Tag: evropën

  • Edi Rama kthen Vali Bizhgën dhe emëron zv/ministre kandidaten që do ta zëvendësonte në postin e shefes së kabinetit…

    Edi Rama kthen Vali Bizhgën dhe emëron zv/ministre kandidaten që do ta zëvendësonte në postin e shefes së kabinetit…

    Emri i përfolur disa ditë më parë si zëvendësuesja e Vali Bizhgës në krye të kabinetit të kryeministrit Edi Rama, ka marrë drejtim tjetër. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Vilma Premti është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Nuk dihen ende arsyet e ndryshimit të beftë, por në korridoret e Kryeministrisë përflitet për një refuzim që Edi Rama i bëri propozimit të Vali Bizhgës për t’i lënë Vilma Premtin në pozicionin e shefes së kabinetit. Megjithatë për ta shpërblyer Vilmën, mendoi shefja e saj e dikurshme, Elisa Spiropali, e cila e propozoi në qeveri për postin e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Kujtojmë që më herët Vilma Premti ishte shefe kabineti e Elisa Spiropalit. Më pas shërbeu si shefe kabineti e Holta Zaçajt, kryetares së Gjykatës Kushtetuese. E tani duket se po rikthehet sërish në oborrin e Elisa Spiropalit te Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Dhe siç thonë burimet Vali Bizhga vijon të jetë ende drejtoreshë kabineti e Edi Ramës.
    Detajet nga mbledhja e qeverisë
    Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot të tjera ndryshime në strukturat e 3 ministrive, në atë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në Ministrisë e Drejtësisë dhe tek e Infrastrukturës dhe Energjisë. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Vilma Premti është emëruar zëvendësministre e Jashtme, ndërsa është liruar nga detyra Silda Çepe. Ndryshime janë bërë dhe në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ku është emëruar në detyrë si zëvendësministër Besjan Kadiu, i cili ka zënë vendin Klajdi Karametës. Fatmir Guri ka marrë postin e zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa është liruar nga detyra si zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit, Ana Kapaj. Gjithashtu në ministrinë e Drejtësisë është emëruar zëvendësministre Elona Hoxha.
    Emërime:

    Vilma Premti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
    Elona Hoxha emërohet zëvendësministër i Drejtësisë;
    Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
    Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

    Shkarkime:

    Silda Çepe, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë;
    Ana Kapaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë;
    Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.

  • EMRAT/ Ndryshime në qeveri, ja kush ikën

    EMRAT/ Ndryshime në qeveri, ja kush ikën

    Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar disa ndryshime në përbërjen e institucioneve qeveritare.
    Mësohet se Vilma Premti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Elona Hoxha emërohet zëvendësministër i Drejtësisë, Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
    Ndërkohë znj. Silda Çepe, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë; znj. Ana Kapaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë dhe Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet po ashtu nga kjo detyrë.

    /vizionplus.tv

  • Lëvizje në kabinet: Qeveria “Rama 4” miraton zëvendësministrat e rinj. Emrat

    Lëvizje në kabinet: Qeveria “Rama 4” miraton zëvendësministrat e rinj. Emrat

    Keshilli i Ministrave ka miratuar sot 7 zevendes ministra te rinj.
    Znj. Vilma Premti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;Znj. Elona Hoxha emërohet zëvendësministër i Drejtësisë;Z. Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;Z. Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;Znj. Silda Çepe, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë;Znj. Ana Kapaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë;Z. Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.

  • Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

    Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

    kryeministria

    TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar emërimin e katër zëvendës ministrave të rinj në disa ministri dhe 3 lirime nga detyra. 
    Silda Çepe është liruar nga posti i zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe në vend të saj emërohet Vilma Premti.
    Klajd Karameta, i cili ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë dhe në vend të tij emërohet Elona Hoxha.
    Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, kurse Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
    Ana Kapaj, e cila ka mbajtur postin si zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga detyra.
    Emërime dhe shkarkime:
    Znj. Vilma Premti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
    Znj. Elona Hoxha emërohet zëvendësministër i Drejtësisë;
    Z. Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
    Z. Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
    Znj. Silda Çepe, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë;
    Znj. Ana Kapaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë;
    Z. Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.

  • Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat që lirohen dhe emërohen në detyrë (EMRAT)

    Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat që lirohen dhe emërohen në detyrë (EMRAT)

    Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave janë bërë disa ndryshime në përbërjen e institucioneve: 
    Znj.Vilma Premti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; 
    Znj. Elona Hoxha emërohet zëvendësministër i Drejtësisë; 
    Z. BesjanKadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
    Z. Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
    Znj. Silda Çepe, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë; 
    Znj. Ana Kapaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë; 
    Z. KlajdKarameta, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë. 
     

  • “Do të ndërtojmë fabrika të AI në Ballkan”/ Presidentja e KE: Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën!

    “Do të ndërtojmë fabrika të AI në Ballkan”/ Presidentja e KE: Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën!

    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tregon se me anëtarësimin ne BE, ekonomia e shteteve të Ballkanit Perëndimor do të pësojë një valë rritje. Ajo ftoi gjithashtu të gjithë investitorët të shohin me përparësi Ballkanin Perëndimor për të investuar. 
    “Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën”, tha ajo, ndërsa shton se në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi do të ndërtohen fabrika të Inteligjencës Artificiale për ta shtrirë më pas këtë veprimtari në të gjithë Ballkanin Perëndimor. 
    “Të gjitha vendet që janë bërë pjesë e BE kanë përjetuar një rritje të pabesueshme ekonomike. Mendoni për valën e anëtarësimeve. E njëjta do të ndodhë dhe për Ballkanin Perëndimor. Ekonomitë tuaja do të rriten me shpejtësi. Ne e miratuam planin për këtë arsye. BE çel sektorët e vet ekonomike për bizneset tuaja. 
    Mos e lini t’ju humbasë kjo mundësi ,koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani. Dhe më vjen mirë të shoh kaq shumë prej jush, të gatshëm të përfituar mundësinë e biznesit që krijohen na integrimi i afërt. Pas pak do të nënshkruajmë 10 marrëveshje të rëndësishme biznesi. Nesër do të diskutoni për 24 investime të mundshme. Kompanitë lokale do të rriten falë investimeve evropiane. 
    Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën. Ne do të hapim fabrikat tona në AI në Ballkanit Perëndimor. Do të nisim me ngritjen e dy fabrikave në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi e do ta zgjerojmë në të gjitha rajonin,. Fuqia kompjuterike e unionit do të jetë në shërbimit tuaj. Dua që e ardhja e AI të bëhet në Europë ashtu dua që dhe Ballkani Perëndimor të jetë në zemër të saj”, tha Ursula von der Leyen. 
     

  • “Spastrim etnik i serbëve në Kosovë”/ Tirana zyrtare i përgjigjet Serbisë: Historia s’mund të shtrembërohet, i papranueshëm ngatërrimi i rolit të agresorit me viktimën

    “Spastrim etnik i serbëve në Kosovë”/ Tirana zyrtare i përgjigjet Serbisë: Historia s’mund të shtrembërohet, i papranueshëm ngatërrimi i rolit të agresorit me viktimën

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së lëshuar nga Ministria e Jashtme e Serbisë, ku pretendoi për ‘spastrim etnik të serbëve në Kosovë’, duke e cilësuar atë një përpjekje për të shtrembëruar historinë dhe për të hedhur hije mbi të ardhmen e rajonit.

    Pak ditë më parë, diplomacia serbe, duke iu përgjigjur deklaratave të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, foli për spastrim etnik të serbëve nga 1999 e më tej si dhe vazhdimin e ndjekjeve: sulme ndaj kishave serbe, arrestime të drejtuesve të Listës Serbe dhe presione ekonomike që detyrojnë serbët të largohen nga Kosova dhe Metohija”.
    Në deklaratën zyrtare, Shqipëria hedh poshtë akuzat, duke i quajtur ato të pabaza dhe të mbështetura në një raport të diskredituar ndërkombëtarisht.
    Tirana zyrtare thekson se paqja dhe pajtimi në rajon nuk ndërtohen me retorikë, por me përgjegjësi dhe respekt për të vërtetën historike.
    Reagimi i plotë:
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e thellë për deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Serbisë, e cila përpiqet të rikthejë hijet e së shkuarës mbi një rajon që po përpiqet të ecë drejt së ardhmes.
    Në këtë deklaratë ngrihet një seri akuzash dhe pretendimesh të pabaza, të cilat Shqipëria i hedh poshtë me forcë dhe vendosmëri.
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë e gjen me vend t’i kujtojë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë disa të vërteta historike, që lidhen me shkaktarët e vërtetë të ngjarjeve tragjike të vitit 1999, ngjarje që sollën vrasje, spastrime etnike dhe dëbimin me forcë të rreth një milion shqiptarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre.
    Është për të ardhur keq që deklarata e Ministrisë së Jashtme të Serbisë mbështetet ende mbi një Raport tashmë të diskredituar të Dik Martit, kur faktet e hetuara nga autoritetet vendase dhe ndërkombëtare kanë dëshmuar qartë se pretendimet e ngritura aty janë një fabrikim i pastër, pa asnjë provë faktike.
    Këto të pavërteta, të njohura ndërkombëtarisht si përpjekje për të njollosur imazhin e Shqipërisë dhe të Kosovës, nuk mund të përdoren më për t’iu shmangur përgjegjësisë së historisë. Historia nuk rishkruhet me retorikë, ajo mbahet mend me përgjegjësi.
    Në këtë kontekst, çdo përpjekje për të përmbysur të vërtetën dhe për të ndërruar rolet e viktimës me të agresorit është e papranueshme dhe bie ndesh me çdo frymë të paqes e pajtimit që rajoni ynë kërkon e meriton.
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë shpreh bindjen e thellë se rajoni ynë ka nevojë për pajtim, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sinqertë në frymën e fqinjësisë së mirë, jo për rikthim tek gjuha e akuzave e viktimizimit.
    Vetëm kështu mund të çlirohemi përfundimisht nga hijet e së shkuarës dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme në paqe, siguri dhe prosperitet një Ballkan të bashkuar në familjen tonë evropiane, ku përkasim nga rrënjët dhe aspiratat.
    Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet e gatshme për një bashkëpunim gjithëpërfshirës rajonal, në frymën e miqësisë së mirë, dinjitetit dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve tanë.
     
     

    Top Channel

  • “Spastrim etnik i serbëve në Kosovë”/ Tirana zyrtare i përgjigjet Serbisë: Historia nuk mund të shtrembërohet me deklarata politike

    “Spastrim etnik i serbëve në Kosovë”/ Tirana zyrtare i përgjigjet Serbisë: Historia nuk mund të shtrembërohet me deklarata politike

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së lëshuar nga Ministria e Jashtme e Serbisë, ku pretendoi për ‘spastrim etnik të serbëve në Kosovë’, duke e cilësuar atë një përpjekje për të shtrembëruar historinë dhe për të hedhur hije mbi të ardhmen e rajonit.

    Në deklaratën zyrtare, Shqipëria hedh poshtë akuzat ndaj saj dhe Kosovës, duke i quajtur ato të pabaza dhe të mbështetura në një raport të diskredituar ndërkombëtarisht.
    Tirana zyrtare thekson se paqja dhe pajtimi në rajon nuk ndërtohen me retorikë, por me përgjegjësi dhe respekt për të vërtetën historike.
    Reagimi i plotë:
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e thellë për deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Serbisë, e cila përpiqet të rikthejë hijet e së shkuarës mbi një rajon që po përpiqet të ecë drejt së ardhmes.
    Në këtë deklaratë ngrihet një seri akuzash dhe pretendimesh të pabaza, të cilat Shqipëria i hedh poshtë me forcë dhe vendosmëri.
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë e gjen me vend t’i kujtojë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë disa të vërteta historike, që lidhen me shkaktarët e vërtetë të ngjarjeve tragjike të vitit 1999, ngjarje që sollën vrasje, spastrime etnike dhe dëbimin me forcë të rreth një milion shqiptarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre.
    Është për të ardhur keq që deklarata e Ministrisë së Jashtme të Serbisë mbështetet ende mbi një Raport tashmë të diskredituar të Dik Martit, kur faktet e hetuara nga autoritetet vendase dhe ndërkombëtare kanë dëshmuar qartë se pretendimet e ngritura aty janë një fabrikim i pastër, pa asnjë provë faktike.
    Këto të pavërteta, të njohura ndërkombëtarisht si përpjekje për të njollosur imazhin e Shqipërisë dhe të Kosovës, nuk mund të përdoren më për t’iu shmangur përgjegjësisë së historisë. Historia nuk rishkruhet me retorikë, ajo mbahet mend me përgjegjësi.
    Në këtë kontekst, çdo përpjekje për të përmbysur të vërtetën dhe për të ndërruar rolet e viktimës me të agresorit është e papranueshme dhe bie ndesh me çdo frymë të paqes e pajtimit që rajoni ynë kërkon e meriton.
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë shpreh bindjen e thellë se rajoni ynë ka nevojë për pajtim, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sinqertë në frymën e fqinjësisë së mirë, jo për rikthim tek gjuha e akuzave e viktimizimit.
    Vetëm kështu mund të çlirohemi përfundimisht nga hijet e së shkuarës dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme në paqe, siguri dhe prosperitet një Ballkan të bashkuar në familjen tonë evropiane, ku përkasim nga rrënjët dhe aspiratat.
    Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet e gatshme për një bashkëpunim gjithëpërfshirës rajonal, në frymën e miqësisë së mirë, dinjitetit dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve tanë.

    Top Channel

  • “Spastrim etnik i serbëve në Kosovë”/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i përgjigjet Serbisë: Akuza dhe pretendime të pabaza!

    “Spastrim etnik i serbëve në Kosovë”/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i përgjigjet Serbisë: Akuza dhe pretendime të pabaza!

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë i është përgjigjur këtë të martë deklartës së lëshuar nga Ministria e Jashtme e Serbisë, ku pretendoi për ‘spastrim etnik të serbëve në Kosovë
    MEPJ e cilëson atë një përpjekje për të shtrembëruar historinë dhe për të hedhur hije mbi të ardhmen e rajonit.
    Në deklaratën zyrtare, Shqipëria hedh poshtë akuzat ndaj saj dhe Kosovës, duke i quajtur ato të pabaza dhe të mbështetura në një raport të diskredituar ndërkombëtarisht.

    REAGIMI I PLOTË:
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e thellë për deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Serbisë, të datës 4 tetor 2025, e cila përpiqet të rikthejë hijet e së shkuarës mbi një rajon që po përpiqet të ecë drejt së ardhmes. Në këtë deklaratë ngrihet një seri akuzash dhe pretendimesh të pabaza, të cilat Shqipëria i hedh poshtë me forcë dhe vendosmëri.
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë e gjen me vend t’i kujtojë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë disa të vërteta historike, që lidhen me shkaktarët e vërtetë të ngjarjeve tragjike të vitit 1999, ngjarje që sollën vrasje, spastrime etnike dhe dëbimin me forcë të rreth një milion shqiptarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre.
    Është për të ardhur keq që deklarata e Ministrisë së Jashtme të Serbisë mbështetet ende mbi një Raport tashmë të diskredituar të Dik Martit, kur faktet e hetuara nga autoritetet vendase dhe ndërkombëtare kanë dëshmuar qartë se pretendimet e ngritura aty janë një fabrikim i pastër, pa asnjë provë faktike.
    Këto të pavërteta, të njohura ndërkombëtarisht si përpjekje për të njollosur imazhin e Shqipërisë dhe të Kosovës, nuk mund të përdoren më për t’iu shmangur përgjegjësisë së historisë. Historia nuk rishkruhet me retorikë, ajo mbahet mend me përgjegjësi.
    Në këtë kontekst, çdo përpjekje për të përmbysur të vërtetën dhe për të ndërruar rolet e viktimës me të agresorit është e papranueshme dhe bie ndesh me çdo frymë të paqes e pajtimit që rajoni ynë kërkon e meriton.
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë shpreh bindjen e thellë se rajoni ynë ka nevojë për pajtim, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sinqertë në frymën e fqinjësisë së mirë, jo për rikthim tek gjuha e akuzave e viktimizimit.
    Vetëm kështu mund të çlirohemi përfundimisht nga hijet e së shkuarës dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme në paqe, siguri dhe prosperitet një Ballkan të bashkuar në familjen tonë evropiane, ku përkasim nga rrënjët dhe aspiratat.
    Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet e gatshme për një bashkëpunim gjithëpërfshirës rajonal, në frymën e miqësisë së mirë, dinjitetit dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve tanë.

  • Qeveria “Rama 4”, lëvizje në 3 ministri, emrat që shkarkohen dhe emërohen

    Qeveria “Rama 4”, lëvizje në 3 ministri, emrat që shkarkohen dhe emërohen

    qeveria rama 4

    TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, që është zhvilluar pa kryeministrin Edi Rama, janë miratuar disa ndryshime në përbërjen e kabinetit qeveritar.
    Miriam Shyti është caktuar në detyrën e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme.
    Në të njëjtën kohë, Endrit Yzeiraj është liruar nga ky post dhe është transferuar në Ministrinë e Financave, ku do të ushtrojë funksionin e zëvendësministrit, detyrë të cilin e ka mbajtur dhe më herët, në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Delina Ibrahimaj.
    Yzeiraj zëvendëson Erjona Bejlerin, e cila është larguar nga posti që mbante më parë në këtë ministri.
    Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave:
    Miriam Shyti emërohet zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
    Endrit Yzeiraj lirohet nga detyra si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe emërohet zëvendësministër i Financave.
    Erjona Bejleri lirohet nga detyra si zëvendësministre e Financave.