Tag: evropën

  • Lufta në Ukrainë/ Putin paralajmëron Evropën dhe flet për negociatat me dërguarin e Trump: Asgjë nuk është vendosur

    Lufta në Ukrainë/ Putin paralajmëron Evropën dhe flet për negociatat me dërguarin e Trump: Asgjë nuk është vendosur

    Vladimir Putin ka folur për luftën në Ukrainë gjatë vizitës së tij në Kirghizistan.

    Presidenti rus ka rikujtuar qëndrimet e tij të njohura: armiqësitë përfundojnë vetëm nëse Ukraina largohet nga zonat e pushtuara. Krimea dhe Donbasi mbeten “tema e negociatave” me Shtetet e Bashkuara.
    Për negociatat me Steve Witkoff, të dërguarin e Trump, Putin tha se plani prej 28 pikash është vetëm një bazë fillestare dhe nuk përbën një marrëveshje përfundimtare. Dokumentet do të ndahen dhe përshtaten, “duhet ende të përkthehen në gjuhë diplomatike”.
    Presidenti rus paralajmëroi gjithashtu Evropën: konfiskimi i pasurive ruse të ngrira mund të ketë “pasoja negative për sistemin financiar global” dhe mund ta detyrojë Moskën të marrë kundërmasa.
    Në përfundim, asgjë nuk është vendosur. Negociatat vazhdojnë, koha mbetet e pasigurt dhe dyshimet mbi vullnetin real të Kremlinit për paqe nuk kanë munguar.
    Nga Kirgizi, panorama politike mbetet e ndërlikuar dhe pa vendime të menjëhershme nga Moska.

    Top Channel

  • Merz: Evropa duhet të përfshihet në çdo marrëveshje për Ukrainën

    Merz: Evropa duhet të përfshihet në çdo marrëveshje për Ukrainën

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz, paralajmëroi se SHBA-ja nuk duhet të anashkalojë Evropën në negociatat me Rusinë për Ukrainën.
    Ai theksoi se çdo marrëveshje duhet të marrë miratimin e vendeve evropiane për të siguruar një paqe të qëndrueshme.
    Në fjalën e tij para ligjvënësve në Parlamentin gjerman, Merz u shpreh se evropianët duan të shohin përfundimin e luftës në Ukrainë sa më shpejt, por nënvizoi se një marrëveshje e negociuar vetëm midis “fuqive të mëdha”, pa pëlqimin e Ukrainës dhe të Evropës, nuk do të krijojë baza të qëndrueshme për paqe.

    “Çështjet evropiane mund të vendosen vetëm në marrëveshje me Evropën,” tha Merz, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së kontinentalëve në çdo vendim që prek rajonin dhe aleancën me SHBA-në.

  • Anuloi vizitën në Bruksel, Paloka ironizon Ramën: Si do e lesh Evropën sot pa leksionet e tua!

    Anuloi vizitën në Bruksel, Paloka ironizon Ramën: Si do e lesh Evropën sot pa leksionet e tua!

    Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas anulimit të pjesëmarrjes nga Rama në një konferencë në Bruksel.
    “Të thuash që të iku avioni…prapë se thua dot se ti ke charter dhe shkon kur e si te duash!”, shkruan ndër të tjera deputeti i PD.
    “Atëherë çfare ndodhi “o mret”?!”
    Postimi:
    E pra , çfarë ndodhi o “mret”?!
    Si do e lesh Evropën sot pa leksionet e tua ?!
    E di që keni ndejt në mbledhje qeverie deri në 4 të mëngjesit, po ti këtë se ke problem, i fut dy viza dhe je prapë “në formë”.
    Të thuash që të iku avioni…prapë se thua dot se ti ke charter dhe shkon kur e si të duash!
    Atëherë çfarë ndodhi “o mret”?!

  • Rama në Paris: Nuk po e shoh Evropën të zgjohet. Konfliktet mund të degjenerojnë shumë shpejt

    Rama në Paris: Nuk po e shoh Evropën të zgjohet. Konfliktet mund të degjenerojnë shumë shpejt

    Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Forumin e Paqes në Paris, nismë e organizuar e presidentit francez, Emmanuel Macron, ku edhe këtë vit personalitete nga e gjithë bota mblidhen për të diskutuar bashkëpunimin mes tyre.
    Rama ka folur për Evoprën sot dhe pjesën tjetër të botës. Kryeministri thotë se sot Evropa nuk ndodhet në pozicionin e saj më të mirë.

    “Sapo vij nga Riadi ku pata nderin të isha i ftuar nga nisma e forumit për investimet për të ardhmen, në një vend të jashtëzakonshëm, falë asaj që përfaqësojnë në çështjet globale sidomos kur bëhet fjalë për biznesin, inovacion dhe teknologjinë.Kur ke mundësinë të gjendjesh në atë pjesë të botës e kupton që në këtë pjesën tonë, ne duhet të bëjmë një dush përulësie sepse edhe sot, edhe pse bota po ekspozon tërësisht ujërat që ziejnë në marrëdhëniet midis vendeve dhe qasjeve përkundrejt gjërave thelbësore, ne vazhdojmë të mendojnë që ka diçka që nuk shkon me botën dhe gjërat do të kthehen siç ishin.

    Ne mendojmë se kemi legjitimitetin moral që na është blatuar nga ndonjë urdhër hyjnor dhe mundësinë për të gjykuar të tjerët dhe për të besuar se ne jemi pika e referencës se si duhet të jetë bota, dhe kjo është e gabuar.

    Nuk është e vërtetë. Është një lloj vetëkënaqësie që sipas mendimit tim, mjaft modest, ka nisur të bëhet më i dëmshëm si këndvështrim dhe më pak i dobishëm për vetëbesimin. Ajo që ka ndodhur në SHBA në krye të këtij viti, dhe po flas për atë që Trump e përshkroi si plani preciz i Zotit për ta shpëtuar në mënyrë që të shpëtonte Amerikën. Sipas meje është diçka që nëse Zoti kishte vërtet një plan, pjesë e këtij plani ishte të zgjonte dhe Evropën.Nuk po e shoh Evropën të zgjohet. Të zgjohet në mënyrën siç duhet. Ka një zgjim, në shumë përpjekje por kjo është diçka e fragmentarizuar, më pak se e mjaftueshme dhe mund të bëhet e rrezikshme në periudhë afatmesme. Për mua është mjaft shqetësuese që ende sot nuk ka një plan evropian paqeje. Ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti që ka potencial për të degjeneruar në diçka katastrofike. Edhe sot, edhe pas asaj që ka ndodhur me politikën e jashtme të BE dhe SHBA nuk ka një plan europian paqeje.   BE duhet të ketë një plan paqeje në Ukrainë”, tha Rama.

  • Kryeministri që ëndërron BE-në, por qorton Evropën — mesazhi i Ramës nga Arabia Saudite

    Kryeministri që ëndërron BE-në, por qorton Evropën — mesazhi i Ramës nga Arabia Saudite

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumit e 9-të të “Future Investment Initiative” në Riad, ku nuk kurseu kritikat për Evropën, duke thënë se kontinentit i mungon një plan paqeje dhe se fjala ‘nuklear’ është bërë e zakonshme.
    “Evropa duhet të marrë një dush përulësie,” – deklaroi Rama, duke sugjeruar se Perëndimi ka humbur vizionin dhe sensin e masës.
    Rama kritikon Evropën për mungesë vizioni dhe imagjinatë, Shqipëria ende ëndërron t’i bashkohet Bashkimit Europian. Ëndërr që Rama nuk nguri ti mëshonte gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 majit, madje e gjithë fushata e socialistëve u rrotullua rreth yllit europian.
    Në të njëjtin forum, Rama lavdëroi Arabinë Saudite për transformimin e saj, duke e quajtur “Firence 2.0”, dhe theksoi lidhjen mes bukurisë dhe prosperitetit.
    Megjithatë, ndërsa admiron “imazhin e ri” të Gjirit Arabik, kritika ndaj Evropës bie në kontrast me pritshmëritë e Shqipërisë për të ardhmen europiane.

  • Media britanike jehonë fjalës së Ramës në Londër: Përmbledhja më e mirë për BREX-it

    Media britanike jehonë fjalës së Ramës në Londër: Përmbledhja më e mirë për BREX-it

    Ndërsa ndaj në rrjetet e saj sociale një pjesë nga deklarata e kreut të qeverisë shqiptare, The London Economic’, e përkufizon atë si përmbledhja më e saktë e bërë për BREX-it ndonjëherë.
    “Dikush mund të pyesë. E latë Evropën sepse dëshironit më pak anije, dhe tani keni më shumë anije. E latë Evropën sepse dëshironit më shumë investime. Keni më pak investime.
    E latë Evropën sepse dëshironit më shumë lumturi. Tani jeni më të shqetësuar,” është kjo pjesë e fjalimitë të kreut të qeverisë Edi Rama i vecuar në rrjetet sociale të medias britanike, ku ndër të tjera bien në sy komentet pozitive ndaj vedin tonë.
    “Në fund Shqipëria është 100 herë më e sigurtë se Britania” shkruan një prej tyre.

  • “Zoti e shpëtoi Donald Trump për të shpëtuar dhe Evropën”, Rama nga Berlini: BE-ja të reflektojë

    “Zoti e shpëtoi Donald Trump për të shpëtuar dhe Evropën”, Rama nga Berlini: BE-ja të reflektojë

    Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ndodhet në Berlin. Shefi i qeverisë po merr pjesë në forumin e ‘Berlin Global Dialogue’, aktivitet që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin gjerman me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.
    Gjatë fjalës së tij, kryeministri shqiptar duke iu referuar atentatit të dështuar ndaj Presidentit të SHBA-së vitin e kaluar, deklaroi se “Zoti e shpëtoi Donald Trump për të shpëtuar edhe Evropën”, duke theksuar nevojën që Bashkimi Europian të reflektojë mbi zhvillimet e fundit politike dhe gjeostrategjike. Rama nënvizoi se Evropa duhet të ketë një strategji të qartë për të ardhmen dhe të mos mbështetet vetëm tek Shtetet e Bashkuara për politikën e jashtme apo për paqen.
    Rama: Zoti e shpëtoi Donald Trump për të shpëtuar dhe Evropën. Evropa duhet të mbledhë veten. Nëse do të ruajë rëndësinë e saj duhet të ndryshojë dhe duhet të ndryshojë me shpejtësi, duke e nisur me reflektimin mbi atë çka ka ndodhur deri në zgjedhjen e Donald Trump dhe më pas përkundrejt luftës në Ukrainë dhe të pyesë veten nëse ka një strategji të qartë për këtë. Dhe nëse është e bëshme të vazhdojë t’i jashtëkontraktojë amerikanëve politikën e vet të jashtme dhe nëse është normale që të mos ketë planin e vet të paqes.

  • “Rama s’di çfarë flet”, mediat britanike ‘nxijnë’ kryeministrin: Po të punonte siç duhet, shqiptarët s’do emigronin

    “Rama s’di çfarë flet”, mediat britanike ‘nxijnë’ kryeministrin: Po të punonte siç duhet, shqiptarët s’do emigronin

    Mediat britanike i kanë bërë jehonë deklaratave të kryeministrit Edi Rama në panelin ‘Ballkani Perëndimor dhe BE’ i zhvilluar në Londër, ku u shpreh se marrëveshja e Brexit që nxori Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian, çoi vendin në depresion. Një tjetër çështje që u diskutua ishte dhe ajo emigracionit dhe sesa shumë politikat angleze kanë sulmuar shqiptarët emigrantë, të cilët i konsiderojnë si kriminelë që kanë tejmbushur burgjet e Anglisë.

    “Daily Express” i quan këto si “komente shpërthyese mbi vendimin historik për t’u larguar nga BE-ja” duke cituar deklaratat e Ramës se ato me emigrantë “disa i quajnë anije të vogla, disa i quajnë anije të Brexit-it”.
    “Ju e latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion”, citon “Daily Express” fjalët e Ramës. Shkrimi thekson se të mërkurën Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, do të presë udhëheqës nga Ballkani Perëndimor, përfshirë zotin Rama, me qëllim forcimin e përpjekjeve për të goditur bandat e kontrabandës dhe për të parandaluar kalimin e emigrantëve nga Evropa.
    “Ju e latë Evropën sepse donit më pak anije dhe keni më shumë anije. Ju e latë Evropën sepse donit më shumë investime. Keni më pak investime. E latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion”, ishin deklaratat e Ramës.
    “Daily Express” nënvizon se Rama kritikoi Brexit duke pretenduar se bashkëpunimi më i ngushtë përmirëson përpjekjet për të luftuar migracionin e paligjshëm ndërsa nuk kanë munguar shigjetimet edhe për Nigel Farage.
    “Nuk varet nga ne të vendosim se kush do të zgjidhet dhe kush jo në Britani. Por në fund të fundit, kemi parë më shumë se një herë se puna e Qeverisë është diçka krejtësisht e ndryshme nga poezia e opozitës. Kështu që nuk shoh ndonjë problem kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me këdo. Dhe, në fund të fundit, besoj se Farage nuk është problemi, Farage është një pasqyrë e problemeve që ka njëfarë kapaciteti teatral për të qenë tërheqës, por problemet janë diku tjetër”, citohet Rama.
    Por “Daily Express” citon një burim nga Ministria e Brendshme Britanike, i cili ishte në detyrë kur “dhjetëra mijëra” shqiptarë kalonin kanalin me gomone. “Edi Rama nuk ka idenë se për çfarë po flet. Nëse ai do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të kishin ikur për në Mbretërinë e Bashkuar në turma. Ai duhet të shpenzojë më pak kohë duke folur në publik dhe më shumë kohë duke marrë mbrapsht numrin rekord të kriminelëve shqiptarë që mbushin burgjet tona”, tha burimi për median britanike.
    Ndërsa tabloidi “The Mirror” e quan Ramën “kryeministri vizitor” duke cituar deklaratat e tiij se “Britania po paguan çmimin për largimin nga BE-ja”.
    “Udhëheqësi shqiptar Edi Rama u tha atyre që kritikojnë njerëzit nga vendi i tij të “mbyllin gojën” (Shut the fuck up) dhe u tall brutalisht ish-Sekretaren e Brendshme të Partisë Konservatore, Suella Braverman. Ai vlerësoi qeverinë laburiste për përparimet e bëra në migrimin e paligjshëm, duke e krahasuar këtë me “poezinë e opozitës”, citon “The Mirror”.
    “Rama tha se thënë se migrantët ishin bërë “kurban” për Brexit-in. Ai tha se ishte ende i zemëruar me ish-Sekretaren e Brendshme Suella Braverman që iu referua “kriminelëve shqiptarë” në vitin 2023. “Meqë ra fjala, ku është ajo?” tha ai me shaka. Dhe shtoi: “Thjesht mbaje mend, e di, mos u merr me shqiptarët sepse nëse shqiptarët të mallkojnë, thjesht zhdukesh”, citon “Mirror” deklaratat e Ramës.
    Rama u bëri thirrje politikanëve britanikë të “mos i përmendin shqiptarët për asgjë tjetër përveçse për arsye shumë të mira”. “Tani (ata) po u japin energji, po u japin shërbime, po punojnë shumë, janë krenarë që janë pjesë e këtij komuniteti të madh njerëzish, e kësaj shoqërie të larmishme. Dhe kështu kushdo që i preku ata duhet ta mbyllë gojën”, citohet Rama.
    “The Independent” u ka bërë gjithashtu jehonë deklaratave të Ramës. Ajo nënvizon se rreth 22 000 njerëz u kontrabanduan nga bandat përgjatë rrugëve përmes Ballkanit Perëndimor vitin e kaluar. Sipas saj është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të trajtohet migracioni i paligjshëm në të gjithë Evropën.

  • “Profesori i jep mend Britanisë…”/ Mediat britanike bëjnë për ‘ujë të ftohtë’ Ramën

    “Profesori i jep mend Britanisë…”/ Mediat britanike bëjnë për ‘ujë të ftohtë’ Ramën

    Edi Rama, me stilin e tij të zakonshëm arrogant, zgjodhi ta kthejë vizitën e tij në Britani në një shfaqje fjalësh thumbuese e vetëlavdërimi. Duke mbajtur tonin e një “profesori” që mban leksione për moral e politikë, ai kritikoi Brexit-in dhe liderët britanikë sikur të ishte një analist ndërkombëtar, jo një kryeministër që udhëheq një vend me probleme të mëdha korrupsioni, emigracioni dhe varfërie. Ndërsa përpiqej të fitonte duartrokitje me batuta për Suella Braverman-in dhe Nigel Farage-in, Rama harroi se janë pikërisht dështimet e qeverisë së tij që kanë shtyrë mijëra shqiptarë të kërkojnë një jetë më të mirë në vendet që ai tani kritikon. Në vend që të shfrytëzojë skenën për të forcuar imazhin e Shqipërisë me dinjitet dhe seriozitet, ai preferoi të luajë rolin e moralistit që flet nga lart, duke i dhënë “mësime” botës, ndërkohë që vendi i tij përballet me kriza të pazgjidhura.
    Daily Express shkruan se Rama kritikoi Brexit duke pretenduar se bashkëpunimi më i ngushtë përmirëson përpjekjet për të luftuar migracionin e paligjshëm ndërsa nuk kanë munguar shigjetimet edhe për Nigel Farage. Më tej në artikull shkruhet se të mërkurën Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, do të presë udhëheqës nga Ballkani Perëndimor përfshirë Rama me qëllim forcimin e përpjekjeve për të goditur bandat e kontrabandës dhe për të parandaluar kalimin e emigrantëve nga Evropa.
    Artikulli i Daily Express:
    Kryeministri i Shqipërisë ka shkaktuar zemërim pasi pretendoi se Brexit e çoi Britaninë në depresion dhe në më shumë kalime me anije të vogla. Në komentet shpërthyese mbi vendimin historik për tu larguar nga BE-ja dhe krizën e migracionit të paligjshëm, Edi Rama tha se disa i quajnë anije të vogla, disa i quajnë anije të Brexit-it.
    Ai shtoi: E latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion.
    Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, do të presë udhëheqës nga Ballkani Perëndimor – përfshirë zotin Rama të mërkurën, ndërsa kërkon të forcojë përpjekjet për të kapur bandat e kontrabandës dhe për të parandaluar kalimin e emigrantëve nga Evropa. Sir Keir pritet të vazhdojë negociatat mbi qendrat e kthimit për të forcuar pengesën për ata që po mendojnë të kalojnë Kanalin.
    Por nuk pritet të shpallen marrëveshje në Samitin e Ballkanit Perëndimor. Duke folur në një aktivitet të një grupi ekspertësh të martën, Rama tha për krizën e emigrantëve në Kanalin e La Manshit: “Disa i quajnë ato anije të vogla, disa të tjera anije të Brexit-it . Dhe dikush pyet veten pse e latë Evropën. Ju e latë Evropën sepse donit më pak anije dhe keni më shumë anije. Ju e latë Evropën sepse donit më shumë investime. Keni më pak investime. E latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion.”
    Ai gjithashtu vazhdoi kritikat e tij ndaj Brexit duke pretenduar se bashkëpunimi më i ngushtë përmirëson përpjekjet për të luftuar migracionin e paligjshëm.
    Rama tha: “Kjo ka funksionuar në një mënyrë fantastike. Ka funksionuar në një mënyrë që besoj se është e qëndrueshme. Është një përballje sistemike me këtë sëmundje të rrjeteve të trafikimit.” Dhe në një referencë paksa të fshehur ndaj Nigel Farage. Nuk varet nga ne të vendosim se kush do të zgjidhet dhe kush jo në Britani. Por në fund të fundit, kemi parë më shumë se një herë se puna e Qeverisë është diçka krejtësisht e ndryshme nga poezia e opozitës. Kështu që nuk shoh ndonjë problem kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me këdo. Dhe, në fund të fundit, besoj se Farage nuk është problemi, Farage është një pasqyrë e problemeve që ka njëfarë kapaciteti teatral për të qenë tërheqës, por problemet janë diku tjetër.”
    Tabloidi The Mirror e nis artikullin duke e quajtur Ramën “kryeministri vizitor” dhe duke cituar deklaratat e tij, ku thotë se Britania po paguan çmimin për largimin nga BE-ja. Mirror shkruan më tej se udhëheqësi shqiptar u tha atyre që kritikojnë njerëzit nga vendi i tij të mbyllin gojën (Shut the fuck up) dhe u tall brutalisht ish-Sekretaren e Brendshme të Partisë Konservatore, Suella Braverman.
    Artikulli i The Mirror:
    Kryeministri Edi Rama në vizitë në Britaninë e Madhe tha se Britania po paguan çmimin për largimin nga BE-ja, ndërsa kritikoi ashpër teatralitetin e Nigel Farage. Udhëheqësi shqiptar Edi Rama u tha atyre që kritikojnë njerëzit nga vendi i tij të mbyllin gojën (Shut the fuck up) dhe u tall brutalisht ish-Sekretaren e Brendshme të Partisë Konservatore, Suella Braverman. Ai vlerësoi qeverinë laburiste për përparimet e bëra në migrimin e paligjshëm duke e krahasuar këtë me poezinë e opozitës.
    “Rama tha se thënë se migrantët ishin bërë kurban për Brexit-in. Ai tha se ishte ende i zemëruar me ish-Sekretaren e Brendshme Suella Braverman që iu referua kriminelëve shqiptarë në vitin 2023. Meqë ra fjala, ku është ajo?” tha ai me shaka.
    Dhe shtoi: Thjesht mbaje mend, e di, mos u merr me shqiptarët sepse nëse shqiptarët të mallkojnë, thjesht zhdukesh
    Rama u bëri thirrje politikanëve britanikë të mos i përmendin shqiptarët për asgjë tjetër përveçse për arsye shumë të mira.
    “Tani (ata) po u japin energji, po u japin shërbime, po punojnë shumë, janë krenarë që janë pjesë e këtij komuniteti të madh njerëzish, e kësaj shoqërie të larmishme. Dhe kështu kushdo që i preku ata duhet ta mbyllë gojën”, citohet Rama.
    The Independent gjithashtu u ka bërë jehonë deklaratave të Kryeministrit Rama. Në artikull gazeta britanike shkruan se rreth 22 000 njerëz u kontrabanduan nga bandat përgjatë rrugëve përmes Ballkanit Perëndimor vitin e kaluar. The Independent thekson në fund se është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të trajtohet migracioni i paligjshëm në të gjithë Evropën.
    Artikulli i The Independent:
    Dy vende të Ballkanit Perëndimor kanë theksuar se nuk do të presin “qendra kthimi” për azilkërkuesit e refuzuar përpara një samiti me Sir Keir Starmer. Kuptohet që bisedimet do të vazhdojnë me vendet e rajonit rreth veprimit të mundshëm si vende të treta për të përpunuar ata që nuk kanë marrë azil në Mbretërinë e Bashkuar përpara se të deportohen.
    Por nuk pritet të njoftohen marrëveshje në samitin në të cilin Kryeministri do të presë gjashtë udhëheqësit, ndërsa Mbretëria e Bashkuar kërkon të bjerë dakord për masa të mëtejshme për të ulur numrin e migrantëve që mbërrijnë ilegalisht. Në një aktivitet në Chatham House të martën, kryeministri shqiptar Edi Rama përsëriti refuzimin e tij të mëparshëm të një marrëveshjeje të tillë.
    “Kur ​​bëhet fjalë për qendrat, ose sido që të quhen, e kam thënë dhe e përsëris kurrë në Shqipëri”, tha ai.
    Rama e pyeti nëse do të organizonte një qendër nëse Mbretëria e Bashkuar do të ndërtonte hekurudha në vendin e tij, të cilit ai iu përgjigj: Ne e pranojmë patjetër, nëse ata do të investonin 10 miliardë euro në ndërtimin e hekurudhave.
    Mbretëria e Bashkuar tashmë po punon me partnerë në rajon të përbërë nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova si pjesë e premtimit të Partisë Laburiste për të synuar bandat e kontrabandës dhe për të ulur numrin e mbërritjeve me anije të vogla përtej Kanalit.
    Rreth 22,000 njerëz u kontrabanduan nga bandat përgjatë rrugëve përmes Ballkanit Perëndimor vitin e kaluar dhe është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të trajtohet migracioni i paligjshëm në të gjithë Evropën. Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood priti homologët e saj nga e gjithë rajoni në një samit javën e kaluar.

  • Jeni në depresion”/ Rama zemëron britanikët: Nuk di ç’flet! Shih punët e tua!

    Jeni në depresion”/ Rama zemëron britanikët: Nuk di ç’flet! Shih punët e tua!

    “Jeni në depresion”/ Rama zemëron britanikët: Nuk di ç’flet! Shih punët e tua!
    Deklaratat e kreut të qeverisë shqiptare në Londër për BREXIT nuk janë pritur mirë në ministrinë e Brendshme britanike
    Deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Londër këtë të martë kanë shkaktuar zemërim në Britani. Rama tha se Brexit e çoi Britaninë në “depresion” dhe në shtimin e më shumë emigrantëve me gomone të vogla. “Daily Express” i quan këto si “komente shpërthyese mbi vendimin historik për t’u larguar nga BE-ja” duke cituar deklaratat e Ramës se ato me emigrantë “disa i quajnë anije të vogla, disa i quajnë anije të Brexit-it”.
    “Ju e latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion” – citon “Daily Express” fjalët e Ramës. Shkrimi thekson se të mërkurën Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, do të presë udhëheqës nga Ballkani Perëndimor – përfshirë zotin Rama – me qëllim forcimin e përpjekjeve për të goditur bandat e kontrabandës dhe për të parandaluar kalimin e emigrantëve nga Evropa.
    Ju e latë Evropën sepse donit më pak anije dhe keni më shumë anije. Ju e latë Evropën sepse donit më shumë investime. Keni më pak investime. E latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion” – ishin deklaratat e Ramës.
    “Daily Express” nënvizon se Rama kritikoi Brexit duke pretenduar se bashkëpunimi më i ngushtë përmirëson përpjekjet për të luftuar migracionin e paligjshëm ndërsa nuk kanë munguar shigjetimet edhe për Nigel Farage.
    “Nuk varet nga ne të vendosim se kush do të zgjidhet dhe kush jo në Britani. Por në fund të fundit, kemi parë më shumë se një herë se puna e Qeverisë është diçka krejtësisht e ndryshme nga poezia e opozitës. Kështu që nuk shoh ndonjë problem kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me këdo. Dhe, në fund të fundit, besoj se Farage nuk është problemi, Farage është një pasqyrë e problemeve që ka njëfarë kapaciteti teatral për të qenë tërheqës, por problemet janë diku tjetër” – citohet Rama.
    Por “Daily Express” citon një burim nga Ministria e Brendshme Britanike, i cili ishte në detyrë kur “dhjetëra mijëra” shqiptarë kalonin kanalin me gomone. “Edi Rama nuk ka idenë se për çfarë po flet. Nëse ai do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të kishin ikur për në Mbretërinë e Bashkuar në turma. Ai duhet të shpenzojë më pak kohë duke folur në publik dhe më shumë kohë duke marrë mbrapsht numrin rekord të kriminelëve shqiptarë që mbushin burgjet tona” – tha burimi për median britanike.
    Ndërsa tabloidi “The Mirror” e quan Ramën “kryeministri vizitor” duke cituar deklaratat e tiij se “Britania po paguan çmimin për largimin nga BE-ja”.
    “Udhëheqësi shqiptar Edi Rama u tha atyre që kritikojnë njerëzit nga vendi i tij të “mbyllin gojën” (Shut the fuck up) dhe u tall brutalisht ish-Sekretaren e Brendshme të Partisë Konservatore, Suella Braverman. Ai vlerësoi qeverinë laburiste për përparimet e bëra në migrimin e paligjshëm – duke e krahasuar këtë me “poezinë e opozitës” – citon “The Mirror”.
    “Rama tha se thënë se migrantët ishin bërë “kurban” për Brexit-in. Ai tha se ishte ende i zemëruar me ish-Sekretaren e Brendshme Suella Braverman që iu referua “kriminelëve shqiptarë” në vitin 2023. “Meqë ra fjala, ku është ajo?” tha ai me shaka. Dhe shtoi: “Thjesht mbaje mend, e di, mos u merr me shqiptarët sepse nëse shqiptarët të mallkojnë, thjesht zhdukesh” – citon “Mirror” deklaratat e Ramës.
    Rama u bëri thirrje politikanëve britanikë të “mos i përmendin shqiptarët për asgjë tjetër përveçse për arsye shumë të mira”. “Tani (ata) po u japin energji, po u japin shërbime, po punojnë shumë, janë krenarë që janë pjesë e këtij komuniteti të madh njerëzish, e kësaj shoqërie të larmishme. Dhe kështu kushdo që i preku ata duhet ta mbyllë gojën” – citohet Rama.
    “The Independent” u ka bërë gjithashtu jehonë deklaratave të Ramës. Ajo nënvizon se rreth 22 000 njerëz u kontrabanduan nga bandat përgjatë rrugëve përmes Ballkanit Perëndimor vitin e kaluar. Sipas saj është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të trajtohet migracioni i paligjshëm në të gjithë Evropën. /Përgatiti LAPSI.al