Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për Bruno Çobon, i ekstraduar nga Dubai për mashtrime me call centerat në vlerën e miliona eurove dhe për grupin e tij. Gjykimi i kësaj çështjeje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, me vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Bruno Çobo për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.1.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bruno Çobo, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
1.2. Në bashkim të dënimeve i pandehuri Bruno Çobo dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
1.3. Të pandehurit Bruno Çobo i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.
1.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Elisa Çaçi (Caci), për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin e saj me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.2.1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Elisa Çaçi (Caci), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe dënimin e saj me 2 (dy) vite burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Elisa Çaçi (Caci), dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
2.3. Të pandehurës Elisa Çaçi (Caci), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
2.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Gilbert Pushani për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.3.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gilbert Pushani, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
3.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Gilbert Pushani dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
3.3. Të pandehurit Gilbert Pushani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Tag: fajtor
-

4.7 mln euro mashtrime me Call Center/ GJKKO jep dënimin për grupin e Bruno Çobos
-

Ish-presidenti Sarkozy në burg për çështjen e fondeve nga Libia
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka nisur vuajtjen e një dënimi pesëvjeçar në burgun La Santé në Paris, pas shpalljes së tij fajtor për financim të paligjshëm të fushatës presidenciale të vitit 2007 me fonde të dyshuara nga regjimi libian i Muammar Gaddafit.
Në momentin e mbërritjes, të burgosurit brohoritën “Ja ku është Sarkozi!”, duke i dhënë një mirëseardhje të veçantë ish-presidentit. Sarkozy u shoqërua në një qeli izolimi 11 m², ku do të qëndrojë pa telefon, por me një televizor të vogël dhe disa libra, përfshirë “Konti i Monte Kristos” dhe një biografi të Jezusit.
Rreth orës 9 të mëngjesit, Sarkozy u largua nga shtëpia dorë për dore me gruan e tij, Carla Bruni, i përshëndetur nga mbështetës që mbanin flamuj francezë dhe këndonin himnin kombëtar, duke brohoritur edhe “Turp për drejtësinë”.
Ish-presidenti e cilësoi gjyqin si një “skandal gjyqësor”, duke shkruar se “nuk po burgoset një ish-president, por një njeri i pafajshëm”. Ai u shpall fajtor për bashkëpunim kriminal, ndërsa u lirua nga akuza për korrupsion, pasi gjykata vendosi se kishte dijeni për takimet mes bashkëpunëtorëve të tij dhe përfaqësuesve libianë në vitin 2005. -

‘Mos u merr me mua se…’/ Publikoi video në Tik Tok duke kërcënuar Nigel Farage, gjykata shpall fajtor afganin
Një emigrant afgan i ardhur me gomone në Britani vitin e kaluar, është shpallur fajtor nga një gjykatë në Londër, pasi në një video në Tik Tok ai tha se do të vriste Nigel Farage, babain e Brexit, udhëheqës i partisë Reforma, e cila gëzon një mbështetje më të madhe se qeveria në sondazhet e opinionit publik.
Emigranti afgan i cili ka një tatuazh në faqe të një kallashnikovi, thotë se nuk kishte ndërmend të kryente aktin. Ai do dënohet të martën edhe pse kërkohet për vepra të tjera penale në Suedi, ku ka jetuar për gjashtë vjet.
Gjykata britanike ka shpallur fajtor afganin Fayaz Khan i cili në TIK-TOK, njihet me emrin Mada Pasa me një tatuazh me kallashnikov në mollëz, pasi kërcënoj se do vriste kryetarin e partisë Reforma në Britani, Nigel Farage, në një postim në muajin tetor.
Ky postim në video ishte si kundërpërgjigje ndaj një video të Farage ku detajonte udhëtimin nëpër La Mansh të emigrantit afgan me gomone. Kahn i thoshte Farage ‘mos u merr me mua, se do vij në Angli të martohem me motrën tënde dhe ti nuk më njeh mua’.
Videoja në Tik Tok sipas Farage ishte e frikshme dhe djallëzore, edhe pse emigranti afgan theksoi se ai s’kishte qëllim të lëndonte babain e Brexit. Në momentin e videos emigranti afgan ndodhej në Francë, pasi më parë kishte jetuar gjashtë vjet në Suedi dhe me të mbërritur tetorin e kaluar në Angli, ai u arrestua nga policia.
Juria prej 12 anëtarësh e shpalli fajtor Kahn me dhjetë vota pro dhe dy kundër tij, dhe ai pritet të marrë dënimin ditën e martë për kërcënim për vrasje dhe hyrjen ilegalisht në Britani.
Po ashtu mësohet se emigranti afgan është paditur për një akuzë për krim me thikë në Suedi si edhe për një akuzë për pornografi me të mitur dhe pritet të përballet me drejtësinë në Suedi në muajin dhjetor.
Nigel Farage njihet për gjuhën e tij toksike për disa dhe realiste për disa të tjerë, dhe mjaft të ashpër kundër emigrantëve të huaj që vijnë në Britani, mes tyre edhe ndaj shqiptarëve, andaj është ftuar nga Kryeministri Rama në Shqipëri dhe ende nuk po vjen, edhe pse ka filluar vjeshta.
Ndaj Farage në të shkuarën ka pasur edhe sulme fizike ndaj tij, si gjatë fushatave elektorale, ku i është hedhur qumësht në fytyrë nga votues britanik gjate aktiviteteve elektorale.
-

“Mos u merr me mua se…”/ Publikoi video në Tik Tok duke kërcënuar Nigel Farage, gjykata shpall fajtor afganin
Një emigrant afgan i ardhur me gomone në Britani vitin e kaluar, është shpallur fajtor nga një gjykatë në Londër, pasi në një video në Tik Tok ai tha se do të vriste Nigel Farage, babain e Brexit, udhëheqës i partisë Reforma, e cila gëzon një mbështetje më të madhe se qeveria në sondazhet e opinionit publik.
Emigranti afgan i cili ka një tatuazh në faqe të një kallashnikovi, thotë se nuk kishte ndërmend të kryente aktin. Ai do dënohet të martën edhe pse kërkohet për vepra të tjera penale në Suedi, ku ka jetuar për gjashtë vjet. Njofton nga Londra korrespondenti i Top Channel, Arben Manaj.
Gjykata britanike ka shpallur fajtor afganin Fayaz Khan i cili në TIK-TOK, njihet me emrin Mada Pasa me një tatuazh me kallashnikov në mollëz, pasi kërcënoj se do vriste kryetarin e partisë Reforma në Britani, Nigel Farage, në një postim në muajin tetor.
Ky postim në video ishte si kundërpërgjigje ndaj një video të Farage ku detajonte udhëtimin nëpër La Mansh të emigrantit afgan me gomone. Kahn i thoshte Farage “mos u merr me mua, se do vij në Angli të martohem me motrën tënde dhe ti nuk më njeh mua”.
Videoja në Tik Tok sipas Farage ishte e frikshme dhe djallëzore, edhe pse emigranti afgan theksoi se ai s’kishte qëllim të lëndonte babain e Brexit. Në momentin e videos emigranti afgan ndodhej në Francë, pasi më parë kishte jetuar gjashtë vjet në Suedi dhe me të mbërritur tetorin e kaluar në Angli, ai u arrestua nga policia.
Juria prej 12 anëtarësh e shpalli fajtor Kahn me dhjetë vota pro dhe dy kundër tij, dhe ai pritet të marrë dënimin ditën e martë për kërcënim për vrasje dhe hyrjen ilegalisht në Britani.
Po ashtu mësohet se emigranti afgan është paditur për një akuzë për krim me thikë në Suedi si edhe për një akuzë për pornografi me të mitur dhe pritet të përballet me drejtësinë në Suedi në muajin dhjetor.
Nigel Farage njihet për gjuhën e tij toksike për disa dhe realiste për disa të tjerë, dhe mjaft të ashpër kundër emigrantëve të huaj që vijnë në Britani, mes tyre edhe ndaj shqiptarëve, andaj është ftuar nga Kryeministri Rama në Shqipëri dhe ende nuk po vjen, edhe pse ka filluar vjeshta.
Ndaj Farage në të shkuarën ka pasur edhe sulme fizike ndaj tij, si gjatë fushatave elektorale, ku i është hedhur qumësht në fytyrë nga votues britanik gjate aktiviteteve elektorale. -

Prokurorët kërkojnë dënim maksimal për Diddyn/ Ja sa vite rrezikon producenti i njohur i shpallur fajtor për prostitucion
Sean “Diddy” Combs mund të përballet me një dënim deri në 11 vjet e tre muaj burg, pasi prokurorët federalë i kërkuan gjyqtarit të martën të vendosë këtë masë pas shpalljes së tij fajtor këtë verë për dy akuza për transportim me qëllim prostitucioni.
Rekomandimi i dënimit erdhi pak pas mesnatës dhe vetëm disa ditë para se Combs të dënohej, gjë që është planifikuar të premten. Në korrik, ai u shpall fajtor nga një juri federale, ndërsa u lirua nga akuzat më të rënda për trafikim seksual dhe komplot shantazhi.
Në memorandumin e tyre, prokurorët kërkojnë gjithashtu një gjobë prej 500,000 dollarësh, duke theksuar se krimet e tij janë serioze dhe kanë justifikuar dënime mbi 10 vjet për të pandehurit që përdorin dhunën dhe frikën për të kontrolluar të tjerët. Ata shtuan se Combs nuk ka shfaqur pendesë për veprimet e tij.
Gjatë gjyqit, prokurorët e akuzuan artistin për përdorimin e famës, pasurisë dhe ndikimit të tij për të detyruar dy ish-të dashurat e tij të merrnin pjesë në takime seksuale të orkestruara nga droga dhe eskorta meshkuj. Mbrojtja ka mohuar trafikimin dhe shtrëngimin, duke deklaruar se aktiviteti ishte konsensual dhe pjesë e një “stili jetese midis çifteve që shkëmbenin partnerë”.
Combs është mbajtur në burg federal në Bruklin që nga arrestimi i tij në shtator 2024. Avokatët e tij kërkuan një dënim më të lehtë, jo më shumë se 14 muaj, duke marrë parasysh kohën e kaluar në burg dhe rehabilitimin e tij gjatë këtij periudhe.
Sipas CNN, departamenti i lirimit me kusht në SHBA ka rekomanduar një dënim prej pesë deri në shtatë vjet burg.
Në dokumentet e dërguara gjykatës, prokurorët theksuan se Combs përpiqet të “riinterpretojë dekadat e abuzimit thjesht si marrëdhënie të ndërsjella toksike” dhe se ai “nuk është viktima”. Ata kërkuan që gjykata të marrë parasysh ndikimin e tij të drejtpërdrejtë mbi viktimat.
Mes letrave të dorëzuara ishte edhe ajo e Casandra “Cassie” Ventura, ish e dashura e Combs, e cila dëshmoi për marrëdhënien dhjetëvjeçare që sipas saj ishte e shënuar nga abuzimi fizik dhe emocional. Në letrën e saj drejtuar gjyqtarit, Ventura kërkoi që dënimi i Combs të reflektojë përvojën e saj si viktimë dhe të marrë parasysh makthet dhe nevojën për kujdes psikologjik që ajo vazhdon të ketë.
“Nëse ai lirohet, veprimet e tij të para do të jenë hakmarrje ndaj meje dhe të tjerëve që folën për abuzimin e tij në gjyq,” shkruan Ventura. “Shpresoj që vendimi juaj të marrë në konsideratë të vërtetat që juria nuk arriti t’i shihte.”
Dënimi i Combs pritet të shpallet këtë të premte, duke vënë një pikë të rëndësishme në një nga rastet më të ndjekura të një artisti të famshëm në SHBA. -

Bie në prangat e policisë 35-vjeçari shqiptar/ Shpallet fajtor për përfshirje në një rrjet të trafikut të kokainës…
Klajdi Mehalla, 35 vjeç, me banim në Birkenhead, Merseyside, është dënuar me tre vite e gjysmë burg nga Gjykata e Staffordit në Angli, pasi u shpall fajtor për përfshirje në një rrjet të trafikut të kokainës dhe kanabisit.
Mehalla u ndalua në prill nga efektivët e policisë gjatë një operacioni proaktiv në zonën e Rugeley, ndërsa ndodhej në një makinë të siguruar në emër të një personi tjetër. Gjatë kontrollit, oficerët zbuluan katër pako me kokainë si dhe mesazhe në telefonin e tij që reklamonin shitjen e drogës në zonë. Ai pretendoi fillimisht se droga ishte për përdorim personal.
Hetimet zbuluan se Mehalla luante një rol kyç në një grup të organizuar kriminal me lidhje me Shqipërinë, duke shpërndarë drogë për llogari të këtij rrjeti në disa qytete të Anglisë.
Në bazë të provave të mbledhura, autoritetet e akuzuan atë për posedim me qëllim shpërndarjeje të kokainës, përfshirje në shpërndarjen e kokainës dhe kanabisit, si dhe përdorim të një automjeti pa siguracion të detyrueshëm. Më 23 maj, Mehalla pranoi fajësinë për akuzat dhe sot (26 shtator) u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg.
Ky arrestim është pjesë e një operacioni të nisur nga policia e Staffordshire, në maj 2023 për të goditur krimin e organizuar. Deri më tani, mbi 1,000 persona janë arrestuar për vepra penale që lidhen me drogën dhe armët. Autoritetet britanike theksojnë se vijojnë me përkushtim luftën kundër rrjeteve të mëdha kriminale që veprojnë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar. -

“Tronditet” Franca! Sarkozy shpallet fajtor për konspiracion kriminal me paratë e Gaddafit
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është shpallur fajtor për konspiracion kriminal në një çështje që lidhet me marrjen e miliona eurove fonde të paligjshme nga ish-udhëheqësi libanez, Muammar Gaddafi.
Gjykata kriminale e Parisit e ka shfajësuar Sarkozy-n për të gjitha akuzat e tjera, përfshirë korrupsionin pasiv dhe financimin e paligjshëm të fushatës zgjedhore.
Më herët, Prokuroria e akuzonte ish-presidentin se kishte përdorur paratë e Gaddafit për të financuar fushatën e tij zgjedhore në vitin 2007, në këmbim të premtimeve për të ndihmuar udhëheqësin libanez të përmirësonte imazhin e tij në vendet perëndimore.
Gaddafi dhe SarkozySarkozy, 70 vjeç, i ka mohuar vazhdimisht akuzat duke i cilësuar ato si politike.
Hetimi për këtë rast nisi në vitin 2013, dy vjet pasi Saif al-Islam Gaddafi, djali i udhëheqësit libanez, e akuzoi për marrjen e miliona eurove nga babai i tij për fushatë.
Në vitin 2014, biznesmeni libanez Ziad Takieddine, i cili për një kohë të gjatë vepronte si ndërmjetës mes Francës dhe Lindjes së Mesme, deklaroi se kishte prova të shkruara që fushata e Sarkozy-t ishte financuar “me bollëk” nga Tripoli, dhe se pagesat prej 50 milionë eurosh vazhduan edhe pas marrjes së presidencës.
Edhe bashkëshortja e tij, Carla Bruni-Sarkozy, u akuzua vitin e kaluar për fshehje të provave të lidhura me këtë çështje dhe bashkëpunim me të tjerë për kryerjen e mashtrimit, të cilat ajo i mohon.
Që nga humbja e zgjedhjeve në 2012, Sarkozy ka qenë objekt i disa hetimeve penale. -

Afera 50 mln euro me Gaddafin/ Sarkozy shpallet fajtor për komplot kriminal
BBC
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është shpallur fajtor për komplot kriminal në një rast që lidhet me marrjen e miliona eurove fonde të paligjshme nga udhëheqësi i ndjerë libian, koloneli Muammar Gaddafi.
Gjykata penale e Parisit e liroi atë nga të gjitha akuzat e tjera, përfshirë korrupsionin pasiv dhe financimin e paligjshëm të fushatës elektorale.
Sarkozy, i cili pretendon se rasti ka motiv politik, akuzohej se kishte përdorur fondet e Gaddafit për të financuar fushatën e tij zgjedhore në vitin 2007. Si kundërshpërblim, prokuroria pretendoi se Sarkozy kishte premtuar të ndihmonte Gaddafin të përmirësonte reputacionin e tij si një “pariah” për vendet perëndimore.
Sarkozy, 70 vjeç, ishte president i Francës nga viti 2007 deri në 2012.
Hetimi u hap në vitin 2013, dy vite pas akuzës së parë nga Saif al-Islam, djali i udhëheqësit libian të asaj kohe, i cili e akuzoi Sarkozy-n për marrjen e miliona eurove nga paratë e babait të tij për financimin e fushatës.
Në vitin pasues, biznesmeni libanez Ziad Takieddine – i cili për një kohë të gjatë ka vepruar si ndërmjetës midis Francës dhe Lindjes së Mesme – deklaroi se kishte prova të shkruara që tregonin se fushata e Sarkozy ishte financuar “shumë” nga Tripoli, dhe se pagesat prej 50 milionë eurosh vazhduan edhe pasi ai u bë president.
Gruaja e Sarkozy-t, ish-supermodelja dhe këngëtarja me origjinë italiane Carla Bruni-Sarkozy, u akuzua vitin e kaluar për fshehje të provave lidhur me rastin Gaddafi dhe për bashkëpunim me keqbërës për të kryer mashtrim, të cilat të dyja i mohon.
Që nga humbja e zgjedhjeve për rizgjedhje në vitin 2012, Sarkozy është objekt i disa hetimeve penale.
Ai gjithashtu apeloi kundër vendimit të shkurtit 2024, i cili e shpalli fajtor për shpenzime të tepërta gjatë fushatës së rizgjedhjes në 2012 dhe për punësimin e një firme PR për ta fshehur këtë. Ai mori një dënim njëvjeçar, nga i cili gjashtë muaj u pezulluan.
Në vitin 2021, ai u shpall fajtor për tentativë ryshfeti ndaj një gjyqtari në 2014 dhe u bë ish-presidenti i parë francez që mori dënim me burg. Në dhjetor, gjykata e apelit në Paris vendosi që ai mund të vuante dënimin në shtëpi duke mbajtur një gjurmues elektronik, në vend që të shkonte në burg.
-

Ish-presidenti francez Sarkozy shpallet fajtor për konspiracion në rastin e fushatës zgjedhore në Libi
Nicolas Sarkozy
PARIS- Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është shpallur fajtor për konspiracion kriminal në një rast që lidhet me marrjen e miliona eurove fonde të paligjshme nga udhëheqësi i ndjerë libian, kolonel Muammar Gaddafi.
Gjykata penale e Parisit e liroi atë nga të gjitha akuzat e tjera, përfshirë korrupsionin pasiv dhe financimin e paligjshëm të fushatës.
Sarkozi, i cili pretendon se çështja është e motivuar politikisht, u akuzua për përdorimin e fondeve nga Gadafi për të financuar fushatën e tij zgjedhore të vitit 2007.
Në këmbim, prokuroria pretendoi se Sarkozi premtoi të ndihmonte Gaddafin të luftonte reputacionin e tij si i përjashtuar nga vendet perëndimore.
Sarkozi, 70 vjeç, ishte president i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012.
Hetimi u hap në vitin 2013, dy vjet pasi Saif al-Islam, djali i udhëheqësit të atëhershëm libian, akuzoi për herë të parë Sarkozinë se kishte marrë miliona nga paratë e babait të tij për financimin e fushatës.
Vitin pasardhës, biznesmeni libanez Ziad Takieddine – i cili për një kohë të gjatë veproi si ndërmjetës midis Francës dhe Lindjes së Mesme – tha se kishte prova me shkrim se fushata e Sarkozisë ishte financuar “me bollëk” nga Tripoli dhe se pagesat me vlerë 50 milionë euro (43 milionë paund) vazhduan pasi ai u bë president.
Gruaja e Sarkozisë, ish-supermodelja dhe këngëtarja me origjinë italiane, Carla Bruni-Sarkozy, u akuzua vitin e kaluar për fshehje të provave të lidhura me rastin Gaddafi dhe për bashkëpunim me keqbërës për të kryer mashtrim, të cilat ajo i mohon.
Që kur humbi garën për rizgjedhje në vitin 2012, Sarkozi është vënë në shënjestër të disa hetimeve penale.
Ai gjithashtu apeloi kundër një vendimi të shkurtit 2024 i cili e shpalli fajtor për shpenzime të tepërta në fushatën e tij të rizgjedhjes në vitin 2012 , dhe më pas për punësimin e një firme PR për ta mbuluar këtë. Ai u dënua me një vit burg, nga të cilat gjashtë muaj u pezulluan.
Në vitin 2021, ai u shpall fajtor për përpjekje për të korruptuar një gjyqtar në vitin 2014 dhe u bë ish-presidenti i parë francez që mori një dënim me burg. Në dhjetor, gjykata e apelit e Parisit vendosi që ai mund ta vuante dënimin në shtëpi duke mbajtur një etiketë në vend që të shkonte në burg./ZËRI -

Pas shpalljes fajtor, atentatori i Trump tenton të vrasë veten…me një stilolaps
Një juri federale shpalli fajtor Ryan Routh, 59 vjeç, për të gjitha akuzat, pasi ai tentoi të vriste ish-kandidatin presidencial Donald Trump në fushën e tij të golfit në West Palm Beach, shtatorin e kaluar.
Pas leximit të vendimit, Routh raportohen se u përpoq të godiste veten në qafë me një stilolaps, por u neutralizua menjëherë nga katër marshallë amerikanë. Në sallën e gjyqit shpërtheu edhe e bija, Sara Routh, e cila tha me zë të lartë:
“Mos bëni asgjë. Do të të nxjerr unë. Ai nuk i bëri dëm askujt. Kjo nuk është e drejtë. E gjitha është e manipuluar – ju jeni maskarenj.”Routh u akuzua për pesë vepra penale federale, përfshirë: tentativë për vrasjen e një kandidati presidencial, sulm ndaj një oficeri federal dhe disa akuza për armë zjarri. Dënimi maksimal që ai mund të marrë është burgim i përjetshëm.
Pas një procesi gjyqësor trejavor, juria u tërhoq për disa orë dhe më pas dha vendimin. Prokurorët theksuan në deklaratat përmbyllëse se provat digjitale dhe forensike dëshmonin qartë qëllimin e Routh: të vriste Trump.
Ata kujtuan 17 vizitat e përsëritura të Routh në fushën e golfit të Trump, të cilat i paraqitën si “ndjekje obsesive”, si dhe provat që e lidhin atë me blerjen e një arme SKS gjysmë-automatike kalibër 7.62×39, e gjetur pranë vendngjarjes. Ekspertët dëshmuan se arma ishte plotësisht funksionale, me 19 fishekë në karikator dhe një në tytë. Gjurmët e gishtërinjve dhe ADN-ja e Routh u gjetën në armë, doreza dhe sende të tjera.
Prokuroria paraqiti 38 dëshmitarë, qindra prova materiale, regjistra telefonikë, mesazhe, pamje sigurie dhe të dhëna bankare. Ata e lidhën Routh edhe me një manifest 12-faqësh me titull “Dear World”, ku ai thuhej se ofronte 150 mijë dollarë për këdo që do të “përfundonte punën”.
“Asnjë dyshim, asnjë dyshim i arsyeshëm, nuk ka pasur kurrë. Ky njeri deshi Donald Trump të vdekur,” deklaroi prokurori federal Christopher Browne, duke treguar nga i pandehuri.
Vendimi i jurisë shënon një pikë kthese në një nga proceset më të bujshme politike dhe gjyqësore të viteve të fundit në SHBA.