Tag: evropës

  • Orban: Donald Trump ka një vizion të qartë për rënien e Evropës

    Orban: Donald Trump ka një vizion të qartë për rënien e Evropës

    Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka shprehur edhe një herë dakordësinë e tij me homologun amerikan Donald Trump, duke vënë në dukje se strategjia e re e sigurisë kombëtare e administratës amerikane tregon se Shtetet e Bashkuara e kuptojnë “rënien e shkallës kulturore” të Evropës.
    Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë publikoi tekstin, i cili deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të rishqyrtojnë marrëdhënien e tyre me Evropën dhe se kontinenti po përballet me “zhdukje kulturore” dhe duhet të ndryshojë kursin.
    Edhe pse teksti ka provokuar reagime në Evropë, Orban, i cili është gjithashtu një aleat i hershëm i Donald Trump, e përshkroi atë si “më të rëndësishmin dhe interesantin në vitet e fundit”. Uashingtoni, argumentoi ai, ka kuptuar se Evropa ka arritur në një “ngërç ekonomik” dhe se vlerat e saj, demokracia dhe tregu i lirë janë të gjitha në rrezik.

    Sipas Orban, qeveria amerikane e kupton që Evropa duhet të rindërtojë marrëdhënien e saj me Rusinë “në një nivel strategjik”. Ai mban lidhje të ngushta me Moskën, pavarësisht pushtimit të Ukrainës.
    “Amerika ka një pamje të saktë dhe të qartë të rënies së Evropës. Ata e shohin rënien në një shkallë kulturore, kundër së cilës ne në Hungari kemi luftuar për pesëmbëdhjetë vjet. Më në fund, ne nuk po luftojmë vetëm”, ​​tha Orbán.
    Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara i dhanë Hungarisë një përjashtim njëvjeçar nga sanksionet e SHBA-së për përdorimin e naftës dhe gazit rus, pasi Orban mbrojti kërkesën e tij për një përjashtim gjatë një takimi miqësor me Trump në Uashington.

  • “Sulme” të reja nga SHBA, përgjigjet Kallas: Europa ka nënvlerësuar fuqinë e saj

    “Sulme” të reja nga SHBA, përgjigjet Kallas: Europa ka nënvlerësuar fuqinë e saj

    Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, sheh një aleancë të ngushtë të vazhdueshme midis SHBA-së dhe Evropës, pavarësisht strategjisë së re të sigurisë së SHBA-së . “SHBA-të janë ende aleati ynë më i madh”, tha Kallas sot në Forumin e Dohas, një konferencë diplomatike vjetore në Katar. Pavarësisht disa dallimeve mbi çështje të ndryshme midis SHBA-së dhe Evropës, “parimi i përgjithshëm” mbetet: “Ne jemi aleatët më të ngushtë dhe duhet të qëndrojmë së bashku”.
    “Evropa e ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë. Dua të them, ne duhet të jemi më të sigurt në vetvete. Kjo është e sigurt. SHBA-të janë ende aleati ynë më i madh. Dhe aty e kam lexuar gjithashtu se ne jemi ende aleati ynë më i madh. Është në interesin e Shteteve të Bashkuara gjithashtu, që Evropa të zgjasë dhe që ne të jemi ende aleatët dhe të punojmë së bashku për këto gjëra. Mendoj se nuk kemi qenë gjithmonë dakord për tema të ndryshme, por mendoj se parimi i përgjithshëm është ende aty. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë së bashku”, tha Kaja Kallas, shefe e Politikës së Jashtme të BE.
    Në strategjinë e saj të re të sigurisë, SHBA-të ankohen, ndër të tjera, për humbjen e demokracisë dhe lirisë së shprehjes në Evropë dhe bëjnë thirrje për një ndryshim kursi. Evropa përballet me probleme të mëdha, thuhet në dokumentin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë të enjten.
    Raporti gjithashtu vajtoi për një “rënie” të ekonomisë evropiane, me Shtëpinë e Bardhë që paralajmëroi për një “asgjësim civilizues” të Evropës. Nëse trendet aktuale vazhdojnë, kontinenti do të jetë “i panjohshëm brenda 20 vjetësh ose më pak”, sipas strategjisë së sigurisë së SHBA-së.
    Komisioni Evropian nën Ursula von der Leyen i ka hedhur poshtë me vendosmëri akuzat kundër Bashkimit Evropian të përfshira në dokument. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Ëadephul komentoi mbi vërejtjet kritike në lidhje me lirinë e shprehjes, duke thënë se “nuk beson se dikush duhet të na japë këshilla për këtë”.
    Ndërkohë, sulmet kundër Evropës nga SHBA-të vazhduan pa u pakësuar. Pas vendimit të BE-së për të vendosur një gjobë prej disa milionë dollarësh ndaj platformës online X të Elon Musk për mangësi në transparencë, Zëvendës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Christopher Landau, shprehu përsëri kritikat e tij. Në një postim në X, ai u ankua për rolin e dyfishtë të shteteve që i përkasin si NATO-s ashtu edhe BE-së.
    Nëse këto shtete do të mbanin “kapelen e NATO-s”, ato do të theksonin rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, shkroi Landau. Por me “kapelen e BE-së”, ato njëkohësisht ndiqnin axhenda politike “që shpesh bien ndesh plotësisht me interesat dhe sigurinë e SHBA-së”. Ai përmendi “censurën, vetëvrasjen ekonomike/fanatizmin klimatik, kufijtë e hapur” si shembuj. SHBA-të nuk mund ta injoronin më këtë kontradiktë, vazhdoi Landau. “Ne nuk mund të pretendojmë të jemi partnerë ndërsa këto kombe lejojnë burokracinë e pazgjedhur, jodemokratike dhe jo përfaqësuese të BE-së në Bruksel të ndjekë një politikë vetëvrasjeje qytetëruese”.

  • Rama e favorizoi me kontrata 21 milionë euro, si përfundoi projekti i Mogherinit në duart e kompanisë “Fusha”

    Rama e favorizoi me kontrata 21 milionë euro, si përfundoi projekti i Mogherinit në duart e kompanisë “Fusha”

    Rama e favorizoi me kontrata 21 milionë euro, si përfundoi projekti i Mogherinit në duart e kompanisë “Fusha”
    Lajmi i ndalimit të Federica Mogherinit nga policia belge bëri bujë të madhe në fillim të kësaj jave në të gjithë Evropën. Zonja Mogherini, që ishte rektore e Kolegjit të Evropës në Bruges, u shoqërua në polici së bashku me një anëtar të stafit të kolegjit dhe një tjetër zyrtar të Komisionit Evropian, lidhur me një hetim për manipulimin e një tenderi. Autoritetet hetimore evropiane dyshojnë se gjatë periudhës 2021–2022, Kolegji i Evropës ka përfituar përmes favorizimit një kontratë me vlerë 3.2 milionë euro nga Shërbimi Diplomatik i BE-së për një trajnim 9-mujor të diplomatëve të rinj.
    Kolegji i Evropës është një institut prestigjioz për studime evropiane me seli kryesore në Bruges të Belgjikës. Të diplomuarit nga vende të ndryshme të Evropës mund të ndjekin aty studime pasuniversitare dhe të përgatiten në fushën e bashkëpunimit dhe integrimit evropian. Ndërkohë, një degë e këtij kolegji është hapur edhe në Tiranë, më shumë se një vit më parë. Kolegji i Evropës në Tiranë është vërtet një degë e atij të Bruges-it, ashtu siç është edhe ai i Natolinit në Varshavë, por mësimi në këtë universitet është me pagesë, madje jo të vogël, por 27 mijë euro në vit. Ndërkohë, qeveria shqiptare mbështet studentët me pesë bursa dhe për vitin akademik 2025–2026 janë përzgjedhur për të studiuar 41 studentë, nga të cilët vetëm 10 janë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe pjesa tjetër nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Pra, në Tiranë, në Kolegjin e Evropës, do të kenë akses ata që përzgjidhen nga kjo strukturë, ata që kanë mundësi të paguajnë dhe ata që mbështeten me bursë nga qeveria. Por përse është kjo e padrejtë për qytetarët shqiptarë dhe taksat e tyre?
    Qeveria shqiptare, pas firmosjes më 6 tetor 2023 të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Kolegjit, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Tiranës, i propozoi në muajin mars Kuvendit të Shqipërisë të ratifikojë Marrëveshjen për Themelimin e Kolegjit të Evropës për hapjen e një dege në Tiranë. Por përpara se kjo marrëveshje të miratohej nga Kuvendi, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim që autorizonte Fondin Shqiptar të Zhvillimit si autoritet kontraktor për të realizuar projektin “Kolegji i Evropës”. Më pas, marrëveshja është ratifikuar nga Kuvendi në datën 18 prill 2024; një muaj më pas, e që të jetë në fuqi tërësisht duhet që të dekretohet nga Presidenti, por askush nuk ka pritur kohën e nevojshme për miratimin e saj dhe Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që ka efekte financiare pa bazë ligjore.
    Por shkeljet dhe favorizimet nuk përfundojnë këtu. Edhe pse një universitet privat, marrëveshja i jep terren trajtimi preferencial fiskal këtij kampusi, duke e përjashtuar nga çdo lloj detyrimi tatimor e doganor. Madje jo vetëm kolegjin, por edhe furnitorët e kolegjit.
    Pas miratimit të kësaj marrëveshjeje haptas favorizuese, Këshilli i Ministrave mori një tjetër vendim. Këtë herë për t’i kaluar në pronësi Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe më pas kolegjit tokën pranë Qytetit Studenti për të ndërtuar kampusin. Në total u vendosën në dispozicion 4 mijë metra katrorë truall nga pasuritë publike të Shqipërisë për Kolegjin e Evropës.
    Madje edhe fondet për ndërtimin e godinës do të jepen nga taksat e shqiptarëve. Në total, ndërtimi dhe arredimi i infrastrukturës së këtij kampusi do t’i kushtojë taksapaguesve tanë 21 milionë euro. Këto para kanë kaluar menjëherë në buxhetin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili më datën 21 gusht 2024 ka hapur garën për të përzgjedhur kompaninë që do të kryejë punimet. Fituese në këtë tender është përzgjedhur kompania “Fusha” me “Ed Konstruksion”, me një ofertë prej 15.2 milionë euro, 1.7 milionë euro më të ulët se fondi limit, por 840 mijë euro më e lartë se e një operatori tjetër që ka marrë pjesë në këtë garë. Godina do të përbëhet nga 3 ndërtesa: ajo publike me 5 kate, ajo universitare me 7 kate dhe godina e delegatëve me 5 kate. Në mes të tyre do të ngrihet një auditor në formën e kupolës dhe do të ketë një parkim nëntokësor me 415 vende. Të gjitha këto do të financohen nga taksat e shqiptarëve, duke qenë se kryeministri Edi Rama ka vendosur t’ia bëjë si dhuratë mikes së tij Federica Mogherinit.
    Ndërkohë, ditën e enjte, e gjendur në situatë jo të favorshme për shkak të hetimeve të nisura nga Zyra e Prokurorisë Evropiane, Federica Mogherini dha dorëheqjen për t’u hetuar në gjendje të lirë si qytetare e thjeshtë dhe jo të interferojë në drejtësi duke mbajtur postin e rektores së Kolegjit të Evropës. Një standard që kryeministri ynë nuk e ka pranuar në rastin e zëvendëses së tij, Belinda Balluku./Piranjat/

  • Mogherini u ndalua për korrupsion, zbulohen të fshehtat e marrëveshjes së saj me Ramën

    Mogherini u ndalua për korrupsion, zbulohen të fshehtat e marrëveshjes së saj me Ramën

    Lajmi i ndalimit të Federica Mogherinit nga policia belge bëri bujë të madhe në fillim të kësaj jave në të gjithë Evropën. Zonja Mogherini, që ishte rektore e Kolegjit të Evropës në Bruges, u shoqërua në polici së bashku me një anëtar të stafit të kolegjit dhe një tjetër zyrtar të Komisionit Evropian, lidhur me një hetim për manipulimin e një tenderi.
    Autoritetet hetimore evropiane dyshojnë se gjatë periudhës 2021–2022, Kolegji i Evropës ka përfituar përmes favorizimit një kontratë me vlerë 3.2 milionë euro nga Shërbimi Diplomatik i BE-së për një trajnim 9-mujor të diplomatëve të rinj.
    Kolegji i Evropës është një institut prestigjioz për studime evropiane me seli kryesore në Bruges të Belgjikës. Të diplomuarit nga vende të ndryshme të Evropës mund të ndjekin aty studime pasuniversitare dhe të përgatiten në fushën e bashkëpunimit dhe integrimit evropian. Ndërkohë, një degë e këtij kolegji është hapur edhe në Tiranë, më shumë se një vit më parë.
    Kolegji i Evropës në Tiranë është vërtet një degë e atij të Bruges-it, ashtu siç është edhe ai i Natolinit në Varshavë, por mësimi në këtë universitet është me pagesë, madje jo të vogël, por 27 mijë euro në vit. Ndërkohë, qeveria shqiptare mbështet studentët me pesë bursa dhe për vitin akademik 2025–2026 janë përzgjedhur për të studiuar 41 studentë, nga të cilët vetëm 10 janë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe pjesa tjetër nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
    Pra, në Tiranë, në Kolegjin e Evropës, do të kenë akses ata që përzgjidhen nga kjo strukturë, ata që kanë mundësi të paguajnë dhe ata që mbështeten me bursë nga qeveria. Por përse është kjo e padrejtë për qytetarët shqiptarë dhe taksat e tyre?
    Qeveria shqiptare, pas firmosjes më 6 tetor 2023 të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Kolegjit, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Tiranës, i propozoi në muajin mars Kuvendit të Shqipërisë të ratifikojë Marrëveshjen për Themelimin e Kolegjit të Evropës për hapjen e një dege në Tiranë. Por përpara se kjo marrëveshje të miratohej nga Kuvendi, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim që autorizonte Fondin Shqiptar të Zhvillimit si autoritet kontraktor për të realizuar projektin “Kolegji i Evropës”.
    Më pas, marrëveshja është ratifikuar nga Kuvendi në datën 18 prill 2024; një muaj më pas, e që të jetë në fuqi tërësisht duhet që të dekretohet nga Presidenti, por askush nuk ka pritur kohën e nevojshme për miratimin e saj dhe Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që ka efekte financiare pa bazë ligjore.
    Por shkeljet dhe favorizimet nuk përfundojnë këtu. Edhe pse një universitet privat, marrëveshja i jep terren trajtimi preferencial fiskal këtij kampusi, duke e përjashtuar nga çdo lloj detyrimi tatimor e doganor. Madje jo vetëm kolegjin, por edhe furnitorët e kolegjit.
    Pas miratimit të kësaj marrëveshjeje haptas favorizuese, Këshilli i Ministrave mori një tjetër vendim. Këtë herë për t’i kaluar në pronësi Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe më pas kolegjit tokën pranë Qytetit Studenti për të ndërtuar kampusin. Në total u vendosën në dispozicion 4 mijë metra katrorë truall nga pasuritë publike të Shqipërisë për Kolegjin e Evropës.
    Madje edhe fondet për ndërtimin e godinës do të jepen nga taksat e shqiptarëve. Në total, ndërtimi dhe arredimi i infrastrukturës së këtij kampusi do t’i kushtojë taksapaguesve tanë 21 milionë euro. Këto para kanë kaluar menjëherë në buxhetin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili më datën 21 gusht 2024 ka hapur garën për të përzgjedhur kompaninë që do të kryejë punimet. Fituese në këtë tender është përzgjedhur kompania “Fusha” me “Ed Konstruksion”, me një ofertë prej 15.2 milionë euro, 1.7 milionë euro më të ulët se fondi limit, por 840 mijë euro më e lartë se e një operatori tjetër që ka marrë pjesë në këtë garë.
    Godina do të përbëhet nga 3 ndërtesa: ajo publike me 5 kate, ajo universitare me 7 kate dhe godina e delegatëve me 5 kate. Në mes të tyre do të ngrihet një auditor në formën e kupolës dhe do të ketë një parkim nëntokësor me 415 vende. Të gjitha këto do të financohen nga taksat e shqiptarëve, duke qenë se kryeministri Edi Rama ka vendosur t’ia bëjë si dhuratë mikes së tij Federica Mogherinit.
    Ndërkohë, ditën e enjte, e gjendur në situatë jo të favorshme për shkak të hetimeve të nisura nga Zyra e Prokurorisë Evropiane, Federica Mogherini dha dorëheqjen për t’u hetuar në gjendje të lirë si qytetare e thjeshtë dhe jo të interferojë në drejtësi duke mbajtur postin e rektores së Kolegjit të Evropës. Një standard që kryeministri ynë nuk e ka pranuar në rastin e zëvendëses së tij, Belinda Balluku.

  • VIDEO/ Mogherini u ndalua për korrupsion, zbulohen të fshehtat e marrëveshjes së saj me Ramën

    VIDEO/ Mogherini u ndalua për korrupsion, zbulohen të fshehtat e marrëveshjes së saj me Ramën

    Lajmi i ndalimit të Federica Mogherinit nga policia belge bëri bujë të madhe në fillim të kësaj jave në të gjithë Evropën. Zonja Mogherini, që ishte rektore e Kolegjit të Evropës në Bruges, u shoqërua në polici së bashku me një anëtar të stafit të kolegjit dhe një tjetër zyrtar të Komisionit Evropian, lidhur me një hetim për manipulimin e një tenderi. Autoritetet hetimore evropiane dyshojnë se gjatë periudhës 2021–2022, Kolegji i Evropës ka përfituar përmes favorizimit një kontratë me vlerë 3.2 milionë euro nga Shërbimi Diplomatik i BE-së për një trajnim 9-mujor të diplomatëve të rinj.

    Kolegji i Evropës është një institut prestigjioz për studime evropiane me seli kryesore në Bruges të Belgjikës. Të diplomuarit nga vende të ndryshme të Evropës mund të ndjekin aty studime pasuniversitare dhe të përgatiten në fushën e bashkëpunimit dhe integrimit evropian. Ndërkohë, një degë e këtij kolegji është hapur edhe në Tiranë, më shumë se një vit më parë. Kolegji i Evropës në Tiranë është vërtet një degë e atij të Bruges-it, ashtu siç është edhe ai i Natolinit në Varshavë, por mësimi në këtë universitet është me pagesë, madje jo të vogël, por 27 mijë euro në vit. Ndërkohë, qeveria shqiptare mbështet studentët me pesë bursa dhe për vitin akademik 2025–2026 janë përzgjedhur për të studiuar 41 studentë, nga të cilët vetëm 10 janë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe pjesa tjetër nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Pra, në Tiranë, në Kolegjin e Evropës, do të kenë akses ata që përzgjidhen nga kjo strukturë, ata që kanë mundësi të paguajnë dhe ata që mbështeten me bursë nga qeveria. Por përse është kjo e padrejtë për qytetarët shqiptarë dhe taksat e tyre?

    Qeveria shqiptare, pas firmosjes më 6 tetor 2023 të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Kolegjit, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Tiranës, i propozoi në muajin mars Kuvendit të Shqipërisë të ratifikojë Marrëveshjen për Themelimin e Kolegjit të Evropës për hapjen e një dege në Tiranë. Por përpara se kjo marrëveshje të miratohej nga Kuvendi, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim që autorizonte Fondin Shqiptar të Zhvillimit si autoritet kontraktor për të realizuar projektin “Kolegji i Evropës”. Më pas, marrëveshja është ratifikuar nga Kuvendi në datën 18 prill 2024; një muaj më pas, e që të jetë në fuqi tërësisht duhet që të dekretohet nga Presidenti, por askush nuk ka pritur kohën e nevojshme për miratimin e saj dhe Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që ka efekte financiare pa bazë ligjore.

    Por shkeljet dhe favorizimet nuk përfundojnë këtu. Edhe pse një universitet privat, marrëveshja i jep terren trajtimi preferencial fiskal këtij kampusi, duke e përjashtuar nga çdo lloj detyrimi tatimor e doganor. Madje jo vetëm kolegjin, por edhe furnitorët e kolegjit.

    Pas miratimit të kësaj marrëveshjeje haptas favorizuese, Këshilli i Ministrave mori një tjetër vendim. Këtë herë për t’i kaluar në pronësi Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe më pas kolegjit tokën pranë Qytetit Studenti për të ndërtuar kampusin. Në total u vendosën në dispozicion 4 mijë metra katrorë truall nga pasuritë publike të Shqipërisë për Kolegjin e Evropës.

    Madje edhe fondet për ndërtimin e godinës do të jepen nga taksat e shqiptarëve. Në total, ndërtimi dhe arredimi i infrastrukturës së këtij kampusi do t’i kushtojë taksapaguesve tanë 21 milionë euro. Këto para kanë kaluar menjëherë në buxhetin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili më datën 21 gusht 2024 ka hapur garën për të përzgjedhur kompaninë që do të kryejë punimet. Fituese në këtë tender është përzgjedhur kompania “Fusha” me “Ed Konstruksion”, me një ofertë prej 15.2 milionë euro, 1.7 milionë euro më të ulët se fondi limit, por 840 mijë euro më e lartë se e një operatori tjetër që ka marrë pjesë në këtë garë. Godina do të përbëhet nga 3 ndërtesa: ajo publike me 5 kate, ajo universitare me 7 kate dhe godina e delegatëve me 5 kate. Në mes të tyre do të ngrihet një auditor në formën e kupolës dhe do të ketë një parkim nëntokësor me 415 vende. Të gjitha këto do të financohen nga taksat e shqiptarëve, duke qenë se kryeministri Edi Rama ka vendosur t’ia bëjë si dhuratë mikes së tij Federica Mogherinit.

    Ndërkohë, ditën e enjte, e gjendur në situatë jo të favorshme për shkak të hetimeve të nisura nga Zyra e Prokurorisë Evropiane, Federica Mogherini dha dorëheqjen për t’u hetuar në gjendje të lirë si qytetare e thjeshtë dhe jo të interferojë në drejtësi duke mbajtur postin e rektores së Kolegjit të Evropës. Një standard që kryeministri ynë nuk e ka pranuar në rastin e zëvendëses së tij, Belinda Balluku.

  • “Civilizimi europian drejt zhdukjes”, SHBA publikon doktrinën e strategjisë kombëtare

    “Civilizimi europian drejt zhdukjes”, SHBA publikon doktrinën e strategjisë kombëtare

    Evropa përballet me “zhdukjen e qytetërimi” dhe duhet të ndryshojë kursin nëse dëshiron të mbetet një aleat i besueshëm për Shtetet e Bashkuara. Ky është përfundimi që administrate Trump ka konkluduar në Strategjie të Sigurisë Kombëtare. Dokumenti ishte i fundit në një seri deklaratash nga zyrtarët dhe politikëbërësit amerikanë që kanë përmbysur supozimet e pasluftës në lidhje me marrëdhënien e Evropës me aleatin e saj më të fortë, Shtetet e Bashkuara.
    “Qëllimi ynë duhet të jetë të ndihmojmë Evropën të korrigjojë trajektoren e saj aktuale”, thuhej në dokument, duke shtuar se donte të “punonte me vendet e bashkuara që duan të rivendosin madhështinë e tyre të mëparshme”.
    Strategjia e Sigurisë Kombëtare është një dokument i publikuar periodikisht nga dega ekzekutive që përshkruan vizionin e një presidenti për kombin, duke përfshirë prioritetet, kërcënimet dhe strategjitë për t’u përballur me to.
    Ai përfshinte një parathënie të nënshkruar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili tha se ishte “një udhërrëfyes për të siguruar që Amerika të mbetet kombi më i madh dhe më i suksesshëm në historinë e njerëzimit”.
    Disa nga gjuhët në dokument kujtojnë një fjalim të Zëvendëspresidentit të SHBA-së JD Vance në Mynih në shkurt, i cili shkaktoi tronditje në të gjitha kryeqytetet evropiane. Vance tha se shqetësohej më shumë për një “kërcënim nga brenda” Evropës dhe atë që ai e quajti një tërheqje nga vlerat e përbashkëta me Shtetet e Bashkuara.
    Dokumenti i strategjisë thoshte se Shtetet e Bashkuara mbeteshin “të lidhura sentimentalisht” me vendet evropiane, përfshirë Britaninë dhe Irlandën, dhe tha se “karakteri i këtyre vendeve është gjithashtu strategjikisht i rëndësishëm”, shkruan A2 CNN.
    Përveçse duke treguar ekonomitë e ngadalta të Evropës, ai akuzoi Bashkimin Evropian për minimin e lirisë dhe sovranitetit politik, censurimin e fjalës së lirë, shtypjen e opozitës politike dhe ndjekjen e politikave të migracionit që po “transformonin kontinentin”.
    Nëse trendet aktuale do të vazhdonin, Evropa do të ishte “e panjohshme” brenda 20 vjetësh ose më pak dhe ishte “larg të qenit e qartë nëse disa vende evropiane do të kenë ekonomi dhe ushtri mjaftueshëm të forta për të mbetur aleatë të besueshëm”, tha ai.
    Dokumenti tha se ishte “më shumë se e besueshme” që brenda pak dekadash disa anëtarë të NATO-s do të bëheshin “shumica jo-evropianë” dhe ishte “një çështje e hapur” nëse ata do ta shihnin aleancën në të njëjtën mënyrë.
    Komisioni Evropian nuk pranoi të komentojë mbi dokumentin. Një diplomat evropian, duke folur në kushte anonimiteti, tha: “Toni ndaj Evropës nuk është premtues. Edhe më i keq se fjalimi i Vance në Mynih në shkurt.”

  • “Evropa po përballet me rrezikun e zhdukjes së qytetërimit”, Shtëpia e Bardhë: Politikat e migracionit po transformojnë kontinentin dhe po nxisin konflikte

    “Evropa po përballet me rrezikun e zhdukjes së qytetërimit”, Shtëpia e Bardhë: Politikat e migracionit po transformojnë kontinentin dhe po nxisin konflikte

    “Evropa po përballet me rrezikun e zhdukjes së qytetërimit dhe, nëse trendet aktuale vazhdojnë, Kontinenti i Vjetër “do të jetë i panjohur brenda 20 vjetësh ose edhe më pak”.

    Kështu thuhet në një dokument të Shtëpisë së Bardhë që përshkruan strategjinë e re të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
    Në këtë strategji, administrata e Presidentit Donald Trump deklaron se SHBA-ja do të braktisë rolin e saj global për t’u përqendruar më shumë në Amerikën Latine dhe në luftën kundër imigracionit.
    Dokumenti rendit disa çështje që, sipas tij, rrezikojnë historinë dhe kulturën e Evropës.
    “Problemet më të mëdha me të cilat përballet Evropa përfshijnë aktivitetet e Bashkimit Evropian dhe organeve të tjera transnacionale që minojnë lirinë dhe sovranitetin politik; politikat e migracionit që po transformojnë kontinentin dhe po nxisin konflikte; censurën e shprehjes së lirë dhe shtypjen e opozitës politike; rënien e lindshmërisë dhe humbjen e identitetit e vetëbesimit kombëtar”, thuhej në shkrim.
    Sopas mediave, ndër prioritetet e politikës së SHBA-së për Evropën janë: rivendosja e “kushteve të stabilitetit brenda kontinentit dhe e stabilitetit strategjik me Rusinë”; “mundësimi i Evropës që të qëndrojë në këmbët e veta dhe të veprojë si një grup kombesh sovrane të bashkuara, duke marrë përgjegjësi për mbrojtjen e saj, pa u dominuar nga asnjë fuqi kundërshtare”. Gjithashtu, dokumenti kërkon “t’i jepet fund perceptimit dhe realitetit të NATO-s si një aleancë që zgjerohet pa ndërprerje”.
    Përtej Evropës, teksti thekson se “Indo-Paqësori është dhe do të mbetet një nga fushëbetejat kryesore ekonomike dhe gjeopolitike të shekullit të ardhshëm”. Dokumenti thekson se “Presidenti Trump, i vetëm, ka përmbysur më shumë se tre dekada supozimesh të gabuara të SHBA-së për Kinën — idenë se duke hapur tregjet tona, duke inkurajuar kompanitë amerikane të investojnë atje dhe duke zhvendosur prodhimin industrial, do ta ndihmonim Kinën të integrohej në rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Kjo nuk ka ndodhur”.
    Dokumenti shpjegon objektivat për Hemisferën Perëndimore, të cilat përmbledhen në dy terma: “rekrutim” dhe “zgjerim”.
    “Rekrutimi nënkupton angazhimin e partnerëve të vendosur në hemisferë për të kontrolluar migracionin, për të ndalur flukset e drogës dhe për të forcuar stabilitetin e sigurinë, si në tokë ashtu edhe në det”, thuhet në strategji. Ndërsa “zgjerimi” nënkupton kultivimin dhe forcimin e partnerëve të rinj, duke rritur njëkohësisht tërheqjen e SHBA-së si partneri i preferuar ekonomik dhe i sigurisë.

    Top Channel

  • “Kam punuar me transparencë”, Mogherini jep dorëheqjen nga Kolegji i Europës

    “Kam punuar me transparencë”, Mogherini jep dorëheqjen nga Kolegji i Europës

    Pas akuzave për mashtrim që përfshinin fondet e Bashkimit Europian, ish-shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj si rektore e Kolegjit elitar të Evropës. “Në përputhje me disiplinën dhe drejtësinë maksimale me të cilën kam kryer gjithmonë detyrat e mia, kam vendosur të jap dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Evropës”, njoftoi Mogherini të enjten në Bruksel.
    Zyra e Prokurorit Publik Evropian hapi të mërkurën procedura penale kundër Mogherinit, zëvendësit të saj Cesare Zegretti dhe ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, Stefano Sannini. Ata akuzohen për “mashtrim në prokurim, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional”. Sannini kishte njoftuar të mërkurën se do të dilte në pension të parakohshëm.
    Hetuesit dyshojnë se Zyra e Shërbimit Europian të Jashtëm mund të ketë kanalizuar fonde në Kolegjin e Evropës për një program trajnimi diplomatik. Prandaj, autoritetet belge kontrolluan zyrat e EEAS në Bruksel, Kolegjin e Evropës në Bruges dhe shtëpitë e disa të dyshuarve të martën, duke arrestuar tre individë.
    Sipas zyrës së prokurorit publik, universitetit iu dha kontrata për programin e tenderuar nga EAD në vitet 2021 dhe 2022 dhe mori fonde për të. Hetuesit thonë se po shqyrtojnë nëse të dyja palët kanë bashkëpunuar ndërsa një tender publik ishte në fuqi. Një procedurë e tillë do të ishte e paligjshme sepse do t’i jepte Kolegjit të Evropës një avantazh të padrejtë ndaj aplikantëve të tjerë.
    Një zëdhënës i EEAS deklaroi se hetimi ka të bëjë me mandatet e mëparshme. Mandati aktual ka qenë në fuqi për afërsisht një vit; që atëherë, estonezja Kaja Kallas ka drejtuar EEAS si Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë. Paraardhësi i saj ishte spanjolli Josep Borrell. Rastet e dyshuara të mashtrimit ndodhën gjatë mandatit të tij. Përpara kësaj, Mogherini shërbeu si Përfaqësuese e Lartë e BE-së nga viti 2014 deri në vitin 2019.
    Ajo mori pozicionin e saj aktual si Rektore e Kolegjit të Evropës në vitin 2020, dhe mandati i saj i dytë pesëvjeçar filloi në shtator. Diplomatja Sannini shërbeu si Sekretare e Përgjithshme e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) nga viti 2021 deri në vitin 2024. Kolegji i Evropës është një universitet privat i specializuar në studimet evropiane. Ndër ish-studentët e tij përfshihen diplomatë të shumtë të BE-së, zyrtarë të Komisionit dhe politikanë.

  • U arrestua dhe u la e lirë pas hetimeve për abuzimet me tenderat, Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Evropës

    U arrestua dhe u la e lirë pas hetimeve për abuzimet me tenderat, Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Evropës

    Federica Mogherini, ish-diplomatja më e lartë e BE-së, ka dhënë dorëheqjen nga roli i saj si rektore e Kolegjit të Evropës.
    Mogherini së bashku me dy persona të tjerë u arrestuan më dy dhjetor, të dyshuar për mashtrim dhe shpërdorim detyre lidhur me programet e trajnimit të financuara nga BE.Lexo edhe :Related Posts
    Një ditë pas arrestimit, Mogherini i la e lirë.

    Në një deklaratë pas një takimi të Komitetit Ekzekutiv të Kolegjit të enjten, ajo tha: “Në përputhje me rigorozitetin dhe drejtësinë më të madhe me të cilën kam kryer gjithmonë detyrat e mia, sot kam vendosur të jap dorëheqjen si rektore.”
    Hetimi, i udhëhequr nga prokurori i BE-së, përqendrohet në një kontratë njëvjeçare të dhënë Kolegjit të Evropës në kuadër të një tenderi për të hapur një akademi për trajnimin e diplomatëve të rinj kombëtarë dhe nëpunësve civilë të BE-së për role të ardhshme në përfaqësimin e Evropës jashtë vendit.
    Prokurorët dyshojnë se, në vitet 2021–‘22, Kolegji dhe shërbimi diplomatik i BE-së mund të kenë bashkëpunuar për të drejtuar në mënyrë të papërshtatshme fondet e BE-së drejt projektit, duke përfshirë edhe duke i dhënë Kolegjit informacion paraprak për tenderin. Tenderi u hap zyrtarisht për universitetet në të gjithë Evropën.
    Mogherini mbetet e pafajshme ndërsa hetimi vazhdon.
    “Kam besim të plotë në sistemin e drejtësisë dhe besoj se korrektësia e veprimit të Kolegjit do të vërtetohet”, tha Mogherini në një deklaratë pasi u lirua nga paraburgimi, duke shtuar se do të ofrojë “bashkëpunim të plotë me autoritetet”.
    Mogherini ka shërbyer si rektore e Kolegjit të Evropës që nga viti 2020, duke mbikëqyrur kampuset e tij në Bruges, Varshavë dhe Tiranë. Ajo gjithashtu mori rolin e drejtoreshës së akademisë diplomatike në vitin 2022, një pozicion që qeveritë e BE-së e bënë të përhershme në vitin 2024, duke e financuar atë me një shumë prej 1.7 milionë eurosh në vit.
    Presidenti i Kolegjit të Evropës, Herman Van Rompuy, i kontaktuar nga Euractiv, refuzoi të komentonte dhe theksoi se nuk kishte dhënë një intervistë prej gjashtë vitesh./vizionplus.tv

  • U arrestua për mashtrim e korrupsion, Mogherini jep dorëheqjen si Rektore e Kolegjit të Europës

    U arrestua për mashtrim e korrupsion, Mogherini jep dorëheqjen si Rektore e Kolegjit të Europës

    Federica Mogherini

    BRUKSEL- Federica Mogherini, ish-diplomatja më e lartë e BE-së, ka dhënë dorëheqjen nga roli i saj si rektore e Kolegjit të Evropës, pasi u emërua e dyshuar në një hetim për mashtrim për favorizim të dyshuar në trajnimin diplomatik të financuar nga BE-ja.
    Në një deklaratë pas një takimi të Komitetit Ekzekutiv të Kolegjit të enjten, ajo tha: “Në përputhje me rigorozitetin dhe drejtësinë më të madhe me të cilën kam kryer gjithmonë detyrat e mia, sot kam vendosur të jap dorëheqjen si rektore.”
    Hetimi, i udhëhequr nga prokurori i BE-së, përqendrohet në një kontratë njëvjeçare të dhënë Kolegjit të Evropës në kuadër të një tenderi për të hapur një akademi të re për trajnimin e diplomatëve të rinj kombëtarë dhe nëpunësve civilë të BE-së për role të ardhshme në përfaqësimin e Evropës jashtë vendit.
    Prokurorët dyshojnë se, në vitet 2021–22, Kolegji dhe shërbimi diplomatik i BE-së mund të kenë bashkëpunuar për të drejtuar në mënyrë të papërshtatshme fondet e BE-së drejt projektit, duke përfshirë edhe duke i dhënë Kolegjit informacion paraprak për tenderin. Tenderi u hap zyrtarisht për universitetet në të gjithë Evropën.
    Mogherini mbetet e pafajshme ndërsa hetimi vazhdon.
    “Kam besim të plotë në sistemin e drejtësisë dhe besoj se korrektësia e veprimit të Kolegjit do të vërtetohet”, tha Mogherini në një deklaratë pasi u lirua nga paraburgimi, duke shtuar se do të ofrojë “bashkëpunim të plotë me autoritetet”.

    Mogherini u arrestua mw 2 dhjetor dhe po nw tw njwjtwn ditw, ajo u la e lirw pasi wshtw marrw nw pyetje. Gjithashtu u liruan edhe dy të ndaluarit e tjerë, Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti, kështu ka njoftuar Zyra e Prokurorit Publik Evropian, e cila po udhëheq hetimin. 
    “Pasi u morën në pyetje nga Policia Federale Gjyqësore Belge, të tre individët u informuan zyrtarisht për akuzat kundër tyre. Akuzat kanë të bëjnë me mashtrim dhe korrupsion në prokurim, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Ata janë liruar pasi nuk konsiderohen rrezik përarratisje”, informuan gjyqtarët.
    Mogherini ka shërbyer si rektore e Kolegjit të Evropës që nga viti 2020, duke mbikëqyrur kampuset e tij në Bruges, Varshavë dhe Tiranë. Në nëntor të këtij viti, ishte hera e fundit kur rektorja e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini, ish-Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë zhvilloi një vizitë në Shqipëri. Mogherini mori pjesë në hapjen e vitit të dytë akademik 2025-2026, theksoi rëndësinë strategjike të pranisë së këtij institucioni në Shqipëri, si një investim i drejtpërdrejtë në zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe përgatitjen e diplomatëve të rinj evropianë./ZËRI