Tag: evropë

  • Trafiku i drogës nga vëllezërit Çopja në raportimet e mediave paraguaiane: Rënia e klanit të fuqishëm shqiptar me lidhje në..

    Trafiku i drogës nga vëllezërit Çopja në raportimet e mediave paraguaiane: Rënia e klanit të fuqishëm shqiptar me lidhje në..

    Mediat paraguajane raportojnë për shkatërrimin e një klani shqiptar me ndikim të madh në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë u shkatërrua muajin e kaluar dhe arrestimin e 11 anëtarëve kryesorë në Shqipëri, Belgjikë dhe Republikën Dominikane. 
    Goditja kryesore u krye në gusht në Shqipëri, pas një hetimi nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila i kërkoi Gjykatës së Posaçme të lëshonte 16 urdhër-arreste dhe në bastisje të ndryshme në Elbasan dhe qytete të tjera të Shqipërisë, u arrestuan dhjetë anëtarë të klanit, midis tyre një nga udhëheqësit e saj, Ervis Çela dhe vëllai i tij Ardian Çela, shkruan revsta Cars&Caretas, të cilës i referohet Top Channel. 
    Ndërsa udhëheqësi kryesor i organizatës, Franc Çopja, u arrestua në vitin 2023 në Dubai dhe më pas u ekstradua në Belgjikë, ku po mbahet në paraburgim për vrasje dhe krime të tjera. 
    Më 3 shtator në Punta Cana u kap Soni Pepa, që luajti një rol kyç në organizimin e trafikimit të më shumë se 11 ton kokainë, e cila mbërriti në Antwerp gjatë javës së parë të nëntorit 2020. Pepa u ekstradua shpejt në Shqipëri, i akuzuar, ashtu si anëtarët e tjerë, për disa vepra penale të trafikimit të drogës, organizatë kriminale të organizuar dhe pastrim parash nga të ardhurat e një krimi ose aktiviteti kriminal. 
    Kapja e këtyre shqiptarëve zbuloi një nga strukturat kriminale më të fuqishme të Evropës të dedikuara për trafikun ndërkombëtar të kokainës, si dhe lidhjet e saj në Amerikën e Jugut, veçanërisht në Bolivi dhe Paraguai. Sipas prokurorëve, klani Çopja-Çela ndikoi drejtpërdrejt në çmimin e kokainës në tregjet evropiane, pasi ata kontrollonin zinxhirin e trafikimit nga fillimi deri në fund. 
    Mega-ngarkesat e kokainës u blenë direkt nga prodhuesit bolivianë nga Ervis Çela, i cili jetonte me vëllanë e tij, Ardianin, në Paraguai për të mbikëqyrur ruajtjen dhe përgatitjen e ngarkesave që dërgoheshin në Evropë, ku grupi nxirrte ngarkesën dhe merrej me shpërndarjen në portet evropiane dhe pastrimin e parave në Shqipëri, Bolivi dhe Paraguai. Kokaina ishte fshehur në mënyrë të sofistikuar në kuti sapuni dhe materiale ndërtimi të eksportuara ligjërisht. Banda e kamuflonte atë kryesisht në kanaçe boje, duke përdorur shenja të posaçme për blerësin: “Puma” ose “Lightning Eyes”. 
    Në dosjen hetimore prej 282 faqesh të SPAK-ut, emri i biznesmenit paraguaian Diego Benítez del si personi kryesor i besuar i shqiptarëve në atë vend për organizimin e dërgesave të kokainës në Evropë, ndërsa gjithashtu pastronte para nga fitimet e paligjshme në disa nga kompanitë e tij. 
     

  • Nisja e mandatit të katërt/ Zelensky uron Ramën: Me padurim pres vazhdimin e dialogut për paqe

    Nisja e mandatit të katërt/ Zelensky uron Ramën: Me padurim pres vazhdimin e dialogut për paqe

    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka uruar kryeministrin Edi Rama në X, për nisjen e mandatit të katërt qeverisës, pas miratimit të kabinetit të ministrave sot në Kuvend.
    Zelensky shkruan në X se mezi pret të vijojë me Ramën dialogun për një të ardhme të sigurt dhe me paqe të qëndrueshme në Evropë.
    Më tej i uron Ramës sukses në planet e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në Evropë, duke vënë në dukje vlerat e përbashkëta mes dy vendeve, për një Evropë të fortë dhe të bashkuar.
    Urimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në X:

    Urime për @ediramaal për rizgjedhjen si Kryeministër i Shqipërisë.
    Me padurim pres të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë Evropën.
    I uroj Kryeministrit Rama çdo sukses në realizimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë edhe në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.
    Së bashku, do të çojmë përpara vlerat tona të përbashkëta dhe një të ardhme të sigurt dhe të begatë për kombet tona, në një Evropë të fortë dhe të bashkuar.

  • Varka e parë elektrike në Evropë që transporton qytetarët në një lumë

    Varka e parë elektrike në Evropë që transporton qytetarët në një lumë

    Transporti publik në Evropë po bëhet gjithnjë e më i gjelbër, me tragete elektrike që po shfaqen nëpër qytete me porte dhe kanale. Pas Stokholmit dhe Kopenhagenit, këtë muaj edhe kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius, ka prezantuar tragetin e tij kompakt elektrik, të quajtur Lašiša, që lundron mbi lumin historik Neris.

    Anija, e para e këtij lloji në Evropë, mund të transportojë deri në 32 pasagjerë dhe konsiderohet më ekonomike se mjetet e tjera elektrike që notojnë në sipërfaqe. Ajo lidh monumentet kulturore, zonat e biznesit dhe lagjet e banimit, duke i dhënë qytetit një formë të re lëvizshmërie.

    “Jemi shumë krenarë për këtë projekt, sepse askush tjetër nuk e ka bërë këtë në Evropë,” tha Loreta Levulytė-Staškevičienė, drejtoresha e kompanisë së transportit publik JUDU. Kryebashkiaku Valdas Benkunskas theksoi se trageti do të ndihmojë qytetarët të rikthejnë vëmendjen te bukuria e lumit.

    Projekti përputhet me titullin “Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës 2025”, që i është dhënë Vilniusit nga Komisioni Evropian. Gjurma e karbonit e tragetit është vetëm 11–16 gramë CO₂ për kilometër pasagjeri, shumë më pak se ajo e autobusëve me naftë në qytet.

    Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur. Ministri në largim i Mjedisit, Povilas Poderskis, tha se shërbimi duhet të paraqitet me transparencë: “Nëse themi se është transport publik, por është më i ngadaltë se ecja në këmbë, nuk po jemi të sinqertë.” Trageti lëviz me një shpejtësi prej 7.5 km/orë, më shpejt se anije të ngjashme në qytete të tjera evropiane, por disa banorë mendojnë se prakticiteti i tij është i kufizuar.

    Ndërkohë, të tjerë e shohin si një mënyrë të re dhe romantike për të përjetuar qytetin. Qyteti ka në plan të shtojë edhe dy anije të tjera elektrike, të cilat janë duke u ndërtuar në Letoni.

  • Rama zëdhënës i klanit ‘Soros’ në Evropë

    Rama zëdhënës i klanit ‘Soros’ në Evropë

    Nga Basir Çollaku/

    Edi Rama është thuajse dukshëm zëdhënësi i Soros në Evropë. Ai është bashkë me bashkëshorten Linda, ish drejtuese e Bordit “Soros” në Tiranë, projekt i hershëm. Me porosi erdhi edhe lidhja e tyre. Në pak kohë dy herë që cicëron në takime në BE se nuk duhet të ndërhyjnë aktorë jashtë BE.

    Shihni servilizmin e disa liderëve evropian ndaj tij. E sajdisin me elozhe ndonëse e dinë se është kriminalizuar deri në palcë. Trimërimi i tij nën petkat e Aleksit është tregues edhe i tredhjes evropiane, ku shumica është në borderotë e fondacionit, teksa hesht ndaj batërdisë së tij kriminale.

    E patë Knut raporteri ishte salduar nga koha e Ruçit, rrogëmarrës socialist në Tiranë. Përpjekja për të tërhequr ndonjë investim për Porto Romanon shkrepi disi bosh. Ndonëse holandezi sorosist Rute mund të jetë në dijeni se një kompani holandeze fitoi tenderin. Aso kohe ai ishte KM në vendin e tij.

    Edhe kompania skanuese e garuesve për rastësi të habisë ishte holandeze. Por natyrisht NATO pavarësisht sekretarit, ka sherif shefin e shtëpisë së Bardhe dhe nuk mund të bëjë akrobaci me dasmorin e Aleksit të fondacionit për portin e Durrësit. Ndaj ende drejtësia në Shqipëri është e zaptuar. Sepse ishte një dhuratë e fondacionit për Ramën për pushtetin e tij. Për interesat e klanit ku ai bënte pjesë. Kjo e çoi në pak vite Shqipërinë në renditje “nderi” në shkallën e Mafias në botë.

    Agjenda e tyre në këtë “fshat” të vogël ballkanik vazhdon. Rama ka dërguar ligjin për shumë gjini , 1x, 2 në Kuvend. Dhe asnjë socialist “patriot” nuk e ka mprehur zërin të kundërshtojë. Numri i votave të kontrolluara nga KM e bën draftin ligj kur të dojë. Natyrisht nëse nuk ka reagime nepaliste, pa shenja mundësie të ngjasin në mëhallën tonë. Interesat e Klanit edhe në Ballkan dhe Evropë ku selia është në Tiranë drejtuar nga Rama vijojnë të bëjnë rezistencë. Ata janë kundërshtarë të hapur të presidentit Trump.

    Ligji federal RICO është shënjestra e drejtësisë amerikane ndaj radikalëve të dhunshëm majtistë financiar nga miliarderi majtist. Korruptimi i Charles agjentit FBI të dosjes ruse ndaj presidentit Trump, trshja e punëve me rusë e kinezë janë punë me porosi nga Soros. Ndaj Rama ende lufton në të njëjtin klub. Ardhja e Aleks brenda 10 ditëve dy herë në rezidencën qeveritare në Dhërmi tek KM i tij “vëlla” tregon se trazirat janë rënduar. Pyetja është ?! Sa është “klani” përfshirë në botën e trafikut, pastrimit të parave, asgjësimit të demokracisë, shpartallimit të familjes?! Pafundësisht.

    Shqipëria e vogël është laboratori i madh. Për të ikur nga e keqja nuk mjafton desoroizimi i drejtësisë. Duhet edhe i partive politike sidomos Opozitës. Sidomos PD. Nuk mund të jenë kundër Soros me ushtarë të tij në struktura udhëheqëse të partisë. Emrat nuk janë fort anonimë. Apo asaj çka thuhet rahmet pastë, shoqërisë civile. Beteja ka nisur. Ndryshimet e shpejta në drejtësi mund të jenë shenjat e para. Porositë amerikane kanë ardhur…

  • Natyra është ‘aplikacioni’ më i mirë për sytë, si ta parandaloni miopinë tek fëmijët

    Natyra është ‘aplikacioni’ më i mirë për sytë, si ta parandaloni miopinë tek fëmijët

    Gjithnjë e më shumë fëmijë në Evropë po përballen me miopi, një problem shikimi që po merr përmasa shqetësuese.

    Ekspertët paralajmërojnë se deri në vitin 2050, deri në 70% e fëmijëve mund të kenë nevojë për syze, dhe shkaktarët kryesorë janë telefonat, tabletët dhe kompjuterët. Pasojat e përdorimit të tepruar të ekraneve përfshijnë sy të thatë e të lodhur, djegie, dhimbje koke dhe përkeqësim të shikimit.

    Oftalmologia Dr. Marija Trifunović thekson se ndërsa shumica e fëmijëve të vegjël hyjnë në shkollë me shikim të plotë, përqindja e atyre me dioptri minus po rritet ndjeshëm në Evropë, duke ndjekur tendencën e vendeve aziatike dhe të SHBA-së. “Fëmijët shikojnë gjatë në ekrane, nuk i pulsin sytë, dhe kjo shkakton tharje dhe lodhje më të shpejtë të syve”, thotë ajo.

    Këshillat e mjekëve për prindërit

    • Kufizoni kohën e ekranit: deri në 1 orë në ditë për fëmijët 2–5 vjeç dhe 2 orë për ata në moshë shkollore.

    • Nxisni aktivitetet fizike dhe kohën në natyrë, të cilat ndihmojnë në relaksimin e muskujve të syrit.

    • Ndiqni rregullin e OBSH-së: çdo 20 minuta punë nga afër, 20 sekonda shikim në distancë.

    • Kontrolloni rregullisht fëmijët te oftalmologu, sidomos nëse shfaqin shenja si ngushtimi i syve, fërkimi i tyre i shpeshtë ose qëndrimi shumë afër ekraneve.

    “Zbatimi më i mirë për sytë tanë është natyra – parku, qielli, gjelbërimi. Nuk jemi krijuar për të jetuar të mbyllur para ekraneve”, thekson Dr. Trifunović.

    Ekspertët paralajmërojnë se ndërhyrja e hershme dhe kujdesi i prindërve mund të bëjnë diferencën mes një shikimi të shëndetshëm dhe një gjenerate që rrezikon të shohë botën përmes lenteve të syzeve.
     

  • ‘Evropa në periudhën më të zezë’, Lubonja: Rama po mashtron qytetarët për integrimin

    ‘Evropa në periudhën më të zezë’, Lubonja: Rama po mashtron qytetarët për integrimin

    Analisti Fatos Lubonja, ka shprehur kritika të forta ndaj procesit të integrimit evropian dhe qasjes së qeverisë shqiptare ndaj tij.
    I ftuar në një emision televiziv Lubonja u shpreh se retorika politike mbi anëtarësimin në Bashkimin Evropian po përdoret nga kryeminsitri që shqiptarët mos të ikin nga vendi.
    “Ne duam të hyjmë në Evropë që të bëhemi pak a shumë me standarde evropiane. Të kemi një shtet të së drejtës dhe një drejtësi të pavarur,” tha Lubonja.
    Sipas tij, realiteti aktual në Evropë nuk ofron më atë model që shqiptarët presin, pasi “është në periudhën më të zezë”.
    “Evropa në historinë e saj është në periudhën më të zezë dhe këtu (në Shqipëri) bëhet edhe shkelje e parlamentit. A do ta ngrejnë ata zërin kundrejt kësaj Amerike dhe Evrope? Kjo është thelbi i gjësë,” u shpreh ai.
    Lubonja: Ne duam të hyjmë në Evropë që të bëhemi pak a shumë me standarde evropiane. Të kemi një shtet të së drejtës dhe të kemi një drejtësi të pavarur. Evropa në historinë e saj është në periudhën më të zezë dhe këtu bëhet edhe shkelje e parlamentit.
    A do ta ngrejnë ata zërin kundrejt kësaj Amerike dhe Evrope? Kjo është thelbi i gjësë. Kjo është një mashtrim i Edi Ramës që ne mos të ikim nga vendi.

  • Vengu pret Komandantin Suprem të Aleancës në Evropë

    Vengu pret Komandantin Suprem të Aleancës në Evropë

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, priti në një takim Komandantin Suprem të Aleancës në Evropë (SACEUR) Gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich.
    Me anë të një postimi në Facebook, Vengu shkruan se bisedoi me Gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich për investimet në industri dhe infrastrukturë kritike që Shqipëria po ndërmerr për të rritur strukturalisht dhe vijueshmërisht kapacitetet e saj mbrojtëse dhe reaguese në përputhje me angazhimet tona në Samitin e Hagës.
    Postimi:

    Kënaqësi të mikprisja sot Komandantin Suprem të Aleancës në Evropë (SACEUR) Gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich, në vizitën e tij të parë në vendin tonë 🇺🇸🤝🇦🇱.
    Në vigjilje të mbledhjes se vendeve të Kartës së Adriatikut në Tiranë, ndajmë me SHBA të njëjtin vlerësim mbi natyrën dhe nivelin e kërcënimeve në Evropën Jug Lindore.
    Në këtë kontekst biseduam për investimet në industri dhe infrastrukturë kritike që Shqipëria po ndërmerr për të rritur strukturalisht dhe vijueshmërisht kapacitetet e saj mbrojtëse dhe reaguese në përputhje me angazhimet tona në Samitin e Hagës. 🔝🏗️🏭🪖
    💡Inovacioni do të jetë në qendër të investimeve modernizuese në të gjithë spektrin e aktivitetit tonë industrial dhe ushtarak, duke mbështetur në këtë mënyrë dhe rritjen e kapaciteteve të misioneve të NATO-s dhe #BE-së ku trupat Shqiptare ⚔️🇦🇱 janë aktualisht të angazhuara, dhe posaçërisht në KFOR.

  • The Weeknd surprizon fansat! Zbulohet turneu evropian 2026

    The Weeknd surprizon fansat! Zbulohet turneu evropian 2026

    The Weeknd do të kthehet në Evropë në verën e vitit 2026 për 12 koncerte të mëdha, si pjesë e turneut “After Hours Til Dawn”.
    Turneu do të fillojë më 7 korrik në Paris dhe do të përfundojë në fund të gushtit në Madrid, me ndalesa në Amsterdam, Nicë, Milano, Frankfurt, Varshavë, Stokholm, Londër dhe Dublin.
    Në stadiumin Wembley, artisti kanadez do të japë dy koncerte radhazi, më 14 dhe 15 gusht. The Weeknd do të shoqërohet në skenë nga reperi Playboi Carti, i cili do të hapë koncertet në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
    Përpara se të performojë në Evropë, artisti do të bëjë edhe një turne në Amerikën Latine, me koncerte në vende si Meksika dhe Brazili nga prilli deri në maj 2026, me Anittën në krah të tij.
    Abel Makkonen Tesfaye; lindur më 16 shkurt 1990, i njohur profesionalisht si Weeknd, është një këngëtar-kompozitor kanadez, producent muzikor dhe aktor. I konsideruar si një ikonë e muzikës pop, ai njihet më së miri për gamën e tij vokale tenori me lirikë të lehtë dhe falseton, si dhe për tingullin e tij dallues alternativ R&B. Çmimet e tij përfshijnë katër çmime Grammy, 20 çmime Billboard Music, 22 çmime Juno, gjashtë çmime American Music, tre çmime MTV Video Music dhe një çmim Latin Grammy.

  • Rama: Synojmë që të kemi modelin e parë në Evropë të prokurimeve publike me inteligjencë artificiale

    Rama: Synojmë që të kemi modelin e parë në Evropë të prokurimeve publike me inteligjencë artificiale

    Kryeministri Edi Rama, në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, në një panel diskutimi për perspektivën e Shqipërisë në procesin e integrimit, njoftoi se qeveria e tij ka synim që Shqipëria të ketë “modelin e parë në Evropë të prokurimeve publike me inteligjencë artificiale”.
    “Teknologjitë e reja mund t’i japin shteteve si ne mundësinë që të bëjmë hapa që përndryshe do të ishin të pamundura. Imagjinoni, nëse nuk do të ishte e zbatueshme teknologjia digjitale nuk do të ishte e zbatueshme, si do të ishim ne në gjendje të ofronim qindra shërbime online. Miliona njerëz rrinin në radhë për certifikata. Vetëm falë teknologjisë jemi në pozicionin që mund të bëjmë diçka të tillë, edhe në fusha të tjera. Nëpërmjet inteligjencës artificiale, gjërat që Kroacisë ju deshën 7 vite për t’i bërë, ne mund t’i bëjmë në më pak se dy vite”, tha Rama, shkruan A2.
    “Synojmë që të kemi modelin e parë në Evropë të prokurimeve publike me inteligjencë artificiale. Do të jetë komplet me inteligjencë artificiale, nga A-ja te ZH-ja. Kjo do i bëjë krejtësisht transparente prokurimet publike dhe nuk do të ketë vend për kontestime”, shtoi kryeministri.

  • Zhvillohet Konferenca e Ambasadorëve “Diplo 2025”: Shqipëria 2030 në Evropë, e ndërlidhur me botën

    Zhvillohet Konferenca e Ambasadorëve “Diplo 2025”: Shqipëria 2030 në Evropë, e ndërlidhur me botën

    7 shtator 2025 – Gjatë tri ditëve në vijim, ambasadorët shqiptarë të akredituar nëpër botë do të jenë në Tiranë për të marrë pjesë në konferencën vjetore #Diplo2025.
    Me titull “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”, konferenca do të zhvillohet në formën e paneleve me pjesëmarrjen e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë. Diskutimet do të fokusohen në integrimin evropian të Shqipërisë dhe të rajonit, diplomacinë ekonomike, si edhe në çështjet e sigurisë rajonale e globale.
    Ky është një pikëtakim i rëndësishëm i shërbimit të jashtëm për të përcaktuar prioritetet, për të adresuar sfidat kryesore dhe për të forcuar shërbimin konsullor për qytetarët shqiptarë.