Tag: eurostat

  • Eurostat: Shqipëria, vendi më i varfër i Europës në 2024

    Eurostat: Shqipëria, vendi më i varfër i Europës në 2024

    Shqipëria kryeson listën e vendeve të Europës për nivelin e ulët të jetesës, ku sipas shifrave, gjysma e popullsisë në vendin tonë jeton në varfëri. Sipas të dhënave të Eurostat, në Shqipëri rreth një milionë persona jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit.
    Paçka rritjes së ekonomisë së Shqipërisë në tërësi, ulja e numrit të personave që vuajnë nga një prej formave të varfërisë, është ende e ulët.

    Ndër vendet me përqindjen më të lartë të nivelit të varfërisë, krahas Shqipërisë, ishin edhe Turqia e Rumania. Çekia, Holanda dhe Slovenia ishin vendet me përqindjen më të ulët të popullsisë në rrezik varfërie.

  • SYRI TV/ 1 milionë shqiptarë në varfëri ekstreme, EUROSTAT publikon shifrat tronditëse

    SYRI TV/ 1 milionë shqiptarë në varfëri ekstreme, EUROSTAT publikon shifrat tronditëse

     

    Të paktën 1 milionë qytetarë shqiptarë jetojnë në varfëri. Këto janë të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti Europian i Statistikave, EUROSTAT.

    Sipas të dhënave, të sjella në shqip nga revista Monitor, rezulton se më shumë se 1 miionë shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë. Për vitin 2024, Çekia, Sllovenia dhe Hollanda kishin përqindjen më të ulët të popullsisë në rrezik varfërie dhe në anën tjetër Shqipëria, Rumania dhe Turqia kishin përqindjet më të larta.

    Të 1 milion shqiptarët jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (6 kategori që lidhen me privimin në nivel individi dhe 7 kategori që lidhen me privimin në nivel familje).

    Në nivel familje konsiderohen vështirësi: Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra; Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia; Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja; Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë; Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme; Pamundësia financiare për të pasur një makinë për përdorim personal dhe Zëvendësimi i mobilieve të vjetra me të reja.

    Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30%. Shqipëria vijon të jetë vendi i vetëm në Europë, që nuk ka të përcaktuar me ligj minimumin jetik, ndërsa këto shifra publikohen vetëm pak ditë pas zgjedhjeve të 11 majit ku opozita  parqiti një plan përfshirë vendosjen e minimumit jetik, me qëllim zhdukjen e varfërisë ekstreme brenda tre muajve.

  • Raporti i Eurostat:Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

    Raporti i Eurostat:Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

    Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.
    Sipas të dhënave të fundit të Eurostat Shqipëria kryesoi Europën për nivelin e lartë të popullsisë rreth 42 për qind që është në rrezik për të qenë e varfër pasi vuan nga një formë e rëndë e përjashtimit social me 2024 (Europa të dhëna 2024, Shqipëria 2023).
    Të dhënat referojnë se më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.
    Për vitin 2024, Çekia, Solvenia dhe Hollanda kishin përqindjen më të ulët të popullsisë në rrezik varfërie dhe në anën tjetër Shqipëria, Rumania dhe Turqia kishin përqindjet më të larta.
    Të 1 milion shqiptarët jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (6 kategori që lidhen me privimin në nivel individi dhe 7 kategori që lidhen me privimin në nivel familje).
    Në nivel familje konsiderohen vështirësi: Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra;
    Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia; Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;
    Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë;
    Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme;
    Pamundësia financiare për të pasur një makinë për përdorim personal dhe Zëvendësimi i mobilieve të vjetra me të reja.
    Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30%./Monitor

  • Shqipëria me “sukseset” e Ramës, raporti i Eurostat: Gati gjysma e popullsisë është në varfëri

    Shqipëria me “sukseset” e Ramës, raporti i Eurostat: Gati gjysma e popullsisë është në varfëri

    Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.
    Sipas të dhënave të fundit të Eurostat Shqipëria kryesoi Europën për nivelin e lartë të popullsisë rreth 42 për qind që është në rrezik për të qenë e varfër pasi vuan nga një formë e rëndë e përjashtimit social me 2024 (Europa të dhëna 2024, Shqipëria 2023).
    Të dhënat referojnë se më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.
    Për vitin 2024, Çekia, Solvenia dhe Hollanda kishin përqindjen më të ulët të popullsisë në rrezik varfërie dhe në anën tjetër Shqipëria, Rumania dhe Turqia kishin përqindjet më të larta.
    Të 1 milion shqiptarët jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (6 kategori që lidhen me privimin në nivel individi dhe 7 kategori që lidhen me privimin në nivel familje).
    Në nivel familje konsiderohen vështirësi: Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra.
    Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia. Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja.
    Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë.
    Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme.
    Pamundësia financiare për të pasur një makinë për përdorim personal dhe Zëvendësimi i mobilieve të vjetra me të reja.
    Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30%./Monitor

  • Raporti i Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

    Raporti i Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

    Sipas të dhënave të fundit të Eurostat Shqipëria kryesoi Europën për nivelin e lartë të popullsisë rreth 42 për qind që është në rrezik për të qenë e varfër pasi vuan nga një formë e rëndë e përjashtimit social me 2024 (Europa të dhëna 2024, Shqipëria 2023).

    Të dhënat referojnë se më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.

    Për vitin 2024, Çekia, Solvenia dhe Hollanda kishin përqindjen më të ulët të popullsisë në rrezik varfërie dhe në anën tjetër Shqipëria, Rumania dhe Turqia kishin përqindjet më të larta.

    Të 1 milion shqiptarët jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (6 kategori që lidhen me privimin në nivel individi dhe 7 kategori që lidhen me privimin në nivel familje).

    Në nivel familje konsiderohen vështirësi: Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra;

    Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia; Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;

    Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë;

    Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme;

    Pamundësia financiare për të pasur një makinë për përdorim personal dhe Zëvendësimi i mobilieve të vjetra me të reja.

    Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30%./Monitor

  • Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë

    Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë

    Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat.
    Këta përbënin 6.1% të popullsisë së BE-së.
    Në vitin 2023, u regjistruan 25 shtetësi jo-BE – që secila përbënte të paktën 1,0 % të gjithë rezidentëve jo-BE në Bashkimin Europian; së bashku, këto grupe përfaqësonin 74,7 % të totalit.
    Komunitetet më të mëdha që jetonin në BE pa pasur shtetësi të një vendi anëtar ishin shtetasit ukrainas (11,9 %), turq (7,7 %), marokenë (7,1 %) dhe sirianë (5,3 %). Ndërkohë, shtetasit kinezë (përfshirë Hong-Kongun) dhe rusët zinin përkatësisht 3,9 % dhe 3,3 % të numrit të përgjithshëm.
    Shqiptarët renditen në vendin e nëntë me rreth 2.3% të totalit të të huajve që jetojnë në BE, pas Indisë (3.2%) dhe Mbretërisë së Bashkuar (2.6%).
    Shqipëria, e para në raport me popullsinë përkatëse
    Në vendet e BE-së jetojnë rreth 3.2 milionë ukrainas, dhe 2.1 milionë turq, sipas të dhënave të Eurostat, duke u renditur të parët në numër.
    Por emigrantët nga të dy këto shtete vijnë nga vende me popullsi të mëdha, ku Turqia ka 87 mln banorë dhe Ukraina 39 milionë banorë, duke bërë që emigrantët në raport me popullsitë e tyre përkatëse te jenë vetëm 2.4% dhe 8.4%..
    Në BE, sipas Eurostat jetojnë rreth 630 mijë shqiptare (të dhënat nuk përfshijnë Greqinë). Kjo është e barabartë me 26% të popullsisë që jeton në Shqipëri, duke na renditur të parët në BE, në raport me popullsinë, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor. Nëse shtohen dhe ata që jetojnë në Greqi, që janë të paktën 400 mijë persona, shifra e kalon 40%.
    Në nivele të larta është dhe Kosova, që renditet e dyta për shtetasit që jetojnë në BE, në raport me popullsinë përkatëse, me 25.7%.Ballkani Perëndimor vijon kryesimin, me Maqedoninë e Veriut me 19.6% dhe Bosnjë e Hercegovinën me 17.3%.
    Lejet e qëndrimit, 73 mijë vetëm në 2023
    Të dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së.
    Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë.
    Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë.
    Ikja në vendet e BE-së është një nga arsyet kryesore e rënies së ndjeshme të popullsisë. INSTAT gjeti në Censin e fundit se popullsia e vendit është reduktuar me 420 mijë persona në raport me Censin e mëparshëm të 2011. Në vend, sipas INSTAT tashmë jetojnë vetëm 2.4 milionë persona. /Monitor

  • Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

    Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

    Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat. Këta përbënin 6.1% të popullsisë së BE-së.
    Në vitin 2023, u regjistruan 25 shtetësi jo-BE – që secila përbënte të paktën 1,0 % të gjithë rezidentëve jo-BE në Bashkimin Europian; së bashku, këto grupe përfaqësonin 74,7 % të totalit.
    Komunitetet më të mëdha që jetonin në BE pa pasur shtetësi të një vendi anëtar ishin shtetasit ukrainas (11,9 %), turq (7,7 %), marokenë (7,1 %) dhe sirianë (5,3 %). Ndërkohë, shtetasit kinezë (përfshirë Hong-Kongun) dhe rusët zinin përkatësisht 3,9 % dhe 3,3 % të numrit të përgjithshëm.
    Shqiptarët renditen në vendin e nëntë me rreth 2.3% të totalit të të huajve që jetojnë në BE, pas Indisë (3.2%) dhe Mbretërisë së Bashkuar (2.6%).
    Shqipëria, e para në raport me popullsinë përkatëse
    Në vendet e BE-së jetojnë rreth 3.2 milionë ukrainas, dhe 2.1 milionë turq, sipas të dhënave të Eurostat, duke u renditur të parët në numër.
    Por emigrantët nga të dy këto shtete vijnë nga vende me popullsi të mëdha, ku Turqia ka 87 mln banorë dhe Ukraina 39 milionë banorë, duke bërë që emigrantët në raport me popullsitë e tyre përkatëse te jenë vetëm 2.4% dhe 8.4%..
    Në BE, sipas Eurostat jetojnë rreth 630 mijë shqiptare (të dhënat nuk përfshijnë Greqinë). Kjo është e barabartë me 26% të popullsisë që jeton në Shqipëri, duke na renditur të parët në BE, në raport me popullsinë, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor. Nëse shtohen dhe ata që jetojnë në Greqi, që janë të paktën 400 mijë persona, shifra e kalon 40%.
    Në nivele të larta është dhe Kosova, që renditet e dyta për shtetasit që jetojnë në BE, në raport me popullsinë përkatëse, me 25.7%.Ballkani Perëndimor vijon kryesimin, me Maqedoninë e Veriut me 19.6% dhe Bosnjë e Hercegovinën me 17.3%.
    Lejet e qëndrimit, 73 mijë vetëm në 2023
    Të dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së.
    Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë.
    Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë.
    Ikja në vendet e BE-së është një nga arsyet kryesore e rënies së ndjeshme të popullsisë. INSTAT gjeti në Censin e fundit se popullsia e vendit është reduktuar me 420 mijë persona në raport me Censin e mëparshëm të 2011. Në vend, sipas INSTAT tashmë jetojnë vetëm 2.4 milionë persona./Monitor

     

  • Numri i të burgosurve në vend / Eurostat: Shqipëria e para në rajon

    Numri i të burgosurve në vend / Eurostat: Shqipëria e para në rajon

    Shqipëria renditet e katërta në Evropë dhe e para në rajon për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë.  Të dhënat janë publikuar nga Eurostat, ku vendi ynë pati 182 të burgosur për 100 mijë banorë në vitin 2023, ndërkohë që mesatarja e BE-së ishte 111.
    Në vend të parë renditet Turqia me 342 të burgosur për 100 mijë banorë, pasuar nga Polonia dhe Hungaria.
    Konkretisht sipas Eurostat, në vitin 2023 Shqipëria regjistroi 5017 të burgosur, 125 prej të cilëve rezultojnë të huaj. Ndërsa të ndarë sipas gjinisë 4 919 ishin meshkuj dhe 76 femra.
    Në krahasim me rajonin, Shqipëria është në krye të listës me normën më të lartë të të burgosurve për numër popullsie, duke u pasuar më tej nga Serbia dhe Mali i ZI. Vendi ynë është po ashtu në mesin e shteteve me qeli të mbipopulluara.

  • Eurostat: Shqipëria e para në rajon për numrin e të burgosurve, 5017 të vetëm në vitin 2023

    Eurostat: Shqipëria e para në rajon për numrin e të burgosurve, 5017 të vetëm në vitin 2023

    Shqipëria është e katërta në Europë dhe e para në rajon për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë. Sipas Eurostat, vendi ynë pati 182 të burgosur për 100 mijë banorë në vitin 2023, ndërkohë që mesatarja e BE-së ishte 111.
    Në vend të parë renditet Turqia me 342 të burgosur për 100 mijë banorë, pasuar nga Polonia dhe Hungaria. Sipas Eurostat, në vitin 2023 Shqipëria regjistroi 5017 të burgosur, 125 prej të cilëve rezultojnë të huaj.
    Ndërsa të ndarë sipas gjinisë 4 919 ishin meshkuj dhe 76 femra.
    Në krahasim me rajonin, Shqipëria është në krye të listës me normën më të lartë të të burgosurve për numër popullsie, duke u pasuar më tej nga Serbia dhe Mali i ZI.
    Vendi ynë është po ashtu në mesin e shteteve me qeli të mbipopulluara.

  • Bien vrasjet me dashje në Shqipëri, Eurostat: Të tretët në Ballkanin Perëndimor

    Bien vrasjet me dashje në Shqipëri, Eurostat: Të tretët në Ballkanin Perëndimor

    Numri i vrasjeve me dashje në Shqipëri ka ardhur në rënie vitet e fundit, megjithatë në një publikim të fundit të Eurostat, renditemi të tretët në Ballkanin Perëndimor me 34 ngjarje të tilla për vitin 2023.Listën në rajon e kryeson Serbia me 78 raste pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina me 35.
    Statistikat zyrtare për Shqipërinë tregojnë se në harkun kohor të 10 viteve numri i vrasjeve me dashje ka rënë ndjeshëm, me 68%.  Konkretisht në vitin 2013 numëroheshin 107 raste, trefish më shumë sesa policia ka identifikuar si te tilla në vitin 2023. Sipas Eurostat, ndër vendet e BE-së, numri më i lartë absolut i vrasjeve me dashje u regjistrua në Francë (887), e ndjekur nga Gjermania (661) dhe Italia (338), ndërsa numri më i ulët u gjet në Maltë (2), Luksemburg (4) dhe Qipro (10). Në vitin 2023, ka pasur 3 930 vrasje me dashje në BE të regjistruara nga policia, një rritje prej 1.5% krahasuar me vitin 2022. Megjithatë, në dekadën e fundit ka pasur një tendencë rënëse me 15%. Tv Klan