Tag: fadil

  • “Shijaksi më ka sjellë 510 mijë euro”, Lala  zbardhen bisedat që fundosën Ervis Çelën dhe Çopjan: Është një…

    “Shijaksi më ka sjellë 510 mijë euro”, Lala zbardhen bisedat që fundosën Ervis Çelën dhe Çopjan: Është një…

    Emisioni “Në Shënjestër”, me autore gazetaren Klodiana Lala u rikthye këtë të martë me diskutime në studio rreth figurës së Ervis Çelës i cili mund të cilësohet si Pablo Eskobar i Kokainës.
    Në materialin e përgatitur, përmes të dhënave të dosjes hetimore zbulohen fakte interesante se si u dekonspiruan 2 prej operacioneve më të mëdha të trafikut të drogës në vitet e pandemisë 2020-2021 që kishin si autor Ervis Çelës dhe financues të sasisë së porositur Franc Çopja dhe Fadil Balla.
    Ervis Çela është një ‘Lord i drogës’ shqiptar.
    Tërësisht i panjohur për autoritetet ligjzbatuese, që nëse nuk do të zbërthehej aplikacioni Sky ECC, ndoshta nuk do të binin kurrë në gjurmët e tij.
    Një ‘fantazmë’ thuajse për drejtësinë shqiptare, por që kishte lidhje të forta në Brazil, Kolumbi, Bolivi dhe Paraguaj.
    Atje ku kishte mundur të korruptonte zyrtarë të të gjitha niveleve.
    Ai është Ervis Çela. Nga fshati Fatish i Peqinit. Ku pas një vrasje të kryer në Itali ishte arratisur dhe vendosur në Paraguaj.
    Atje ku kishte ngritur dhe perandorinë e tij të drogës.
    Ku kishte bërë pjesë dhe 3 vëllezërit e tjerë, Rizain, Albinin dhe Ardjanin.
    41-vjeçari që po pushonte i qetë me familjen e tij në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, atë të rivierës së jugut, në Qeparo, kur befas u vendos në pranga nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.
    Fillimisht në akuzat për vrasje, rrëmbim dhe kanosje.
    Por që në fakt atkviteti i tij i vërtetë siç do të shikohet edhe më poshtë, ishte ai i kreut të një prej organizatave kriminale shqiptare më të fuqishme në fushën e trafikut ndërkombëtar të trafikut kokainës nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Bashkimit Europian.
    Që e kishin kthyer në fundin e vitit 2020 dhe vazhdimin e vitit 2021 në një nga shqiptarët më të fuqishëm dhe me më influencë në Amerikën e Jugut, që së bashku me disa personazhe të tjerë të botës së krimit, kishin mundur të kalonin nga portet kryesore të Evropës, tonelata me kokainë.
    Ku pavarësisht disa dështimeve që u kishin shkaktuar dhimbje të forta koke, ata nuk kishin hequr dorë, por kishin vazhduar me këmbëngulësi të sillnin tonelata të tjera.
    Po kush ishte Ervis Çela dhe si mundi ai të kthehej në një lord shqiptar të drogës?
    Si arrirti ai në Paraguaji aty ku ishte lidhur me ‘kuzhinierët’ më të fuqishëm të drogës, të kalonte i pashqetësuar dhjetra tonelata me kokainë fillimisht nga portet e Amerikës së Jugut dhe më pas në ato të Evropës?
    Si u lidh ai me personazhin tashmë të pangatërrueshëm të Franc Çopjas, i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Gergeli, që sot ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Belgjikë nën dyshimet për akuzën e vrasjes së një prej kundërshtarëve të tij?
    Kush janë personazhet e tjerë të përfshirë në këtë trafik të pazakontë për nga përmasat të kokainës, midis tyre siç do të shikohet edhe më poshtë njerëz të cilët këto para i kishin investuar në Shqipëri në resorte, apo deri edhe në klube futbolli.
    Pasuri të vendosura nëpërmjet drogës të cilat kapin shumat e çmendura të qindra miliona eurove
    Apo që i kishin konvertuar deri në lingota ari…
    Po për të njohur më mirë këta personazhe dhe modus operandi, apo mënyrën se si ata vepronin dhe mendonin, është me interes të ndjekim pikërisht atë që është operacioni i tyre i parë i dokumentuar tashmë i trafikimit të 12 tonë kokainë që ata ndërmorën në fundin e vitit 2020 nga Paraguaji i largët në Amerikën e Jugut drejt Evropës.
    Këtu ku falë edhe bisedave që ata lanë si dëshmi në aplikacionin e koduar Sky Ecc, ne mundemi të shikojmë se edhe kush janë këta personazhe.
    Operacion i cili në fakt nuk çoi menjëherë në identifikimin e tyre.
    Pasi do të duheshin 3 vite të tjera analiza të bisedave për të zbuluar kokat dhe anëtarët e këtij grupimi.
    Por lë te ndalemi te ajo që do të ishte puna e tyre e parë e sojme, dhe që papritur falë edhe gjenialitetit të tyre do t’i bënte aq të pasur, sa nëse do ta themi kështu edhe të fillonin të talleshin me paratë e fituara.
    Ajo që ka lidhje me trafikimin e 11.6 ton kokainë nga Paraguaji në Evropë.
    Drogë e cila do të kalonte e pashqetësuar në portin belg të Anversës në fundin e vitit 2020.
    Punë e cila kishte filluar të bluhej në mendimet e tyre në shtatorin e këtij viti ku protagonist kryesor ishte Ervis Çela.
    Një shtetas shqiptar me vendbanim në Paraguaji, i cili së bashku me një shtetas brazilian kishin marrë përsipër detyrën e vështirë të kalimit të kësaj sasie të jashtëzakonshme droge nga Porti i Villetas në Paraguaji për në atë të Anversës në Belgjikë.
    Aty ku në këtë port ai që do t’i priste dhe kishte dalë garant për kalimin e ngarkesave me drogë do të ishte Franc Çopja.
    I cili sot është ekstraduar nga Dubai i Emirateve të Bashkuara Arabe në Belgjikë, për llogari të autoriteteve ligjzbatuese në këtë vend, në akuzën për urdhërimin e vrasjes së Arian Spahiut i njohur si Arjani i Vogël, në lagjen Molenbek në vitin 2020.
    ‘Ushtarit’ të bandës së drejtuar nga Erion Alibej, kundërshtarit të tij më të përbetuar në Shqipëri.
    Franc Çopja që ishte një financuesit kryesor të dy ngarkesave me drogë që po kalonin portin e Anversës, ku pjesa e tij ishte 5.5 ton kokainë.
    Ndërsa një pjesë tjetër siç do të mësohet edhe më poshtë i përkiste shtetasit tjetër shqiptar, Fadil Balla, apo i njohur ndryshe edhe me gjeneralitetet Julian Balla.
    I cili në vitet e fundit ka mbajtur postin e Presidentit të Klubit të Futbollit ‘Erzeni’ që përfaqëson ekipin e Shijakut.
    Ekip që gjatë drejtimit të Ballës u katapultua nga ligat inferiore ku militonte deri në elitën e futbollit shqiptar.
    Balla, një personazh ky i panjohur deri në arrestimin e tij, që kishte përfituar nëpërmjet kompanive të tij ndërkohë edhe tendera publikë për pastrimin e qytetit.
    Por që ndërkohë kishte krijuar landfill të paligjshëm siç është edhe ai Hardhishtës në Shijak.
    Që po ndoste të gjithë mjedisin e zonës.
    Personazhe, ku kokat e grupit kriminal ishin Ervis Çela dhe Franc Çopja.
    Çela që kishte zgjedhur për të kaluar këto sasi të mëdha droge, me anë të një forme të padëgjuar më herët.
    Atë, ku njëra nga dy prej ngarkesave me kokainë, do të ishte e fshehur në kuti sapuni.
    Ngarkesa të ndara secila në 7 dhe 4.6 ton
    Nga të cilat siç thamë 80 kg i ishin blerë Ervis Çelës nga Fadil Balla.
    I cili më pas do t’i blinte edhe 720 të tjera, që në total përbënin 800 kg.
    Drogë e cila më pas me të kaluar portin e Anverës do të magazinohej në garazhet e siguruara më herët nga Franc Çopja.
    I cili pas të tërhiqte sasinë e plotë prej 11.6 ton me të dalë nga Portin e Anversës, do të niste një operacion tjetër.
    Atë të ndarjes së kokainës për bashkëpunëtorët.
    Këtu ku në skenë dalin edhe disa personazhe të tjerë të cilët në bazë të urdhërit të lëshuar nga Çopja kishin tërhequr drogën nga porti.
    Dy nga këta bashkëpunëtorë që ishin edhe Muharrem Daja dhe Nilson Bakiu.
    Të cilët me të marrë instruksionet nga Miklovan Mullaj, një tjetër bashkëpunëtor i Franc Çopjas, një pjesë të drogës, atë që i përkiste Fadil Ballës, e magazinuan në një apartament në qytetin e Roterdamit në Holandë.
    Por rrugëtimi i këtyre ngarkesave me kokainë nga Paraguaji në Belgjikë, nuk duket se kishte shkuar vaj për organizatorët.
    Edhe pse më i dëmtuari në këtë operacion del të jetë Fadil Balla.
    Sasia e drogës prej 600 kg të të cilit u sekuestrua në të njëjtën ditë që zbriti në Portin e Anversës dhe u magazinua në apartamentin e marrë prej tyre në qytetin e Roterdamit në Hollandë.
    Kjo pas sinjalizimeve që policia holandeze kishte marrë që në muajin shtator rreth lëvizjeve të dyshimta të dy personave në këtë bllok apartamentesh
    Aty ku nga vëzhgimet doli se personat ishin Muharrem Daja dhe Nilson Bakiu.
    Tashmë të dënuar nga një gjykatë në Holandë me 5 vite heqje lirie për bashkëpunim në trafikun e drogës.
    Por siç thamë ato që duket se do të dekonspironin grupin e plotë që ishte marrë me këtë trafik të lëndëve narkotike por edhe me episode të tjera në vazhdim do të ishin bisedat që ata kishin kryer për gjatë kësaj gjithë kësaj kohe në Sky Ecc.
    Komunikime të cilat nisin fillimisht midis Ervis Çelës dhe Fadil Ballës.
    Çela që nga Paraguaji ku ndodhet i shkruan mikut dhe bashkëpunëtorit të tij, se ngarkesa ishte bëri gati.
    Duke lënë të nënkuptohej se kokaina tashmë ishte ‘gatuar’ dhe ishte gati për rrugë të gjatë.
    ‘I kam bërë gati. Javën tjetër me kismet vëlla’, I shkruan Ervis Çela, Fadil Ballës.
    Por ndërkohë që ka bërë gati ‘qerren’ për të transportuar kokainën, Ervis Çela kujdeset që të mbledhë edhe paratë te ata të cilët ishin porositësit shqiptarë.
    Pasi kështu do të duhet të paguante edhe ‘kuzhinierët’ lart në male që ishin kujdesur për të gatuar mallin.
    Sikundër është edhe kjo bisedë e tij me njërin nga vëllezërit, në këtë rast Albin Çelën, te i cili siç vihet re interesohet shpesh të dijë, nëse personat që kanë porositur drogën, kanë sjellë paratë te ai në Shqipëri.
    Këtu ku ai përmend edhe ‘Shijaksin’.
    Që në fakt nuk është askush tjetër, vetëm se Fadil Balla, të cilin e thërrasin edhe ‘Jul’.
    Bisedat në Sky Ecc
    6 Shtator 2020
    Ervis Çela bisedon me vëllain e tij Albin Çela
    ‘Ke marrë ndonjë lekë sot?
    Shijaksi… Nesër besoj vjen…
    ‘Tani shpejt i bën…Kanë frikë njerëzit…S’ka shofera me sjell lekët…’
    ‘Kam shumë lekë në Hollandë. S’po i nis dot…’.
    Nga analiza e bisedave ajo që lihet të kuptohet është se Ervis Çela ka një shumë prej 15 milion dollarë për të mbledhur nga ata që kanë porositur drogën te ai.
    Por ato që duken më me vlerë janë bisedat që ai bën gjatë kësaj kohe me Franc Çopjan.
    Sikurse është edhe kjo e datës 7 Shtator 2020. Ku e gjithë biseda rrotullohet rreth parave që duhen grumbulluar para se ngarkesa të niset me datë 12 Shtator nga porti paraguajan i Villetas.
    Nga ku del se Franc Çopja i ka një shumë prej 7 milion euro për t’i dorëzuar Ervis Çelës.
    Ky i fundit, i cili nga ana e tij në këtë ngarkesë ka një sasi prej 780 kg kokainë e cila në treg vlen 21 milion euro.
    Këtu ku dalin edhe pseudonimet e disa prej anëtarëve të grupi kriminal.
    Konkretisht ‘Iphone’, i identifikuar si Petrit Lakatos dhe Miklovan Mullaj i njohur si ‘Batman’.
    Ndërsa nga ana e tij Ervis Çela, i kërkon Franc Çopjas që të shikojë mundësinë që paratë tja çojë në Shqipëri, pse jo me ndonjë kamion.
    Bisedat Sky Ecc
    7 Shtator 2020
    Franc Çopja i shkruan Ervis Çelës
    ‘Ke mundësi t’i çoj 7 mln sot, dy herësh, njëherë 4, njëherë 3’.
    ‘856-15% (128.5) 727.5 x 30 000=Total 21 825 000 euro’.
    Si një mik i mirë që është dhe një bashkëpunëtor i zellshëm që beson verbërisht te aftësitë organizative, Franc Çopja nuk vonon të shlyejë në vazhdim, Ervis Çelën.
    Këtë duke e bërë nëpërmjet transfertave të ndryshme, të cilat zbulohen edhe në komunikimet e tyre.
    Të cilit i kalon të gjithë shumën e parave prej 21 milion euro që i takojnë, që përkon me kilogramët e kokainës që ai ka në dy ngarkesat e fshehura fillimisht.
    Po kështu nga krahu tjetër, Ervis Çela sigurohet te vëllai i tij që Fadil Balla, i njohur si ‘Shijaksi’, të sjellë nga e tij edhe ai sasinë e parave që i detyrohet.
    Biseda Sky Ecc
    Ervisi i kërkon Francit një banesë ku mund të lerë një shumë e cila dyshohet se është 10 milion euro.
    ‘Po pate ndonjë shtëpi të mirë…’
    Franci përgjigjet se e ka të pamundur.
    7 shtator 2020
    Ervis Çela komunikon me Albin Çelën.
    Ky i fundit i thotë se Fadil Balla i ka dorëzuar një shumë prej 510 mijë euro.
    8 Shtator 2020
    Franc Çopja dërgon një listë pagesash të kryera kryesisht në Bolivi bashkë me kodet unike të tyre të quajtura ‘token’ të një pagese totale prej 21 313 200 $.
    Fill pas këtyre lëvizjeve bankare, bashkë me paratë duket se fillon të lëvizë edhe malli në drejtim të portit paraguajan të Villetas.
    Gjë të cilën ia komunikon Franc Çopjas, vetë Ervis Çela.
    I cili i pohon nga ana e tij se kamionët me mall janë gati për t’u nisur.
    Fakt të cilin ai e shoqëron edhe me foto të ngarkesës.
    Çela që bashkë me to i tregon bashkëbiseduesit të tij edhe disa kuti metalike me mbishkrimin me ngjyrë të zezë ‘Fox’.
    Bisedat Sky Ecc
    9 Shtator 2020
    Ervis Çela bisedon me Franc Çopjan.
    ‘Kamionët me mallin për pak nisen. I kam ndarë në dy pjesë. Po i çoj te magazina zyrtare. Nesër shkojnë në port. Dje çuam një kuti në port, sot dy, nesër dy.’
    Ajo që duket se nxjerr zbuluar për herë të parë për mënyrën se si janë paketuar pakot me kokainë, në fakt është biseda që Ervis Çela bën me Fadil Ballën.
    Të cilit i rrëfen me detaje edhe se si ata mund të identifikojnë nëpërmjet mbishkrimeve të veçanta.
    Në një tjetër bisedë me Fadil Ballën, Ervis Çela, i tregon edhe për mënyrën se si ia ka paketuar sasinë e tij të drogës.
    Si edhe shenjat dalluese me të cilat mund të identifikojë pakot e drogës që janë porositur prej tij.
    Biseda Sky Ecc
    11 Shtator
    Ervis Çela i shkruan Fadil Ballës
    Ndërkohë i çon dy fotografi ku dallohet paketimi me shenjën ‘Sy të mërzitur me rrufe në mes’.
    ‘Me kujdes fotot…Kam 6 mijë nga kjo…
    ‘Rri se tamam i ke 200 te kjo soja…100 ti fus në vend tjetër… Dhe 100 në një vend tjetër…Se di çfarë do më.’
    Po në këtë ditë, Ervis Çela dërgon në grup edhe sihariqin e shumërpritur, se tanimë ngarkesa me kokainë ishte nisur për në rrugëtimin e gjatë.
    Nga porti i Villetas në Paraguaji, më pas në atë të Buenos Aires në Argjentinë, me destinacion final atë të Anversës në Belgjikë.
    Dhe ata tashmë thjesht duhet të hapnin krahët për ta pritur.
    Si edhe të kryqëzonin gishtat që gjithçka të shkonte mbarë e mirë.
    Biseda Sky Ecc
    Ervis Çela shkruan në grup
    ‘Kontejneri në bord…’
    Franci e pyet: U ngarkuan?
    Ervisi i përgjigjet
    ‘Po. Shpresoj të arrijë shpejt në Argjentinë’.
    Pasi kanë siguruar nisjen e ngarkesës dhe ekzaltimi duket të jetë në nivelet më të larta, Ervis Çela kapet në bisedë me vëllain e tij Albinin, të cilit i sugjeron që tashmë që kanë fituar kaq shumë para, është mirë të hapë një fabrikë leshi, dhe të presë fatura fiktive.
    Kjo me qëllim për të justifikuar sasitë e mëdha të parave që kanë fituar nga droga dhe duke i investuar ato në biznese.
    Madje në një moment Ervis Çela i thotë të vëllait, se nuk po luan fare.
    Kurse ai po lodhet duke bërë llogari këndej.

  • E FUNDIT/ Kosova ndizet në “Fadil Vokrri”, vikingët bien në tokën e dardanëve

    Ajo shuplakë e fortë e marrë nga Zvicra ka zgjuar Kosovën. Dardanët kanë reaguar shpejt dhe kanë mposhtur Suedinë në ndeshjen e dytë në grup për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Vikingët bien në tokën e dardanëve, duke pësuar një disfatë 2-0. Kosova është ndezur në “Fadil Vokrri”, ku që në minutat e para tregoi urinë e madhe për fitore.
    Fillimisht ishte Rexhbeçaj ai që tundi rrjetën e suedezëve në minutën e 26. Më pas, kur kishin mbetur edhe 3 minuta nga përfundimi i pjesës së parë, Vedat Muriqi e dërgoi sërish topin pas portierit kundërshtar. Një fitore e madhe për dardanët, që kanë ndezur sërish entuziasmin për të bërë realitet një ëndërr, atë të kualifikimit në një kampionat botëror./Sport Ekspres/

  • Fadil Balla i “Ajman Park” fut në rrjetën e SPAK edhe RAIFFEISEN BANK, si paratë e drogës u pastruan në resorte

    Fadil Balla i “Ajman Park” fut në rrjetën e SPAK edhe RAIFFEISEN BANK, si paratë e drogës u pastruan në resorte

    Fadil Balla

    TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i finalizuar pak ditë më parë ku u godit një grup i dyshuar si ndër më aktivët në trafikun e drogës në Europë, përmes Amerikës Latine. Në qendër të hetimeve ndodhen vëllezërit Ervis dhe Ardjan Çela, por përveç tyre një tjetër emër që doli në dosje është Fadil Balla, i njohur ndryshe si “Shijaksi”.
    Por hetimi është zgjeruar edhe më shumë ku sekuestrimi i 17 tonëve kokainë dhe aseteve, mes tyre edhe “Ajman Park Resort”, ka zbuluar përfshirjen e Raiffeisen Bank. 
    Gjatë prezantimit të raportit të SPAK në vitin 2024, kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani, deklaroi se bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri janë të përfshira në skemat e pastrimit të parave.
    Deklarata e Dumanit (2024): Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri përfshin përdorimin e bankave nga bizneset shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italiane. Në një rast, një biznes shqiptar bashkëpunoi për t’i dhënë akses mafies ndërkombëtare që të integronte të ardhurat në sektorin bankar, përmes shtresëzimit të transfertave që do të kalonin nëpërmjet këtij biznesi.
    Pikërisht skema që tregoi Dumani, merr kuptim në rastin e “Shijaksit”. Sipas dokumenteve të siguruara nga weblajm.com, rezulton se të gjitha aksionet dhe të drejtat pasurore që dispononte Fadil Balla, i janë kaluar Raiffeisen më datë 25 prill 2023. Ky transferim është bërë afro dy vite para goditjes dhe aksionit të SPAK, periudhë që përkon edhe me nisjen e hetimeve ndaj anëtarëve të grupit ku bënte pjesë Balla.

    Kalimi i aksioneve është kryer pasi Balla kishte marrë një kredi në Raiffeisen Bank dhe si garanci për shlyerjen e saj kishte lënë aksionet e tij në masën 100% të “Ajman Park”. Kjo pasuri, që nga data 14 gusht, ka kaluar në administrimin e shtetit si pronë e sekuestruar, ndërsa banka që kishte dhënë kredinë është njoftuar për këtë veprim. 

    Pjesë e hetimeve për pastrimin e parave dhe trafikun ndërkombëtar të drogës do të jetë edhe kontrata e kredisë së dhënë këtij biznesi nga Raiffeisen Bank. Fadil, alias Julian Balla, është shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Prej vitesh ai njihej në Shqipëri si ish-president i klubit të futbollit “Erzeni”, si dhe si biznesmen e pronar i “AMR Ajman Park”.

    Hetimet, përmes zbërthimit të aplikacionit “SkyECC”, zbuluan se Ervis Çela dhe Franc Çopja ishin krerët e organizatës. Kokaina nisej nga Paraguai, përmes portit të Villetas dhe më pas sillej në Europë në portet e Belgjikës, Holandës, Gjermanisë dhe Spanjës. Një ditë më parë, GJKKO konfirmoi masën “arrest në burg” për Ervin Çelën edhe për 6 të arrestuarit e tjerë, Albin Çela alias Defrim Çela, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami dhe Elidon Çela. I vetmi me masën sigurie më të butë është Riza Çela, i cili u la në “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitje” për dy shoferë autobusësh, Kujtim Gjyla dhe Ditjon Pepa. I arrestuar më herët në Belgjikë është Franc Çopja, ndërsa 5 të tjerë janë të shpallur në kërkim./ZËRI

    640 0 2 1755610045

    640 0 1 1755610044

  • Fadil Balla i “Ajman Park” fut në rrjetën e SPAK edhe RAIFFIESEN BANK, si paratë e drogës u pastruan në resorte

    Fadil Balla i “Ajman Park” fut në rrjetën e SPAK edhe RAIFFIESEN BANK, si paratë e drogës u pastruan në resorte

  • Fadil Balla i “Ajman Park” fut në rrjetën e SPAK edhe RAIFFESEN BANK, si paratë e drogës u pastruan në resorte

    Fadil Balla i “Ajman Park” fut në rrjetën e SPAK edhe RAIFFESEN BANK, si paratë e drogës u pastruan në resorte

  • Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që po i mungon skenës shqiptare

    Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që po i mungon skenës shqiptare

    Fadil Hasa

    Fadil Hasa lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim e për t’u bërë më pas i njohur si aktor me të dhëna të shprehura ndaj teatrit të varietesë, qysh me grupin e Estradës Amatore të Portit të Durrësit (1963-1970).

    Falë aftësive të tij, në vitin 1970 u thirr si aktor profesionist në Estradën e Durrësit, ku punoi deri sa doli në pension, në vitin 1993.

    Gjatë karrierës së tij ka luajtur mjaft role në komedi me një akt, skeçe, parodi e pantomime, dialogje dhe forma të tjera të shkurtra të estradës.Personazhet e shumta që Hasa ka sjellë kanë marrë shumë vlerësime nga publiku.

    Fadili ka shënuar emrin e tij edhe në kinematografi. Disa nga rolet e Hases janë filmat “Kronikë provinciale”, “Mao Ce Dun” & “Zëvendësi i grave”.

    Fadil Hasa është nderuar 4 herë si “Aktori më i mirë i humorit”, gjithashtu me disa çmime kombëtare për kontributin e tij në fushën e aktrimit.

    Mbante titullin “Artist i merituar”. Fadil Hasa do të mbahet mend gjatë në kujtesën e publikut dhe artdashësve.

    Përndryshe i ndjeri Hasa u nda nga jeta me datë 16 korrik të vitit 2018.

    ObserverKult

    Fadil Hasa

    Lexo edhe:

    FADIL HASA JETOI NJË JETË TË VËSHTIRË, POR HUMORI QË NA SOLLI KURRË NUK HARROHET

    Kush nuk e mban mend e nuk qesh edhe me vete, sa herë kujton “kripë, kripë, kripë… sheqer, sheqer, sheqer!”. Falë interpretimit e talentit spikatës të aktorit Fadil Hasa, humori shqiptar ka rrënjosur në breza një sërë personazhesh, apo fragmente nga skeçet e komeditë nga më të dashurat për popullin.

    Ndër emrat që vulosën humorin shqiptar, Fadil Hasa mbetet pa dyshim, një figurë dhe personalitet unik, i papërsëritshëm.

    Fadil Hasa u lind në Krujë, më 8 prill 1940. Ka kryer gjimnazin “29 Nëntori” në qytetin e Shkodrës. Ai u aktivizua dhe u bë i njohur si aktor. Kjo me të dhëna të shprehura ndaj teatrit të varietesë qysh me grupin e Estradës Amatore të Portit të Durrësit (1963-1970) ku edhe punonte.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Rrëfimi i Fadil Hoxhës për vrasjen e heroit Shaban Polluzha

    Rrëfimi i Fadil Hoxhës për vrasjen e heroit Shaban Polluzha

    Fadil Hoxha, kryekomunisti i Kosovës prej vitit 1943-1969, kishte rrëfyer ngjarjen e vrasjes së Shaban Polluzhës dhe ushtarëve të tij. Në librin e Veton Surroit “Fadil Hoxha në vetën e parë”, kishte treguar versionin e tij për vrasjen e Polluzhës dhe anëtarëve të tjerë të Çetës së Drenicës, më 21 shkurt të vitit 1945. Hoxha kishte thënë se kur ishte likuiduar Shaban Polluzha ishte qetësuar Drenica.

    “Ne luftë u vranë shumë njerëz tanë. Kjo ka zgjatur afër një muaj ditë, qetësimi i situatës në Drenicë afër një muaj e kusur. Lufta kundër asaj njësie, siç quhej të Shaban Polluzhës, një pjesë e të cilës shpejt është shpërndarë ka ikë, por një pjesë e tyre kanë luftuar kundër nesh, sidomos Mehmet Gradica edhe të tjerë, si dhe Shabani. Ashtë vra Shabani, asht vra i biri. Kjo ka zgjatë nja një muaj ditë, por aty janë vra bukur edhe do partizanë tanë. Nuk e di numrin taman”. “Me likuidimin e këtij grupi të Drenicës gati është qetësue Drenica. Deshta me të thanë se edhe populli i Drenicës, një pjesë e madhe e tij, ka marrë pjesë me ne, mbasadndej kundër këtyre. Kështu që kjo asht jashtëzakonisht me rëndësi përndryshe do të kishim probleme edhe masandej në Drenicë”, thotë Fadil Hoxha, cituar në librin e Veton Surroit, në intervistën e tij të dhënë përmes magnetofonit Rexhai Surroit, në gusht të vitit 1963.

    Sipas versionit të Hoxhës, Shaban Polluzha e kishte thyer marrëveshjen me komunistët dhe nuk kishte mbajtur premtimin për ta çuar Çetën e Drenicën në frontin e Sremit, aty ku luftohej mes gjermanëve e komunistëve, në kuadër të luftës së dytë botërore. Sipas Hoxhës, Shaban Polluzha me ushtarët e tij ishin pajtuar t’iu bashkoheshin komunistëve dhe të merrnin pjesë në frontin e Semi, në Serbi, ku po luftohej kundër gjermanëve. Mirëpo, kur çeta e Shaban Polluzhës po kalonte prej Drenicës për në Podujevë, duke shkuar për në frontin e Sremit, qindra banorë të Llapit kishin kërkuar Polluzhës dhe ushtarëve shqiptarë të mos shkonin në Serbi e të lënin qytetet e Kosovën në dorën e komunistëve shqiptarë e serbë.

    Dhe, kështu edhe kishte ndodhur. Luftëtarët e Shaban Polluzhës ishin kthyer në Drenicë, ku pastaj ishin vrarë nga komunistët e Fadil Hoxhës. Para se të vdiste Fadil Hoxha ishte bërë anëtar nderi i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ishte varrosur me nderime nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës të cila kishin qenë trashëgimtare të UÇK-së. Shaban Polluzha ishte nderuar nga Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, në vitin 1993 me dekoratën “Urdhri për Veprimtari Patriotike të Klasitë të Parë”, ndërsa, Presidenti Fatmir Sejdiu, në vitin 2009, Pollzhën e shpallë “Hero i Kosovës”.

    Para pak kohësh, qyteti i vetëm në Europë, Gjakova kishte nisur procedurat për nderimin e një komunisti, siç ishte Fadil Hoxha. Madje, ishte paraparë ndërtimi i bustit të tij midis Gjakove. Ky projekt ende nuk është realizuar. Ende nuk ekziston në Kosovë një dokument me të cilin dënohen krimet e komunizmit. Ka pasur disa përpjekje por kanë dështuar edhe në Parlamentin e Kosovës për të nxjerrë një Rezolutë me të cilën do të dënoheshin krimet që kanë ndodhur në kohën e komunizmit. (voal.ch)

  • Drita eleminohet nga Kopenhagë, plas sherri në Prishtinë

    Drita eleminohet nga Kopenhagë, plas sherri në Prishtinë

    Ekipi kampion i Kosovës kalon në turin e tretë në Ligën e Evropës, teksa do të përballet me të eleminuarën e çiftit Shkëndija-FCSB (Steaua Bukuresht).

    Në “Fadil Vokrri” të Prishtinës me fillim orën 20:00, Drita e Gjilanit luajti në të kthimit për turin e dytë të Ligës së Kampionëve ndaj danezëve të Kopenhagë. Një karton i kuq për Liridon Balaj (ish lojtar i Skënderbeut) në të 27′ duket se ndikoi në këtë takim i cili përfundoi 0-1. Miqtë shënuan në të 42′ me sulmuesin Kornelius duke e mbyllur përballjen e dyfishtë me shifrat 3-0 (2-0 e vajtjes).

    Ndërkaq para takimit ka patur përleshje masive e dhunë mes tifozerive përkatëse. Sipas informacioneve të konfirmuara nga Policia e Kosovës, disa tifozë janë përfshirë në një përplasje fizike në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri” duke bërë që të kishte disa të lënduar.

    “Sot rreth orës 19:00 ka ndodhur një incident, ku disa tifozë janë përleshur mes veti. Policia ka vënë situatën nën kontroll dhe janë duke u marrë veprimet e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Policisë./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Ndeshja e kthimit, Drita-Copenhagen. Danezët respektojnë ligjet e Kosovës dhe nuk shkaktojnë probleme

    Ndeshja e kthimit, Drita-Copenhagen. Danezët respektojnë ligjet e Kosovës dhe nuk shkaktojnë probleme

    29 Korrik 2025

    17:47

    Telesport

    Sot në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë luhet ndeshja e kthimit për raundin e dytë eliminator në Champions League mes Dritës dhe FC Copenhagen.
    Ndeshja e parë ka përfunduar 2-0 në favor të danezëve, të cilët fituan falë dy penalltive të shkaktuar nga mbrojtësi i Dritës, Raddy Ovouka.
    Pavarësisht se shanset janë të pakta, “Intelektualët” do provojnë të bëjnë surprizën e madhe dhe të tentojnë kualifikimin për në raundin e tretë.
    FC Copenhagen nuk ka nxjerrë asnjë problem dhe ka respektuar legjislacionin në Kosovë, duke hequr logon e sponsorit të tyre kryesor Unibet. Në Kosovë janë të ndaluara me ligj reklamat e basteve dhe danezët e kanë respektuar më së miri këtë ligj.
    Klubi danez ka bërë të ditur se do jenë të pranishëm 75 tifozë të tyre në “Fadil Vokrri” dhe i ka falënderuar ata publikisht për mbështetjen në sfidën e sotme.

  • 81-vjetori i Genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, Homazh dhe Thirrje për Drejtësi – VIDEO

    81-vjetori i Genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, Homazh dhe Thirrje për Drejtësi – VIDEO

    81-vjetori i Genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, Homazh dhe Thirrje për Drejtësi në Kllogjer
     
    Në Varrezat Monumentale të Kllogjerit u përkujtua sot 81-vjetori i genocidit ndaj Çamëve nga Greqia, një ngjarje e rëndësishme për historinë e popullit shqiptar. Ky ceremoni përkujtimor u organizua nga Bashkia e Konispolit, dhe pati një pjesëmarrje të madhe të komunitetit çam dhe pasardhësve të viktimave, të cilët vendosën lule pranë monumentit të ndërtuar në nder të të parëve të tyre.
     
    Pavarësisht Temperaturave të Larta, Kujtimi i Viktimave Nuk Ndalet
     
    Pavarësisht temperaturave të nxehta që karakterizuan këtë ditë, qindra çamë, pasardhës të viktimave të genocidit, kanë shprehur respektin për ata që humbën jetën në mënyrë të pafalshme. Ata vendosën lule pranë monumentit, duke nderuar kujtimin e të parëve të tyre dhe duke mbajtur gjallë historinë e dhimbshme të Çamerisë.
    Një ndër të ftuarit e nderuar ishte Fadil Nuriu, i cili, si fëmijë, ka pësuar humbjen e familjes në moshën 9-vjeçare. Fadil Nuriu, që sot është 90 vjeç, ka ardhur nga Amerika për të kujtuar genocidin ndaj familjes së tij dhe për të kërkuar drejtësi për çamët.
     
    Fadil Nuriu, Dëshmia e Një Jete të Dhimbshme
     
    Fadil Nuriu ka kujtuar me emocion ngjarjen e tmerrshme të ndodhur në vitin 1944, kur ushtarët grekë dogjën shtëpinë e tij dhe vranë të afërmit e tij. Ai, së bashku me vëllain, mbeti jetim dhe i lënë pas, duke përjetuar tragjedinë e të tjerëve në një mënyrë të paimagjinueshme.
     
    Sinkroni: Fadil Nuriu“Jam 90 vjeç pa gënjeshtra. Kur ra zerva në Greqi, tha që gjithë shqiptarët të hapnin dyqanet dhe të punonin. Pastaj, tha: ‘Cilët janë burrat, i kapni dhe i therrni si këca.’ I kam parë sikur më qenë sot me ju. Nga shtëpia ime pak mendjen lartë, takojmë myftinë e Çamerisë. Pak më lart takoj Xhevitin, djalin e tij, e kapën nga flokët dhe e tërhoqi një ushtar grek. Ai tha, ‘Oh, nena ime,’ e mbaj mend si tani. E vranë, e therrën me thikë, e zhduken. Burrat që kapën i vranë me thikë dhe i zhduken. Këto janë të vërteta. Dy ditë më vonë morën gratë, i mbyllën dhe iu morën vathe e unaza. Nena ime kishte një vajzë në djep, u fut brenda të merrte rrobat e vajzës dhe në 5 minuta e dogjën, vetëm dhembët i mbetën. Pastaj erdhëm në Shqipëri, nena vdiq dhe ne mbetëm dy vëllezër jetim. Kam qenë 8-9 vjeç kur ndodhi kjo ngjarje.”
     
    Hatixhe Rakipi: Një Ditë Kujtimi dhe Kërkese për Drejtësi
     
    Për Hatixhe Rakipin, dita e sotme është një moment i veçantë, jo vetëm për të nderuar të parët e saj, por edhe për të kërkuar të drejtat e mohuara të çamëve. Ajo ka theksuar se kjo ngjarje është një mundësi për të bërë thirrje për drejtësi, një apel që duhet të dëgjohet në të gjitha nivelet.
     
    Sinkroni: Hatixhe Rakipi“Te kujtojmë të parët tanë, sepse në atë mur atje unë kam 12 veta, fëmijë xhaxhallarësh, nga ana e babait, gjyshërve tanë. Kemi ardhur për t’i respektuar, edhe për të kërkuar të drejtat tona të mohuara kudo dhe për të kërkuar të drejtat e atyre njerëzve që na prehen nëpër rrugët e botës, që u janë hedhur kockat në kanale të vendeve këtu dhe ne nuk dimë ku të shkojmë për t’i qarë dhe mblidhemi këtu për njerëzit tanë.”
     
    Politikanët: Thirrje për Kujtim dhe Drejtësi
     
    Në këtë përkujtim, iu bashkuan dhe përfaqësues të politikës. Ardit Bido, deputet i Partisë Socialiste, theksoi se duhet të kujtohen të gjitha viktimat e pafajshme, veçanërisht ato të Çamerisë.
     
    Sinkroni: Ardit Bido“Ne kemi për detyrë të kujtojmë të gjithë viktimat e pafajshme, veçanërisht ato të Çamerisë, sepse secili nga ne mund të kishte qenë në vendin e tyre në atë kohë dhe do të kishte pësuar të njëjtin fat. Duhet ta kremtojmë këtë pjesë të errët të historisë sonë përherë.”
     
    Nga ana tjetër, Dashamir Tahiri ka kritikuar Shpëtim Idrizin për privatizimin e partisë çame dhe ka kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme për çështjen çame.
     
    Sinkroni: Dashamir Tahiri“Ju e dini si ka qenë më parë këtu, është një çështje e vështirë që do kohën e saj dhe do një zgjidhje diplomatike. Bisedimet e dy shteteve duhet të sjellin zgjidhjen e këtij ngërçi, por çamët janë riorganizuar me këtë që patët sot dhe do të rinovohen më mirë, nuk do ta lënë këtë çështje në duar të një njeriu, Shpëtim Idrizi, i cili ka zaptuar si shoqatën, ashtu edhe partinë dhe i ka kaluar në një pronë private. Kjo është partia e çamëve dhe askujt tjetër, ata kanë të drejtë ta rinovojnë dhe ta rikthejnë.”
     
    Monumenti i Viktimave në Xarrë, Një Kujtim i Gjallë
     
    Në Xarrë, ndodhet monumenti i viktimave nga genocidi grek, ku çdo vit qindra çamë mblidhen për të kujtuar të parët e tyre. Ky është një moment i rëndësishëm për ata që vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe për ata që besojnë se kujtimi dhe drejtësia janë të lidhura ngushtësisht.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb