Gjatë javës së parë të gushtit, euro preku një minimum të ri historik, duke rënë poshtë nivelit të 97 lekëve.
Këtë të premte, në pikat e këmbimit valutor, një euro blihet për 96.5 lekë. Ky nivel i ulët, sipas ekspertëve, shpjegohet me ndikimin e turizmit në treg, një fenomen i përvitshëm.
“I vetmi justifikim i mundshëm për rënien mund të jetë pjesa e turizmit. Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe po sillen çdo ditë e më tepër para dhe ndoshta ky është faktori kryesor që ka çuar në një forcim edhe më të madh të monedhës vendase. Kjo është arsyeja kryesore, mendoj, për këtë rënie në minimumin historik të euros në këto ditë të fundit”, thotë eksperti Klodian Muço.
Por ndryshe nga vitet e mëparshme, kur euro niste të fitonte pikë përballë lekut në përfundim të sezonit, të paktën në vitin e fundit, kjo traditë është “thyer”.
“Shqipëria është një vend ku logjika ekonomike nuk të ndihmon. Ne jemi në kulmin e sezonit turistik, normalisht supozohet që në të ardhmen monedha jonë do të zhvlerësohet, pra do të ikë fluksi turistik dhe do të rikthehemi te gjendja e mëparshme. Por, po të kemi parasysh vitin e kaluar, në shtator ra edhe më shumë sesa në gusht. Kjo tregon që logjika ekonomike këtu te ne lë për të dëshiruar, sepse këtu ka informalitet shumë të lartë, kemi depërtim të ekonomisë kriminale.
Kur korrupsioni, evazioni, krimi i gjenerojnë kryesisht të ardhurat në valutë dhe më pas këto shkëmbehen në exchange, janë edhe këto faktorë që ndikojnë në vlerësim dhe zhvlerësim. Prandaj nuk i këshillon dot qytetarët të blejnë apo jo në këtë moment. Sipas logjikës ekonomike duhet të blejnë, por realiteti është i pasigurt”, u shpreh ai për “Vizion Plus”.
Nga rënia e vazhdueshme e euros ka humbës dhe fitues.
“Rënia e euros stimulon importuesit, ata që kanë marrë kredi në monedhë të huaj, por të ardhurat e tyre i kanë në monedhën vendase.
Humbësit janë ata që eksportojnë jashtë, janë një sërë kompanish eksportuese në vend, fitimet e të cilave po bien nga muaji në muaj si pasojë e këtij forcimi të monedhës vendase dhe zhvlerësimit të euros, sepse pagesat vijnë në euro, euro po humbet nga dita në ditë”, tha Klodian Muço.
Tag: euros
-

Euro prek minimumin historik, ekspertët: Ja faktorë që ndikojnë në zhvlerësimin e monedhës
-

Euro prek minimumin historik, këmbehet me 96.5 lekë. Ekspertët: Fitojnë importuesit humbin eksportuesit
Gjatë javës së parë të gushtit, euro preku një minimum të ri historik, duke rënë poshtë nivelit të 97 lekëve. Këtë të premte, në pikat e këmbimit valutor, një euro blihet për 96.5 lekë. Ky nivel i ulët, sipas ekspertëve, shpjegohet me ndikimin e turizmit në treg, një fenomen i përvitshëm.
“I vetmi justifikim i mundshëm për rënien mund të jetë pjesa e turizmit. Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe po sillen çdo ditë e më tepër para, dhe ndoshta ky është faktori kryesor që ka çuar në një forcim edhe më të madh të monedhës vendase. Kjo është arsyeja kryesore, mendoj, për këtë rënie në minimumin historik të euros në këto ditë të fundit”, thot Klodian Muço – Ekspert për ekonominë.
Por ndryshe nga vitet e mëparshme, kur euro niste të fitonte pikë përballë lekut në përfundim të sezonit, të paktën në vitin e fundit, kjo traditë është “thyer”.“Shqipëria është një vend ku logjika ekonomike nuk të ndihmon. Ne jemi në kulmin e sezonit turistik, normalisht supozohet që në të ardhmen monedha jonë do të zhvlerësohet, pra do të ikë fluksi turistik dhe do të rikthehemi te gjendja e mëparshme. Por, po të kemi parasysh vitin e kaluar, në shtator ra edhe më shumë sesa në gusht. Kjo tregon që logjika ekonomike këtu te ne lë për të dëshiruar, sepse këtu ka informalitet shumë të lartë, kemi depërtim të ekonomisë kriminale. Kur korrupsioni, evazioni, krimi i gjenerojnë kryesisht të ardhurat në valutë dhe më pas këto shkëmbehen në exchange, janë edhe këto faktorë që ndikojnë në vlerësim dhe zhvlerësim. Prandaj nuk i këshillon dot qytetarët të blejnë apo jo në këtë moment. Sipas logjikës ekonomike duhet të blejnë, por realiteti është i pasigurt.”
Nga rënia e vazhdueshme e euros ka humbës dhe fitues.
“Rënia e euros stimulon importuesit, ata që kanë marrë kredi në monedhë të huaj, por të ardhurat e tyre i kanë në monedhën vendase. Humbësit janë ata që eksportojnë jashtë, janë një sërë kompanish eksportuese në vend, fitimet e të cilave po bien nga muaji në muaj si pasojë e këtij forcimi të monedhës vendase dhe zhvlerësimit të euros, sepse pagesat vijnë në euro, euro po humbet nga dita në ditë.”
Banka e Shqipërisë nuk ndërhyn në tregun e këmbimit valutor, duke e lënë atë në regjim të lirë, ndërsa ka shpjeguar se një lek më i fortë përballë euros ka ndihmuar në zbutjen e inflacionit.
/vizionplus.tv -

Euro bie në nivelin më të ulët historik, me sa këmbehet monedha evropiane
Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen rekorde të reja historike.
Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehet për 97.3 lekë, vlera më e ulët e regjistruar ndonjëherë.
Agjentët e tregut valutor shprehen se efekti i sezonit të verës ka ndikuar në zhvlerësimin gradual të korrikut, ndërsa parashikohej që ky trend të shihej në muajin gusht, ku përjetohet edhe piku turistik.
Për të ruajtur ekuilibrin në kursin, Banka e Shqipërisë ka blerë valutë dhe në skenarin më pozitiv, ndërhyrja ka ngadalësuar rënien e Euros, por nuk ka mjaftuar për ta ringritur kursin e monedhës europiane.
Kursi i Euros pati rënë lehtë poshtë nivelit të 98 lekëve që në qershor, ndërsa një ecuri të ngjashme kanë pasur edhe monedhat e tjera, me dollarin që tashmë këmbehet 84.3 lekë, paundin 112 dhe frangën zvicerane 104.1 lekë.
Ky ritëm sugjeron se presionet rënëse mbi kursin e këmbimit po vazhdojnë të jenë të pranishme edhe këtë vit, madje në një masë më të madhe se pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë. -

Euro sjell mundësi në Bullgari, jo garanci
Përdorimi i Euros sjell në mënyrë të pashmangshme një ndjesi pasigurie dhe ankthi, ashtu si ndodhi me vendosjen e bordit monetar në vitet 1990. Kështu e përshkroi ndjesinë publike Petar Ganev, ekonomist i lartë në Institutin për Ekonomi të Tregut, në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, pas miratimit përfundimtar të anëtarësimit të Bullgarisë në Eurozonë.Ganev theksoi se shqetësimet e qytetarëve të zakonshëm, veçanërisht në rajonet më të dobëta ekonomikisht, lidhen më shumë me çështje themelore ekonomike si punësimi, pagat dhe pensionet, sesa me vetë Euron si monedhë.Ai vuri në dukje se inflacioni, që shpesh fajësohet padrejtësisht për shkak të Euros, ka qenë i pranishëm disa herë në dy dekadat e fundit, pavarësisht se cila monedhë përdorej në një vend. Si shembull, Ganev përmendi vitin 2022, ndërkohë që theksoi se disa nga nivelet më të larta të inflacionit sot hasen në Rumani, një vend që ende përdor monedhën e vet kombëtare. Sipas tij, problemet strukturore afatgjata shpesh i atribuohen gabimisht Euros.Sipas Ganev, miratimi i monedhës së përbashkët eliminon mundësinë e zhvlerësimit të monedhës kombëtare, sepse tashmë nuk ke më një të tillë. Megjithatë, Euro ofron qasje në më shumë investime dhe perspektiva të përmirësuara ekonomike. Ajo u jep qeverive dhe bizneseve më shumë mundësi, por nuk garanton automatikisht rezultate më të mira, paralajmëron Ganev.Që nga 1 janari, bullgarët nuk të do kenë më nevojë të shqetësohen për kursin e këmbimit. Madje edhe pas një dekade, leva do të këmbehet me të njëjtin kurs fiks të përdorur gjatë tranzicionit. Për ata që kanë para të kursyera, Ganev rekomandoi që t’i depozitojnë në llogari bankare të denominura në leva para fundit të vitit – nëse është e nevojshme, edhe përmes ndihmës së të afërmve – për të shmangur bezdinë e këmbimit të parave në postë në janar.Ai shtoi se nuk ka asnjë nevojë urgjente për të konvertuar llogaritë në Leva në Euro. Bankat duhet ta sqarojnë qartë se llogaritë ekzistuese do të kalojnë automatikisht në Euro dhe klientët nuk kanë nevojë të ndërmarrin ndonjë veprim shtesë në këtë drejtim.Për sa i përket tregut të pasurive të paluajtshme, Ganev tha se anëtarësimi i Bullgarisë në Eurozonë pritet të nxisë më shumë interes, përfshirë investimet e huaja. Ai parashikon një likuiditet të lartë të vazhdueshëm në sistemin bankar, gjë që do të mbështesë rritjen aktuale të kreditimit. Sipas tij, tregu i pasurive të paluajtshme mbetet shumë aktiv dhe kalimi në Euro pritet të rrisë më tej kërkesën. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, arrin pranë vlerës së…
Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 97.55 lekë, vlera më e ulët e regjistruar ndonjëherë.
Agjentët e tregut valutor shprehen se efekti i sezonit veror ka forcuar më shumë presionet rënëse mbi kursin e këmbimit të Euros, që janë të qëndrueshme prej vitesh në ekonominë shqiptare. Një rritje e këtyre presioneve në këtë periudhë ishte e pritshme, duke pasur parasysh se pjesa e dytë e korrikut dhe fillimi i gushtit shënojnë edhe pikun e sezonit veror.Pavarësisht se Banka e Shqipërisë që prej muajit maj ka ndërhyrë në treg, me blerje të herëpashershme të valutës, përsëri kursi i këmbimit ka pësuar një rënie të lehtë poshtë kufirit të 98 lekëve, duke regjistruar minimume të reja historike.
Burime nga tregu valutor shprehen se Banka e Shqipërisë ka vazhduar blerjet, madje ndërhyrja e fundit ka qenë jo më larg se dita e hënë. Megjithatë, në rastin më të mirë kjo ndërhyrje e ka ngadalësuar rënien e Euros, por nuk ka mjaftuar për ta ringritur kursin e monedhës europiane. Kursi i Euros pati rënë lehtë poshtë nivelit të 98 lekëve qysh në qershor, por ishte ringritur përsëri, kryesisht falë blerjeve periodike të Bankës së Shqipërisë.
Megjithatë, gjatë muajit korrik Euro ka rënë në mënyrë të qëndrueshëm poshtë këtij kufiri, që deri para pak javësh kishte qenë si një lloj objektivi kufi (megjithëse i padeklaruar ndonjëherë zyrtarisht), poshtë të cilit Banka e Shqipërisë nuk kishte lejuar rënien e kursit të Euros.
Duket se presionet rënëse mbi kursin e këmbimit të Euros po vazhdojnë të jenë të pranishme edhe këtë vit, madje në një masë më të madhe se pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë.
Megjithëse forcimi i Lekut me bazë vjetore është ngadalësuar ndjeshëm, kjo edhe falë ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, sërish vlerësohet se kursi i këmbimit mund të vazhdojë të ndikojë në ecurinë e inflacionit të importuar dhe në objektivin e përgjithshëm të inflacionit, të Bankës së Shqipërisë. Vazhdimi i forcimit të Lekut besohet të ketë qenë një nga faktorët që shtynë Bankën Qendrore të ulë normën bazë të interesit në 2.5%, në fillim të këtij muaji.
Përveç efektit të zakonshëm sezonal, të lidhur me pushimet verore, flukset hyrëse të valutës në ekonominë shqiptare ngelen të larta edhe nga investimet e huaja, sidomos në pasuri të paluajtshme.
Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë, e karakterizuar nga suficite të mëdha buxhetore, ka ndikuar në uljen e ofertës së Lekut dhe në forcimin e monedhës vendase. Të dhënat paraprake treguan se buxheti e mbylli 6-mujorin 2025 me suficit në shumën e 33.5 miliardë lekëve, në rënie sidoqoftë me 35% krahasuar me suficitin e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Monitor -

Euro bie në nivelin më të ulët historik: Këmbehet me vetëm 97.55 lekë, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë nuk ndalin rënien
Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike.
Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 97.55 lekë, vlera më e ulët e regjistruar ndonjëherë.
Agjentët e tregut valutor shprehen se efekti i sezonit veror ka forcuar më shumë presionet rënëse mbi kursin e këmbimit të Euros, që janë të qëndrueshme prej vitesh në ekonominë shqiptare. Një rritje e këtyre presioneve në këtë periudhë ishte e pritshme, duke pasur parasysh se pjesa e dytë e korrikut dhe fillimi i gushtit shënojnë edhe pikun e sezonit veror.
Pavarësisht se Banka e Shqipërisë që prej muajit maj ka ndërhyrë në treg, me blerje të herëpashershme të valutës, përsëri kursi i këmbimit ka pësuar një rënie të lehtë poshtë kufirit të 98 lekëve, duke regjistruar minimume të reja historike.
Burime nga tregu valutor shprehen se Banka e Shqipërisë ka vazhduar blerjet, madje ndërhyrja e fundit ka qenë jo më larg se dita e hënë. Megjithatë, në rastin më të mirë kjo ndërhyrje e ka ngadalësuar rënien e Euros, por nuk ka mjaftuar për ta ringritur kursin e monedhës europiane.
Kursi i Euros pati rënë lehtë poshtë nivelit të 98 lekëve qysh në qershor, por ishte ringritur përsëri, kryesisht falë blerjeve periodike të Bankës së Shqipërisë.
Megjithatë, gjatë muajit korrik Euro ka rënë në mënyrë të qëndrueshëm poshtë këtij kufiri, që deri para pak javësh kishte qenë si një lloj objektivi kufi (megjithëse i padeklaruar ndonjëherë zyrtarisht), poshtë të cilit Banka e Shqipërisë nuk kishte lejuar rënien e kursit të Euros.
Duket se presionet rënëse mbi kursin e këmbimit të Euros po vazhdojnë të jenë të pranishme edhe këtë vit, madje në një masë më të madhe se pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë.
Megjithëse forcimi i Lekut me bazë vjetore është ngadalësuar ndjeshëm, kjo edhe falë ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, sërish vlerësohet se kursi i këmbimit mund të vazhdojë të ndikojë në ecurinë e inflacionit të importuar dhe në objektivin e përgjithshëm të inflacionit, të Bankës së Shqipërisë. Vazhdimi i forcimit të Lekut besohet të ketë qenë një nga faktorët që shtynë Bankën Qendrore të ulë normën bazë të interesit në 2.5%, në fillim të këtij muaji.
Përveç efektit të zakonshëm sezonal, të lidhur me pushimet verore, flukset hyrëse të valutës në ekonominë shqiptare ngelen të larta edhe nga investimet e huaja, sidomos në pasuri të paluajtshme.
Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë, e karakterizuar nga suficite të mëdha buxhetore, ka ndikuar në uljen e ofertës së Lekut dhe në forcimin e monedhës vendase. Të dhënat paraprake treguan se buxheti e mbylli 6-mujorin 2025 me suficit në shumën e 33.5 miliardë lekëve, në rënie sidoqoftë me 35% krahasuar me suficitin e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Monitor
-

Euro bie në nivele historike, as ndërhyrjet e BSH nuk e ndalin rënien
Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike.
Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 97.55 lekë, vlera më e ulët e regjistruar ndonjëherë.
Agjentët e tregut valutor shprehen se efekti i sezonit veror ka forcuar më shumë presionet rënëse mbi kursin e këmbimit të Euros, që janë të qëndrueshme prej vitesh në ekonominë shqiptare. Një rritje e këtyre presioneve në këtë periudhë ishte e pritshme, duke pasur parasysh se pjesa e dytë e korrikut dhe fillimi i gushtit shënojnë edhe pikun e sezonit veror.
Pavarësisht se Banka e Shqipërisë që prej muajit maj ka ndërhyrë në treg, me blerje të herëpashershme të valutës, përsëri kursi i këmbimit ka pësuar një rënie të lehtë poshtë kufirit të 98 lekëve, duke regjistruar minimume të reja historike.
Burime nga tregu valutor shprehen se Banka e Shqipërisë ka vazhduar blerjet, madje ndërhyrja e fundit ka qenë jo më larg se dita e hënë. Megjithatë, në rastin më të mirë kjo ndërhyrje e ka ngadalësuar rënien e Euros, por nuk ka mjaftuar për ta ringritur kursin e monedhës europiane.
Kursi i Euros pati rënë lehtë poshtë nivelit të 98 lekëve qysh në qershor, por ishte ringritur përsëri, kryesisht falë blerjeve periodike të Bankës së Shqipërisë.
Megjithatë, gjatë muajit korrik Euro ka rënë në mënyrë të qëndrueshëm poshtë këtij kufiri, që deri para pak javësh kishte qenë si një lloj objektivi kufi (megjithëse i padeklaruar ndonjëherë zyrtarisht), poshtë të cilit Banka e Shqipërisë nuk kishte lejuar rënien e kursit të Euros.
Duket se presionet rënëse mbi kursin e këmbimit të Euros po vazhdojnë të jenë të pranishme edhe këtë vit, madje në një masë më të madhe se pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë.
Megjithëse forcimi i Lekut me bazë vjetore është ngadalësuar ndjeshëm, kjo edhe falë ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, sërish vlerësohet se kursi i këmbimit mund të vazhdojë të ndikojë në ecurinë e inflacionit të importuar dhe në objektivin e përgjithshëm të inflacionit, të Bankës së Shqipërisë. Vazhdimi i forcimit të Lekut besohet të ketë qenë një nga faktorët që shtynë Bankën Qendrore të ulë normën bazë të interesit në 2.5%, në fillim të këtij muaji.
Përveç efektit të zakonshëm sezonal, të lidhur me pushimet verore, flukset hyrëse të valutës në ekonominë shqiptare ngelen të larta edhe nga investimet e huaja, sidomos në pasuri të paluajtshme.
Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë, e karakterizuar nga suficite të mëdha buxhetore, ka ndikuar në uljen e ofertës së Lekut dhe në forcimin e monedhës vendase. Të dhënat paraprake treguan se buxheti e mbylli 6-mujorin 2025 me suficit në shumën e 33.5 miliardë lekëve, në rënie sidoqoftë me 35% krahasuar me suficitin e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë./MONITOR
-

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, ja sa ka arritur vlera në lekë
Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike.Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 97.55 lekë, vlera më e ulët e regjistruar ndonjëherë.
Agjentët e tregut valutor shprehen se efekti i sezonit veror ka forcuar më shumë presionet rënëse mbi kursin e këmbimit të Euros, që janë të qëndrueshme prej vitesh në ekonominë shqiptare. Një rritje e këtyre presioneve në këtë periudhë ishte e pritshme, duke pasur parasysh se pjesa e dytë e korrikut dhe fillimi i gushtit shënojnë edhe pikun e sezonit veror.
Pavarësisht se Banka e Shqipërisë që prej muajit maj ka ndërhyrë në treg, me blerje të herëpashershme të valutës, përsëri kursi i këmbimit ka pësuar një rënie të lehtë poshtë kufirit të 98 lekëve, duke regjistruar minimume të reja historike.
Burime nga tregu valutor shprehen se Banka e Shqipërisë ka vazhduar blerjet, madje ndërhyrja e fundit ka qenë jo më larg se dita e hënë. Megjithatë, në rastin më të mirë kjo ndërhyrje e ka ngadalësuar rënien e Euros, por nuk ka mjaftuar për ta ringritur kursin e monedhës europiane.
Kursi i Euros pati rënë lehtë poshtë nivelit të 98 lekëve qysh në qershor, por ishte ringritur përsëri, kryesisht falë blerjeve periodike të Bankës së Shqipërisë. Megjithatë, gjatë muajit korrik Euro ka rënë në mënyrë të qëndrueshëm poshtë këtij kufiri, që deri para pak javësh kishte qenë si një lloj objektivi kufi (megjithëse i padeklaruar ndonjëherë zyrtarisht), poshtë të cilit Banka e Shqipërisë nuk kishte lejuar rënien e kursit të Euros.
Duket se presionet rënëse mbi kursin e këmbimit të Euros po vazhdojnë të jenë të pranishme edhe këtë vit, madje në një masë më të madhe se pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë.
Megjithëse forcimi i Lekut me bazë vjetore është ngadalësuar ndjeshëm, kjo edhe falë ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, sërish vlerësohet se kursi i këmbimit mund të vazhdojë të ndikojë në ecurinë e inflacionit të importuar dhe në objektivin e përgjithshëm të inflacionit, të Bankës së Shqipërisë. Vazhdimi i forcimit të Lekut besohet të ketë qenë një nga faktorët që shtynë Bankën Qendrore të ulë normën bazë të interesit në 2.5%, në fillim të këtij muaji.
Përveç efektit të zakonshëm sezonal, të lidhur me pushimet verore, flukset hyrëse të valutës në ekonominë shqiptare ngelen të larta edhe nga investimet e huaja, sidomos në pasuri të paluajtshme.
Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë, e karakterizuar nga suficite të mëdha buxhetore, ka ndikuar në uljen e ofertës së Lekut dhe në forcimin e monedhës vendase. Të dhënat paraprake treguan se buxheti e mbylli 6-mujorin 2025 me suficit në shumën e 33.5 miliardë lekëve, në rënie sidoqoftë me 35% krahasuar me suficitin e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Monitor -

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve
Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike.Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 97.55 lekë, vlera më e ulët e regjistruar ndonjëherë.Agjentët e tregut valutor shprehen se efekti i sezonit veror ka forcuar më shumë presionet rënëse mbi kursin e këmbimit të Euros, që janë të qëndrueshme prej vitesh në ekonominë shqiptare. Një rritje e këtyre presioneve në këtë periudhë ishte e pritshme, duke pasur parasysh se pjesa e dytë e korrikut dhe fillimi i gushtit shënojnë edhe pikun e sezonit veror.Pavarësisht se Banka e Shqipërisë që prej muajit maj ka ndërhyrë në treg, me blerje të herëpashershme të valutës, përsëri kursi i këmbimit ka pësuar një rënie të lehtë poshtë kufirit të 98 lekëve, duke regjistruar minimume të reja historike.Burime nga tregu valutor shprehen se Banka e Shqipërisë ka vazhduar blerjet, madje ndërhyrja e fundit ka qenë jo më larg se dita e hënë. Megjithatë, në rastin më të mirë kjo ndërhyrje e ka ngadalësuar rënien e Euros, por nuk ka mjaftuar për ta ringritur kursin e monedhës europiane.Kursi i Euros pati rënë lehtë poshtë nivelit të 98 lekëve qysh në qershor, por ishte ringritur përsëri, kryesisht falë blerjeve periodike të Bankës së Shqipërisë.Megjithatë, gjatë muajit korrik Euro ka rënë në mënyrë të qëndrueshëm poshtë këtij kufiri, që deri para pak javësh kishte qenë si një lloj objektivi kufi (megjithëse i padeklaruar ndonjëherë zyrtarisht), poshtë të cilit Banka e Shqipërisë nuk kishte lejuar rënien e kursit të Euros.Duket se presionet rënëse mbi kursin e këmbimit të Euros po vazhdojnë të jenë të pranishme edhe këtë vit, madje në një masë më të madhe se pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë.Megjithëse forcimi i Lekut me bazë vjetore është ngadalësuar ndjeshëm, kjo edhe falë ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, sërish vlerësohet se kursi i këmbimit mund të vazhdojë të ndikojë në ecurinë e inflacionit të importuar dhe në objektivin e përgjithshëm të inflacionit, të Bankës së Shqipërisë. Vazhdimi i forcimit të Lekut besohet të ketë qenë një nga faktorët që shtynë Bankën Qendrore të ulë normën bazë të interesit në 2.5%, në fillim të këtij muaji.Përveç efektit të zakonshëm sezonal, të lidhur me pushimet verore, flukset hyrëse të valutës në ekonominë shqiptare ngelen të larta edhe nga investimet e huaja, sidomos në pasuri të paluajtshme.Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë, e karakterizuar nga suficite të mëdha buxhetore, ka ndikuar në uljen e ofertës së Lekut dhe në forcimin e monedhës vendase. Të dhënat paraprake treguan se buxheti e mbylli 6-mujorin 2025 me suficit në shumën e 33.5 miliardë lekëve, në rënie sidoqoftë me 35% krahasuar me suficitin e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.Burimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Faktet dhe mitet për tranzicionin e Bullgarisë drejt Eurozonës në vitin 2026
Teksa Bullgaria i afrohet gjithnjë e më shumë anëtarësimit në Eurozonë më 1 janar 2026, pas mbështetjes unanime nga ministrat e Financave dhe krerët e shteteve të Eurozonës në qershor 2025, valë dezinformimi vazhdojnë të qarkullojnë.Narrativa të rreme, që nga paniku ekonomik deri te teoritë konspirative, po përhapen në rrjete sociale, forume dhe madje edhe në disa kanale mediatike. Ekipi i verifikimit të fakteve pranë Radios Kombëtare Bullgare ka shqyrtuar disa nga pretendimet më të përhapura, duke ofruar sqarime dhe fakte të bazuara në analiza ekspertësh dhe deklarata zyrtare.Miti – Çmimet do të rriten pas adoptimit të EurosKjo është një nga frikërat më të përhapura, por që nuk pasqyron realitetin. Kryeministri Rosen Zhelyazkov sqaroi se çmimet e rritura të vërejtura muajt e fundit nuk kanë asnjë lidhje me fillimin e përdorimit të Euros. Përkundrazi, presionet e tregut dhe praktikat oportuniste të disa tregtarëve kanë qenë faktorët kryesorë.Rumen Spetsov, kreu i Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, ndau të njëjtin mendim, duke deklaruar se përpjekjet për të manipuluar çmimet gjatë tranzicionit do të monitorohen nga afër. Qeveria ka vënë në funksion mekanizma për të frenuar rritjet e pajustifikuara.Ekonomisti, profesor Viktor Yotsov, thekson se pjesa më e madhe e konfuzionit publik vjen nga një keqkuptim mbi inflacionin. “Çmime të larta nuk do të thotë domosdoshmërisht inflacion. Inflacioni është një proces i vazhdueshëm rritjeje çmimesh”, – shpjegoi ai. Shumë qytetarë, veçanërisht ata me fuqi më të ulët blerëse, supozojnë se Euro do të sjellë inflacion vetëm sepse kanë frikë se të ardhurat e tyre nuk do të jenë të mjaftueshme.Yotsov gjithashtu vuri në dukje rolin e pritshmërive inflacioniste: sa më shumë njerëzit të besojnë se çmimet do të rriten, aq më shumë ajo bindje ndikon në sjelljen ekonomike. Megjithatë, vetë kalimi në monedhën Euro nuk është shkak për inflacion. “Nëse një tregtar do të rrisë çmimet, ai nuk do të presë që ta bëjë këtë për shkak të Euros. Është konkurrenca, jo kontrolli shtetëror, që mban çmimet nën kontroll”, – tha ai.Për më tepër, nivelet e çmimeve në Bullgari janë ende ndjeshëm më të ulëta se mesatarja e Bashkimit Europian, aktualisht në nivelin 60-70%. Një konvergjencë e pjesshme e çmimeve në afatgjatë është e pritshme, por ajo nuk lidhet me adoptimin e Euros dhe do të ndodhte edhe sikur Bullgaria të vazhdonte përdorimin e monedhës vendase Leva.Miti – Këmbimi i Levës në Euro do të jetë i ndërlikuar ose i kufizuarVite përgatitje kanë garantuar një proces të qetë të këmbimit të valutës, sipas guvernatorit të Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB), Dimitar Radev. Do të ketë një periudhë njëmujore pas hyrjes së Euros, gjatë së cilës të dyja monedhat do të pranohen për pagesa. Kthimi i kusurit do të bëhet në Euro kur të jetë e mundur, dhe çmimet do të shprehen në të dyja monedhat në faturë.Për gjashtë muajt e parë, bankat do të ofrojnë këmbim pa komision dhe pa kufizime, megjithëse për shuma të mëdha (mbi 30,000 leva) do të nevojitet njoftim paraprak. Në qytetet dhe fshatrat e vegjël, mbi 2,000 zyra postare do të mundësojnë gjithashtu këmbim falas, shpjegoi zëvendësdrejtori i Postës Bullgare, Stanimir Belinov.Profesori Yotsov theksoi se këmbimi do të kryhet nëpërmjet disa kanaleve: bankave, postave dhe rrjeteve të mëdha të shitjes me pakicë, të cilat do të jenë të pajisura paraprakisht me Euro. Kalimi automatik i pagave, pensioneve, kursimeve dhe kredive do të bëhet në kursin fiks të këmbimit. Nuk pritet të ketë asnjë vështirësi.Ministri i Brendshëm, Daniel Mitov, konfirmoi se ministria po ndërmerr masa për të parandaluar mashtrimet dhe aktivitetet kriminale të lidhura me kalimin e valutës, duke përfshirë monitorimin e hapësirave online për lajme të rreme dhe operacione me kartëmonedha euro false.Miti – Bullgaria do të humbasë sovranitetin monetarKritikët pretendojnë se adoptimi i Euros do të cenojë sovranitetin e Bullgarisë, por në të vërtetë vendi ka hequr dorë në praktikë nga pavarësia monetare që prej hyrjes së regjimit fiks të kursit të këmbimit. Që prej vitit 1997, kursi i Levës është fiksuar fillimisht me markën gjermane, dhe më pas me euron, duke ia hequr Bankës Kombëtare Bullgare mundësinë për të bërë politikë monetare të pavarur.Siç shpjegoi profesori Yotsov, Banka Qendrore ka kohë që nuk ushtron më funksione të politikës monetare, si operacionet në tregun e hapur, ndikimin në normat e interesit apo dhënien e likuiditetit emergjent. “Ne tashmë e kemi dorëzuar atë pjesë të sovranitetit. Leva ekziston si monedhë, por është plotësisht e lidhur me euron, dhe BNB-ja nuk mund të kontrollojë dot furnizimin me para në mënyrë të pavarur”, – tha ai.Miti – BQE-ja do të marrë kontrollin mbi rezervat valutore të BullgarisëEdhe ky pretendim është i pasaktë. Profesori Yotsov sqaroi se vetëm një pjesë e rezervave të Bullgarisë do të bashkohet me rezervat kolektive të menaxhuara nga Banka Qendrore Europiane. Pjesa më e madhe do të mbetet nën administrimin kombëtar.Për më tepër, shumë nga fondet që aktualisht mbahen nga BNB-ja u përkasin bankave tregtare si pjesë e rezervave të tyre të detyrueshme, që aktualisht janë 12% në Bullgari. Në Eurozonë, kërkesa është vetëm 1%. Me anëtarësimin, këto fonde do t’u kthehen bankave që i kanë depozituar, duke reduktuar bilancin e BNB-së, por pa pasoja negative për ekonominë.Meqenëse mbi 80% e sektorit bankar në Bullgari është në pronësi të huaj, pjesa më e madhe e kapitalit të rikthyer mund të transferohet drejt selive qendrore të bankave në Europën Perëndimore. Ky tranzicion pritet të jetë neutral në aspektin e inflacionit./BNRKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.