Tag: eurovision

  • Shqipëria e mbyll Eurovisionin në vendin e 8-të – Juritë e anashkalojnë, publiku e voton

    Shqipëria e mbyll Eurovisionin në vendin e 8-të – Juritë e anashkalojnë, publiku e voton

    Shqipëria ka arritur një nga rezultatet më të mira në historinë e pjesëmarrjes së saj në Eurovision, duke u renditur në vendin e 8-të në finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2025, të zhvilluar në Basel të Zvicrës.
    Përfaqësuar nga grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”, Shqipëria mori vetëm 45 pikë nga juritë profesionale, mes të cilave vetëm Franca i dha 12 pikë, ndërkohë që vendet e tjera evropiane kontribuan me pikë minimale ose aspak.
    Por ishte publiku evropian ai që e ngriti fuqishëm performancën shqiptare, duke i dhënë plot 173 pikë, çka e shtyu Shqipërinë drejt top 10, përfundimisht në vendin e 8-të.
    Austria triumfoi në Eurovision 2025 duke fituar vendin e parë, e ndjekur nga Izraeli, që u rendit i dyti me një performancë energjike dhe me mbështetje të gjerë si nga juritë ashtu edhe nga publiku.
    Kënga “Zjerm”, e performuar në shqip dhe me elemente të forta elektronike dhe folklorike, u vlerësua për origjinalitetin dhe energjinë skenike – një shfaqje që dukshëm u vlerësua shumë më tepër nga publiku se sa nga ekspertët.
    Ky sukses i Shqipërisë vjen si një sinjal i rëndësishëm për potencialin e muzikës alternative dhe identitare në skenën ndërkombëtare.

  • Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, merr duartrokitjet e skenës së Bazelit

    Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, merr duartrokitjet e skenës së Bazelit

    Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” ka shkëlqyer edhe në performancën e saj në natën finale të Eurovizionit 2025 u zhvillua sonte në Bazel të Zvicrës. 

    Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel. 
    Pas parakalimit në skenë të 26 këngëtarëve dhe grupeve muzikore, është rradha e teleshikuesve të që të votojnë për këngën fituese. 
    Dy ditë më parë në një renditje të CNN Shqipëria surprizoi me vendin e parë.
    “Një duet që nuk e pëlqen Eurovision-in – dhe pikërisht për këtë, ndoshta do ta fitojë. Zjarr, absurditet dhe stil alternativ që nuk fal. Fansat e duan. Dhe me të drejtë”, shkruante CNN.
     
    Top Channel

    Top Channel

  • Nis finalja e Eurovisionit, Nemo thyen sërish kodin dhe magjeps me veshjen

    Nis finalja e Eurovisionit, Nemo thyen sërish kodin dhe magjeps me veshjen

    Showbiz E Shtunë, 17 Maj 2025 21:30
    Ka nisur nata finale e “Eurovision 2025”, që mbahet në Basel të Zvicrës. Spektakli u hap nga fituesi i vitit të kaluar, artisti zviceran Nemo, i cili mahniti publikun me një performancë artistike dhe vizualisht mbresëlënëse, duke rikthyer në skenën e Eurovision-it energjinë që e bëri fitues në vitin 2024.
    Nemo i njohur për stilin e tij unik dhe shpesh eksperimental, u shfaq me një paruke të madhe të bardhë dhe një fustan të gjatë në të bardhë, duke krijuar një atmosferë enigmatike dhe teatrale që menjëherë tërhoqi vëmendjen e publikut në arenën e mbushur plot.

    Performanca e tij u shoqërua me efekte vizuale moderne dhe një koreografi të menduar në detaje, duke dëshmuar edhe një herë se përse ai konsiderohet si një nga zërat dhe figurat më interesante në skenën muzikore evropiane të momentit.

     

  • Kompozitori për këngën “Zjerm”: Përfaqësimi më autentik. Polo: Uroj ta sjellim Eurovision 2026 në Shqipëri

    Kompozitori për këngën “Zjerm”: Përfaqësimi më autentik. Polo: Uroj ta sjellim Eurovision 2026 në Shqipëri

    Showbiz E Shtunë, 17 Maj 2025 20:29
    Shqipëria ngjitet në skenën e madhe të Eurovision me këngën “Zjerm” nga Shkodra Elektronike, duke mbyllur natën finale si kënga e 26-të në renditje. Kompozitori Sokol Marsi, thotë se kjo është një ndër përfaqësimet më autentike që Shqipëria ka sjellë ndonjëherë në Eurovision. Duke komentuar këngën “Zjerm”, kompozitori Sokol Marsi tha se ndërthurja e ritmeve elektro-pop dhe motiveve shqiptare janë ndër arsyet që kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut dhe mediave ndërkombëtare.
    “Shqipëria gjithmonë është përfaqësuar me artistin në Eurovision dhe jo me performancën. Shqipëria ka shumë pjesëmarrje në finale dhe ka pasur një prezencë të mirë në Eurovision. Rasti i këtij viti është se që kur e kam dëgjuar këtë këngë thashë se kjo duhet të ishte kënga që duhet të na përfaqësonte pasi është një këngë ku identiteti shqiptar ishte brenda këngës, i fshehur bukur në orkestrim, në tekst dhe erdhi në një simbiozë sëbashku me pjesën moderne dhe ritmike të zhanrit elektro-pop. Ishte një rast shumë i mirë ku tregon se folklori ynë, muzika jonë ka tendenca për t’u parë në dimensione të tjera”, tha kompozitori.

    Zv.drejtoresha e RTSH-së, Aurora Polo vlerësoi se ndërthurja e tabanit shqiptar me pjesën moderne e ka bërë një sukses të vërtetë këtë këngë. ““Zjerm” është një këngë dinjitoze me taban shqiptar e ndërthurur me pjesën moderne, kishte një tekst shumë goditëse dhe kjo ishte suksesi i kësaj këngë në Festivalin e Këngës. Kjo këngë u mirëprit si nga publiku dhe juria dhe kjo këngë do na nderojë edhe në Bazel të Zvicrës. Është teksti, muzika, vetë këngëtarët që janë të veçantë në llojin e tyre dhe them me bindje që kjo është kënga më e mirë që ne kemi dërguar deri tani në Eurovision. Ne kemi artistë që vjen dhe shpalosim vlerat tona në një festival si Eurovisioni”, u shpreh ajo.
    Lidhur me pritshmëritë e renditjes së Shqipërisë, për kompozitorin Sokol Marsi dhe zv.drejtoreshën e RTSH-së, Aurora Polo shpresojnë që Shkodra Elektronikë ta sjellë Eurovision 2026 në Shqipëri.

  • Kuriozitete nga Eurovision ndër vite, fituesi Nemo u shfaq gjatë provave i veshur me një fustan

    Kuriozitete nga Eurovision ndër vite, fituesi Nemo u shfaq gjatë provave i veshur me një fustan

    Showbiz E Shtunë, 17 Maj 2025 19:43
    Fituesi i Eurovision 2024, Nemo, do të performojë sonte në finalen e madhe që mbahet në Basel të Zvicrës. Edhe pse Nemo i akuzoi organizatorët e Festivalit të Këngës në Eurovision se nuk i mbështetën mjaftueshëm muzikantët që kundërshtuan pjesëmarrjen e Izraelit, ai do të shfaqet në skenë nesër. Ai mbajti një provë i veshur me një fustan të gjatë të bardhë që i ngjan një fustani nusërie. Në një intervistë me BBC-në, ai deklaroi se fitorja ia ktheu jetën përmbys në një mënyrë pozitive.
    Disa kuriozitete

    0-Të marrësh zero pikë ka qenë frika më e madhe për pjesëmarrësit në finale. Kjo ka ndodhur 37 herë në historinë e festivalit, veçanërisht gjatë viteve 1960, kur ndodhi plot 19 herë. Pas prezantimit të gjysmëfinaleve në vitin 2004, kjo u bë shumë më e rrallë. Megjithatë, përfaqësuesi britanik James Newman arriti të marrë zero pikë në vitin 2021.
    3-Qyteti mikpritës, Baseli, ndodhet në kufirin mes Zvicrës, Gjermanisë dhe Francës, me lumin Ren që i bashkon të tria vendet.
    5-Pesë vendet kryesore financuese të Eurovisionit – Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja – kanë të garantuar pjesëmarrjen e tyre në finalen e madhe.
    6-Dublini ka qenë qyteti mikpritës më i shpeshtë në historinë e festivalit, me plot gjashtë herë.
    7-Suedia dhe Irlanda ndajnë rekordin për më shumë fitore në Eurovision, me nga shtatë fitore secila.
    9-Mbretëria e Bashkuar ka organizuar Eurovisionin nëntë herë – pesë herë pas fitoreve të veta dhe katër herë si vend zëvendësues, siç ndodhi në Liverpool në vitin 2023, kur Britania organizoi festivalin në vend të Ukrainës, që nuk mundi ta organizonte për shkak të luftës.
    13-Sandra Kim nga Belgjika është fituesja më e re në historinë e Eurovisionit. Ajo fitoi në vitin 1986 në moshën 13-vjeçare me këngën “J’aime la vie”.
    14-Greqia, Norvegjia dhe Ukraina janë kualifikuar nga gjysmëfinalet për në finale 14 herë, më shumë se çdo vend tjetër.
    16-Mbretëria e Bashkuar ka përfunduar në vendin e dytë plot 16 herë, më shumë se çdo vend tjetër. Pas saj vijnë Franca me 6 herë dhe Gjermania me 5 herë në vendin e dytë.
    26-Numri i shteteve që garojnë në finalen e madhe të këtij viti është 26.
    27-Këngët fituese të Eurovisionit kanë ardhur nga 27 vende të ndryshme, nga Rusia si vendi më i madh, deri te Monako si vendi më i vogël.
    30-Rekordi për kohën më të gjatë ndërmjet dy pjesëmarrjeve në Eurovision mban Justyna Steczkowska nga Polonia: ajo u ngjit në skenën e Eurovisionit për herë të parë në 1995 dhe rikthehet tani, pas 30 vitesh.

  • Sonte finalja e ‘Eurovision 2025’, Shkodra ‘Elektronike’ performon e 26-ta

    Sonte finalja e ‘Eurovision 2025’, Shkodra ‘Elektronike’ performon e 26-ta

    Finalja e Madhe e ‘Eurovision Song Contest 2025’ do të zhvillohet sonte në Bazel të Zvicrës.
    Edicioni i 69-të i festivalit më të madh të muzikës në Europë do të nis në orën 21:00 (CEST) dhe transmetohet drejtpërdrejt nga salla ‘St. Jakobshalle’
    26 shtete do të ngjiten në skenën e mgjishishme për të garuar për trofeun e madh. Mes tyre, Shqipëria e përfaqësuar nga ‘Shkodra Elektronike’ do të ndezë emocionet si kurrë më parë, duke performuar e fundit në renditje, në vendin e 26-të, që është edhe kodi i votimit nga publiku.
    Kënga ‘Zjerm’, u kualifikua në finale pas një performance spektakolare në gjysmëfinalen e parë në Bazel. Me një përzierje unike të ritmeve elektronike dhe motiveve të folklorit shqiptar, “Zjerm” që ka ngjallur interes të madh në rrjetet sociale dhe te dashamirët e muzikës evropiane dhe jo vetëm.
    Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për këngën “Zjerm” duke dërguar një SMS në numrin 54345, me kodin përkatës të këngës shqiptare.
    Ndërsa nga territori i Shqipërisë nuk është e mundur të votohet. Votimi mund të bëhet përmes telefonit, SMS, ose online me pagesë në faqen zyrtare: esc.vote.
    Renditja e shteteve në natën finale:

    Norvegji
    Luksemburg
    Estoni
    Izrael
    Lituani
    Spanjë
    Ukrainë
    Britani e Madhe
    Austri
    Islandë
    Letoni
    Holandë
    Finlandë
    Itali
    Poloni
    Gjermani
    Greqi
    Armeni
    Zvicër
    Maltë
    Portugali
    Danimarkë
    Suedi
    Francë
    San Marino
    Shqipëri

  • “E mira, e keqja dhe e shthurura”, CNN rendit këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira! Surprizon Shqipëria

    “E mira, e keqja dhe e shthurura”, CNN rendit këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira! Surprizon Shqipëria

    “Me 26 shtete finaliste dhe një maratonë televizive 4-orëshe, Eurovision-i është absurd, emocionues, pa ndalesë dhe, këtë vit më shumë se kurrë, tepër… sensual”-kështu e përshkruan CNN festivalin europian të këngës. Reklama në FieriWeb

    “Është një vit shumë i zjarrtë,” thotë fituesi i vitit të kaluar, Nemo, që rikthehet këtë herë si analist dhe fans i pasionuar. “Dhe kjo është fantastike për të gjithë artistët.”Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    CNN ka renditur çdo kënge finaliste, nga më e dobëta te më e mira, ku Shqipëria surprizon në vend të parë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    26. Armenia – PARG, “Survivor”Një mashkull i bukur që vrapon pa bluzë mbi një pistë, në ngjyra ose dramatike në të bardhë dhe të zezë, me një këngë që të bën të ndihesh si në një reklamë proteine. Estetika? Si ta kishte stiluar Inteligjenca Artificiale. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    25. San Marino – Gabry Ponte, “Tutta L’Italia”Autori i hitit “Blue (Da Ba Dee)” nga Eiffel 65 është kthyer me një këngë ku përmenden makarona, verë dhe Mona Lizën. Kaq. Dhe jo, nuk është meme – është realitet.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    24. Mbretëria e Bashkuar – Remember Monday, “What The Hell Just Happened?”Vajzat dinë të këndojnë, por kënga është si mbetje e një feste të vitit 2013.

    23. Portugalia – Napa, “Deslocado”E butë, relaksuese, por totalisht e harrueshme. Një këngë për në Spotify, jo për në skenën e Eurovision-it.

    22. Lituania – Katarsis, “Tavo Akys”Shumë emocione, por pak festë. Si të jesh bllokuar në një bisedë me dikë që flet vetëm për dhimbjen e brendshme dhe nuk të lë të largohesh.

    21. Gjermania – Abor & Tynna, “Baller”Kënga është surprizë ritmike, por vargjet janë krim më vete.

    20. Izraeli – Yuval Raphael, “New Day Will Rise”Një baladë e mbushur me ngarkesë emocionale dhe politike. Kënga, si muzikë mbetet më e dobët krahasuar me vitin e kaluar.

    19. Spanja – Melody, “Esa Diva”Shfaqje dramatike, por kënga është një përzierje e zhurmshme që nuk bind as jurinë, as publikun.

    18. Islanda – VÆB, “Róa”Energjike në kufijtë e lodhjes. I vetmi funksion i tyre: të zgjojnë publikun në mes të baladave të shumta.

    17. Norvegjia – Kyle Alessandro, “Lighter”I ri, energjik, por tekstet janë sikur të jenë përkthyer nga Google Translate nga anglishtja… në anglisht.

    16. Polonia – Justyna Steczkowska, “GAJA”Një kthim pas 30 vitesh, me lëvizje dramatike dhe violinë. Por zëri është pak shumë… operistik për shijet e sotme.

    15. Letonia – Tautumeitas, “Bur Man Laimi”Një grup etno-pop që sjell kulturë dhe gjuhë autentike në skenë. Nuk është për të gjithë, por është 100% Eurovision.

    14. Greqia – Klavdia, “Asteromáta”Baladë prekëse për humbjen dhe emigrimin.

    13. Holanda – Claude, “C’est La Vie”Një përzierje e ëmbël anglisht-frëngjisht që kërkon të fitojë zemrat e jurisë. E kënduar shkëlqyeshëm.

    12. Ukraina – Ziferblat, “Bird of Pray”Një mishërim i gjithçkaje që është Eurovision: guxim dhe befasi. Jo për të gjithë, por absolutisht origjinal.

    11. Estonia – Tommy Cash, “Espresso Macchiato”Një karikaturë absurde e kulturës italiane të kafesë. Ju nuk doni ta pëlqeni këtë këngë – por do ta bëni.

    10. Malta – Miriana Conte, “Serving”Vajza dominon skenën me vetëbesim dhe zë të fortë. Pak e tejkaluar, por funksionon.

    9. Danimarka – Sissal, “Hallucination”Pas pesë vitesh mungesë, Danimarka rikthehet me një baladë magjepsëse. Shumë më mirë live sesa në studio.

    8. Suedia – KAJ, “Bara Bada Bastu”“Do bëjmë sauna, sauna, do djersisim,” thonë këta tre finlandezë që përfaqësojnë Suedinë. Është qesharake, por e paharrueshme.

    7. Luksemburgu – Laura Thorn, “La Poupée Monte Le Son”Një kundërpërgjigje feministike ndaj një fitueseje të vitit 1965. Klasike, argëtuese dhe inteligjente.

    6. Italia – Lucio Corsi, “Volevo Essere Un Duro”Një këngë e ndjerë mbi identitetin dhe burrërinë. Shumë e bukur dhe ende e nënvlerësuar.

    5. Franca – Louane, “Maman”Një baladë personale për nënën e ndjerë të Louane. E sinqertë, e thjeshtë dhe tepër prekëse.

    4. Zvicra – Zoë Më, “Voyage”Delikate dhe e bukur, kjo këngë do të qëndrojë gjatë në kujtesën e publikut, edhe pse nuk pritet të fitojë dy herë radhazi.

    3. Finlanda – Erika Vikman, “Ich Komme”Një himn feminist dhe seksual që nuk ka turp nga asgjë. Mikrofonë gjigantë me flakë dhe tekst që e thotë troç.

    2. Austria – JJ, “Wasted Love”Zë brilant dhe emocione të forta, por… ngjan shumë me këngën fituese të vitit të kaluar. Rrezikon penalizim për ngjashmëri.

    1. Shqipëria – Shkodra Elektronike, “Zjerm”Një duet që nuk e pëlqen Eurovision-in – dhe pikërisht për këtë, ndoshta do ta fitojë. Zjarr, absurditet dhe stil alternativ që nuk fal. Fansat e duan. Dhe me të drejtë.

  • CNN: Shqipëria, favorite kryesore për ta fituar Eurovisionin këtë vit

    CNN: Shqipëria, favorite kryesore për ta fituar Eurovisionin këtë vit

    CNN e rendit Shqipërinë si favoritin kryesor për të fituar Eurovisionin këtë vit. Duket se dyshja shqiptare “Shkodra Elektronike”, e përbërë nga një interpret karizmatik dhe këngëtarja enigmatike Beatrice Gjergji, ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme në skenën e Eurovision-it me këngën e tyre “Zjerm”. Duke marrë vëmendjen për një stil të pazakontë, ata janë cilësuar si një nga çiftet më të papritura të këtij viti.
    Sakaq, dyshja nuk janë ndjekës tipikë të Eurovision-it. “Jo, aspak,” i tha Beatrice Gjergji CNN-it. “(Nuk është) lloji ynë i muzikës.” Megjithatë, kjo distancë nga stili tradicional i festivalit po shihet si një avantazh. Performanca e tyre, ndryshe nga çdo tjetër në garë, ka fituar një vëmendje të konsiderueshme dhe jehonë në rrjetet sociale.
    “Emocionet janë të mëdha, skena është e madhe, presioni… është i madh,” u shpreh Gjergji. Sipas CNN, , në një vit me konkurrencë më të dobët se zakonisht, Shkodra Elektronike mund të shfrytëzojë momentin dhe t’i sjellë Shqipërisë një fitore të papritur. Në vend të dytë ky medium ka renditur Austrinë, e treti Finlanda, e katërta, Zvicra dhe e pesta Franca. Në vend të gjashtë ky medium ka renditur Italianë e pasura nga Luksemburgu, Suedia, Danimarka dhe Malta.
    RENDITJA26. Armenia – PARG, “Survivor”Një mashkull i bukur që vrapon pa bluzë mbi një pistë, në ngjyra ose bardhë e zi dramatik, me një këngë që të bën të ndihesh si në një reklamë proteine. Estetika? Si të kishte dizajnuar një inteligjencë artificiale.
    25. San Marino – Gabry Ponte, “Tutta L’Italia”Autori i hitit “Blue (Da Ba Dee)” nga Eiffel 65 është kthyer me një këngë ku përmenden makarona, verë dhe Mona Liza. Kaq. Dhe jo, nuk është meme – është realitet.
    24. Mbretëria e Bashkuar – Remember Monday, “What The Hell Just Happened?”Vajzat dinë të këndojnë, por kënga është si mbetje e një feste të vitit 2013.
    23. Portugalia – Napa, “Deslocado”E butë, relaksuese, por totalisht e harrueshme. Një këngë për në Spotify, jo për në skenën e Eurovision-it.
    22. Lituania – Katarsis, “Tavo Akys”Shumë emocione, por pak festë. Si të jesh bllokuar në një bisedë me dikë që flet vetëm për dhimbjen e brendshme dhe nuk të lë të largohesh.
    21. Gjermania – Abor & Tynna, “Baller”Kënga është surprizë ritmike, por vargjet janë krim më vete.
    20. Izraeli – Yuval Raphael, “New Day Will Rise”Një baladë e mbushur me ngarkesë emocionale dhe politike. Kënga si muzikë mbetet më e dobët krahasuar me vitin e kaluar.
    19. Spanja – Melody, “Esa Diva”Shfaqje dramatike, por kënga është një përzierje e zhurmshme që nuk bind as jurinë, as publikun.
    18. Islanda – VÆB, “Róa”Energjike në kufijtë e lodhjes. I vetmi funksion i tyre: të zgjojnë publikun në mes të baladave të shumta.
    17. Norvegjia – Kyle Alessandro, “Lighter”I ri, energjik, por tekstet janë sikur të jenë përkthyer nga Google Translate nga anglishtja… në anglisht.
    16. Polonia – Justyna Steczkowska, “GAJA”Një kthim pas 30 vitesh, me lëvizje dramatike dhe violinë. Por zëri është pak shumë… operistik për shijet e sotme.
    15. Letonia – Tautumeitas, “Bur Man Laimi”Një grup etno-pop që sjell kulturë dhe gjuhë autentike në skenë. Nuk është për të gjithë, por është 100% Eurovision.
    14. Greqia – Klavdia, “Asteromáta”Baladë prekëse për humbjen dhe emigrimin.
    13. Holanda – Claude, “C’est La Vie”Një përzierje e ëmbël anglisht-frëngjisht që kërkon të fitojë zemrat e jurisë. E kënduar shkëlqyeshëm.
    12. Ukraina – Ziferblat, “Bird of Pray”Një mishërim i gjithçkaje që është Eurovision: guxim befasi. Jo për të gjithë, por absolutisht origjinal.
    11. Estonia – Tommy Cash, “Espresso Macchiato”Një karikaturë absurde e kulturës italiane të kafesë. Ju nuk doni ta pëlqeni këtë këngë – por do ta bëni.
    10. Malta – Miriana Conte, “Serving”Vajza dominon skenën me vetëbesim dhe zë të fortë. Pak e tejkaluar, por funksionon.
    9. Danimarka – Sissal, “Hallucination”Pas pesë vitesh mungesë, Danimarka rikthehet me një baladë magjepsëse. Shumë më mirë live sesa në studio.
    8. Suedia – KAJ, “Bara Bada Bastu”“Do bëjmë sauna, sauna, do djersisim,” thonë këta tre finlandezë që përfaqësojnë Suedinë. Është qesharake, por e paharrueshme.
    7. Luksemburgu – Laura Thorn, “La Poupée Monte Le Son”Një kundërpërgjigje feministike ndaj një fitueseje të vitit 1965. Klasike, argëtuese dhe inteligjente.
    6. Italia – Lucio Corsi, “Volevo Essere Un Duro”Një këngë e ndjerë mbi identitetin dhe burrërinë. Shumë e bukur dhe ende e nënvlerësuar.
    5. Franca – Louane, “Maman”Një baladë personale për nënën e ndjerë të Louane. E sinqertë, e thjeshtë dhe tepër prekëse.
    4. Zvicra – Zoë Më, “Voyage”Delikate dhe e bukur, kjo këngë do të qëndrojë gjatë në kujtesën e publikut, edhe pse nuk pritet të fitojë dy herë radhazi.
    3. Finlanda – Erika Vikman, “Ich Komme”Një himn feminist dhe seksual që nuk ka turp nga asgjë. Mikrofonë gjigantë me flakë dhe tekst që e thotë troç.
    2. Austria – JJ, “Wasted Love”Zë brilant dhe emocione të forta, por… ngjan shumë me këngën fituese të vitit të kaluar. Rrezikon penalizim për ngjashmëri.
    1. Shqipëria – Shkodra Elektronike, “Zjerm”Një duet që nuk e pëlqen Eurovision-in – dhe pikërisht për këtë, ndoshta do ta fitojë. Zjarr, absurditet dhe stil alternativ që nuk fal. Fansat e duan. Dhe me të drejtë.

  • CNN rendit Shqipërinë në vend të parë për finalen e Eurovision 2025

    CNN rendit Shqipërinë në vend të parë për finalen e Eurovision 2025

    Në një renditje krejt subjektive të 26 këngëve finaliste të Eurovision Song Contest 2025, rrjeti ndërkombëtar CNN ka vendosur Shqipërinë në vend të parë, duke e cilësuar si performancën më të mirë që do të ngjitet në skenën e finales që zhvillohet nesër në Basel, Zvicër.Në artikullin që përshkruan me tone ironike dhe plot entuziazëm çdo konkurrues, CNN thotë se për ata që shijojnë absurditetin, politikat e brendshme dhe paradat ekstravagante si në konklavën papnore, por që do të donin që kardinalët të visheshin me lëkurë leopardi dhe të lëkundeshin në topa ushtrimesh për të kërkuar votën e publikut – atëherë Eurovision është vendi i duhur. Dhe, sipas tyre, Shqipëria është mishërimi më i pastër i këtij absurdi të shkëlqyeshëm.CNN e përshkruan këngën shqiptare si “Shkodra elektronike”, duke e cilësuar një përzierje marramendëse dhe joshëse që i jep spektaklit ritëm, energji dhe identitet. Performanca është një kombinim i padiskutueshëm i çmendurisë skenike, ironisë kulturore dhe sharmeve vizuale që e bëjnë të pazëvendësueshme në këtë kompeticion të famshëm evropian, shkruan Diaspora Shqiptare.Kjo vlerësim nga një media e njohur si CNN është një lajm i madh për Shqipërinë, e cila shpeshherë ka mbetur në hije në Eurovision, dhe tashmë hyn në finalen e madhe me entuziazëm dhe përkrahje ndërkombëtare.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në një renditje krejt subjektive të 26 këngëve finaliste të Eurovision Song Contest 2025, rrjeti ndërkombëtar CNN ka vendosur Shqipërinë në vend të parë, duke e cilësuar si performancën më të mirë që do të ngjitet në skenën e finales që zhvillohet nesër në Basel, Zvicër.Në artikullin që përshkruan me tone ironike dhe plot entuziazëm çdo konkurrues, CNN thotë se për ata që shijojnë absurditetin, politikat e brendshme dhe paradat ekstravagante si në konklavën papnore, por që do të donin që kardinalët të visheshin me lëkurë leopardi dhe të lëkundeshin në topa ushtrimesh për të kërkuar votën e publikut – atëherë Eurovision është vendi i duhur. Dhe, sipas tyre, Shqipëria është mishërimi më i pastër i këtij absurdi të shkëlqyeshëm.CNN e përshkruan këngën shqiptare si “Shkodra elektronike”, duke e cilësuar një përzierje marramendëse dhe joshëse që i jep spektaklit ritëm, energji dhe identitet. Performanca është një kombinim i padiskutueshëm i çmendurisë skenike, ironisë kulturore dhe sharmeve vizuale që e bëjnë të pazëvendësueshme në këtë kompeticion të famshëm evropian, shkruan Diaspora Shqiptare.Kjo vlerësim nga një media e njohur si CNN është një lajm i madh për Shqipërinë, e cila shpeshherë ka mbetur në hije në Eurovision, dhe tashmë hyn në finalen e madhe me entuziazëm dhe përkrahje ndërkombëtare.

  • Analiza nga CNN: Shqipëria me Zjerm fiton ”Eurovision 2025”, ambivalenca e Shkodrës Elektronike është një aset

    Analiza nga CNN: Shqipëria me Zjerm fiton ”Eurovision 2025”, ambivalenca e Shkodrës Elektronike është një aset

    ”Shndrit, shndrit, shndrit”. Europa është magjespur nga krijimi unik i këngës ”Zjerm”. Nesër mbrëma në Basel të Zvicrës do të mbahet nata finale e ”Eurovision 2025”, dhe mbarë shqiptarë do të jenë me sy nga festivali. Kjo jo vetëm sepse në finale është edhe Shqipëria, por nga fakti që Shkodra Elektronike është pretedente kryesore për të qenë ata fituesit e këtij edicioni të 69-të. Jehona është e madhe, nga mediat në Itali që e kanë zbërthyer në detaje të gjithë fabulën e këngës, deri tek sondazhet që e rendisin Shqipërinë në Top 3 dhe bashkimi i mbarë shqiptarëve kudo që e duan këngën tonë. Por në një editorial media e madhe CNN, shkon edhe më tej, pasi Shqipërinë e ka rankuar në vend të parë për fitore.
    Pjesë nga shkrimi në CNN

    Ata këndojnë për një oaz-”Nuk ka ambulancë në rrugë, askush nuk të flet me arrogancë”, qartësisht të pavetëdijshëm për festat britanike të beqarisë që e shkatërrojnë Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë.
    Ata duhet të jenë fansa të mëdhenj të Eurovisionit, apo jo? “Jo, aspak”, thotë Beatriçe Gjergji për CNN. ”(Nuk) është lloji ynë i muzikës”.
    Sinqerisht, ambivalenca e tyre është një aset: nuk ka asgjë tjetër si kjo performancë në ofertë, dhe si rezultat ata po marrin vëmendje të merituar nga fansat. ”Nëse besoni në llojin e muzikës që doni, ndoshta diçka mund të ndodhë”, thotë Gjergji. ”Emocionet janë të mëdha, skena është e madhe, presioni është i madh”. /R.Shtylla-Koha Jonë/
    Pjesë nga shkrimi i medias italiane ”Piccole Storie”
    Është një lutje elektronike, një valle e shenjtë, një dialog midis shpresës dhe realiteti. Ajo minutë e imagjinuar nga Beatriçe është gjithçka që i mungon botës: është ëndrra e atyre që e dinë se nuk jetojnë në një vend të duhur, por prapë zgjedhin të kërcejnë, të këndojnë, të besojnë. Kolë është ana tjetër e shpresës. Është dëshpërimi. Ai flet për një botë që nuk i ka mbetur poezi, që ka harruar hënën, që është i etur për pushtet dhe i verbër ndaj bukurisë. Kënga e saj nuk është zemërim: është pikëllim i pastër. Është kujtesa për të mos harruar realitetin.
    VIDEO/ Kënga ”Zjerm” futet në Samitin e Europës në Tiranë, një rikrijim unik

    Prestigjozja italiane “Piccole Storie”: “Zjerm” i Shkodra Elektronike është dhurata që Shqipëria i ka sjellë Eurovision 2025

    Shkodra Elektronike, “Prometeu” që çoi “Zjerm”-in e shpirtit shqiptar në Bazel, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca në finalen e Eurovision

    FOTO/ Shndrin Shqipëria në Eurovision, Shkodra Elektronike me ”Zjerm” shkon në finalen e madhe