Tag: evropës

  • Veteranët e UÇK protestë përpara Këshillit të Evropës në Strasburg, zbulohet data

    Veteranët e UÇK protestë përpara Këshillit të Evropës në Strasburg, zbulohet data

    Organizatat e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë njoftuar se më 16 nëntor do të zhvillojnë një protestë para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.
    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, bëri të ditur se protesta do të nisë në orën 13:00.
    “Shoqatat e dala nga lufta kanë vendosur që protesta e radhës të organizohet më 16 nëntor, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg”, deklaroi Gucati gjatë një konference për media.
    Ky do të jetë tubimi i tretë i këtij lloji në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare. Më 17 tetor, në Tiranë u mbajt një protestë e madhe ku mijëra qytetarë kërkuan drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së, ndërsa një demonstratë e ngjashme ishte zhvilluar edhe në Hagë më 14 shtator.
    Aktualisht, në Dhomat e Specializuara në Hagë po vijon procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Të katërt janë akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza të cilat i kanë mohuar në tërësi.

  • Një kujtesë Albin Kurtit

    Një kujtesë Albin Kurtit

    Pasditen e 17 tetorit një protestë për liderët e UÇK-së zhvillohet në Tiranë.
    E ideuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo ka për synim të shndërrohet në një thirrje të përbashkët gjithëkombëtare për të kundërshtuar procesin e padrejtë gjyqësor në Hagë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
    Vetë organizatorët, të cilët zgjodhën zemrën e shqiptarisë, Tiranën, për këtë protestë paqësore, kanë kërkuar përtej qytetarëve, edhe mbështetjen e partive të çdo spektri politik në pjesëmarrje.

    Diçka që qartazi, një forcë në Kosovë e ka kundërshtuar!

    Lëvizja Vetëvendosje, befasisht dhe jo, doli me deklaratë të mërkurën e 15 tetorit në mbrëmje: Kryeministri shqiptar Edi Rama duhet të tregojë reflektim për Gjykatën Speciale sipas tyre dhe të ngrejë zërin në organe të larta si Këshilli i Evropës dhe OKB-ja për këtë çështje, e jo të organizojë protesta në Tiranë.

    Kush e njeh sado pak politikën në trevat shqiptare, e kupton se këto fjalë nuk janë të LVV-së, por të njeriut që e drejton dhe pa të cilin uniformiteti i këtij formacioni politik nuk do të kishte kuptim: Albin Kurtit.

    Ndaj, mbi këtë premisë, një kujtesë…
    Periudha do të ishte e ngjashme, thuajse ekzaktësisht tre vjet më parë, më 12 tetor. Edi Rama doli në foltoren e Këshillit të Evropës dhe mbajti një fjalim të gjatë një orë.
    Ai nuk foli për asgjë tjetër veç Kosovës dhe posaçërisht për Gjykatën Speciale, duke bërë një retrospektivë shteruese të gjithë fakteve historike që flasin për rezistencën ikonike të popullit të Kosovës përmes UÇK-së në luftën për liri. Një leksion i hapur në sytë e bashkësisë evropiane mbi paradoksin e Speciales, bazuar në raportin e Dick Martyt dhe një ballafaqim me historinë e vetë KiE-së dhe Evropës përmes shembujve.
    Ai rrezikoi edhe vetë statusin e tij për ta bërë këtë akt, ku u kërkoi me ngulm edhe njohjen e pakushtëzuar të Kosovës, siç ka bërë gjithnjë. Aq sa përfaqësues të KiE-së, për shkak të gjithë atij fjalimi, refuzuan të merrnin pjesë në një darkë me të. Vetë Rama do të thoshte se u kishte rënë ai fjalim si “rrufe në qiell të hapur”.
    Por, kjo nuk e ndaloi të vijonte.
    Dy ditë më pas, përmes një publikimi në media sociale, riktheu në vëmendje kujtesën historike, atë çfarë politikanëve të tjerë – përfshi Kurtin – ose u mungon, ose e pështjellojnë vetë të duket si e tillë.

    Ai rikujtoi se si delegacioni shqiptar në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit, kur rezoluta pro raportit të Dick Martyt u votua dhe dy anëtarët e vetëm të delegacionit shqiptar kundër tij, ishin deputeti socialist, Damian Gjiknuri dhe ai i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Pra, nga radhët e PS-së, ai raport nuk është votuar.
    Ashtu si më pas, më 18 tetor 2022, u dërgoi një tjetër letër krerëve të KiE-së mbi raportin e Dick Martyt.
    Apo si akoma më pas, më 3 prill 2023, mblodhi firmat në Asamblenë e KiE-së për një mocion mbi rezolutën kundër UÇK-së.
    Apo edhe më tej akoma, se si kur i është dhënë rasti, qoftë në Bruksel, qoftë duke pritur mbi 40 liderë evropianë në Tiranë, qoftë gjetkë, ka vënë raportet personale me shtetet mike në rrezik, për t’i bërë të qartë marrëzinë e sanksioneve ndaj popullit të Kosovës, që ende vijojnë të mbahen mbi supet e tyre.
    Krejt në fund, në mënyrë paradoksale, fjalimin historik të Ramës në KiE, redaksia e Albanian Post në Tiranë do ta përmblidhte me një titull që e zbërthen esencën: “1 orë për të vërtetën, pas 11 vjetësh padrejtësi – Fjalimi që s’do harrohet i Edi Ramës në Këshillin e Evropës”.
    E nëse Kurti vërtetë e ka harruar (diçka që vështirë të besohet), mund ta shfletojë i qetë si më poshtë, një ditë përpara protestës madhore të Tiranës…
    Artikulli i AP

  • BE hap gjashtë fabrika të tjera të Inteligjencës Artificiale

    BE hap gjashtë fabrika të tjera të Inteligjencës Artificiale

    Iniciativa e Partneritetit Evropian të Informatikës së BE-së (EURO HPC) njoftoi se gjashtë fabrika shtesë të Inteligjencës Artificiale (IA) do të ngrihen përkatësisht në Republikën Çeke, Lituani, Holandë, Poloni, Rumani dhe Spanjë.

    “Fabrikat e IA-së të përzgjedhura rishtazi do t’u bashkohen 13 vendeve të përzgjedhura më parë, duke formuar një rrjet të ndërlidhur të qendrave të IA-së, të gatshme për të nxitur inovacionin në të gjithë Evropën”, theksoi Euro HPC në një deklaratë.
    Ajo tha se gjashtë vendet e fundit të identifikuara do të krijojnë fabrika IA-je dhe sisteme të reja të optimizuara për IA-në, për të zgjeruar më tej infrastrukturën e IA-së të Evropës.

    “Fabrika e IA-së në Spanjë do të përfshijë gjithashtu një platformë eksperimentale, e cila do të shërbejë si një infrastrukturë e përparuar për zhvillimin dhe testimin e modeleve dhe aplikacioneve inovative të IA-së, si dhe do të nxisë bashkëpunimin në të gjithë Evropën”, sipas deklaratës.

    Fabrikat e IA-së do të ofrojnë gjithashtu një shërbim të centralizuar në nivel kombëtar dhe mbështetje gjithëpërfshirëse për startup-et evropiane të IA-së, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe studiuesit.

    Fabrikat e reja të IA-së do të mbështeten nga një investim prej mbi 500 milionë eurosh (578,6 milionë dollarë) nga BE-ja dhe shtetet anëtare të saj, gjë që do të zgjerojë kapacitetin informatik me performancë të lartë të Evropës dhe do të përshpejtojë përdorimin e IA-së në sektorët kryesorë.
    “Ky zgjerim forcon pozicionin e Evropës si një lider global në IA dhe siguron që zgjidhjet e IA-së të mund të zhvillohen, testohen dhe shkallëzohen brenda një ekosistemi evropian digjitalisht sovran”, shton Euro HPC. 

  • ‘Arritjet’ e Ramës, mbushja e Evropës me kokainë”/ Vizita e Von der Leyen, reagon Strazimiri: “Keqkuptimi” në komunikim

    ‘Arritjet’ e Ramës, mbushja e Evropës me kokainë”/ Vizita e Von der Leyen, reagon Strazimiri: “Keqkuptimi” në komunikim

    Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka reaguar me një postim në facebook pas vizitës në Tiranë të shefes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
    Ai me një ironi therëse ka shpjeguar “arritjet” e Edi Ramës të cilat sipas deputeteit janë, vjedhja e zgjedhjeve, kontrolli mbi drejtësinë, mbushja e Evropës me kokainë, shpopullimi, blerja e mediave….
    “Po ç’të them… Sali Berisha e të gjithë ne që punuam me të, kujtonim se duhej të bënim të kundërtën…:, shkruan deputeti demokrat.
    Postimi i plotë:
    Ja ç’bën “keqkuptimi” në komunikim…
    Ta kishim ditur që për të patur “progres të mrekullueshëm me shpejtësi rekord” mjaftonte:
    * të vidhje zgjedhjet…
    * të caktoje vetë gjyqtarët e prokurorët e t’u japësh urdhra “live” kë duhet të arrestojnë e kë jo…
    * të mbushje Evropën me kokainë…
    * të “invadoje” Evropën me refugjatë…
    * t’ua shisje shqiptarëve 20 fish koston e 1km rrugë…
    * të blije mediat e, të mbyllje “të pabindurat”…
    * ta ktheje vendin në parajsë të narko-euros…
    …sot, do festonim të paktën 15 vjetorin e anëtarësimit në BE…
    What the SPAK?

  • Rama zbërthen BE-në

    Rama zbërthen BE-në

    Kryeministri Edi Rama ka zbërthyer BE-në, në mënyrën e tij, duke folur në Forumin Europian të Investimeve.
    Duke i mëshuar sfidave të rajonit, ambicies për në BE, kryeministri shqiptar i citoi zyrtarës së lartë europiane se çfarë ka thënë Kamy apo Mone.
    “Ballkani Perëndimor nuk është problem por zgjidhje që pret të integrohet. Ky është mesazhi i horizontit të ri që kapitulli i Evropës nuk do të shkruhet vetëm në Bruksel apo në kryeqytete të vjetra të Evropës, por edhe në Pogdoricë, Beograd, Sofie, Tiranë, Shkup, etj. Nga qymyri e çeliku në novacion, evropianëve nuk iu kërkojmë bamirësi e dhurata por vizion. I njëjti vizion që solli më parë bashkë kombe si Polonia, Çekia, duke çelur asokohe një horizont të ri që krijoi një rritje të jashtëzakonshme për ta dhe i solli BE dividentë që si kishte parë me dekada të tëra. Siç thoshte Albert Camu, ‘bujaria e vërtetë kundrejt së ardhmes është t’i japësh gjithçka së tashmes’. Fuqia e Evropës duhet të matet nga shtrirja e imagjinatës, diçka që e ka me bollëk. Le të kujtojmë Zhan Mone, një prej etërve themelues të Evropës, njerëzit pranojnë ndryshimin vetëm kur përballen me nevojën dhe e shohin këtë vetëm kur ia beh kriza. Nevoja është këtu dhe kriza ka ardhur tashmë. Le ta transformojmë nevojën në vizion dhe krizën në krijim. Le ta çelim këtë horizont të ri jo vetëm me deklarata e vepra, ta vërtetojmë se ka ende hapësira që Evropa të rritet e të bëhet më e lirë”.
    Më tej, Rama deklaroi se rajoni ka potencialin të shndërrohet në “laboratorin e Europës”, ku mund të testohet dhe ndërtohet e ardhmja e kontinentit. “Është koha që ta kthejmë këtë rajon në zonë të transformimit të Europës,” përfundoi Rama, duke ftuar investitorët dhe partnerët europianë të shohin Ballkanin si një terren të ri zhvillimi dhe inovacioni.

  • Kryeministri Rama: Rajoni ynë jo më oborri i pasmë i Evropës, por horizont i ri energjie

    Kryeministri Rama: Rajoni ynë jo më oborri i pasmë i Evropës, por horizont i ri energjie

    Kryeministri Edi Ram ka folur në Forumin e Investimeve BE – Ballkani Perëndimor që po mbahet për herë të parë në Tiranë, me një axhendë dyditore.
    Kreu i qeverisë mesazhin për Bashkimin Europian e kishte të qartë, kur tha se Ballkani Perëndimor nuk është një problem, por një zgjidhje që po pret të integrohet.

    “Ballkani Perëndimor nuk është problem por zgjidhje që pret të integrohet. Ky është mesazhi i horizontit të ri që kapitulli i Evropës nuk do të shkruhet vetëm në Bruksel apo në kryeqytete të vjetra të Evropës, por edhe në Podgoricë, Beograd, Sofie, Tiranë, Shkup etj. Nga qymyri e çeliku në novacion, evropianëve nuk iu kërkojmë bamirësi e dhurata por vizion”, tha Rama.

    “Nga kërkesa jonë për anëtarësim tek oreksi ynë për rritje, po përvijohet një hartë e re, jo në letër, por në hapin tonë të të ardhurit bashkë dhe më afër BE me fluksin e turistëve dhe investimeve europaine dhe në zgjimin e një ideje të thjeshtë, por të fuqishme që BP nuk është oborr i pasmë i Evropës dhe as lagjja e tij e dorës së dytë, por një horizont i ri. Një horizont i ri që Evropa mund të zbuloje shkathtësinë, oreksin e saj dhe dashurinë për jetën dhe paqen”, tha më tej Rama.

  • Kërcënon Putin: Rusia do të ketë një “përgjigje bindëse” ndaj “militarizimit” të Evropës

    Kërcënon Putin: Rusia do të ketë një “përgjigje bindëse” ndaj “militarizimit” të Evropës

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Moska do të ketë një ‘përgjigje bindëse’ ndaj ‘militarizimit’ të Europës. 
    Sipas mediave të huaja, komentet Putin i bëri teksa ka folur në forumin e Klubit të Diskutimit Valdai në Soçi të Rusisë. 
    Pasi ‘nxjerr në pah’ atë që ai e beson si keqdashje evropiane, Putin vazhdon të kërcënojë se Rusia nuk do të dështojë të përgjigjet ndaj militarizimit “të rrezikshëm” të Evropës. 
    “Ne duhet ta marrim këtë në konsideratë, për të mbështetur mbrojtjen dhe sigurinë tonë”, thotë Putin. 
    Putin pyet veten nëse njoftimet si ato të Gjermanisë që thotë se do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme të Evropës ishin thjesht retorikë, apo mund të viheshin në praktikë. 
    “Rusia do t’i ndjekë nga afër këto zhvillime”, shton Putin. 
     

  • Moldavia voton për Evropën, partia pro-Brukselit fiton me 50.03%. Opozita e mbështetur nga Moska bënë thirrje për protestë

    Moldavia voton për Evropën, partia pro-Brukselit fiton me 50.03%. Opozita e mbështetur nga Moska bënë thirrje për protestë

    Ditën e djeshme në parkun përpara ndërtesës së qeverisë së Moldavisë, të moshuarit shisnin suvenire të epokës sovjetike, buste të Leninit dhe medalje të Ushtrisë së Kuqe, për një publik që shpesh fliste vetëm rusisht.

    Kjo skenë simbolizon ndarjen e thellë që ende karakterizon vendin pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
    Moldavia u zgjua sot ende e ndarë mes dy rrugëve, të ecë drejt Evropës apo të kthehet prapa drejt ndikimit rus, por për herë të parë pas një periudhe të gjatë, drejtimi i vendit duket më i qartë.
    Në këto zgjedhje, të gjithë parashikonin një betejë të fortë për formimin e Parlamentit dhe Qeverisë për katër vitet e ardhshme. Për herë të parë, Bashkimi Evropian mbështeti fuqishëm palën pro-perëndimore, ndërsa pala pro-ruse u përball me akuza serioze për përpjekje të ndërhyrjes në zgjedhje. Megjithatë, fronti pro-Evropë arriti të ruajë shumicën, duke fituar përsëri qeverinë.
    Presidentja Maia Sandu, e cila fitoi zgjedhjet presidenciale njëmbëdhjetë muaj më parë dhe që prej pushtimit rus të Ukrainës është bërë një simbol i largimit nga ndikimi i Moskës, shënoi një fitore të ngushtë me partinë e saj, Veprimi dhe Solidariteti (PAS), që mori 50.03% të votave. Kundërshtari i saj kryesor, Blloku Patriotik pro-rus, arriti vetëm 24.26%.
    Me një pjesëmarrje rekord prej 51.9%, qytetet e mëdha si kryeqyteti Kishinev votuan masivisht për PAS, ndërsa fshatrat dhe zonat më lindore mbështetën forcat pro-ruse. Kjo ndarje gjeografike reflekton edhe përçarjen kulturore dhe politike brenda vendit, me një konflikt të thellë mes brezave dhe identiteteve.
    Në një klimë të tensionuar, udhëheqësi pro-rus Igor Dodon bëri thirrje për protesta para Parlamentit, duke mbajtur gjallë frikën për destabilizime të mundshme. Ndërkohë, votuesit moldavë jashtë vendit në qytete si Parisi, Londra, Montreal dhe Çikago kanë ndihmuar në forcimin e pozicionit pro-Evropës.
    Megjithëse rezultati tregon se Europa ka mundur të ruajë ndikimin e saj në Moldavi, vendi mbetet në një pikë vendimtare, ku identiteti dhe e ardhmja e tij politike vazhdojnë të jenë në betejë të brendshme.
    Moldavia vazhdon të jetë një vend strategjik në zemër të Evropës Lindore, mes influencave të përplasura, duke kërkuar ende rrugën që do të përcaktojë fatin e saj

    Top Channel

  • Balliu: Unë e kam treguar me vepra se e djeg mandatin për të mirën e popullit

    Balliu: Unë e kam treguar me vepra se e djeg mandatin për të mirën e popullit

    Tirana e gatshme të hyjë në zgjedhjet e pjesshme që pas shkarkimit të Erion Veliaj si kryebashkiaku i saj, por sa e gatshme është opozita për këtë garë politike, që pas humbjes së 11 majit?
    Klevis Balliu, foli për zgjedhjet e ardhshme të Tiranës, si dhe analizoi politikën aktuale nga pikëpamja e tij dhe e forcës politike që ai përfaqëson.
    Ashtu sikurse demokratët kanë thënë e më parë, Balliu u shpreh se në vendin tonë ka një ndikim të madh të kriminelëve. Ai tha se këtë deklaratë, e pohon dhe i deleguari i Këshillit të Evropës që mbikëqyri procesin zgjedhor të 11 majit.
    “Problemi në Shqipëri është me kartelët. Këtë nuk ua them unë. Këtë e thotë kryetari i eurodeputetëve të deleguar për të vëzhguar procesin zgjedhor në Shqipëri, nga Këshilli i Evropës, edhe e tha këtë në Këshill të Evropës që në Shqipëri rotacionin nuk e lejon mafia”, tha ai.
    Më tej, Balliu u shpreh se në kohën e PD-së në qeverisje, Noka, i cili ishte dhe ministër i brendshëm, nuk ka “lejuar” që kriminelët të jenë në “qarkullim”, por i burgoste. Kështu, nga ana tjetër, demokrati akuzoi socialistët se i ka kriminelët “aleatë”, e janë pjesë e Parlamentit në siglën e PS-së.
    “Këto janë të pamohueshme. Flamur Noka mund të të pëlqejë, mund të mos pëlqejë. Por, kur Flamur Noka ishte ministër i Brendshëm kriminelët shkonin në burg jo në Parlament. Ky është ndryshimi themelor i Partisë Demokratike me Partinë Socialiste. Ne kriminelët i kemi armikë, këto kriminelët i kanë aleatë”, tha ai.
    Por, sipas Balliut, sa më i madh të jetë një skandal lidhur me figurën e një personi që ka detyrë publike, pasuesi i tij merr po aq shumë vota pro. Këtë, demokrati e cilësoi si një “rekord global” të Shqipërisë, teksa përmendi skandalet e Gjicit apo Xhelilit në Durrës. Duke e rikthyer vëmendjen në Tiranë, Balliu tha se e gjithë kjo bashki është në burg, e për këtë arsye, logjikisht opozita fiton.

  • Evropa me “mur dronësh”, përforcohet kufiri me Rusinë pas provokimeve të vazhdueshme nga Moska

    Evropa me “mur dronësh”, përforcohet kufiri me Rusinë pas provokimeve të vazhdueshme nga Moska

    Ministrat evropianë të Mbrojtjes ranë dakord të premten të zhvillojnë një “mur dronësh” përgjatë kufijve të tyre me Rusinë dhe Ukrainën për të zbuluar, ndjekur dhe kapur dronët që shkelin hapësirën ajrore të Evropës.

    Vendimi vjen pas një sërë incidentesh në të cilat kufijtë e Evropës janë testuar nga dronë të paligjshëm. Rusia është fajësuar për disa prej tyre, por ka mohuar akuzat.
    “Rusia po teston BE-në dhe NATO-n, ndaj edhe përgjigja jonë duhet të jetë e fortë, e bashkuar dhe e menjëhershme”, ka thënë komisioneri i Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius, pasi kryesoi takimin virtual të 10 vendeve në krahun lindor të Evropës.
    “Muri i dronëve” pritet të diskutohet nga liderët e BE-së edhe në samitin e javës së ardhshme në Kopenhagen dhe më pas edhe në tetor kur të takohen në Bruksel.
    Finlanda, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia kanë qenë duke punuar në një projekt të tillë, por në mars, Komisioni Evropian, refuzoi kërkesën Estoni-Lituani për të financuar diçka të tillë.
    Megjithatë, gjërat kanë ndryshuar në shtator. Aeroplanët e NATO-s u ngritën në qiell më 10 shtator për të rrëzuar një numër dronësh rusë që hynë në hapësirën ajrore të Polonisë.

    Top Channel