Tag: fajtor

  • U arrestua në SHBA, djali i bosit meksikan të drogës do të vetëdeklarohet fajtor për trafik droge para drejtësisë amerikane

    U arrestua në SHBA, djali i bosit meksikan të drogës do të vetëdeklarohet fajtor për trafik droge para drejtësisë amerikane

    Joaquin Guzman Lopez, djali i bosit të drogës meksikan të burgosur “El Chapo”, planifikon të deklarohet fajtor në një gjykatë amerikane, sipas dokumenteve të gjykatës të zbuluara të premten.

    Vëllai i tij, Ovidio Guzman, u deklarua fajtor në korrik për konspiracion për të kryer trafik droge dhe dy akuza për pjesëmarrje në aktivitetet e një organizate kriminale. Ai gjithashtu rrëfeu se ai dhe tre vëllezërit e tij, të njohur si “Los Chapitos”, kishin marrë përsipër aktivitetet e babait të tyre, Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm në një burg të Kolorados, në kartelin famëkeq Sinaloa.

    Në korrik 2024, Joaquín Guzmán López u deklarua i pafajshëm për akuzat për trafik droge, pastrim parash dhe posedim armësh. Megjithatë, sipas dokumenteve të gjykatës të zbuluara të premten, ai synon të ndryshojë deklaratën e tij në gjykatën federale në Çikago.

    Joaquín Guzmán López u arrestua në korrik 2024, sapo mbërriti në Teksas me një avion privat, i shoqëruar nga bashkëthemeluesi i Sinaloa Cartel, Ismael “El Mayo” Zambada.

    Zambada pretendoi se ishte mashtruar në lidhje me destinacionin e tij dhe në thelb ishte rrëmbyer nga Guzmán López, i cili e çoi kundër vullnetit të tij në Shtetet e Bashkuara. Pas kësaj pasuan përleshje të ashpra midis dy fraksioneve të kartelit të fuqishëm, atij që i betohet besnikëri vëllezërve Guzmán dhe atij të mbështetësve të Zambadës, me një numër prej afërsisht 1,200 të vdekur dhe 1,400 të zhdukur.

    Uashingtoni akuzon kartelin famëkeq Sinaloa për trafikimin e fentanilit në SHBA, ku opioidi sintetik ka qenë përgjegjës për dhjetëra mijëra vdekje në vitet e fundit.

  • U arrestua në verë të 2024-ës në SHBA, djali i bosit meksikan të drogës do të vetëdeklarohet fajtor për trafik droge para drejtësisë amerikane

    U arrestua në verë të 2024-ës në SHBA, djali i bosit meksikan të drogës do të vetëdeklarohet fajtor për trafik droge para drejtësisë amerikane

    Joaquin Guzman Lopez, djali i bosit të drogës meksikan të burgosur “El Chapo”, planifikon të deklarohet fajtor në një gjykatë amerikane, sipas dokumenteve të gjykatës të zbuluara të premten.

    Vëllai i tij, Ovidio Guzman, u deklarua fajtor në korrik për konspiracion për të kryer trafik droge dhe dy akuza për pjesëmarrje në aktivitetet e një organizate kriminale. Ai gjithashtu rrëfeu se ai dhe tre vëllezërit e tij, të njohur si “Los Chapitos”, kishin marrë përsipër aktivitetet e babait të tyre, Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm në një burg të Kolorados, në kartelin famëkeq Sinaloa.
    Në korrik 2024, Joaquín Guzmán López u deklarua i pafajshëm për akuzat për trafik droge, pastrim parash dhe posedim armësh. Megjithatë, sipas dokumenteve të gjykatës të zbuluara të premten, ai synon të ndryshojë deklaratën e tij në gjykatën federale në Çikago.
    Joaquín Guzmán López u arrestua në korrik 2024, sapo mbërriti në Teksas me një avion privat, i shoqëruar nga bashkëthemeluesi i Sinaloa Cartel, Ismael “El Mayo” Zambada.
    Zambada pretendoi se ishte mashtruar në lidhje me destinacionin e tij dhe në thelb ishte rrëmbyer nga Guzmán López, i cili e çoi kundër vullnetit të tij në Shtetet e Bashkuara. Pas kësaj pasuan përleshje të ashpra midis dy fraksioneve të kartelit të fuqishëm, atij që i betohet besnikëri vëllezërve Guzmán dhe atij të mbështetësve të Zambadës, me një numër prej afërsisht 1,200 të vdekur dhe 1,400 të zhdukur.
    Uashingtoni akuzon kartelin famëkeq Sinaloa për trafikimin e fentanilit në SHBA, ku opioidi sintetik ka qenë përgjegjës për dhjetëra mijëra vdekje në vitet e fundit.

    Top Channel

  • Ndoqi me sharrë elektrike oficerin në Skoci, shpallet fajtor 32-vjeçari shqiptar (VIDEO)

    Ndoqi me sharrë elektrike oficerin në Skoci, shpallet fajtor 32-vjeçari shqiptar (VIDEO)

    Skoci – Një 32-vjeçar shqiptar është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje ndaj një polici pas një incidenti të frikshëm me një sharrë elektrike.
    Liridon Kastrati mohoi se kishte tentuar të vriste katër policë gjatë gjyqit në Gjykatën e Lartë të Paisley. Megjithatë, të martën ai u shpall fajtor për tentativë vrasjeje ndaj oficerit të policisë.
    Incidenti ndodhi më 6 maj, kur Kastrati goditi me makinën e tij Volkswagen një automjet policie dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Sipas dëshmisë së dhënë në gjykatë, kur oficerët u afruan për ta arrestuar, Kastrati u kthye te makina, mori një sharrë elektrike dhe ndoqi një ofeicer me sharrë.

    British police flee chased by man with chainsaw. pic.twitter.com/yoRaeHL04h

    — RadioGenoa (@RadioGenoa) October 13, 2025

    Oficeri përshkroi momentin në gjykatë: “Ai më ndiqte me sharrë, duke e mbajtur lart dhe duke vrapuar pas meje. Mendova se nëse nuk largohesha, do të më vriste.”
    Oficeri pranoi se ishte “i tmerruar” dhe se frikësohej se Kastrati mund t’i shkaktonte dëmtime serioze ose ta vriste.
    Ai do të dënohet muajin e ardhshëm dhe gjyqtari e paralajmëroi se duhet të presë një “dënim të rëndë”.

  • Dosja “Metamorfoza”/ Gjykata e Posaçme jep dënimet, ja sa vite burg do vuajë Behar Bajri dhe të tjerët

    Pas katër orëve në dhomë këshillimi Gjykata e Posaçme shpall vendimin për një pjesë të dosjes ‘Metamorfoza’, të bazuar në bisedat e mbajtura mes të  pandehurve në aplikacionin Sky Ecc.

    Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxhës, gjykata deklaroi vetëm dispozitivin dhe të arsyetuar do ta japë më vonë.
    Behar Brajoviç u shpall fajtor për sigurim të kushteve për vrasje të mbetur në tentativë dënimin me nëntë vjet burg. -Sigurim i kushteve për të vrarë Dorian Lulin – 10 vjet -Mbajtje pa leje të armëve -11 vjet -Fajtor për grup – 5 vjet burg -Korrupsion ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve – dy vjet burg Në bashkim të dënimeve, Behari dënohet me 13 vite burg, ndërsa i ulet një e treta dhe dënohet me 8.8 burg
    Edmond Preka mbajtje pa leje në kuadër të grupit – 10 vjet. Fajtor për grup kriminal – 3 vjet. Përfundimisht dënohet me 10 vite gjashtë muaj burgim. I ulet një e treta dhe dënohet me shtatë vjet burg
    Asmer Bilali – sigurim për të vrarë tre persona dhe dënimin me 8 vjet burg. Fajtor për grup të strukturuar kriminal – 3 vite burg. Në bashkim të dënimeve, dënohet me 8. 6 muaj burgim. Në ulje të dënimit dënohet me  5. 8 muaj burgim.
    Deklarimin fajtor të ish-prokurorit Xhevahir Lita për zbulim të akteve sekrete Për korrupsion të funksionarëve të drejtësisë ndaj shtetasit Behar Brajoviç – 4 vjet burg. Korrupsion i zyrtarëve të drejtësisë për 4 vjet burg. Në bashkim të dënimeve – 5 vite burgim I ulet një e treta e dënimit të dhënë 3 vjet e katër muaj dhe urdhërohet shuarja e masës së arrestit, urdhërohet lirimi i tij nëse nuk mbahet për vepër tjetër penale
    Deklarimin i pafajshëm i Oltion Bistrit pasi fakti nuk përbën vepër penale. Deklarimin fajtor të Bistrit për zbulim të akteve sekrete – 3 vjet.I pafajshëm për pastrim parash pasi fakti nuk provohet se ekziston. Përfundimisht dy vjet burg dhe urdhërohet lirimi i tij. Në lidhje me provat materiale provat të mbeten pjesë e procedimit penal. Rrëzohet kërkesa për konfiskim të pasurive me vlerë 1.3 milionë euro

    Top Channel

  • Trafikonte kokainë, dënohet shqiptari në Itali! Drogën e fshihte nën dyshek dhe vazo orizi…

    Trafikonte kokainë, dënohet shqiptari në Itali! Drogën e fshihte nën dyshek dhe vazo orizi…

    Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar më 10 tetor gjatë një operacioni antidrogë në Terni, është dënuar nga gjykata në Itali.

    Pasi u gjet fajtor në trafik dhe shpërndarje kokaine, ndaj tij u dha dënimi me 2 vjet dhe 8 muaj burgim. Por duke marrë parasysh rrethanat dhe paraburgimin, lirimi u kthye me kusht dhe dëbim të menjëhershëm nga vendi.

    I riu, përpara gjyqtares Simona Tordelli, i mbrojtur nga avokati Francesco Mattiangeli, u deklarua fajtor për dënimin e tij pas rreth një muaji.

    23-vjeçari mbërriti në Itali me një vizë turistike, teksa u ndalua për kontroll në zonën e Campomiciolo, në bordin e një “Nissan Micra” të marrë me qira.

    I riu tregoi njëfarë nervozizmi dhe i bindi ushtarakët të vazhdonin me një kontroll më të plotë personal dhe të automjetit. 23-vjeçarit iu gjetën dy pako kokainë.

    Karabinierët më vonë gjetën 21 doza të tjera, me një total prej afërsisht 12 gramë, të ruajtura në një kavanoz qelqi nën dyshek, dhe një ‘gur’ me peshë afërsisht 70 gramë, të fshehur në një pako orizi në dollapin e shtëpisë në fermë ku po qëndronte i riu, në zonën e Priscianos.

  • U shpall fajtor për ngacmim seksual dhe shpifje ndaj gazetares E. Jean Carroll, Trump i drejtohet Gjykatës së Lartë: Shfuqizoni vendimin

    U shpall fajtor për ngacmim seksual dhe shpifje ndaj gazetares E. Jean Carroll, Trump i drejtohet Gjykatës së Lartë: Shfuqizoni vendimin

    Presidenti amerikan Donald Trump i është drejtuar Gjykatës së Lartë të SHBA për të anuluar vendimin e gjykatave më të ulëta që e shpallën fajtor për abuzim seksual dhe shpifje ndaj gazetares E. Jean Carroll, dhe që e detyruan të paguajë 5 milionë dollarë dëmshpërblim.

    Në apelimin e bërë të hënën, Trump pretendon se gjykatësi Lewis Kaplan bëri “gabime serioze” gjatë procesit gjyqësor, duke lejuar dëshmitë e dy grave të tjera që e akuzuan për sulme seksuale në të kaluarën dhe publikimin e famshëm të videos “Access Hollywood”, ku Trump dëgjohet të thotë se i “kap dhe i puth gratë” pa pëlqimin e tyre.
    Trump e akuzon Carroll për shpifje, duke theksuar se ajo “nuk solli asnjë provë, dëshmitar apo raport policor” dhe se “priti mbi 20 vite për ta sulmuar politikisht” pas zgjedhjes së tij si president.E. Jean Carroll kishte paditur Trump duke pretenduar se ai e kishte ngacmuar seksualisht në një dyqan në Nju Jork në vitet ’90 dhe më pas e kishte fyer publikisht kur mohoi ngjarjen në vitin 2019.
    Apelimi i Trump ende nuk është pranuar zyrtarisht nga Gjykata e Lartë, e cila pritet të vendosë nëse do ta shqyrtojë çështjen.
    Ndërkohë, një tjetër juri në janar e dënoi Trump-in me 83 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje të përsëritur ndaj Carroll. Edhe për këtë rast, presidenti ka kërkuar rishikim nga një panel më i gjerë gjyqtarësh federalë, ndërsa Departamenti i Drejtësisë ka kërkuar sqarim nëse imuniteti presidencial mund të hiqet për veprime të kryera gjatë detyrës zyrtare.

    Top Channel

  • GJKKO shpall fajtor ish-deputetin e PS, ja me sa vite burg u dënua Jurgis Çyrbja

    GJKKO shpall fajtor ish-deputetin e PS, ja me sa vite burg u dënua Jurgis Çyrbja

    GJKKO ka shpallur fajtor ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

    Ai u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror për disa episode, përkrahje të autorit të krimit në 4 episode.
    Çyrbja gjithashtu u shpall fajtor edhe për korrupsion në zgjedhje. Në bashkim të dënimeve 3 vite burg, ish-deputeti ka një ulje të dënimit në 2 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
    Nga ana tjetër, Altin Hajri, në mungesë, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje dhe tregim të sekretit shtetëror. Nga tre vite burgim, ai përfiton një dënim të shkurtuar. Hajri do të duhet të bëjë 2 vite burg.
    Ahmet Masha, po ashtu u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror dhe për përkrahje të autorit të krimit. Ai ka një ulje të dënimit, nga 2.6 vite burg, do të duhet të kryejë 1.8 për shkak të gjykimit.

    Top Channel

  • MINUTA E FUNDIT – GJKKO shpall fajtor ish- deputetin e PS- së, ja sa vite burg do të vuajë ai…

    MINUTA E FUNDIT – GJKKO shpall fajtor ish- deputetin e PS- së, ja sa vite burg do të vuajë ai…

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për ish-deputetin e PS Jurgis Çyrbja dhe bashkëpandehurit Altin Hajri e Ahmet Masha, të akuzuar për disa vepra penale të rënda që lidhen me tregimin e sekretit shtetëror dhe korrupsionin zgjedhor.
    Sipas vendimit, Jurgis Çyrbja u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror në disa episode, si dhe për përkrahje të autorit të krimit në katër raste dhe korrupsion në zgjedhje.
    Në bashkim të dënimeve, gjykata i caktoi 3 vite burg, të cilat zbriten në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
    Altin Hajri, i gjykuar në mungesë, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje dhe tregim të sekretit shtetëror. Ai u dënua me 3 vite burg, të reduktuara në 2 vite pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.
    Ndërkohë, Ahmet Masha u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit. Për të, GJKKO vendosi 2 vite e 6 muaj burgim, të cilat u zbritën në 1 vit e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • GJKKO dënon me tre vite burg ish-deputetin Jyrgis Çyrbja

    GJKKO dënon me tre vite burg ish-deputetin Jyrgis Çyrbja

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dhënë vendimin këtë të hënë, më 3 nëntor, për ish-deputetin socialist Jyrgis Çyrbja, të cilin e ka dënuar me 3 vite burg. Dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet në 2 vite.
    Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, ish-deputeti Çyrbja u deklarua fajtor për tregim të sekretit shtetëror për disa episode si dhe për përkrahje të autorit të krimit në 4 episode. Ai u shpall fajtor dhe për akuzën korrupsion në zgjedhje.
    Ndërkohë, përsa i përket të dyshuarve të tjerë, A.H u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje dhe tregim sekreti shtetëror. SPAK kaishte kërkuar 3 vite burg, që për shkak të dënimit të shkurtuar, shkon po ashtu në 2 vite dënimi. Dënimi i dhënë nga GJKKO është i njëjtë me pretencën e kërkuar nga SPAK.
    Ndërkohë, A.M u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit dhe u dënua me 2 vite e 6 muaj, që ulet në 1 vit e 8 muaj burg, gjithashtu për shkak të gjykimit të shkurtuar.
    Sjellim ndërmend se hetimi për ish-deputetin nisi pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin Sky ECC ku u gjetën biseda të tij me A.H-në, që ishte një person në kërkim. SPAK thotë se Çyrbja ka marrë mbështetje elektorale nga A.H, një person me precedent penal dhe lidhje shoqërore me të, për t’u zgjedhur deputet.
    Në këmbim të kësaj mbështetjeje, ai i ka premtuar Hajrit ndikim në polici dhe prokurori. Komunikimet, sipas hetuesve, kanë treguar se në 8 raste ata kanë siguruar nga punonjës të policisë informacione në sistemin TIMS dhe të dhëna për operacione policore. Për herë të parë në këtë dosje u përdorën edhe komunikimet e zbardhura në një tjetër aplikacion të koduar, Matrix.