Tag: eurostat

  • Propaganda/ Rama mburret me turistët, por në Shqipëri vijnë më ‘koprracët’

    Propaganda/ Rama mburret me turistët, por në Shqipëri vijnë më ‘koprracët’

    Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëton në një shtet tjetër të Europës, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe që i përkasin vitit 2023.

    Për mesataren e eurozonës ky tregues rritet në 93 euro. Ky tregues përfshin fjetjen (akomodimin), ushqimin dhe pijet, transportin lokal, biletat e muzeve, aktiviteteve rekreative etj.

    Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi shpenzimet mesatare për natë të turistëve europianë tregojnë një rritje të ndjeshme të buxheteve të dedikuara për udhëtime në vitin 2023, pas një rimëkëmbjeje të fortë të turizmit në të gjithë kontinentin. Në vitin 2022 shpenzimi ishte rreth 84 euro dhe në 2019-n rreth 77 euro.

    Ky indikator — shpenzimi mesatar për natë në udhëtimet ndërkombëtare — ofron një pasqyrë të rëndësishme për të parë se cili është niveli i turistëve për nga aftësia e fuqisë blerëse që viziton Shqipërinë.

    Italianët janë grupi i dytë më i madhe i turistëve që vijnë në Shqipëri, pas Kosovës, me rreth 11% të totalit të hyrjeve, sipas të dhënave të INSTAT. Italianët etiketohen nga operatorët e tregut si më “koprracët”, që nuk shpenzojnë dhe bëjnë pazar për çdo gjë. Edhe të dhënat e Eurostat tregojnë se italianët janë më doreshtrënguar se të tjerët në Europë. Ata shpenzojnë mesatarisht në udhëtimet e tyre 78 euro në natë, ose 14% më pak se mesatarja europiane. Pak a shumë në të njëjtin nivel janë edhe francezët (79 euro), spanjollët (75 euro), Holandezët (75 euro).

    Italianët po vijojnë të jenë besnikë ndaj Shqipërisë. Për 5 mujorin e parë hynë gati 400 mijë shtetas nga Italia (11.6% e totalit), me rritje 7.8% me bazë vjetore.

    Shtrenjtimi i çmimeve po largon turistët dorështrënguar individualë

    Ndonëse italianëve u ka dalë “nami” që janë dorështrënguar, ka një kategori tjetër që vjen në Shqipëri që duket se e zgjedhin vendin për çmimet e lira, për të cilat është reklamuar aq shumë në rrjetet sociale. Polakët dhe çekët janë ata që shpenzojnë më pak në udhëtimet e tyre në Europë, me rreth 50 euro/natë, gati sa gjysma e mesatares së Europës, sipas të dhënave të Eurostat.

    Ky është një grup që ka ardhur në Shqipëri përmes agjencive, duke u vendosur kryesisht në Golem, ndërsa ata që vijnë individualë janë në pjesën e jugut, sipas agjencive turistike. Edhe polakët janë konstatuar nga operatorët në vend si turistë që nuk shpenzojnë shumë.

    Turoperatorët kanë konfirmuar se agjencitë e huaja që sjellin polakët, kanë rritur kontratat me garanci në 2025 dhe se vera pritet të ketë më shumë vizitorë që preferojnë të vijnë të organizuar por vitin e shkuar, një pjesë e rëndësishme e tyre kanë ardhur në formë individuale. Shtrenjtimi i vazhdueshëm i paketave, nën argumentin e kostove dhe zhvlerësimit të euros, bëri të vështira negociatat vitin e shkuar mes agjencive dhe hoteleve. Në atë kohë turoperatorët thanë se Shqipëria duhet të vijojë të mbetet konkurruese në mënyrë që të jetë atraktive për këtë grup vizitorësh që vijnë me paketa “të gjitha të përfshira, apo “vakte dhe hotel (pa pije)”. Këtë vit polakët në formë individuale janë më të kufizuar dhe sipas turoperatorëve kjo lidhet me kosto më të larta të pushimeve ndërkohë që një pjesë duket se po preferojnë desntinacione më afër tyre, ku Kroacia është një ndër to duke shënuar për janar-maj një rritje me 8 për qind të këtij grupi në këtë shtet.

    Të dhënat e INSTAT treguan se hyrjet e shtetasve polakë në 5 mujorin e parë të këtij viti ranë me 8.6% në raport me janar-maj 2024, teka gjithsej hynë 42 mijë shtetas, ose 1.4% e totalit.

    Turistët dorështrënguar kryesojnë renditjen e turistëve në Shqipëri. Maqedonia e Veriut është e treta për hyrjet në vend për 5 mujorin, me 308 mijë shtetas (9%) e totalit. Të dhënat e Eurostat, që i përkasin vitit 2021 tregojnë se shpenzimi mesatar i tyre ishte 37 euro në natë.

    Shtetasit grekë janë në vend të katërt me 287 mijë hyrje (8.3% e totalit), një pjesë e të cilëve mund të jenë shqiptarë me pasaportë greke. Sipas Eurostat, grekët janë në fund të listës së shpenzuesve, duke qenë më poshtë se polakët e çekët, me 46 euro/natë.

    Për Shqipërinë të dhënat e fundit janë të vitit 2020. Në atë vit, një shqiptar që udhëtonte në Europë shpenzonte mesatarisht 31.6 euro/natë, e fundit në Europë.

    Të mbajmë mirë gjermanët

    Turistët më të mirë për momentin në vend rezultojnë se janë gjermanët. Sipas Eurostat, ata shpenzojnë mesatarisht 117 euro në natë kur udhëtojnë nëpër Europë. Ky grup ka shënuar një rritje të fortë të hyrjeve në 5 mujorin e parë të vitit në vend, me 124 mijë hyrje, me rritje prej 29%. Për herë të parë gjermanët janë grupi i pestë më i madh i turistëve në vend, me 3.5% të hyrjeve në total.

    Operatorët turistikë thonë se fillimisht gjermanët vitin kryesisht me ture kulturore, ndërsa tani po vijnë individualisht dhe për pushime verore, të nxitur dhe nga shitimi i linjave direkte me qytetet gjermane.

    Si u tërhoqën turistët që shpenzojnë më shumë

    Austriakët janë turistët që shpenzojnë më shumë kur udhëtojnë në Europë, sipas Eurostat, me 155 euro në natë. Në Shqipëri ata zinin 0.6% të hyrjeve totale për 5 mujorin e parë 2025.

    Në vend të dytë janë maltezët (138 euro), të ndjekur nga Islanda (131 euro).

    Në listën e shpenzuesve më të mëdhenj janë dhe shtetet nordike, ku kryeson Norvegjia, me 127 euro/natë dhe Suedia me 108 euro, duke reflektuar fuqinë e lartë blerëse dhe prirjen për udhëtime me cilësi më të lartë (akomodim më i mirë, shërbime më të kushtueshme, restorante etj.). Nordikët erdhën dy vite radhazi në Shqipëri me kontrata garancie, por në fund të 2022-n u tërhoqën teksa kërkonin cilësi në shërbime.

    “Përderisa nuk marrin shërbim, normalisht do të kenë edhe një reagim. Nga ajo që ne shohim ka një rënie të review (përshtypjeve) që ka ardhur nga mungesa e shërbimit apo rënia e cilësisë së tij në strukturat akomoduese. Një tjetër element mendoj se është infrastruktura. Prej disa vitesh, ne i gënjejmë për trafikun, duke u premtuar zgjidhje siç na premtohet dhe nga institucionet. Kjo nuk po zgjidhet”, ka pohuar më herët kreu i Unionit Turistik, Rrahman Kasa.

    Tendenca të përgjithshme tregojnë se vendet me shërbime të zhvilluara, akomodim të standardeve të larta dhe infrastrukturë cilësore tërheqin një profil turistësh me buxhet më të lartë. Ndërkohë, vendet më të lira janë kryesisht destinacione për turizëm sezonal me turistë që nuk janë të gatshëm të paguajnë shtrenjtë për shërbimet që marrin./ MONITOR/ 

  • Në Shqipëri vijnë më ‘koprracët’/ Sa shpenzojnë turistët europianë në një natë?

    Në Shqipëri vijnë më ‘koprracët’/ Sa shpenzojnë turistët europianë në një natë?

    Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëton në një shtet tjetër të Europës, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe që i përkasin vitit 2023. Për mesataren e eurozonës ky tregues rritet në 93 euro. Ky tregues përfshin fjetjen (akomodimin), ushqimin dhe pijet, transportin lokal, biletat e muzeve, aktiviteteve rekreative etj.
    Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi shpenzimet mesatare për natë të turistëve europianë tregojnë një rritje të ndjeshme të buxheteve të dedikuara për udhëtime në vitin 2023, pas një rimëkëmbjeje të fortë të turizmit në të gjithë kontinentin. Në vitin 2022 shpenzimi ishte rreth 84 euro dhe në 2019-n rreth 77 euro. Ky indikator — shpenzimi mesatar për natë në udhëtimet ndërkombëtare — ofron një pasqyrë të rëndësishme për të parë se cili është niveli i turistëve për nga aftësia e fuqisë blerëse që viziton Shqipërinë.
    Italianët janë grupi i dytë më i madhe i turistëve që vijnë në Shqipëri, pas Kosovës, me rreth 11% të totalit të hyrjeve, sipas të dhënave të INSTAT. Italianët etiketohen nga operatorët e tregut si më “koprracët”, që nuk shpenzojnë dhe bëjnë pazar për çdo gjë. Edhe të dhënat e Eurostat tregojnë se italianët janë më doreshtrënguar se të tjerët në Europë. Ata shpenzojnë mesatarisht në udhëtimet e tyre 78 euro në natë, ose 14% më pak se mesatarja europiane. Pak a shumë në të njëjtin nivel janë edhe francezët (79 euro), spanjollët (75 euro), Holandezët (75 euro).
    Italianët po vijojnë të jenë besnikë ndaj Shqipërisë. Për 5 mujorin e parë hynë gati 400 mijë shtetas nga Italia (11.6% e totalit), me rritje 7.8% me bazë vjetore.
    Shtrenjtimi i çmimeve po largon turistët dorështrënguar individualë
    Ndonëse italianëve u ka dalë “nami” që janë dorështrënguar, ka një kategori tjetër që vjen në Shqipëri që duket se e zgjedhin vendin për çmimet e lira, për të cilat është reklamuar aq shumë në rrjetet sociale. Polakët dhe çekët janë ata që shpenzojnë më pak në udhëtimet e tyre në Europë, me rreth 50 euro/natë, gati sa gjysma e mesatares së Europës, sipas të dhënave të Eurostat.
    Ky është një grup që ka ardhur në Shqipëri përmes agjencive, duke u vendosur kryesisht në Golem, ndërsa ata që vijnë individualë janë në pjesën e jugut, sipas agjencive turistike. Edhe polakët janë konstatuar nga operatorët në vend si turistë që nuk shpenzojnë shumë.
    Turoperatorët kanë konfirmuar se agjencitë e huaja që sjellin polakët, kanë rritur kontratat me garanci në 2025 dhe se vera pritet të ketë më shumë vizitorë që preferojnë të vijnë të organizuar por vitin e shkuar, një pjesë e rëndësishme e tyre kanë ardhur në formë individuale. Shtrenjtimi i vazhdueshëm i paketave, nën argumentin e kostove dhe zhvlerësimit të euros, bëri të vështira negociatat vitin e shkuar mes agjencive dhe hoteleve. Në atë kohë turoperatorët thanë se Shqipëria duhet të vijojë të mbetet konkurruese në mënyrë që të jetë atraktive për këtë grup vizitorësh që vijnë me paketa “të gjitha të përfshira, apo “vakte dhe hotel (pa pije)”. Këtë vit polakët në formë individuale janë më të kufizuar dhe sipas turoperatorëve kjo lidhet me kosto më të larta të pushimeve ndërkohë që një pjesë duket se po preferojnë desntinacione më afër tyre, ku Kroacia është një ndër to duke shënuar për janar-maj një rritje me 8 për qind të këtij grupi në këtë shtet.
    Të dhënat e INSTAT treguan se hyrjet e shtetasve polakë në 5 mujorin e parë të këtij viti ranë me 8.6% në raport me janar-maj 2024, teka gjithsej hynë 42 mijë shtetas, ose 1.4% e totalit.
    Turistët dorështrënguar kryesojnë renditjen e turistëve në Shqipëri. Maqedonia e Veriut është e treta për hyrjet në vend për 5 mujorin, me 308 mijë shtetas (9%) e totalit. Të dhënat e Eurostat, që i përkasin vitit 2021 tregojnë se shpenzimi mesatar i tyre ishte 37 euro në natë.
    Shtetasit grekë janë në vend të katërt me 287 mijë hyrje (8.3% e totalit), një pjesë e të cilëve mund të jenë shqiptarë me pasaportë greke. Sipas Eurostat, grekët janë në fund të listës së shpenzuesve, duke qenë më poshtë se polakët e çekët, me 46 euro/natë.
    Për Shqipërinë të dhënat e fundit janë të vitit 2020. Në atë vit, një shqiptar që udhëtonte në Europë shpenzonte mesatarisht 31.6 euro/natë, e fundit në Europë.
    Të mbajmë mirë gjermanët
    Turistët më të mirë për momentin në vend rezultojnë se janë gjermanët. Sipas Eurostat, ata shpenzojnë mesatarisht 117 euro në natë kur udhëtojnë nëpër Europë. Ky grup ka shënuar një rritje të fortë të hyrjeve në 5 mujorin e parë të vitit në vend, me 124 mijë hyrje, me rritje prej 29%. Për herë të parë gjermanët janë grupi i pestë më i madh i turistëve në vend, me 3.5% të hyrjeve në total.
    Operatorët turistikë thonë se fillimisht gjermanët vitin kryesisht me ture kulturore, ndërsa tani po vijnë individualisht dhe për pushime verore, të nxitur dhe nga shitimi i linjave direkte me qytetet gjermane.
    Si u tërhoqën turistët që shpenzojnë më shumë
    Austriakët janë turistët që shpenzojnë më shumë kur udhëtojnë në Europë, sipas Eurostat, me 155 euro në natë. Në Shqipëri ata zinin 0.6% të hyrjeve totale për 5 mujorin e parë 2025.
    Në vend të dytë janë maltezët (138 euro), të ndjekur nga Islanda (131 euro).
    Në listën e shpenzuesve më të mëdhenj janë dhe shtetet nordike, ku kryeson Norvegjia, me 127 euro/natë dhe Suedia me 108 euro, duke reflektuar fuqinë e lartë blerëse dhe prirjen për udhëtime me cilësi më të lartë (akomodim më i mirë, shërbime më të kushtueshme, restorante etj.). Nordikët erdhën dy vite radhazi në Shqipëri me kontrata garancie, por në fund të 2022-n u tërhoqën teksa kërkonin cilësi në shërbime.
    “Përderisa nuk marrin shërbim, normalisht do të kenë edhe një reagim. Nga ajo që ne shohim ka një rënie të review (përshtypjeve) që ka ardhur nga mungesa e shërbimit apo rënia e cilësisë së tij në strukturat akomoduese. Një tjetër element mendoj se është infrastruktura. Prej disa vitesh, ne i gënjejmë për trafikun, duke u premtuar zgjidhje siç na premtohet dhe nga institucionet. Kjo nuk po zgjidhet”, ka pohuar më herët kreu i Unionit Turistik, Rrahman Kasa.
    Tendenca të përgjithshme tregojnë se vendet me shërbime të zhvilluara, akomodim të standardeve të larta dhe infrastrukturë cilësore tërheqin një profil turistësh me buxhet më të lartë. Ndërkohë, vendet më të lira janë kryesisht destinacione për turizëm sezonal me turistë që nuk janë të gatshëm të paguajnë shtrenjtë për shërbimet që marrin./ Monitor

  • Eurostat: Rama mburret për turizmin, por në Shqipëri po vijnë më ‘koprracët’

    Eurostat: Rama mburret për turizmin, por në Shqipëri po vijnë më ‘koprracët’

    Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëton në një shtet tjetër të Europës, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe që i përkasin vitit 2023. Për mesataren e eurozonës ky tregues rritet në 93 euro. Ky tregues përfshin fjetjen (akomodimin), ushqimin dhe pijet, transportin lokal, biletat e muzeve, aktiviteteve rekreative etj.
    Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi shpenzimet mesatare për natë të turistëve europianë tregojnë një rritje të ndjeshme të buxheteve të dedikuara për udhëtime në vitin 2023, pas një rimëkëmbjeje të fortë të turizmit në të gjithë kontinentin. Në vitin 2022 shpenzimi ishte rreth 84 euro dhe në 2019-n rreth 77 euro.

    Ky indikator — shpenzimi mesatar për natë në udhëtimet ndërkombëtare — ofron një pasqyrë të rëndësishme për të parë se cili është niveli i turistëve për nga aftësia e fuqisë blerëse që viziton Shqipërinë.

    Italianët janë grupi i dytë më i madhe i turistëve që vijnë në Shqipëri, pas Kosovës, me rreth 11% të totalit të hyrjeve, sipas të dhënave të INSTAT. Italianët etiketohen nga operatorët e tregut si më “koprracët”, që nuk shpenzojnë dhe bëjnë pazar për çdo gjë. Edhe të dhënat e Eurostat tregojnë se italianët janë më doreshtrënguar se të tjerët në Europë. Ata shpenzojnë mesatarisht në udhëtimet e tyre 78 euro në natë, ose 14% më pak se mesatarja europiane. Pak a shumë në të njëjtin nivel janë edhe francezët (79 euro), spanjollët (75 euro), Holandezët (75 euro).
    Italianët po vijojnë të jenë besnikë ndaj Shqipërisë. Për 5 mujorin e parë hynë gati 400 mijë shtetas nga Italia (11.6% e totalit), me rritje 7.8% me bazë vjetore.
    Shtrenjtimi i çmimeve po largon turistët dorështrënguar individualë
    Ndonëse italianëve u ka dalë “nami” që janë dorështrënguar, ka një kategori tjetër që vjen në Shqipëri që duket se e zgjedhin vendin për çmimet e lira, për të cilat është reklamuar aq shumë në rrjetet sociale. Polakët dhe çekët janë ata që shpenzojnë më pak në udhëtimet e tyre në Europë, me rreth 50 euro/natë, gati sa gjysma e mesatares së Europës, sipas të dhënave të Eurostat.
    Ky është një grup që ka ardhur në Shqipëri përmes agjencive, duke u vendosur kryesisht në Golem, ndërsa ata që vijnë individualë janë në pjesën e jugut, sipas agjencive turistike. Edhe polakët janë konstatuar nga operatorët në vend si turistë që nuk shpenzojnë shumë.
    Turoperatorët kanë konfirmuar se agjencitë e huaja që sjellin polakët, kanë rritur kontratat me garanci në 2025 dhe se vera pritet të ketë më shumë vizitorë që preferojnë të vijnë të organizuar por vitin e shkuar, një pjesë e rëndësishme e tyre kanë ardhur në formë individuale. Shtrenjtimi i vazhdueshëm i paketave, nën argumentin e kostove dhe zhvlerësimit të euros, bëri të vështira negociatat vitin e shkuar mes agjencive dhe hoteleve. Në atë kohë turoperatorët thanë se Shqipëria duhet të vijojë të mbetet konkurruese në mënyrë që të jetë atraktive për këtë grup vizitorësh që vijnë me paketa “të gjitha të përfshira, apo “vakte dhe hotel (pa pije)”. Këtë vit polakët në formë individuale janë më të kufizuar dhe sipas turoperatorëve kjo lidhet me kosto më të larta të pushimeve ndërkohë që një pjesë duket se po preferojnë desntinacione më afër tyre, ku Kroacia është një ndër to duke shënuar për janar-maj një rritje me 8 për qind të këtij grupi në këtë shtet.
    Të dhënat e INSTAT treguan se hyrjet e shtetasve polakë në 5 mujorin e parë të këtij viti ranë me 8.6% në raport me janar-maj 2024, teka gjithsej hynë 42 mijë shtetas, ose 1.4% e totalit.
    Turistët dorështrënguar kryesojnë renditjen e turistëve në Shqipëri. Maqedonia e Veriut është e treta për hyrjet në vend për 5 mujorin, me 308 mijë shtetas (9%) e totalit. Të dhënat e Eurostat, që i përkasin vitit 2021 tregojnë se shpenzimi mesatar i tyre ishte 37 euro në natë.
    Shtetasit grekë janë në vend të katërt me 287 mijë hyrje (8.3% e totalit), një pjesë e të cilëve mund të jenë shqiptarë me pasaportë greke. Sipas Eurostat, grekët janë në fund të listës së shpenzuesve, duke qenë më poshtë se polakët e çekët, me 46 euro/natë.
    Për Shqipërinë të dhënat e fundit janë të vitit 2020. Në atë vit, një shqiptar që udhëtonte në Europë shpenzonte mesatarisht 31.6 euro/natë, e fundit në Europë.
    Të mbajmë mirë gjermanët
    Turistët më të mirë për momentin në vend rezultojnë se janë gjermanët. Sipas Eurostat, ata shpenzojnë mesatarisht 117 euro në natë kur udhëtojnë nëpër Europë. Ky grup ka shënuar një rritje të fortë të hyrjeve në 5 mujorin e parë të vitit në vend, me 124 mijë hyrje, me rritje prej 29%. Për herë të parë gjermanët janë grupi i pestë më i madh i turistëve në vend, me 3.5% të hyrjeve në total.
    Operatorët turistikë thonë se fillimisht gjermanët vitin kryesisht me ture kulturore, ndërsa tani po vijnë individualisht dhe për pushime verore, të nxitur dhe nga shitimi i linjave direkte me qytetet gjermane.
    Si u tërhoqën turistët që shpenzojnë më shumë
    Austriakët janë turistët që shpenzojnë më shumë kur udhëtojnë në Europë, sipas Eurostat, me 155 euro në natë. Në Shqipëri ata zinin 0.6% të hyrjeve totale për 5 mujorin e parë 2025.
    Në vend të dytë janë maltezët (138 euro), të ndjekur nga Islanda (131 euro).
    Në listën e shpenzuesve më të mëdhenj janë dhe shtetet nordike, ku kryeson Norvegjia, me 127 euro/natë dhe Suedia me 108 euro, duke reflektuar fuqinë e lartë blerëse dhe prirjen për udhëtime me cilësi më të lartë (akomodim më i mirë, shërbime më të kushtueshme, restorante etj.). Nordikët erdhën dy vite radhazi në Shqipëri me kontrata garancie, por në fund të 2022-n u tërhoqën teksa kërkonin cilësi në shërbime.
    “Përderisa nuk marrin shërbim, normalisht do të kenë edhe një reagim. Nga ajo që ne shohim ka një rënie të review (përshtypjeve) që ka ardhur nga mungesa e shërbimit apo rënia e cilësisë së tij në strukturat akomoduese. Një tjetër element mendoj se është infrastruktura. Prej disa vitesh, ne i gënjejmë për trafikun, duke u premtuar zgjidhje siç na premtohet dhe nga institucionet. Kjo nuk po zgjidhet”, ka pohuar më herët kreu i Unionit Turistik, Rrahman Kasa.
    Tendenca të përgjithshme tregojnë se vendet me shërbime të zhvilluara, akomodim të standardeve të larta dhe infrastrukturë cilësore tërheqin një profil turistësh me buxhet më të lartë. Ndërkohë, vendet më të lira janë kryesisht destinacione për turizëm sezonal me turistë që nuk janë të gatshëm të paguajnë shtrenjtë për shërbimet që marrin./ Monitor
     

  • Sa shpenzojnë turistët europianë në një natë, në Shqipëri vijnë më “koprracët”

    Sa shpenzojnë turistët europianë në një natë, në Shqipëri vijnë më “koprracët”

    Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëton në një shtet tjetër të Europës, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe që i përkasin vitit 2023.Për mesataren e eurozonës ky tregues rritet në 93 euro. Ky tregues përfshin fjetjen (akomodimin), ushqimin dhe pijet, transportin lokal, biletat e muzeve, aktiviteteve rekreative etj.Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi shpenzimet mesatare për natë të turistëve europianë tregojnë një rritje të ndjeshme të buxheteve të dedikuara për udhëtime në vitin 2023, pas një rimëkëmbjeje të fortë të turizmit në të gjithë kontinentin. Në vitin 2022 shpenzimi ishte rreth 84 euro dhe në 2019-n rreth 77 euro.Ky indikator — shpenzimi mesatar për natë në udhëtimet ndërkombëtare — ofron një pasqyrë të rëndësishme për të parë se cili është niveli i turistëve për nga aftësia e fuqisë blerëse që viziton Shqipërinë.Italianët janë grupi i dytë më i madhe i turistëve që vijnë në Shqipëri, pas Kosovës, me rreth 11% të totalit të hyrjeve, sipas të dhënave të INSTAT. Italianët etiketohen nga operatorët e tregut si më “koprracët”, që nuk shpenzojnë dhe bëjnë pazar për çdo gjë. Edhe të dhënat e Eurostat tregojnë se italianët janë më doreshtrënguar se të tjerët në Europë. Ata shpenzojnë mesatarisht në udhëtimet e tyre 78 euro në natë, ose 14% më pak se mesatarja europiane. Pak a shumë në të njëjtin nivel janë edhe francezët (79 euro), spanjollët (75 euro), Holandezët (75 euro).Bilanci i një vere, cilët ishin turistët e huaj më kopracë, aventurierë e “pijetarë”Italianët po vijojnë të jenë besnikë ndaj Shqipërisë. Për 5 mujorin e parë hynë gati 400 mijë shtetas nga Italia (11.6% e totalit), me rritje 7.8% me bazë vjetore.Shtrenjtimi i çmimeve po largon turistët dorështrënguar individualëNdonëse italianëve u ka dalë “nami” që janë dorështrënguar, ka një kategori tjetër që vjen në Shqipëri që duket se e zgjedhin vendin për çmimet e lira, për të cilat është reklamuar aq shumë në rrjetet sociale. Polakët dhe çekët janë ata që shpenzojnë më pak në udhëtimet e tyre në Europë, me rreth 50 euro/natë, gati sa gjysma e mesatares së Europës, sipas të dhënave të Eurostat.Ky është një grup që ka ardhur në Shqipëri përmes agjencive, duke u vendosur kryesisht në Golem, ndërsa ata që vijnë individualë janë në pjesën e jugut, sipas agjencive turistike. Edhe polakët janë konstatuar nga operatorët në vend si turistë që nuk shpenzojnë shumë.Turoperatorët kanë konfirmuar se agjencitë e huaja që sjellin polakët, kanë rritur kontratat me garanci në 2025 dhe se vera pritet të ketë më shumë vizitorë që preferojnë të vijnë të organizuar por vitin e shkuar, një pjesë e rëndësishme e tyre kanë ardhur në formë individuale. Shtrenjtimi i vazhdueshëm i paketave, nën argumentin e kostove dhe zhvlerësimit të euros, bëri të vështira negociatat vitin e shkuar mes agjencive dhe hoteleve. Në atë kohë turoperatorët thanë se Shqipëria duhet të vijojë të mbetet konkurruese në mënyrë që të jetë atraktive për këtë grup vizitorësh që vijnë me paketa “të gjitha të përfshira, apo “vakte dhe hotel (pa pije)”. Këtë vit polakët në formë individuale janë më të kufizuar dhe sipas turoperatorëve kjo lidhet me kosto më të larta të pushimeve ndërkohë që një pjesë duket se po preferojnë desntinacione më afër tyre, ku Kroacia është një ndër to duke shënuar për janar-maj një rritje me 8 për qind të këtij grupi në këtë shtet.Të dhënat e INSTAT treguan se hyrjet e shtetasve polakë në 5 mujorin e parë të këtij viti ranë me 8.6% në raport me janar-maj 2024, teka gjithsej hynë 42 mijë shtetas, ose 1.4% e totalit.Turistët dorështrënguar kryesojnë renditjen e turistëve në Shqipëri. Maqedonia e Veriut është e treta për hyrjet në vend për 5 mujorin, me 308 mijë shtetas (9%) e totalit. Të dhënat e Eurostat, që i përkasin vitit 2021 tregojnë se shpenzimi mesatar i tyre ishte 37 euro në natë.Shtetasit grekë janë në vend të katërt me 287 mijë hyrje (8.3% e totalit), një pjesë e të cilëve mund të jenë shqiptarë me pasaportë greke. Sipas Eurostat, grekët janë në fund të listës së shpenzuesve, duke qenë më poshtë se polakët e çekët, me 46 euro/natë.Turizmi, Kosova “ikën” pas heqjes së vizave, “mërziten” polakët dhe spanjollëtPër Shqipërinë të dhënat e fundit janë të vitit 2020. Në atë vit, një shqiptar që udhëtonte në Europë shpenzonte mesatarisht 31.6 euro/natë, e fundit në Europë.Të mbajmë mirë gjermanëtTuristët më të mirë për momentin në vend rezultojnë se janë gjermanët. Sipas Eurostat, ata shpenzojnë mesatarisht 117 euro në natë kur udhëtojnë nëpër Europë. Ky grup ka shënuar një rritje të fortë të hyrjeve në 5 mujorin e parë të vitit në vend, me 124 mijë hyrje, me rritje prej 29%. Për herë të parë gjermanët janë grupi i pestë më i madh i turistëve në vend, me 3.5% të hyrjeve në total.Operatorët turistikë thonë se fillimisht gjermanët vitin kryesisht me ture kulturore, ndërsa tani po vijnë individualisht dhe për pushime verore, të nxitur dhe nga shitimi i linjave direkte me qytetet gjermane.Si u tërhoqën turistët që shpenzojnë më shumëAustriakët janë turistët që shpenzojnë më shumë kur udhëtojnë në Europë, sipas Eurostat, me 155 euro në natë. Në Shqipëri ata zinin 0.6% të hyrjeve totale për 5 mujorin e parë 2025.Në vend të dytë janë maltezët (138 euro), të ndjekur nga Islanda (131 euro).Në listën e shpenzuesve më të mëdhenj janë dhe shtetet nordike, ku kryeson Norvegjia, me 127 euro/natë dhe Suedia me 108 euro, duke reflektuar fuqinë e lartë blerëse dhe prirjen për udhëtime me cilësi më të lartë (akomodim më i mirë, shërbime më të kushtueshme, restorante etj.). Nordikët erdhën dy vite radhazi në Shqipëri me kontrata garancie, por në fund të 2022-n u tërhoqën teksa kërkonin cilësi në shërbime.“Përderisa nuk marrin shërbim, normalisht do të kenë edhe një reagim. Nga ajo që ne shohim ka një rënie të review (përshtypjeve) që ka ardhur nga mungesa e shërbimit apo rënia e cilësisë së tij në strukturat akomoduese. Një tjetër element mendoj se është infrastruktura. Prej disa vitesh, ne i gënjejmë për trafikun, duke u premtuar zgjidhje siç na premtohet dhe nga institucionet. Kjo nuk po zgjidhet”, ka pohuar më herët kreu i Unionit Turistik, Rrahman Kasa.Tendenca të përgjithshme tregojnë se vendet me shërbime të zhvilluara, akomodim të standardeve të larta dhe infrastrukturë cilësore tërheqin një profil turistësh me buxhet më të lartë. Ndërkohë, vendet më të lira janë kryesisht destinacione për turizëm sezonal me turistë që nuk janë të gatshëm të paguajnë shtrenjtë për shërbimet që marrin.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • SYRI TV/ Shqipëria ka çmimet më të larta në Rajon, Eurostat: Çmimet po kapin nivelin e BE-së

    SYRI TV/ Shqipëria ka çmimet më të larta në Rajon, Eurostat: Çmimet po kapin nivelin e BE-së

    Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon sa i përket produkteve ushqimore. Kështu thotë raporti i fundit i Eurostat, sipas të cilit vendi ynë renditet i pari sa i përket indeksit të çmimeve ushqimore, duke lënë pas Serbinë, Bosnjën apo Malin e Zi. Nga ana tjetër, vendi ynë renditet në vendin e parafundit në rajon sa i përket treguesit të ardhurave për frymë.

    Qytetarët shqiptarë vazhdojnë të paguajnë më shumë se të gjithë qytetarët e vendeve të rajonit, për të blerë produktet ushqimore. Sipas një raporti të fundit të Eurostat mbi indeksin e çmimeve, në vitin 2024, Shqipëria zinte vendin e parë në rajon për nivel të lartë të çmimeve në krahasim me mesataren e BE-së, 62.9%. Vendi ynë lë pas Serbinë me 61.4%, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi me 57.9%, Maqedoninë e Veriut me 49.6% dhe duke u afruar me Kroacinë që e ka indeksin e çmimeve në nivelin e 73.3%. Në vitin 2022, Serbia kishte mesataren më të lartë të çmimeve në krahasim me BE-në. Diferenca e çmimeve në vendin tonë me BE-në, mbetet ende në distancë, ose 37% më të ulëta se mesatarja në vendet e unionit, por kjo shifër po vijon të ulet me shpejtësi. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, niveli mesatar i çmimeve në vendin tonë ishte sa 62.9% e mesatares së BE-së, nga 58.2% që ishte ky nivel më 2023 dhe 54.6% në vitin 2022. Vetëm në dy vite, Shqipëria ka ngushtuar hendekun e çmimeve me mesataren e BE-së me 8.3 pikë. Në të dhënat e fundit të Eurostat mbi çmimet në vendin tonë, ndikon edhe forcimi i monedhës vendase, krahasuar me Euron, duke u mbiçmuar me 15%, duke qenë se produktet ushqimore blihen me monedhën e përbashkët, pasi kjo rrit nivelin relativ të çmimeve.

    Edhe pse inflacioni në vend ra përgjatë periudhës 2023-2024, sërish ai mbeti mbi objektivin sa i përket ushqimeve dhe shërbimeve të ndërmjetme. Por edhe pse çmimet e ushqimeve në vendin tonë rezultojnë më të lartat në rajon, të ardhurat për frymë janë me nivelin më të ulët. Në një tjetër raport të Eurostat, bëhet e ditur se në vendin tonë konsumi individual për frymë (AIC), një tregues alternativ që mat më mirë mirëqenien e familjeve, ishte sa 41% e mesatares së bashkimit Europian në 2024-n, i pandryshuar në krahasim me vitin 2023. Në këtë nivel, Shqipëria renditet e fundit në Europë, së bashku me Bosnjë-Hercegovinën, po me 41%. Në rajon, të ardhurat më të larta sipas fuqisë blerëse janë në Mal të Zi, me 68% të mesatares së BE-së, ndërsa në vend të dytë është Serbia, me 56%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut në 49%. Edhe pse popullsia e Shqipërisë vijon të ulet, për shkak të largimeve masive, në treguesin e të ardhurave për frymë, vendi ynë renditet i parafundit në rajon, me 35% të mesatares së BE-së, në përmirësim nga 37% një vit më parë, duke u ngjitur e parafundit në rajon, teksa lë pas Bosnjë-Hercegovinën.

     

  • Eurostat 2024/ Çmimet në Shqipëri po kapin më shpejtësi nivelin e BE-së, më të lartat në rajon

    Eurostat 2024/ Çmimet në Shqipëri po kapin më shpejtësi nivelin e BE-së, më të lartat në rajon

    Çmimet në Shqipëri po rriten shumë shpejt, duke e ngushtuar gjithnjë e më shumë hendekun me BE. Sipas të dhënave të sotshme të Eurostat, niveli mestar i çmimeve në vendin tonë ishte sa 62.9 për qind e mesatares së BE-së, nga 58.2% që ishte ky nivel, me 2023 dhe 54.6 që ishte në vitin 2022.
    Vetëm në dy vite, Shqipëria ka ngushtuar hendekun e çmimeve me mesataren e BE-së me 8.3 pikë.
    Gjithashtu, Shqipëri kishte rritje me të fortë se mesatarja rajonale. Në vitin 2024, Shqipëria zë vendin e parë në Rajon për nivel të lartë të çmimeve në krahasim me mesataren e BE (62.9), duke kaluar Serbinë (61.4), Bosnjë-Hercegovinën (59.7) dhe Malin e Zi (57.9), Maqedoninë ë e Veriut (49.6%) dhe duke u afruar me Kroacinë (73.3).
    Në vitin 2022, Serbia kishte mesataren më të lartë të çmimeve në krahasim me BE-në. Nga vendet e europiane Turqia dhe Maqedonia e Veriut, kishin çmime më të ulëta se mesatarja e BE-së.
    Ndërsa Luksemburgu dhe Danimarka, kishin nivelin më të lartë të çmimeve në krahasim me BE-në.

    Gjithsesi vendi ynë konsiderohet ende “më lirë” se BE-ja, pasi çmimet mbeten rreth 37 % më të ulëta se mesatarja europiane, por diferenca po zvogëlohet me shpejtësi.
    Forcimi i monedhës vendase ka ndikuar. Monedha vendase, u mbiçmua me rreth 15 % ndaj euro. Kur blerjet përllogariten në euro, kjo rrit nivelin relativ të çmimeve.
    Në ekonominë e brendshme edhe pse inflacioni zyrtar ra gjatë 2023-24, ai mbeti më shumë se objektivi, sidomos te ushqimet dhe shërbimet e ndërmjetme.
    Rritja e çmimeve ka rënduar kostot e jetesës. Rritja e pagave nominale ka qenë më e ngadaltë se ritmi i çmimeve në shumë produkte.
    Shqipëria mbetet më e lirë se destinacionet mesdhetare në BE, por avantazhi konkurrues po tkurret me rritjen e çmimeve.
    Teksa sfida për çmimet po bëhet me e forte, vendi ynë duhet të rrisë produktivitetin e punës në mënyrë që të sigurojë konvergjencën me BE-në.
    Eurostat krahason nivelin e çmimeve (AIC = Actual individual Consumption, EU = 100) mes 36 vendeve evropiane. Indeksi tregon sa shtrenjtë i kushtojnë një familjeje mallrat e shërbimet për konsum të përditshëm, pasi janë korrigjuar dallimet e fuqisë blerëse./ Monitor

  • Eurostat 2024, çmimet në Shqipëri po kapin më shpejtësi nivelin e BE-së, më të lartat në Rajon

    Eurostat 2024, çmimet në Shqipëri po kapin më shpejtësi nivelin e BE-së, më të lartat në Rajon

    Çmimet në Shqipëri po rriten shumë shpejt, duke e ngushtuar gjithnjë e më shumë hendekun me BE.Sipas të dhënave të sotshme të Eurostat, niveli mestar i çmimeve në vendin tonë ishte sa 62.9 për qind e mesatares së BE-së, nga 58.2% që ishte ky nivel, me 2023 dhe 54.6 që ishte në vitin 2022.Vetëm në dy vite Shqipëria ka ngushtuar hendekun e çmimeve me mesataren e BE-së me 8.3 pikë..Gjithashtu Shqipëri kishte rritje me të fortë se mesatarja rajonale.Në vitin 2024, Shqipëria zë vendin e parë në Rajon për nivel të lartë të çmimeve në krahasim me mesataren e BE (62.9), duke kaluar Serbinë (61.4), Bosnjë-Hercegovinën (59.7) dhe Malin e Zi (57.9), Maqedoninë ë e Veriut (49.6%) dhe duke u afruar me Kroacinë (73.3).Në vitin 2022 Serbia kishte mesataren më të lartë të çmimeve në krahasim me BE-në.Nga vendet e europiane Turqia dhe Maqedonia e Veriut kishin çmime më të ulëta se mesatarja e BE-së. Ndërsa Luksemburgu dhe Danimarka kishin nivelin më të lartë të çmimeve në krahasim me BE-në.Gjithsesi vendi ynë konsiderohet ende “më lirë” se BE-ja, pasi çmimet mbeten rreth 37 % më të ulëta se mesatarja europiane, por diferenca po zvogëlohet me shpejtësi.Forcimi i monedhës vendase ka ndikuar. Monedha vendase u mbiçmua me rreth 15 % ndaj euro. Kur blerjet përllogariten në euro, kjo rrit nivelin relativ të çmimeve.Në ekonominë e brendshme edhe pse inflacioni zyrtar ra gjatë 2023-24, ai mbeti më shumë se objektivi, sidomos te ushqimet dhe shërbimet e ndërmjetme.Rritja e çmimeve ka rënduar kostot e jetesës. Rritja e pagave nominale ka qenë më e ngadaltë se ritmi i çmimeve në shumë produkte.Shqipëria mbetet më e lirë se destinacionet mesdhetare në BE, por avantazhi konkurrues po tkurret me rritjen e çmimeve.Teksa sfida për çmimet po bëhet me e forte, vendi ynë duhet të rrisë produktivitetin e punës në mënyrë që të sigurojë konvergjencën me BE-në.Eurostat krahason nivelin e çmimeve (AIC = Actual individual Consumption, EU = 100) mes 36 vendeve evropiane. indeksi tregon sa shtrenjtë i kushtojnë një familjeje mallrat e shërbimet për konsum të përditshëm, pasi janë korrigjuar dallimet e fuqisë blerëse.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Azilantët shqiptarë “braktisin” Francën e Gjermaninë, i rikthehen “dashurisë së vjetër”

    Azilantët shqiptarë “braktisin” Francën e Gjermaninë, i rikthehen “dashurisë së vjetër”

    Franca dhe Gjermania, dy shtete drejt të cilave u dyndën shtetasin shqiptarë që kërkonin azil në valën e fundit të emigracionit në vend, nuk janë më të preferuara.Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se për herë të parë gjatë viteve të fundit, Italia, “dashuria e vjetër” e shqiptarëve është bërë pritësi kryesor i kërkesave për azil.Sipas Eurostat, në periudhën janar-mars u regjistruan gjithsej 465 kërkesa për azil në Itali, me një rritje prej 4.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Italia u bë pritësi i parë i azilantëve, me 32% të totalit të kërkesave, ndërkohë që tre vitet e fundit kishte qenë në vend të tretë, pas Francës e Gjermanisë.Aplikimet për mbrojtje të përkohshme në Francë, një shtet që tërhoqi shumë azilantë vitet e fundit për shkak të politikave të mbrojtjes sociale, kanë rënë ndjeshëm.Në tre muajt e parë të vitit kishte 355 aplikime, me rënie 46% me bazë vjetore. Ndërsa në krahasim me 2022-n, kur arritën kulmin, aplikimet janë 4 herë më të ulëta.E njëjta tendencë ka ndodhur dhe me Gjermaninë. Aplikimet në këtë shtet ishin vetëm 230 në janar-mars 2025, më rënie 54% me bazë vjetore dhe tre herë më të ulëta se në 2022-n.Drejt këtij shteti tendenca është për të ikur me leje pune, sidomos profesione si mjekët, infermierët dhe teknologjia e informacionit.Greqia është ngjitur në vendin e tretë, duke ia kaluar Gjermanisë, me aplikime të qëndrueshme prej 245.Në vend të katërt është Belgjika, me 85 aplikime, me rënie 19%. Në Irlandë aplikuan 30 persona, me rënie 45%. Në shtete e tjera kërkesat për azil janë minimale.Në total, në janar-mars janë shënuar gjithsej 1445 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë në BE, me një rënie prej 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. ky është numri më i ulët i kërkesave për azil që nga e njëjta periudhë e vitit 2021, kur kishte kufizime të lëvizjeve për shkak të pandemisë.Në krahasim me vitin 2022, kur u shënua rekordi i pas pandemisë, aplikimet për azil në janar-mars 2025 ishin 51% më të ulëta.Burimi: Eurostat, përpunime të MonitorBurimi: Eurostat Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Eurostat: Shqipëria, me rritjen më të fortë të netqëndrimeve

    Eurostat: Shqipëria, me rritjen më të fortë të netqëndrimeve

    Shqipëria kryeson vendet evropiane për rritjen më të fortë të numrit të netëve të kaluara në strukturat e akomodimit turistik në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas një publikimi të fundit të Eurostat, vendi ynë ka regjistruar një rritje prej 33.3% të netqëndrimeve, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024.
    Ndërkohë, BE-ja, për periudhën janar-mars 2025, ka pasur 1.1 milionë netqëndrime më pak, ose thënë ndryshe, një rënie me 0.2%.
    Sakaq, në Shqipëri, këtë tremujor janë regjistruar afro 751 mijë netqëndrime.
    Peshën më të madhe të tyre e zënë turistët e huaj, me 480 mijë.
    Pikërisht turistët e huaj kanë shënuar edhe rritjen më të madhe të netqëndrimeve krahasuar me vitin e kaluar, duke bërë që Shqipëria të udhëheqë.
    Sipas Eurostat, netqëndrimet e vizitorëve ndërkombëtarë janë rritur me 37.7%, duke tejkaluar bindshëm mesataren e BE-së, që është vetëm 1.1%.
    Ndërsa vendet me traditë në turizëm, si Greqia, Italia apo Spanja, kanë njohur një rritje me më pak se 10% të netëve të kaluara në strukturat e akomodimit turistik nga të huajt.
    Tv Klan

  • Shqipëria e varur nga turizmi i Verës, Eurostat: Në 5 vendet me sezonalitetin më të fortë në Europë

    Shqipëria e varur nga turizmi i Verës, Eurostat: Në 5 vendet me sezonalitetin më të fortë në Europë

    Pavarësisht se vizitorët e huaj në Shqipëri po vijnë përgjatë gjithë vitit, turizmi ashtu si në shumë vende europiane mbetet sezonal.

    Sipas një publikimi të fundit të Eurostat, sezonaliteti më i fortë i turizmit në vitin 2024 u vu re në Kroaci, Greqi, Bullgari, Shqipëri dhe Mal të Zi.

    Korriku dhe Gushti janë dy muajt dominues sa i përket numrit të netëve të kaluara nga turistët vjet.

    Konkretisht 41.3% e netëve turistike janë përqëndruar vetëm në muajt Korrik dhe Gusht, duke dëshmuar kështu varësinë nga sezoni i Verës.

    Sa i përket situatës në BE, Korriku dhe Gushti përbënin 31% të të gjitha netëve të kaluara vjetore në akomodimet turistike.

    Arsyet kryesore që rendit Eurostat janë faktorët mjedisorë, si për shembull kushtet klimatike ose vendndodhja gjeografike, së bashku me faktorët socialë dhe kulturorë.

    Për vitin 2024, Shqipëria është vendi i parë në Europë me rritjen më të madhe të netëqëndrimeve nga turistët.

    Sipas të dhënave zyrtare, vendi ynë numëroi mbi 7.4 milionë netëqëndrime.