Tag: evenepoel

  • ÇIKLIZËM/ Pogaçar bën bis, kampion bote me 66 kilometër shkëputje

    ÇIKLIZËM/ Pogaçar bën bis, kampion bote me 66 kilometër shkëputje

    Ashtu si në vitin 2024 në Zvicër, slloveni Tadej Pogaçar e përsërit veten edhe në Ruandë, duke konfirmuar fanellën ylber të kampionit Botërorin e rrugës në çiklizëm. Në skenën magjepsëse të Kigali, ylli i skuadrës së Emirateve të Bashkuara Arabe lëshohet në një sulm vendimtar plot 104 km para finishit, dhe mbërrin i vetëm në vijën e fundit. Një tjetër kryevepër nga një kampion legjendar si Pogaçar, ndërsa Remko Evenepoel u rendit i dyti dhe vendi i tretë i takoi irlandezit Ben Heili.
    GARA

    Me një distancë prej 267.5 kilometrash dhe 6096 metra ngjitje, gara me start të përbashkët e Botërorit 2025 u zhvillua dje në Kigali të Ruandës. Faza e parë u karakterizua nga tentativa të shumta arratisjeje nga çiklistë që nuk pretendonin fitoren, ndërsa fatkeqësisht Julian Alafilip (Franca) detyrohet të tërhiqet që në fillim. Edhe Tom Pidkok (Britania e Madhe) duket menjëherë në vështirësi, teksa një grup prej shtatë çiklistësh mundohet të shkëputet.
    Pika kyçe e garës vjen 104 km nga fundi, kur Tadej Pogaçar (Sllovenia) lëshon sulmin e tij të fuqishëm. Fituesi i fundit i Turit të Francës shton ritmin dhe hap menjëherë një diferencë, duke e vënë në vështirësi të madhe rivalin e përhershëm, Remko Evenepoel (Belgjika). Kampioni në fuqi i kronometrit, i cili vetëm një javë më parë ia kishte marrë fitoren Pogaçarit në garën e kohës, nuk arrin të ndjekë ritmin dhe mbetet pas.
    Ndërkohë, vetëm Isak Del Toro (Meksika) dhe Huan Ajuso (Spanja), të dy shokë ekiPi me Pogaçarit te UAE, arrijnë ta ndjekin përkohësisht. Mur de Kigali, ngjitja e famshme, bën që Pogaçar dhe Del Toro të shkëputen edhe nga Ajuso. Ndërkohë, një Evenepoel i nervozuar ndalet dy herë për të ndërruar biçikletën, duke humbur më shumë kohë. Pogaçar përpiqet të qëndrojë me Del Toron, por 66 km para finishit, meksikani i sinjalizon se nuk ka më fuqi, dhe slloveni vazhdon i vetëm drejt lavdisë.
    NJË FITORJE HISTORIKE
    “Kanibali” i çiklizmit modern shijon një tjetër triumf të gjatë dhe mbërrin i vetëm në finishin e Kigalit pas 6 orësh, 21 minutash dhe 20 sekondash, duke mbrojtur titullin dhe respektuar parashikimet. Pas fitores në Zvicër 2024, ai vendos kurorën edhe në Ruandë 2025, duke u bërë çiklisti i parë në histori që ngjitet në podium tre vite rresht në të dy evenimente si Turi i France dhe Kampionatin Botëror.
    Medalja e artë mbetet kështu në Slloveni, ndërsa Evenepoel, pavarësisht problemeve, rikthehet fuqishëm në fund dhe e mbyll i dyti, me një vonesë prej 1 minutë e 29 sekonda. Podiumin e plotëson irlandezi Ben Heili, i cili mposhti në sprintin final danezin Matias Skjelmose në duelin për vendin e tretë. Me 66 km shkëputje në krye, Pogaçar ka shkruar edhe një rekord historik, pasi askush më parë nuk kishte fituar një garë klasike, apo një botëror me kaq shumë kilometra “pedalim solo”.
    © BalkanWeb

  • Arensman fitues i etapës së sotme, Pogaçar rrit diferencën, largohet Evenepoel

    Arensman fitues i etapës së sotme, Pogaçar rrit diferencën, largohet Evenepoel

    Norvegjezi Thymen Arensman (INEOS Grenadiers) arriti një fitore epike në etapën mbretërore të Pyreneve në Luchon‑Superbagnères, duke kaluar i pari mbi Col de Peyresourde .

    Tadej Pogaçar u rëndit i duti teksa ruajti fanellën e Verdhë dhe thelloi avantazhin ndaj rivalit Vingegaard në 4 minuta e 13 sekonda.

    Ndërkaq Remco Evenepoel doli nga gara gjatë kësaj etapeje për shkak lodhjes dhe problemeve shëndetsore, një humbje e madhe për pretendentët e podiumit .

    Një incident i shqetësuar: makina e skuadrës Ineos goditi një spektator gjatë etapës, duke ngjallur shqetësime për sigurinë rrugëve të ngushta alpine

    Vazhdo leximin

  • Evenepoel fiton në kronometër, Pogaçar kryeson ‘Tour de France’

    Evenepoel fiton në kronometër, Pogaçar kryeson ‘Tour de France’

    Belgu Remko Evenepoel, dhuroi sot një super shfaqje sportive mbi biçikletë për të fituar garën e parë kronometër të Tour de France teksa kampioni në fuqi Tadej Pogaçar mbylli i dyti por duke rrëmbyer fanellën e verdhë.

    Evenepoel, kampioni olimpik dhe botëror në garën kohore, pritej të fitonte fazën në mungesë të specialistëve të garës kohore – Filipo Gana dhe Stefan Biseger, të cilët të dy u rrëzuan dhe dolën nga gara në ditën e parë të Tour javën e kaluar.

    Etapa e 5-të, kryesisht fushore, prej 33 kilometrash në Normandi, favorizoi çiklistë të fuqishëm si Evenepoel, i cili kishte fituar një garë kronometër në një mënyrë të ngjashme vitin e kaluar, ndërsa çiklisti belg përfundoi i treti në renditjen e përgjithshme.

    Evenepoel, ka lënë prapa plotësisht lëndimet e shumta të pësuara në një aksident të madh vitin e kaluar, sot ishte 16 sekonda më i shpejtë se Tadej Pogaçar teksa Edoardo Afini, kampioni europian i garës kronometër, ishte i treti me 33 sekonda prapa vendit të parë.

    Rënditja pas 5 etapave të para të Turit të Francës 2025

    Vazhdo leximin