Tag: evertoni

  • Ka “rilindur” tek Evertoni, Grealish thumbon Guardiolën: Rashë sërish në dashuri me futbollin…

    Ka “rilindur” tek Evertoni, Grealish thumbon Guardiolën: Rashë sërish në dashuri me futbollin…

    2 Shtator 2025

    14:05

    Alfred Lleshi

    Jack Grealish ka rigjetur vetveten pas dy sezoneve të vështira te Manchester City. Pep Guardiola pranoi se lojtari duhej të luante më shumë për të rifituar nivelin e tij, huazimi tek Evertoni po i jep të drejtë. Në vetëm dy ndeshje si titullar ka dhënë 4 asiste, dyfishin e atyre me “qytetarët” në dy sezone.
    29-vjeçari është bërë, pas Jeremy Goss, i vetmi lojtar në Premier League që regjistron dy ose më shumë asistime në dy ndeshjet e para si titular, me një ekip të ri. Përveçse lider në asistime në 5 ligat kryesore europiane, ai udhëheq edhe në duele të fituara, faulle të provokuara dhe driblime të kompletuara javën e fundit.
    “Ndjehem sikur po e shijoj futbollin siç duhet. Desha vetëm ta riktheja këtë ndjesi. Besoj se, në vitet e fundit, ndonjëherë jam shkëputur emocionalisht. Nuk është se nuk e doja më futbollin, por thjesht nuk e shijoja aq sa duhet. Familja ma kujtonte shpesh, kur isha në shtëpi. Nuk është faji i askujt tjetër, është faji im…”, – tha Grealish, i cili e ka ngjitur Evertonin në vendin e pestë.

  • Grealish largohet nga Manchester City

    Grealish largohet nga Manchester City

    Jack Grealish i ka dhënë lamtumirën Manchester City-t për të kërkuar ringjalljen e karrierës së tij te Evertoni.

    Grealish u transferua nga Aston Vila për 100 milionë paund në verën e vitit 2021, në atë që ishte rekordi i transferimeve për një futbollist britanik.
    Por pas një starti të vrullshëm në dy vitet e para, e sidomos me fitoren në Ligën e Kampioneve, paraqitjet e Grealish filluan të zbehen dhe në edicionin e fundit, ai përfundoi jashtë planeve të Guardiolës.

    Gjatë verës, 29-vjeçarit iu bë e qartë se duhej të kërkonte një sistemim tjetër dhe sot është zyrtarizuar akordi mes palëve për transferimin e Grealish te Evertoni.
    Ai është dhënë në formë huazimi në radhët e kësaj skuadre, por me të drejtën e blerjes nga klubi i ri, me një klauzolë prej 50 milionë paund.

  • “I japim notën 3 për sezonin e bërë”! Te Evertoni bëjnë bilancin e Brojës: Kur luajti kundër Manchester City vendosëm duart në kokë… 

    “I japim notën 3 për sezonin e bërë”! Te Evertoni bëjnë bilancin e Brojës: Kur luajti kundër Manchester City vendosëm duart në kokë… 

    Armando Broja ka mbyllur një tjetër sezon zhgënjyes në klub dhe në Kombëtare, teksa për fat të keq, sulmuesi shqiptar rinisi një seri dëmtimesh në vitin 2025. Por një sinjal i mirë është fakti se pas rikthimit të tij Broja po kalon pak kohë pa u dëmtuar, megjithëse nuk është aktivizuar shumë te Evertoni dhe te Kombëtarja pati një frikë para ndeshjes me Serbinë pasi po ndiente disa shqetësime, por nuk rezultoi dicka serioze. 
    Mosha është akoma në favorin e tij, megjithëse duke parë situatën, cdo dëmtim i ri i Brojës i jep një tjetër goditje më të madhe. Faqja e madhe në mbështetje të Evertonit, “The Toffe Blues”, ka bërë një bilanc të këtij sezoni për sulmuesin shqiptar. Ata janë ndalur te performanca e tij kundër Manchester City në ndeshjen e parë, ajo shpërthyesja, kur i bëri të gjithë tifozët e Evertonit që të vendosnin duart në kokë me mënyrën sesi shpërtheu dhe detyroi Foden që të varej te tutat e Brojës. 
    “E kemi kërkuar prej tre vitesh Brojën dhe në fund e morëm. Nuk rezultoi një histori e bukur, dëmtimet ndikuan shumë te ky lojtar. Është ende i ri, për ne Evertoni nuk duhet të rikthehet te Broja dhe mendojmë se sigurisht që as nuk do të rikthehet te Chelsea, por do të huazohet ose do të shitet. Është shumë e vështirë, nuk rezultoi sulmuesi që ne kërkonim. Ndeshja e tij më e mirë ishte kundër Manchester City, aty vendosëm duart në kokë dhe thamë: “Zot i madh, cfarë lojtari, si po i ikën kundërshtarëve, arriti vetë deri në mbrojtjen e Manchester City”. Më pas një tjetër dëmtim dhe shumë pak minuta. Zero gola, zero asiste, zero shanse të humbura për gol, shumë larg portës, por ka përqindje të mira në driblime dhe duelet ajrore të fituara. Sigurisht që duket qartë se lojtari është aty, potenciali është aty, por Broja duhet të rikthehet njëherë në formën e tij më të mirë, të qendrojë një kohë të gjatë pa u dëmtuar, të marrë minuta dhe më pas të rishoh që të kthehet në nivelet më të larta”, thuhet në raportin e faqes së njohur të Everton. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • Nis gara, kush do të paguajë 20 mln euro për Armando Brojën?

    Nis gara, kush do të paguajë 20 mln euro për Armando Brojën?

    10 Qershor 2025

    17:52

    Telesport

    Armando Broja këtë verë pritet të largohet përfundimisht nga Chelsea. Ai do të tentojë të rigjejë veten në një klub që i beson 100% vendin e titullarit.
    Sipas Sky në Gjermani, Wolfsburg dhe Leipzig kanë hedhur sytë nga 23-vjeçari, i cili sonte pritet të jetë titullar ndaj Letonisë në Riga me kombëtaren shqiptare.
    Broja ka kontratë me Chelsea deri në vitin 2028, por këtë sezon që lamë pas ishte i huazuar tek Evertoni. Problemi i tij i zakonshëm janë dëmtimet, të cilat nuk i shmangu dot tek Evertoni.
    Vlera e tij në treg është 20 mln euro. Kush do të investojë kaq për shqiptarin tonë?

  • Guardiola nuk e do më, 100 milionëshi drejt rivalëve… por vetëm me një kusht

    Guardiola nuk e do më, 100 milionëshi drejt rivalëve… por vetëm me një kusht

    9 Qershor 2025

    15:47

    Telesport

    Evertoni po provon një lëvizje të madhe në sulm.
    Skuadra e Liverpulit po kërkon një shtesë cilësore për të përforcuar sulmin për të luftuar për Europën sezonin e ardhshëm.
    Sipas Mail, Toffees po kërkojnë informacione për të arritur te Jack Grealish, i cili thuhet se po largohet nga Manchester City.
    Futbollisti anglez, i blerë për 100 milionë sterlina nga City në 2022-shin mund të ndryshojë anë në merkaton e verës, por për momentin situata është në ndryshim e sipër.
    Paga e lartë që merr tek ekipi i Guardiola-s po pengon gjithçka. Për këtë arsye, gazeta angleze gjithashtu pohon se Evertoni mund të përpiqet ta marrë lojtarin vetëm në huazim me një pjesë të pagës të paguar nga Qytetarët.

  • Evertoni largon Armando Brojën: I urojmë suksese në të ardhmen

    Evertoni largon Armando Brojën: I urojmë suksese në të ardhmen

    Përfundon zyrtarisht aventura e Armando Brojës te Evertoni. Sulmuesi shqiptar e mbyll huazimin e tij pas disa muajsh në “Goodison Park”, ndërsa klubi anglez kishte shfaqur interes për ta blerë përfundimisht nga Chelsea. Megjithatë, për shkak të kërkesave të larta financiare nga londinezët, marrëveshja nuk u arrit.
    Vendimi zyrtar për fundin e bashkëpunimit ka ardhur sot, me klubin i cili ka njoftuar largimin e tij, ashtu si edhe të Jack Herrison, Casper Lindstrom dhe Orel Mangala.
    “Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë lojtarët tanë të huazuar për kontributin e tyre në përmirësimet që kemi arritur në fushë. Ata treguan përkushtim dhe profesionalizëm të lartë gjatë gjithë qëndrimit në klub. I urojmë Jack, Jesper, Orel dhe Armando të gjitha të mirat në karrierën e tyre”, tha trajneri David Moyes.
    Ndërkohë që reagoi edhe klubi i Everton. “Broja iu bashkua Evertonit në ditën e fundit të merkatos së verës së kaluar nga Chelsea dhe luajti 11 ndeshje”, shkruhej në njoftimin e klubit për këtë aventurë të Brojës që për fat të keq u ndikua nga dëmtimet e vazhdueshme të sulmuesit të kombëtares shqiptare.

  • Evertoni merr vendimin për të ardhmen e Armando Brojës, ja çfarë thuhet në njoftimin e klubit anglez

    Evertoni merr vendimin për të ardhmen e Armando Brojës, ja çfarë thuhet në njoftimin e klubit anglez

    Armando Broja ka mbyllur aventurën e tij te skuadra e Evertonit, ku ishte dhënë në huazim nga radhët e Çelsit. Vendimi zyrtar për fundin e bashkëpunimit ka ardhur sot, me klubin i cili ka njoftuar largimin e tij, ashtu si edhe të Xhek Herrison, Zhesper Lindstrom dhe Orel Mangala.
    Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, klubi komunikoi se të gjithë këta lojtarë mbyllnin zyrtarisht huazimin e tyre dhe se ktheheshin në radhët e klubeve të cilat kishin në zotërim kartonin. “Broja iu bashkua Evertonit në ditën e fundit të merkatos së verës së kaluar nga Çelsi dhe luajti 11 ndeshje”, shkruhej në njoftimin e klubit për këtë aventurë të Brojës që për fat të keq u ndikua nga dëmtimet e vazhdueshme të sulmuesit të Kombëtares shqiptare.
    Megjithatë, trajneri Devid Mojes falënderoi lojtarët e larguar për kontributin e tyre. “Ne do të dëshironim të falënderonim lojtarët tanë që ishin në huazim, të cilët kontribuuan në hapat pozitive që bëmë në fushë. Të gjithë ata përqafuan atë që do të thotë të luash për këtë klub dhe sjellja e tyre dhe përkushtimi gjatë periudhës te Evertoni ishte e klasit të parë. I urojmë Xhek, Xhepser, Orel dhe Armandos më të mirat në karrierën e tyre”, ishin fjalët e Mojes, duke i mbyllur kështu përfundimisht etapën e Brojës në këtë klub.

    ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar.
    Ju mirëpresim!

  • S’ka marrëveshje, Evertoni liron Brojën, shqiptari do të kthehet te Çelsi

    S’ka marrëveshje, Evertoni liron Brojën, shqiptari do të kthehet te Çelsi

    Adriatik BALLA
    Armando Broja nuk po kalon një moment të mirë. Mungesa e golave dhe e minutave të plota në kampionatin anglez e ka kushtëzuar së tepërmi situatën e tij në treg. Evertoni ka marrë vendim ëpr të mos e mbajtur më tej, duke e kthyer te Çelsi, kurse londinezët nga ana e tyre janë sërish të vendosur për ta huazuar (nëse gjendet skuadër që e pranon) ose ta shesin. Situata do të varet shumë nga Broja, nëse do të pranojë të luajë në liga inferiore., shqiptari deri tani ka dëshmuar se dëshiron vetëm të luajë në Premier League. Por situata pas dëmtimeve të njëpasnjëshme nuk është më në favor të tij, ndaj dhe e ardhmja shihet me pikëpyetje. Broja është një nga lojtarët më të kërkuar nga tifozët e Kombëtares, që e shohin atë si një alternativë të besueshme në sulm, por trajneri Silvinjo, edhe pse e ka grumbulluar, nuk e ka preferuar titullar në shumicën e ndeshjeve, dhe kjo për faktin se Broja nuk ka pasur minutat e mjaftueshme në këmbët e tij. Gjithsesi, për ndeshjen kundër Serbisë ai pritet të jetë në fushë, nisur dhe nga fakti se ka potencë fizike dhe është shtatlartë, por edhe për faktin e ka luajtur disi më shumë gjatë ndeshjeve të fundit në Premier League.
    Largimi nga Evertoni
    Referuar mediave sportive angleze, Armando Broja është një nga emrat që po qarkullon në tryezat e merkatos këtë verë, teksa Njukasëll Junajtid është në mesin e klubeve që po i ofrohet mundësia për të nënshkruar me sulmuesin e kombëtares shqiptare. Pas një sezoni të vështirë në huazim te Evertoni, e ardhmja e Brojës mbetet e paqartë, dhe kërkesa prej 30 milionë paund nga Çelsi mund të jetë një pengesë serioze për një transferim të mundshëm. 23-vjeçari ka kaluar një sezon të zymtë në “Goodison Park”, ku për shkak të lëndimeve dhe formës së ulët ka arritur të luajë si titullar në vetëm katër ndeshje të Premier League. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në mungesën e vazhdimësisë dhe në vlerësimin e tij në treg. Ndërkohë që Callum Uilson pritet të largohet nga Njukasëll në fund të sezonit dhe nuk do t’i ofrohet rinovim kontrate, trajneri Edie Haue është në kërkim të një alternative për ta mbështetur Aleksander Isak në sulm.
    Çelsi gati ta huazojë gjetkë
    Megjithatë, drejtuesit e klubit nuk janë të bindur të investojnë një shumë të konsiderueshme për një lojtar që ende nuk ka gjetur stabilitet pas një serie dëmtimesh. Çelsi është i gatshëm ta largojë Brojën përgjithmonë këtë verë, dhe dëshiron të përfitojë maksimalisht nga kartoni i sulmuesit, por Njukasëll nuk shihet si i gatshëm të paguajë 30 milionë paund për të. Nëse nuk arrihet një kompromis për çmimin ose një marrëveshje huazimi me opsion blerjeje, mundësia që Broja të transferohet në “St. James’ Park” mbetet e vogël. Pavarësisht gjithçkaje, interesi ndaj Armando Brojës është ende prezent në Premier League dhe ai mbetet një lojtar me potencial të madh, veçanërisht nëse arrin të qëndrojë i shëndetshëm dhe të rigjejë formën që e bëri të spikaste te Sauthempton në sezonin 2021/2022.

  • Everton kthen Brojën te Çelsi në fund të sezonit

    Everton kthen Brojën te Çelsi në fund të sezonit

    Evertoni është i gatshëm të paguajë 30 milionë stërlina për të nënshkruar me sulmuesin e Glabahut, Tim Kleindienst.
    Sipas asaj që raporton “Caught Offside”, Evertoni do të ketë mungesa në sulm, kjo sepse Armando Broja do të rikthehet pas huazimit te Çelsi dhe nuk do të shpenzohet për kartonin e tij.
    Ndërkohë edhe Kalvert Levin del një lojtar i lirë dhe nuk ka rinovuar.Kështu, David Mojes do të mbetet vetëm me Beton si alternativë dhe, sipas medias angleze, objektivi është sulmuesi që luan në Bundesligë.

    Me një lëvizje të tillë, zbehen shanset që Evertoni të shpenzojë në fund të sezonit për Brojën.
    Sulmuesi i Kombëtares u huazua i dëmtuar në fillim sezoni dhe u rifut për herë të parë me skuadrën në fundin e nëntorit.
    Pasi luajti disa ndeshje, ai pësoi një tjetër dëmtim që e la jashtë për një muaj sërish, duke e penalizuar për të shfaqur potencialin e tij të vërtetë.
    Pas rikthimit, ai dha disa sinjale me Kombëtaren në “Uembli” dhe me Andorrën, ndërsa në vijim në Premier Ligë, nuk po arrin që të shkojë te goli.
    Kanë kaluar 6 ndeshje, ku dy prej tyre Broja luajti si titullar, dy u aktivizua nga stoli, kundër Çelsit nuk e lejonte rregullorja që të futej në fushë, ndërsa në takimin e fundit qëndroi në stol.
    Një sezon për t’u harruar nga Armando, i cili duhet të gjejë ekipin e duhur, ndoshta edhe për të provuar veten në një kampionat tjetër jashtë Anglisë.
    Më herët, emri i tij ka qarkulluar në Itali apo Bundesligë, ku Milani apo Dortmundi janë përmendur në mediat e njohura europiane.
    Broja po mbyll huazimin e katërt në karrierë dhe ndoshta ka ardhur momenti që të shitet përfundimisht nga Çelsi.

  • Ancelotti zbulon: Real Madridit i ‘propozova’ vetë. Ëndërroja Liverpool-in, tani mbështes Evertonin

    Ancelotti zbulon: Real Madridit i ‘propozova’ vetë. Ëndërroja Liverpool-in, tani mbështes Evertonin

    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka dhënë një intervistë për RSI, një podcast i drejtuar nga Armando Ceroni. Mes rrëfimeve që ndau, foli edhe për të kaluarën e tij tek Evertoni, megjithëse kishte pasion për skuadrën rivale të qytetit:
    “Ëndrra ime ishte të trajnoja Liverpool-in, por më pas u gjenda tek Everton dhe përjetova rivalitetin e tyre. Tani jam absolutisht tifoz i Evertonit. Më pëlqeu shumë ambienti, sepse ka një pasion të jashtëzakonshëm për ngjyrat e klubit. Atje vëren edhe vuajtjen që kanë tifozët përballë Liverpool-it, që prej shumë vitesh dhe ende sot mbizotëron në Premier League”.
    Më tej, për kalimin te Real Madridi: “A u befasova kur Florentino Pérez më thirri sërish? Në fakt, isha unë që i telefonova. Një vit më parë e kisha kontaktuar për të parë nëse kishte lojtarë të lirë për ne, tek Evertoni kishim marrë James Rodriguez. Vitin pasues e dija që po kërkonin trajner dhe, kur fola me presidentin, i thashë se duhej të merrnin një të mirë”.
    Së fundi, foli edhe për ish-sulmuesin e Milanit, Filippo Inzaghi: “Ishte një talent i madh, sepse dinte të lexonte situatat dhe të çlirohej nga mbulimi si askush tjetër. Ka shënuar, besoj, më shumë se 300 gola, por mendoj se ato të shënuar me më shumë se një prekje nuk i kalojnë 10 për qind”.
    “Carletto” foli edhe për refuzimin e tij ndaj kombëtares italiane: “I thashë jo kombëtares italiane sepse nuk kisha dëshirë… Më pëlqen shumë të jem çdo ditë në fushë, duke përgatitur stërvitjet. Kombëtarja më dukej si një punë ‘part-time’, që do të më bënte të humbisja pak nga pasioni. Vetëm për këtë arsye e refuzova Italinë”.