Tag: euros

  • Pronarët e fasonerisë Krujë: Kriza ekonomike & zhvlerësimi i euros po dëmtojnë bizneset, kërkojmë mbështetje

    Pronarët e fasonerisë Krujë: Kriza ekonomike & zhvlerësimi i euros po dëmtojnë bizneset, kërkojmë mbështetje

    Gjatë një vizite të zhvilluar në Krujë, ku lideri i opozitës po zhvillon një bashkëbisedim me banorët e zonës për të dëgjuar shqetësimet e tyre, një nga pronarët e njërës prej fasonerive ka ndarë me të ftuarit shqetësimet e tij për gjendjen e vështirë ekonomike që po kalon sektori i fasonerisë.

    Ai u shpreh se vitet e fundit, përfshirë periudhën e pandemisë dhe zhvlerësimin e euros, kanë sjellë vështirësi të mëdha për biznesin e tij dhe për sektorin në tërësi.

    Ai tregoi se si pasojë e këtyre faktorëve, është detyruar të përballet me humbje të konsiderueshme financiare, duke shënuar një rënie prej rreth 1.5 milionë euro në vit, duke i lënë mbrapa mundësitë për riinvestim.

    Sipas tij, përkundër përpjekjeve për të zhvilluar projekte të reja si “Made in Albania”, gjendja ekonomike dhe mungesa e mbështetjes nga shteti kanë bërë të pamundur realizimin e këtyre qëllimeve.

    Ai theksoi gjithashtu se asnjë nga kryetarët e shoqatave të fasonëve, të cilët kishin qenë dikur mbështetje për ta, nuk kanë reaguar në momentet e vështira dhe nuk kanë ofruar ndihmën e nevojshme për t’i mbajtur të qëndrueshëm bizneset e vogla, duke kërkuar të mbrojnë interesat e tyre personale.

    Fjala e qytetarit:

    “Ne jemi një kompani që punojmë prej 15 vitesh në tregun shqiptar, prodhojmë këpucë për firmat italiane dhe kanadeze dhe kemi klientë të besueshëm.

    Problemi kryesor është se këto 3 vitet e fundit, zhvlerësimi i euros ka ndikuar në mbarëvajtjen e punës sonë, duke shkaktuar humbje rreth 1.5 milionë euro në vit në arkën e biznesit tonë.

    Kështu na ka lënë mbrapa për të riinvestuar, sepse para se të binte pandemia, patëm një projekt për të dalë me “Made in Albania”, ku pas pandemisë filluan të ndryshonin gjërat.

    Në Shqipëri kemi mbetur në një rrugë të madhe, nuk pyeti njeri për ne, dhe këta kryetarët e fasonëve që ishin krah nesh, shkuan krah tjetrit e menduan për karriget e tyre, nuk menduan për hallet tona, edhe pse ne kemi bërë shumë beteja, njëra prej të cilave ishte arritja e pagës së luftës, pasi punonjësit kishin mbetur pa marrë pagën e luftës.

    Fasoni sot është në gjendje shumë të keqe dhe nuk na lejon që fasoni të ketë fuqi të madhe punëtorësh, paga të mira punonjësish apo kushte më të mira pune, sepse nuk na lejon buxheti që kemi sot në fabrikën tonë. Nuk na lejon të riinvestojmë.

     

  • “Rënia e euros katastrofë për eksportuesit:/ Berisha në Krujë: Do krijojmë bord kompensimi pas 12 majit

    “Rënia e euros katastrofë për eksportuesit:/ Berisha në Krujë: Do krijojmë bord kompensimi pas 12 majit

    Nga Kruja, ku zhvilloi një takim me qytetarë dhe sipërmarrës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal te problematikat ekonomike që po përballen bizneset shqiptare, me theks të veçantë te rënia e euros dhe ndikimi i saj në sektorin e eksporteve.
    “Vetëm rënia e euros me 35% është katastrofë për eksportuesit. Euron e zhvlerësoi kjo qeveri që toleroi bandat e trafikantët të fusnin para me kontejnerë. Si pasojë, qindra mijëra vende pune janë humbur, dhe shumë ndërmarrje eksporti kanë falimentuar”, tha Berisha.
    Ai premtoi krijimin e një bordi të posaçëm pas 12 majit, i cili do të kompensojë zhvlerësimin e euros për eksportuesit, qindarkë për qindarkë.
    Berisha vlerësoi punën e sipërmarrësve dhe punëtorëve që, sipas tij, po mbajnë gjallë ekonominë në kushte të vështira: “Përulem me nderim para punës që bëni. Fasoni nuk është industri e botës së tretë, siç thotë Rama, por krenari kombëtare për ne. Prodhimi është punësim, rritje pagash dhe mirëqenie.”Ai theksoi se programi i Partisë Demokratike synon kthimin e parave te qytetarët përmes taksave, vendosjen e minimumit jetik dhe një pensioni minimal prej 200 eurosh për çdo pensionist.
    “Do u kthejmë qytetarëve paratë që i merr shteti. Nuk do të ketë më pension nën 200 euro në Shqipëri. Do vendosim minimumin jetik për çdo qytetar,” shtoi ai.
    Në fund, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për një Shqipëri që, sipas tij, punon për biznesin, punëtorët dhe mirëqenien e çdo familjeje shqiptare.

  • “Rënia e euros është katastrofë!” Berisha: Do t’u kompensojmë eksportuesve zhvleftësimin e parasë europiane

    “Rënia e euros është katastrofë!” Berisha: Do t’u kompensojmë eksportuesve zhvleftësimin e parasë europiane

    Kreu i opozitës, Sali Berisha, gjatë vizitës në bisnesin fason në Krujë, e ka cilësuar si katastrofike rënien me 35% të euros në tregun shqiptar, duke theksuar se kjo ka shkaktuar dëme të mëdha për sektorin e eksportit dhe mijëra vende pune.
    Berisha akuzoi qeverinë se ka lejuar pastrimin e parave dhe ndërhyrje të paligjshme në treg, duke dëmtuar rëndë ekonominë reale, ndërsa premtoi se pas 12 majit, nëse Partia Demokratike fiton, do të krijohet një bord kompensimi për eksportuesit, që do të rimbursojë humbjet e shkaktuara nga zhvlerësimi i euros “qindarkë për qindarkë”.
    Pjesë nga fjala:

    Përulem me nderim para punës që bëni, njerëz të punës dhe shpreh vlerësimin më të madh për ju, por edhe për sipërmarrësit të cilët, në kushte jashtëzakonisht të vështira kanë arritur të mbajnë gjallë biznesin.

    Vetëm rënia e euros me 35%, për eksportuesin është katastrofë.
    Çfarë kemi ndërmend ne.
    Ne pas datës 12 maj do të krijojmë një bord që do tu kompensojë eksportuesve, qindarkë për qindarkë zhvleftësimin e euros. Se euron e zhvlerësoi qeveria që toleroi bandat e trafikantët që të fusnin paratë e tyre me kontejner dhe mënyra të tjera, e pastaj qindra e mijëra vende pune, qindra ndërmarrje eksporti falimentuan sepse ra euro 35%.
    Edi Rama tregoi përçmim për industrinë tuaj. Fasoni tha është industri e botës së tretë. Jo për ne është krenari kombëtare.
    Ne e kemi prodhimin krenari kombëtare dhe në programin tonë nëqoftëse e keni dëgjuar ju, prodhimi, prodhimi është krenaria jonë kombëtare.
    Do të bëjmë gjithçka që të prodhojmë kudo, të tërheqim industritë më të mëdha për të prodhuar, sepse prodhimi është punësim, prodhimi është rroga e mirëqenie.
    Ndaj ju përshëndes shumë. Me 11 maj e kemi ditën në të cilën votojmë para së gjithash për veten tonë, për familjen.
    Do vendosim minimumin jetik për çdo pensionist.
    Nuk do të ketë pension nën 200 euro në Shqipëri. Do u kthejmë paratë, shqiptarëve. Taksat që marrim do ua kthejmë një pjesë të mirë qytetarëve.
    Ju ftoj të bisedojmë me çdo anëtar të familjes, që mund të jetë dhe i lëkundur dhe çdo njeri që njohim të rrethit tonë, kësaj here të bashkohemi. Nuk është çështja për pushtetin e këtij apo atij, çështja është për veten tonë, për biznesin.
    Këta janë heronj që kanë arritur të vazhdojnë. Se shumë e shumë të tjerë kanë falimentuar. Ua them tjetrën, shifrën e fundit. Nga viti 2023-2024 eksportet janë ulur me 32%.
    Është gjë shumë e rëndë. Çfarë do të thotë? Mijëra punëtorë kanë humbur vendin e punës, mijëra ndërmarrje janë mbyllur.
    Politikë e papërgjegjshme. Shteti sapo filloi të bjerë euro, duhet të vendoste bordin dhe ti kompensojë në mënyrë që eksporti të punojë pa dhimbje koke, pa kërcënime.
    Ne do e bëjmë këtë.
    Jemi të gjithë 1-sha.

  • “Përfitojmë 100 milionë euro”/ Agron Shehaj propozon futjen e euros si monedhë kombëtare

    “Përfitojmë 100 milionë euro”/ Agron Shehaj propozon futjen e euros si monedhë kombëtare

    Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj përsëriti propozimin e tij që monedha zyrtare në Shqipëri të bëhet euro dhe sipas tij me këtë kursehen rreth 100 milionë euro të shqiptarëve.
    “Propozimet tona mund të duken të çuditshme për një vesh që nuk është mësuar dhe nuk ka parë se çfarë ndodh në Perëndim, që ndjek populizmat, sovraniteti i lekut e me rradhë. Adoptimi i euros në vend të lekut ka logjikë të thjeshtë. Dua të flas për thelbin. Një pseudo, ish-zv/ministre e qeverisë Rama, në vend të merret me thelbin, bën montime, mua që fluturoj me para. Kështu sulmohen propozimet që mund të mos pëlqehen. Pra në mënyrë banale.
    Ne po shkojmë drejt Europës, ne i trembemi euros, por këtë e kanë 25 vende të Evropës. E kanë edhe dy vende si Kosova dhe Mali i Zi. Biznesi nuk do ta vuajë më luhatjet e euros, investitorët do të invetojnë në të njëjtën monedhë. Norma më të ulëta interesi për kredimarrësit.
    Ky është efekt, që një pjesë e shoqërisë mbahet nga remitancat, vihen në vështirësi. Shqipëria blen në euro sot, çdo gjë paguhet në euro. Euro me lekun janë shumë afër për momentin. Mendoj se ky ndryshim sjell përfitime, është përfitim kosto 100 mln euro i exchange, që paguajnë të gjithë. Çfarë humbasim? Vijmë te hartimi i pseudo-ekonomistes. Humbasim sovranitetin monetar, këtë e di edhe një student i vitit të parë.
    Humbet një instrument, për politikën monetare. Por harrojnë se ai instrument, ka shumë pak efekt, ose aspak në ekonominë shqiptare. Banka e Shqipërisë, është si rubinet e hap dhe e mbyll kur do të mbajë çmimin nën kontroll. Rubineti nuk ndikon mbi ekonominë në tërësi, por mbi një të tretën e gjysmës. De facto është shumë afër zeros”- tha Shehaj.

  • Luhatjet e kursit të euros, faktorët dhe ndikimi në ekonomi

    Luhatjet e kursit të euros, faktorët dhe ndikimi në ekonomi

    Kursi i këmbimit është përfshirë nga luhatje të forta ditët e fundit, të shkaktuara nga situata e përgjithshme gjeopolitike dhe lufta tregtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por teksa dollari preku minimume të reja, shqetësimi në Shqipëri është për euron, monedhës së dytë më të përdorur në vend pas lekut. Si pritet të jetë fati i saj?

    Euro shkëmbehet aktualisht me 98.9 lekë në tregun tonë të këmbimit, duke u forcuar lehtë kundrejt fundit të vitit të kaluar. Por ajo mbetet nën kuotën e 100 lekëve, të konsideruar edhe si kufiri psikologjik apo vija e zjarrit për këtë monedhë.
    Cilët janë faktorët që pritet të kushtëzojnë ecurinë e euros gjatë këtij viti dhe rrjedhimisht edhe humbjen apo fitimin e të gjithë atyre që e përdorin këtë valutë në përditshmëri?

    Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit pritet të ndikojnë jo pak, pasi do të shoqërohen me shtim të shpenzimeve dhe rrjedhimisht edhe të ofertës monetare në lek, gjë që do të ushtrojë presion për uljen e euros. Në një kah të kundër do të ndikojë lufta tregtare e Trump me tarifat ndaj vendeve partnere, që pritet të rrëzojë dollarin dhe rrjedhimisht, të forcojë euron.
    Për shkak të përdorimit masiv në ekonominë tonë, rënia apo forcimi i euros ka humbësit dhe përfituesit e vet.

    Kështu, nga një euro e dobët humbasin të gjithë ata që kanë të ardhura në këtë monedhë, përfshi familjet që marrin para nga të afërmit emigrantë. Humbasin depozituesit në këtë monedhë dhe eksportuesit, që aktivitetin e kanë në euro dhe shpenzimet në lek. Ndërkohë që përfitojnë ata që kanë kredi në euro, pasi do të paguajnë më pak për këstet mujorë; importuesit që i blejnë më lirë mallrat dhe produktet, si dhe qeveria që do të paguajë më pak për borxhin e jashtëm.

  • Lufta e tarifave, Dollari amerikan bie në nivelin më të ulët ndaj euros që nga viti 2022

    Lufta e tarifave, Dollari amerikan bie në nivelin më të ulët ndaj euros që nga viti 2022

    Dollari amerikan ra sot në nivelin e tij më të ulët ndaj euros në pak më shumë se tre vjet, pasi lufta tregtare SHBA-Kinë u përshkallëzua më tej.
    Sipas mediave të huaja, rreth orës 9 të mëngjesit me orën e Mbretërisë së Bashkuar, dollari arriti në 1.14 dollarë kundrejt euros, vlera e tij më e dobët kundrejt monedhës evropiane që nga shkurti 2022.
    Indeksi i dollarit amerikan, i cili mat vlerën e dollarit kundrejt një shporte valutash kryesore, gjithashtu ishte dobësuar 1.3% në të njëjtën kohë këtë mëngjes, shkruan A2 CNN.
    Lufta tarifore e filluar nga Donald Trump jo vetëm ka tronditur tregjet ndërkombëtare, por ka nxjerrë në pah një fenomen i cili nuk është parë që nga vitet 1970. Për herë të parë ari ka marrë revansh kundrejt kartëmonedhës dhe veçanërisht dollarit dhe euros. Sipas përllogaritjeve të fundit, rezulton se çmimi i arit është rritur në nivel rekord në 24 orët e fundit. Çmimi i një rreth 31.1 gram u ngjit në pothuajse 3,176 dollarë në SHBA, duke zgjatur fitimet e një dite më parë.
    Për shkak të luftës tarifore të nxitur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, më shumë investitorë po vënë baste për arin. Rritja e metalit të çmuar po nxitet nga rënia e shpejtë e vlerës së monedhës amerikane, thonë ekspertët e tregjeve ndërkombëtare. Kjo gjithashtu është pasojë e shitjes së aksioneve dhe obligacioneve amerikane.

  • 1 miliard euro u blenë në 2024! U rritën rezervat valutore, por nuk e ndihmuan siç duhet kursin e këmbimit

    1 miliard euro u blenë në 2024! U rritën rezervat valutore, por nuk e ndihmuan siç duhet kursin e këmbimit

    Banka e Shqipërisë tërheq çdo vit një sasi të konsiderueshme të euros nga tregu valutor.

    933 milionë euro ose gati 1 miliardë euro janë tërhequr nga tregu shqiptar në 2024 nga ky institucion. Duke shënuar kështu një rekord historik. Por a e ndihmoj kjo masë zhvlerësimin e euros në vitin që lamë pas?
    Ekspert i ekonomisë Adrian Civici analizon dhe situatën nëse kjo masë  ndihmoj në stabilizimin e zhvlerësimit te euros në vitin që lamë pas.
    “Kjo është politika dhe strategjia e Bankës për të shtuar rezervën valutorë dhe për të qenë e gatshme dhe më e përgatitur nëse do të ketë goditje të natyrës makrofinanciare, nëse do ketë ndonjë krizë. Apo nëse kursi këmbimi  mund të kthehet në një faktor destabilizues sa i përket ekuilibrit financiar dhe monetar të vendit, rezerva valutore është një instrument i mirë për ti amortizuar këto goditje”, shprehet Adrian Civici, ekspert ekonomie.
    Rezerva valutore e cila përfshin të gjitha aktivet e shprehura në monedhë të huaj, në pjesën më të madhe mbahet në investime afatgjata si letrat me vlerë të borxhit, me shuma relativisht më të vogla në forma të tjera si ari monetar dhe SDR (të drejtat speciale të tërheqjes).
    “Përdoret nëse cekuilibrohet ekuilibri financiar dhe monetar i vendit, për të balancuar bilancin e pagesave ose edhe për të qetësuar kursin e këmbimit”, shton ai.
    Ndonëse u tërhoq një sasi e konsiderueshme nga tregu në 2024, Euro vijoj të qëndronte nën nivelin e 100 lekëve.
    Ndërsa rezerva valutore vijon të rritet në vlera rekord teksa në muajin shkurt preku vlerën 6.9 miliardë euro, nga 5.5 miliardë euro që ishte në shkurt 2024.
    TABELA 1
    BLERJET E VALUTËS NË 2024
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    933 mln euro
     
    TABELA 2
    NIVELI I REZERVËS VALUTORE
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    6.9 MLD EURO
    +25.4%

    Top Channel

  • PS apo PD, cila parti ka programin më të mirë? Malaj analizon premtimet e Ramës dhe Berishës

    PS apo PD, cila parti ka programin më të mirë? Malaj analizon premtimet e Ramës dhe Berishës

    I ftuar në Quo Vadis të moderatores pranvera Borakaj në Vizion Plus, ish-ministri i Financave Arben Malaj ka analuizuar dy programet elektorale të PS dhe PD.
    Ai tha se programi i PD duke i mirë në letër por i vështirë shuëm në realizim, pasi nuk mund të ulësh taksat pa rritur më parë ekonominë.
    Ndërsa  sa i përket programit të PS ai tha se ka avantazhe dhe disavantazhe, megjithatë mbetet për tu parë.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Si ju duken këto programe?
    Malaj: Ndarja ideologjiek është ëbrë më mikse edhe në botë. Të thuash do bëjmë rrogat kaq e aq, pa treguar reformat nuk është zgjidhje. PD ka bërë një program me 5 kolona, por në debatin publik për mua politikat e saj fiskale jo ulja e taksës e tvsh, dhe rritja e shpenzimeve është formula më e keqe.
    Borakaj: Pretendojnë se duke ulur taksat do mbledhësh më shumë.
    Malaj: Që të ulësh taskat duhet të kesh rritje ekonomike. E pamë në 2009-2013 ku shkuam në krizë. Thonë do ulim tvsh në 15%, por është ulje shumë e madhe. Unë si ekspert jam që ndihmo shtresën e ulët dhe të mesme.
    Borakaj: Po programi i PS?
    Malaj: PS sa ka avantazhet ka dhe përgjegjësitë, se ka qeverisur në 3 mandate. Nuk e kam parë të premtojë ndonjë ulje. Problemi i PS ëhstë ai i borxhit të panjohur, pasi ne nuk dimë realisht se cilat janë kosot preferinciale të PPP.
    Borakaj: Karta e PS thotë që ne kemi ulur borxhin?
    Malaj: Ulja më e madhe vjen nga ulja e euros, dhe luhajtja e euros nuk është në dorë të aprtive. Me uljen e euros qeveritë bëhen më dorëlëshuar, në momentin që euro ngrihet, ngrihet dhe barra e borxhit.
     

  • Berisha në fasoneri: Qeveria do u kompensojë çdo qindarkë që humbisni nga kursi i narko-euros

    Berisha në fasoneri: Qeveria do u kompensojë çdo qindarkë që humbisni nga kursi i narko-euros

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takimin e zhvilluar këtë të martë në një biznes fason në Durrës, theksoi se qeveria e tij do të kompensojë çdo humbje të shkaktuar nga luhatjet e kursit të euros, duke premtuar mbështetje të fuqishme për sipërmarrësit shqiptarë.

    “Qëllimi ynë është ta mbështesim prodhimin shqiptar dhe ta lehtësojmë barrën fiskale për biznesin,” u shpreh Berisha, duke e cilësuar “narkoeuron” si një kërcënim serioz për ekonominë.

    Lideri demokrat foli për një bord të posaçëm që do të monitorojë kursin e këmbimit dhe do të kompensojë çdo humbje që mund të shfaqet për eksportuesit, ndërsa u angazhua për mbrojtjen e eksporteve dhe sigurimin e kushteve të sigurta për sipërmarrësit.

    Një pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

    Këto zgjedhje janë para së gjithash për ekonominë, ekonominë, ekonominë.

    Ne kemi përcaktuar ‘Made in Albania’, si krenaria kombëtare dhe ne do të bëjmë gjithçka që të mbështesim prodhimin shqiptar.

    Të bëjmë gjithçka për suksesin e sipërmarrësit shqiptar.

    Të lehtësojmë në maksimumin e mundshëm barrën fiskale.

    Të mbrojmë eksportet.

    Ju jeni një sipërmarrje eksporti.

    Unë e kuptoj vështirësinë e madhe që u krijon narkoeuro.

    Narkoeuro është një goditje shumë e rëndë për mijëra punonjës dhe sipërmarrje.

    Ata sjelln kontejnerë dhe vagona me eurot e drogës dhe rrëzojnë përtokë euron në Shqipëri.

    I shndërrojnë në kullat e drogës dhe korrupsionit, kurse sipërmarrjet shkojnë drejt falimentimit dhe falimentojnë me shumicë.

    Qeveria do kompensojë çdo qindarkë të kursit të euros për të gjithë eksportuesit, gjë e cila i bën ata të punojnë në kushte më të qeta, më të sigurta.

    Të kesh një rënie të euros në 35 përqind sa ç’është rënia, është pothuajse shkatërrimtare pasi këto janë sipërmarrje që kanë të bëjnë me euron dhe shkëmbimi bëhet me euron.

    Në këtë kontekst, një bord i veçantë do ngrihet për të monitoruar lëkundjet e kursit dhe për të kompensuar për çdo sipërmarrës, gjersa ne me gërshërët e ligjit t’ia presim rrugën dyndjes së kokainës dhe parave të kokainës, për të cilat ekonomia shqiptare nuk ka nevojë.

    Ekonomia shqiptare ka nevojë për prodhim, prodhim, prodhim.

    Prodhimi në Shqipëri po bie çdo vit.

    Ka një rënie të dhimbshme sepse shoqërohet me humbjet e vendeve të punës të burrave dhe grave që detyrohen të marrin mërgimin si alternativë të vetme për të mbijetuar.

    Gjithashtu unë jam sot këtu për t’u zotuar para jush, energjia elektrike do paguhet me 6 lekë.

    Shqipëria do ketë çmimin më të lirë të energjisë në Euiropë për biznesin.

    Ne e kemi pasur, nuk është se po bëjmë diçka të re. Do ta rikthejmë përsëri fuqishëm në mënyrë që t’i japim hapësirë më të madhe investimeve,por edhe të lehtësojmë biznesin.

    Natyrisht sistemi më i ulët i taksave është zotimi ynë.

    Taksa 10 përqind është taksa më e lashtë. Në Bibël dhe Kuran është taksa 10 përqind, më e drejta.

    Nuk duhet të synosh t’i marrësh tjetrit më shumë se 10 përqind taksën. Ka një moral njerëzor dhe ne i përmbahemi atij morali.

    Ne jemi të bindur se ajo është taksa më e drejtë.

    Dhe gjithçka që është e drejtë, funksionon shumë më mirë.

    Kur e vendosëm taksën e sheshtë në vitin 2005, ne na thanë se do e pësoni nga kjo gjë, do t’u falimentojnë financat.

    Mirë, u thamë ne FMN-së, ju rrini e shihni si po ecën dhe ne po e bëjmë.

    Ne e bëmë dhe në fund të 6 muajve, në arkën e shtetit, në buxhet erdhën 300 milionë euro më shumë se sa kishin ardhur me taksat e larta.

    Pra, taksa e drejtë funksionon shumë më mirë. Lehtëson biznesin, ia lë paratë në konto biznesit dhe biznesi i përdor ato për të investuar, për të rritur rrogat, për të përmirësuar kushtet e punës.

    Në këtë aspekt pra ne do krijojmë lehtësira të mëdha fiskale për biznesin.

  • Thellohet tatëpjeta e Euros/ Ekspertët: Turizmi dhe afrimi i zgjedhjeve parlamentare po dobësojnë monedhën

    Thellohet tatëpjeta e Euros/ Ekspertët: Turizmi dhe afrimi i zgjedhjeve parlamentare po dobësojnë monedhën

    Rreth 4% e zhvlerësuar krahasuar me një vit më parë, por duke vijuar tatëpjetën edhe në 2025, kjo është situata në të cilën ndodhet euro aktualisht.

    Monedha europiane vijon të humbas terren duke u këmbyer për 98.96 lekë sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
    Është turizmi, remitancat por dhe afrimi i zgjedhjeve parlamentare sipas ekspertëve që po dobësojnë më tej këtë valutë.
    “Shohim që muaji shkurt dhe mars me ngrohjen e temperaturave kemi sjellë dhe nëncmimin e euros për shkak të rritjes së numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Fenomeni i dytë është dhe rritja e remitancave kanë sjellë së fundmi emigrantët kanë sjellë më shumë para këto muaj duke ndikuar drejtëpërdrejtë tek euro. Ne kemi parë që investimet e huaja direkte janë në nivelet më të larta në pasuritë e patundshme dhe këto të fundit i kanë transaksionet në euro.”, shprehet Romina Radonshiq, ekspert ekonomie.
    Efekti i zhvlerësimit të euros ka sjellë humbje në të ardhurat e buxhetit të shtetit. 160 milionë euro më pak u regjistruan nga TVSH në import në 2024. Ndërsa më pak fitime kanë patur edhe eksportuesit. Por nga ana tjetër kjo situatë po favorizon ndjeshëm borxhin e jashtëm.
    “Banka e nivelit të dytë po japin më pak kredi në euro për të menaxhuar riskun. Por fituesit kryesor është qeveria për shkak të borxhit të jashtëm që ka në euro dhe të ardhurat i ka në lekë kur konvertohen në euro ajo ka mundësi që të lajë këtë borxh të jashtëm.”, shton më tej ekspertja e ekonomisë.
    Në tendencë rënëse ndodhet edhe monedhat e tjera kryesore. Dollari Amerikan këmbehet për 91.36 lekë, paundi britanik 118.15 lekë dhe franga zviceriane 103.61 lekë.
    ECURIA E EUROS
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    Mars 2024 102.93 lekëMars 2025 98.96 lekë
    TREGU VALUTOR
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    Dollari 91.36 lekëPaundi britanik 118.15 lekëFranga zviceriane 103.61 lekë

    Top Channel