Adriatik BALLA
Mediat italiane shkruajnë se Çesk Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flik te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Mançester Siti, dhe se ai ka pak gjasa të drejtojë një tjetër ekip në Serie A nëse ose kur vendos të largohet nga Komo. Ish-mesfushori i Arsenalit, Barcelonës dhe Çelsit ka bërë një fillim mbresëlënës në jetën si trajner, duke ndihmuar Komon të ngjitej nga Serie B në sezonin 2023-24, megjithëse teknikisht si ndihmës, për shkak se në atë kohë nuk kishte licencat e plota të UEFA-s.
Ai e udhëhoqi Komon drejt një vendi në top 10 në sezonin e tij të parë në Serie A dhe aktualisht po lufton seriozisht për një vend në Europë në sezonin 2025-26, duke qenë në vendin e pestë, katër pikë larg kreut të tabelës, tre pikë nga vendi i tretë dhe një pikë para Juventusit.
CV-ja e tij forcohet edhe më shumë nga eksperiencat si lojtar, duke pasur parasysh që pjesën më të madhe të karrierës e kaloi nën drejtimin e disa prej trajnerëve më të mirë të kësaj gjenerate, si Guardiola, Arsen Venger, Hoze Murinjo dhe Antonio Konte. Për 38-vjeçarin ka pasur tashmë qasje konkrete: Bajer Leverkusen bëri kërkime serioze kur kërkonte një zëvendësues për Ksabi Alonson gjatë verës, ndërsa edhe Inter ka qenë i interesuar ta emëronte spanjollin si pasardhës të Simone Inzagit.
Megjithatë, sipas “Corriere della Sera”, është gjithnjë e më e pamundur që Fabregas të drejtojë një tjetër skuadër në Serie A menjëherë pas përvojës së tij me Komon, pasi ai tashmë po përmendet për disa nga punët më të mëdha në botën e futbollit: ose te Barcelona, ose te Mançester Siti. Ndërkohë, ka zhvillime te Barcelona.
Portieri Mark-Andre ter Shtegen, është rikthyer në stërvitje pas operacionit në shpinë këtë verë. Së shpejti, gardiani gjerman do të jetë në gjendje të konkurrojë me Joan Garcian për vendin e titullarit, pasi iu mohua kjo mundësi gjatë fazës përgatitore. 33-vjeçari ka qenë i qartë se dëshiron të qëndrojë te Barcelona, pavarësisht se mendimi i përgjithshëm është se Garcia do të mbetet portieri i parë edhe pasi ter Shtegen të jetë rikuperuar plotësisht.
Me trajnerin e Gjermanisë, Julian Nagelsman, që ka deklaruar publikisht se ter Shtegen ka nevojë për minuta në fushë për Kupën e Botës, kjo e vendos portierin veteran në një situatë të ndërlikuar. Nëse Garcia mbetet vërtet zgjedhja e parë e Hansi Flik, atëherë ter Stegen mund të ketë nevojë të largohet për të siguruar minuta, me një huazim të mundshëm që po përflitet.
Tag: fabregas
-

Komo e Fabregas kap Interin në rënditje, Getafe tri pikë për …Europën
Janë kthyer ndeshjet e kampionateve elitare në Europë. Këtë të premte Serie A, La Liga, Bundesliga, Ligue 1 por dhe në Eredivisie u zhvilluan përkatësisht nga një takim.
Në Itali, Komo me Mërgim Vojvodën në fushë mundi 2-0 Sasuolon aty ku bën pjesë portieri Aro Muriç duke vijuar me rezultatet surprizuese. Tani ekipi i Fabregas ka arritur në vendin e 6-të me 24 pikë. Vetëm 3 larg kreut që mbahet nga Roma.
La Liga evidentoi fitoren e Getafes 1-0 përballë Elce, në Bundesligë Gladbah- lajpicg 0-0 ndërsa në Ligue 1 Metz u mund nga Renës 0-1. I vetmi takim me 3 gola erdhi nga Holanda teksa Zvolle kaloi 2-1 Herenven. /Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

“Conte, një nga trajnerët më të fiksuar pas taktikës”. Rrëfehet Fabregas: “Kam mbajtur shënime prej tij”
Cili ka qenë trajneri më i përpiktë në aspektin taktik gjatë karrierës së tij si futbollist? Kush i qëndronte më afër në çdo detaj? Cesc Fabregas, aktualisht trajner i Como, ish-mesfushor i Chelsea, Arsenal dhe Barcelona, e tha pa hezitim: “Antonio Conte”. Pjesa më e madhe e trashëgimisë që Fabregas ka marrë nga ish-trajneri i tij te Chelsea lidhet pikërisht me vëmendjen ndaj detajeve të vogla në fushë, që nga pozicionimi deri te mënyra e mbulimit të kundërshtarëve.
“Na bënte të shikonim shumë video, shumë analiza, shumë stërvitje 11 kundër 0, gjithmonë me kujdes për çdo detaj, – kujton Fabregas. – Pa dyshim ishte një nga trajnerët më të ngarkuar me taktikë dhe strukturë”. Spanjolli përmend edhe një shembull konkret nga periudha e përbashkët me Conte (2016–2018), ku së bashku fituan Premier League dhe “FA Cup”: “Punonim shumë me sistemin 3+2, pra me mbrojtje me 5. Me të stërviteshim pafund mbi këtë skemë”.
Fabregas pranon se kjo “mani taktike” e Contes e ka ndikuar edhe në mënyrën si drejton skuadrën e tij sot: “Po, unë marr nga të gjithë. Gjithmonë mbaj shënim gjërat pozitive, por edhe ato që nuk më pëlqenin, që t’i kem parasysh si trajner. Ka ditë që duhet të bësh gjëra që të pëlqejnë, ditë të tjera duhet të bësh ato që nuk të pëlqejnë aq shumë”. Në fund, Fabregas e përmbylli me një kompliment për ish-trajnerin e tij: “Marr shumë gjëra nga të gjithë ish-trajnerët e mi, por Antonio është një nga më të mirët, pa diskutim”. -

Napoli-Como, ose Conte kundër Fabregas: “Dy trajnerë të ndryshëm, por të njëjtë në një gjë”
1 Nëntor 2025
10:32
Alfred Lleshi
Arrigo Sacchi, legjenda e futbollit, komentoi për “Gazzetta dello Sport” ndeshjen Napoli-Como: “Të dyja ekipet luajnë futboll të bukur, agresiv, të guximshëm dhe proaktiv. Sulmojnë me 11 dhe mbrojnë po me 11, duke vlerësuar kolektivin. Krediti është i dy trajnerëve; Antonio Conte dhe Cesc Fabregas. Të ndryshëm në metoda, ndonjëherë edhe në interpretim, por të njëjtë në objektiv; fitore përmes lojës”.
Për Conte: “E njoh prej mbi 30 vitesh, e kam pasur lojtar kur isha trajner kombëtareje. Shkruante gjithçka pas stërvitjeve, kurioz dhe i vendosur. Ka kulturë pune të jashtëzakonshme, arrin më të mirën nga lojtarët. Një mjeshtër, fenomen”.
Për Fabregas: “Nuk e njoh personalisht, por shoh si luan Como. Vjen nga dy shkolla të mëdha; Arsenali dhe Barcelona. Ka mësuar shijen e lojës. Lojtarët e tij dinë gjithmonë çfarë të bëjnë, si të lëvizin dhe të dalin nga situatat e komplikuara. Meritën për rritjen progresive të Como e ka patjetër trajneri”. -

A është De Bruyne si Eriksen apo Fabregas? Conte dhe talenti i pastër nuk shkojnë gjithmonë krah për krah…
29 Shtator 2025
13:48
Alfred Lleshi
Pas humbjes ndaj Milanit, në kampin e Napolit ka ngjallur debat sjellja e Kevin De Bruyne në momentin kur Conte e zëvendësoi me Elmas. Belgu reagoi me një gjest të lehtë të dorës, që menjëherë tërhoqi vëmendje. Deklarata e teknikut salentin e bëri çështjen edhe më të nxehtë: “Shpresoj të ishte i pakënaqur për rezultatin, sepse nëse bëhet fjalë për diçka tjetër, atëherë ka gjetur personin e gabuar”.
Fjalë të forta, që sollën ndër mend precedentët mes Contes dhe lojtarëve të mëdhenj e të talentuar. Rasti i parë i njohur ishte ai i Cesc Fabregas te Chelsea. Spanjolli qëndroi gjatë në pankinë para se marrëdhënia të përmirësohej dhe të sillte sukses. Në Itali, më i freskët është kapitulli me Christian Eriksen tek Interi. Mesfushori danez nuk u bë kurrë pjesë thelbësore e planeve të Contes.
Kulmi u arrit më 21 gusht 2020 në finalen e “Europa League”, kur preferoi Gagliardini titullar dhe e futi Eriksen vetëm në minutën e 78-të. Së fundi, Conte ka pranuar se është bërë më fleksibël taktikisht për t’u përshtatur me lojtarë të cilësisë së lartë. Te Napoli shpresojnë që ky të mos mbetet vetëm një premtim… A do të arrijë De Bruyne të bëhet pika e fortë e Contes, apo historia rrezikon të përsëritet? -

Serie A 2025/26, ja trajnerët e 20 klubeve, 7 të huaj
Në Itali e shohin problem faktin që shtatë klube nisin me trajner jo italian. Ajo bie ndesh me traditën dhe nuk është parë për gati 30 vjet, që nga sezoni 1996/97.
Një temë interesante është duke u diskutuar në ambientet sportive në Itali. Ajo përkon me numrin e lartë të trajnerëve të huaj të cilët kanë zaptuar pankinat e skuadrave të Serie A. Në një këndveshtrim të Sportmediaset Serie A, po flet gjithnjë e më pak italisht.
Prestigjiozja shkruan: Dhe jo vetëm në fushë, ku të huajt përbënin gati 68% të lojtarëve sezonin e kaluar, por tani edhe në stol. Në fillim të sezonit të ardhshëm, shtatë nga 20 trajnerët do të jenë të huaj, një shifër që bie ndesh me traditën dhe nuk është parë për gati 30 vjet, që nga sezoni 1996/97.
Pas vetëm tre të huajve që filluan sezonin e kaluar (Fabregas, Fonseca dhe Runjaic), sezoni i ardhshëm i Serie A është gjithnjë e më i hapur ndaj ideve evropiane. Spanjollët Fabregas dhe Cuesta shkojnë te Como dhe Parma, kroatët Tudor dhe Juric te Juventus dhe Atalanta, Interi po përqendrohet te rumuni Chivu, për të mos përmendur konfirmimet e francezit Vieira te Genoa dhe gjermanit Runjaic në Udinese.
Më poshtë trajnerët e Serie A 2025/26:
Napoli: Konte
Inter: Çivu
Atalanta: Juriç
Juventus: Tudor
Roma: Gasperini
Fiorentina: Pioli
Lacio: Sarri
Milan: Alegri
Bolonja: Italiano
Komo: Fabregas
Torino: Baroni
Udineze: Runjaiç
Xhenova: Viera
Verona: Zaneti
Kaljari: Pizakane
Parma: Kuesta
Leçe: Di Françesko
Sasuolo: Groso
Piza: Xhilardino
Kremoneze: Nikola/Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

E BUJSHME! Como e drejtuar nga Cesc Fabregas e “tepron” me objektivin e madh që ka në merkato
16 Korrik 2025
9:53
Telesport
Pasi siguroi qëndrimin në elitë në Serie A sezonin e kaluar, ku tregoi një futboll shumë të bukur dhe cilësor, Como e drejtuar nga Cesc Fabregas këtë vit ka synimë të tjera. Klub lombard synon të kualifikohet në Kupat e Europës dhe për ta arritur këtë gjë, po bën një merkato mjaft cilësore.
“Calciomercato” ka raportuar së fundmi një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit drejtuesit e Como po punojnë për të rikthyer në Serie A, Cristiano Ronaldo-n. Portugezi rinovoi vetëm pak ditë më parë me Al-Nassr, ku përveçse do jetë futbollisti më i paguar në histori, do ketë edhe një rol të rëndësishëm në vendimarrjet e klubit.
Pavarësisht rinovimit me Al-Nassr, te Como besojnë se Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A, për shkak se projekti i tyre i ri është tejet ambicioz. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga ana e portugezit apo edhe e klubit të Al-Nassr për këtë lajm. -

Cesc Fabregas habit me kërkesën e tij, kërkon të sjellë te Como sulmuesin e njohur spanjoll
20 Qershor 2025
18:28
Telesport
Como ishte padyshim surpriza më e bukur e sezonit të kaluar në Serie A. Ekipi i drejtuar nga Cesc Fabregas që u rendit në mesin e tabelës, tregoi një futboll të bukur dhe cilësor dhe gjithë merita për këtë i takon ish-mesfushorit të Arsenal dhe Barcelonës, Cesc Fabregas, tashmë në rolin e trajnerit, por që zotëron edhe aksione tek ekipi italian.
Drejtuesit e Como-s i kanë vënë në dispozicion Fabregas-it 100 milionë euro, për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm, ku do të synohet kualifikimi për në kupat e Europës. Dëshira e parë e Cesc Fabregas siç raportohet nga gazeta Sport, është të rikthejë për herë të katërt në Serie A, Alvaro Morata-n.
Spanjolli ka veshur më parë dy herë fanellën e Juventusit dhe së fundmi ishte te Milan, ku gjatë merkatos së janarit u huazua te Galatasaray, ku klubi turk gëzon të drejtën e blerjes. Edhe pse situata e tij kontraktuale e lidh atë me ekipin turk deri në janar 2026, interesi i Comos është i fortë dhe gatishmëria e lojtarit do të jetë thelbësore në këtë operacion. Marrëdhënia e mes mes Fabregas dhe Moratës, do të jetë po ashtu vendimtare për rikthimin e spanjollit në Serie A.


