Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.
Berisha thotë se raporti i OSBE/ODIHR ka faktuar farsën zgjedhore.
“Edi Rama ka zgjedhur heshtjen dhe mashtrimin për të mbuluar dështimin e tij të plotë dhe total në ndryshimin e raportit fatal për zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vëzhguesve ndërkombëtarë.Siç kisha paralajmëruar, siç kisha paraqitur dokumente zyrtare që faktonin ndërhyrjet brutale të qeverisë shqiptare pranë institucioneve të vëzhgimit dhe direkt vëzhguesve ndërkombëtarë për të ndryshuar termat e përdorura në raportin e tyre për zgjedhjet e 11 majit, janë bërë përpjekje, të cilat me kënaqësi të madhe u them shqiptarëve se patën zero efekt”-tha Berisha.
Berisha shtoi se “është në meritën më të madhe të institucioneve që vëzhguan zgjedhjet, që i qëndruan fjalë për fjalë të gjitha konstatimeve që faktojnë një farsë të vërtetë elektorale më 11 maj. Raporti përfundimtar mbështet plotësisht tezat e raportit paraprak se në zgjedhjet e 11 majit u shkelën parimet themelore ndërkombëtare të zgjedhjeve, të mishëruara në Kartën e Kopenhagenit, në platformën e Këshillit të Europës për zgjedhjet, në Kodin e Venecias, në dokumentet më serioze ndërkombëtare për zgjedhjet. Ato faktojnë se kodi zgjedhor në nenet e tij për përcaktimin e rregullave të fushatave elektorale u thye 4500 herë me evente të ndaluara gjatë fushatës elektorale. 4500 ngjarje, që po t’i llogarisësh, përbëjnë një shumë prej dhjetëra dhe qindra milionë eurosh, të përdorura këto ngjarje vetëm për të ndikuar votën e qytetarëve shqiptarë gjer ditën e fundit 7 milionë euro për organizatën private të Giro D’Italia”.
Tag: evente
-

“4500 evente të ndaluara”, Berisha ‘shpërthen’: Zgjedhjet e 11 majit ishin farsë, OSBE damkosi Ramën si armik të..
-

“Tirana ka potencial të presë evente të mëdha”
Flet Anyla Pula, themeluese e AP Connection Team Mbi 15 mijë persona morën pjesë në koncertin e Keinemusik në Tiranë, mes tyre rreth 7 mijë turistë nga rajoni dhe vende të tjera, duke e kthyer eventin në një nxitje konkrete për turizmin dhe ekonominë e kryeqytetit.“Ky sukses tregon se Shqipëria ka potencial për të organizuar evente të nivelit ndërkombëtar”, nënvizon Anyla Pula, nga AP Connection Team, një prej organizatoreve të koncertit. Si e vlerësoni organizimin e koncertit dhe sa ishte pjesëmarrja?Organizimi i eventit Keinemusik në Tiranë shkoi shumë mirë, madje përtej pritshmërive tona.Pavarësisht disa incidenteve të vogla logjistike – që janë të zakonshme në koncerte të mëdha me pjesëmarrje masive – gjithçka u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm.Për shembull, edhe në evente ndërkombëtare si Brunch Elektronik në Barcelonë apo Kappa Futur Festival në Torino, shpesh hasen sfida si vonesa në hyrje, ndërprerje të përkohshme të rrjetit apo probleme teknike me ndriçimin – të gjitha pjesë e natyrshme e organizimit të ngjarjeve në këtë shkallë.Në rastin tonë, morën pjesë mbi 15,000 persona dhe feedback-u nga audienca dhe artistët ishte jashtëzakonisht pozitiv.Ky sukses konfirmon, edhe një herë, se Shqipëria ka kapacitetin dhe potencialin për të organizuar evente të nivelit ndërkombëtar dhe për të mirëpritur DJ si Keinemusik me standardet më të larta të mundshme. A pati turistë apo pjesëmarrës nga jashtë vendit?Pjesëmarrja arriti në 15,000 persona, nga të cilët më shumë se 7,000 ishin të huaj – kryesisht nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Italia e Greqia, por edhe nga vende më të largëta si Arabia Saudite e Tunizia.Shumë prej tyre nuk udhëtuan vetëm për performancën e Keinemusik, por e panë këtë si një mundësi për të eksploruar Shqipërinë, e cila tashmë është shndërruar në një atraksion turistik rajonal.Falë linjave të rregullta ajrore me vendet fqinje, Shqipëria është më e lidhur se kurrë më parë me rajonin dhe Europën.Ky event solli ndikim konkret në turizëm dhe ekonomi: rritje të dukshme në rezervimet e hoteleve, fluks në restorante dhe lokale, si dhe aktivizim të shërbimeve të transportit dhe bizneseve lokale.Keinemusik në Tiranë shërbeu jo vetëm si një event kulturor dhe muzikor, por edhe si një promovim i drejtpërdrejtë i potencialit turistik dhe mikpritës të Shqipërisë. Cilat ishin sfidat kryesore të këtij eventi dhe si u menaxhuan?Edhe pse eventi Keinemusik në Tiranë ishte një sukses i madh, një organizim i kësaj shkalle natyrshëm sjell me vete edhe disa sfida:Fluksi i madh në hyrje – Një nga sfidat kryesore ishte vala e njerëzve në hyrje, sidomos në orët kyçe para performancës së artistëve kryesorë.Menaxhimi i një audience prej 15,000 personash kërkon koordinim shumë të kujdesshëm të sigurisë dhe fluksit.Falë stafit të trajnuar dhe komunikimit të vazhdueshëm me ekipet e sigurisë, situata u mbajt nën kontroll dhe hyrja u zhbllokua brenda pak minutash.Zbatimi i sistemit “cashless” – Për herë të parë në një event të këtij niveli në Shqipëri u implementua sistemi “cashless”, ku pagesat bëheshin përmes wristbands të mbushura paraprakisht.Kjo ishte një risi për tregun shqiptar, ku publiku nuk është ende i mësuar me këtë model.Në orët e para pati vonesa dhe radhë në pikat e mbushjes, por për të ardhmen parashikojmë më shumë pika top-up, staf i posaçëm për asistencë teknike dhe fushata paraprake informuese për publikun. A ka gjasa që Tirana të vazhdojë të presë koncerte të këtij niveli në të ardhmen?Po, Tirana ka potencial të madh për të vazhduar të presë evente të kësaj shkalle.Suksesi i Keinemusik tregoi jo vetëm interes të lartë nga publiku lokal dhe rajonal, por edhe kapacitet për organizim me standarde ndërkombëtare.Megjithatë, për të arritur një nivel të qëndrueshëm, nevojitet investim në infrastrukturë, edukim të publikut dhe mbështetje institucionale. Çfarë vëreni për sa u përket grupmoshave dhe sjelljes së audiencës?Në evente të mëdha si Keinemusik, dominoi grupmosha 18–24 vjeç, e njohur për energjinë dhe aktivitetin në rrjete sociale.Ata kërkojnë përvoja vizuale dhe dixhitale që ndahen lehtësisht në Instagram e TikTok. Sjellja e tyre karakterizohet nga entuziazëm, pjesëmarrje aktive dhe kërkesa për shërbim të shpejtë.Kjo tregon se Tirana ka një audiencë të re, dinamike dhe të gatshme për evente të këtij niveli. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Për t’u ndjekur sot/ Gjashtë evente madhore në sport
Kualifikuese Botërori në futboll, zona europiane,nga ora 15:00 deri në 20:45.
MotoGP me Çmimin re Madh të Katalunjës në orën 14:00
Formula1 , Çmimi i Madh i Monzës ora 15:00
US Open, finale. Janik Siner- Karlos Alkaraz 20:00
Finale volejbolli për femra Itali- Turqi në tajlandë (Bankok) ora 14:30/Sportiim.al/
Vuelta e Spanjës, etapa e 15-të, ( Vegadeo- Monforte De Lemos 167,8 km) starti 13:12/Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Mahmut Orhan sjell një eksperiencë unike me Curious X
Tirana përjetoi një nga netët më të mëdha të vitit më 24 maj, ku DJ turk Mahmut Orhan elektrizoi Sheshin Skënderbej. Por ajo që bëri vërtet diferencën ishte mënyra si koncerti u përjetua nga pjesëmarrësit.
Përmes Curious X, platforma e IQOS për evente dhe përvoja kulturore, anëtarët e komunitetit patën mundësinë të shijonin më shumë se muzikën. Zona të dedikuara si photobooth, make-up station, këndet e lojërave, si dhe një hapësirë VIP për të ndjekur koncertin nga një perspektivë më komode, krijuan një atmosferë të veçantë.
Këto elementë i dhanë ngjarjes një ndjesi më sociale dhe më përfshirëse. Ishte një koncert, por edhe një natë për t’u lidhur me njerëz të rinj, për të ndarë përvoja dhe për të qenë pjesë e një komuniteti që di të shijojë me stil.
Evente të tilla tregojnë se Tirana është gati për një tjetër nivel përjetimi. Dhe Curious X, me qasjen e saj moderne, po vendos standarde të reja për ta bërë këtë realitet.
-

Unioni Turistik: Shqipëria po promovohet nga eventet kulturore
Krahas turizmit bregdetar dhe atij historik, Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë edhe nga eventet sportive, kulturore dhe muzikore që po mbahen në vend.
Kreu i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, thotë se evente të tilla muzikore sjellin edhe të ardhura ekonomike përveç promovimit nga fansat.
“Kemi rastin e grupit muzikor nga Berlini, Keine Musik që organizohet në datën 31 maj tek Liqeni Artificial, disa qindra fansa. Janë evente që sjellin një numër turistësh. Pikërisht evente të tilla i bëjnë jehonë promovimit të Shqipërisë për shkak të impaktit pozitiv që ata përçojnë tek qytetarët e vendeve të ndryshme. Çdo prurje turistike sjell disa të ardhura më shumë në ekonominë shqiptare”, tha Kasa.
Kasa thotë se strukturat akomoduese janë ezauruar prej kohësh nga turistët verorë dhe në evente te tilla zgjidhje janë vetëm strukturat “B & B”.
“Të gjitha strukturat akomoduese janë të ezauruara, edhe për këtë lloj kategorie që shkojnë në ‘B&b’ apo edhe hotel me dy yje”, u shpreh Kasa.
Përballë një kërkese të lartë turistike për Shqipërinë, ekspertët kërkojnë më shumë struktura akomoduese të cilat përmbushin edhe pritshmëritë për një numër të lartë turistësh në vitet në vijim. Tv Klan