“Drejtësia është e kapur nga politika në Shqipëri dhe është zgjatje e poltikës dhe njerëzit që kishin të bënin me çështjen time, ishin njerëz që kishin problem me ligjin.
Drejtori i Komisariatit të Himarës dhe Vlorës ishin ata që nisën çështjen, janë të dy shokë jashtë policisë, prokurori i Vlorës është në burg, gjykatësja Irena Gjoka i ka ditët e numëruara në drejtësi sepse nuk ka deklaruar ekstradimin e saj dhe ndalimin për 12 vjet për të hyrë në Shengen.
Do ketë dhe surpriza të tjera, të gjithë janë të implikuar dhe të komanduar nga politika, që kanë kaluar veting-un për të qenë vasalë, për t’iu bindur urdhrave të kryeministrit.
Për rastin Xhaçka, tre herë parlamenti shpërfilli vendimet e kushtetueses, këto nuk ndodhin në vende demokratike.
Unë të them për pronat, edhe të kisha marrë mandatin dhe të kisha ushtruar mandatin që më dha populli, s’do të kisha bërë shumë gjëra, pasi të gjitha pushtet, qeveria qendrore, kryeministri i ka marrë për vete.
Do kishte transparencë dhe do i nxirrja të gjithë këto vjedhje që kam 10 vjet që po i denoncoj. Do i denoncoj sa të mundem, shurdhët dëgjuan dhe qorrat panë, pronat po vidhen. Nuk po i vjedhin në mënyrë abstrakte, po i vjedh pushteti, ministrat, deputetë, drejtorat.
Po të shikoni zhvillimin në industrinë e rëndë në Shqipëri, s’ka 1 euro investim të huaj. Çfarë ekonomie është ajo? Cilët janë ata që po shtrojnë para në jug dhe me cilën linjë, kujt i shërbejnë? Është një zhvillim i qëndrueshëm”, pyeti Beleri.
“Jam edhe eurodeputet, edhe kryetar i Omonias së Himarës dhe kryebashkiak që iu mohua mandati. Më 2013 Rama dhe kandidatët e tij ishin zotuar para popullit që do kishim ujë dhe drita 24 orë, s’është qesharake të premtojnë të njëjtën gjë.
Nëse nesër bëhet një luftë greko-shqiptarë larg qoftë, do të shohim secilin se cilin mbron dhe kë? Tani kemi zgjedhje, më 11 maj, shqiptarët do të votojnë kundër shpopullimit, për një drejtësi me standarde evropiane.
Ata që merren me historia s’kanë çfarë t’i ofrojnë popullit shqiptar për ta votuar. S’është larg 11 maji e do e shohin se sa vota do të marrin në Himarë dhe sa nacionalizëm ka në të dy anët.
Problemi është shpopullimi, s’po gjen njerëz, po mbyllen dyqanet dhe shkollat. Si do fusin Shqipërinë në BE, kur shqiptarët janë populli i parë që kërkon azil në BE? Është absurde.
S’do turreshin në Evropë me barka dhe maune, e për këtë s’mund të flasin. Shqipëria ka fatin të mos ketë asnjë parti anti-evropiane, siç ndodh në vendet e rajonit. S’ka arsye që Rama të ngatërrojë institucionet evropiane në këtë mesele.
BE në zgjedhje mundohet të jetë e paanshme, që vijnë nga të gjithë, Rama s’mund të shesë vendimet e 27 vendeve të Evropës. Mesazhi i është thënë edhe jo-zyrtarisht, integrimi është që shqiptarët e duan, dhe Evropa flet me atë që është në qeveri, e s’mund të lërë të përdoret për çështje elektorale një nga vizionet më të mëdha, dhe kjo është një nga poshtërsitë më të mëdha që po i bëhet këtij populli.
Aleatët e PD, janë ata që do fusin Shqipërinë në BE, PPE. S’do të jetë partia, pasardhëse e 45 viteve që na lanë jashtë dyerve të Evropës, një shtet në qendër të kulturës së Evropës.
Kaluam gjithë këtë për shkak të etërve që sot është kandidat për deputet të PS dhe Ramës si kryeministër. S’mund të na e shesin Evropën, ata që na kanë mbajtur 80 vjet larg Evropës”, vijoi Beleri.
Fredi Beleri nuk ka besim ndaj sistemit të ri të drejtësisë, që sipas tij është reformuar për t’i shërbyer interesave politike.
“S’kam më asnjë besim të ky sistem drejtësia. Veting-un për gjyqtarët e ka dhënë sheti, kanë çuar ato fakte që donin. E shikon njeriu më naiv që drejtësia është e kontrolluar.
S’ka asnjë shpresë për drejtësi të pavarur. Lufta brenda klaneve e PS është për luftë në pushtet, e gjithashtu po shohim dhe si do të jetë e nesërmja pa Edi Ramën”, u shpreh Beleri
Tag: evropës
-

Deklarata e Belerit: Nëse nesër bëhet një luftë greko-shqiptare, do të shohim secilin se cilin mbron dhe kë
-

Zgjerimi, Kallas: Të lihen pas çështjet dypalëshe
Në takimin me studentët e Kolegjit të Evropës në Tiranë, Përfaqësuesja e Lartë Evropiane Kaja Kallas u ndal edhe në pengesat që kanë krijuar shtetet anëtare duke vendosur veton për probleme dypalëshe në pengimin e procesit të zgjerimit.
Për një kohë të gjatë, Greqia pengoi Shqipërinë, ndërsa Bullgaria ende po mban peng Maqedoninë e Veriut.
“U kam thënë liderëve evropianë që t’i lënë mënjanë çështjet dypalëshe kur bëhet fjalë për përshpejtimin e proçesit të zgjerimit. Të gjithë mund të kenë probleme me fqinjët e tyre, por kjo nuk mund të jetë pengesë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në familjen evropiane të shteteve kandidate. Çështjet dypalëshe nuk mund të marrin peng proçese të tilla që janë kaq të rëndësishme për të ardhmen e Evropës”, është shprehur Kaja Kallas.
Kallas paralajmëroi vazhdimin e turit ballkanik në Maj me vizita në Beograd dhe Prishtinë.
“Sa i përket dialogut Prishtinë-Beograd, unë dëshiroj që sa më shpejt të arrihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes tyre. E kuptoj që është e vështirë, por do të investoj kohë dhe energji në këtë çështje, sepse ne kemi nevojë për paqe dhe stabilitet në këtë pjesë të Evropës. Ne duhet ta zgjidhim këtë problem duke parë shkaqet kryesore të tij. Unë do të shkoj në Kosovë dhe Serbi në maj pasi jam duke marrë kohën e nevojshme për t’u përgatitur për zgjidhjet konkrete që mund t’i paraqesim palëve”, shtoi më tutje kryediplomatja e BE-së.
Kryediplomatja evropiane e përmbylli turin e saj të parë ballkanik me një vizitë në Bosnjë-Hercegovinë, ku u kërkoi drejtuesve të kësaj federate të braktisin politikën përçarëse në favor të integrimit të vendit në BE.
-

Elon Musk bën hapa prapa?! Manjati i teknologjisë: Të krijojmë një zonë të lirë SHBA-Europë, me tarifa 0
Ndërsa mijëra njerëz protestonin dje në SHBA kundër Donald Trump, këshilltari më i njohur i tij, Elon Musk, po fliste me liderët e ekstremit të djathtë italianë në një konferencë.
Përmes një lidhjeje video, Musk foli me liderin e Lidhjes së Italisë, Matteo Salvini – zëvendëskryeministër në qeverinë konservatore të Giorgia Meloni. Ai tha se shpresonte që një ditë të krijohej një zonë pa tarifa mes SHBA-së dhe Evropës.
Komentet e Musk vinin pak më pak se një ditë pasi tarifat bazë të Trumpit hyjnë në fuqi kundër Evropës dhe disa ditë para një tjetër tarife prej 20% kundër BE-së.
Musk shprehu shpresën që SHBA dhe Evropa të krijonin një “partneritet shumë të ngushtë dhe më të fortë” dhe të arrinin një “zonë pa tarifa”. Ai shtoi se idealisht do të kishte një “zonë pa tarifa në të ardhmen me një zonë të tregtisë së lirë midis Evropës dhe Amerikës së Veriut”.
Musk ka luajtur një rol kyç në përpjekjet e Trump për të zvogëluar qeverinë amerikane përmes krijimit të Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë. -

Musk: Ajo që shpresoj midis SHBA-së dhe Evropës
Miliarderi amerikan i teknologjisë, Elon Musk, ka deklaruar se shpreson që në të ardhmen të ketë tregti krejtësisht të lirë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës.
Musk, këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump, i cili punoi për reduktimin e shpenzimeve të qeverisë amerikane, foli përmes videolidhjes në kongresin e partisë së djathtë italiane Liga, që u mbajt në Firence.
“Në fund të ditës, shpresoj se është rënë dakord që si Evropa ashtu edhe Shtetet e Bashkuara duhet të kalojnë në mënyrë ideale, sipas mendimit tim, në një situatë me tarifa zero, duke krijuar në mënyrë efektive një zonë të tregtisë së lirë midis Evropës dhe Amerikës së Veriut”, tha Musk.
Liri më e madhe e lëvizjes
Sipas planeve të Trump të shpallura të mërkurën, Italia, e cila ka një suficit të madh tregtar me SHBA-në, do t’i nënshtrohet një tarife totale prej 20 përqind së bashku me vendet e tjera të Bashkimit Evropian.
Musk, i cili ka shprehur vazhdimisht mbështetje për partitë e krahut të djathtë në të gjithë Evropën, tha se ai gjithashtu shpreson se do të ketë një liri më të madhe lëvizjeje midis Evropës dhe SHBA.
“Nëse njerëzit duan të punojnë në Evropë ose duan të punojnë në Amerikën e Veriut, për mendimin tim, ata duhet të lejohen ta bëjnë këtë”, tha Musk, duke shtuar se kjo sigurisht do të ishte këshilla e tij për presidentin amerikan Donald Trump. /tesheshi.com/ -

Musk: Nuk duhet të ketë tarifa mes SHBA-së dhe Evropës
Këshilltari i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Elon Musk, deklaroi sot se shpreson të krijohet një zonë tregtare pa tarifa midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.
Musk gjatë një video-lidhje në Kongresin Freedom of Speach, të partisë së Matteo Salvini në Firencë të Italisë, tha se krahas heqjes së detyrimeve doganore duhet të mundësohet edhe lëvizja më e lehtë e njerëzve ndërmjet dy kontinenteve.
“Shpresoj se ata do të bien dakord që si Evropa ashtu edhe SHBA të lëvizin, të paktën sipas mendimit tim në mënyrë ideale, drejt një sistemi pa tarifa, i cili në thelb do të krijonte një zonë të tregtisë së lirë midis Evropës dhe Amerikës së Veriut. Unë jam gjithashtu në favor të më shumë lirisë për njerëzit që të lëvizin midis Evropës dhe Amerikës së Veriut nëse ata duan të punojnë në Evropë ose Amerikë. Kjo do të ishte këshilla ime për presidentin,” tha Musk.
Elon Musk ka kritikuar rregulloret e BE-së, duke thënë se ato po mbysin sipërmarrjen dhe se për shkak të rregulloreve strikte, Evropa nuk është vend i mirë për të filluar një biznes të ri, shkruan KP.
Kjo duket të jetë deklarata e parë e Musk për tarifat pasi Trump prezantoi ato më 2 prill për 185 vende të botës, një pjesë e të cilave hyri sot në fuqi, ndërsa pjesa tjetër prej datës 9 prill. Në mesin e vendeve me tarifa janë edhe Kosova e Shqipëria, me nga 10 për qind.
-

Rama: Me pasaportën e BE, do të uleni në çdo tryezë evropiane përgjithmonë si shqiponja
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë, u shpreh se me pasaportën e Bashkimit Europian, ata do të ulen “në çdo tryezë të Evropës përgjithmonë si shqiponja”.
“Me këtë pasaportë, ti ke mundësi të qëndrosh këtu (Greqi), ose të shkosh në çdo vend të Evropës dhe të respektohesh si i barabartë mes evropianësh. Kur prindërit e tu erdhën këtu, u detyruan të bëjnë shumë gjëra për të mbijetuar, për ta ulur kurrizin deri në tokë, për të mos e humbur betejën, të bëjmë punë që ti, biri apo bija jonë as nuk mund t’i imagjinosh sot që i ke të gjitha të mirat, dhe të duket se jeta ka qenë gjithmonë kështu, por këto i bëmë për ty e ju, dhe tani jemi të lehtësuar sepse juve duhet ta respektoni kryqin e bardhë në flamurin e Greqisë se është vendi që ju ka adoptuar po ama s’keni nevojë që shqiponjën në flamurin e kuq ta harroni apo aq më keq ta ndërroni”, tha Rama.Kryeministri shtoi: “Ju jeni shqiponja dhe do të jeni gjithmonë shqiponja. Me pasaportën evropiane të shqiptarëve, ju do të uleni në çdo tryezë të Evropës përgjithmonë si shqiponja. Ashtu sikundër në të gjitha tryezat ku mblidhet Evropa, përfaqësuesit e shteteve janë poshtë dhe lartë nëpër ballkon janë përkthyesit e të gjitha gjuhëve, ashtu do të jetë edhe përkthyesi i shqipes, kur përfaqësuesi i Shqipërisë të flasë shqip dhe të tjerët të vënë kufjet për të dëgjuar. Ky është momenti, sepse sot për herë të parë, që kur kemi filluar këtë rrugëtim, Shqipëria ka filluar rrugëtimin kolektiv, ju keni bërë këtu përpjekjet për t’u integruar, Shqipëria i ka bërë përpjekjet për t’u integruar në botën e madhe”.
“Për herë të parë Bashkimi Europian thotë se jemi gati që brenda 2027 të mbyllim marrëveshjen me ju dhe brenda kësaj dekade të jemi bashkë. Kjo ka ardhur si pasojë e atyre që kemi bërë ne, e këmbënguljes tonë, që na shikonin në rastin më të mirë me keqardhje, në rastin e zakonshëm me bezdi dhe në të keqin me përçmim, në një situatë kur na shikojnë me respekt dhe besim. Por kjo ka ardhur edhe si rezultat ku është sot Evropa. Për këtë arsye nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë në BE, por edhe BE ka hapur një derë dhe thotë ejani hynë një orë e më parë”, deklaroi më tej Rama. -

“Një epokë e re është përpara nesh”: Zbulohen detaje të planit 800 miliardë eurosh për ‘riarmatimin’ e Evropës
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen ka propozuar një plan me pesë pjesë për të mobilizuar rreth 800 miliardë euro për të forcuar mbrojtjen e Evropës dhe për të ofruar mbështetje ushtarake “të menjëhershme” për Ukrainën pasi Shtetet e Bashkuara pezulluan ndihmën.
“Një epokë e re është përpara nesh”, tha presidentja në një letër duke paraqitur planin para 27 liderëve të Bashkimit Evropian (BE) të martën, dy ditë përpara fillimit të një samiti që synon “çimentimin” e veprimit të përbashkët mbi sigurinë afatgjate të Ukrainës dhe Evropës në Bruksel.
“Evropa përballet me një rrezik të qartë dhe të pranishëm në një shkallë që askush prej nesh nuk e ka parë në jetën tonë”, shkroi ajo.
Udhëheqësit evropianë janë nën presion të madh për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, pasi kthimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump në pushtet, ka “paralajmëruar” se ata nuk mund të mbështeten verbërisht te Uashingtoni.
Huamarrja e përbashkët do të shkojë drejt ndërtimit të fushave të aftësive pan-evropiane si mbrojtja ajrore dhe raketore, sistemet e artilerisë, raketat dhe municionet, dronët dhe sistemet anti-drone ose për të adresuar nevoja të tjera nga “lëvizshmëria” kibernetike në atë ushtarake, tha KE.Propozimi i Von der Leyen përfshin një huazim të ri të përbashkët të BE-së prej 150 miliardë eurosh (158 miliardë dollarë) për t’i dhënë hua qeverive të BE-së për mbrojtje, si pjesë e përpjekjes së përgjithshme të financimit.
Ajo nuk dha një kornizë kohore të detajuar, por tha se shpenzimet duhet të rriten “urgjentisht tani, por edhe për një periudhë më të gjatë kohore gjatë kësaj dekade”.
“Evropa është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësitë e saj”, shkroi von der Leyen. “Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë në NATO. Ky është një moment për Evropën. Dhe ne jemi gati të rritemi”.
Njoftimi erdhi disa orë pasi Trump urdhëroi një pauzë të ndihmës ushtarake për Ukrainën në mes të përplasjes së tij të vazhdueshme me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky javën e kaluar.
Trump ka thënë gjithashtu se anëtarët evropianë të NATO-s duhet të shpenzojnë 5 për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtje – një shifër që asnjë anëtar i NATO-s, përfshirë SHBA-në, nuk e arrin aktualisht.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte u ka thënë vendeve anëtare se duhet të kalojnë në më shumë se 3 për qind sa më shpejt të jetë e mundur. -

Tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës, kush është shqiptari më i kërkuar nga Brazili
Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej trafikantëve më të rëndësishëm të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.
Roli i Armando Pacanit shpjegohet në detaje, duke nisur nga jeta e tij e hershme e karakterizuar me prejardhjen nga një familje normale e zhvendosur në Tiranë nga Përmeti te emigrimi në Gjermani dhe telashet me drejtësinë.
Ajo e tij është historia e një personazhi, që jetën e kishte shkuar si një mantel, që shfaqej dhe zhdukej pa u vënë re, aq sa askush thuhet se nuk e kishte parë hijen e tij të lëvizte nëpër porte.
Një siluetë që kishte mbetur e tillë derisa një ditë prania e tij u tradhtua, nga ajo që mendohej se do të ishte kasaforta e sigurisë së çdo keqbërësi në botë.
Tradhtia që sot ka emrin e Sky Ecc, dhe që ashtu si shumë fantazma të tjera që jetën e tyre ia kishin dedikuar në fshehtësi pasurimit nëpërmjet drogës, duket se i dha fund edhe misterit të shqiptarit që hynte dhe dilte në portet detare në Evropë si të ishte në banesën e tij.
Dhe të kalonte nga aty si një zhongler i vërtetë, tonelata me kokainë nga Amerika e Jugut në drejtim të kontinentit të vjetër, duke u kthyer në blerësin më të madh të drogës në Evropë.
Një shqiptar që shpesh për aftësitë e tij interpretuese dhe mënyrën për tja mbathur pa lënë gjurmë, ishte kthyer në një sinonim të ankthit për organet ligjzbatuese.
Falë dhuntive të spikatura, si një magjistar i dorës së parë, ia kishte dalë të ‘thyente’ edhe trarët në portet më të sigurta në Evropë si ato në Gjermani dhe Hollandës, si një pritës i suksesshëm i sasive të mëdha të lëndëve të forta narkotike që me anije çanin oqeanin me destinacion fillestar portet e Brazilit.
Një personazh, të cilin prej vitesh autoritetet në vendin më të rëndësishëm amerikano-jugor, kishin nisur ta kërkonin kudo, por që mundën ta pikasin vendndodhjen e tij, vetëm në vitin 2023, në Dubai, strehën sot, ku fshihen shumë prej kriminelëve të botës.
Por kush është ky shqiptar, që sot po kërkohet me kaq shumë ngulm nga autoritetet e drejtësisë në Brazil?
Si doli emri i tij në dosjet e shtetit më të madh të Amerikës së Jugut, si një nga blerësit më të fuqishëm në Evropë të kokainës?
Dhe cila ishte organizata kriminale me të cilën ai bashkëpunoi, ku sot pasaporta e tij është më e kërkuara nga autoritetet ligjzbatuese në Brazil, aq sa për të ka edhe një kërkesë ekstradimi ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, aty ku ai fshihet prej kohësh.
Sipas të dhënave të siguruara nga emisiioni ‘Në Shënjestër’, Armando Pacani, është në kërkim për gjykim nga autoritetet në Brazil, për të paktën dy ngarkesa të mëdha me kokainë, të cilat faktet flasin se ai i ka porositur dhe pritur po vetë në dy prej porteve kryesorë të Evropës.
Origjina e tij thuhet se është nga qyteti i Përmetit. Një qytet në juglindje të Shqipërisë, i njohur më së shumti për saksitë e luleve nëpër ballkone, sazet përmetare dhe qytetarinë e banorëve të tij, sesa për eksponentë të mundshëm kriminalë. Ai mendohet se u zhvendos në Tiranë me familjen në moshë të fare të vogël. Thuhet se babai i tij, Asqeriu, punonte si minator në minierën e Krrabës, në periferi të kryeqytetit, ndërsa nëna e tij, Shqiponja, në Kombinatin e Tekstileve ‘Stalin’ në Tiranë. Pas humbjes së babait në një aksident automobilistik aty nga mesi i viteve ’90, gjatë rrugës së kthimit nga Përmeti ku kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit; aksident ku humbi jetën edhe i nipi, Armando Pacani në moshë fare të re, ashtu si çdo shqiptar tjetër, me rritjen e tij, vendos të largohet nga Shqipëria dhe të nisë një jetë të re prej emigranti në Gjermani, nga ku të dhënat thonë se fillimisht për të u kujdes daja i tij.
Por me kalimin e viteve, ai nis punë dhe krijon një jetë të re, duke u martuar me një shtetase gjermane. Një jetë e cila deri në këtë moment duket se nuk kishte asgjë për t’u shënuar në rubrikën e përtej të zakonshmes së një emigranti. i cili kryen aktivitetin e tij ditor në një vend të huaj. Por ndërsa deri këtu ngjet se gjithçka shkon normalisht në jetën e tij të padukshme për sytë e opinionit publik, duket se nuk është kështu për ato të drejtësisë, e cila në vitin 2020 e lakon emrin e tashmë 40 vjeçarit si një ndër personazhet më të rëndësishëm të një organizate kriminale me qendër në Brazil, që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe si një nga blerësit më të mëdhenj të drogës që kalonte Oqeanin Atlantik dhe më pas merrte rrugën drejt Evropës.
Por si doli në skenë emri i Armando Pacanit dhe cili ishte roli i tij në këtë organizatë?
Ai është ai në të vërtetë kaq i rëndësishëm në këtë sipërmarrje, aq sa sot Brazili t’i kërkojë me padurim Emirateve të Bashkuara Arabe, ekstradimin e tij?
Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’ Armando Pacani, edhe pse një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi të gjithë aktivitetin e tij kriminal e kishte zhvilluar jashtë territorit të shtetit amë, ishte po aq i panjohur fillimisht edhe për drejtësinë në Brazil.
Drejtësi e cila ra në gjurmët e emrit të tij vetëm pas zbulimit të një organizate kriminale, me bazë në shtetin amerikano-jugor.
Por që drejtues kishte një paraguajan, të quajtur Rodrigo Paredes Alvarenga, njeriu i cili shumë shpejt falë cilësive dhe nuhatjes së tij të zhdërvjellët kishte mundur të krijonte një perandori të vetën në tregun imobiliar, por që nuk kishte mundur t’i shpëtonte syrit të stërvitur të autoriteteve në Brazil, po jo vetëm.
Ata kishin kuptuar se pas kësaj pasurie fshihej një operacion i komplikuar i trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike ku paratë e fituara nga kjo organizatë më pas investoheshin në shoqëri të kamufluara, të cilat i investonin në prona të patundshme, që kapnin vlerën e miliona eurove.
Alvarenga, koka e këtij grupi, që do të ishte një nga personat e ndaluar në kuadër të operacionit ‘Hinterland’, ndaj të cilit në marsin e vitit 2023, autoritetet gjyqësore në Porto Allegre në Brazil, ndërmorën për të masën e parandalimit me burg.
Dosja Braziliane
Nga hetimet e kryera rezulton se Rodrigo Paredes Alvarenga është i përfshirë në trafikun e kokainës në territorin brazilian, si edhe në dërgimin sistematik të këtyre dërgesave jashtë vendit, çka i siguronin këtij shtetasi si dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet, fitime të konsiderueshme, të cilat më pas fshiheshin nëpërmjet mekanizmave të strukturuar dhe komplekse, që për qëllim kishin fshehjen e origjinës së burimit të të ardhurave nga aktiviteti i drogës.
Por përpara se të shkojmë te vetë personazhi i Alvarengas dhe lidhjes së tij me shqiptarin Armando Pacani, është me interes të mësohet përse drejtësia braziliane kishte në fokus pikërisht shënjestrimin e grupit të drejtuar prej tij dhe për ta kthyer këtë organizatë kriminale në një shembull, që duhej medoemos jo thjesht demaskuar por edhe ndëshkuar sa më shpejt. -

Nga vdekja e të atit te…/ Kush është shqiptari misterioz që kalonte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës, si u kthye në “most wanted” të Brazilit
Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej trafikantëve më të rëndësishëm të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.
Roli i Armando Pacanit shpjegohet në detaje, duke nisur nga jeta e tij e hershme e karakterizuar me prejardhjen nga një familje normale e zhvendosur në Tiranë nga Përmeti te emigrimi në Gjermani dhe telashet me drejtësinë.
Në Shënjestër
Ajo e tij është historia e një personazhi, që jetën e kishte shkuar si një mantel, që shfaqej dhe zhdukej pa u vënë re, aq sa askush thuhet se nuk e kishte parë hijen e tij të lëvizte nëpër porte.
Një siluetë që kishte mbetur e tillë derisa një ditë prania e tij u tradhtua, nga ajo që mendohej se do të ishte kasaforta e sigurisë së çdo keqbërësi në botë.Tradhtia që sot ka emrin e Sky Ecc, dhe që ashtu si shumë fantazma të tjera që jetën e tyre ia kishin dedikuar në fshehtësi pasurimit nëpërmjet drogës, duket se i dha fund edhe misterit të shqiptarit që hynte dhe dilte në portet detare në Evropë si të ishte në banesën e tij.
Dhe të kalonte nga aty si një zhongler i vërtetë, tonelata me kokainë nga Amerika e Jugut në drejtim të kontinentit të vjetër, duke u kthyer në blerësin më të madh të drogës në Evropë.
Një shqiptar që shpesh për aftësitë e tij interpretuese dhe mënyrën për tja mbathur pa lënë gjurmë, ishte kthyer në një sinonim të ankthit për organet ligjzbatuese.
Falë dhuntive të spikatura, si një magjistar i dorës së parë, ia kishte dalë të ‘thyente’ edhe trarët në portet më të sigurta në Evropë si ato në Gjermani dhe Hollandës, si një pritës i suksesshëm i sasive të mëdha të lëndëve të forta narkotike që me anije çanin oqeanin me destinacion fillestar portet e Brazilit.
Një personazh, të cilin prej vitesh autoritetet në vendin më të rëndësishëm amerikano-jugor, kishin nisur ta kërkonin kudo, por që mundën ta pikasin vendndodhjen e tij, vetëm në vitin 2023, në Dubai, strehën sot, ku fshihen shumë prej kriminelëve të botës.
Por kush është ky shqiptar, që sot po kërkohet me kaq shumë ngulm nga autoritetet e drejtësisë në Brazil?
Si doli emri i tij në dosjet e shtetit më të madh të Amerikës së Jugut, si një nga blerësit më të fuqishëm në Evropë të kokainës?
Dhe cila ishte organizata kriminale me të cilën ai bashkëpunoi, ku sot pasaporta e tij është më e kërkuara nga autoritetet ligjzbatuese në Brazil, aq sa për të ka edhe një kërkesë ekstradimi ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, aty ku ai fshihet prej kohësh.
Sipas të dhënave të siguruara nga emisiioni ‘Në Shënjestër’, Armando Pacani, është në kërkim për gjykim nga autoritetet në Brazil, për të paktën dy ngarkesa të mëdha me kokainë, të cilat faktet flasin se ai i ka porositur dhe pritur po vetë në dy prej porteve kryesorë të Evropës.
Origjina e tij thuhet se është nga qyteti i Përmetit. Një qytet në juglindje të Shqipërisë, i njohur më së shumti për saksitë e luleve nëpër ballkone, sazet përmetare dhe qytetarinë e banorëve të tij, sesa për eksponentë të mundshëm kriminalë. Ai mendohet se u zhvendos në Tiranë me familjen në moshë të fare të vogël. Thuhet se babai i tij, Asqeriu, punonte si minator në minierën e Krrabës, në periferi të kryeqytetit, ndërsa nëna e tij, Shqiponja, në Kombinatin e Tekstileve ‘Stalin’ në Tiranë. Pas humbjes së babait në një aksident automobilistik aty nga mesi i viteve ’90, gjatë rrugës së kthimit nga Përmeti ku kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit; aksident ku humbi jetën edhe i nipi, Armando Pacani në moshë fare të re, ashtu si çdo shqiptar tjetër, me rritjen e tij, vendos të largohet nga Shqipëria dhe të nisë një jetë të re prej emigranti në Gjermani, nga ku të dhënat thonë se fillimisht për të u kujdes daja i tij.
Por me kalimin e viteve, ai nis punë dhe krijon një jetë të re, duke u martuar me një shtetase gjermane. Një jetë e cila deri në këtë moment duket se nuk kishte asgjë për t’u shënuar në rubrikën e përtej të zakonshmes së një emigranti. i cili kryen aktivitetin e tij ditor në një vend të huaj. Por ndërsa deri këtu ngjet se gjithçka shkon normalisht në jetën e tij të padukshme për sytë e opinionit publik, duket se nuk është kështu për ato të drejtësisë, e cila në vitin 2020 e lakon emrin e tashmë 40 vjeçarit si një ndër personazhet më të rëndësishëm të një organizate kriminale me qendër në Brazil, që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe si një nga blerësit më të mëdhenj të drogës që kalonte Oqeanin Atlantik dhe më pas merrte rrugën drejt Evropës.
Por si doli në skenë emri i Armando Pacanit dhe cili ishte roli i tij në këtë organizatë?
Ai është ai në të vërtetë kaq i rëndësishëm në këtë sipërmarrje, aq sa sot Brazili t’i kërkojë me padurim Emirateve të Bashkuara Arabe, ekstradimin e tij?
Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’ Armando Pacani, edhe pse një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi të gjithë aktivitetin e tij kriminal e kishte zhvilluar jashtë territorit të shtetit amë, ishte po aq i panjohur fillimisht edhe për drejtësinë në Brazil.
Drejtësi e cila ra në gjurmët e emrit të tij vetëm pas zbulimit të një organizate kriminale, me bazë në shtetin amerikano-jugor.
Por që drejtues kishte një paraguajan, të quajtur Rodrigo Paredes Alvarenga, njeriu i cili shumë shpejt falë cilësive dhe nuhatjes së tij të zhdërvjellët kishte mundur të krijonte një perandori të vetën në tregun imobiliar, por që nuk kishte mundur t’i shpëtonte syrit të stërvitur të autoriteteve në Brazil, po jo vetëm.
Ata kishin kuptuar se pas kësaj pasurie fshihej një operacion i komplikuar i trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike ku paratë e fituara nga kjo organizatë më pas investoheshin në shoqëri të kamufluara, të cilat i investonin në prona të patundshme, që kapnin vlerën e miliona eurove.
Alvarenga, koka e këtij grupi, që do të ishte një nga personat e ndaluar në kuadër të operacionit ‘Hinterland’, ndaj të cilit në marsin e vitit 2023, autoritetet gjyqësore në Porto Allegre në Brazil, ndërmorën për të masën e parandalimit me burg.
Dosja Braziliane
Nga hetimet e kryera rezulton se Rodrigo Paredes Alvarenga është i përfshirë në trafikun e kokainës në territorin brazilian, si edhe në dërgimin sistematik të këtyre dërgesave jashtë vendit, çka i siguronin këtij shtetasi si dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet, fitime të konsiderueshme, të cilat më pas fshiheshin nëpërmjet mekanizmave të strukturuar dhe komplekse, që për qëllim kishin fshehjen e origjinës së burimit të të ardhurave nga aktiviteti i drogës.
Por përpara se të shkojmë te vetë personazhi i Alvarengas dhe lidhjes së tij me shqiptarin Armando Pacani, është me interes të mësohet përse drejtësia braziliane kishte në fokus pikërisht shënjestrimin e grupit të drejtuar prej tij dhe për ta kthyer këtë organizatë kriminale në një shembull, që duhej medoemos jo thjesht demaskuar por edhe ndëshkuar sa më shpejt./ BalkanWeb -

“Shtegu Bizantin”, Shqipëria pjesë e rrugëtimit kulturo-turistik
Një rrugë kulturo-turistike e njohjes së identitetit bizantin që përshkon rrugë të ndryshme në pesëmbëdhjetë vende të BE-së, nëntë vende joevropiane dhe në Lindjen e Afërt: ky është programi i përhershëm evropian “Shtegu Bizantin – Rruga e Qyteteve dhe Tokave Bizantine”, i konceptuar dhe promovuar nga Grupet Arkeologjike të Italisë ETS, i cili synon të marrë shpejt një institucion të ri të Evropës krijuar nën kujdesin e Këshillit të Evropës.Bima udhërrëfyese e këtij itinerari është palmeta e gjetur e ngulitur në fundin e vazove të lashta me boja të zezë, të përhapura në të gjithë zonën e Mesdheut, simbol i fitores së së mirës mbi të keqen dhe i paqes mes popujve.Rruga bashkon përmes Detit Mesdhe, 15 shtete evropiane (qytetet turke me pamje nga Bosfori, Greqia, Qiproja, Maqedonia, qytete pasardhëse të fiseve Dalmate, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Sllovenia, Shqipëria, Italia, Franca, Ishujt Balearik), si dhe 9 vende jo-evropiane si Algjeria, Tunisia, Maroku, Armenia, Egjipti, Jordania, Libani, Palestina dhe Siria, shkruan Diaspora Shqiptare.Logoja e itinerarit përfaqëson mitin e Evropës, princeshës së re bukuroshe me të cilën Zeusi bie në dashuri, e cila për ta zotëruar atë shndërrohet në një dem duke bërë kryqin e saj në shpinë në një udhëtim të ngadaltë, të qëndrueshëm dhe me përvojë të njohjes së qyteteve dhe territoreve, nga Lindja në Perëndim; Logoja synon të kremtojë paqen dhe bashkimin e popujve të Evropës dhe Lindjes së Afërt të bashkuar nga të njëjtat rrënjë kulturore bizantine.