Rumunët votojnë sot në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale. Qytetarët do të zgjedhin mes një euroskeptiku të së djathtës ekstreme dhe një të pavaruri centrist. Rezultati mund të ketë ndikim si në ekonominë e dobësuar të vendit, ashtu edhe në unitetin brenda Bashkimit Evropian.
Nacionalisti i së djathtës ekstreme, George Simion, 38 vjeç, i cili kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën fqinje dhe është kritik ndaj udhëheqjes së Bashkimit Evropian, priu bindshëm në raundin e parë. Ai shkaktoi rrëzimin e qeverisë së koalicionit pro-perëndimor.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Bukureshtit, Nicușor Dan, 55 vjeç, i cili ka premtuar të luftojë korrupsionin, është fuqishëm pro Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Ai ka deklaruar se mbështetja e Rumanisë për Ukrainën është thelbësore për sigurinë e saj përballë kërcënimit në rritje nga Rusia.
/vizionplus.tv