Tag: evropian

  • “Çfarë e duam BE-në ne mor piktor…”/ Rama i përgjigjet komentuesit në “Sy m’Sy”: Pasaporta evropiane nuk duhet për të ikur, të drejtat…

    “Çfarë e duam BE-në ne mor piktor…”/ Rama i përgjigjet komentuesit në “Sy m’Sy”: Pasaporta evropiane nuk duhet për të ikur, të drejtat…

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në rubrikën “Sy m’Sy”.

    Ai ka folur për pasaportën europiane, e cila sipas tij do të bëjë që shqiptarët të kenë dinjitetin e njeriut të lirë.
    “Kur thua mor piktor e thua për të treguar që ke të drejtë, që mendon se nuk të duhet pasaporta europiane e Shqipërisë, meqë sipas teje ne po ikim pa pasaporta, apo…
    Po pasaporta evropiane nuk duhet për të ikur, se për të ikur, ikën e dhe me këtë që kemi. Ke të drejtë, pasaporta evropiane duhet për të fituar më në fund dinjitetin e qytetarit të barabartë evropian, dinjitetin e udhëtarit evropian, që nuk e nxjerrin anash në çdo hyrje të BE për ta pyetur me policë ku po shkon.
    Dinjitetin e studentit evropian, që kudo ku studion në Evropë gëzon të drejta të barabarta me studentet që janë lindur dhe rritur në atë vend të Evropës. Dinjitetin e punëmarrësit evropian, që kudo ku punon gëzon të drejta të barabarta me punëmarrësit të lindur dhe të rritur në atë vend të Evropës.
    Dinjitetin e njeriut të lirë, të barabartë që gëzon çdo të drejtë europiane dhe çdo mundësi të mundësuar nga solidariteti europian, pak janë këto?! Të përçmosh punën e tjetrit është kollaj, po nuk të ndihmon të jetosh më mirë”, tha Rama.

    Top Channel

  • Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, qeveria akordon fond shtesë për organizimin

    Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, qeveria akordon fond shtesë për organizimin

    Shqipëria do të jetë mikpritësja e një prej ngjarjeve më të rëndësishme diplomatike të vitit. Më 16 maj 2025, Tirana do të presë Samitin e Komunitetit Politik Evropian, një forum i nivelit të lartë që pritet të mbledhë liderët e vendeve evropiane për të diskutuar mbi të ardhmen e kontinentit, sfidat e përbashkëta dhe perspektivën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
    Në funksion të organizimit të këtij samiti, Këshilli i Ministrave ka miratuar një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2025 me një shumë totale prej 452.8 milionë lekësh. Sipas vendimit të qeverisë, fondet do t’i shpërndahen Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për përballimin e shpenzimeve të nevojshme për samitin.
    Nga kjo shumë, rreth 92.8 milionë lekë i janë akorduar Ministrisë së Brendshme. Konkretisht, 44.1 milionë lekë do të shkojnë për mbështetjen e Policisë së Shtetit përmes shpenzimeve korrente, ndërsa 48.6 milionë lekë për Gardën e Republikës si investime kapitale. Ndërkohë, pjesa më e madhe e fondit, rreth 360 milionë lekë, i është ndarë Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për të mbuluar kostot logjistike dhe organizative të ngjarjes. Ky financim do të mbulohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit të miratuar për këtë vit.
    Samiti i Komunitetit Politik Evropian konsiderohet një sukses për diplomacinë shqiptare dhe një mundësi e artë për të dëshmuar angazhimin e vendit në forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin drejt integrimit evropian. Organizimi i këtij samiti në Tiranë jo vetëm që i jep Shqipërisë një rol qendror në axhendën evropiane, por edhe përforcon pozicionin e saj si një partner i besueshëm për stabilitetin në rajon.
    Komuniteti Politik Evropian është një iniciativë e propozuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron dhe synon të krijojë një platformë bashkëpunimi e dialogu mes vendeve evropiane për të adresuar çështje të sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të përbashkët. Takimi në Tiranë do të shërbejë si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të këtij bashkëpunimi dhe vënies në pah të rolit të Shqipërisë në sfidat dhe zgjidhjet e kontinentit.
    Vendimi i qeverisë:
    VENDIM
    PËR
    NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2025, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME DHE DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE, PËR PËRBALLIMIN E SHPENZIMEVE TË ORGANIZIMIT TË TAKIMIT TË NIVELIT TË LARTË TË KOMUNITETIT POLITIK EVROPIAN (EPC), TË DATËS 16 MAJ 2025
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të  ligjit nr.9936/2016, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,  dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:

    Në buxhetin e miratuar për vitin 2025, për përballimin e shpenzimeve të organizimit të Takimit të Nivelit të Lartë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që do të organizohet në Tiranë, në datën 16 maj 2025, bëhet shtesë fondi, si më poshtë vijon:
    a) Ministrisë së Brendshme, fondi prej 92 828 000 (nëntëdhjetë e dy milionë e tetëqind e njëzet e tetë mijë) lekësh, i ndarë:
    Për programin “Policia e Shtetit”, në zërin “Shpenzime korrente”, fondi prej 44 168 000 (dyzet e katër milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekësh;
    Për programin “Garda e Republikës”, në zërin “Shpenzime kapitale”, fondi prej 48 660 000 (dyzet e tetë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekësh.
    b) Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, fondi prej 360 045 000 (treqind e gjashtëdhjetë milionë e dyzet e pesë mijë) lekësh.
    Efekti financiar, prej 452 873 000 (katërqind e pesëdhjetë e dy milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e tre mijë) lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2025.
    Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

  • “Kërkojmë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”/ Deputeti i PS, Gogu: Objektivi ynë 20 mandate

    “Kërkojmë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”/ Deputeti i PS, Gogu: Objektivi ynë 20 mandate

    Deputeti socialist Toni Gogu tregoi organizimin e fushatës për të fituar zgjedhjet e 11 majit. Në një intervistë televizive, Deputeti Gogu tha se Partia Socialiste ka si objektiv 20 mandate në qarkun e Tiranës. Sa i përket mungesës së Veliajt në fushatë, deputeti socialist nënvizoi se PS ka rigjetur forcat për të vazhduar garën.
    Intervista e plotë:
    Ju ndodheni në pjesën e hapur të listës së Partisë Socialiste, në një garë të fortë për të marrë mandatin. Si e keni organizuar fushatën për ta arritur këtë qëllim?
    Gogu: Me gjithë socialistët do të bëjmë fitoren e radhës së Ramës dhe PS-së. Kërkojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe kërkojnë të shohin fshatin evropian këtu në Pezë, Vaqarr, Ndroq e besoj në gjithë Shqipërinë.
    Ku dalloni ju nga kandidatët e tjerë që do t’ju sillte më shumë vota?
    Gogu: Unë mund të them që këtu kam jetuar kaq shumë kohë, kam qenë një nga shumë kolegët socialistë që kam kontribuar në debatet parlamentare apo në punën e komisioneve parlamentare, qoftë ato të posaçme, qoftë ato hetimore, etj. Besoj se kam shërbyer, por kjo nuk do të thotë që më bën mua ndryshe nga kolegët e tjerë që po garojnë.
    Sa ju dëmton fakti që kryebashkiaku Veliaj i mungon fushatës së 11 majit?
    Gogu: Unë besoj se PS ka rigjetur forcat për të vazhduar garën. Patjetër që miqtë edhe shokët tanë, që kanë kontribuar tek të gjitha fushatat socialiste, e sot nuk janë me ne, patjetër që fmungesa e tyre ndihet nga të gjithë ne. Tani fokusi ynë është për të fituar zgjedhjet e 11 majit.
    Sa mandate synoni të merrni në Tiranë?
    Gogu: Drejtuesi politik vendos objektiva, por unë mund të them që jo vetëm mbrojmë 18 mandatet, por jam i bindur që mandati i 19 është mëse i natyrshëm për PS dhe 20 është objektivi ynë.
    Si e vlerësoni ju rivalin tuaj politik, Partinë Demokratike, në fushatën e saj?
    Gogu: E para është të vijnë në terren. Nuk e dimë ku janë. A janë akoma duke u marrë me njerëzit e tyre atje brenda, se në terren nuk janë.

  • Ambasadori Gonzato vlerëson Shqipërinë: Ka ecur përpara me integrimin evropian, shoqëria civile rol të rëndësishëm në këtë proces

    Ambasadori Gonzato vlerëson Shqipërinë: Ka ecur përpara me integrimin evropian, shoqëria civile rol të rëndësishëm në këtë proces

    Po mbahet sot takimi inagurues i Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE, një hap i rëndësishëm ky në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.
    Ky takim mbledh së bashku përfaqësues të punëdhënësve, punëmarrësve dhe shoqërisë civile për të forcuar dialogun social dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së. I pranishëm në takim është edhe kryeministri i vendit Edi Rama.Lexo edhe :Related Posts
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato vlerësoi punën që ka bërë Shqipëria në rrugën e Bashkimit Evropian dhe theksoi rëndësinë që ka shoqëria civile në këtë proces.

    Ambasadori Gonazto: Shqipëria ka ecur përpara me integrimin evropian. I gjithe ky proces përfshin të gjithë shoqërinë, nuk mund të lihet vetëm për qeverinë dhe Kuvendin. Organizatat e shoqërisë civile duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces. Të ecësh përpara me anëtarësimin në BE kërkon angazhim politik, mbështetjen e qytetarëve dhe përfshirje të shoqërive civile. Organizatat e shoqërisë civile, partnerët socialë, sindikata,…cili është kontributi që mund të japë shoqëria civile në këtë proces.
    Një shoqëri civile aktive është jetike që qytetarët të kenë ndikimin e duhur dhe të marrin të mirat e reformave. Shoqëritë civile duhet të luajnë një rol proaktiv.  Roli i shoqërisë civile luan një rol të rëndësishëm në sistemin e kontrollit dhe ekuilibrave. Prandaj në kontekstin e anëtarësimit pjesëmarrja e shoqërisë civile në vendimmarrje është shumë e rëndësishme. Kam besim që komiteti i përbashëkt konsultativ do të japë kontributin e vet për një proces negociatash më gjithëpërfshirëse dhe transparente si dhe një bashkëpunim më të plotë dhe të shëndetshëm ndërmjet autoriteve dhe shoqërisë civile për reformat që ka përpara Shqipëria./vizionplus.tv 

  • Tarifat e vendosura nga Trump ndaj Europës, vjen reagimi i parë i Melonit

    Tarifat e vendosura nga Trump ndaj Europës, vjen reagimi i parë i Melonit

    Sipas mediave të huaja, Qeveria italiane tha se Meloni anuloi angazhimet e saj për atë ditë, në mënyrë që ajo të mund të përqëndrohet në veprimet e vendit të saj në përgjigje të njoftimit të Trump.
    Meloni, e cila është një aleate e ngushtë e Trump, e përshkroi tarifën 20% ndaj Bashkimit Evropian si “jo në interes të asnjërës palë”.
    “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të punuar drejt një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, me qëllimin për të shmangur një luftë tregtare që në mënyrë të pashmangshme do të dobësonte Perëndimin në favor të lojtarëve të tjerë globalë,” tha ajo, shkruan A2 CNN.
    Më herët këtë mëngjes, raportuam se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE po përgatit kundërmasa ndaj tarifave të Trump.

  • Trump i vendos tarifa botës, presidenti amerikan shpall “luftë tregtare”: Jemi grabitur, por nuk do të ndodhë më

    Trump i vendos tarifa botës, presidenti amerikan shpall “luftë tregtare”: Jemi grabitur, por nuk do të ndodhë më

    President i SHBA-ve Donald Trump ka vendosur të tjera tarifa për të gjitha mallrat qe hyjnë në SHBA.

    Pavarësisht se vendimi i tij parashikon një taksë bazë  prej 10% për të gjitha importet, do të ketë ndryshime për 60  vende të cilat Shtëpia e Bardhë i ka cilësuar si shkelësit më të mëdhenj.

    Lexo edhe :

    Related Posts

    Ndaj mallrave të importuara nga  vendi ynë dhe Kosova, kreu i Shtëpisë së Bardhë vendosi një taksë prej 10%.

    Sakaq ndaj atyre nga Serbia 37%, Bosnja Hercegovina 35% dhe Maqedonia e Veriut 33%.

    Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ndaj importeve nga Kina do vendoset tarifë prej 34 për qind, ndaj atyre nga Bashkimi Evropian 20 për qind, Korea e Jugut 25 për qind dhe Japonia 24 për qind.

    “Bashkimi Evropian, ata janë tregtarë shumë të ashpër.  Ju mendoni për bashkimin Evropian  se janë shumë miqësorë. Ata na shqyejnë. Është shumë e trishtueshme ta shohësh. Pra, nëse e shikoni  këtë kolonë,  Kina  67 për qind. Këto janë tarifat që i ngarkohen SHBA-së, duke përfshirë manipulimin e monedhës dhe barrierat tregtare. Kështu që ne do të vendosim një  tarifë prej 34 për qind”, tha Trump.

    Trump shpalli emergjencë ekonomike kombëtare për t’i zbatuar tarifat, të cilat pritet të prodhojnë qindra miliarda dollarë të ardhura vjetore.

    Ai ka premtuar se vendet e punës në fabrika do të kthehen në Shtetet e Bashkuara si rrjedhojë e këtij vendimi, por politikat e tij rrezikojnë ngadalësim të papritur ekonomik pasi konsumatorët dhe bizneset mund të përballen me rritje të mëdha të çmimeve për automjetet, rrobat dhe mallra të tjera.

    Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë u thanë gazetarëve se tarifa bazë prej 10% do të hyjë në fuqi më 5 prill, ndërsa tarifat reciproke do të hyjnë në fuqi pas një jave, më 9 prill.

    Kjo shënon ndryshimin  më të madh në rendin  e tregtisë ndërkombëtare  që nga pasojat e Luftës së dytë.

    “Taksapaguesit janë grabitur për më shumë se 50 vjet. Por, kjo nuk do të ndodhë më”./vizionplus.tv

  • “Shqipëria 2030 në BE”, Rama: Bashkimi Evropian krijesë e jashtëzakonshme politike, na duhet anëtarësimi me çdo kusht dhe çdo çmim

    “Shqipëria 2030 në BE”, Rama: Bashkimi Evropian krijesë e jashtëzakonshme politike, na duhet anëtarësimi me çdo kusht dhe çdo çmim

    Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Ruga e Reformave”.
    Rama, gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë që ka integrimi i vendit në Bllok, pasi sipas tij BE është një perimetër sigurie dhe një domosdoshmëri për të garantuar lirinë individuale dhe sigurinë para ligjit.
    Rama: Bashkimi Evropian është një perimetër sigurie brenda të cilit vendet dhe popujt që e përbëjnë ndihen dhe duan të mbeten të pakërcënuar në të gjitha ato që kanë arritur dhe mbi të gjitha në lirinë e tyre individuale dhe në barazinë e tyre para ligjit. BE është një krijesë e jashtëzakonshme politike. Për ne shqiptarët ka qenë më e thjeshtë dhe mbetet më e thjeshtë pse-ja e domosdoshmërisë së të qenit anëtare të BE-së. Për ne të qenit anëtar të BE-së është të qenit përfundimisht të lirë nga historia jonë, nga hija e historisë sonë dhe të qenit të sigurt se liria jonë individuale dhe barazia para ligjit nuk do të jenë më një atribut i lëvizshëm në varësi nga kush qeveris këtu në Shqipëri.

    Rama vlerësoi punën e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Objekti kryesor i Komisionit Antikorrupsion, që nga krijimi në maj të vitit të kaluar, ka qenë skanimi dhe reformimi i luftës ndaj korrupsionit dhe sundimi i ligjit në funksion të integrimit evropian të vendit.
    Rama: Që në 27 maj kur komisioni ka nisur punën ne sot jemi në një nivel tjetër. Kemi hapur dy grup-kapituj të negociatave, kemi ambicien të hapim të tjerë në vijim dhe jemi pozicionuar më mirë se asnjëherë në të gjitha renditjet evropiane në fushën e mirëqeverisjes. Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim në një pikë, konsolidimi i domosdoshëm i gjithçkaje që është në proces sepse gjithçka është ende e brishtë. Është ende vulnerabël dhe për këtë arsye nga duhet BE-ja. Me çdo kusht dhe me çdo çmim. Na duhet BE-ja, na duhet të hyjmë në atë derë që është hapur, është hapur me premisën që deri në fund të 2027 ne mund të mbyllim engociatat si një vullnet i dyanshëm dhe një derë që mund të mbyllet nëse ne nuk jemi të shpejtë për ta shfrytëzuar hapësirën e kohës që kemi në dispozicion. Historia tregon që ajo derë hapet dhe ajo derë mbyllet. Fatet e vendeve që duan të hyjnë në atë derë dhe të vendeve që janë pas asaj dere jo gjithmonë përputhen. Prandaj ne jemi shumë të bindur që ky komision, puna e të cilit do të vijojë edhe në legjislaturën e ardhshme do të mundësojë hyrjen në atë derë dhe qëndrimin aty./vizionplus.tv 

  • Reagimi i ashpër ndaj bombës së sapohedhur ekonomike nga SHBA

    Reagimi i ashpër ndaj bombës së sapohedhur ekonomike nga SHBA

    Tarifat amerikane janë “një goditje e rëndë” për ekonominë botërore dhe Bashkimi Evropian po përgatit kundërmasa nëse negociatat dështojnë, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
    “Ne po finalizojmë tashmë paketën e parë të kundërmasave në përgjigje të tarifave të çelikut,” tha ajo në një deklaratë të lexuar në Samarkand, Uzbekistan, përpara një samiti të partneritetit BE-Azinë Qendrore.
    “Ne po përgatisim kundërmasa të reja për të mbrojtur interesat tona dhe kompanitë tona, nëse negociatat dështojnë“, përfundoi ajo.
    Von der Leyen thotë se pasojat e tarifave amerikane do të jenë “të mëdha”.
    “Ekonomia globale do të pësojë dëme të mëdha, pasiguria do të rritet dhe proteksionizmi i mëtejshëm do të inkurajohet. Pasojat do të jenë të tmerrshme për miliona njerëz në mbarë botën, veçanërisht për vendet më të cenueshme që tani janë subjekt i tarifave më të larta të SHBA”, tha von der Leyen.
    “Të gjithë do të vuajnë”
    Në një konferencë për shtyp, ajo shtoi se të gjitha kompanitë “të mëdha dhe të vogla” do të vuajnë “që nga dita e parë”, të prekura nga ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit, pasiguria më e madhe dhe “burokracia e rëndë”.
    “Kostoja e të bërit biznes me Shtetet e Bashkuara do të rritet në mënyrë dramatike,” tha ajo.
    “Për më tepër, duket se nuk ka rregull në këtë rrëmujë. Nuk ka asnjë rrugë të qartë përmes kompleksitetit dhe kaosit që prek të gjithë partnerët tregtarë të SHBA,” vuri në dukje von der Leyen.
    Kujtojmë, Trump njoftoi një tarifë minimale prej 10% për shumicën e mallrave të importuara në Shtetet e Bashkuara, me një normë më të lartë prej 20% për Bashkimin Evropian, duke intensifikuar më tej luftën tregtare globale që kërcënon të rrisë inflacionin dhe të ngadalësojë rritjen ekonomike në SHBA dhe në mbarë botën. /tesheshi.com/

  • Kallas për REL-in: Dialogu Kosovë–Serbi ka ngecur, po shqyrtojmë mjete të tjera për normalizim

    Kallas për REL-in: Dialogu Kosovë–Serbi ka ngecur, po shqyrtojmë mjete të tjera për normalizim

    Kaja Kallas

    BRUKSEL- Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër, ka thënë shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
    “Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm në ditët në vijim”, tha Kallas, e cila pritet ta vizitojë Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme.
    Kallas foli, po ashtu, për ndikimin e mundshëm të luftës tregtare mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mundësinë e një armëpushimi në Ukrainë, duke theksuar nevojën për përfshirjen e Evropës në çdo negociatë për këtë çështje.
    Radio Evropa e Lirë: Sot hyjnë në fuqi tarifat e reja [të Shteteve të Bashkuara të Amerikës] prej 25 për qind për automjetet. Si do të përgjigjet Bashkimi Evropian dhe çfarë mendoni se tregon kjo për marrëdhëniet transatlantike?
    Kaja Kallas: Deri tani, njerëzit tanë të tregtisë po bashkëveprojnë me amerikanët, kështu që nuk e dinë saktësisht se çfarë po vjen. Ka deklarata që i shohim, por cilat janë veprimet reale? Nëse vjen një veprim i tillë, edhe ne kemi një plan të gatshëm, por ajo që dua të theksoj është se nuk ka fitues në luftërat tregtare. Në fund, çmimet rriten dhe konsumatorët paguajnë më shumë për këto produkte, dhe ky nuk është veprim i mençur. Prandaj, ende shpresoj që nuk do të fillojmë këtë luftë tregtare.
    Radio Evropa e Lirë: [Presidenti i Finlandës], Alexander Stubb, kur ishte në Amerikë së voni, foli për një armëpushim të mundshëm të plotë në luftë [mes Ukrainës dhe Rusisë] më 20 prill. A mendoni se kjo është e realizueshme?
    Kaja Kallas: Deri tani, Ukraina ka rënë dakord për një armëpushim që para tre javësh, dhe nuk kemi parë asnjë shenjë pozitive nga Rusia. Ata thjesht po luajnë lojëra. Mendoj se do të ishte shumë mirë t’u vihet një afat i qartë se deri kur duhet të përgjigjen, të tregojnë qëndrimin e tyre dhe të shfaqin vullnet të mirë se duan paqe. Është e qartë që ukrainasit e duan atë.
    Radio Evropa e Lirë: [Kirill] Dmitriev, një nga negociatorët e Kremlinit, pritet ta vizitojë Uashingtonin së shpejti. A do të dëshironit të flisnit me të? A mendoni se BE-ja duhet të negociojë me të?
    Kaja Kallas: Për Ukrainën, Ukraina duhet të negociojë me Rusinë. Kjo nuk mund të bëhet nga askush tjetër, sepse bëhet fjalë për Ukrainën dhe nuk mund të bëhet pa Ukrainën. Mendoj se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kur bëhet fjalë për sigurinë evropiane, sigurisht që duhet të diskutojmë mes nesh dhe me aleatët tanë për mënyrën se si ta rregullojmë këtë çështje.
    Radio Evropa e Lirë: Por, a është BE-ja apo ndonjë vend evropian i gatshëm të diskutojë drejtpërdrejt me Moskën?
    Kaja Kallas: Kur bëhet fjalë për negociatat reale që lidhen me Evropën, mendoj se është e rëndësishme të kemi parasysh se Rusia nuk duhet të ketë ndikim mbi mënyrën se si ne organizojmë sigurinë tonë, sepse Evropa nuk po e sulmon Rusinë. Përkundrazi, Rusia ka sulmuar fqinjët e saj, prandaj ne po diskutojmë rreth aranzhimeve tona të sigurisë. Megjithatë, sa i përket negociatave për Ukrainën, është e qartë se Evropa duhet të jetë pjesë e tryezës, sepse rezultati i tyre na prek edhe neve. Dhe, çdo marrëveshje nuk mund të funksionojë pa zbatimin e saj nga ana e evropianëve.
    Radio Evropa e Lirë: Pra, a do të flisni për këtë me [sekretarin amerikan të Shtetit, Marco] Rubio, kur ai të jetë në Bruksel ditët në vijim?
    Kaja Kallas: Ne kemi folur për këtë edhe më parë, kur kishim takimet në kuadër të G7-tës në Kanada, dhe padyshim që do të flasim për këtë sërish. Është shumë e qartë se çfarë ka BE-ja në dorë – sanksionet janë vendosur nga Bashkimi Evropian, kemi misionin e trajnimit për ushtarët ukrainas, misionin civil në Ukrainë dhe gjithashtu procesin e zgjerimit të BE-së, që përfshin Ukrainën.
    Radio Evropa e Lirë: Si e shihni vizitën e [kryeministrit izraelit, Benjamin] Netanyahu, në Hungari, një shtet anëtar i BE-së? A jeni të shqetësuar se ndoshta persona të tjerë të kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale mund të vijnë në BE? Sidomos udhëheqja ruse.
    Kaja Kallas: Shtetet anëtare janë palë të Konventës së Romës, që ka të bëjë me Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Prandaj, u takon shteteve anëtare që të zbatojnë vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe detyrimet që kanë marrë përsipër. Është e qartë se është e rëndësishme të ruhet besueshmëria e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, dhe Bashkimi Evropian e mbështet këtë gjykatë në çdo mënyrë të mundshme.
    Radio Evropa e Lirë: Pra, nuk mund të përjashtohet mundësia që [presidenti rus, Vladimir] Putin të vizitojë një shtet anëtar të BE-së së shpejti, nëse BE-ja nuk zbaton konventën?
    Kaja Kallas: BE-ja e zbaton, por problemi është se BE-ja nuk është anëtare e konventës, janë shtetet anëtare. Prandaj, shtetet anëtare duhet ta zbatojnë atë – nëse një person hyn në territorin e tyre, ata duhet t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
    Dialogu Kosovë–Serbi
    Radio Evropa e Lirë: Javën tjetër do të vizitoni Ballkanin Perëndimor. Çfarë mendoni për protestat që po shohim aktualisht në Serbi? A jeni të gatshëm të organizoni së shpejti një takim të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë?
    Kaja Kallas: Sa i përket protestave, kjo është demokracia – ndodh edhe në vendet anëtare të BE-së që njerëzit të lodhen nga qeveritë dhe të protestojnë. Kjo tregon se demokracia po funksionon. Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ose dialogun Beograd-Prishtinë, unë kam emëruar një Përfaqësues të Posaçëm, me të cilin do të ulem për të parë të ardhmen. Ajo që na intereson është normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Qoftë përmes këtij dialogu, apo ndonjë instrumenti tjetër, ne do të mbledhim ide dhe do të dalim me një propozim.
    Radio Evropa e Lirë: Pra, a mund të jetë diçka tjetër, përveç dialogut?
    Kaja Kallas: Duket se dialogu ka ngecur pak, sepse palët vetëm po ankohen për njëra-tjetrën. Mendoj se duhet ta mbajmë qëllimin përfundimtar në mendje – normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, në mënyrë që të mund të ecin përpara në rrugën evropiane. Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm në ditët në vijim.
    Radio Evropa e Lirë: Dhe, për fund, lidhur me Gjeorgjinë, si i vlerësoni ndryshimet në Ligjin për agjentët e huaj dhe Ligjin për transmetimin? A ka ende BE-ja ndonjë ndikim mbi Gjeorgjinë?
    Kaja Kallas: Situata atje është jashtëzakonisht e vështirë. Dimë që shumica e popullit gjeorgjian mbështet fuqimisht Bashkimin Evropian, dhe dëshiron që Gjeorgjia t’i bashkohet BE-së. Por, kjo nuk është rruga që ka zgjedhur qeveria. Pyetja për ne është: çfarë mund të bëjmë realisht për ta ndihmuar? Kemi ridrejtuar fondet nga qeveria tek organizatat joqeveritare dhe shoqëria civile, për t’iu ndihmuar që të vazhdojnë rrugën evropiane.
    Radio Evropa e Lirë: Por, a ka diçka më konkrete ndaj qeverisë? Sanksionet nuk funksionuan, a ka diçka tjetër?
    Kaja Kallas: Ne duhet të kemi marrëveshje në mes të 27 vendeve anëtare. Dhe, ky është problemi këtu. Prandaj, ne ende po punojmë për opsionet që mund të kemi. Kemi vendosur kërkesën për viza për pasaportat diplomatike, por vazhdimisht po diskutojmë se çfarë tjetër mund të bëjmë./REL

  • Bashkimi Evropian: Dialogu Kosovë–Serbi ka ngecur

    Bashkimi Evropian: Dialogu Kosovë–Serbi ka ngecur

    Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër, ka thënë shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
    “Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm në ditët në vijim”, tha Kallas, e cila pritet ta vizitojë Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme.
    Kallas foli, po ashtu, për ndikimin e mundshëm të luftës tregtare mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mundësinë e një armëpushimi në Ukrainë, duke theksuar nevojën për përfshirjen e Evropës në çdo negociatë për këtë çështje.
    Radio Evropa e Lirë: Sot hyjnë në fuqi tarifat e reja [të Shteteve të Bashkuara të Amerikës] prej 25 për qind për automjetet. Si do të përgjigjet Bashkimi Evropian dhe çfarë mendoni se tregon kjo për marrëdhëniet transatlantike?
    Kaja Kallas: Deri tani, njerëzit tanë të tregtisë po bashkëveprojnë me amerikanët, kështu që nuk e dinë saktësisht se çfarë po vjen. Ka deklarata që i shohim, por cilat janë veprimet reale? Nëse vjen një veprim i tillë, edhe ne kemi një plan të gatshëm, por ajo që dua të theksoj është se nuk ka fitues në luftërat tregtare.
    Në fund, çmimet rriten dhe konsumatorët paguajnë më shumë për këto produkte, dhe ky nuk është veprim i mençur. Prandaj, ende shpresoj që nuk do të fillojmë këtë luftë tregtare.
    Radio Evropa e Lirë: [Presidenti i Finlandës], Alexander Stubb, kur ishte në Amerikë së voni, foli për një armëpushim të mundshëm të plotë në luftë [mes Ukrainës dhe Rusisë] më 20 prill. A mendoni se kjo është e realizueshme?
    Kaja Kallas: Deri tani, Ukraina ka rënë dakord për një armëpushim që para tre javësh, dhe nuk kemi parë asnjë shenjë pozitive nga Rusia. Ata thjesht po luajnë lojëra.
    Mendoj se do të ishte shumë mirë t’u vihet një afat i qartë se deri kur duhet të përgjigjen, të tregojnë qëndrimin e tyre dhe të shfaqin vullnet të mirë se duan paqe.
    Është e qartë që ukrainasit e duan atë.
    Radio Evropa e Lirë: [Kirill] Dmitriev, një nga negociatorët e Kremlinit, pritet ta vizitojë Uashingtonin së shpejti. A do të dëshironit të flisnit me të? A mendoni se BE-ja duhet të negociojë me të?
    Kaja Kallas: Për Ukrainën, Ukraina duhet të negociojë me Rusinë. Kjo nuk mund të bëhet nga askush tjetër, sepse bëhet fjalë për Ukrainën dhe nuk mund të bëhet pa Ukrainën.
    Mendoj se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kur bëhet fjalë për sigurinë evropiane, sigurisht që duhet të diskutojmë mes nesh dhe me aleatët tanë për mënyrën se si ta rregullojmë këtë çështje.
    Radio Evropa e Lirë: Por, a është BE-ja apo ndonjë vend evropian i gatshëm të diskutojë drejtpërdrejt me Moskën?
    Kaja Kallas: Kur bëhet fjalë për negociatat reale që lidhen me Evropën, mendoj se është e rëndësishme të kemi parasysh se Rusia nuk duhet të ketë ndikim mbi mënyrën se si ne organizojmë sigurinë tonë, sepse Evropa nuk po e sulmon Rusinë. Përkundrazi, Rusia ka sulmuar fqinjët e saj, prandaj ne po diskutojmë rreth aranzhimeve tona të sigurisë.
    Megjithatë, sa i përket negociatave për Ukrainën, është e qartë se Evropa duhet të jetë pjesë e tryezës, sepse rezultati i tyre na prek edhe neve. Dhe, çdo marrëveshje nuk mund të funksionojë pa zbatimin e saj nga ana e evropianëve.
    Radio Evropa e Lirë: Pra, a do të flisni për këtë me [sekretarin amerikan të Shtetit, Marco] Rubio, kur ai të jetë në Bruksel ditët në vijim?
    Kaja Kallas: Ne kemi folur për këtë edhe më parë, kur kishim takimet në kuadër të G7-tës në Kanada, dhe padyshim që do të flasim për këtë sërish. Është shumë e qartë se çfarë ka BE-ja në dorë – sanksionet janë vendosur nga Bashkimi Evropian, kemi misionin e trajnimit për ushtarët ukrainas, misionin civil në Ukrainë dhe gjithashtu procesin e zgjerimit të BE-së, që përfshin Ukrainën.
    Radio Evropa e Lirë: Si e shihni vizitën e [kryeministrit izraelit, Benjamin] Netanyahu, në Hungari, një shtet anëtar i BE-së? A jeni të shqetësuar se ndoshta persona të tjerë të kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale mund të vijnë në BE? Sidomos udhëheqja ruse.
    Kaja Kallas: Shtetet anëtare janë palë të Konventës së Romës, që ka të bëjë me Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Prandaj, u takon shteteve anëtare që të zbatojnë vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe detyrimet që kanë marrë përsipër. Është e qartë se është e rëndësishme të ruhet besueshmëria e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, dhe Bashkimi Evropian e mbështet këtë gjykatë në çdo mënyrë të mundshme.
    Radio Evropa e Lirë: Pra, nuk mund të përjashtohet mundësia që [presidenti rus, Vladimir] Putin të vizitojë një shtet anëtar të BE-së së shpejti, nëse BE-ja nuk zbaton konventën?
    Kaja Kallas: BE-ja e zbaton, por problemi është se BE-ja nuk është anëtare e konventës, janë shtetet anëtare. Prandaj, shtetet anëtare duhet ta zbatojnë atë – nëse një person hyn në territorin e tyre, ata duhet t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
    Dialogu Kosovë–Serbi
    Radio Evropa e Lirë: Javën tjetër do të vizitoni Ballkanin Perëndimor. Çfarë mendoni për protestat që po shohim aktualisht në Serbi? A jeni të gatshëm të organizoni së shpejti një takim të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë?
    Kaja Kallas: Sa i përket protestave, kjo është demokracia – ndodh edhe në vendet anëtare të BE-së që njerëzit të lodhen nga qeveritë dhe të protestojnë. Kjo tregon se demokracia po funksionon.
    Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ose dialogun Beograd-Prishtinë, unë kam emëruar një Përfaqësues të Posaçëm, me të cilin do të ulem për të parë të ardhmen. Ajo që na intereson është normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Qoftë përmes këtij dialogu, apo ndonjë instrumenti tjetër, ne do të mbledhim ide dhe do të dalim me një propozim.
    Radio Evropa e Lirë: Pra, a mund të jetë diçka tjetër, përveç dialogut?
    Kaja Kallas: Duket se dialogu ka ngecur pak, sepse palët vetëm po ankohen për njëra-tjetrën. Mendoj se duhet ta mbajmë qëllimin përfundimtar në mendje – normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, në mënyrë që të mund të ecin përpara në rrugën evropiane.
    Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm në ditët në vijim.
    Radio Evropa e Lirë: Dhe, për fund, lidhur me Gjeorgjinë, si i vlerësoni ndryshimet në Ligjin për agjentët e huaj dhe Ligjin për transmetimin? A ka ende BE-ja ndonjë ndikim mbi Gjeorgjinë?
    Kaja Kallas: Situata atje është jashtëzakonisht e vështirë. Dimë që shumica e popullit gjeorgjian mbështet fuqimisht Bashkimin Evropian, dhe dëshiron që Gjeorgjia t’i bashkohet BE-së.
    Por, kjo nuk është rruga që ka zgjedhur qeveria. Pyetja për ne është: çfarë mund të bëjmë realisht për ta ndihmuar? Kemi ridrejtuar fondet nga qeveria tek organizatat joqeveritare dhe shoqëria civile, për t’iu ndihmuar që të vazhdojnë rrugën evropiane.
    Radio Evropa e Lirë: Por, a ka diçka më konkrete ndaj qeverisë? Sanksionet nuk funksionuan, a ka diçka tjetër?
    Kaja Kallas: Ne duhet të kemi marrëveshje në mes të 27 vendeve anëtare. Dhe, ky është problemi këtu. Prandaj, ne ende po punojmë për opsionet që mund të kemi. Kemi vendosur kërkesën për viza për pasaportat diplomatike, por vazhdimisht po diskutojmë se çfarë tjetër mund të bëjmë./REL