Tag: evropën

  • “Skënderbeu profeti ynë”, Rama: Ndarje pa kthim me Azinë dhe bashkimi përfundimtar me Evropën

    “Skënderbeu profeti ynë”, Rama: Ndarje pa kthim me Azinë dhe bashkimi përfundimtar me Evropën

    Nisi fushata zyrtare e PS në marshin elektoral të 11 majit. Pas prezantimit të drejtuesve të secilit qark dhe të kandidatëve, fjalën e mbajti kryesocialisti Rama. Rama tha se duhet të bashkohemi përfundimisht me Evropën dhe të ndahemi nga Azia.
    ”Është krejt ndryshe nag të gjitha herët e tjera mbledhja jonë në këtë shesh ku qëndron dëshmitar, shëmbëlltyra e profetit tonë kombëtar hipur mbi kalin e historisë.
    Nëse është e vërtetë sic e pohon edhe vetë Kurani se zoti i ka dhuruar cdo populli një profet, Shqipëria ka Skënderbeun. Në këmbët tona me qindra dhe mijëra pllakëzat e sheshit që mban emrin e profetit rrëfejnë historinë e gjatë të qënies sonë shqiptare, tokën e zhuritutr nga gjaku, lotët dhe djersën e shumtë.
    Rreth 100 vjet më parë një udhëtar europian shkruante se ndonëse pak orë ndajnë Italinë nga evndi ynë teksa zbret në brigjet e sja do9 të kishe vënë bast s eky vend nuk është Europë por Azi. Sensi i realitetit do të kishte vënë notën 10, fati ynë i madh e deshi që në këtë shesh në xhevahirin e kryeqytetit tonë, i lëmuar si një gur ne të kemi shansin historik që të hedhim hapin përfundimtar të bashkimit me Europën dhe ndarjen pa kthim me Azinë. Sot me përfaqësuesit e popullit socialist nis e përpjeta e fundit drejt Europës”, tha Rama.

  • Ministri Hasani takim me Ministrin Francez të Deleguar për Evropën: Avancim i marrëdhënieve shumëdimensionale mes dy vendeve

    Ministri Hasani takim me Ministrin Francez të Deleguar për Evropën: Avancim i marrëdhënieve shumëdimensionale mes dy vendeve

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme,  Igli Hasani ka mikpritur sot Ministrin Francez të Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, i cili ka nisur një vizitë dy-ditore në Shqipëri.
    Gjatë takimit, të dyja palët kanë nënvizuar angazhimin e përbashkët për integrimin evropian, intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal. Sipas Ministrit Hasani, vizita e z. Haddad është reflektim i marrëdhënieve të veçanta, të shëndosha dhe shumëdimensionale të ndërtuara mes Shqipërisë dhe Francës mike.
    Në kuadër të rrugëtimit evropian të Shqipërisë, Hasani vlerësoi veçanërisht angazhimin serioz të Francës në institucionet e BE-së, i cili ka qenë kyç për sigurimin e një procesi të drejtë dhe transparent të negociatave për anëtarësim.

    “Mbështetja e palëkundur e Francës në rrugën tonë evropiane është e paçmuar dhe jemi sinqerisht mirënjohës për këtë mbështetje, e cila forcon vizionin tonë të përbashkët për një Evropë të bashkuar dhe të begatshme. Ne shpresojmë shumë që të vazhdojmë të kemi këtë mbështetje, veçanërisht për mbajtjen e Konferencës së Katërt Ndërqeveritare, e cila urojmë të zhvillohet në ditët në vijim, sikurse edhe për hapjen e kapitujve të tjerë të mbetur brenda 2025-s deri në arritjen e objektivit tonë të qartë si kristali: mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027”, u shpreh Ministri Hasani.
    Pjesë e rëndësishme e takimit të sotëm ishte edhe Samiti i ardhshëm në Tiranë i Komunitetit Politik Evropian, një samit historik që do të organizohet në Tiranë më 16 Maj 2025.
    Ministri Hasani u shpreh se: “Shqipëria ka privilegjin dhe nderin të mikpresë këtë ngjarje të rëndësishme, e cila synon promovimin e bashkëpunimit dhe dialogut mes shteteve të Evropës për sfidat e përbashkëta, duke përfshirë sigurinë dhe stabilitetin. Roli kyç i Francës në themelimin e Komunitetit Politik Evropian është i jashtëzakonshëm, dhe ne do të angazhohemi maksimalisht për të avancuar objektivat e tij gjatë samitit të Tiranës”.
    Ndër të tjera, dy ministrat vlerësuan edhe angazhimin  aktiv të Francës në Ballkanin Perëndimor, i cili është thelbësor për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.
    “Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht rolin e Francës në promovimin e një Evrope të qëndrueshme dhe të sigurt”, nënvizoi Ministri Hasani.
    /vizionplus.tv

  • “Avancim i marrëdhënieve shumëdimensionale mes dy vendeve”, Hasani takim me ministrin francez të deleguar për Evropën

    “Avancim i marrëdhënieve shumëdimensionale mes dy vendeve”, Hasani takim me ministrin francez të deleguar për Evropën

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur sot Ministrin Francez të Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, i cili ka nisur një vizitë dy-ditore në Shqipëri.Gjatë takimit, të dyja palët kanë nënvizuar angazhimin e përbashkët për integrimin evropian, intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal. Sipas Ministrit Hasani, vizita e Haddad është reflektim i marrëdhënieve të veçanta,  të shëndosha dhe shumëdimensionale të ndërtuara mes Shqipërisë dhe Francës mike.
    Në kuadër të rrugëtimit evropian të Shqipërisë, Hasani vlerësoi veçanërisht angazhimin serioz të Francës në institucionet e BE-së, i cili ka qenë kyç për sigurimin e një procesi të drejtë dhe transparent të negociatave për anëtarësim.“Mbështetja e palëkundur e Francës në rrugën tonë evropiane është e paçmuar dhe jemi sinqerisht mirënjohës për këtë mbështetje, e cila forcon vizionin tonë të përbashkët për një Evropë të bashkuar dhe të begatshme. Ne shpresojmë shumë që të vazhdojmë të kemi këtë mbështetje, veçanërisht për mbajtjen e Konferencës së Katërt Ndërqeveritare, e cila urojmë të zhvillohet në ditët në vijim, sikurse edhe për hapjen e kapitujve të tjerë të mbetur brenda 2025-s deri në arritjen e objektivit tonë të qartë si kristali: mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027”, u shpreh Ministri Hasani.
    Pjesë e rëndësishme e takimit të sotëm ishte edhe Samiti i ardhshëm në Tiranë i Komunitetit Politik Evropian, një samit historik që do të organizohet në Tiranë më 16 Maj 2025. Ministri Hasani u shpreh se:
    “Shqipëria ka privilegjin dhe nderin të mikpresë këtë ngjarje të rëndësishme, e cila synon promovimin e bashkëpunimit dhe dialogut mes shteteve të Evropës për sfidat e përbashkëta, duke përfshirë sigurinë dhe stabilitetin. Roli kyç i Francës në themelimin e Komunitetit Politik Evropian është i jashtëzakonshëm, dhe ne do të angazhohemi maksimalisht për të avancuar objektivat e tij gjatë samitit të Tiranës”.
    Ndër të tjera, dy ministrat vlerësuan edhe angazhimin  aktiv të Francës në Ballkanin Perëndimor, i cili është thelbësor për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit. “Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht rolin e Francës në promovimin e një Evrope të qëndrueshme dhe të sigurt”, nënvizoi Ministri Hasani.

  • Igli Hasani takim me ministrin francez të deleguar për Evropën: Konferenca e 4 Ndërqeveritare mund të mbahet së shpejti

    Igli Hasani takim me ministrin francez të deleguar për Evropën: Konferenca e 4 Ndërqeveritare mund të mbahet së shpejti

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur sot Ministrin Francez të Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, i cili ka nisur një vizitë dy-ditore në Shqipëri.
    Gjatë takimit, të dyja palët kanë nënvizuar angazhimin e përbashkët për integrimin evropian, intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal. Sipas Ministrit Hasani, vizita e Haddad është reflektim i marrëdhënieve të veçanta, të shëndosha dhe shumëdimensionale të ndërtuara mes Shqipërisë dhe Francës mike.
    Në kuadër të rrugëtimit evropian të Shqipërisë, Hasani vlerësoi veçanërisht angazhimin serioz të Francës në institucionet e BE-së, i cili ka qenë kyç për sigurimin e një procesi të drejtë dhe transparent të negociatave për anëtarësim.
    Ministri tha se brenda pak ditësh do të mbahet edhe konferenca e 4 ndërqeveritare.
    “Mbështetja e palëkundur e Francës në rrugën tonë evropiane është e paçmuar dhe jemi sinqerisht mirënjohës për këtë mbështetje, e cila forcon vizionin tonë të përbashkët për një Evropë të bashkuar dhe të begatshme. Ne shpresojmë shumë që të vazhdojmë të kemi këtë mbështetje, veçanërisht për mbajtjen e Konferencës së Katërt Ndërqeveritare, e cila urojmë të zhvillohet në ditët në vijim, sikurse edhe për hapjen e kapitujve të tjerë të mbetur brenda 2025-s deri në arritjen e objektivit tonë të qartë si kristali: mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027”, u shpreh Ministri Hasani.
    Pjesë e rëndësishme e takimit të sotëm ishte edhe Samiti i ardhshëm në Tiranë i Komunitetit Politik Evropian, një samit historik që do të organizohet në Tiranë më 16 Maj 2025.
    “Shqipëria ka privilegjin dhe nderin të mikpresë këtë ngjarje të rëndësishme, e cila synon promovimin e bashkëpunimit dhe dialogut mes shteteve të Evropës për sfidat e përbashkëta, duke përfshirë sigurinë dhe stabilitetin. Roli kyç i Francës në themelimin e Komunitetit Politik Evropian është i jashtëzakonshëm, dhe ne do të angazhohemi maksimalisht për të avancuar objektivat e tij gjatë samitit të Tiranës”, tha ai
    Ndër të tjera, dy ministrat vlerësuan edhe angazhimin  aktiv të Francës në Ballkanin Perëndimor, i cili është thelbësor për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.
    “Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht rolin e Francës në promovimin e një Evrope të qëndrueshme dhe të sigurt”, nënvizoi Ministri Hasani.

  • Macron, gati të përfaqësojë Evropën në bisedimet me Putinin

    Macron, gati të përfaqësojë Evropën në bisedimet me Putinin

    Presidenti francez Emmanuel Macron synon të përfaqësojë Evropën në negociatat me presidentin rus Vladimir Putin për paqen në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

    Sipas gazetës britanike, disa anëtarë të “koalicionit të vullnetarëve” po këmbëngulin që një lider evropian të udhëheqë kontaktet me Moskën, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur Kievin.

    Telegrafi shkruan se Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer janë identifikuar si bashkëbiseduesit më të mundshëm me Moskën. Megjithatë, Starmer thuhet se nuk ka plane për të zhvilluar bisedime me presidentin rus, ndërsa një burim nga Elysee tha se Macron ishte gati të merrte detyrën “kur të vijë koha”./ ANSA.

  • Pse njerëzit me mundësi ekonomike të ulëta në Evropën Perëndimore jetojnë më gjatë se amerikanët e pasur?

    Pse njerëzit me mundësi ekonomike të ulëta në Evropën Perëndimore jetojnë më gjatë se amerikanët e pasur?

    Një studim i ri i botuar në New England Journal of Medicine ka zbuluar se amerikanët e pasur kanë të njëjtën shkallë mbijetese si njerëzit më të varfër në Evropën Veriore dhe Perëndimore, si dhe me evropianët lindorë në përgjithësi.

    Analiza përfshiu mbi 74,000 persona nga SHBA dhe 16 vende evropiane, duke ndjekur jetëgjatësinë e tyre nga viti 2010 deri në 2022. Gjetjet tregojnë se amerikanët më të varfër kanë normat më të ulëta të mbijetesës në botën e zhvilluar, ndërsa edhe ata më të pasurit qëndrojnë pas evropianëve në jetëgjatësi.

    Ekspertët e shëndetit publik theksojnë se pabarazia e madhe ekonomike në SHBA dhe sistemi i dobët i mbrojtjes sociale ndikojnë ndjeshëm në jetëgjatësinë e popullsisë. “Edhe amerikanët më të pasur nuk janë të mbrojtur nga problemet sistemike që ndikojnë në jetëgjatësinë më të ulët,” tha Irene Papanicolas, ekonomiste shëndetësore dhe autore e studimit.

    Të dhënat tregojnë se në SHBA shkalla e vdekjeve ishte 6.5 për 1000 banorë, ndërsa në Evropën Veriore dhe Perëndimore ishte vetëm 2.9, në Evropën Jugore 4.9 dhe në Evropën Lindore 5.8. Këto diferenca reflektojnë ndikimin e politikave sociale dhe aksesin në kujdes shëndetësor.

    Ekspertët sugjerojnë që SHBA mund të marrë shembull nga vendet evropiane për të përmirësuar mirëqenien dhe jetëgjatësinë e qytetarëve të saj.