Tag: fajtor

  • Gerard Depardieu shpallet fajtor për ngacmim seksual ndaj dy grave

    Gerard Depardieu shpallet fajtor për ngacmim seksual ndaj dy grave

    Gérard Depardieu

    FRANCË- 76-vjeçari Gérard Depardieu u shpall fajtor për sulm seksual ndaj dy grave gjatë xhirimeve të filmit Les Volets Verts (The Green Shutters) në vitin 2021. Gjykata i dha atij një dënim me kusht prej 18 muajsh. Aktori i ka mohuar akuzat dhe nuk ishte i pranishëm në gjykatë pasi ndodhet në Portugali duke xhiruar një film të drejtuar nga Fanny Ardant.
    Akuzat, të bëra nga një asistent skenografja dhe një asistent regjisorja, përfshijnë incidente të shumta të prekjeve të papërshtatshme, si në shesh xhirimi ashtu edhe në publik. Skenografja, e cila është identifikuar me emrin Amélie tregoi: Më kujtohen sytë e tij, pashë këtë fytyrë të madhe, sy të kuq, shumë të zemëruar. Ajo që më bie në sy nuk është dëshira e tij seksuale, por egërsia e tij. Fakti që ai e dinte që unë isha e frikësuar – pashë sytë e tij të shkëlqenin nga një lloj kënaqësie kur e kishte frikësuar dikë. Më kujtohet kjo egërsi.
    Aktori 76-vjeçar këmbëngul në mohimin e akuzave. Gjatë gjithë gjyqit, Depardieu pati mbështetjen e vajzës së tij Roxanne, ish-partneres së tij Karine Silla dhe aktorit Vincent Perez. Të hënën, edhe Brigitte Bardot e mbështeti publikisht atë.
    Depardieu konsiderohet ylli më i madh i kinemasë franceze dhe është personaliteti më i njohur i përfshirë në lëvizjen franceze #MeToo.
    Rreth 20 gra e kanë akuzuar aktorin për sulm ose sjellje të papërshtatshme, por këto ishin rastet e para që përfunduan në Gjykatë. Depardieu është akuzuar edhe për një rast tjetër, pas një ankese për përdhunim nga aktorja 29-vjeçare Charlotte Arnold. Por çështja ende nuk ka përfunduar në Gjykatë./ZËRI

  • “Për një kotec pulash të kërkojnë 5 mijë euro”, Rama i kthehet qytetarit: Turp të kesh që e thua, edhe ti je fajtor…

    “Për një kotec pulash të kërkojnë 5 mijë euro”, Rama i kthehet qytetarit: Turp të kesh që e thua, edhe ti je fajtor…

    Një situatë e sikletshme i ka dalë jashtë skenarit kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me banorët në zonën e ish-Uzinës së Autotraktorëve. Teksa një qytetar i ka treguar disa nga shqetësimet e tij, pasi banonte në këtë lagje, Rama ka nisur një debat, duke e quajtur qytetarin si një të dërguar nga Opozita për t’i prishur takimin.
    Qytetari në fjalë, ka përmendur shqetësimet e tij, që janë nga rrugët e prishura nëpër lagje dhe deri te pastrimi i ujërave të zeza dhe te legalizimi i pronave. Por Rama e ka akuzuar atë, si të dërguar të Opozitës, ndërkohë që i ka theksuar se ai është fajtor që ka dhënë ryshfet për të legalizuar banesën e tij, në këtë zonë. Në fund të fjalës së tij, Rama e ka quajtur qytetarin demokrat që ka dashur të bëhet personazh nëpër media.

    Pjesë nga debati: 

    Qytetari: Përshëndetje. Quhet Izmur Noka, jam banues i njësisë numër 1. Nuk jemi në rregull. Kosto çdo gjë. Makina cop cop. Ndoshta jam jashtë teme, por dua t’i them ty. Uji po të vish këto në orën 7 shkon lum në rrugë. Une nuk kam ardh këtu të them për legalizimet, sepse i kam bërë vetë, më kupton besoj si e kam bërë. Unë kam ardhur këtu të them për rrugën, sepse po bëjmë makinat copa.
    Rama: Kam një problem të madh une me ty. Nëse të vjen dikush të thotë atë që the ti, duhet ta denoncosh. Sepse ndryshe nuk mund funksionoj kështu kjo punë. Zotria jote ka ndërtuar pa leje këtu. Nuk je ti vetëm që ke ndërtuar pa leje. Nuk mund të çohet ti këtu e të flasësh në hava. Nuk mund t’i ngarkosh ti ata me fjalë në ajër. Legalizimet i kemi bërë ne, jo ti. Nëse është ashtu siç thua ti, ne të dy bashkë do shkojmë në polici dhe do ta denoncojmë. është turp i madh që e thua kështu. Normalisht kjo nuk duhet të ndodhi. Une nuk e përjashtoj që ka të tillë. Në bazë të ligjit shqiptar ti je po aq fajtor sa ai që e ka bërë këtë me ty, edhe pse e dyshoj shumë këtë. Ka patjetër punonjës policie edhe infermier edhe mjek që meritojnë ndëshkim. Ama nuk janë shumica, ata nuk e meritojnë që të futen në një thes. Këtë rast që më dhe ti mua do e shfrytëzojmë në të mirë të shoqërisë. E kuptova shumë mirë unë që kur more fjalën, që ti je tip me humor e kuptova, por bashkë me mua do e bashkojmë humorin dhe do shkojmë ta zgjidhim bashkë. Ti do tregosh kush të bëri ty të paguash për legalizimin. Që ka rrugë në Tiranë që nuk janë si duhet, nuk e diskutoj fare. Por ama sot, je shumë më afër Tiranës ashtu si duhet, sepse ke akset kryesore që të kanë ardhur në derë të shtëpisë
    Qytetari: Nuk me duhen
    Rama: Unë e di shumë mirë që ty nuk të duhen, sepse ti për këtë ke ardhur këtu. Sepse t’i ke bërë një ndërtim pa leje dhe kërkon pse te ndërtimi jot pa leje nuk ka 5 metra rrugë.

  • Ish-Kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit në Elbasan shpallet fajtor! GJKKO jep vendimin

    Ish-Kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit në Elbasan shpallet fajtor! GJKKO jep vendimin

    Ish-Kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan, Andri Mehja është shpallur fajtor për korrupsion pasiv.

    Gjykata e Posaçme Antikorrupsion e dënoi me 2 vite burg, dënim që i konvertohet në 4 vite shërbim prove.
    Ish-zyrtari i lartë akuzohet për “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe sipas vendimit të GJKKO, i hiqet gjithashtu e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
    Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, rezulton se ish-kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit në Elbasan ka marrë para për të favorizuar një ndërtim pa leje, vepër e kryer në bashkëpunim me punonjësin e Inspektoratit të Ndërtimit në Elbasan, Gentian Bako.
    Edhe ky i fundit është shpallur fajtor për korrupsion dhe është dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme, por që i konvertohet në 4 vite shërbim prove.
    Dy ish-zyrtarët u arrestuan në vitin 2024 me urdhër të SPAK, pasi hetimet zbuluan se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin marrë ryshfet në lidhje me një objekt të ndërtuar pa leje në Elbasan.

    Top Channel

  • E fshiu por tepër vonë/ Reagon Olsi Bylyku pasi Jozi goditi Gjestin: Nuk është fajtor..

    E fshiu por tepër vonë/ Reagon Olsi Bylyku pasi Jozi goditi Gjestin: Nuk është fajtor..

    Pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë spektaklit “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi fizikisht Gjestin dhe u përjashtua menjëherë nga formati, nuk kanë munguar reagimet e figurave publike. Një ndër to është edhe aktori Olsi Bylyku, i cili dikur ka qenë pjesë e këtij programi.
    Reagimi i tij, edhe pse u fshi pak më pas, sipas “Zone Vip”, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe përmbante kritika të ashpra ndaj menaxhimit të programit nga ana e Top Channel.

    “Phyyy, phyyy, phyyyyyy! Kjo është ajo ‘loja’ që ju ofrohet si ‘lojë’ nga televizioni që ju aq shumë e doni!” – shkroi Bylyku, duke shprehur zhgënjim dhe neveri për atë që ndodhi live para një publiku të gjerë.

    Ai e përshkruan incidentin si një “shpullë mediatike” për publikun, duke theksuar se dhuna nuk është thjesht një devijim i momentit, por pasojë e një klime të ushqyer qëllimisht për të rritur shikueshmërinë.
    Olsi thekson se fajtorët nuk janë konkurrentët, por ata që drejtojnë prapaskenën:
    “Nuk është fajtor asnjë aktor, miq! Është regjizori i kësaj ‘shfaqjeje’.”
    Ky reagim pasqyron qëndrimin kritik që Bylyku ka mbajtur më herët ndaj formatit, të cilin e kishte braktisur duke deklaruar se nuk përputhej me parimet e tij personale dhe profesionale.

    Në fund, ai u bën thirrje shikuesve për reflektim:
    “Hiqni dorë nga mendimi që gjithçka është zbavitje. Çdo gjë është E VËRTETË!”
    Reagimi i plotë:

  • Zvarritja e çështjes “Partizani”, Dash Sula zbulon detajet: Ja cili është skenari pas shtyrjes së gjykimit

    Zvarritja e çështjes “Partizani”, Dash Sula zbulon detajet: Ja cili është skenari pas shtyrjes së gjykimit

    Për deputetin Dash Sula dhe njohësin e mirë të çështjeve ligjore, është e vështirë nga ana e akuzës që të vlerësoj Berishën si fajtor në çështjen Partizani.
    Më tej, Sula argumentoi se është e vështirë të hetosh gjithashtu për një vendim kolegjial për ish-kryeministër apo kryeministër.
    “Unë i qëndroj besnik bindjeve dhe ato që mendoj si një profesionist dhe e them që do jetë shumë e vështirë nga ana e akuzës që të vlerësoj Berishën si fajtor në cështjen Partizani. Nëse Berisha do të hetohej për fonde publike, tendera, do të ishte ndryshe. Të hetosh për një vendim kolegjial për një ish kryeministër apo për kryeministrin, është e vështirë për të provuar anën objektive dhe subjektive.
    Tjetër gjë marrja e provave. Gjetja e tyre, hetimi për korrupsion janë shumë më të efektshëm për deklarimin fajtor.”