Një marinar i Marinës së SHBA-ve në Kaliforni është shpallur fajtor për spiunazh, pasi shiti sekrete ushtarake tek një agjent kinez që e kishte rekrutuar përmes rrjeteve sociale.
Jinchao Wei, 25 vjeç, u shpall fajtor për gjashtë akuza, përfshirë spiunazh, komplot për të kryer spiunazh dhe eksport të paligjshëm të të dhënave të klasifikuara mbi anijet e Marinës së SHBA-ve.
Ai u pagua mbi 12 mijë dollarë gjatë një periudhe 18-mujore nga një oficer i inteligjencës kineze, i cili iu afrua në shkurt të vitit 2022 për informacione mbi USS Essex, ku ai shërbente, si dhe për anije të tjera luftarake.
Wei, i njohur edhe si Patrick Wei, u arrestua në gusht 2023 me akuza për spiunazh teksa mbërriti në punë. Prokurori amerikan Adam Gordon tha pas shpalljes së vendimit: “Veprimet e të pandehurit përfaqësojnë një tradhti të rëndë ndaj besimit të vendosur tek ai si pjesëtar i ushtrisë amerikane. Duke tregtuar sekrete ushtarake me Republikën Popullore të Kinës për para, ai rrezikoi jo vetëm jetët e marinarëve të tij, por edhe sigurinë e gjithë kombit dhe aleatëve tanë.”
Si qytetar amerikan i natyralizuar, Wei shërbente si mekanik dhe kishte leje sigurie që i jepte qasje në informacione të ndjeshme për anijen ku shërbente dhe për anije të tjera të Flotës së Paqësorit.
Gjatë gjyqit një javor, prokurorët paraqitën si prova biseda telefonike, mesazhe elektronike dhe audio që Wei kishte shkëmbyer me kontaktin e tij kinez.
Wei e quante kontaktin e tij “Vëllai i madh Andy” dhe i bindej kërkesave të tij për të mbajtur sekret marrëdhënien, duke përdorur disa aplikacione të enkriptuara për komunikim dhe për të marrë pagesat. Ai përdori gjithashtu një kompjuter dhe telefon të ri të siguruar nga agjenti kinez.
Një shkëmbim mesazhesh mes Wei dhe nënës së tij u paraqit për të treguar se ai e kuptonte se po kryente spiunazh.
“Disa kinezë të tjerë që shërbejnë në Marinën e SHBA-ve ende po përpiqen të gjejnë si të bëjnë para shtesë dhe po drejtojnë taksi. Ndërsa unë thjesht po nxjerr sekrete,” i shkroi Wei nënës së tij.
Ajo iu përgjigj: “Shumë mirë!”
Wei duke u marrë në pyetje nga FBI
Wei ishte kontaktuar nga një agjent kinez ndërsa ishte në procesin e marrjes së shtetësisë amerikane.
Ai u rekrutua përmes rrjeteve sociale nga oficeri i inteligjencës kineze, i cili fillimisht ishte paraqitur si një entuziast i marinës që punonte për Korporatën Shtetërore të Industrisë së Ndërtimit të Anijeve të Kinës.
Provat treguan se Wei kishte dërguar fotografi dhe video të anijes Essex, kishte informuar oficerin për vendndodhjen e anijeve të ndryshme të Marinës së SHBA-së dhe kishte përshkruar armët mbrojtëse në bord. Ai gjithashtu kishte përshkruar problemet e anijes së tij dhe të anijeve të tjera.
Wei pritet të dënohet më 1 dhjetor dhe mund të përballet me burgim të përjetshëm. Ai u arrestua së bashku me nënoficerin Wenheng Zhao, i cili u arrestua me akuza se kishte pranuar mbi 14 mijë e 800 dollarë për të dërguar foto dhe video të ndjeshme tek një oficer i inteligjencës kineze.
Prokurorët thanë se Zhao kishte transmetuar “planet për një stërvitje të madhe detare në Paqësor, urdhra operativë dhe diagrame elektrike e skica për një sistem radari tokë/ajër të vendosur në Okinawa, Japoni”. Zhao u shpall fajtor vitin e kaluar dhe u dënua me 27 muaj burg.
Tag: fajtor
-

Spiunonte te “vëllai i madh Andy”, shpallet fajtor marinari në SHBA
-

Një opozitë siç e do Edi Rama
Opozita në Shqipëri vijon të ndjekë të njëjtin skenar në ligjlrimin dhe denoncimet e saj: për gjithçka që ndodh në vend, fajtor shpallet Edi Rama.
Nëse bien zjarre, akuzohet kryeministri se “i vuri flakën Shqipërisë”.
Nëse ndodhin përmbytje, akuzohet Rama se “mbyti vendin”.
Madje, edhe zhdukja për disa orë e ish–nëndrejtorit të AKSH-it u paraqit si zhdukje prej tij. Akuzat shkuan deri aty sa të përfshinin edhe familjen e Ramës si të përfshirë në ngjarje.
Por një ditë më pas, kur ngjarja u sqarua, askush nuk merr guximin të kërkojë ndjesë. Akuza të tilla mbeten thjesht si dëshmi e mungesës së vizionit dhe argumenteve të opozitës.
E njëjta histori përsëritet pas zgjedhjeve. Kur humbën më 11 maj, përballë fakteve të qarta, opozita sërish shpalli se “Rama i vodhi votat”. Harrojnë se procesi monitorohej nga komisionerët e tyre dhe nuk ka asnjë pranim të përgjegjësisë.
Kjo sjellje e kësaj opozite i shkon për shtat kryeministrit.
Rama ka përgjegjësitë e tij në qeverisje, por mania për ta shpallur fajtor për gjithçka përkthehet në më shumë mbështetje elektorale për të. Ashtu siç është dëshmuar deri më sot.
Ndaj, ose opozita duhet të ndryshojë qasje dhe të godasë me argumente, ose do të mbetet një opozitë e tillë: ashtu siç e do Edi Rama./TemA -

U shpall fajtor për përdhunimin e dy të rinjve, jep dorëheqjen politikani australian
Politiku australian Gareth Ward ka dhënë dorëheqjen nga parlamenti i Uellsit të Ri Jugor (NSW) vetëm pak çaste para se të përjashtohej zyrtarisht, pasi humbi një sfidë ligjore për të qëndruar në detyrë pas shpalljes fajtor për sulm seksual ndaj dy të rinjve.
Ward, 44 vjeç, u shpall fajtor muajin e kaluar për përdhunim dhe sulm seksual ndaj dy burrave, të moshës 18 dhe 24 vjeç, në periudhën midis viteve 2013 dhe 2015. Ai aktualisht ndodhet në paraburgim dhe pret dënimin, ndërkohë që ka njoftuar synimin për të apeluar vendimin e gjykatës.
Dorëheqja e tij si anëtar i pavarur për zonën e Kiama-s u dorëzua të premten në orën 09:08 sipas kohës lokale – më pak se dy orë para se parlamenti të mbante një votim për përjashtimin e tij në orën 10:30.
Me këtë veprim, Ward shmangu një përjashtim zyrtar, por humbi të drejtën për të marrë më tej rrogën si deputet dhe shkaktoi automatikisht zgjedhje të pjesshme në elektoratin që përfaqësonte që nga viti 2011.
Përpjekjet e Ward për të bllokuar përjashtimin përmes një sfide ligjore u hodhën poshtë të enjten nga gjykata, e cila nuk e pranoi argumentin e tij se masa për përjashtim para përfundimit të apelimit përbënte “një fyerje ndaj themeleve të demokracisë përfaqësuese”.
Kryeministri i NSW-së, Chris Minns, reagoi menjëherë pas dorëheqjes, duke thënë se ajo “duhej të kishte ndodhur shumë më herët”. “Nëse dënohesh për disa nga krimet më të rënda, nuk mund të përfaqësosh komunitetin tënd nga prapa hekurave”, u shpreh ai.
Ndërkohë, lideri i opozitës në shtet, Mark Speakman, e cilësoi dorëheqjen e vonuar të Ward dhe përpjekjet për të mbetur në parlament si “të turpshme” dhe “lojëra me publikun dhe institucionet”.
Ward ishte larguar nga Partia Liberale dhe kishte dhënë dorëheqjen si ministër në vitin 2021 kur akuzat dolën për herë të parë në publik, por qëndroi në parlament si i pavarur dhe u rizgjodh në vitin 2023.
Vendimi për dënimin e tij pritet të shpallet muajin e ardhshëm.Top Channel
-

Në krye të grupit një shqiptar, EnchroChat ‘fundos’ organizatën kriminale në Angli, shitën 832 kg kokainë
Anëtarët e një grupi kriminal, të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, janë dënuar me 65 vite burg në total.
Pas hetimeve, u zbulua se 32-vjeçari me origjinë shqiptare, Redon Bushi, ishte “koka” e grupit, ndërsa importues dhe korrierë të shumtë punonin për të.
Më 10 korrik të vitit të kaluar ai u shpall fajtor për “shpërndarje të drogës së klasit A” dhe “posedim të pasurisë kriminale”.
Ditën e djeshme, 9 korrik 2025, ai u dënua me 24 vite e 10 muaj burg.
Zbërthimi i mesazheve të koduara në EncroChat dhe Signal zbuloi se grupi kriminal kishte trafikuar të paktën 832 kg kokainë, me një vlerë tregu deri në 81,640,000 paund në të gjithë Londrën dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Hetimet
Bushi përdorte emrin ‘Sealvermouth’ në EnchroChat. Ai kishte marrë masa paraprake për të mbrojtur rrjetin e tij kriminal. Korrierëve të tij u jepeshin vetëm kodet postare, oraret dhe një përshkrim i shkurtër i individit të cilit do t’i jepnin “mallin”.
Megjithatë oficerët arritën të zbulonin komunikimet mes grupit. Ata gjithashtu kontrolluan kamerat e sigurisë për orë të tëra dhe arritën të kuptonin mekanizmat e brendshëm të operacionit kriminal.
Në qershor 2020 oficerët ndaluan një automjetet që i përkiste një prej korrierëve të Bushit, Ahmad Jabarkhill, dhe gjetën tek ai gati 700,000 paund.
Oficerët përdorën gjithashtu taktika të fshehta për të identifikuar tre korrierë të tjerë të Bushit, Arline Sida, Luke Ferguson dhe Kelvin Hoxha.
Përveç bisedave, u gjetën edhe karta identiteti të rreme, si dhe një furgon me një fshehje të sofistikuar. Kishte gjithashtu një kamera të instaluar në vendin ku ruhej droga në mënyrë që të mund të monitorohej nga distanca.
Sida dhe Hoxha u arrestuan të dy në Brentford në gusht 2023. Në banesën e tyre u kryen kontrolle dhe atyre iu gjetën gjashtë kilogramë kokainë.
Luke Ferguson, një tjetër anëtar i grupit kriminal u arrestua më pas në një ‘shtëpi të sigurt’ në Brentford dhe iu gjet në posedim 72 kg kokainë.
Dënimet
Ahmad Jabarkhill, 32 vjeç, u deklarua fajtor për posedim të pasurisë kriminale dhe u dënua me 2 vjet e tre muaj burgim.
Arline Sida, 23 vjeç u deklarua fajtor për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe u dënua me 12 vjet e 9 muaj burgim.
Kelvin Hoxha, 23 vjeç, u deklarua fajtor për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe u dënua me 11 vjet e 8 muaj burgim.
Luke Ferguson, 32 vjeç, u deklarua fajtor për të njëjtën akuzë dhe u dënua me 14 vjet e 5 muaj burgim.
-

Në krye të grupit një shqiptar, EnchroChat “fundos” organizatën kriminale në Angli, shitën 832 kg kokainë
Anëtarët e një grupi kriminal, të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, janë dënuar me 65 vite burg në total.
Pas hetimeve, u zbulua se 32-vjeçari me origjinë shqiptare, Redon Bushi, ishte “koka” e grupit, ndërsa importues dhe korrierë të shumtë punonin për të.
Më 10 korrik të vitit të kaluar ai u shpall fajtor për “shpërndarje të drogës së klasit A” dhe “posedim të pasurisë kriminale”.Ditën e djeshme, 9 korrik 2025, ai u dënua me 24 vite e 10 muaj burg.
Zbërthimi i mesazheve të koduara në EncroChat dhe Signal zbuloi se grupi kriminal kishte trafikuar të paktën 832 kg kokainë, me një vlerë tregu deri në 81,640,000 paund në të gjithë Londrën dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Hetimet
Bushi përdorte emrin ‘Sealvermouth’ në EnchroChat. Ai kishte marrë masa paraprake për të mbrojtur rrjetin e tij kriminal. Korrierëve të tij u jepeshin vetëm kodet postare, oraret dhe një përshkrim i shkurtër i individit të cilit do t’i jepnin “mallin”.
Megjithatë oficerët arritën të zbulonin komunikimet mes grupit. Ata gjithashtu kontrolluan kamerat e sigurisë për orë të tëra dhe arritën të kuptonin mekanizmat e brendshëm të operacionit kriminal.
Në qershor 2020 oficerët ndaluan një automjetet që i përkiste një prej korrierëve të Bushit, Ahmad Jabarkhill, dhe gjetën tek ai gati 700,000 paund.
Redon Bushi
Kelvin Hoxha
Oficerët përdorën gjithashtu taktika të fshehta për të identifikuar tre korrierë të tjerë të Bushit, Arline Sida, Luke Ferguson dhe Kelvin Hoxha.
Përveç bisedave, u gjetën edhe karta identiteti të rreme, si dhe një furgon me një fshehje të sofistikuar. Kishte gjithashtu një kamera të instaluar në vendin ku ruhej droga në mënyrë që të mund të monitorohej nga distanca.
Sida dhe Hoxha u arrestuan të dy në Brentford në gusht 2023. Në banesën e tyre u kryen kontrolle dhe atyre iu gjetën gjashtë kilogramë kokainë.
Luke Ferguson, një tjetër anëtar i grupit kriminal u arrestua më pas në një ‘shtëpi të sigurt’ në Brentford dhe iu gjet në posedim 72 kg kokainë.
Dënimet
Ahmad Jabarkhill, 32 vjeç, u deklarua fajtor për posedim të pasurisë kriminale dhe u dënua me 2 vjet e tre muaj burgim.
Arline Sida, 23 vjeç u deklarua fajtor për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe u dënua me 12 vjet e 9 muaj burgim.
Kelvin Hoxha, 23 vjeç, u deklarua fajtor për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe u dënua me 11 vjet e 8 muaj burgim.
Luke Ferguson, 32 vjeç, u deklarua fajtor për të njëjtën akuzë dhe u dënua me 14 vjet e 5 muaj burgim./vizionplus.tv -

Neuer e quajti fajtor për dëmtimin e qëllimshëm të Musialas, Courtois i del në mbrojtje Donnarummës
Dje, PSG dhe Bayern u takuan në çerekfinalet e Kupës së Botës në Amerikë, dhe skuadra franceze fitoi 2-0. PSG kaloi në epërsi në minutën e 78-të me anë të Doue, por më pas parisienët mbetën pa Pacho dhe Hernandez, të cilët u përjashtuan me të kuq, në minutat e 82-të dhe 92-të.
Me dy lojtarë më pak, PSG arriti të shënonte golin e dytë kur Dembele shënoi në minutën e gjashtë të kohës shtesë. Në fund të pjesës së parë, lojtari i Bayernit, Jamal Musiala, pësoi një dëmtim të rëndë.Gjatë luftës për një top, Gianluigi Donnaruma, portieri i PSG, u nis në mënyrë që të arrinte topin i pari, por duke e ditur kontaktin me lojtarin e Bayernit. Edhe pse Donnaruma sigurisht nuk kishte ndërmend ta lëndonte Musialën, ai mori kritika të ashpra nga kolegu i tij në krahun tjetër, Neuer.
“Ishte një situatë ku nuk duhej të shkoje në atë mënyrë. Është të rrezikosh. Ai ishte i gatshëm të pranonte rrezikun e lëndimit të kundërshtarit. Ai e dinte se kishte shumë të ngjarë ta lëndonte,” tha portieri gjerman dhe vazhdoi: “Pas ndeshjes iu afrova dhe i thashë: ‘A nuk do të shkosh ta shohësh lojtarin tonë?’”Është çështje respekti, të shkosh atje dhe t’i urosh atij të gjitha të mirat. Ai e bëri këtë atëherë. Fair play është gjithmonë pjesë e saj. Do të kisha reaguar ndryshe.”
Megjithatë, portieri belg i Real Maadrid, Thibaut Courtois, tani i ka dalë në mbrojtje portierit të PSG-së.“Mendova menjëherë se dëmtimi ishte serioz. Të thuash se Donnarumma është fajtor tingëllon e ekzagjeruar, sepse ne, portierët, shkojmë drejt topit, njësoj si sulmuesit. Sulmuesi, kur ngrihet në këmbë, nuk shikon askënd tjetër përvec topit. Është një turp i madh që ky veprim përfundoi kështu. Mendoj se Donnarumma mori topin dhe Musiala u lëndua kur u kthye. Unë them se është e tepërt të fajësosh Donnarummën. Do ta lëndojë edhe atë emocionalisht dhe nuk dëshironte ta dëmtonte Musialan”, tha Courtois. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Drejtësia amerikane jep vendimin, P Diddy fajtor për dy akuza
Showbiz E Mërkurë, 2 Korrik 2025 21:15
Sean “Diddy” Combs u shpall fajtor për veprat penale që lidhen me prostitucionin, por u lirua nga akuzat më të rënda, një goditje për prokurorët që kishin kërkuar nga një juri ta shpallte atë fajtor për konspiracion shantazh dhe trafikim seksual.
Combs u dënua për trafikim në lidhje me prostitucionin, por u lirua nga akuzat për konspiracion shantazh dhe dy akuza për trafikim seksual, një fitore e pjesshme për ish-miliarderin e njohur për ngritjen e hip-hopit në kulturën amerikane.Vendimi pasoi një gjyq penal në të cilin dy nga ish-të dashurat e manjatit të muzikës dëshmuan se ai i abuzoi fizikisht dhe seksualisht. Combs përballet me një dënim maksimal prej 10 vjetësh burg për secilën nga dy akuzat për prostitucion. Gjykatësi i Qarkut Amerikan do të përcaktojë dënimin e Combs në një datë të mëvonshme.
Lirimet nga akuzat për trafikim seksual do të thotë se ai do të shmangë një dënim minimal të detyrueshëm prej 15 vjetësh. Ai mund të ishte përballur me burgim të përjetshëm nëse do të dënohej për trafikim seksual ose konspiracion shantazhi. Pasi gjykatësi shpërndau jurinë dhe avokatët e të dyja palëve, Combs u gjunjëzua para karriges së tij dhe u përgjërua. Pastaj Combs u ngrit dhe u kthye nga juria e gjykatës. -

Merret vendimi/ Diddy shpallet fajtor për 2 nga 5 akuzat, falënderon jurinë
Reperi Sean “Diddy” Combs është shpallur fajtor vetëm për akuzën për prostitucioni. Megjithatë, ai u shpall i pafajshëm për akuza si trafikim të qënieve njerëzore dhe shantazh. Manjati 55-vjeçar i hip-hopit u akuzua nga prokurorët për abuzim seksual me tre viktima të dyshuara, përfshirë ish-partneren e tij prej shumë kohësh, këngëtaren dhe modelen Cassie Ventura, si dhe për krime të tjera duke përfshirë rrëmbim, zjarrvënie dhe shantazh.
Pas shpalljes së vendimeve, Diddy bëri një gjest lutjeje me duar drejtuar jurisë, si shenjë falënderimi.
Combs, i njohur ndryshe si Puff Daddy, P Diddy dhe Diddy ndër vite, dikur ishte një nga figurat më me ndikim në hip-hop i famshëm si producent, themelues i Bad Boy Records dhe menaxher i të ndjerit Notorious BIG në vitet 1990. -

Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor
Sean “Diddy” Combs u shpall fajtor nga një juri federale për akuzat e përfshirjes në prostitucion, por u lirua nga akuzat më të rënda në një rast që përmbante akuza të turpshme se ai i detyronte gratë në takime seksuale me burra të tjerë të quajtur ndonjëherë të njohur si “Freak Offs”.
Combs, 55 vjeç, u akuzua për pesë akuza: një akuzë për komplot dhe shantazh dhe nga dy akuza për trafikim seksual dhe transportim për t’u angazhuar në prostitucion.
Ai u shpall i pafajshëm për akuzat e komplotit, shantazhit dhe trafikimit të seksit.
Ai përballet me një dënim deri në 10 vjet. -

Diddy shpallet fajtor për akuzat për prostitucion, por jo për shumicën e akuzave serioze
Sean “Diddy” Combs u shpall fajtor nga një juri federale për akuzat e përfshirjes në prostitucion, por u lirua nga akuzat më të rënda në një rast që përmbante akuza të turpshme se ai i detyronte gratë në takime seksuale me burra të tjerë të quajtur ndonjëherë të njohur si “Freak Offs”.
Combs, 55 vjeç, u akuzua për pesë akuza: një akuzë për komplot dhe shantazh dhe nga dy akuza për trafikim seksual dhe transportim për t’u angazhuar në prostitucion.
Ai u shpall i pafajshëm për akuzat e komplotit, shantazhit dhe trafikimit të seksit.
Ai përballet me një dënim deri në 10 vjet.Top Channel