Në fshatin Markat të Konispolit ka nisur evakuimi i banorëve pas shfaqjes së një vatre zjarri.
Raportohet se zjarri ka djegur deri tani një banesë. Ndërsa shumë të tjera rrezikohen gjithashtu nga flakët.
Për shkak të terrenit të vështirë, është e pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse.
Kështu që flakët po luftohen me mjete të tjera rrethanore.
Ndërkohë, po pritet edhe ndërhyrje nga ajri përmes helikopterit të ushtrisë.
Tag: evakuimi
-

Alarm evakuimi edhe në Konispol, shumë shtëpi rrezikohen nga zjarri
-

Nis evakuimi i banorëve edhe në Konispol, digjet një shtëpi në Markat, rrezikohen edhe të tjera
Në fshatin Markat të Konispolit ka nisur evakuimi i banorëve pas shfaqjes së një vatre zjarri.
Zjarri ka djegur deri tani një banesë. Ndërsa shumë të tjera rrezikohen gjithashtu nga flakët.
Për shkak të terrenit të vështirë, është e pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse.
Kështu që flakët po luftohen me mjete të tjera rrethanore.
Ndërkohë, po pritet edhe ndëryrje nga ajri përmes helikopterit të ushtrisë. -

Mat, Zall Gjoçaj përjeton ‘ferrin’/ Zjarret jashtë kontrollit, kërkohet evakuimi i staneve dhe koshereve të bletëve
Situata në parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës”, vijon të mbetet kritike për shkak të zgjerimit të perimetrit të zjarrit të aktivizuar më shumë se dy javë më parë.
Flakët kanë përshkuar dhe djegur rreth 200 HA pyje halore në këtë zone, që nga liqeni i luleve e deri në malin e Dejës.
Më kritike situata paraqitet në Zall Gjoçaj ku është kërkuar evakuimi i barinjve, staneve, bagëtisë e bletëve që vendosen në zonë çdo verë.
Flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit të thepisur malor dhe erës së fortë që fryn prej ditësh.
Ndërkohë avioni italian, i cili nisi operacionin për fikjen e zjarrit pasditen e së hënës dhe gjatë gjithë ditës së martë e ka ndërprerë operacionin për shkak se ishte jo shumë efektiv, pasi ujin e hidhte nga lartësi shumë e madhe për arsye të terrenit malor.
Në terren për shuarjen e flakëve vijojnë të jenë punonjësit e shërbimit zjarrfikës të bashkisë Dibër, ato të shërbimit pyjor, të administratës vendore dhe forcat e armatosura.
Flakët tashmë po përparojnë me shpejtësi edhe drejt fshatit Zall Gjoçaj, ku dhe ka banesa që vihen në rrezik.
-

Lufta në Lindjen e Mesme, ambasada e SHBA nis punën për evakuimin e amerikanëve nga Izraeli
Ambasada e SHBA në izrael po punon për të organizuar fluturime evakuimi dhe nisje anijesh për amerikanët që duan të largohen nga qytete izraelite pas konfliktit me Iranin.
Lajmi është konfirmuar nga ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee përmes një psotimi në “X”.
“Njoftim urgjent! Qytetarë amerikanë që duan të largohen nga Izraeli – Ambasada e SHBA-së në Izrael @usembassyjlm po punon për fluturime evakuimi dhe nisje anijesh”, shkroi Huckabee në llogarinë e tij personale X, e cila u ripostua më vonë në llogaritë zyrtare.Zbulimi se këto përpjekje janë duke u zhvilluar vjen në një kohë kur ambasada amerikane në Jerusalem është e mbyllur të paktën deri të premten.
Huckabee shtoi se amerikanët duhet të regjistrohen në Programin e Regjistrimit të Udhëtarëve të Mençur (STEP) në mënyrë që të njoftohen me përditësime. Ai nuk tha se kur do të fillonin këto përpjekje evakuimi.
Departamenti i Shtetit nuk u përgjigj menjëherë kur u pyet se kur do të fillonin evakuimet. -

Konflikti me Teheranin, ambasada e SHBA në Izrael nis punën për evakuimin e shtetasve amerikanë
SHBA-të po punojnë për të organizuar fluturime evakuimi dhe nisje anijesh për amerikanët që duan të largohen nga Izraeli, tha ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee.
“Njoftim urgjent! Qytetarë amerikanë që duan të largohen nga Izraeli – Ambasada e SHBA-së në Izrael @usembassyjlm po punon për fluturime evakuimi dhe nisje anijesh”, shkroi Huckabee në llogarinë e tij personale X, e cila u ripostua më vonë në llogaritë zyrtare.
Zbulimi se këto përpjekje janë duke u zhvilluar vjen në një kohë kur ambasada amerikane në Jerusalem është e mbyllur të paktën deri të premten.
Huckabee shtoi se amerikanët duhet të regjistrohen në Programin e Regjistrimit të Udhëtarëve të Mençur (STEP) në mënyrë që të njoftohen me përditësime. Ai nuk tha se kur do të fillonin këto përpjekje evakuimi.
Departamenti i Shtetit nuk u përgjigj menjëherë kur u pyet se kur do të fillonin evakuimet. -

“Jeta juaj është në rrezik!” Izraeli paralajmëron banorët e lagjes më të pasur në Teheran
Ushtria izraelite ka lëshuar një urdhër evakuimi për banorët në një lagje të Teheranit, përpara se të ndërmarrë sulme të planifikuara ndaj asaj që e quan infrastrukturë ushtarake të regjimit iranian në kryeqytetin e Iranit.
Në një postim në gjuhën perse në platformën X, IDF deklaruan se “do të ndërmarrin veprime në këtë zonë në orët në vijim,” duke theksuar se “prezenca juaj në këtë zonë rrezikon jetën tuaj.”
Zona në fjalë, një nga 21 distriktet e Teheranit, është ndër më të pasurat dhe më të populluarat, ku ndodhen ndërtesa banimi dhe institucione shtetërore, përfshirë selinë e transmetuesit shtetëror Iranian, IRIB (Islamic Republic of Iran Broadcasting), shkruan A2 CNN.
Kjo thirrje vjen në të njëjtën kohë kur ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se “zëdhënësi i propagandës dhe nxitjes iraniane është drejt zhdukjes” dhe se “ka nisur evakuimi i banorëve përreth.” Ende nuk është e qartë nëse ai i referohej Distriktit 3 apo objektit të IRIB.
Situata mbetet e tensionuar, ndërkohë që nuk ka ende konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane për lëvizjet e civilëve apo për ndonjë reagim ushtarak. -

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore
Në Këln po bëhet evakuimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore.
Arsyeja është zbulimi i tri bombave të pashpërthyera të hedhura nga forcat aleate 80 vjet më parë.
Rreth 20,000 njerëz po detyrohen të largohen nga shtëpitë dhe bizneset e tyre, teksa po evakuohen edhe hotelet, një shtëpi kujdesi për të moshuarit dhe një spital.
Tri ura mbi lumin Rajn janë mbyllur dhe trafiku hekurudhor është ndalur ose devijuar, raporton “The Guardian”.
Shumë shkolla, kopshte, muze dhe rrjeti i tramvajit, si dhe shtëpia e orkestrës filarmonike të qytetit, janë detyruar të mbyllen pasi të gjitha veprimet në qytetin e vjetër janë ndërprerë.
Transmetuesi RTL është detyruar të zhvendosë programet e tij të lajmeve në studiot në Berlin, pasi ndërtesa e tij në Këln ndodhet brenda zonës së evakuimit me një rreze prej rreth 1,000 metrash. Disa programe që duhej të transmetoheshin drejtpërdrejt u detyruan të regjistroheshin, ka njoftuar transmetuesi.
Bombat pritet të çaktivizohen të mërkurën në mëngjes. Ato janë bomba të prodhuara në SHBA, dy prej 20 tonësh dhe një prej 10 tonësh.
Ato janë zbuluar të hënën në bregun e djathtë të lumit Rajn gjatë punimeve ndërtimore pranë fabrikës së anijeve Deutz. Të treja janë të pajisura me fitil impakti që mund të shkaktojnë shpërthim në kontakt me një sipërfaqe të fortë.
Tetëdhjetë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, gjetje të tilla ende nuk janë të pazakonta në Këln, i cili ishte ndër qytetet më të bombarduara të Gjermanisë gjatë konfliktit.
Ende nuk dihet saktësisht se kur u hodhën bombat që presin të çaktivizohen.Top Channel
-
Gjermani/ Evakuimi më i madh në Këln pas Luftës së Dytë Botërore, shkak tri bomba të pashpërthyera
Në qytetin gjerman të Këlnit po zhvillohet një evakuim masiv, më i madhi që nga Lufta e Dytë Botërore, për shkak të zbulimit të tri bombave të pashpërthyera të hedhura nga forcat aleate rreth 80 vjet më parë.
Rreth 20,000 banorë dhe punonjës po detyrohen të largohen nga shtëpitë, bizneset dhe institucionet e tyre, ndërsa evakuimi prek edhe spitalet, shkollat, kopshte, muze dhe pjesë të rëndësishme të infrastrukturës së qytetit, përfshirë edhe tre ura kryesore mbi lumin Rajn.
Për të garantuar sigurinë, trafiku hekurudhor është pezulluar ose devijuar, ndërsa shërbimet e transportit publik, si tramvajet, janë ndërprerë.
Edhe transmetuesi lokal RTL ka zhvendosur transmetimet e tij në Berlin, pasi ndodhet brenda zonës së evakuimit.
Bombat, të prodhuara në SHBA dhe me peshë prej 10 dhe 20 tonësh, janë zbuluar gjatë punimeve ndërtimore pranë fabrikës së anijeve Deutz, në bregun e djathtë të lumit Rajn. Ato janë të pajisura me fitilë impakti, që rrisin rrezikun e shpërthimit në kontakt me sipërfaqe të forta.
Ky zbulim rikthen në vëmendje pasojat e luftës, pasi Këlni ishte një nga qytetet më të bombarduara gjatë Luftës së Dytë Botërore. Çaktivizimi i bombave është planifikuar për të mërkurën në mëngjes, ndërsa autoritetet po punojnë me kujdes për të siguruar një proces të sigurt dhe të organizuar evakuimi.
-

Gjenden tre bomba të Luftës së Dytë Botërore, realizohet evakuimi më i madh Gjermani
Në Këln po bëhet evakuimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore.Arsyeja është zbulimi i tri bombave të pashpërthyera të hedhura nga forcat aleate 80 vjet më parë.
Rreth 20,000 njerëz po detyrohen të largohen nga shtëpitë dhe bizneset e tyre, teksa po evakuohen edhe hotelet, një shtëpi kujdesi për të moshuarit dhe një spital.
Tri ura mbi lumin Rajn janë mbyllur dhe trafiku hekurudhor është ndalur ose devijuar, raporton “The Guardian”.
Shumë shkolla, kopshte, muze dhe rrjeti i tramvajit, si dhe shtëpia e orkestrës filarmonike të qytetit, janë detyruar të mbyllen pasi të gjitha veprimet në qytetin e vjetër janë ndërprerë.
Transmetuesi RTL është detyruar të zhvendosë programet e tij të lajmeve në studiot në Berlin, pasi ndërtesa e tij në Këln ndodhet brenda zonës së evakuimit me një rreze prej rreth 1,000 metrash. Disa programe që duhej të transmetoheshin drejtpërdrejt u detyruan të regjistroheshin, ka njoftuar transmetuesi.
Bombat pritet të çaktivizohen të mërkurën në mëngjes. Ato janë bomba të prodhuara në SHBA, dy prej 20 tonësh dhe një prej 10 tonësh.
Ato janë zbuluar të hënën në bregun e djathtë të lumit Rajn gjatë punimeve ndërtimore pranë fabrikës së anijeve Deutz. Të treja janë të pajisura me fitil impakti që mund të shkaktojnë shpërthim në kontakt me një sipërfaqe të fortë.
Tetëdhjetë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, gjetje të tilla ende nuk janë të pazakonta në Këln, i cili ishte ndër qytetet më të bombarduara të Gjermanisë gjatë konfliktit.
Ende nuk dihet saktësisht se kur u hodhën bombat që presin të çaktivizohen.