Tag: eurosh

  • Berisha vijon me premtimet: T’u japim njerëzve falas tokat publike, që të ndërtojnë shtëpi

    Berisha vijon me premtimet: T’u japim njerëzve falas tokat publike, që të ndërtojnë shtëpi

    Këtë të mërkurë, në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi një sërë propozimesh financiare dhe fiskale që, sipas tij, synojnë të frenojnë shpopullimin dhe të mbështesin familjet e reja.
    Mes shumë propozimesh të tjera për fëmijët e porsalindur, Berisha në këtë paketë propozoi gjithashtu dhënien e tokës publike falas për ndërtim banesash, si dhe tokë publike me 1 euro për 99 vite për qëllime biznesi.
    Sipas Berishës, paketa synon të krijojë kushte që i nxisin të rinjtë të qëndrojnë në vend, të formojnë familje dhe të rrisin standardin e jetesës. Ai tha se të gjitha masat e propozuara kanë një kosto totale prej 265 milionë eurosh për këtë vit, ndërsa impakti total në buxhet deri në vitin 2040 arrin në 4 miliardë euro.
    “Në total, të paktën 500 përfitues çdo vit, kjo arrin vlerën 15 milionë euro. Zero taksë mbi tokën bujqësore, me kushtin që ajo të punohet.  Shuma 1 milion euro. Përgjysmim i tatimit mbi të ardhurat personale dhe përgjysmim mbi taksë, tatim, tarifë vendore dhe qendrore për ata që punojnë tokën. Shuma 5 milionë euro. Për ata që rikthehen nga jashtë të punojnë në fshat, zero taksa, tarifa për 5 vitet e para. Shuma 10 milionë euro. Linjat e prodhimit, financim 50 përqind i çdo linje prodhimi, por jo më shumë se 30 mijë euro për çdo linjë. Për ata që vijnë nga emigrimi, financimi do jetë 70 përqind, jo më shumë se 40 mijë euro për çdo linjë prodhimi. Në total përllogariten 8 milionë euro.
    Përgjysmim të çdo takse, tarife, tatimi për gratë sipërmarrëse që do hapin biznese në një nga tre qarqet më të varfa apo që punësojnë të paktën 50 përqind gra në sipërmarrjet e tyre. Shuma 5 milionë euro. Tokë publike falas për ndërtime për strehim. Tokë publike me 1 euro për 99 vite për qëllime biznesi. Impakti në buxheti e këtij viti është 265 milionë euro. Impakti në buxhetin gjer në vitin 2040, shkon gjithsej 4 miliardë euro.”, tha Berisha.
    Kryedemokrati tha se masat synojnë të krijojnë një paketë të plotë mbështetëse “që do t’i japë fund krizës demografike dhe do të rikthejë besimin te familja shqiptare”, ndërsa theksoi se toka publike falas për strehim është një instrument kyç në këtë strategji.
    Propozime të tjera:

    Leje lindjeje me pagesë të plotë për 365 ditë, me një kosto prej 80 milionë eurosh për rreth 30 mijë nëna në vit.
    Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat personale për nënat me tre fëmijë dhe për baballarët me katër fëmijë, me një kosto prej 25 milionë eurosh.
    Të rinjtë deri në moshën 25 vjeç të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat nga paga; efekti financiar vlerësohet në 10 milionë euro.
    Kredi të buta të subvencionuara deri në 100 mijë euro për 5 mijë çifte të reja çdo vit, me një kosto prej 15 milionë eurosh.
    Bonus rindërtimi për çiftet e reja: 8 mijë euro për banesat urbane dhe një shumë për banesat rurale, me një total prej 10 milionë eurosh.
    Subvencione për familjet që zmadhojnë banesën për shkak të shtimit të numrit të anëtarëve, deri në një të tretën e vlerës shtesë, por jo më shumë se 30 mijë euro për familje; totali arrin 15 milionë euro për të paktën 500 përfitues në vit.
    Zero taksë mbi tokën bujqësore, me kusht që ajo të punohet; kostoja vjetore rreth 1 milion euro.
    Përgjysmim i tatimit mbi të ardhurat dhe taksave vendore e qendrore për ata që punojnë tokën, me një efekt prej 5 milionë eurosh.
    Zero taksa për 5 vitet e para për ata që rikthehen nga emigracioni për të punuar në fshat; totali 10 milionë euro.
    Financim deri në 50% të linjave të prodhimit (deri në 30 mijë euro për linjë), dhe 70% për ata që vijnë nga emigracioni (deri në 40 mijë euro); efekti financiar 8 milionë euro.
    Përgjysmim taksash për gratë sipërmarrëse që investojnë në tre qarqet më të varfra ose që punësojnë të paktën 50% gra; kosto 5 milionë euro.

  • Mirupafshim Real Madrid! Brahim Diaz merr ofertën e parefuzeshme, gati zyrtarizimi në janar

    Mirupafshim Real Madrid! Brahim Diaz merr ofertën e parefuzeshme, gati zyrtarizimi në janar

    7 Dhjetor 2025

    20:39

    Telesport

    Aventurës së Brahim Diaz te Real Madrid i ka ardhur fundi. Marokeni nuk po gjen dot hapësira në formacionin e Xabi Alonso dhe largimi në janar duket i pashmangshëm.
    Mesfushori sulmues 26-vjeçar, i cili refuzoi një ofertë nga Arabisa Saudite prej 100 milionë eurosh verën e kaluar, tani thuhet se i është prezantuar një kontratë katërvjeçare jashtëzakonisht fitimprurëse me vlerë 120 milionë euro, e barabartë me një pagë neto vjetore prej 30 milionë eurosh.
    Një tjetër shtyësë për t’u larguar nga Real Madrid është edhe fakti që lojtari ka nevojë për minuta në këmbë për të qenë ën formën e duhur për Kupën e Botës 2026. Klubi madrilen është i gatshëm të lejojë largimin e Diaz, mjafton që oferta në drejtim të tyre të jetë rreth 50 milionë euro.

  • Elon Musk sulmon BE-në pas gjobës prej 120 milionë eurosh ndaj platformës X: Bashkimi Europian duhet të shfuqizohet

    Elon Musk sulmon BE-në pas gjobës prej 120 milionë eurosh ndaj platformës X: Bashkimi Europian duhet të shfuqizohet

    Bota E Shtunë, 6 Dhjetor 2025 21:54
    Miliarderi Elon Musk ka shpërthyer kundër Bashkimit Europian, pak orë pasi Komisioni Europian vendosi një gjobë prej 120 milionë eurosh ndaj platformës X për shkelje të rregullave mbi përmbajtjen online. Manjati reagoi ashpër, duke deklaruar se BE-ja duhet të shfuqizohet dhe sovraniteti t’u rikthehet shteteve anëtare.
    Qëndrimi i tij u publikua një ditë pas prezantimit të “Strategjisë së Sigurisë Kombëtare” nga Shtëpia e Bardhë, ku theksohet aleanca jetike SHBA–Europë, por edhe rënia ekonomike e kontinentit. Në dokument nënvizohet se GDP-ja europiane ka rënë nga 25% e ekonomisë botërore në 14% që prej vitit 1990, ndërsa paralajmërohet për “rrezikun e humbjes së qytetërimit europian” për shkak të politikave migratore, centralizimit burokratik dhe krizës demografike.

    Sipas vizionit të ish-presidentit Donald Trump, të cilin Musk duket se mbështet, Europa rrezikon të humbasë identitetin brenda dy dekadave nëse nuk rimerr kontrollin e sovranitetit dhe nuk rikthen prioritetet kombëtare. SHBA-ja deklaron gatishmërinë për të ndihmuar kontinentin që të mbetet konkurrues dhe të shmangë dominimin e rivalëve globalë.

     

  • Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë

    Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë

    Bundestagu gjerman (dhoma e ulët e parklamentit) ka votuar të premten projektligjin që lejon shtetin të shkojë përpara me rekrutimin ushtarak.

    Projektligji kontrovers mori një shumicë solide në fund, me 323 deputetë që votuan për dhe 272 kundër, me një abstenim, raportoi CNN.

    Kjo lëvizje synon ta çojë numrin e forcave të armatosura të Gjermanisë në rreth 260,000 ushtarë nga 180,000 sa janë aktualisht deri në vitin 2035.

    Ky projektligj nuk parashikon rekrutim të detyrueshëm, por e nxit rekrutimin vullnetar përmes masave si paga fillestare mujore prej 2,600 eurosh, një rritje prej 450 eurosh aktualisht.

    Sipas sistemit të ri, të gjitha 18-vjeçarët do të marrin një pyetësor ku pyeten për interesin e tyre për të shërbyer në ushtri. Nga korriku 2027, djemtë do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të detyrueshme ushtarake sapo të arrijnë 18 vjeç.

    Me këto reforma, Gjermania i bashkohet disa shteteve të tjera evropiane të cilat kanë paraqitur ose zgjeruar shërbimin ushtarak që pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

  • EMRAT/ Zbulohen detaje nga rrëmbimi i 27 vjeçarit, ja kush e organizoi

    EMRAT/ Zbulohen detaje nga rrëmbimi i 27 vjeçarit, ja kush e organizoi

    Detaje të reja në lidhje me marrjen peng dhe dhunimin e 27-vjeçarit në Tiranë ku 3 persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, dy prej të cilëve janë vajza. Në kërkim janë shpallur Klajdi Limani, Monika Marku dhe Suate Cenoaliaj. Kjo e fundit kishte pasur një lidhje dashurie me 27-vjeçari dhe njëkohësisht edhe me një prej të arrestuarve, Lusjan Kimza. Ky i fundit ishte edhe ideatori i pengmarrjes së 27-vjçarit.
    Pasi ka parë se e dashura e tij fliste me sms edhe me 27-vjeçarin kanë rënë dakord që t’i bënin atij presion dhe t’i kërkonin para. Pikërisht në këtë moment hyn në lojë edhe vajza tjetër, Monika Marku. Kjo e fundit ka biseduar me 27-vjçarin dha kanë lënë vendtakimin për të pirë kafe.
    Të rinjtë e kishin menduar planin më së miri, pasi kishin marrë një apartament në airBNB ku Monika Marku kishte shkuar më pas me 27-vjeçarin. Pikërisht në këtë moment nga tualeti i apartamentit dalin djemtë e tjerë dhe pasi dhunojnë të riun i kërkojnë atij shumën prej 5 mijë eurosh. 27-vjeçari mbahet aty për disa orë dhe më pas largohet dhe merr shumën e lekëve në shtëpi dhe ua jep keqbërësve. Po ashtu ata i kërkojnë sërish shumën prej 5 mijë eurosh duke e shantazhuar dhe kërcënuar. I riu për shkak të dëmtimeve që kishte marrë ishte paraqitur në spital për tu mjekuar, ku mjekët njoftuan më pas policinë. Agjentët bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes pas deklarimeve të tij, ndërsa dhënia e parave prej 5 mijë eurosh për herë të dytë u bë me anë të stimulimit për të identifikuar dhe arrestuar personat përgjegjës.

  • Po gërmonte për të ndërtuar një pishinë, burri gjen thesarin 700 mijë eurosh në oborrin e shtëpisë

    Po gërmonte për të ndërtuar një pishinë, burri gjen thesarin 700 mijë eurosh në oborrin e shtëpisë

    Një burrë në Francë ka bërë një zbulim të jashtëzakonshëm teksa po gërmonte për të ndërtuar një pishinë në kopshtin e shtëpisë së tij, ai gjeti shufra ari dhe monedha me vlerë të përafërt prej 700 mijë eurosh.
    Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ndodhi në qytetin Neuville-sur-Saône, pranë Lionit. Zbulimi u raportua në muajin maj në Drejtoria Rajonale e Çështjeve Kulturore, e cila pas hetimeve vendosi se burri mund t’i mbajë thesaret, pasi nuk kishte asnjë provë që bëhej fjalë për një objekt arkeologjik.

    🤑A Neuville-sur-Saône, dans le Rhône, un habitant a fortuitement découvert un véritable trésor dans son jardin en creusant une piscine : un pécule d’une valeur de 700 000 €. On vous raconte. #Rhône #Or #Lingots pic.twitter.com/vFQ0BWTI1X
    — Le Progrès (@Le_Progres) November 5, 2025

    Në deklaratën e një përfaqësuesi të autoriteteve thuhet se nuk kishte asnjë tregues për origjinën e arit, ndërsa ish-pronari i tokës kishte ndërruar jetë, gjë që e bënte të pamundur të përcaktohej se kujt i përkisnin.
    Sipas gazetës rajonale Le Progrès, burri gjeti pesë shufra ari dhe disa monedha, të mbështjella me kujdes në thasë plastikë një zbulim që i ndryshoi jetën papritur.
    /vizionplus.tv

  • Tuneli i Llogarasë, media turke: Kompania Intekar & ASL fitoi 32 milionë euro pa ngulur asnjë gozhdë

    Tuneli i Llogarasë, media turke: Kompania Intekar & ASL fitoi 32 milionë euro pa ngulur asnjë gozhdë

    Një artikull i publikuar nga media turke Sozcu.com ka hedhur dritë mbi aferën e bujshme që lidhet me ndërtimin e tunelit të Llogarasë në Shqipëri.

    Sipas raportimit, kompanitë turke Intekar Yapi & ASL kanë fituar tenderin për ndërtimin e tunelit në vitin 2020 me një vlerë prej 172 milionë eurosh, por më pas ia kanë dorëzuar punimet kompanisë shqiptare Gjoka Konstruksion për vetëm 140 milionë euro.

    Ky veprim ka shkaktuar polemika të mëdha, pasi kompanitë turke kanë përfituar 32 milionë euro pa kryer asnjë punim konkret në terren.
    Artikulli:
    Kompania turke Intekar Yapi & ASL fitoi tenderin e vitit 2020 për tunelin e Llogarasë në Shqipëri për 172 milionë euro. Vendimi i kompanisë për t’ia dorëzuar punimet e ndërtimit kompanisë Gjoka për 140 milionë euro shkaktoi polemika për një pagesë prej 32 milionë eurosh. Opozita ngriti një padi penale në SPAK kundër ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.
    Ngjarjet rreth tenderit për Tunelin e Llogorasë, i cili ndodhet afërsisht 20 km nga Vlora në jug të Shqipërisë, kanë shkaktuar një krizë të re politike në vend.
    Sipas gazetës shqiptare Politiko, kompania shqiptare Gjoka Konstruksion fitoi tenderin e mbajtur në dhjetor 2020 me një ofertë prej 140 milionë eurosh, por tenderi u anulua.
    Gjashtë muaj më vonë, tenderi u rihap, këtë herë me kompanitë turke Intekâr Yapı & ASL İnşaat që fituan për 172 milionë euro.
    Kompanitë turke Intekâr Yapı & ASL ia dhanë tenderin prej 172 milionë eurosh kompanisë shqiptare Gjoka Konstruksion për 140 milionë euro pa ngulur asnjë gozhdë.
    Fakti që kompanitë turke gjeneruan 32 milionë euro të ardhura pa bërë asgjë ka shkaktuar kaos në Shqipëri.
    Opozita ngriti një kallëzim penal në SPAK kundër ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.
     

  • Skandal 32 milionë euro/ Pollo zbardh skemën e rritjes së kostove në tunelin e Llogarasë, Rama mbron Ballukun

    Skandal 32 milionë euro/ Pollo zbardh skemën e rritjes së kostove në tunelin e Llogarasë, Rama mbron Ballukun

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për “Deutsche Welle” tha se nuk ka në plan ta shkarkojë Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, pavarësisht akuzave zyrtare që rëndojnë mbi të për përfshirje në një aferë të madhe korrupsioni.
    Në një postim në rrjetet sociale, ish-ministri Genc Pollo ka publikuar të dhëna mbi mënyrën se si është zhvilluar tenderi për ndërtimin e një tuneli në vitin 2020.
    Lexo edhe:Ligji mbron, por realiteti ndëshkon/ Boshllëqet në mbrojtjen e nënave në punëFillimisht Ministria e Infrastrukturës shpalli garën ku kompania shqiptare “Gjoka” fitoi me ofertën prej 140 milionë eurosh.
    Por tenderi u anulua menjëherë, për t’u rihapur pas gjashtë muajsh, dhe fitues u shpallën kompanitë turke INTEKAR YAPI & ASL İNŞAAT me një kontratë prej 172 milionë eurosh.
    Kompanitë turke më pas nënkontraktuan pikërisht “Gjoka”-n për të kryer të gjithë punimet për 140 milionë euro, ndërsa 32 milionë euro mbetën pa asnjë shpjegim.
    Dokumentet tatimore të këtyre kompanive në Shqipëri, sipas tij, tregojnë shpenzime administrative prej rreth 1 milion euro dhe një fitim prej 31 milionë eurosh.
    Postimi i plote
    Kryeministri i Shqipërisë, Rama, i tha @dwnews se nuk ka në plan ta shkarkojë Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës, Balluku, pasi ajo u akuzua zyrtarisht në një skandal të madh korrupsioni.
    Teknika në këtë rast është interesante: Në vitin 2020, Ministria e Infrastrukturës kërkoi oferta për të ndërtuar një tunel, dhe kompania shqiptare GJOKA fitoi tenderin për 140 milionë euro. Ky çmim u anulua menjëherë, dhe tenderi u shpall përsëri gjashtë muaj më vonë; këtë herë u fitua nga kompanitë turke INTEKAR YAPI & ASL İNŞAAT, me një vlerë kontrate prej … 172 milionë eurosh!
    Kompanitë turke më pas e nënkontraktuan GJOKA-n për të bërë të gjithë punën për 140 milionë euro. Deklaratat e tyre tatimore në Shqipëri tregojnë shpenzime administrative prej rreth 1 milion eurosh dhe një fitim prej 31 milionë eurosh.
    Nuk u dha kurrë asnjë shpjegim për 32 milionë eurot shtesë. Një tjetër ish-Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Financave i cili ka kërkuar strehim në Zvicër duke pretenduar përndjekje nga qeveria, ka deklaruar se Rama dhe Balluku udhëtuan për në Ankara për t’u takuar personalisht me kompanitë turke dhe për të mbyllur marrëveshjen, dhe se procedura e hapur e prokurimit pasues ishte e rreme. Rrjedhjet e informacionit nga hetimi sugjerojnë se çështja e korrupsionit, ndër të tjera, mbështetet nga mesazhet me tekst midis zyrtarëve të Ministrisë dhe nga postimet në Facebook që tregojnë takimet në Ankara. Është interesante se këto postime u fshinë kur akuzat u bënë publike, por u rikuperuan për Zyrën e Prokurorit me ndihmën e SHBA-së.
     

  • Arrestohen në Itali dy shqiptarë, rrëmbyen dhe grabitën një çift italian duke i marrë 64 mijë euro

    Arrestohen në Itali dy shqiptarë, rrëmbyen dhe grabitën një çift italian duke i marrë 64 mijë euro

    Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali. Dy vite më parë dy shqiptarët e arrestuar, kishin rrëmbyer një çift italian dhe u kishin grabitur një shumë prej 64 mijë eurosh.

    Mediat italiane shkruajnë se ata kishin kërcënuar me armë çiftin italian, me qëllim që t’u vidhnin paratë dhe bizhuteritë e arit, me një vlerë totale prej afërsisht 64 mijë eurosh. Dy të arrestuarit ndodhen në ambientet e paraburgimit, ndërsa pritet të dalin para drejtësisë.

    “Kjo masë paraprake është kulmi i një përpjekjeje komplekse hetimore të koordinuar nga kjo Prokurori dhe të kryer nga Departamenti i Karabinierëve nga nëntori 2023 deri në qershor 2025. Kjo përpjekje, duke përfshirë hetimet teknike dhe mbledhjen e deklaratave të viktimave, ka lejuar identifikimin e personave përgjegjës për një rrëmbim me qëllim grabitjeje të kryer më 28 nëntor 2023, në Macerata, Campania, brenda shtëpisë së një çifti italian”, thanë autoritetet italiane.

  • Gjermania blen raketa izraelite Spike në një marrëveshje prej 2 miliardë eurosh

    Gjermania blen raketa izraelite Spike në një marrëveshje prej 2 miliardë eurosh

    Gjermania ka firmosur një marrëveshje prej 2 miliardë eurosh për blerjen e raketave antitank Spike, të prodhuara nga kompania izraelite Rafael, raporton Haaretz.
    Sipas gazetës izraelite, kontrata është nënshkruar përmes sipërmarrjes evropiane EuroSpike, që bashkon kompaninë Rheinmetall dhe Diehl nga Gjermania, ndërsa 20% e aksioneve zotërohen nga kompania Ercas B.V., e cila është në pronësi të plotë të Rafael.
    Marrëveshja përfshin jo vetëm furnizimin me raketa, por edhe mirëmbajtjen afatgjatë të sistemit.
    Në një përgjigje zyrtare ndaj një pyetjeje parlamentare, qeveria gjermane ka konfirmuar se vetëm gjatë vitit 2025 janë blerë armë dhe pajisje ushtarake izraelite në vlerë prej 315 milionë eurosh, përjashtuar kontratën e Spike – shumë më e lartë se shpenzimet e katër viteve të mëparshme të marra së bashku.
    Sipas Haaretz, Berlini ka vazhduar të blejë armatime dhe pajisje me përdorim të dyfishtë nga Izraeli, pavarësisht presionit diplomatik ndaj qeverisë izraelite për shkak të politikave të saj dhe konfliktit të vazhdueshëm në Gaza.
    Ky tension arriti kulmin në gusht, kur kancelari Friedrich Merz ndaloi eksportin e armëve që mund të përdoren nga Izraeli në atë konflikt.