Tag: evropën

  • “Shqiptarët dashuri të palëkundur për BE-në”, Rama intervistë me Richard Attias, tregon ëndrrën që ka për botën, Evropën dhe Shqipërinë

    “Shqiptarët dashuri të palëkundur për BE-në”, Rama intervistë me Richard Attias, tregon ëndrrën që ka për botën, Evropën dhe Shqipërinë

    Menjëherë pas përfundimit së Samitit të KPE, u zhvillua në Tiranë, Forumi Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), platforma globale që mbledh liderë politikë, drejtues të korporatave më të mëdha në botë për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore, i cili përzgjodhi Shqipërinë për takimin e tij të parë në Europë.
    Në kuadër të këtij Forumi, Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një bashkëbisedim me producentin Richard Attias, një prej organizatorëve të eventit.
    Kryeministri Edi Rama, foli mbi nxitjen e bashkëpunimit midis sektorit publik dhe atij privat, duke theksuar rëndësinë e hapësirave ku vendimmarrësit dhe njerëzit në terren mund të ndërveprojnë dhe të shkëmbejnë ide. Ai theksoi potencialin e Shqipërisë si një qendër për Evropën për shkak të karakteristikave të saj gjeografike dhe kulturore, duke e krahasuar atë me një “Itali të re” për mundësitë dhe mikpritjen që ofron.

    Kryeministri  identifikoi energjinë, inovacionin dhe turizmin si sektorë kyç për investime, me projekte në zhvillim në energjinë e rinovueshme dhe parqet teknologjike.
    Kryeministri gjithashtu trajtoi sfidat e Bashkimit Evropian në procesin vendimmarrës, duke theksuar nevojën për unitet për të përballuar fuqitë globale në rritje.
    Richard Attias: Po t’i hedhësh një sy hartës globale, Shqipëria është në qendër, një katalizator mes Europës, Azisë dhe Lindjes së Mesme. Si e shihni shpalosjen e këtij roli në të ardhmen sa i takon gjeoekonomisë dhe gjeopolitikës?
    Edi Rama: Ky është një bekim për ne, edhe për shkak të përbërjes së shoqërisë, nga myslimanë dhe të krishtëre, e cila falë Zotit nuk ka asnjë problem. Nuk ka kufizime, paragjykime. Ne kemi një prirje që të shohum ngado, edhe pse është shumë e qartë që shqiptarët kanë një dashuri të palëkundur për BE-në dhe Evropën. Evropa ka qenë ëndrra jonë e kahershme, me evoluimin e gjërave kemi pasur edhe disa periudha kohe, ku politika u përqendrua tej mase vetëm te Perëndimi dhe nuk ndërtuam raporte në Lindje. Unë e ndryshova këtë duke vendosur në dokumentin tonë të politikës së jashmte që ne nuk kemi vetëm dy partnerë strategjikë, Greqinë dhe Italinë, por kemi tre edhe Turqinë. Pastaj fillova të ndërtoja marrëdhënie me Lidjen e Mesme, me vendet e Gjrit. Tani jemi në një pozicion shumë të mirë sepse qëndrimi ynë sa i takon gjeopolitikës është shumë i qartë Ne jemi Perëndim, jemi në një linjë me Perëndimin por dua të kemi marrëdhënie me vendet që përmenda.

    Në vijim të intervistës, Richard Attias i drejton Kryeministrit Edi Rama një pyetje vizionare: çfarë ëndrre ka për botën, Evropën dhe Shqipërinë? Rama ndalet te një pasazh frymëzues nga një tekst i Abatit të Shën Pjetrit, që flet për një paqe të përhershme mes kombeve, përtej kufijve aktualë dhe ndasive historike. Ai përmend idenë e një komuniteti më të gjerë europian, ku edhe vendet jashtë BE-së të ndihen pjesë e të njëjtës familje, njësoj si Zvicra apo Norvegjia. Për Ramën, kjo është një ëndërr e madhe, e ndalur shpesh nga ego dhe interesa të vogla, siç thoshte edhe Volteri.
    Richard Attias: Çfarë dëshirë ëndrre keni për botën, Evropën dhe Shqipërinë?
    Edi Rama: Unë jam një i dashuruar i tekstit nga Abati i Shën Pjetrit. Më duket absolutisht çmenduri edhe thjesht të përfyrtyrosh një abat diku gjetkë në Francë, që ka këtë vizion dhe iu hap njerëzve sytë për të parë se si mund të duket ndryshe bota dhe që hedh konceptin e bashkimit të paqes së përherhshme, i cili për të përfshin Rusinë, shtrihet deri në Lindje, në toka që asokohe ishin nën perandorinë osmane çka nuk nënkupton që domosdoshmërisht të gjitha këto vende duhet të jenë në BE, por që secili prej këtyre vendeve duhet të jetë pjesë e të njëjtit komunitet, njësoj siç Zvicra nuk është në BE, Norvegjia nuk është në BE. Kjo do të ishte ëndrra ime, por ashtu siç shkruante Volteri, ishin interesa të parëndësishme dhe kapriço të vogla që nuk e lejuan këtë vizion të madh sepse në fund të fundit, jan egot, individët./vizionplus.tv

  • Vendosja e trupave gjermanë në Evropën Lindore, Merz:Të mbrojmë territorin e NATO-s!

    Vendosja e trupave gjermanë në Evropën Lindore, Merz:Të mbrojmë territorin e NATO-s!

    Gjermania dhe partnerët e saj “janë të vendosur të mbrojnë territorin e NATO-s kundër çdo agresioni”, theksoi kancelari Friedrich Merz nga Vilniusi, ku, në një gjest simbolik, viziton forcat gjermane në krahun lindor të Aleancës.
    “Revizionizmi agresiv i Rusisë kërcënon jo vetëm sigurinë e Ukrainës, por edhe atë të Evropës dhe të hapësirës euroatlantike”, deklaroi Merz, duke theksuar se situata në rajonin e Balltikut mbetet “shumë e tensionuar”.
    “Ju mund të mbështeteni te ne. Siguria e aleatëve tanë është edhe siguria jonë”, i tha ai presidentit lituanez Gitanas Nausėda. Të dy liderët, bashkë me ministrat e Mbrojtjes të të dy vendeve, do të vizitojnë më vonë trupat gjermane të vendosura në Lituani.
    “Nuk ka pasur kurrë një vendosje më të madhe dhe më të qëndrueshme të Bundeswehr-it në Evropën Lindore. Dhe dua t’ia bëj këtë të qartë botës: Të dashur lituanezë, mund të mbështeteni te Gjermania”, u shpreh kancelari.
    Në Lituani, që nga viti 2023, janë vendosur gradualisht rreth 4.800 ushtarë të Bundeswehr-it dhe 200 punonjës civilë, të cilët do të qëndrojnë atje të paktën deri në vitin 2027, me qëllim forcimin e krahut lindor të NATO-s dhe parandalimin e një agresioni të mundshëm rus.

  • Merz pas vendosjes së trupave gjermane në Evropën Lindore: Jemi të vendosur të mbrojmë territorin e NATO-s

    Merz pas vendosjes së trupave gjermane në Evropën Lindore: Jemi të vendosur të mbrojmë territorin e NATO-s

    Gjermania dhe partnerët e saj “janë të vendosur të mbrojnë territorin e NATO-s kundër çdo agresioni”, theksoi kancelari Friedrich Merz nga Vilniusi, ku, në një gjest simbolik, viziton forcat gjermane në krahun lindor të Aleancës.
    “Revizionizmi agresiv i Rusisë kërcënon jo vetëm sigurinë e Ukrainës, por edhe atë të Evropës dhe të hapësirës euroatlantike”, deklaroi Merz, duke theksuar se situata në rajonin e Balltikut mbetet “shumë e tensionuar”.
    “Ju mund të mbështeteni te ne. Siguria e aleatëve tanë është edhe siguria jonë”, i tha ai presidentit lituanez Gitanas Nausėda. Të dy liderët, bashkë me ministrat e Mbrojtjes të të dy vendeve, do të vizitojnë më vonë trupat gjermane të vendosura në Lituani.

    “Nuk ka pasur kurrë një vendosje më të madhe dhe më të qëndrueshme të Bundesëehr-it në Evropën Lindore. Dhe dua t’ia bëj këtë të qartë botës: Të dashur lituanezë, mund të mbështeteni te Gjermania”, u shpreh kancelari.
    Në Lituani, që nga viti 2023, janë vendosur gradualisht rreth 4.800 ushtarë të Bundesëehr-it dhe 200 punonjës civilë, të cilët do të qëndrojnë atje të paktën deri në vitin 2027, me qëllim forcimin e krahut lindor të NATO-s dhe parandalimin e një agresioni të mundshëm rus.
    Për herë të parë, Gjermania ruan një bazë kaq të madhe ushtarake jashtë vendit, por Ministria gjermane e Mbrojtjes vlerëson se pozicioni gjeografik i Lituanisë e bën atë “shtetin më të cenueshëm në anën lindore të NATO-s”. Për shkak të kërcënimit rus, qeveria lituaneze njoftoi në janar se do të rrisë shpenzimet e saj për mbrojtjen në 5-6% të PBB-së deri në vitin 2030.
     

  • “Ky vend ka nevojë më shumë njerëz që të na besojnë”/ Rama në konferencë me Macron: Jetojmë kohë të ndërlikuara, Evropa duhet të bëjë të pamendueshmen

    “Ky vend ka nevojë më shumë njerëz që të na besojnë”/ Rama në konferencë me Macron: Jetojmë kohë të ndërlikuara, Evropa duhet të bëjë të pamendueshmen

    Edi Rama: Kemi bërë rrugë të gjatë, tanimë jemi dëshmitarë të rezultateve të ndryshimeve që po realizojmë. Kjo është një gjë që siç na jep kënaqësi edhe na tmerron se përgjegjësia është e madhe dhe kërkesa për rezultate në nivele të larta po rritet dita ditës. Dje zhvilluam një samit fantastik dhe kuptuam sesa e ndërlikuar është të organizohet një eveniment i madh, por mendoj se ia dolëm mirë. Edhe pse në pjesën perëndimore të Evropës kanë bërë kaq shumë të tilla, në fund mendojnë se të ftuarit meritojnë ushqime të shpejta, ndërkohë që ne iu ofruam majën  e gastronomisë që të ndiheshin sa më mirë dhe mendoj se ia dolëm me sukses. Jemi këtu që të përcjellim mesazhin që ky vend do më shumë dhe që ky vend ka nevojë më shumë njerëz që të na besojnë. E mira e Shqipërisë është që ne jemi miq të mirë me shumë njerëz.  Ne duam që miqtë e të ftuarit jemi partnerë të SHBA e BE por edhe të bekuar se jemi partneritete të bekuara me Emiratet, Arabinë Saudite. E kemi ndjekur me administrim vizionin e këtyre vendeve. Po përpiqemi të mësojmë nga realitete të ndryshme dhe të bëjmë maksimumin që të nxjerrim më të mirën prej tyre. Jemi të vetëdijshëm që kohërat që jetojmë janë të ndërlikuara. Besoj dhe vazhdoj të besoj se kur Trump thotë që Zoti e shpëtoi sepse ka një plan për Amerikën , ai thotë gjysmën e të vërtetës. Unë besoj se gjysma tjetër është që Zoti e shpëtoi se ka një plan edhe për Evropën. Dua të ndaj me ju këtë bindje që kur dëgjova presidentin e SHBA të fliste për një epokë të artë, ndjesia ime ishte që në fakt, një epokë e artë mund të çelet edhe për Evropën. Gjithçka do të varet nga sa shpejt do të mendojmë jashtë kornizës dhe të veprojmë e kuptojmë që në këtë botë çdo kush tjetër po bën të pamendueshmen, Evropa ka vazhduar të mendojë njësoj siç mendonte përpara këtij momenti të shfaqur në jetën tonë. Evropa mund dhe duhet të mendojë të bëjë të pamendueshmen. Nuk është e vështirë të kuptosh se si mund të duket kjo gjë e pamendueshme. Përvoja dhe kultura e  ndryshimit duhet të ndryshojë dhe ne mund të çelim një epokë të pabesueshme për Evropën.

    Top Channel

  • “Faleminderit që e doni Evropën”/ Macron: Sic propozoi Edi, është koha të ngrihet Sekretariati i BE në Tiranë

    “Faleminderit që e doni Evropën”/ Macron: Sic propozoi Edi, është koha të ngrihet Sekretariati i BE në Tiranë

    Emmanuel Macron: Përparësia politike është gjeostrategjike dhe ndonjëherë ka dhe kërcënime të unitetit. Pikësëpari agresioni në Ukrainë, Zelensky e di sa kemi bërë. Kemi krijuar koalicionin e të vullentshmëve. Duhet thënë se Rusia nuk e do këtë armëpushim. Por SHBA e BE po e kërkojnë.Reklama në FieriWeb

    Duhet të këmbëngulim që të sigurojmë një paqe të qëndrueshme në Ukrainë, shpresoj se gjithçka do të përmbyllet e te kemi një traktat paqeje midis armenisë dhe azerbaxhanit. Duhet mbëhtetur moldavia nga presioni rus. Duhet t’i japim fund situatës në Gaza, e rëndësishme që ne i mbështesim. Njerëzimi Kina India, Paqësori Azia i kanë sytë nga ne sa i takon çështjes së Ukrainës.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Komuniteëti politik evropian synon të mbështesë vende tnë luftën kundër drogës trafikut. Dujhet të ndërojmë një koalicion në porte e lumenj, për të luftuar korrupsionin pastrimin e parave, na duhet shumë bahskëpunim konkret. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Pika e tretë siguria demokratike. Mund ta kuptojmë nga zgjedhjet në Rumani e Moldavi ka kërcënime ndaj qëndresës stonë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Siguria ekonomike, nuk kemi kuptuar se përfaqsojmë 700 milionë banorë shumë më tepër se ai amerikan. Tregu ynë më me ndikim sa ai kinez. Duhet të heqim barrierat tregtare që kjo Evropë të jetë më e bashkuar. Kjo është pjesë e diskutimeve midis BE dhe Britanisë. Duhet bërë më shumë për integrimin rajonal që duhet të jetë cështje për zgjerimin.

    Të bashkërendohemi, të jemi së bashku për të përballuar konkurrencën nga Azia për të mbrojtur tregjet tona. Jemi në një pikë në kohë kur duhet që ti dalim zot situatës. Rreziku për Evropën nuk e di nëse është Zeusi, rreziqet janë të pranishme dhe KPE na ndihmon dhe na lejon që të bashkërendojmë disa nisma konkrete. Është koha që të ngrihet sic e propozoi Edi një sekretariat që të përfshijë praninë e Këshillit Evropian, dhe që e doni kaq shumë Evropën.

  • Rama për gazetën italiane: I fitova zgjedhjet sepse shqiptarët duan Evropën

    Rama për gazetën italiane: I fitova zgjedhjet sepse shqiptarët duan Evropën

    Këto zgjedhje ishin një referendum mbi Evropën. Ne fituam sepse këtu ekziston një dëshirë e madhe për Evropën që ne e mishërojmë më mirë se kushdo tjetër. Njerëzit duan të arrijnë në Europë dhe ne po negociojmë me një shpejtësi mbresëlënëse.
    Në një intervistë për italianen “La Repubblica” kryesocialisti Edi Rama, flet për triumfin e zgjedhjeve të së dielës në Shqipëri.
    “BE-ja është shtëpi e të pasurve dhe nuk ta hap derën kur troket. Ata duhet të kenë interes ta bëjnë këtë dhe tani e kanë hapur. Por nuk është e sigurt nëse do të jetë kështu përgjithmonë. Për ne është një çështje dinjiteti dhe të drejtash qytetare në një kontinent ku jemi një popull i lashtë, por gjithmonë trajtohemi si të huaj. Të qenit evropian jo vetëm nga e drejta natyrore, por edhe evropian, është një arritje historike për ne. Forca jonë këtu në Shqipëri është e lidhur me dy shtylla: ambicien tonë për ta transformuar Shqipërinë dhe për të ndjekur një vizion të guximshëm modernizimi pa u dorëzuar kurrë. Dhe partia jonë, shumë mirë e organizuar kudo në vend, është një makineri lufte e pamposhtur në territor”, ka thene Rama.
    Akuzave për manipulim nga kundërshtari i tij Sali Berisha i Partisë Demokratike, ai përgjigjet:
    “Jam mësuar me këtë. Në 35 vjet pluralizëm, ata kurrë nuk kanë njohur vërtet një palë zgjedhje të humbura. Ka pasur raste të izoluara të votave të fotografuara dhe të publikuara në mediat sociale nga shqiptarët jashtë vendit, të cilët votuan për herë të parë me shumë entuziazëm. Të vetmet ankesa që kanë rëndësi janë ato që i referohen prokurorisë speciale, SPAK, e cila duhet të verifikojë gjithçka. Pjesa tjetër është bisedë në bare pas një ndeshjeje të humbur. Ku faji është gjithmonë i kundërshtarëve ose i gjyqtarit”, ka thene Rama.

  • Spanja do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes për Evropën me 10.47 miliardë euro për vitin 2025

    Spanja do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes për Evropën me 10.47 miliardë euro për vitin 2025

    Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, deklaroi sot se qeveria e tij do të rrisë me 2% të PBB-së në shpenzimet e mbrojtjes për Evropën këtë vit.

    Ai theksoi se shpenzimet do të rriten me 10.47 miliardë euro duke pasur fokus telekomunikacionin, sigurinë kibernetike dhe pajisjet ushtarake.

    “Ky plan do të na ndihmojë të arrijmë objektivin 2% në kohë rekord. Spanja do të kontribuojë në mbrojtjen e Evropës” tha Sanchez.

    Kujtojmë se shpenzimet e mbrojtjes së Spanjës arritën në vetëm 1.3% të PBB-së vitin e kaluar, kjo ishte përqindja më e ulët midis vendeve të NATO-s. Syri.net-Kathimerini

  • Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky

    Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky

    Pyetjet e bëra në lidhje me luftën në Ukrainë, përgjegjësinë e Zelenskit dhe politikën evropiane të imigracionit ndezën një mini-tension gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të Donald Trump me Giorgia Meloni.Gjithçka filloi kur një gazetare italiane e pyeti kryeministren italiane, në gjuhën e tyre amtare, se çfarë mendonte për deklaratën e Trump se presidenti ukrainas ishte përgjegjës për luftën. Meloni u përgjigj gjerësisht, gjithashtu në italisht, me Trump që komentonte duke qeshur: “Çfarë… çfarë tha?”
     
    LOL: This Italian reporter completely FLOPPED on his question trying to pin down President Trump!
    “I don’t even know what you’re talking about.” pic.twitter.com/uHKOCsizsr
    — Townhall.com (@townhallcom) April 17, 2025

    Kur përkthyesi u përpoq të shpjegonte me nervozizëm përmbajtjen e pyetjes, atmosfera u rëndua dukshëm. Meloni, duke ndjerë tensionin, ndryshoi shpejt temën, duke deklaruar se Italia do të rriste shpenzimet e saj të mbrojtjes në 2% të PBB-së, siç përcaktohet nga objektivi i NATO-s.
    Pasi mbaroi Meloni, Trump tha: “Unë nuk e fajësoj Zelenskyn, por nuk jam saktësisht i emocionuar që filloi kjo luftë”, duke vënë në dukje koston e madhe të shkatërrimit në Ukrainë.
    “Nuk jam i kënaqur as me të, as me asnjë tjetër të përfshirë”, shtoi ai, ndërsa e mbylli me një frazë të mprehtë: “Nuk e fajësoj, por nuk mund të them që e bëri punën më të mirë”. Unë nuk jam një fans i madh i tij”.
    Intervista vazhdoi me një moment tjetër të sikletshëm, kur një gazetar italian pyeti nëse Trump e kishte quajtur vërtet Evropën një “parazit”. Meloni pyeti veten nëse një gjë e tillë ishte thënë ndonjëherë dhe Trump e mohoi kategorikisht.
     

    LOL: This Italian reporter completely FLOPPED on his question trying to pin down President Trump!
    “I don’t even know what you’re talking about.” pic.twitter.com/uHKOCsizsr
    — Townhall.com (@townhallcom) April 17, 2025

    Sidoqoftë, vlen të përmendet se raportet e mëparshme donin që Trump të pajtohej me përshkrimin e “parazitëve” që J.D. Vance kishte përdorur për evropianët.
    I pyetur nëse dëshiron ta “bëjë Evropën përsëri të madhe”, Trump u përgjigj: “Shpresoj që Evropa të bëhet sërish e madhe. “Ka kaluar shumë probleme dhe shumë prej tyre kanë të bëjnë me emigracionin.”
    Presidenti amerikan shprehu pakënaqësinë e tij të fortë me politikën e ndjekur nga qeveritë evropiane për imigracionin: “Unë nuk jam një fans i madh i Evropës dhe asaj që kanë bërë ata me emigracionin. Besoj se do të bëhen më të zgjuar, sepse Evropa është lënduar thellë nga zgjedhjet e saj”.
    Në përfundim, Trump vlerësoi Georgia Melonin për politikën e saj të ashpër ndaj refugjatëve, duke theksuar: “Evropa është shumë e rëndësishme për mua. Është e rëndësishme për botën. Unë dua që ajo të merret seriozisht me emigracionin.
     

    ❗️I don’t hold Zelensky responsible for the war, Trump said.
    But I’m not exactly thrilled with the fact that that war started … so I’m not happy with him.”
    pic.twitter.com/HVxaT6bGLH
    — 🪖MilitaryNewsUA🇺🇦 (@front_ukrainian) April 17, 2025

  • Tension në konferencën me Meloni, Trump mohon të ketë ofenduar Evropën: Nuk e kam quajtur kurrë ‘parazite’, nuk jam adhurues i Zelensky

    Tension në konferencën me Meloni, Trump mohon të ketë ofenduar Evropën: Nuk e kam quajtur kurrë ‘parazite’, nuk jam adhurues i Zelensky

    Pyetjet e bëra në lidhje me luftën në Ukrainë, përgjegjësinë e Zelenskit dhe politikën evropiane të imigracionit ndezën një mini-tension gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të Donald Trump me Giorgia Meloni.

    Gjithçka filloi kur një gazetare italiane e pyeti kryeministren italiane, në gjuhën e tyre amtare, se çfarë mendonte për deklaratën e Trump se presidenti ukrainas ishte përgjegjës për luftën. Meloni u përgjigj gjerësisht, gjithashtu në italisht, me Trump që komentonte duke qeshur: “Çfarë… çfarë tha?”
    Kur përkthyesi u përpoq të shpjegonte me nervozizëm përmbajtjen e pyetjes, atmosfera u rëndua dukshëm. Meloni, duke ndjerë tensionin, ndryshoi shpejt temën, duke deklaruar se Italia do të rriste shpenzimet e saj të mbrojtjes në 2% të PBB-së, siç përcaktohet nga objektivi i NATO-s.

    ❗️I don’t hold Zelensky responsible for the war, Trump said.
    But I’m not exactly thrilled with the fact that that war started … so I’m not happy with him.”
    pic.twitter.com/HVxaT6bGLH
    — 🪖MilitaryNewsUA🇺🇦 (@front_ukrainian) April 17, 2025

    Pasi mbaroi Meloni, Trump tha: “Unë nuk e fajësoj Zelenskyn, por nuk jam saktësisht i emocionuar që filloi kjo luftë”, duke vënë në dukje koston e madhe të shkatërrimit në Ukrainë.
    “Nuk jam i kënaqur as me të, as me asnjë tjetër të përfshirë”, shtoi ai, ndërsa e mbylli me një frazë të mprehtë: “Nuk e fajësoj, por nuk mund të them që e bëri punën më të mirë”. Unë nuk jam një fans i madh i tij”.

    ❗️ “If you’re smart, you don’t get involved in wars… I wouldn’t say he did a great job. I’m not a big fan of his .”
    Donald Trump spoke about Zelensky and said that he believes that “peace in Ukraine is coming.” In addition, Trump said that “Russia’s response will be received… pic.twitter.com/VUEvPhV7o8
    — Sprinter Observer (@SprinterObserve) April 17, 2025

    Intervista vazhdoi me një moment tjetër të sikletshëm, kur një gazetar italian pyeti nëse Trump e kishte quajtur vërtet Evropën një “parazit”. Meloni pyeti veten nëse një gjë e tillë ishte thënë ndonjëherë dhe Trump e mohoi kategorikisht.
    Sidoqoftë, vlen të përmendet se raportet e mëparshme donin që Trump të pajtohej me përshkrimin e “parazitëve” që J.D. Vance kishte përdorur për evropianët.

    LOL: This Italian reporter completely FLOPPED on his question trying to pin down President Trump!
    “I don’t even know what you’re talking about.” pic.twitter.com/uHKOCsizsr
    — Townhall.com (@townhallcom) April 17, 2025

    I pyetur nëse dëshiron ta “bëjë Evropën përsëri të madhe”, Trump u përgjigj: “Shpresoj që Evropa të bëhet sërish e madhe. “Ka kaluar shumë probleme dhe shumë prej tyre kanë të bëjnë me emigracionin.”
    Presidenti amerikan shprehu pakënaqësinë e tij të fortë me politikën e ndjekur nga qeveritë evropiane për imigracionin: “Unë nuk jam një fans i madh i Evropës dhe asaj që kanë bërë ata me emigracionin. Besoj se do të bëhen më të zgjuar, sepse Evropa është lënduar thellë nga zgjedhjet e saj”.
    Në përfundim, Trump vlerësoi Georgia Melonin për politikën e saj të ashpër ndaj refugjatëve, duke theksuar: “Evropa është shumë e rëndësishme për mua. Është e rëndësishme për botën. Unë dua që ajo të merret seriozisht me emigracionin.

    Top Channel

  • Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: “Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky

    Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: “Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky

    Disa pyetje të bëra nga një gazetare italiane kanë ndezur konferencën për shtyp të presidentit amerikan Donald Trump me kryeministren italiane Giorgia Melonin, ku shefja e ekzekutivit në Romë bëri rolin e “zjarrfikëses”.
    Tensioni mbizotëroj në konferencë, kur Trump u pyet për akuzat e tij ndaj Volodymyr Zelenskit, të cilin e bën përgjegjës për luftën në Ukrainë së bashku me paraardhësin e tij në detyrë, Joe Biden.
    Gazetara e pyeti Melonin në italisht, se çfarë mendonte për deklaratën e Trump përkundrejt Zelenskit ku e bën përgjegjës për luftën dhe Meloni u përgjigj gjerësisht, po ashtu në italisht, me Trump që tha duke qeshur: “Ishte kaq bukur. Çfarë… çfarë tha?”.
    Kur përkthyesi u përpoq të shpjegonte me nervozizëm përmbajtjen e pyetjes, atmosfera u rëndua dukshëm. Meloni, duke ndjerë tensionin, ndryshoi shpejt temën, duke deklaruar se Italia do të rriste shpenzimet e saj të mbrojtjes në 2% të PBB-së, siç përcaktohet nga objektivi i NATO-s.

    Pasi mbaroi Meloni, Trump tha: “Unë nuk e fajësoj Zelenskyn, por nuk jam i emocionuar për faktin që filloi kjo luftë”, duke vënë në dukje koston e madhe të shkatërrimit në Ukrainë.
    “Nuk jam i kënaqur as me të, as me asnjë tjetër të përfshirë”, shtoi ai.
    Shefi i Shtëpisë së Bardhë e mbylli më pas me një frazë të mprehtë. “Nuk e fajësoj, por nuk mund të them që bëri punën më të mirë. Unë nuk jam një fans i madh i tij”, tha ai.
    Intervista vazhdoi me një moment tjetër të sikletshëm, kur një gazetar italian pyeti nëse Trump e kishte quajtur vërtet Evropën një “parazit”.
    Meloni e vuri në dyshim këtë gjë, ndërsa Trump e mohoi kategorikisht. I pyetur nëse dëshiron ta “bëjë Evropën përsëri të madhe”, Trump u përgjigj duke thënë: “Shpresoj që Evropa të bëhet sërish e madhe.”

    “Ka kaluar shumë probleme dhe shumë prej tyre kanë të bëjnë me emigracionin. Unë nuk jam një fans i madh i Evropës dhe asaj që kanë bërë ata me emigracionin. Besoj se do të bëhen më të zgjuar, sepse Evropa është lënduar thellë nga zgjedhjet e saj”, deklaroi ai.
    Në përfundim, Trump vlerësoi Georgia Melonin për politikën e saj të ashpër ndaj refugjatëve, duke theksuar se “Evropa është shumë e rëndësishme për mua”.
    “Është e rëndësishme për botën. Unë dua që ata të bëjë mirë, por Europa duhet të merret seriozisht me emigracionin”, nënvizoi Presidenti amerikan.