Tag: event

  • Kampionati Ballkanik U-19 i volejbollit në Tiranë, tetë skuadra në garë për titullin

    Kampionati Ballkanik U-19 i volejbollit në Tiranë, tetë skuadra në garë për titullin

    10 Qershor 2025

    12:38

    Telesport

    Tirana do të jetë mikpritëse e Kampionatit Ballkanik për të reja në volejboll, event që do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar më datat 11-15 qershor. Ky është edhe eventi i parë Ballkanik i këtij sezonit.
    FSHV-ja ka marrë të gjitha masat për organizimin e këtij eventi, që do të zhvillohet në palestrën e Farka Volley. Ndërkohë që, pjesëmarrëse do të jenë tetë skuadra, të ndara në dy grupe me nga 4 ekipe secila.
    Shqipëria bën pjesë në Grupin A, bashkë me Serbinë, Rumaninë dhe Bosnjë-Herzegovinën. Ndërsa në Grupin B janë ekipet e Kosovës, Bullgarisë, Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut.
    Kombëtarja kuqezi ka disa ditë që është e grumbulluar në Tiranë dhe po përgatitet për këtë event, ky synon një kualifikim në fazën gjysmëfinale. Kjo nuk është hera e parë që një turne i tillë organizohet në Shqipëri.

  • Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

    Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

    Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin kuqezi.
    Organizimi ishte i suksesshëm, diçka që u konfirmuar edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
    Në një intervistë të dhënë për gazetaren Viola Spiro në Klan News, kreu i futbollit në vend, deklaroi se gjithçka shkoi shumë mirë.
    Duka tha se numri i tifozëve ishte i lartë, pranë rekordit, ndërsa më shumë spektaktorë për këtë turne, pa pasur vetëm Gjermania.
    “Në një ditë kaq të rëndësishme, para një sfide kaq të rëndësishme si ajo me Serbinë, është e vështirë që të flasësh për gjëra të tjera. Sapo kemi përfunduar Euro U-17, një event i rëndësishëm dhe i suksesshëm, nga të gjitha këndvështrimet, përveç rezultateve të ekipit tonë kombëtar, i cili nuk arriti të ishte në nivelet e kundërshtarëve të tjerë.
    Çdo gjë nga pikëpamja organizative, logjistike apo qoftë edhe nga ndjekja e spektatorëve ishte një gjë shumë e bukur. Afër rekordit. Në të gjitha historitë e Euro U-17, vetëm njëherë në Gjermani ka pasur më shumë tifozë së në Shqipëri. Çdokush që e vizitoi Shqipërinë, u larguan me mbresa pozitive. Ishte një event tejet pozitiv”, u shpreh Duka./tvklan

  • Event historik! 150 grupe arkitektësh ndërkombëtarë në Tiranë për festivalin “Bread and Heart”, mundësi bashkëpunimi mes arkitektëve botërorë dhe shqiptarë

    Event historik! 150 grupe arkitektësh ndërkombëtarë në Tiranë për festivalin “Bread and Heart”, mundësi bashkëpunimi mes arkitektëve botërorë dhe shqiptarë

    Më datat 5 deri më 8 qershor në Tiranë zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread & Heart Festival”. Sot festivali startoi në orën 8:00, deri në orën 23:55.

    Edicioni i parë i festivalit nën moton “Bukë dhe zemër/ Sillni pak kripë ju lutem”, mikson mikëpritjen shqiptare me një ftesë për dialog të hapur dhe një mundësi ndërlidhje mes arkitektëve botërorë dhe atyre shqiptarë.
    Një festival mikpritjeje, arkitekture dhe dialogu mbi të ardhmen, ku vizionarët globalë dhe perspektivat lokale takohen, shkëmbejnë ide dhe frymëzojnë. Ky festival, i zhvilluar nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama është një event historik për Shqipërinë.
    Event i cili do të sjellë në Shqipëri studiot më prestigjioze të arkitekturës dhe arkitektët më të njohur nga e gjithë bota, do të zhvillohet në “Book Building” në qendër të Tiranës, në sheshin “Skënderbej”.
    Dita e hapur e festivalit do të jetë e ndarë në katër sesione, ku do të çelen ekspozita, do të zhvillohen konferenca. Vlen të theksohet se në këtë këtë festival do të ketë dhe performanca artistike.
    Do të jenë mbi 150 grupe arkitektësh pjesëmarrës në këtë ngjarje historike në fushën e arkitekturës, të ardhur nga vende të ndryshme të botës. Grupet e arkitektëve që do të jenë pjesë e festivalit, janë të angazhuar në projekte që po zhvillohen në të gjithë Shqipërinë.
    Organizatorët e festivalit ftojnë arkitektët botërorë pjesëmarrës të sjellin dhe një mik të ri në këtë event, ose siç thuhet në Shqipëri “sillni pak kripë” për “Bukë e zemër”.
    Edicioni i parë i Festivalit Bukë & Zemër vendos themelet për atë që mund të bëhet një ngjarje bienale, një festë që nderon mikpritjen shqiptare (ALBAN-ITY) dhe zhvillimin e qëndrueshëm, çarjet, rrugëtimet, dhe guximin pas arkitekturës. Festivali nxit reflektim kritik mbi të kaluarën dhe të tashmen për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetet dhe mjedisin tonë.

    Top Channel

  • Event historik! Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread and Heart” vjen në Tiranë, mundësi bashkëpunimi mes arkitektëve botërorë dhe shqiptarë

    Event historik! Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread and Heart” vjen në Tiranë, mundësi bashkëpunimi mes arkitektëve botërorë dhe shqiptarë

    Më datat 5 deri më 8 qershor në Tiranë do të zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread & Heart Festival”.

    Më 6 qershor, duke nisur nga ora 8:00 deri në orën 23:55, do të jetë dita e hapur e festivalit.
    Edicioni i parë i festivalit nën moton “Bukë dhe zemër/ Sillni pak kripë ju lutem”, mikson mikëpritjen shqiptare me një ftesë për dialog të hapur dhe një mundësi ndërlidhje mes arkitektëve botërorë dhe atyre shqiptarë.
    Një festival mikpritjeje, arkitekture dhe dialogu mbi të ardhmen, ku vizionarët globalë dhe perspektivat lokale takohen, shkëmbejnë ide dhe frymëzojnë.
    Ky festival, i zhvilluar nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama është një event historik për Shqipërinë.
    Event i cili do të sjellë në Shqipëri studiot më prestigjioze të arkitekturës dhe arkitektët më të njohur nga e gjithë bota, do të zhvillohet në “Book Building” në qendër të Tiranës, në sheshin “Skënderbej”.
    Dita e hapur e festivalit do të jetë e ndarë në katër sesione, ku do të çelen ekspozita, do të zhvillohen konferenca. Vlen të theksohet se në këtë këtë festival do të ketë dhe performanca artistike.
    Do të jenë mbi 150 grupe arkitektësh pjesëmarrës në këtë ngjarje historike në fushën e arkitekturës, të ardhur nga vende të ndryshme të botës. Grupet e arkitektëve që do të jenë pjesë e festivalit, janë të angazhuar në projekte që po zhvillohen në të gjithë Shqipërinë.
    Organizatorët e festivalit ftojnë arkitektët botërorë pjesëmarrës të sjellin dhe një mik të ri në këtë event, ose siç thuhet në Shqipëri “sillni pak kripë” për “Bukë e zemër”

    Top Channel

  • “Do thuash, ky futbollist ka luajtur në Rrogozhinë”! Armand Duka tregon bisedën me kryetarin e Bashkisë dhe flet për Shqipërinë: Nuk jam zhgënjyer nga U-17

    “Do thuash, ky futbollist ka luajtur në Rrogozhinë”! Armand Duka tregon bisedën me kryetarin e Bashkisë dhe flet për Shqipërinë: Nuk jam zhgënjyer nga U-17

    Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për emisionin “Opinion” në TV Klan, foli për organizimin e Kampionatit Europian U-17 që po zhvillohet në Shqipëri. Ai tha se ideja për të sjellë këtë ngjarje të rëndësishme sportive nisi falë investimeve të mëdha në infrastrukturën sportive dhe përvojës së krijuar nga FSHF në organizimin e aktiviteteve ndërkombëtare.
    Presidenti Duka vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me UEFA-n dhe kontributin e vullnetarëve shqiptarë, të cilët kanë qenë kyç për suksesin e këtij aktiviteti.
    Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar e cilësoi Euro U-17 si një test të rëndësishëm për të ardhmen dhe një mundësi të shkëlqyer për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
    Më poshtë, intervista e plotë e Presidentit Duka për Opinion:
    Euro U-17 në Shqipëri, si nisi idea? – Duke parë zhvillimet, ndryshimet në infrastrukturë, eksperiencën organizative, menduam që pse të mos aplikojmë për një turne final të Kampionatit Europian U-17. Duke pasur parasysh eksperiencën e administratës së FSHF-së, aplikuam për këtë turne final, që për ne është shumë i rëndësishëm. Një nga garat më të rëndësishme që organizon UEFA në Europë. Që nga aplikimi, që nga gara për ta fituar organizimin e Europianit dhe pastaj përgatitja është një punë jashtëzakonisht e madhe, padyshim e udhëhequr nga administrata e UEFA-s, por e mbështetur nga një armatë njerëzish të FSHF-së, por edhe të vullnetarëve shqiptarë që e kanë mbështetur aktivitetin, i cili vazhdon tani.
    A ishte gati Shqipëria në aspektin e infrastrukturës? – Ne, me të gjithë kontributin tonë financiar, kemi ndryshuar infrastrukturën në 10 fusha stërvitore. Ishte kriter për të gjitha skuadrat që vijnë, që duhet të ketë nga një fushë stërvitjeje në dispozicion. Janë edhe dy të tjera rezervë, në rast se moti i keq apo gjëra të tjera mund të ndodhin. Kemi ndërhyrë në përmirësimin e dhjetë fushave stërvitore. Kemi ndërhyrë në përmirësimin e katër stadiumeve ku zhvillohet kampionati europian. Më pak në “Arenën Kombëtare”, sepse është një stadium i ri dhe i kompletuar. Por më shumë në Rrogozhinë, që pothuajse e kemi filluar dhe ndërtuar nga e para. Një stadium me kapacitet 4500 vende, por që ofron kushte fantastike. Kam ndjekur Italinë me Anglinë në atë stadium dhe vërtet u kënaqa. Po bisedoja edhe me Kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës, të cilit i thashë; pas tre vitesh do shohësh ndonjë nga këto në skuadrat e mëdha europiane dhe do thuash që ky futbollist ka luajtur në Rrogozhinë. Është vërtet e bukur kur një apo disa nga yjet e ardhshëm të futbollit europian luajnë në një qytet modest si Rrogozhina. Kjo është një nga gjërat e bukura të këtij Europiani.
    Si është koordinuar stafi i FSHF me stafin e UEFA-s që ky event të jetë i suksesshëm? – Është një armatë aq e madhe, pas 22 vetave që luajnë në fushë, sa nuk mund ta imagjinosh. Stafi i FSHF tashmë është një staf profesional. Është një staf që e bën shumë mirë këtë punë dhe vlerësimet nga specialistët dhe ekspertët ndërkombëtarë të UEFA-s janë me notat maksimale.
    A e konsideron këtë turne si një test të rëndësishëm për Shqipërinë për të organizuar më tej turne të tjerë të këtij niveli? – E konsideroj si një event shumë të bukur për Shqipërinë. Si një event që i shërben futbollit shqiptar. Më mirë se në të gjitha Kampionatet Europiane të U-17, praninë e të rinjve në stadiume dhe kjo i shërben zhvillimit të futbollit shqiptar. Rinia nuk mund të edukohet vetëm me fjalë. Por, edukohet edhe me vepra. Ata duke parë këto ndeshje, këta yje që luajnë në qytetet e tyre, padyshim që do u lindë dëshira. Sikur edhe 20% t’u lindë dëshira nga ky aktivitet, për ne është sukses i madh dhe benefiti më i madh. Padyshim është një test, sepse dihet që ne kemi një event akoma më madhor dhe më të rëndësishëm, që është Kampionati Europian U-21 2027. Është më i vështirë, ka kërkesa akoma më të mëdha. Por, jam i bindur që me eksperiencën që po krijojmë, stafi i FSHF-së që dua ta falënderoj për punën shumë të mirë që ka bërë në vazhdimësi dhe ekspertizën e mirë që ofron. Dua të falënderoj edhe të gjithë vullnetarët që i janë bashkuar këtij aktiviteti. Është risi mbase në jetën shqiptare që vullnetarët mbështesin aktivitete me ndikim shoqëror – social, apo sportiv. Po vijmë drejt fundit të Europianit U-17 dhe unë uroj të kemi spektakël në Arenën Kombëtare. Shpresoj që stadiumi të jetë i mbushur plot dhe të jetë një event që të lërë shenjë në historinë e Shqipërisë.
    A mendon se ky event e vendos Shqipërinë në qendër të vëmendjes? – Çdo gjë që bëhet, çdo aktivitet, padyshim që është një lajm pozitiv për Shqipërinë. Është një promovim pozitiv për vendin tonë. Ky event kontribuon në promovimin pozitiv të Shqipërisë.
    Më 1 qershor luhet finalja, a mendon se ka qenë e suksesshme kjo eksperiencë për Shqipërinë? – Kampionati U-17 “Shqipëri 2025” është një nga eventet më të bukura që është organizuar deri më sot nga UEFA, këtë e them nga vlerësimet e ekspertëve që janë këtu me ne në Tiranë për organizimin e aktivitetit. Jam shumë i sigurt që do jetë akoma më i bukur deri në fund. Emocione akoma më shumë dhe prani njerëzish dhe spektatorësh akoma më shumë.
    Cila ishte ekipi surprizë për ty nga skuadrat? – Nuk janë skuadra surprizë sepse janë vërtetë që kanë qenë më të mirat e Europës; Franca, Anglia, Gjermania. Kur kam parë ndeshjen Francë – Portugali në “Arenën Kombëtare” më është dukur tamam si një ndeshje e ekipeve të para, me një kualitet të jashtëzakonshëm, lojë shumë e bukur. Surpriza jemi vetëm ne, pjesëmarrja në këtë Kampionat Europian.
    U zhgënjeve me ekipin tonë Kombëtar? – Jo, absolutisht. Ajo që i kam kërkuar dhe këshilluar ekipit tonë U-17 është që ta shijojnë këtë kampionat, sepse kjo është një ngjarje shumë e bukur dhe sado që të përfitoni nga ky Kampionat, do ju shërbejë juve dhe brezit tuaj në të ardhmen.
    Yjet e së ardhmes nga këto skuadra? – Ka, unë shoh yje edhe në skuadrën tonë që jam i sigurt që nga kjo skuadër U-17 e Shqipërisë do të ketë futbollistë që do të kontribuojnë me ekipin e parë. Edhe në skuadrat e tjera. Ka futbollistë gati të konsoliduar. Lennart Karl i Gjermanisë është pjesë e Bayern Munich. Max Dowman pjesë e Arsenalit. Janë të dy me numrin 10. Kanë filluar të aktivizohen me ekipet e para, por gjithsesi mosha është e re dhe të tjerë mund të shpërthejnë nga ata dhe mund të bëhen yje të së ardhmes.
    Përshtypjet që ju ka lënë Shqipëria? – Kemi biseduar padyshim. Në çdo moment ne jemi në kontakt me të gjithë stafet e ekipeve, me të gjithë zyrtarët, jo me futbollistët. Janë vërtetë shumë të kënaqur nga gjithçka që kanë parë, nga gjithçka që kanë përjetuar. Nga kushtet sportive ku stërviten, akomodimi në hotele dhe kanë vlerësime maksimale për gjithçka që po përjetojnë në Europian.
    Maskota, do ta shoqërojë Kombëtaren përtej Euro U-17? – Maskota nuk është një kusht i Kampionatit Europian. Është një gjë e bërë nga FSHF për të respektuar Europianin, por për ta pasur në vazhdimësi për aktivitetet e ekipit Kombëtar. Do të vazhdojmë me Maskotën. Padyshim Departamenti Komercial dhe i Marrëdhënieve me Publikun në Federatë mund ta ndryshojë, por gjithmonë duke qenë në të njëjtën qasje të simboleve të flamurit të Kombëtares shqiptare.
    Për kë bën tifo? – Tifo bëj vetëm për Shqipërinë, nga U-10 deri te ekipi i Veteranëve.
     

  • Edicioni i I-rë i Panairit “Balkans Sea Fair”, një model suksesi për Marina Orikum

    Edicioni i I-rë i Panairit “Balkans Sea Fair”, një model suksesi për Marina Orikum

    Marina Orikum ishte mikpritëse e një prej ngjarjeve që u zhvillua për herë të parë në Shqipëri, “Panairi Detar Ballkanik”.Ky event është i rëndësishëm për industrinë detare dhe synon që të kthehet në një pikë takimi të përvitshëm për të gjithë të pasionuarit e detit, bizneset që merren me industrinë detare dhe atë të jahteve.
    Rreth 60 kompani vendase, rajonale dhe europiane u bënë pjesë e këtij panairi, duke ofruar produktet dhe shërbimet që ofrojnë, por edhe për të shkëmbyer eksperiencën mes tyre. Nuk munguan në këtë edicion përfaqësues të brandeve të njohura ndërkombëtare të jahteve, kompani që ofrojnë produkte dhe shërbime të specializuara për mirëmbajtjen e jahteve.
    “Si shoqata detare italiane ne përfaqësojnë 99% të marinave në Itali, Ne besojmë se bregdeti shqiptarë është shumë premtues për industrinë detare dhe jahtet, ndaj dhe jemi sot në këtë event për të nxitur turizmin detar që të rritet më tej. Veçanërisht bregu midis Vlorës dhe Sarandës është një pozicion shumë interesant për investime, si ky ku ne ndodhemi në Marina Orikum“-

    Pas hovit që ka marrë turizmi vendas, duket se tani është koha për tu fokusuar në investimet elitare, si dhe për të nxitur ekonominë blu e cila është në fillesat e saj, por me një të ardhme shumë premtuese.
    Pjesë e panairit nuk munguan edhe demonstrime ujore nga komanda e qendrës polumbare shqiptare.
    Por një event i tillë mbart edhe një tjetër rëndësi. Ai është një mundësi edhe për investitorët e huaj që duan të hyjnë në tregun detar, por edhe në tregun e real astate. Të dy tregjet përfaqësojnë turizmin elitar, aty ku synohet të shkohet në të ardhmen. Grupi Concord Investment mbështetësi i një eventi të tillë vjen në këtë marinë me një projekt ambicioz që do të zhvillojë më tej zonën duke sjellë një standard të munguar në tregun turistik.
    “Panairi i Detar Ballkanik” nuk është një event vetëm për dashamirësit e detit. Ai është një sinjal se ku duhet të fokusohen investimet për të patur një turizëm të qëndrueshëm dhe elitar dhe të mos mbetemi në lojën e shifrave turistike.
    /vizionplus.tv

  • Zan’art, artizanati shqiptar nga tradita në modernitet

    Zan’art, artizanati shqiptar nga tradita në modernitet

    AIDA në bashkëpunim me MEKI-n ju fton të bëheni pjesë e iniciativës që kombinon traditën me inovacionin për të ndërtuar ura të reja mes brezave. Në këtë event të veçantë do të mbledhim mjeshtëritë dhe pasionin e artizanëve tanë. Me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, artizanëve shqiptarë si dhe partnerëve dhe mbështetësve të këtij sektori.
    Ky event ka për qëllim, jo vetëm promovimin, por ndërveprimin me target grupe të interesuara për produktet e tyre duke menduar zhvillimin e këtij zanati. Përmes takimeve, workoshope-ve, ekspozitorët e ZAN’ART do të kenë mundësinë të prezantojnë produktet dhe bizneset e tyre përballë një audience të përzgjedhur si hoteleri-turizem, agroturizëm dhe target grupe të interesuara për sektorin e artizanatit duke i mundësuar zgjerimin e tregjeve. Nga ana tjetër organizimi i tavolinave të diskutimit me aktorë të sektorit dhe institucioneve shtetërore do të adresojë sfidat e artizanatit në Shqipëri dhe planet strategjike. Një mundësi unike promovimi, ndërveprimi dhe diskutimi.

    MISIONI
    “Zan’Art” synon të krijojë një urë të gjallë ndërmjet brezave, duke i rikthyer artizanatit shqiptar vendin që meriton në shoqëri jo thjesht si mjeshtëri, por si një formë e gjallë e trashëgimisë kulturore. Ky event do të shërbejë si një piedestal për duar-artët, ata që me pasion dhe durim ruajnë dhe përcjellin vlerat tona kombëtare. Çdo qepje, gdhendje, thurrje apo ngjyrosje mbart një histori – një frymë të hershme që flet për identitetin tonë, për rrënjët dhe shpirtin e këtij vendi.
    TARGET GROUP
    Pjesëmarrja e 40 ekspozitorëve në ZAN’ART paraqet një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e zanateve të trashëguara brez pas brezi dhe është një thirrje për ta vlerësuar të bukurën e krijuar me dorë. Në këtë ngjarje të rëndësishme do të bashkohen mbi 200 persona pjesëmarrës duke filluar nga artizanët shqiptarë, bashkitë e qyteteve të ndryshme, institucionet kulturore (si:Muzeu, Akademia e Arteve etj), bizneset artizane, tregtarët e produkteve të artizanatit, partnerët dhe mbështetësit e këtij sektori, si dhe institucionet mbështetëse, si dhomat e tregtisë, ambasadat, dhe organizatat zhvillimore.
    REZULTATET QË SYNOJMË TË ARRIJMË
    • Promovimi i artizanatit shqiptar dhe mjeshtrisë tradicionale që përfaqëson identitetin tonë kulturor.• Nxitja e ruajtjes dhe zhvillimit të zanateve të trashëguara brez pas brezi.• Pasurimi i ofertës turistike të Shqipërisë duke ofruar produkte autentike dhe eksperienca unike për vizitorët.• Rritja e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë kulturore dhe ekonomike të artizanatit.• Shtimi i kërkesës për produktet artizanale në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.

  • Euro U-17 në Shqipëri, Gjasula: Kombëtarja mund t’ia dalë me mbështetjen tuaj

    Euro U-17 në Shqipëri, Gjasula: Kombëtarja mund t’ia dalë me mbështetjen tuaj

    Ka mbetur më pak se një muaj nga nisja e turneut final të Kampionatit Europian U-17 2025 që do të zhvillohet në vendin tonë nga data 19 maj deri më 1 qershor.Një event historik ku marrin pjesë Shqipëria dhe 7 përfaqësueset më të mira të Europës për këtë grupmoshë: Portugalia, Çekia, Gjermania, Franca, Italia, Belgjika dhe Anglia.
    Në kuadër të këtij eventi, Federata e Futbollit ka nisur një fushatë promovuese në shkollat e katër qyteteve pritëse të turneut: Tiranë, Durrës, Rrogozhinë dhe Elbasan.Në një aktivitet të zhvilluar së fundmi në shkollën “Nënë Tereza” në Durrës mori pjesë edhe ambasadori i turneut, Klaus Gjasula .
    Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare ftoi nxënësit që të mbështesin Shqipërinë në këtë kampionat historik.
    “Ky event është një ngjarje shumë e madhe për Shqipërinë. Prandaj kemi ardhur në shkollë për t’ju ftuar ju, si tifozë, që të mbështesni Kombëtaren tonë.
    Aspekti tjetër është që ju të shihni djemtë e rinj, çfarë kanë arritur dhe ëndrrën që po përjetojnë. Kjo do t’ju tregojë edhe juve se duhet të besoni gjithmonë te vetja, sepse një ditë mund të jeni ju ata që do t’ju shohim atje.
    Nëse mbështesim njëri-tjetrin në vendin tonë, mund të arrijmë gjithçka. E di që është shumë e vështirë, por duhet të kemi në mendje që do të tregojmë paraqitje të mira, të kemi besim te vetja, te populli ynë, te vendi ynë, sepse kemi ecur përpara dhe asgjë nuk është e pamundur”.
    Shqipëria është pjesë e grupit A së bashku me Gjermaninë, Portugalinë dhe Francën.
    Kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen hapëse të turneut kundër Portugalisë në stadiumin “Arena Kombëtare” më 19 maj në ora 18:00.

  • Promovimi i Euro U-17 në Shqipëri nis nga Durrësi, Duka: “Ta kthejmë këtë Europian në një festë”

    Promovimi i Euro U-17 në Shqipëri nis nga Durrësi, Duka: “Ta kthejmë këtë Europian në një festë”

    Në kuadër të fushatës promovuese për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, Federata e Futbollit organizoi pasditen e sotme në Durrës një event festiv, që mblodhi fëmijë dhe banorë të këtij qyteti.
    Aktiviteti që u mbajt në sheshin përpara Pallatit të Kulturës kishte në qendër promovimin e këtij eventi historik për vendin tonë si edhe përfshirjen e komunitetit të Durrësit në këtë ngjarje të madhe sportive që do të zhvillohet nga 19 maji deri më 1 qershor në Shqipëri.
    Në këtë aktivitet morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, ambasadori i turneut Klaus Gjasula si edhe anëtarë të KE-së së FSHF-së dhe përfaqësues të SHRF Durrës.
    Presidenti Duka foli për këtë event madhor që do të zhvillohet në vendin tonë, duke e konsideruar si një moment historik për Shqipërinë. Kreu i FSHF-së ftoi të gjithë qytetarët e Durrësit të mbështesin ekipin tonë kombëtar në këtë kampionat si edhe të mirëpresin 7 ekipet e tjera finaliste. Presidenti Duka u shpreh besimplotë që të gjithë shqiptarët do ta kthejnë këtë event në një festë sportive.
    “Vetëm një muaj më vonë 7 ekipet më të mira të Europës do t’i bashkohen skuadrës tonë kombëtare për të zhvilluar këtë kompeticion të rëndësishëm Europian që ndodh për herë të parë në historinë e Shqipërisë. Jemi krenarë që kemi mundësinë të presim një event të tillë. Jam shumë i bindur që me mbështetjen tuaj, me mbështetjen e shumë faktorëve në vend ne do të bëjmë një kampionat model. Ne do ta kthejmë atë në një festë jo vetëm sportive, por më shumë se sportive.
    Duke qenë nga Durrësi, jam shumë i lumtur që e hapim sot promovimin e Europianit në qytetin tim dhe jam i bindur që Durrësi do të dijë ta bëjë si tre qytetet e tjera mikpritjen e ekipeve, mbështetjen e tyre me praninë e të gjithë juve dhe më shumë se ju në shkallët e stadiumit për ta bërë vërtetë një festë. Tashmë çdo gjë është gati, katër stadiumet ku do luhen ndeshjet janë gati, 10 fusha të rikonstruktuara me kontributin e qeverisë shqiptare dhe FSHF-së janë gati. Të gjithë bashkë ta mbështesim këtë Europian dhe ta përjetojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju ftoj të gjithëve ta ndiqni këtë Europian në stadium”.