Tag: fadromën

  • Aksioni i IKMT bashkë me policët, momenti kur mjetet e rënda u sulmuan me bomba molotov (VIDEO)

    Aksioni i IKMT bashkë me policët, momenti kur mjetet e rënda u sulmuan me bomba molotov (VIDEO)

    Gjatë aksionit të së premtes për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, një person ende i paidentifikuar sulmoi me molotovë fadromën e IKMT-së, në të cilën ndodhej drejtuesi i mjetit dhe kreu i IKMT-së, Fatmir Meta.
    Pamjet filmike tregojnë qartë momentin kur molotovët godasin njëri pas tjetrit fadromën, ndërsa efektivët e policisë që e shoqëronin largohen me shpejtësi. Vetëm njëri prej tyre nxjerr armën, ndërsa kreu i IKMT-së është i vetmi që tenton të përballet me autorin.
    Për fat të mirë, sulmi nuk shkaktoi dëme apo të lënduar, por ka vënë seriozisht në rrezik jetën e dy punonjësve të shtetit. Pavarësisht kësaj, Policia e Shkodrës deklaroi zyrtarisht se “asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën”.
    Deklarata bie ndesh me realitetin e pasqyruar në video dhe me praninë e dhjetëra efektivëve që ishin dëshmitarë të sulmit. Ndërkohë, kreu i IKMT-së e ka konsideruar publikisht këtë akt si tentativë për vrasje ndaj punonjësve të shtetit.
    Policia e Shkodrës njoftoi se është në kërkim të autorit, por vetëm për tentativën për t’i vënë zjarrin urës së fshatit, duke shmangur në këtë mënyrë hetimin për sulmin e rrezikshëm me molotov.
    Top Channel/ Molotov e përplasje! Ç’ndodhi në ditën e 6 të aksionit në Theth

  • Arrestohet tekniku i kompanisë/ Masivi i kromit zuri poshtë fadromën bashkë me drejtuesin…

    Arrestohet tekniku i kompanisë/ Masivi i kromit zuri poshtë fadromën bashkë me drejtuesin…

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos, ku një masiv kromi ka zënë fadromën bashkë me drejtuesin të cilët po punonin. Nga raportimet e para bëhet me dije se po punohet për gjetjen e trupit të 29-vjeçarit. Ndërkohë, Shërbimet e Policisë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit po vijojnë intensivisht punën për gjetjen e trupave të punëtorëve.
    Klos
    Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme në Qafën e Burrelit, në fabrikën e përpunimit të kromit, ku shtetasi A.B., 29 vjeç, duke punuar me mjetin fadromë, u zu poshtë nga një masiv rëre dhe minerali, dhe për pasojë ende nuk është gjetur, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Postës së Policisë Klos arrestuan në flagrancë shtetasin A.L., 44 vjeç, banues në Klos, me detyrë drejtues teknik i shoqërisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
    Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit po vijojnë intensivisht punën për gjetjen e shtetasit A.B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.