Pas disa vitesh pritje dhe sfida me inflacionin, Bullgaria ka marrë dritën jeshile nga Banka Qendrore Europiane (BQE) për t’u bërë anëtarja e 21-të e eurozonës, duke nisur nga 1 janari 2026. Vendimi përfundimtar pritet të merret nga ministrat e Financave të BE-së në korrik.“Ky vlerësim pozitiv i konvergjencës hap rrugën që Bullgaria të prezantojë euron më 1 janar 2026 dhe të bëhet shteti i 21-të anëtar i BE-së që i bashkohet zonës euro,” tha në një deklaratë kryeekonomisti i BQE-së, Philip Lane.Vendimi përfundimtar i takon ministrave të Financave të Bashkimit Evropian, të cilët pritet ta miratojnë këtë hap në fillim të korrikut.Pas përfundimit të procesit politik, përfaqësuesit e bankës qendrore bullgare do të ftohen të marrin pjesë si vëzhgues në strukturat e BQE-së, përfshirë Këshillin Drejtues që përcakton normat e interesit, deri në anëtarësimin zyrtar.Bullgaria ka vite që përpiqet t’i bashkohet monedhës së përbashkët, por data e anëtarësimit është shtyrë disa herë, kryesisht për shkak të mosplotësimit të disa kritereve të rëndësishme, veçanërisht atij të inflacionit.Këtë herë, vendi arriti të plotësojë kriterin për inflacionin, me një normë 12-mujore prej 2.7% në prill, pak më poshtë se vlera e referencës prej 2.8%.Megjithatë, inflacioni pritet të përshpejtohet në vitin 2025, me një mesatare vjetore prej 3.6%, por Komisioni Europian parashikon që ai të rikthehet nën 2% në vitin 2026.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: eurozonës
-

Tarifat e SHBA do të ndikojnë ekonominë e Eurozonës më shumë se sa parashikohej
Rritja ekonomike e Eurozonës mund të bjerë shumë më tepër nga ndikimi i tarifave tregtare të SHBA-së, sesa u vlerësua fillimisht nga Banka Qendrore Europiane dhe trazirat mund të ulin inflacionin në afatshkurtër.Kjo mund të lërë ekonominë e bllokut në stanjacion dhe të shuajë shpresat për një rimëkëmbje, që ishte në rritje kohët e fundit.BQE muajin e kaluar parashikoi se një luftë tregtare do të hiqte 0.5 pikë përqindje nga rritja ekonomike e Eurozonës në vitin e parë dhe do të rriste shkurtimisht çmimet me përmasa të ngjashme, nëse Bashkimi Europian do të hakmerrej.Por tarifat aktuale nga Presidenti Donald Trump janë shumë më të dëmshme sesa modelet e vlerësuara dhe stafit të BQE-së i është kërkuar të përgatisin përllogaritje të reja, për t’u diskutuar nga politikëbërësit në takimin e 17 prillit.Të gjithë ranë dakord se vlerësimi 0.5 pikë përqindjeje është shumë i ulët tani dhe ndikimi mund të jetë më i madh se 1 pikë përqindje – gjithashtu për shkak të rritjes së pasigurisë dhe uljes së besimit. Kjo në thelb do të zhdukte të gjithë rritjen ekonomike, pasi blloku parashikohet të zgjerohet vetëm me rreth 1% këtë vit.Një aktivitet i tillë i ngadaltë ekonomik mund të shtyjë inflacionin në rënie dhe jo në rritje. Por disa argumentuan se fragmentimi më i madh në tregtinë globale, mund të rezultojë në inflacion më të lartë strukturor më tej.Çmimet e energjisë janë ulur, euro po forcohet dhe yield-et e obligacioneve të korporatave janë rritur, të gjitha duke kontribuar në një ngadalësim të inflacionit. Përveç kësaj, tregjet ndërkombëtare, duke përfshirë mënyrat e supozuara të sigurta, si bonot e thesarit e SHBA-së, janë duke përjetuar trazira dhe pasiguri.Këta faktorë mund të shtojnë mundësinë për një tjetër ulje të normës së interesit javën e ardhshme.Një listë e gjatë e politikëbërësve kanë mbështetur tashmë një ulje të normës në komentet publike dhe vetëm një, Robert Holzmann i Austrisë, është kundër..Turbullirat e tregut nuk po dëmtojnë politikën monetare, ndaj nuk është diskutuar për ndonjë masë për përmirësimin e likuiditetit apo fluksit të kredisë.Disa burime gjithashtu thanë se nuk kishte asnjë diskutim për rihapjen e debatit, mbi blerjet e bonove dhe obligacioneve të BQE-së. Banka tani po lejon që obligacionet e blera gjatë stimulit të mëparshëm të skadojnë, duke tkurrur gradualisht bilancin e saj dhe duke tërhequr likuiditetin nga sistemi financiar.Burimet thanë se kjo politikë mbetet e përshtatshme dhe do të vazhdojë./ ReutersKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
