Tag: evropën

  • Ndryshime në qeveri/ Kush janë dy zëvendësministrat që largohen, dhe emri i ri që vjen

    Ndryshime në qeveri/ Kush janë dy zëvendësministrat që largohen, dhe emri i ri që vjen

    Ndryshime në kabinetin qeveritar. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u morën disa vendime, mes tyre dhe disa ndryshime në përbërjen e institucioneve.
    Mësohet se Miriam Shyti është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
    Ndërkohë, Endrit Yzeiraj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme është liruar nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave.
    Po ashtu, Erjona Bejleri, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.

  • Nis punimet Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, opozita kërkon prezencën e Spiropalit: Të raportojë për vizitën në OKB

    Nis punimet Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, opozita kërkon prezencën e Spiropalit: Të raportojë për vizitën në OKB

    Ditën e sotme ka nisur punimet Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, nën drejtimin e ish-ministrit të Jashtëm Igli Hasani.
    Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri parashtroi kërkesat e tij në nisje të komisionit.  Kapri kërkoi që ministrja e re për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, të raportojë para komisionit për vizionin e Shqipërisë, vizitën në OKB dhe mungesën e kryeministrit Rama në Asamblenë e Përgjithshme. Ndërkohë, drejtuesi i Komisionit, Igli Hasani theksoi se Shqipëria ka një doktrinë të qartë të politikës së jashtme dhe se prezenca e ministres duhet të kërkohet me shkrim.
    Në komision u diskutua gjithashtu edhe për qëndrimin e Shqipërisë lidhur me planin e propozuar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, ku deputeti Tritan Shehu kërkoi që qeveria shqiptare të shfaqë solidaritet me këtë nismë.

    Diskutimet
    Erald Kapri: Nuk është e nevojshme për të theksuar rëndësinë që ka ky komision veçanërisht për këtë legjislaturë që ka të bëjë me ëndrrën e madhe të shqiptarëve për tu anëtarësuar në BE. Kemi humbur shumë stacione dhe uroj që të ketë një dëshirë të sinqertë për të punuar sepse anëtarësimi është kompleks. Nuk ka nisur mbarë. Seancat e para të parlamentit nuk tregojnë për mirëkuptim që të ketë një angazhim maksimal. Kemi nevojë për një debat thelbësor që kanë të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë ne BE sepse nuk është thjesht një anëtarësim politik. Nuk mund të ketë pjesëmarrje në BE pa i dhënë fjalën e mbi të gjitha rëndësi opozitës.
    Kam një propozim, është e rëndësishme që ministrja  e re e Jashtme të paraqitet në komision të raportojë për vizionin e Shqipërisë, për vizitën e saj në OKB, të raportojë për mungesën e kryeministrit në OKB dhe të na qartësoje për qasjen e Shqipërisë në raport me zhvillimet e reja në Kosovë.
    Jemi në një moment tepër të vështirë në politikën tonë të jashtme dhe nuk kemi asnjë prononcim për këtë çështje. Nuk po kërkoj një doktrinë se nuk e kemi pasur asnjëherë, por po kërkon që ministrja e jashtme të na qartësojë në raport me këto tema.
    Igli Hasani: Janë shumë gjëra që do doja t’i saktësojmë, kërkesa për të pasur ministren duhet të bëhet me shkrim. Nuk bie dakord me asnjë nga ato që thatë dhe nuk duhet ta përdorim këtë platformë për të dezinformuar. Po të ishit pak më i vëmendshëm do të kuptonit që tradicionalisht një vit ka shkruar presidenti, një vit kryeministri. Këtë vit ka qenë radha e presidentit. Jo vetëm që ka një doktrinë të politikës së jashtme që ka filluar kohë më parë, por Kosova nuk ka qenë asnjëherë në pyetje për sa i përket asaj që ka ndodhur.
    Tritan Shehu: Duhet të jemi solidar me iniciativën e Trump. Plani 20 pikësh që mund të sjellë paqe në Lindjen e Mesme. Këtë mund t’ia kërkojmë edhe qeverisë shqiptare./vizionplus.tv 

  • Gjenerali britanik Sir Richard Shirreff: Rusia mund ta sulmojë dhe trondisë Europën në 100 orë!

    Gjenerali britanik Sir Richard Shirreff: Rusia mund ta sulmojë dhe trondisë Europën në 100 orë!

    NATO është sërish në alarm pas shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore të anëtarëve të saj. Në këtë situatë, shqetësues është edhe vlerësimi i Gjeneralit Britanik Sir Richard Shirreff, ish-Zëvendës Komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropën, i cili ka përshkruar skenarin më ekstrem në këtë përballje. Në një intervistë për “Daily Mail” ai shkruan se në më pak se 5 ditë, Rusia mund ta shkatërrojë Europën.
    Ky parashikim, ndonëse nuk aprovohet nga të gjithë analistët, rindez debatin rreth gatishmërisë aktuale të Aleancës Atlantike dhe rrezikut të një lufte të re botërore. Graviteti i situatës konfirmohet edhe nga konteksti gjeopolitik i shënuar nga tensionet në rritje: nga ngërçi në Ukrainë te mbështetja e Kinës dhe Iranit për Moskën, te incidentet gjithnjë e më të shpeshta përgjatë kufijve të NATO-s.

    NATO nën presion

    Aleanca Atlantike, e angazhuar tashmë në mbështetje ushtarake dhe logjistike për Ukrainën për më shumë se 2 vjet, po i ndjek lëvizjet e Moskës me një shqetësim në rritje. Manovrat e fundit ushtarake të Rusisë, shpesh të kryera së bashku me Bjellorusinë, janë interpretuar si një mesazh i drejtpërdrejtë për Perëndimin. Shkeljet e hapësirës ajrore dhe operacionet me dronë kanë nxitur frikën se Kremlini po teston gatishmërinë e sistemeve mbrojtëse të NATO-s.

    Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte përsëriti se Aleanca “është gati të mbrojë çdo centimetër të territorit të shteteve anëtare”, por analistët kanë vënë re vonesa në investime dhe furnizime, veçanërisht në Evropë.
    Skenari i “100 orëve”
    Gjenerali Sir. Richard Shirreff, i intervistuar nga Daily Mail, përshkroi një skenar shqetësues. Një sulm i papritur rus mund të mbingarkojë linjat mbrojtëse evropiane në vetëm 100 orë. “Është një skenar ekstrem, por jo i pamundur”, – shpjegoi ai, duke bërë thirrje për një forcim të menjëhershëm të sistemeve parandaluese.
    Shirreff, i cili udhëhoqi NATO-n në Evropë deri në vitin 2014, theksoi se forcat konvencionale ruse, pavarësisht humbjeve të pësuara në Ukrainë, mbeten të konsiderueshme dhe të afta të ushtrojnë presion mbi shtetet baltike dhe në Evropën Lindore.
    Sipas ish-gjeneralit të NATO-s, nëse Moska do të niste një ofensivë të papritur, Aleanca dhe Evropa nuk do të kishin kohë për të organizuar përforcime, për të lëvizur trupa dhe për të mbrojtur infrastrukturën kritike. Në pak më shumë se 4 ditë, vijat e frontit të mbrojtjes mund të shembeshin, duke lënë të ekspozuar një territor të gjerë dhe të dendur të populluar. Prandaj, koncepti “100 orë” nuk përshkruan se si do të ndodhte sulmi në një nivel teknik, por sa shpejt mund të manifestoheshin efektet si: shembja e mbrojtjeve fillestare, ndërprerja e transportit dhe komunikimeve, presioni psikologjik dhe politik mbi qeveritë dhe opinionin publik.
    Mbrojtja evropiane mes vonesave dhe dobësive
    Disa raporte ndërkombëtare konfirmojnë se Evropa duhet ende të adresojë boshllëqe të konsiderueshme. IISS (Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike) ka raportuar se pavarësisht angazhimeve për shpenzime, vonesat në prodhimin e armëve, mangësitë logjistike dhe vështirësitë e koordinimit midis ushtrive të ndryshme vazhdojnë.
    Shtetet e Bashkuara mbeten shtylla kurrizore e Aleancës, por edhe Uashingtoni pranon kufizimet. Disponueshmëria e sistemeve të inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit në Evropë është e pamjaftueshme për të siguruar një paralajmërim të hershëm për manovrat e mundshme ruse. Ky boshllëk, në rast të një përshkallëzimi, mund të jetë vendimtar.
    Aftësitë ruse në luftë dhe kërcënimet hibride
    Pavarësisht sanksioneve dhe humbjeve në frontin ukrainas, Rusia ka rritur prodhimin e saj ushtarak, duke u përqendruar në artileri, dronë dhe raketa me rreze të mesme veprimi. Sipas Christopher Cavoli, Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Evropë, Moska tani ka rezerva më të mëdha municionesh sesa Shtetet e Bashkuara dhe Evropa së bashku.
    Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se në vend të një lufte të plotë, Kremlini mund të përdorë një strategji “hibride”, që përbëhet nga sulme kibernetike (si ai i fundit në aeroportet evropiane), sabotim të infrastrukturës kritike, dezinformim dhe operacione klandestine. Këto mjete do ta lejonin atë të destabilizonte me shpejtësi Evropën, pa pasur nevojë të angazhohej domosdoshmërisht në një luftë të hapur konvencionale.
    Sa realiste është fantazma e Luftës së Tretë Botërore?
    Shumë analistë mbeten skeptikë ndaj mundësisë së një “blitzkrieg” të aftë për të mposhtur Evropën në më pak se 5 ditë. Mangësitë logjistike të Rusisë, vështirësia për të mbajtur një ofensivë të njëkohshme në fronte të shumëfishta dhe aftësia e reagimit të NATO-s përfaqësojnë pengesa të rëndësishme.
    Megjithatë, skenari i përshkruar nga Gjenerali Shirreff nuk është pa baza. Ai shërben si një paralajmërim për të mos ulur vigjilencën tonë dhe për të përshpejtuar forcimin e mbrojtjes së Evropës. Mundësia e një konflikti global duket e largët, por paqëndrueshmëria në rritje kërkon kujdes dhe gatishmëri, pasi llogaritjet e gabuara ose provokimet mund ta tërheqin sërish botën në konfrontim të drejtpërdrejtë.

  • Lufta e tretë Botërore/ Si mund ta shkatërrojë Putin Europën në 5 ditë

    Lufta e tretë Botërore/ Si mund ta shkatërrojë Putin Europën në 5 ditë

    NATO është sërish në alarm pas shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore të anëtarëve të saj. Në këtë situatë, shqetësues është edhe vlerësimi i Gjeneralit Britanik Sir Richard Shirreff, ish-Zëvendës Komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropën, i cili ka përshkruar skenarin më ekstrem në këtë përballje. Në një intervistë për “Daily Mail” ai shkruan se në më pak se 5 ditë, Rusia mund ta shkatërrojë Europën.

    Ky parashikim, ndonëse nuk aprovohet nga të gjithë analistët, rindez debatin rreth gatishmërisë aktuale të Aleancës Atlantike dhe rrezikut të një lufte të re botërore. Graviteti i situatës konfirmohet edhe nga konteksti gjeopolitik i shënuar nga tensionet në rritje: nga ngërçi në Ukrainë te mbështetja e Kinës dhe Iranit për Moskën, te incidentet gjithnjë e më të shpeshta përgjatë kufijve të NATO-s.

    NATO nën presion

    Aleanca Atlantike, e angazhuar tashmë në mbështetje ushtarake dhe logjistike për Ukrainën për më shumë se 2 vjet, po i ndjek lëvizjet e Moskës me një shqetësim në rritje. Manovrat e fundit ushtarake të Rusisë, shpesh të kryera së bashku me Bjellorusinë, janë interpretuar si një mesazh i drejtpërdrejtë për Perëndimin. Shkeljet e hapësirës ajrore dhe operacionet me dronë kanë nxitur frikën se Kremlini po teston gatishmërinë e sistemeve mbrojtëse të NATO-s.

    Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte përsëriti se Aleanca “është gati të mbrojë çdo centimetër të territorit të shteteve anëtare”, por analistët kanë vënë re vonesa në investime dhe furnizime, veçanërisht në Evropë.

    Skenari i “100 orëve”

    Gjenerali Sir. Richard Shirreff, i intervistuar nga Daily Mail, përshkroi një skenar shqetësues. Një sulm i papritur rus mund të mbingarkojë linjat mbrojtëse evropiane në vetëm 100 orë. “Është një skenar ekstrem, por jo i pamundur”, – shpjegoi ai, duke bërë thirrje për një forcim të menjëhershëm të sistemeve parandaluese.

    Shirreff, i cili udhëhoqi NATO-n në Evropë deri në vitin 2014, theksoi se forcat konvencionale ruse, pavarësisht humbjeve të pësuara në Ukrainë, mbeten të konsiderueshme dhe të afta të ushtrojnë presion mbi shtetet baltike dhe në Evropën Lindore.

    Sipas ish-gjeneralit të NATO-s, nëse Moska do të niste një ofensivë të papritur, Aleanca dhe Evropa nuk do të kishin kohë për të organizuar përforcime, për të lëvizur trupa dhe për të mbrojtur infrastrukturën kritike. Në pak më shumë se 4 ditë, vijat e frontit të mbrojtjes mund të shembeshin, duke lënë të ekspozuar një territor të gjerë dhe të dendur të populluar. Prandaj, koncepti “100 orë” nuk përshkruan se si do të ndodhte sulmi në një nivel teknik, por sa shpejt mund të manifestoheshin efektet si: shembja e mbrojtjeve fillestare, ndërprerja e transportit dhe komunikimeve, presioni psikologjik dhe politik mbi qeveritë dhe opinionin publik.

    Mbrojtja evropiane mes vonesave dhe dobësive

    Disa raporte ndërkombëtare konfirmojnë se Evropa duhet ende të adresojë boshllëqe të konsiderueshme. IISS (Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike) ka raportuar se pavarësisht angazhimeve për shpenzime, vonesat në prodhimin e armëve, mangësitë logjistike dhe vështirësitë e koordinimit midis ushtrive të ndryshme vazhdojnë.

    Shtetet e Bashkuara mbeten shtylla kurrizore e Aleancës, por edhe Uashingtoni pranon kufizimet. Disponueshmëria e sistemeve të inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit në Evropë është e pamjaftueshme për të siguruar një paralajmërim të hershëm për manovrat e mundshme ruse. Ky boshllëk, në rast të një përshkallëzimi, mund të jetë vendimtar.

    Aftësitë ruse në luftë dhe kërcënimet hibride

    Pavarësisht sanksioneve dhe humbjeve në frontin ukrainas, Rusia ka rritur prodhimin e saj ushtarak, duke u përqendruar në artileri, dronë dhe raketa me rreze të mesme veprimi. Sipas Christopher Cavoli, Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Evropë, Moska tani ka rezerva më të mëdha municionesh sesa Shtetet e Bashkuara dhe Evropa së bashku.

    Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se në vend të një lufte të plotë, Kremlini mund të përdorë një strategji “hibride”, që përbëhet nga sulme kibernetike (si ai i fundit në aeroportet evropiane), sabotim të infrastrukturës kritike, dezinformim dhe operacione klandestine. Këto mjete do ta lejonin atë të destabilizonte me shpejtësi Evropën, pa pasur nevojë të angazhohej domosdoshmërisht në një luftë të hapur konvencionale.

    Sa realiste është fantazma e Luftës së Tretë Botërore?

    Shumë analistë mbeten skeptikë ndaj mundësisë së një “blitzkrieg” të aftë për të mposhtur Evropën në më pak se 5 ditë. Mangësitë logjistike të Rusisë, vështirësia për të mbajtur një ofensivë të njëkohshme në fronte të shumëfishta dhe aftësia e reagimit të NATO-s përfaqësojnë pengesa të rëndësishme.

    Megjithatë, skenari i përshkruar nga Gjenerali Shirreff nuk është pa baza. Ai shërben si një paralajmërim për të mos ulur vigjilencën tonë dhe për të përshpejtuar forcimin e mbrojtjes së Evropës. Mundësia e një konflikti global duket e largët, por paqëndrueshmëria në rritje kërkon kujdes dhe gatishmëri, pasi llogaritjet e gabuara ose provokimet mund ta tërheqin sërish botën në konfrontim të drejtpërdrejtë./ lapsi/ 

  • Lufta e Tretë Botërore? NATO jep alarmin: Si mund ta shkatërrojë Putin Europën në 100 orë

    Lufta e Tretë Botërore? NATO jep alarmin: Si mund ta shkatërrojë Putin Europën në 100 orë

    Është skenari që çdo strateg ushtarak në Evropë i frikësohet, por nuk guxoi kurrë ta shprehë – derisa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e shpjegoi qartë. “Le të mos jemi naivë”, tha së fundmi për New York Times ish-kryeministri holandez dhe kreu i Forcave të Armatosura të Perëndimit. “Nëse presidenti i Kinës, Xi Jinping, dëshiron të sulmojë Tajvanin, ai së pari do të sigurohet që t’i telefonojë partnerit të tij në të gjithë këtë, Vladimir Vladimirovich Putin, i cili banon në Moskë, dhe t’i thotë: “Hej, unë do ta bëj këtë dhe kam nevojë që t’i mbash të zënë në Evropë duke sulmuar territorin e NATO-s”. Kjo është me shumë mundësi mënyra se si do të përparojë kjo luftë.”
    Ky është skenari shqetësues është vlerësimi që vjen nga Gjeneralit Britanik Sir Richard Shirreff, ish-Zëvendës Komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropën, i cili përshkroi skenarin më ekstrem për Daily Mail: Në më pak se pesë ditë, Rusia mund ta shkatërrojë Evropën. Ky parashikim, ndonëse nuk ndahet nga të gjithë analistët, rindez debatin rreth gatishmërisë aktuale të Aleancës Atlantike dhe rrezikut të një lufte të re botërore. Graviteti i situatës konfirmohet edhe nga konteksti gjeopolitik i shënuar nga tensionet në rritje: nga ngërçi në Ukrainë te mbështetja e Kinës dhe Iranit për Moskën, te incidentet gjithnjë e më të shpeshta përgjatë kufijve të NATO-s, përcjell A2 CNN.
    Aleanca Atlantike, e angazhuar tashmë në mbështetje ushtarake dhe logjistike për Ukrainën për më shumë se dy vjet, po i ndjek lëvizjet e Moskës me shqetësim në rritje. Manovrat e fundit ushtarake të Rusisë, shpesh të kryera së bashku me Bjellorusinë, janë interpretuar si një mesazh i drejtpërdrejtë për Perëndimin. Shkeljet e hapësirës ajrore dhe operacionet me dronë kanë nxitur frikën se Kremlini po teston gatishmërinë e sistemeve mbrojtëse të NATO-s.
    Gjenerali Sir Richard Shirreff, i intervistuar nga Daily Mail, përshkroi një simulim shqetësues: një sulm i papritur rus mund të mbingarkojë linjat mbrojtëse evropiane në vetëm 100 orë. “Është një skenar ekstrem, por jo i pamundur”, shpjegoi ai, duke bërë thirrje për një forcim të menjëhershëm të parandalimit. Shirreff, i cili udhëhoqi NATO-n në Evropë deri në vitin 2014, theksoi se forcat konvencionale ruse, pavarësisht humbjeve të pësuara në Ukrainë, mbeten të konsiderueshme dhe të afta të ushtrojnë presion mbi shtetet baltike dhe Evropën Lindore, përcjell A2 CNN.
    Sipas ish-gjeneralit të NATO-s, Sir Richard Shirreff, nëse Moska do të niste një ofensivë të papritur, NATO dhe Evropa nuk do të kishin kohë për të organizuar përforcime, për të lëvizur trupa dhe për të mbrojtur infrastrukturën kritike. Në pak më shumë se katër ditë, vijat e frontit të mbrojtjes mund të shembeshin, duke lënë të ekspozuar një territor të gjerë dhe të dendur të populluar. Prandaj, koncepti “100 orë” nuk përshkruan se si do të ndodhte sulmi në një nivel teknik, por sa shpejt mund të manifestoheshin efektet: shembja e mbrojtjeve fillestare, ndërprerja e transportit dhe komunikimeve, presioni psikologjik dhe politik mbi qeveritë dhe opinionin publik.
    Pavarësisht sanksioneve dhe humbjeve në frontin ukrainas, Rusia ka rritur prodhimin e saj ushtarak, duke u përqendruar në artileri, dronë dhe raketa me rreze të mesme veprimi. Sipas Christopher Cavoli, Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Evropë, Moska tani ka rezerva më të mëdha municionesh sesa Shtetet e Bashkuara dhe Evropa së bashku. Situata do të përkeqësohej me Kinën e gatshme të mbështeste hapur Moskën, duke furnizuar armë dhe duke hapur një front të dytë me pushtimin e Tajvanit. Në vetëm 120 orë, Putini do të pushtonte vendet baltike dhe do të forconte kontrollin e tij mbi Ukrainën, ndërsa Pekini do të shtrëngonte kontrollin e tij mbi Taipei. Rezultati: NATO u shkatërrua dhe rendi botëror u përmbys.

  • Nga ministër në krye të komisionit për Punët e Jashtme, Hasani: I njëjti mision, këndvështrim i ri

    Nga ministër në krye të komisionit për Punët e Jashtme, Hasani: I njëjti mision, këndvështrim i ri

    Pas përfundimit të mandatit si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur detyrën e ri si kryetar i Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në një postim në rrjetet sociale ai shprehet se është i njëjti mision, por nga një këndvështrim i ri, ndërsa rendit edhe sukseset e tij në krye të diplomacisë shqiptare.
    “Mandati im si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme përfundon sot.
    Ka qenë një nder të shërbej përgjatë një periudhe historike dhe transformuese për Shqipërinë të shënuar nga përfundimi i mandatit tonë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, hapja e 28 prej 33 kapitujve negociues me BE-në, mikpritja e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, si dhe arritje të tjera që forcuan rolin tonë në Evropë dhe në botë, mes sfidave të thella për kontinentin tonë dhe më gjerë.
    Jam thellësisht mirënjohës ndaj stafit të përkushtuar të MEPJ dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë për bashkëpunimin e ngushtë.
    Pres me kënaqësi rolin tim të ri si Kryetar i Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme – me të njëjtin mision, por nga një këndvështrim i ri”, shkruan Hasani në Facebook.

  • Dita e fundit në krye të MEPJ, Hasani: Krenar të shërbej në këtë periudhë historike dhe transformuese të Shqipërisë

    Dita e fundit në krye të MEPJ, Hasani: Krenar të shërbej në këtë periudhë historike dhe transformuese të Shqipërisë

    Ministri Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka mbyllur ditën e sotme mandatin e tij si drejtues i institucionit të Diplomacisë Shqiptare.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani thekson se ndihet krenar që ka shërbyer në krye të MEPJ përgjatë kësaj periudhe historike dhe transformimi të Shqipërisë, ku janë shënuar disa arritje të rëndësishme në fushën e diplomacisë, përfshirë kryesimin në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe hapjen e 28 kapitujve negociues me BE.
    Hasani falenderon stafin e MEPJ dhe gjithë bashkëpuntorët ndërkombëtarë për bashkëpunimin e ngushtë që ka patur në krye të institucionit të Diplomacisë Shqiptare.

    Ministri Hasani do të drejtojë Komisionin Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashmte.
    Postim i i Hasanit:
    Mandati im si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme përfundon sot.
    Ka qenë një nder të shërbej përgjatë një periudhe historike dhe transformuese për Shqipërinë 🇦🇱 – të shënuar nga përfundimi i mandatit tonë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, hapja e 28 prej 33 kapitujve negociues me BE-në , mikpritja e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, si dhe arritje të tjera që forcuan rolin tonë në Evropë dhe në botë, mes sfidave të thella për kontinentin tonë dhe më gjerë.
    Jam thellësisht mirënjohës ndaj stafit të përkushtuar të #MEPJ dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë për bashkëpunimin e ngushtë.
    Pres me kënaqësi rolin tim të ri si Kryetar i Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme – me të njëjtin mision, por nga një këndvështrim i ri. 🇦🇱📜

  • Mbyll rrugëtimin në krye të MEPJ, reagon ministri Hasani: Nder dhe përgjegjësi të drejtoja Diplomacinë Shqiptare

    Mbyll rrugëtimin në krye të MEPJ, reagon ministri Hasani: Nder dhe përgjegjësi të drejtoja Diplomacinë Shqiptare

    Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partis Socialiste, zyrtarizoi emrat e kanibetit qeverisës së mandatit të katërt, ku pati konfirmime por edhe largime.
    Mes atyre që do të lënë detyrën është edhe kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, i cili nga nesër do të jetë në krye të Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa në vend të tij në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të emërohet Elisa Spiropali, e cila fillimisht do të marrë votëbesimin në parlament, e më pas do të dekretohet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri Hasani falenderon kryeministrin Rama për mundësinë që i dha që në këto dy vite të ishte në krye të institucionit të Diplomacisë Shqiptare, një nga më të rëndësishmit sa i përket kontributit për integrimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe Europiane.

    Ministri Hasani thekson se përgjatë këtyre dy viteve ka shërbyer me nder dhe përgjegjësi në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
    Ndërsa uron pasardhësen e tij Elisa Spiropali për përgjegjësinë që do të marrë.
    Postimi i Hasanit:
    Për një diplomat, është një nder i jashtëzakonshëm, por edhe një përgjegjësi e madhe të drejtojë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Për dy vitet e fundit, pata këtë privilegj, duke u përpjekur çdo ditë ta shoh punën me sytë e kolegëve dhe të mbështes, me përulësi, shërbimin e rëndësishëm të përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë dhe interesave të saj në botë.
    E kam kryer këtë detyrë me bindjen se rruga e vetme e qëndrueshme është forcimi i institucioneve dhe integriteti, dhe se diplomacia efikase i ka rrënjët në bashkëpunim, përmbajtje dhe besueshmëri.
    Faleminderit Kryeministrit Rama për besimin e dhënë dhe urime Znj. Spiropali për këtë përgjegjësi. Mirënjohës për kolegët dhe partnerët, brenda dhe jashtë vendit, që ndanë këtë rrugëtim.

  • 19 vite në arrati, arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar në të gjithë Evropën, e “tradhtoi” tatuazhi

    19 vite në arrati, arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar në të gjithë Evropën, e “tradhtoi” tatuazhi

    Një 52-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga Italia në të gjithë Evropën, është arrestuar pas 19 vitesh arrati.
    Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për shtetasin Durin Lusha.
    Arrestimi i tij u bë në Taviano, në provincën e Leçes në një lokal, ndërsa u identifikua nga një tatuazh në parakrahun e djathtë të një gruaje gjysmë të zhveshur.

    52-vjeçari do të vuajë dënimin me 10 vjet burg për drejtimin e një organizate italo-shqiptare e cila shfrytëzonte gratë e huaja dhe ato nga Shqipëria, për prostitucion.
    Për t’i shpëtuar arrestimit, Lusha kishte ndryshuar emrin e tij në pasaportë./vizionplus.tv

  • Artikull kundër UÇK-së, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës: Lufta për liri për mua është e shenjtë

    Artikull kundër UÇK-së, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës: Lufta për liri për mua është e shenjtë

    Kryetari i porsazgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e ka distancuar sërish veten nga një artikull që flet për ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në punimin ku ai është bashkautor, thuhet se “sipas rasteve të hetuara, fondet për UÇK-në erdhën nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, por edhe nga trafikantët e drogës që operonin në gjithë Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara”.
    Basha tha se “distancohem nga të gjithë ata që kanë shkruar kundër kësaj vlere”. “Dua të deklaroj me përgjegjësinë më të madhe qytetare dhe kombëtare që kurrë në jetën time nuk është shkruar dhe nuk do të gjendet asnjë përmbajtje që bie ndesh me vlerën e shenjtë të popullit tonë”, tha Basha. Një ditë më parë, ai kishte thënë në Facebook se kontributi i tij në këtë punim ishte vetëm në Kapitullin 3, “i cili trajton depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën”. Edhe bashkautorja e këtij punimi, Jana Arsovska, ka mbështetur pohimin e Bashës. “Thënë shkurt, zoti Basha ka kontribuar vetëm në këtë kapitull, që hulumton përhapjen e islamit radikal në Evropën Juglindore, me fokus të veçantë në Kosovë”, ka thënë ajo për mediat në Kosovë.
    Në punimin me titullin: “Globalizmi në Ballkanin Perëndimor: Krimi transnacional, islami fundamentalist dhe aleancat e padrejta”, thuhej se “sipas rasteve të hetuara, fondet për UÇK-në erdhën nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, por edhe nga trafikantët e drogës që operonin në gjithë Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara”. Në punimin e publikuar më 2012 thuhet se përveç se UÇK-ja është “financuar nga trafikantët e drogës”, mbështetja nuk përfshinte vetëm para.