Tag: eurostat

  • Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

    Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

    Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor, sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat.

    Në këtë nivel, paga minimale është jo vetëm më e ulëta në Europë (përjashtuar shtetet e ish Bashkimit Sovjetik), por dhe shumë më pak sesa në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

    Paga më e lartë minimale në rajon është në Mal të Zi, me 670 euro në muaj. Në krahasim me katër vjet më parë, ky nivel është dyfishuar.

    Pas Malit të Zi, renditet Serbia, me një pagë minimale prej 618 euro në muaj, me rritje gati 70% në krahasim me gjashtëmujorin e parë 2021.

    Për herë të parë pas disa vitesh, Eurostat ka përditësuar të dhënat për Maqdoninë e Veriut, duke raportuar një nivel prej 584 euro/muaj. Shifrat për Kosovën dhe Bosnjën nuk janë të disponueshme. Të dhëna të tjera bëjnë të ditur se paga minimale në Kosovë nga 1 tetori i bë 350 euro. Në Bosnjë, në të dy federatat varion nga 511-660 euro/muaj.

    Të tre shtetet, Mali i ZI, Serbia, i paguajnë minimalisht punonjësit e tyre me rreth 620 euro në muaj. Në Shqipëri paga minimale është rreth 34% më e ulët sesa mesatarja e këtyre tre shteteve.

    Në Shqipëri paga minimale nuk ka ndryshuar që nga 6 mujori i parë 2023, pasi ishte rritur disa herë në 2022-n, për të arritur në 40 mijë lekë, sa është edhe sot.

    Në tabelën e Eurostat, paga minimale në Shqipëri është rritur fiktivisht nga 376 euro në 6 mujorin e parë 2023 në 408 euro sot për shkak të zhvlerësimit të euros, kur realisht fuqia blerëse ka rënë për shkak të çmimeve që janë më të shtrenjta në rajon dhe për ushqimet më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.

    Ndryshe nga Shqipëria, vendet e rajonit kanë vijuar të rrisin me shpejtësi pagat minimale edhe pas vitit 2023, ku ndryshimi më i fortë ishte në Serbi, me 34% më shumë se 6 mujori i parë 2023, Mali i Zi i ka rritur me 25% dhe Maqedonia e Veriut me 20%.

    Në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të Eurostat, janë 22 shtete që kanë paga minimale. Niveli më i lartë është në Luksemburg, me 2700 euro/muaj. Gjermania, një destinacion i preferuar për shqiptarët për të punuar, renditet e katërta, ku paga më e ulët mujore bruto është 2161 euro. Paga më e ulët minimale në BE është në Bullgari me 551 euro në muaj. Në Turqi niveli është 558 euro./Monitor

  • Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit

    Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit

    Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor, sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat.Në këtë nivel, paga minimale është jo vetëm më e ulëta në Europë (përjashtuar shtetet e ish Bashkimit Sovjetik), por dhe shumë më pak sesa në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.Paga më e lartë minimale në rajon është në Mal të Zi, me 670 euro në muaj. Në krahasim me katër vjet më parë, ky nivel është dyfishuar.Pas Malit të Zi, renditet Serbia, me një pagë minimale prej 618 euro në muaj, me rritje gati 70% në krahasim me gjashtëmujorin e parë 2021.Për herë të parë pas disa vitesh, Eurostat ka përditësuar të dhënat për Maqdoninë e Veriut, duke raportuar një nivel prej 584 euro/muaj. Shifrat për Kosovën dhe Bosnjën nuk janë të disponueshme. Të dhëna të tjera bëjnë të ditur se paga minimale në Kosovë nga 1 tetori i bë 350 euro. Në Bosnjë, në të dy federatat varion nga 511-660 euro/muaj.Të tre shtetet, Mali i ZI, Serbia, i paguajnë minimalisht punonjësit e tyre me rreth 620 euro në muaj. Në Shqipëri paga minimale është rreth 34% më e ulët sesa mesatarja e këtyre tre shteteve.Në Shqipëri paga minimale nuk ka ndryshuar që nga 6 mujori i parë 2023, pasi ishte rritur disa herë në 2022-n, për të arritur në 40 mijë lekë, sa është edhe sot.Në tabelën e Eurostat, paga minimale në Shqipëri është rritur fiktivisht nga 376 euro në 6 mujorin e parë 2023 në 408 euro sot për shkak të zhvlerësimit të euros, kur realisht fuqia blerëse ka rënë për shkak të çmimeve që janë më të shtrenjta në rajon dhe për ushqimet më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.https://monitor.al/eurostat-per-here-te-pare-ne-2024-cmimet-e-ushqimeve-ne-shqiperi-jane-me-te-shtrenjta-se-ne-europe/Ndryshe nga Shqipëria, vendet e rajonit kanë vijuar të rrisin me shpejtësi pagat minimale edhe pas vitit 2023, ku ndryshimi më i fortë ishte në Serbi, me 34% më shumë se 6 mujori i parë 2023, Mali i Zi i ka rritur me 25% dhe Maqedonia e Veriut me 20%.Në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të Eurostat, janë  22 shtete që kanë paga minimale. Niveli më i lartë është në Luksemburg, me 2700 euro/muaj. Gjermania, një destinacion i preferuar për shqiptarët për të punuar, renditet e katërta, ku paga më e ulët mujore bruto është 2161 euro. Paga më e ulët minimale në BE është në Bullgari me 551 euro në muaj. Në Turqi niveli është 558 euro.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “99% online” – Të dhënat e Eurostat: Të rinjtë nuk kanë aftësi digjitale

    “99% online” – Të dhënat e Eurostat: Të rinjtë nuk kanë aftësi digjitale

    Të dhënat e Eurostat tregojnë se mbi 99 % e të rinjve 16-29 vjeç përdorin çdo ditë internetin, 2 % më shumë se të rinjtë e Europës që arrijnë në shifrën e 97 %. Në të gjitha vendet e BE-së, përfshirë edhe Shqipërinë të rinjtë kishin shumë më tepër gjasa të merrnin pjesë në aktivitete në rrjetet sociale sesa popullsia totale.
    Krijimi i një profili përdoruesi dhe postimi i mesazheve ose aktiviteteve të lidhura ishte një praktikë e përhapur për të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç krahasuar me popullsinë totale. Vetëm 49% e të rinjve 16-29 vjeç kanë aftësi digjitale, nga 71 % që është mesatarja europiane. Aftësitë e TIK-ut konsiderohen thelbësore për të përfituar dhe kontribuar në aktivitetet e bazuara në internet.
    Sipas Eurostat, në kohën kur të rinjtë në BE mbarojnë arsimin e detyrueshëm, shumica e tyre kanë përdorur rregullisht kompjuterët dhe internetin për një sërë aktivitetesh.

  • “86% e shqiptarëve përdorin internetin”/ Eurostat: Online 99% e të rinjve, por nuk kanë aftësi digjitale

    “86% e shqiptarëve përdorin internetin”/ Eurostat: Online 99% e të rinjve, por nuk kanë aftësi digjitale

    Të dhënat e Eurostat tregojnë se mbi 99 % e të rinjve 16-29 vjeç përdorin çdo ditë internetin, 2 % më shumë se të rinjtë e Europës që arrijnë në shifrën e 97 %.

    Në të gjitha vendet e BE-së,përfshirë edhe Shqipërinë të rinjtë kishin shumë më tepër gjasa të merrnin pjesë në aktivitete në rrjetet sociale sesa popullsia totale.

    Krijimi i një profili përdoruesi dhe postimi i mesazheve ose aktiviteteve të lidhura ishte një praktikë e përhapur për të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç krahasuar me popullsinë totale.

    Vetëm 49% e të rinjve 16-29 vjeç kanë aftësi digjitale, nga 71 % që është mesatarja europiane. Aftësitë e TIK-ut konsiderohen thelbësore për të përfituar dhe kontribuar në aktivitetet e bazuara në internet.

    Sipas Eurostat, në kohën kur të rinjtë në BE mbarojnë arsimin e detyrueshëm, shumica e tyre kanë përdorur rregullisht kompjuterët dhe internetin për një sërë aktivitetesh.

  • Eurostat: 86% e shqiptarëve përdorin internetin

    Eurostat: 86% e shqiptarëve përdorin internetin

    Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se mbi 99% e të rinjve shqiptarë të moshës 16-29 vjeç përdorin çdo ditë internetin, një përqindje 2 pikë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila qëndron në 97%.
    Në të gjitha vendet e BE-së, përfshirë edhe Shqipërinë, të rinjtë kanë shumë më tepër gjasa të marrin pjesë në aktivitetet e rrjeteve sociale sesa popullsia e përgjithshme. Krijimi i profileve të përdoruesve, postimi i mesazheve dhe përfshirja në aktivitete të lidhura online janë praktikë e zakonshme për këtë grupmoshë.

    Megjithatë, Shqipëria shënon një hendek të madh në aftësitë digjitale të të rinjve. Vetëm 49% e tyre zotërojnë aftësi bazë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), ndërsa mesatarja europiane arrin në 71%. Këto aftësi konsiderohen thelbësore për të përfituar plotësisht dhe për të kontribuar në aktivitetet e bazuara në internet.

    Sipas Eurostat, në BE shumica e të rinjve, sapo përfundojnë arsimin e detyrueshëm, kanë përdorur rregullisht kompjuterët dhe internetin për një gamë të gjerë aktivitetesh, duke krijuar një bazë solide për zhvillimin e aftësive digjitale.

  • Eurostat: Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

    Eurostat: Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

    Në gjithë Europën, sidomos atë në zhvillim, njerëzit lëvizin në kërkim të një jete më të mirë. Globalizimi, hapja e tregjeve, lehtësimi i lëvizjes dhe kritereve të lejeve të punës nga shtetet e zhvilluara që po plaken, janë mundësi që, natyrshëm, shumëkush do të përpiqet ti shfrytëzojë, sidomos të rinjtë që sot kanë pritshmëri më të larta nga jeta.
    Por, askush nuk ikën me ritmin që po largohen shqiptarët. Të dhënat e fundit të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 18.2% në fund të vitit 2024, në krahasim me 2011, periudhë që përfshin dhe zhvillimin e dy censeve.

    Gjatë kësaj periudhe, vendi është reduktuar me mbi 500 mijë banorë. Vendi ka zyrtarisht sot 2.36 milionë banorë, shifër e raportuar dhe tek Eurostat.
    Kjo rënie në përqindje (e matur me madhësinë relativ të kombit) është më e larta në Europë, sipas Eurostat. Shteti i dytë që ka humbur më shumë banorë, pas Shqipërisë, është Bullgaria, popullsia e së cilës është reduktuar me 12.3% brenda së njëjtës periudhë.
    Maqedonia e Veriut renditet e treta, duke humbur 11.4%, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (-11.2%), Kroacia )-9.7), Letonia (-9.4) dhe Serbia (-9%). Vendi i rajonit që ka arritur të ruajë nivelet pothuajse të pandryshuara të popullsisë është Mali i Zi, që ka parë një rritje me 0.6% nga 2011-a. (Shifrat për Kosovën mungojnë).
    Shtetet e Europës Perëndimore, ndonëse janë më të plakura, kanë arritur që të shtojnë popullsisë, si rrjedhojë e politikave agresive të emigrimit, si një zgjidhje për të adresuar problemet demografike, që kanë ardhur nga plakja e popullsisë dhe rënia e lindjeve.
    Eurozona e ka rritur popullsinë me 3.2% nga 2011-a. Në Itali, shteti më i plakur në Europë, së bashku me Spanjën, popullsia ka ndryshuar përkatësisht me -1.8% dhe +4.5%. Gjermania, që vitet e fundit ka lehtësuar kriteret e lejeve të punës ka rritur popullsinë me 4% në më shumë se një dekadë.
    Në Shqipëri, tkurrja e fortë e popullsisë lidhet me dy faktorë. Së pari, ngadalësimi i shtesës natyrore, që gjatë pandemisë u kthye në negativ dhe tashmë është në nivele minimale, me vetëm 1.2 mijë persona plus në 2024-n, nga mbi 60 mijë persona që ishte në fillim të viteve 90.
    Faktori i dytë dhe më i rëndësishëm është emigracioni, që njohu një valë të re pas vitit 2016, kryesisht nga popullsia e re në moshë. Në vitin 2024, sipas Eurostat, emigracioni neto ishte 28.8 mijë persona.
    I dyti më i larti në Europë, pas Turqisë, që kishte një emigracion neto prej -156 mijë personash, por që është një shtet me një popullsi me 86 milionë banorë! Që pas viteve 90, në çdo dekadë, kur janë dhe të dhënat e Censeve, nga vendi janë larguar mesatarisht 500 mijë persona.
    Të dy këto faktorë kanë ndikuar në plakjen e popullsisë. Sipas të dhënave të të tjera të Eurostat, mosha mediane e Shqipërisë arriti në 44.3 vite në 2024-n, duke iu afruar mesatares së BE-së prej 44.7 vite vitin e kaluar. Kjo do të thotë që në Shqipëri, gjysma e popullsisë është nën 44.3 vjeç dhe gjysma mbi këtë moshë. Në 2010-n, gjysma e popullsisë shqiptare ishte nën 31.9 vjeç.
    Rënia e popullsisë dhe plakja e saj ka shkaktuar ngërç në tregun e punës, duke detyruar bizneset të frenojnë zgjerimin, ka frenuar produktivitetin, teksa janë rritur pagat pa u shoqëruar me rendimentin, ka frenuar konsumin dhe në afat të gjatë pritet të ndikojë skemën e pensioneve dhe rritjen e qëndrueshme ne vend, teksa qeveria nuk duket ende ta pranojë si një problem madhor, ritmet e larta me të cilat po reduktohet popullsia e vendit./Monitor

  • Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

    Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

    Në gjithë Europën, sidomos atë në zhvillim, njerëzit lëvizin në kërkim të një jete më të mirë.Globalizimi, hapja e tregjeve, lehtësimi i lëvizjes dhe kritereve të lejeve të punës nga shtetet e zhvilluara që po plaken, janë mundësi që, natyrshëm, shumëkush do të përpiqet ti shfrytëzojë, sidomos të rinjtë që sot kanë pritshmëri më të larta nga jeta.Por, askush nuk ikën me ritmin që po largohen shqiptarët. Të dhënat e fundit të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 18.2% në fund të vitit 2024, në krahasim me 2011, periudhë që përfshin dhe zhvillimin e dy censeve.Gjatë kësaj periudhe, vendi është reduktuar me mbi 500 mijë banorë. Vendi ka zyrtarisht sot 2.36 milionë banorë, shifër e raportuar dhe tek Eurostat.Kjo rënie në përqindje (e matur me madhësinë relativ të kombit) është më e larta në Europë, sipas Eurostat. Shteti i dytë që ka humbur më shumë banorë, pas Shqipërisë, është Bullgaria, popullsia e së cilës është reduktuar me 12.3% brenda së njëjtës periudhë.Maqedonia e Veriut renditet e treta, duke humbur 11.4%, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (-11.2%), Kroacia )-9.7), Letonia (-9.4) dhe Serbia (-9%). Vendi i rajonit që ka arritur të ruajë nivelet pothuajse të pandryshuara të popullsisë është Mali i Zi, që ka parë një rritje me 0.6% nga 2011-a. (Shifrat për Kosovën mungojnë).Shtetet e Europës Perëndimore, ndonëse janë më të plakura, kanë arritur që të shtojnë popullsisë, si rrjedhojë e politikave agresive të emigrimit, si një zgjidhje për të adresuar problemet demografike, që kanë ardhur nga plakja e popullsisë dhe rënia e lindjeve.Eurozona e ka rritur popullsinë me 3.2% nga 2011-a. Në Itali, shteti më i plakur në Europë, së bashku me Spanjën, popullsia ka ndryshuar përkatësisht me -1.8% dhe +4.5%. Gjermania, që vitet e fundit ka lehtësuar kriteret e lejeve të punës ka rritur popullsinë me 4% në më shumë se një dekadë.Në Shqipëri, tkurrja e fortë e popullsisë lidhet me dy faktorë. Së pari, ngadalësimi i shtesës natyrore, që gjatë pandemisë u kthye në negativ dhe tashmë është në nivele minimale, me vetëm 1.2 mijë persona plus në 2024-n, nga mbi 60 mijë persona që ishte në fillim të viteve 90.Faktori i dytë dhe më i rëndësishëm është emigracioni, që njohu një valë të re pas vitit 2016, kryesisht nga popullsia e re në moshë. Në vitin 2024, sipas Eurostat, emigracioni neto ishte 28.8 mijë persona.I dyti më i larti në Europë, pas Turqisë, që kishte një emigracion neto prej -156 mijë personash, por që është një shtet me një popullsi me 86 milionë banorë! Që pas viteve 90, në çdo dekadë, kur janë dhe të dhënat e Censeve, nga vendi janë larguar mesatarisht 500 mijë persona.Të dy këto faktorë kanë ndikuar në plakjen e popullsisë. Sipas të dhënave të të tjera të Eurostat, mosha mediane e Shqipërisë arriti në 44.3 vite në 2024-n, duke iu afruar mesatares së BE-së prej 44.7 vite vitin e kaluar. Kjo do të thotë që në Shqipëri, gjysma e popullsisë është nën 44.3 vjeç dhe gjysma mbi këtë moshë. Në 2010-n, gjysma e popullsisë shqiptare ishte nën 31.9 vjeç.Rënia e popullsisë dhe plakja e saj ka shkaktuar ngërç në tregun e punës, duke detyruar bizneset të frenojnë zgjerimin, ka frenuar produktivitetin, teksa janë rritur pagat pa u shoqëruar me rendimentin, ka frenuar konsumin dhe në afat të gjatë pritet të ndikojë skemën e pensioneve dhe rritjen e qëndrueshme ne vend, teksa qeveria nuk duket ende ta pranojë si një problem madhor, ritmet e larta me të cilat po reduktohet popullsia e vendit.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Eurostat publikon shifrat, popullsia e Europës është rritur 4 vitet e fundit për shkak të imigracionit, vdekjet vazhdojnë t’i tejkalojnë lindjet

    Eurostat publikon shifrat, popullsia e Europës është rritur 4 vitet e fundit për shkak të imigracionit, vdekjet vazhdojnë t’i tejkalojnë lindjet

    Migrimi në BE e çoi popullsinë në një rekord prej 450.4 milionë banorësh vitin e kaluar, duke kompensuar një rënie natyrore të popullsisë për të katërtin vit radhazi, sipas shifrave të publikuara nga Eurostat.

    Që nga viti 2012, BE ka regjistruar më shumë vdekje sesa lindje çdo vit, duke e bërë migrimin faktorin e vetëm në rritjen e popullsisë.
    Ky trend nxjerr në pah sfidën demografike në Evropë, pasi një popullsi në plakje dhe normat e ulëta të fertilitetit ushtrojnë një presion mbi sistemet e mirëqenies dhe krijojnë mungesë të fuqisë punëtore.
    Blloku europian shtoi 1.07 milionë banorë në vitin 2024 me një migrim pozitiv prej 2.3 milionë banorësh që kompenson një rënie natyrore të popullsisë prej 1.3 milionësh, pasi vdekjet, 4.82 milionë vazhdojnë të tejkalojnë lindjet, 3.56 milionë.
    Gjermania, Franca dhe Italia mbeten vendet më të populluara të BE-së, duke përbërë pothuajse gjysmën e popullsisë totale të BE-së me 47%.
    Edhe pse 19 vende të BE-së regjistruan rritje të popullsisë në vitin 2024, tetë prej tyre regjistruan një rënie.
    Rritja më e madhe, 19 për 1,000 banorë, u regjistrua në Maltë, e ndjekur nga Irlanda me 16.3 dhe Luksemburgu me 14.7.
    Ndër vendet me popullsi në rënie, Letonia regjistroi rënien më të madhe me -9.9, e ndjekur nga Hungaria me -4.7 dhe Polonia dhe Estonia me -3.4 secila.
    Popullsia e Europës është rritur nga 354.5 milionë në vitin 1960, megjithëse ritmet e rritjes janë ngadalësuar ndjeshëm, nga 3 milionë në vit në vitet 1960 në 0.9 milionë gjatë periudhës 2005-2024.

    Top Channel

  • Sa vlen një euro në Shqipëri? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT

    Sa vlen një euro në Shqipëri? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT

    Çmimet ndryshojnë ndjeshëm midis vendeve në Europë, sipas të dhënave të Eurostat. Ndërkohë, ekzistojnë dallime të konsiderueshme edhe midis vendeve fqinje si në rastin e Ballkanit Perëndimor
    Indekset e nivelit të çmimeve janë një mënyrë e mirë për të na ndihmuar të kuptojmë se sa të shtrenjta ose të lira janë mallrat dhe shërbimet në secilin vend. Ato krahasojnë nivelet kombëtare të çmimeve me mesataren e BE-së dhe llogariten duke përdorur Paritetet e Fuqisë Blerëse.
    Këto indekse krahasojnë koston e mallrave dhe shërbimeve të ndryshme, siç janë ushqimi, pijet, veshjet, hotelet dhe më shumë. Përveç këtyre indekseve individuale ose në grup, ekzistojnë dy tregues kryesorë që tregojnë nivelin ‘e përgjithshëm’ të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të konsumit:
    Njëri është konsumi aktual individual, i cili mat të gjitha mallrat dhe shërbimet e konsumuara në të vërtetë nga familjet dhe treguesi tjetër lidhet me shpenzimet e konsumit përfundimtar të familjeve.
    “Scan Intel” është përqëndruar në indikatorin e indeksit të nivelit të çmimeve për konsumin indvidual, të cilat tregojnë se sa të shtrenjta ose të lira janë mallrat dhe shërbimet në vende të ndryshme, bazuar në paritetet e fuqisë blerëse.
    Sipas Eurostat-it, fuqia blerëse vepron si një monedhë e përbashkët artificiale, pasi ajo tregon se sa mund të blejnë njerëzit me të njëjtën sasi parash në të gjitha vendet.
    Të dhënat më të fundit të Eurostat për vitin 2024 tregojnë se Shqipëria ka kosto më të larta jetese krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Në raport me mesataren e Bashkimit Europian, çmimet në Shqipëri janë në nivelin 63% të mesatares së BE-së, më shumë se çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor.
    Për krahasim, në Bosnje Hercegovinë çmimet janë në nivelin 59.7% të mesatares europiane, në Maqedoninë e Veriut 49%, ndërsa në Serbi 61.4%. Edhe Mali i Zi, që prej vitesh ka turizëm të zhvilluar dhe përdor euron si monedhë zyrtare, rezulton më i lirë se Shqipëria.
    Në vitin 2024, nga 36 vende, Zvicra është më e shtrenjta, me çmime në 184% të mesatares së BE-së, 84 pikë më të larta se mesatarja. Turqia është më e lira, me çmime në 47% të mesatares së BE-së, që do të thotë se ato janë 53% më të ulëta se mesatarja e BE-së.
    Vendet e Evropës Perëndimore dhe Veriore kanë tendencë të kenë nivele të larta çmimesh. Zvicra, Islanda, Luksemburgu, Danimarka, Irlanda, Norvegjia dhe Finlanda tregojnë të gjitha çmime dukshëm mbi mesataren.

  • Monitor: Sa shpenzon një turist për 24 orë në Shqipëri

    Monitor: Sa shpenzon një turist për 24 orë në Shqipëri

    Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëton në një shtet tjetër të Europës, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe që i përkasin vitit 2023.
    Për mesataren e eurozonës ky tregues rritet në 93 euro. Ky tregues përfshin fjetjen (akomodimin), ushqimin dhe pijet, transportin lokal, biletat e muzeve, aktiviteteve rekreative etj.

    Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi shpenzimet mesatare për natë të turistëve europianë tregojnë një rritje të ndjeshme të buxheteve të dedikuara për udhëtime në vitin 2023, pas një rimëkëmbjeje të fortë të turizmit në të gjithë kontinentin. Në vitin 2022 shpenzimi ishte rreth 84 euro dhe në 2019-n rreth 77 euro.
    Ky indikator — shpenzimi mesatar për natë në udhëtimet ndërkombëtare — ofron një pasqyrë të rëndësishme për të parë se cili është niveli i turistëve për nga aftësia e fuqisë blerëse që viziton Shqipërinë.
    Italianët janë grupi i dytë më i madhe i turistëve që vijnë në Shqipëri, pas Kosovës, me rreth 11% të totalit të hyrjeve, sipas të dhënave të INSTAT. Italianët etiketohen nga operatorët e tregut si më “koprracët”, që nuk shpenzojnë dhe bëjnë pazar për çdo gjë. Edhe të dhënat e Eurostat tregojnë se italianët janë më doreshtrënguar se të tjerët në Europë. Ata shpenzojnë mesatarisht në udhëtimet e tyre 78 euro në natë, ose 14% më pak se mesatarja europiane. Pak a shumë në të njëjtin nivel janë edhe francezët (79 euro), spanjollët (75 euro), holandezët (75 euro).
    Bilanci i një vere, cilët ishin turistët e huaj më kopracë, aventurierë e “pijetarë”
    Italianët po vijojnë të jenë besnikë ndaj Shqipërisë. Për 5 mujorin e parë hynë gati 400 mijë shtetas nga Italia (11.6% e totalit), me rritje 7.8% me bazë vjetore.
    Shtrenjtimi i çmimeve po largon turistët dorështrënguar individualë
    Ndonëse italianëve u ka dalë “nami” që janë dorështrënguar, ka një kategori tjetër që vjen në Shqipëri që duket se e zgjedhin vendin për çmimet e lira, për të cilat është reklamuar aq shumë në rrjetet sociale. Polakët dhe çekët janë ata që shpenzojnë më pak në udhëtimet e tyre në Europë, me rreth 50 euro/natë, gati sa gjysma e mesatares së Europës, sipas të dhënave të Eurostat.
    Ky është një grup që ka ardhur në Shqipëri përmes agjencive, duke u vendosur kryesisht në Golem, ndërsa ata që vijnë individualë janë në pjesën e jugut, sipas agjencive turistike. Edhe polakët janë konstatuar nga operatorët në vend si turistë që nuk shpenzojnë shumë.
    Turoperatorët kanë konfirmuar se agjencitë e huaja që sjellin polakët, kanë rritur kontratat me garanci në 2025 dhe se vera pritet të ketë më shumë vizitorë që preferojnë të vijnë të organizuar por vitin e shkuar, një pjesë e rëndësishme e tyre kanë ardhur në formë individuale. Shtrenjtimi i vazhdueshëm i paketave, nën argumentin e kostove dhe zhvlerësimit të euros, bëri të vështira negociatat vitin e shkuar mes agjencive dhe hoteleve. Në atë kohë turoperatorët thanë se Shqipëria duhet të vijojë të mbetet konkurruese në mënyrë që të jetë atraktive për këtë grup vizitorësh që vijnë me paketa “të gjitha të përfshira, apo “vakte dhe hotel (pa pije)”. Këtë vit polakët në formë individuale janë më të kufizuar dhe sipas turoperatorëve kjo lidhet me kosto më të larta të pushimeve ndërkohë që një pjesë duket se po preferojnë desntinacione më afër tyre, ku Kroacia është një ndër to duke shënuar për janar-maj një rritje me 8 për qind të këtij grupi në këtë shtet.
    Të dhënat e INSTAT treguan se hyrjet e shtetasve polakë në 5 mujorin e parë të këtij viti ranë me 8.6% në raport me janar-maj 2024, teka gjithsej hynë 42 mijë shtetas, ose 1.4% e totalit.
    Turistët dorështrënguar kryesojnë renditjen e turistëve në Shqipëri. Maqedonia e Veriut është e treta për hyrjet në vend për 5 mujorin, me 308 mijë shtetas (9%) e totalit. Të dhënat e Eurostat, që i përkasin vitit 2021 tregojnë se shpenzimi mesatar i tyre ishte 37 euro në natë.
    Shtetasit grekë janë në vend të katërt me 287 mijë hyrje (8.3% e totalit), një pjesë e të cilëve mund të jenë shqiptarë me pasaportë greke. Sipas Eurostat, grekët janë në fund të listës së shpenzuesve, duke qenë më poshtë se polakët e çekët, me 46 euro/natë.
    Turizmi, Kosova “ikën” pas heqjes së vizave, “mërziten” polakët dhe spanjollët
    Për Shqipërinë të dhënat e fundit janë të vitit 2020. Në atë vit, një shqiptar që udhëtonte në Europë shpenzonte mesatarisht 31.6 euro/natë, e fundit në Europë.
    Të mbajmë mirë gjermanët
    Turistët më të mirë për momentin në vend rezultojnë se janë gjermanët. Sipas Eurostat, ata shpenzojnë mesatarisht 117 euro në natë kur udhëtojnë nëpër Europë. Ky grup ka shënuar një rritje të fortë të hyrjeve në 5 mujorin e parë të vitit në vend, me 124 mijë hyrje, me rritje prej 29%. Për herë të parë gjermanët janë grupi i pestë më i madh i turistëve në vend, me 3.5% të hyrjeve në total.
    Operatorët turistikë thonë se fillimisht gjermanët vitin kryesisht me ture kulturore, ndërsa tani po vijnë individualisht dhe për pushime verore, të nxitur dhe nga shitimi i linjave direkte me qytetet gjermane.
    Si u ikën turistët që shpenzojnë më shumë
    Austriakët janë turistët që shpenzojnë më shumë kur udhëtojnë në Europë, sipas Eurostat, me 155 euro në natë. Në Shqipëri ata zinin 0.6% të hyrjeve totale për 5 mujorin e parë 2025.
    Në vend të dytë janë maltezët (138 euro), të ndjekur nga Islanda (131 euro).
    Në listën e shpenzuesve më të mëdhenj janë dhe shtetet nordike, ku kryeson Norvegjia, me 127 euro/natë dhe Suedia me 108 euro, duke reflektuar fuqinë e lartë blerëse dhe prirjen për udhëtime me cilësi më të lartë (akomodim më i mirë, shërbime më të kushtueshme, restorante etj.). Nordikët erdhën dy vite radhazi në Shqipëri me kontrata garancie, por në fund të 2022-n u tërhoqën teksa kërkonin cilësi në shërbime.
    “Përderisa nuk marrin shërbim, normalisht do të kenë edhe një reagim. Nga ajo që ne shohim ka një rënie të review (përshtypjeve) që ka ardhur nga mungesa e shërbimit apo rënia e cilësisë së tij në strukturat akomoduese. Një tjetër element mendoj se është infrastruktura. Prej disa vitesh, ne i gënjejmë për trafikun, duke u premtuar zgjidhje siç na premtohet dhe nga institucionet. Kjo nuk po zgjidhet”, ka pohuar më herët kreu i Unionit Turistik, Rrahman Kasa.
    Tendenca të përgjithshme tregojnë se vendet me shërbime të zhvilluara, akomodim të standardeve të larta dhe infrastrukturë cilësore tërheqin një profil turistësh me buxhet më të lartë. Ndërkohë, vendet më të lira janë kryesisht destinacione për turizëm sezonal me turistë që nuk janë të gatshëm të paguajnë shtrenjtë për shërbimet që marrin. Monitor