriste dhe ne sigurisht me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, ne nuk donim që të vidheshim apo të mbështesnim  ata që zhvillojnë apo bëjnë aktivitete terroriste. Ky qëndrim pastaj ndryshoi me kalimin e kohës, veçanërisht pasi UÇK u pajtua me marrëveshjen e Rambujesë, dhe pastaj e konsideruam atë që ishin në anën e engjëjve sepse nënshkruan marrëveshjen e paqes”, tha Rubin.
    James Rubin ka sqaruar edhe njëherë përshtypjet e tij për Hashim Thaçin në periudhën e Konferencës së Rambujesë.
    P”ra, unë atë e kam parë si ministër të Jashtëm, që pasqyronte pikëpamjet e ushtrisë së vet, të qeverisë së vet, që nënshkruante, pra ashtu si një ministër i Punëve të Jashtme”, sqaroi Rubin.
    Ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit kishte kritika edhe për OKB-në.
    “Kam lexuar një raport të OKB-së për Kosovën, por kam qenë shumë skeptik për atë raport sepse organet e OKB-së nuk e kanë përshkruar shumë mirë situatën shumë shpesh. Kam qenë në dijeni të raportimit të OKB-së, por jo domosdoshmërisht ka qenë i besueshëm raporti. Raportet e Kryqit të Kuq ndërkombëtar zakonisht në fakt i konsideroja si më të besueshme”, tha ai.
    I pyetur për takimet me Kadri Veselin, Rubin tha se nuk mund të përgjigjet sepse nuk i kujtoheshin, ndërsa për Rexhep Selimin u shpreh se është e mundur që ta ketë takuar.

  • S’ka paqe në KLP, Stojani ‘përplaset’ prapë me kryetaren: Vetëm në komunizëm ecet me parrulla

    S’ka paqe në KLP, Stojani ‘përplaset’ prapë me kryetaren: Vetëm në komunizëm ecet me parrulla

    Debati i ashpër i së hënës në KLP mes anëtarit Sokol Stojani dhe kryetares Mirela Bogdani vijoi me të njëjtat tone edhe në seancën e së enjtes, 4 shtator. “Optika ime ishte nëse ne do të bëjmë ekskursione, apo do të bëjmë punë. Ekskursione quhen 15 copë dhe nja 3-4 vizita studimore nga 4-5 ditë, ta pret mendja”, tha Stojani. “Nuk quhen ekskursione ato”, ia ktheu Bogdani. Sipas saj, ato janë propozime që mund të mos miratohen asnjëherë, raporton A2 CNN.

    Me termin “ekskursione”, Stojani i referohej 15 retreat-eve të propozuara nga KLP në projekt-buxhet, për të cilat në seancën e kaluar tha se Këshilli po kthehej në një “KLP Travel”. Në po atë mbledhje, Stojani akuzoi kryetaren Bogdani për ushtrim të ndikimit tek administrata për veprime në kundërshtim me ligjin. Por, sipas tij, pala tjetër ishte shqetësuar vetëm për publikimin në media të debatit.

    “Po ju shqetësoheni më shumë përse e mori media një informacion. Se pse mbledhja u regjistrua e plotë dhe u pasqyrua e plotë”, u shpreh Stojani.

    “Jo, – replikoi Bogdani, – nuk jam shqetësuar, ishte informale”.

    “Është si gjykata. Nuk ishte informale, zonja kryetare. Këtë dua të them, sepse u bë me votat tona. Moj kryetare, unë nuk flas më me ty, se ti ke probleme në të kuptuar. Unë e kam me këtë. Fakti, fakti! A do të them një gjë. Ju nuk reflektuat”, nënvizoi Stojani.

    Me tension u përcoll edhe diskutimi mbi vetingun e një prokurori, proces që me mbylljen e KPK vijohet nga KLP, tensione që çuan në ndërprerjen disa minutëshe të seancës.

    E gjitha ndodhi pasi anëtarja Ledina Riza u ndje e fyer nga një replikë e anëtarit Stojani, teksa kërkoi vlerësimin e Këshillit nëse kishte apo jo pengesë ligjore për të qenë pjesë e komisionit të rivlerësimit të prokurorit Anton Pali. “Referancat që ju sillni për të gëlltitur dhe ju për ta përtypur mua nuk më duket korrekte”, tha anëtari Stojani.

    Nga ana e saj, kolegia e tij në Këshill, Riza, deklaroi se “asnjë anëtar nuk fyhet gjatë fjalës kur flet në bazë të ligjit dhe rregullores”.

    Në këtë moment kryetarja e KLP kërkoi vijimin e agjendës së ditës, por në kushtet kur anëtari Stojani nuk e ndali fjalën, vendosi për 5 minuta pushim.

    “Në thelb është prokurore dhe kur akuzon një prokuror duhet të përdorë një fakt të caktuar. Ju mund ta braktisni, por mua nuk ma mohoni dot fjalën, zonja kryetare”, kundërshtoi Stojani.

    Gjatë kohës së ndërprerjes së seancës, anëtari Stojani i tha kryetares Bogdani se deshi të sqaronte se cili ishte fakti.

    “Kur flitet për fyerje e shpifje duhet thënë kush është fakti. Ne nuk flasim me parrulla si në kohën e komunizmit. Vetëm në komunizëm ecet me parrulla”, vijoi me ton Stojani, ndërsa kryetarja kërkonte vëmendje edhe për dëgjimin e fjalës së saj.

  • S’ka paqe në KLP, Stojani debat prap me kryetaren

    S’ka paqe në KLP, Stojani debat prap me kryetaren

    Debati i ashpër i së hënës në KLP mes anëtarit Sokol Stojani dhe kryetares Mirela Bogdani vijoi me të njëjtat tone edhe në seancën e së enjtes. “Optika ime ishte nëse ne do të bëjmë ekskursione, apo do të bëjmë punë. Ekskursione quhen 15 copë dhe nja 3-4 vizita studimore nga 4-5 ditë, ta pret mendja”, tha Stojani. “Nuk quhen ekskursione ato”, ia ktheu Bogdani. Sipas saj, ato janë propozime që mund të mos miratohen asnjëherë, raporton A2 CNN.
    Me termin “ekskursione”, Stojani i referohej 15 retreat-eve të propozuara nga KLP në projekt-buxhet, për të cilat në seancën e kaluar tha se Këshilli po kthehej në një “KLP Travel”. Në po atë mbledhje, Stojani akuzoi kryetaren Bogdani për ushtrim të ndikimit tek administrata për veprime në kundërshtim me ligjin. Por, sipas tij, pala tjetër ishte shqetësuar vetëm për publikimin në media të debatit.

    “Po ju shqetësoheni më shumë përse e mori media një informacion. Se pse mbledhja u regjistrua e plotë dhe u pasqyrua e plotë”, u shpreh Stojani.
    “Jo, – replikoi Bogdani, – nuk jam shqetësuar, ishte informale”.
    “Është si gjykata. Nuk ishte informale, zonja kryetare. Këtë dua të them, sepse u bë me votat tona. Moj kryetare, unë nuk flas më me ty, se ti ke probleme në të kuptuar. Unë e kam me këtë. Fakti, fakti! A do të them një gjë. Ju nuk reflektuat”, nënvizoi Stojani.
    Me tension u përcoll edhe diskutimi mbi vetingun e një prokurori, proces që me mbylljen e KPK vijohet nga KLP, tensione që çuan në ndërprerjen disa minutëshe të seancës. E gjitha ndodhi pasi anëtarja Ledina Riza u ndje e fyer nga një replikë e anëtarit Stojani, teksa kërkoi vlerësimin e Këshillit nëse kishte apo jo pengesë ligjore për të qenë pjesë e komisionit të rivlerësimit të prokurorit Anton Pali. “Referancat që ju sillni për të gëlltitur dhe ju për ta përtypur mua nuk më duket korrekte”, tha anëtari Stojani.
    Nga ana e saj, kolegia e tij në Këshill, Riza, deklaroi se “asnjë anëtar nuk fyhet gjatë fjalës kur flet në bazë të ligjit dhe rregullores”. Në këtë moment kryetarja e KLP kërkoi vijimin e agjendës së ditës, por në kushtet kur anëtari Stojani nuk e ndali fjalën, vendosi për 5 minuta pushim. “Në thelb është prokurore dhe kur akuzon një prokuror duhet të përdorë një fakt të caktuar. Ju mund ta braktisni, por mua nuk ma mohoni dot fjalën, zonja kryetare”, kundërshtoi Stojani.
    Gjatë kohës së ndërprerjes së seancës, anëtari Stojani i tha kryetares Bogdani se deshi të sqaronte se cili ishte fakti. “Kur flitet për fyerje e shpifje duhet thënë kush është fakti. Ne nuk flasim me parrulla si në kohën e komunizmit. Vetëm në komunizëm ecet me parrulla”, vijoi me ton Stojani, ndërsa kryetarja kërkonte vëmendje edhe për dëgjimin e fjalës së saj.

  • ‘Derisa ta bësh të pavetëdijshmen të vetëdijshme, ajo do të ta drejtojë jetën dhe ti këtë drejtim do ta quash fat’

    ‘Derisa ta bësh të pavetëdijshmen të vetëdijshme, ajo do të ta drejtojë jetën dhe ti këtë drejtim do ta quash fat’

    Thënie nga Carl Gustav Jung:

    Të mendosh është e vështirë, prandaj shumica e njerëzve gjykojnë.

    Nëse një njeri di më shumë se të tjerët, ai bëhet i vetmuar.

    Nuk lëndohemi vetëm dhe nuk shërohemi vetëm.

    Bota do të të pyesë se kush je. Nëse nuk e di, bota do të të tregojë.

    Mos u mbaj fort pas dikujt që po ikën, përndryshe nuk do të takosh atë që po vjen.

    Të bësh pyetjen e duhur është tashmë gjysma e zgjidhjes së një problemi.

    Gjithçka në lidhje me njerëzit e tjerë që nuk na kënaq, na ndihmon që të njohim dhe kuptojmë më mirë veten tonë.

    Barra më e rëndë për një fëmijë janë jetët e pajetuara të prindërve.

    Pamja juaj do të bëhet e qartë, vetëm kur të mund të shihni brenda në zemrën tuaj. Kush sheh jashtë, ëndërron; kush sheh brenda, zgjohet.

    Gjëja të cilës ti i reziston, ajo më shumë insiston.

    Me të vërtetë jeta nis në moshën 40-vjeçare. Deri atëherë, thjesht je duke bërë hulumtime.

    Personalitetet tona janë pjesë e botës që na rrethon, dhe misteri i tyre është gjithashtu i pakufi.

    Unë nuk jam ajo që më ka ndodhur, unë jam ajo që kam zgjedhur të bëhem.

    Ta dish errësirën tënde është metoda më e mirë për t’u marrë me errësirat e të tjerëve.

    Nëse jeni një person me dhunti, kjo nuk do të thotë se keni fituar diçka. Do të thotë se keni diçka për të dhënë mbrapsht.

    Derisa ta bësh të pavetëdijshmen të vetëdijshme, ajo do të ta drejtojë jetën dhe ti këtë drejtim do ta quash fat.

    Ji mirënjohës për vështirësitë dhe sfidat që i ke, meqë në to ka bekime. Në fakt, njeriu ka nevojë për vështirësi. Ato janë të domosdoshme për rritje personale të shëndetshme, për formim të personalitetit stabil dhe për vetaktualizim.

    Ne zgjatemi tek e shkuara për prindërit tanë dhe tek e ardhmja për fëmijët, të cilët nuk do i shohim asnjëherë, por për të cilët duam të kujdesemi.

    Gjithsecilin që do ta takosh ka dituri për diçka që ti nuk e di, po që ke nevojë ta dish. Mëso prej tyre!

    Unë nuk jam ajo çfarë më ndodhi. Unë jam ajo që përzgjedh të bëhem!

    Depresioni është si një grua me të zeza. Nëse shfaqet, mos e dëbo. Ftoje brenda, ofroi një karrike, trajtoje si mysafire dhe dëgjo atë që dëshiron të thotë.

    Vetmia nuk vjen nga fakti që nuk keni njerëz rrotull, por nga fakti që nuk jeni në gjendje të komunikoni gjërat që janë të rëndësishme për ju, apo nga fakti që nuk shprehni disa pikëpamje që të tjerët i konsiderojnë të papranueshme./ KultPlus.com

  • Pse ankohet vetëm PD? Spahiu: Votat s’ju vodhën as partive të reja që s’kishin numërues

    Pse ankohet vetëm PD? Spahiu: Votat s’ju vodhën as partive të reja që s’kishin numërues

    Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar mbrëmjen e sotme në një emision televziziv.Sipas juristit, fakti që 4 parti të reja u futën në Kuvend tregon se nuk ka pasur manipulim votash.
    ‘Ka dy numërime për partitë dhe për kandidatë e listës së hapur. Partitë e reja nuk patën numërues ato i patën 4 partitë e vjetra. Numërimi për listën e hapur ka një lloj autonomie, numëruesit i lihet një dorë e lirë dhe ndodh korrupsioni brenda vetes. Unë mendoj se duhet që të merren të gjitha filmimeve sepse ka devijim të votave në listat e hapura. A janë zgjedhjet e 11 majit apo më të keqe se ato të kaluara. Fakti që 4 parti të reja u futën në Kuvend ka dy alternativa ose kanë marr vota më shumë se çdo parti e re ose për herë të parë votat janë numëruar dhe s’janë ndarë mes PD dhe PS’, tha ai.Spahiu tha se po ashtu nuk pati arrestime në flagrancë për vjedhje votash.
    ‘Fakti që partitë e reja nuk kanë asnjë ankesë dhe morën vota edhe në fshatra më të thella dhe do të thotë se procesi i numërimit ka një lloj përmirësimi. A mund të bëhet më mirë, po mund të bëhet. SPAK në vijim mund të ketë hapa konkret për krimet zgjedhore, por deri më sot nuk ka pasur arrestime në flagrancë. Unë them se ka pasur një influencë të fortë të krimit të organizuar në disa qytete.

  • Mungesa e urimit për Ramën/ Berisha: ShBA duket se ka konstatuar probleme! Durrësi, porti i kokainës në Europë

    Mungesa e urimit për Ramën/ Berisha: ShBA duket se ka konstatuar probleme! Durrësi, porti i kokainës në Europë

    Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur pyetjes së gazetarit Çim Peka në emisionin e tij Live në SYRI TV, në lidhje me pritshmëritë e opozitës në lidhje me SHBA-të, të cilat akoma nuk e kanë uruar Edi Ramën për këtë mandat.

    Berisha theksoi se nuk ka dijeni se përse nuk e kanë uruar, por fakti se po vonojnë tregon se kanë konstatuar probleme.

    Gjithashtu Berisha u ndal edhe te mesazhi i të dërguarit të Departamentit të Drejtësisë, ku për herë të parë foli për kartele.

    ‘Të luftohen kartelet e drogës. Kjo përbën ndryshim cilësor’, u shpreh Berisha.

    Një tjetër pikë ku Berisha u ndal ishte edhe karteli i Troplinëve, ku sipas tij, Porti i Durrësit njihet si porti i lirë i kokainës në Europë.

    Intervista në studio:

    Peka: Ka një farë mini-shprese fakti që SHBA-të nuk e ka uruar akoma Edi Ramën. A prisni gjë prej tyre?

    Berisha: Se cili do jetë qëndrimi final i tyre unë s’mund ta them, por fakti që nuk e kanë përshëndetur përbën një dallim të qartë me të gjitha qëndrimet e mëparshme.

    Vangjeli: Po nëse e përshëndesin?

    Berisha: Mund ta përshëndesin, nuk e di. Por në dy zgjedhjet e tjera që janë bërë ai është përshëndetur brenda 24 orëve dhe pa u mbyllur numërimi. Fakti që nuk e kanë përshëndetur kanë marrë kohë për të parë, është një zhvillim që, se duhet ta kishin bërë po të mos kishin probleme, pra duket kanë konstatuar probleme. Së dyti, erdhi një i dërguar i Departamentit të Drejtësisë dhe për herë të parë foli për kartele. Të luftohen kartelet e drogës. Kjo përbën ndryshim cilësor.

    Kartel nuk kishin thënë në raportet e mëparshme. Klasifikimi kartel përbën një ndryshim shumë serioz. Në kuptimin që Donald Trump kartelet i futi në grupin e organizatave terroriste.

    Ai që kontrollon portin është kartel dhe super-kartel. Ti lësh portin një organizate kriminale, i ke lënë çdo gjë. Që në vitin 2020 Troplinët kontrollojnë 100% portin dhe ka 4 vite që nuk kapet asnjë gram heroinë apo kokainë, asnjë.

    E kam dekaluar para 1 muaji se ky është porti i kokainës në Europë. Ky u bë port i lirë për kokainën.