Tag: euros

  • Fundoset edhe më tej narko-euro, bie për herë të parë poshtë 97 lekëve

    Fundoset edhe më tej narko-euro, bie për herë të parë poshtë 97 lekëve

    Euro e ka nisur javën me një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit dhe ka rënë për herë të parë poshtë nivelit të 97 lekëve.

    Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 96.91 lekë, niveli më i ulët historik i shënuar deri më sot. Kursi Euro-Lek vazhdon të jetë në rënie me bazë vjetore, por kjo rënie është më e ulët, me 2.4%.

    Ecuria e kursit tregon se rënia e Euros ka tejkaluar madje edhe nivelet e periudhës korrik-gusht, që shënon edhe pikun e sezonit veror. Sipas agjentëve, rënia e mëtejshme e Euros dëshmon një ofertë të lartë dhe më të shpërndarë gjatë vitit të monedhës europiane. Kjo mund të shpjegohet me zgjatjen e sezonit veror, por edhe me një bazë më të gjerë të prurjeve valutore, që nuk lidhen vetëm me turizmin.

    Banka e Shqipërisë ka rinisur blerjet e valutës qysh në tremujorin e dytë të këtij viti, me qëllim frenimin e forcimit të mëtejshëm të Lekut. Vlerat e blera me këtë qëllim ende nuk janë publikuar, por megjithatë ato vetëm sa e kanë ngadalësuar rënien e kursit të Euros, pa mundur ta stopojnë atë.

    Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se prurjet neto nga turizmi për 6-mujorin e parë të vitit u rritën me afërsisht 8%, shifër kjo ndjeshëm më e ulët krahasuar me vitin e kaluar.

    Në tërësi, deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, për të gjithë 6-mujorin 2025, deficiti i llogarisë korrente ngelet në rënie, me një vlerë totale prej 561 milionë eurosh ose 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Një faktor tjetër me peshë në rritje gjatë viteve të fundit ka qenë rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për 6-mujorin e parë treguan se rritja është ngadalësuar ndjeshëm, me vetëm 1% më shumë krahasuar me një vit më parë.

    Paralelisht, rënia e Euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.

    Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të vitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 7-mujorit suficit buxhetor kishte vlerën e 31.6 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 42%./MONITOR

  • Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

    Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

    Euro e ka nisur javën me një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit dhe ka rënë për herë të parë poshtë nivelit të 97 lekëve.
    Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 96.91 lekë, niveli më i ulët historik i shënuar deri më sot. Kursi Euro-Lek vazhdon të jetë në rënie me bazë vjetore, por kjo rënie është më e ulët, me 2.4%.
    Ecuria e kursit tregon se rënia e Euros ka tejkaluar madje edhe nivelet e periudhës korrik-gusht, që shënon edhe pikun e sezonit veror. Sipas agjentëve, rënia e mëtejshme e Euros dëshmon një ofertë të lartë dhe më të shpërndarë gjatë vitit të monedhës europiane. Kjo mund të shpjegohet me zgjatjen e sezonit veror, por edhe me një bazë më të gjerë të prurjeve valutore, që nuk lidhen vetëm me turizmin.
    Banka e Shqipërisë ka rinisur blerjet e valutës qysh në tremujorin e dytë të këtij viti, me qëllim frenimin e forcimit të mëtejshëm të Lekut. Vlerat e blera me këtë qëllim ende nuk janë publikuar, por megjithatë ato vetëm sa e kanë ngadalësuar rënien e kursit të Euros, pa mundur ta stopojnë atë.
    Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se prurjet neto nga turizmi për 6-mujorin e parë të vitit u rritën me afërsisht 8%, shifër kjo ndjeshëm më e ulët krahasuar me vitin e kaluar.
    Në tërësi, deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, për të gjithë 6-mujorin 2025, deficiti i llogarisë korrente ngelet në rënie, me një vlerë totale prej 561 milionë eurosh ose 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Një faktor tjetër me peshë në rritje gjatë viteve të fundit ka qenë rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për 6-mujorin e parë treguan se rritja është ngadalësuar ndjeshëm, me vetëm 1% më shumë krahasuar me një vit më parë.
    Paralelisht, rënia e Euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.
    Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të vitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 7-mujorit suficit buxhetor kishte vlerën e 31.6 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 42%./Monitor
     

  • Euro e nis javën në rënie, bie për herë të parë poshtë 97 lekëve

    Euro e nis javën në rënie, bie për herë të parë poshtë 97 lekëve

    Euro e ka nisur javën me një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit dhe ka rënë për herë të parë poshtë nivelit të 97 lekëve.Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 96.91 lekë, niveli më i ulët historik i shënuar deri më sot. Kursi Euro-Lek vazhdon të jetë në rënie me bazë vjetore, por kjo rënie është më e ulët, me 2.4%.Ecuria e kursit tregon se rënia e Euros ka tejkaluar madje edhe nivelet e periudhës korrik-gusht, që shënon edhe pikun e sezonit veror. Sipas agjentëve, rënia e mëtejshme e Euros dëshmon një ofertë të lartë dhe më të shpërndarë gjatë vitit të monedhës europiane. Kjo mund të shpjegohet me zgjatjen e sezonit veror, por edhe me një bazë më të gjerë të prurjeve valutore, që nuk lidhen vetëm me turizmin.Banka e Shqipërisë ka rinisur blerjet e valutës qysh në tremujorin e dytë të këtij viti, me qëllim frenimin e forcimit të mëtejshëm të Lekut. Vlerat e blera me këtë qëllim ende nuk janë publikuar, por megjithatë ato vetëm sa e kanë ngadalësuar rënien e kursit të Euros, pa mundur ta stopojnë atë.Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se prurjet neto nga turizmi për 6-mujorin e parë të vitit u rritën me afërsisht 8%, shifër kjo ndjeshëm më e ulët krahasuar me vitin e kaluar.Në tërësi, deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, për të gjithë 6-mujorin 2025, deficiti i llogarisë korrente ngelet në rënie, me një vlerë totale prej 561 milionë eurosh ose 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Një faktor tjetër me peshë në rritje gjatë viteve të fundit ka qenë rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për 6-mujorin e parë treguan se rritja është ngadalësuar ndjeshëm, me vetëm 1% më shumë krahasuar me një vit më parë.Paralelisht, rënia e Euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të vitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 7-mujorit suficit buxhetor kishte vlerën e 31.6 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 42%.Burimi: Banka e ShqipërisëBurimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Euro në pikiatë, mbyll javën me një minimum historik përballë Lekut

    Euro në pikiatë, mbyll javën me një minimum historik përballë Lekut

    Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën me një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të premten me 97 lekë. Në shitje 1 euro vlen vetëm 96.71 lekë
    Presionet nënçmuese mbi kursin e Euros vazhdojnë të jenë të forta edhe pas kalimit të të periudhës së që përbën pikun e sezonit veror, në periudhën korrik-gusht.
    Pas një rritjeje të përkohshme në ditët e fundit të gushtit, kursi i Euros i është kthyer sërish rënies, në nivele edhe më të ulëta.
    Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kjo dëshmon praninë e një oferte të lartë të valutës në treg. Në vitet e fundit, sezoni turistik është zgjatur në kohë dhe vlerësohet se kjo sjell prurje më të larta valutore.

  • Euro bie në një minimum të ri historik në vlerën e 97 lekëve

    Euro bie në një minimum të ri historik në vlerën e 97 lekëve

    Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën me një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të premten me 97 lekë.Presionet nënçmuese mbi kursin e Euros vazhdojnë të jenë të forta edhe pas kalimit të të periudhës së që përbën pikun e sezonit veror, në periudhën korrik-gusht. Pas një rritjeje të përkohshme në ditët e fundit të gushtit, kursi i Euros i është kthyer sërish rënies, në nivele edhe më të ulëta.Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kjo dëshmon praninë e një oferte të lartë të valutës në treg. Në vitet e fundit, sezoni turistik është zgjatur në kohë dhe vlerësohet se kjo sjell prurje më të larta valutore.Të dhënat e tërthorta këtë vit dëshmojnë një ngadalësim të ndjeshëm të rritjes së numrit të turistëve të huaj, ndërsa vlerësimet e operatorëve turistikë për këtë sezon veror në përgjithësi nuk kanë qenë shumë entuziaste.Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se prurjet neto nga turizmi për 6-mujorin e parë të vitit u rritën me më pak se 8%, shifër kjo ndjeshëm më e ulët krahasuar me vitin e kaluar.Në tërësi, deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Por, për të gjithë 6-mujorin 2025, deficiti i llogarisë korrente ngelet në rënie, me një vlerë totale prej 561 milionë eurosh ose 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Prurjet valutore duket se janë të qëndrueshme. Një faktor tjetër me peshë në rritje gjatë viteve të fundit ka qenë rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për 6-mujorin e parë treguan se rritja është ngadalësuar ndjeshëm, me vetëm 1% më shumë krahasuar me një vit më parë.Në perceptimin e agjentëve të tregut, gjithashtu prurjet informale të valutës vazhdojnë të kenë gjithashtu ndikim në rritjen e ofertës së euros dhe në zhvlerësimin e monedhës europiane ndaj Lekut.Nga ana tjetër, rënia e Euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të të vitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 7-mujorit suficit buxhetor kishte vlerën e 31.6 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 42%.Burimi: Banka e Shqipërisë Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Një kalim i qetë përpara? Si do të përshtaten bizneset dhe qytetarët bullgarë me euron”

    “Një kalim i qetë përpara? Si do të përshtaten bizneset dhe qytetarët bullgarë me euron”

    Kryeministri bullgar Rosen Zhelyazkov theksoi se euroja ofron më shumë avantazhe se çdo monedhë tjetër kombëtare e shteteve anëtare të BE-së.“Është një monedhë e përbashkët, jo e huaj, që ne duhet të pranojmë. Gati 400 milionë qytetarë e përdorin atë çdo ditë,” deklaroi ai, duke hapur një seri aktivitetesh në kuadër të Fushatës Kombëtare të Informimit për futjen e euros në Bullgari.Zhelyazkov theksoi se besimi publik është themelor për stabilitetin institucional. “Kur besimi cenohet, institucionet dobësohen dhe shoqëria bëhet më pak e aftë për t’iu përgjigjur sfidave. Sa më shumë t’i përmbahemi standardeve evropiane, aq më mirë funksionon tregu i përbashkët i euros. Kjo fushatë duhet të shkojë përtej klisheve dhe të synojë grupet e cenueshme që mund të manipulohen ose të keqinformohen. Në detin e sotëm të informacionit, e vërteta është e çmuar dhe media duhet të jetë aleatja jonë,” shtoi ai. Kryeministri nënvizoi se prezantimi i euros duhet planifikuar me kujdes për të shmangur panikun apo dezinformimin.Gatishmëria e biznesit dhe fushata informueseZornitsa Rusinova nga Këshilli Ekonomik dhe Social paraqiti përgatitjet e Bullgarisë dhe ndikimin tek bizneset. Ajo shpjegoi se këshilli ka monitoruar dhe këshilluar prej kohësh mbi hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë, duke ofruar analiza, opinione dhe sqarime. “Ndryshimet e fundit në Ligjin për Euron kanë qartësuar çështje teknike si çmimet e dyfishta, kasat fiskale dhe formatimin e shumave në leva dhe euro,” tha ajo.Fushata informuese, që nis në shtator, do të përfshijë takime lokale në qytete si Kazanlak, Svishtov dhe Karlovo, ku zyrtarët do të përgjigjen në pyetjet e qytetarëve dhe bizneseve. Një seksion online me asistent pyetje-përgjigje është krijuar për t’i udhëzuar qytetarët mbi çmimet, normat e interesit, kontratat dhe shqetësime të tjera.Çmimet e dyfishta do të vazhdojnë për një vit, dhe bankat do të shkëmbejnë leva me euro pa tarifa nga 1 janari. Banorët e zonave pa degë bankare do të mund të shkëmbejnë para në zyrat postare deri në 1,000 leva pa paralajmërim; shumat më të mëdha do të kërkojnë aplikim paraprak tre-ditor dhe prova mbi origjinën për shuma mbi 10,000 leva. Rusinova këshilloi të moshuarit të paguajnë drejtpërdrejt në euro ose të përdorin kartat bankare për të thjeshtuar transaksionet.Duke mësuar nga përvojat e tjeraDuke u bazuar në përvojën e Kroacisë, Sllovenisë dhe shteteve baltike, Bullgaria ka adoptuar praktikat më të mira për një tranzicion të qetë. Janë zbatuar masa për të kontrolluar inflacionin dhe për të parandaluar rritjen e menjëhershme të çmimeve, ndërsa ligji siguron që nuk nevojiten ndryshime në kontratat e kredive, qirave apo punësimit. Anketat tregojnë se qëndrimet publike po bëhen gradualisht më pozitive, megjithatë autoritetet i inkurajojnë qytetarët të mbështeten te burime zyrtare si evroto.bg, Banka Qendrore dhe Këshilli Ekonomik dhe Social.Mbrojtja e konsumatorit dhe siguriaRusinova theksoi mekanizmat për të parandaluar abuzimet gjatë tranzicionit. “Mbikëqyrja qytetare është thelbësore. Qytetarët duhet të raportojnë rritje të dyshimta të çmimeve, dhe autoritetet e kontrollit, përfshirë Komisionin për Mbrojtjen e Konsumatorit, kanë detyrën e zbatimit. Shumica e tregtarëve bullgarë veprojnë me ndershmëri,” tha ajo. Ministria e Brendshme po bashkëpunon me postat dhe bashkitë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të parandaluar qarkullimin e kartëmonedhave false. Autoritetet rekomandojnë përdorimin e bankave dhe postave për shkëmbimin e valutës, në vend të shërbimeve jozyrtare.Të gjitha pagesat sociale, përfshirë pensionet dhe përfitimet për personat me aftësi të kufizuara, do të konvertohen automatikisht në euro nga 1 janari. Përshtatja e publikut me monedhën e re pritet të jetë e qetë.Pasojat ekonomike dhe sektorialeSipas Rusinovës, asnjë sektor nuk do të mbetet i dëmtuar. Turizmi dhe shërbimet financiare pritet të përfitojnë menjëherë, ndërsa anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Eurozonë do të forcojë zërin e saj në vendimmarrjet ekonomike evropiane, do të tërheqë investitorë dhe do të hapë mundësi për arsimim dhe punësim ndërkombëtar në vendet fqinje të BE-së.Tranzicioni pritet të ulë tarifat e transaksioneve me rreth 1 miliard leva, duke u dhënë bizneseve fonde për investime, zhvillim teknologjik dhe rritje të pagave. Kostot teknike të përshtatjes do të mbulohen me mbështetje shtetërore, ndërsa futja e euros shihet edhe si një mjet për të reduktuar ekonominë informale, duke krijuar kushte konkurruese të parashikueshme.Financimi dhe mundësitë e rritjesHyrja në Eurozonë përmirëson vlerësimin e kreditit për Bullgarinë, lehtëson financimet private dhe evropiane dhe siguron parashikueshmëri për investitorët. Bizneset në sektorë si ekonomia qarkore mund të shfrytëzojnë më mirë këto mundësi për t’u zgjeruar dhe për të pasur akses më të lehtë në fondet evropiane.Stabiliteti i çmimeve dhe besimi publikRusinova nënvizoi përgjegjësinë e bizneseve për të ruajtur çmime të drejta. Institucionet do të monitorojnë praktikat e pandershme, dhe mund të zbatohen masa kompensuese për grupet e cenueshme, siç ndodhi më parë me çmimet e energjisë. Mbikëqyrja qytetare, e kombinuar me përgjegjësinë e bizneseve, pritet të stabilizojë kalimin.Adoptimi i gjerë vullnetar i çmimeve të dyfishta nga tregtarët, përpara se të bëhet i detyrueshëm, tregon se biznesi bullgar po përgatitet seriozisht për ndryshim. Me fushata të gjera informuese, masa ligjore të qarta dhe mbështetje institucionale, Bullgaria synon një integrim të qetë dhe të dobishëm në Eurozonë. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Europës i duhet një euro dixhitale

    Europës i duhet një euro dixhitale

    Strategjia e Bankës Qendrore Europiane (BQE) për të siguruar autonominë në pagesa fokusohet te “euro dixhitale”, e cila do të zëvendësonte efektivisht paranë fizike në Eurozonë. Por ndikimi i euros dixhitale do të kufizohej vetëm te pagesat me pakicë dhe nuk do të rriste ndjeshëm pjesën e euros në transaksionet ndërkombëtare apo në rezervat valutore.Europa ka pritshmëri të mëdha për “euron dixhitale” që është duke u zhvilluar. Para­ja fizike ka shërbyer prej kohësh si garancia përfundimtare e depozitave bankare, duke forcuar besimin te sistemi financiar në tërësi. Në epokën dixhitale, kur pjesa që zë paraja fizike edhe në transaksionet më të vogla po bie me shpejtësi, BQE shpreson që euro dixhitale të marrë këtë rol.Por ambiciet për euron dixhitale shkojnë më tej. Europa shpreson që valuta të forcojë autonominë e saj strategjike, në një botë ku dollari amerikan është monedha rezervë kryesore dhe ku sistemet e pagesave, ndërkombëtare dhe vendase, dominohen nga kompani private amerikane si Visa, Mastercard dhe PayPal. Sipas kësaj vizioni, euro dixhitale do të mbronte rolin ndërkombëtar të euros dhe do të mbështeste sfiduesit e hegjemonisë amerikane në pagesa. Megjithatë, vetëm euro dixhitale vështirë se mund t’i përmbushë këto pritshmëri.Euro dixhitale është konceptuar si një shtesë e parasë fizike, jo si alternativë e depozitave bankare, të cilat përbëjnë shumicën dërrmuese të ofertës monetare. Ashtu si paratë cash, eurot dixhitale do të shpërndaheshin nga bankat tregtare, por do të ishin të kthyeshme në bankën qendrore. Ato do të kishin fuqi ligjore pagese, kështu që qytetarët mund t’i përdorin për të paguar blerjet online dhe në dyqane (përmes telefonit), si dhe për të dërguar para shpejt e me efikasitet te njëri-tjetri. Po ashtu, si paraja fizike, eurot dixhitale nuk do të ofronin interes. Mbajtja në portofolin dixhital do të kufizohej në 3,000 euro, por do të mund të rimbushej me lehtësi.Me rënien e përdorimit të parasë fizike, qytetarët mund të ndihen më të sigurt nga fakti se mund të konvertojnë lehtësisht depozitat bankare në euro dixhitale që funksionojnë si cash. Por, sipas konceptimit aktual, euro dixhitale do të ishte e pavlefshme për transaksione korporatash dhe nuk do të luante rol të rëndësishëm në menaxhimin e likuiditetit apo në pagesat me shumicë. Dhe pikërisht këto transaksione, jo ato me pakicë, janë ato që do të bënin diferencën në forcimin e rolit ndërkombëtar të euros.BQE ka një plan për të zgjeruar rolin e euros dixhitale në pagesat me shumicë duke lidhur sistemin e saj qendror të regjistrave me sistemet e ardhshme të pagesave me shumicë, që me shumë gjasa do të mbështeten te teknologjia e shpërndarë e regjistrave (DLT). Në këtë drejtim, janë njoftuar dy programe. Programi Pontes është një iniciativë afatshkurtër, që synon krijimin e një ure mes platformave private DLT dhe sistemit të centralizuar të BQE-së, TARGET Services. Ndërsa programi më ambicioz Appia synon të krijojë një ekosistem financiar “gati për të ardhmen”, të bazuar mbi DLT.Këto nisma do të lejojnë BQE-në të veprojë si kundërpalë kryesore për një gamë të gjerë shkëmbimesh, përfshirë transaksionet ndërbankare, në një botë ku bankat dhe aktorë të tjerë të tregut kanë përqafuar DLT. Por, në thelb, ato vetëm do ta bëjnë po aq të shpejtë dhe efikas përdorimin e euros për transaksione me shumicë sa përdorimin e dollarit amerikan apo valutave të tjera. Për pasojë, Pontes dhe Appia ka gjasa të mos sjellin rritje të konsiderueshme të pjesës së euros në transaksionet ndërkombëtare apo në rezervat valutore.Megjithatë, ekziston një mundësi për ndryshim rrënjësor: stablecoin-et (asetet dixhitale të lidhura me monedhat tradicionale ose me mallra). Ndryshe nga euro dixhitale, e cila supozohet të funksionojë si paraja cash, stablecoin-et mund të veprojnë si alternativë e depozitave. Edhe pse programi Appia nuk e angazhon BQE-në për të krijuar një stablecoin në euro, ai do të vendosë infrastrukturën për zhvillimin e tij. Dhe me një kuadër mbështetës rregullator, stablecoin-et mund të kombinojnë shpejtësinë dhe efikasitetin e pagesave dixhitale me sigurinë e depozitave bankare.Legjislacioni i fundit në të dy anët e Atlantikut shkon në këtë drejtim. Në SHBA, ligji GENIUS (Guiding and Establishing National Innovation for US Stablecoins Act), dhe në Europë rregullorja MiCA (Markets in Crypto-Assets), kërkojnë që institucionet emetuese të mbajnë asete të mjaftueshme cilësore e likuide për të mbështetur stablecoin-et plotësisht. Por ky kriter nuk mjafton, sepse në kohë krize vlera e aseteve mbështetëse mund të bjerë, duke nxitur një tërheqje masive të fondeve nga stablecoin-i, e ngjashme me një panik bankar, por pa bankë qendrore që të shërbejë si huadhënës i fundit.Deri tani, as BQE dhe as Rezerva Federale nuk kanë shprehur ndonjë synim për të marrë këtë rol. Por Presidenti amerikan Donald Trump është i vendosur të mbështesë zhvillimin e industrisë së kriptove dhe duket se i sheh emetuesit e stablecoin-eve si një burim të rëndësishëm të ardhshëm kërkese për bonot e thesarit amerikan. Kjo sugjeron se administrata Trump mund të ndërmarrë çdo hap rregullator të nevojshëm për t’u dhënë stablecoin-eve hapësirë për t’u zhvilluar, përfshirë edhe garancinë që Rezerva Federale do t’u ofrojë emetuesve mbështetje likuiditeti.Nëse Fed ndërmerr këtë hap, dhe BQE jo, stablecoin-et në dollar do të errësojnë stablecoin-et në euro, duke forcuar më tej dominimin e dollarit amerikan. Përtej kufizimit të autonomisë së BE-së në pagesa dhe zhvillimit të tregut të kapitalit, kjo do ta linte BQE-në të varur nga likuiditeti i Fed në rast krize, duke minuar pavarësinë e politikës monetare dhe duke rritur koston e kapitalit.Sigurisht, garantimi i mbështetjes së BQE-së për emetuesit e stablecoin-eve do të sillte një ndryshim radikal në peizazhin financiar dhe të pagesave në Eurozonë. Por në një kontekst teknologjik e gjeopolitik që po ndryshon me shpejtësi, BQE mund të detyrohet të bëjë zgjedhjen e madhe. / Project SyndicateKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Projekti, BQE: Euroja digjitale do të jetë ‘fitimprurëse’ për ofruesit e shërbimeve të pagesave

    Projekti, BQE: Euroja digjitale do të jetë ‘fitimprurëse’ për ofruesit e shërbimeve të pagesave

    Komisioni i BE-së vlerëson se projekti, do të kushtojë midis 2.8 dhe 5.4 miliardë euro për të zbatuar euron digjtale në të gjithë zonën e euros.

    Nëse lançohet, euro digjitale do të jetë “fitimprurëse” për ofruesit e shërbimeve të pagesave, siguroi të enjten eurodeputetët Piero Cipollone, një anëtar i bordit ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

     “Nuk kemi përshtypjen se ky projekt do të sjellë humbje. Mendoj se ky është një supozim që duhet të vërtetohet”, u tha Cipollone anëtarëve të komitetit të çështjeve ekonomike të Parlamentit Europian në Bruksel.

    “Për aq sa dimë, përvetësimi i euros digjitale nuk do të jetë aq i madh sa të vërë në rrezik stabilitetin financiar, por do të jetë i mjaftueshëm për t’i dhënë një sinjal bankës qendrore që të paguajë për infrastrukturën dhe të kompensojë aktorin kryesor për investimin”, shtoi ai.

    Sipas vlerësimeve të Komisionit, integrimi i euros digjitale në sistemin e eurozonës do të kushtonte midis 2.8 dhe 5.4 miliardë euro. “Kemi parë shifra që janë gjashtë, dhjetë herë më të larta se kaq. Besueshmëria e këtij numri mund të vihet në dyshim, për të mos thënë më shumë”, paralajmëroi Cipollone.

    Si para publike, euro digjitale do të ishte e lirë për t’u përdorur dhe e pranuar kudo, por për ta bërë të vlefshme shpërndarjen e saj për bankat dhe ofruesit e tjerë, Eurosistemi po propozon gjithashtu një model kompensimi, i hartuar për të mbuluar kostot e tyre dhe për të mbajtur stimujt të drejtë.

    BQE-ja po finalizon aktualisht fazën përgatitore për lançimin e mundshëm të një Monedhe Digjitale tw Bankws Qendrore (CBDC) me pakicë, e cila synon të plotësojë paratë e gatshme. Por, përpara se të vendosin nëse do të lëshojnë euron digjitale, shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian duhet të bien dakord për kuadrin e saj legjislativ.

    Për momentin, Parlamenti është në një bllokim. Vizita e Cipollone ishte e pesta nga 14 shkëmbimet e planifikuara me komitetin ekonomik, që kur Komisioni paraqiti propozimin e tij në qershor 2023.

    Më 9 shkurt 2024, raportuesi i atëhershëm Stefan Berger (Gjermania/Partia Popullore Evropiane) prezantoi draft-raportin e tij. Që atëherë, nuk është zhvilluar asnjë votim dhe në dhjetor 2024, Berger dha dorëheqjen si eurodeputet kryesor për dosjen.

    Ai u pasua nga eurodeputeti spanjoll i Partisë Popullore Europiane, Fernando Navarrete, i cili kohët e fundit publikoi një dokument prej 27 faqesh me titull “A kemi vërtet nevojë për euron dixhitale: një zgjidhje për cilin problem saktësisht?”.

    Në dokument, Navarrete, një ekonomist shtetëror, argumenton se euro dixhitale nuk është përgjigjja për probleme të tilla si varësia e bllokut nga ofruesit e pagesave jo-evropiane si Visa dhe Mastercard.

    “Mungesa e CBDC-ve me pakicë plotësisht funksionale në ekonomitë e tjera kryesore nuk pasqyron mungesë të aftësisë teknike. Përkundrazi, ajo dëshmon një kujdes kolektiv të rrënjosur në vlerësime të matura të implikimeve sistemike”, shkroi ai, duke përmendur rreziqet për stabilitetin financiar, kërkesën e ulët të konsumatorit dhe rezultatet e pasigurta të raportit kosto-përfitim si arsye pse juridiksione të tjera kanë braktisur, shtyrë ose shmangur projekte të tilla.

    Në vend të kësaj, eurodeputeti spanjoll bën thirrje për përqendrim në një CBDC me shumicë, duke argumentuar se rrethanat kanë ndryshuar që kur projekti me pakicë u propozua për herë të parë. Ai gjithashtu argumenton se roli i BQE-së duhet të “evoluojë drejt atij të një mundësuesi neutral”.

    BQE: Paraja ka nevojë për një kopje rezervë digjitale

    BQE-ja po paralajmëron se Evropa duhet të ecë më shpejt drejt euros dixhitale, pasi njerëzit po largohen gjithnjë e më shumë nga paratë e gatshme.

    “Sot, paratë e gatshme janë e vetmja zgjidhje rezervë e vërtetë, por ndërsa shoqëria po largohet gjithnjë e më shumë prej tyre, ne duhet ta plotësojmë atë me një version digjital”, u tha eurodeputetëve të enjten anëtari i bordit të BQE-së, Piero Cipollone.

    Pagesat me para në dorë në zonën e euros kanë rënë ndjeshëm vetëm në pesë vjet — nga 68% në 40% të të gjitha transaksioneve dhe nga 40% në vetëm 24% të vlerës së tyre.

    Cipollone argumentoi se një euro digjitale mund të veprojë si një rrjet sigurie gjatë krizave, duke u dhënë qytetarëve një alternativë të besueshme publike nëse sistemet private dështojnë. Në një botë me tensione gjeopolitike në rritje dhe sulme kibernetike të sofistikuara, tha ai, mbështetja është thelbësore.

     “Kur shërbimet kritike ndërpriten, qytetet presin që autoritetet publike të sigurojnë vazhdimësinë”, tha ai. “Shërbimet e pagesave nuk janë luks — ato janë po aq thelbësore sa energjia elektrike ose uji i pastër për jetën e përditshme të qytetarëve tanë.”

    Bisedimet midis ministrave të financave të BE-së po marrin gjithashtu ritëm, me presidencën daneze që synon një qëndrim të përbashkët deri në fund të vitit 2025. Por rruga përpara është e vështirë.

    Disa qeveri thonë se nevojitet më shumë punë teknike përpara se të jepet drita jeshile. “Duhet të gjejmë një model kompensimi të drejtë dhe kushte të mira shpërndarjeje për bankat dhe, sigurisht, duhet t’u ofrojmë qytetarëve një nivel të lartë mbrojtjeje të privatësisë që nga dita e parë”, tha Lars Klingbeil i Gjermanisë në korrik.

    Privatësia, kompensimi bankar dhe shpërndarja nuk janë të vetmet pika ngërçi. Ministrat janë gjithashtu të ndarë në mendime rreth ndikimit në vendet jo-euro, kufizimeve mbi sasinë e euros digjitale që qytetarët mund të mbajnë dhe madje edhe se kush duhet të ketë fjalën e fundit nëse projekti do të nisë fare./ Euronews.

  • Thellohet tatëpjeta e euros. Valuta europiane bie nën nivelin e 97 lekëve, rekordi i ri negativ

    Thellohet tatëpjeta e euros. Valuta europiane bie nën nivelin e 97 lekëve, rekordi i ri negativ

    Zhvlerësimi i euros nuk ka të ndalur. Valuta europiane ka shkelur edhe “vijën” e kuqe të 97 lekëve duke u këmbyer për vetëm 96.77 lekë në blerje. Ky është niveli u ulët jo vetëm për këtë vit, po që na 2008-ta kur valuta europiane hyri në Shqipëri.
    Eriola Hoxha, eksperte për ekonominë, deklaroi: “Kjo do të thotë se ka mjaftueshëm euro në qarkullim dhe kjo do të thotë se ka jo vetëm euro formale, por edhe euro nga kanale informale. Jemi në periudhën e verës ku emigrantët sjellin në rrugë formale apo informale para, apo thënë ndryshe remitanca”.
    Kliton Vaso, ekspert bankar, shprehet për A2: “Dhe për mua kjo sjell pikërisht atë që po ndodh tani. Zhvlerësimin e euros edhe jashtë sezonit turistik. Oferta e euros është shumë e lartë”.
    Krahasuar me fillimvitin, të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se euro është zhvlerësuar me 1.05 lekë.
    “Kjo nuk është vetëm një krizë kursi. Është një ndryshim paradigme. Një kohë e re ku lekut po i jepet dinjitet. Një realitet i ri ku euroja nuk frikëson më, por barazohet. Një botë ku fiton ai që merr pagë në lekë… dhe humbet ai që paguhet në euro”, thekson Vaso.
    Kjo edhe si pasojë e turistëve që ende vijojnë të vijnë në Shqipëri.
    “Hyrjet masive të turistëve të huaj që sjellin valutë, investimet e huaja që përllogariten në euro, si dhe mungesa e kërkesës për të blerë valutë për importe – të gjitha kanë ndikuar në këtë zhvlerësim të qëndrueshëm të euros”, shpjegon Hoxha.
    Euro, monedha e artë e ëndrrave europiane, vite më parë sundonte me krenari në çdo transaksion, nga rrugicat e tregjeve popullore deri në kontratat më të majme të ndërtimit. Në sytë e shqiptarëve, euro nuk ishte thjesht një valutë….ishte garanci, prestigj, status. Por sot, ajo nuk është më as hijeshia që ishte. E zbehtë në kurset e këmbimit, e pa forcë në dorën e emigrantit, euro po jeton ditët e saj më të zymta.
    Eriola Hoxha shprehet: “Efektet negative janë në horizont. Deri tani është duket se kemi përfituar nga inflacioni i importuar. Vazhdoj t’i qëndroj mendimit se “zhvlerësimi i euros do të kthehet shpejt në fatkeqësi”.
    Euro po rrudhet shpejt, përballet me një realitet të ri shqiptar, ku fuqia vendase e parasë po fiton besim dhe pavarësi. Por mbetet për t’u parë nëse ky është një fund i përkohshëm, një kapitull i ri i lekut, apo thjesht një episod në ciklin e luhatjeve monetare që i karakterizon tregjet në tranzicion.

  • Fitimet e T2 në BE: Euro e fortë dhe frika nga tarifat rëndojnë, bankat të pandalshme

    Fitimet e T2 në BE: Euro e fortë dhe frika nga tarifat rëndojnë, bankat të pandalshme

    Kompanitë europiane po tregojnë se mund t’i përballojnë, disi, tarifat e importit të SHBA-së, duke siguruar rritje të fitimeve për të pestin tremujor radhazi, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë se në Shtetet e Bashkuara.Sipas LSEG (Grupi i Bursës së Londrës, London Stock Exchange Group, fitimet e tremujorit të dytë pritet të jenë rritur me 3.1% nga e njëjta periudhë e një viti më parë. Më shumë se gjysma e kompanive që kanë raportuar deri tani i kanë tejkaluar parashikimet e analistëve.Fitimet nga sektori financiar (me rritje 11.4%) dhe ai shëndetësor (me rritje 15.4%) janë ndër normat më të larta të rritjes, por ndërsa i pari është i preferuar nga investitorët, i dyti aktualisht është jashtë vëmendjes pozitive të tregut.Fitime të ngadalta, perspektivë pozitiveKompanitë europiane mbeten optimiste edhe pse rritja e fitimeve të tyre në T2 është dukshëm më e dobët se rritja 12% e pritur në SHBA, e shtyrë nga gjigantët e teknologjisë.Problemi e euros së fortëStrategët e këmbimit valutor kishin parashikuar se dollari do të forcohej, veçanërisht kundrejt euros, kur të hynin në fuqi tarifat më të larta të importit nga SHBA.Por monedha e përbashkët është rritur mbi 12% ndaj dollarit amerikan këtë vit dhe kompanitë europiane me orientim të fortë eksportues e kanë ndjerë peshën e saj.“Kompani më të mëdha janë zakonisht më të diversifikuara globalisht, gjenerojnë më shumë të ardhura jashtë Europës dhe, natyrisht, me forcimin e euros kjo ka qenë një pengesë relative për fitimet e tyre,” tha Rory Dowie, menaxher portofoli në Marlborough.Barclays dhe Citi vlerësojnë se, zakonisht, një forcim prej 10% i euros sjell një ulje prej rreth 2% të fitimeve, ndërsa Citi që thekson sektorët si materialet dhe energjia si më të ndjeshmit ndaj lëvizjeve të këmbimit valutor.Megjithatë, një gamë e gjerë kompanish kanë raportuar ndikim negativ nga kursi i këmbimit, përfshirë Allianz, Bayer, Continental, Ferrari, TotalEnergies dhe Puma.Bankat të pandalshme?Të shtatë bankat në indeksin blue-chip STOXX 50 e tejkaluan pritshmërinë dhe dy prej tyre përmirësuan udhëzimet. Indeksi i sektorit u ngjit në nivelin më të lartë që nga viti 2008, pasi investitorët po parashikojnë mbi qëndrueshmërinë e industrisë.Sektori financiar dha surprizën më të madhe pozitive të fitimeve në T2 ndër sektorët europianë, duke tejkaluar parashikimet e analistëve me 12%, më shumë se dyfishi i normës 5.5% për STOXX 600 në përgjithësi, sipas të dhënave të LSEG.Megjithatë, pas një rritjeje 37% këtë vit dhe performancës më të mirë trevjeçare, që nga lançimi i euros në 1999, po shfaqet kujdes. Bank of America ka këshilluar investitorët afatgjatë të mbrojnë ekspozimin e tyre, duke paralajmëruar se bankat mund të jenë të cenueshme nëse ekonomia ngadalësohet.Kujdes me sektorin shëndetësorSektori shëndetësor europian ka regjistruar rritje të fitimeve prej 15% në T2, i dyti vetëm pas sektorit të teknologjisë, por investitorët po qëndrojnë të rezervuar pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur idenë për një tarifë 250% mbi importet farmaceutike.Vështirësitë për sektorin e konsumitInvestitorët po largohen nga aksionet e sektorit të konsumit, pasi rezultatet e dobëta dhe pritshmëritë e ulëta theksojnë cenueshmërinë e tij ndaj tarifave dhe ndryshimeve në zakonet e shpenzimit.Kompani e luksit e deri te ato të produkteve bazë po luftojnë të balancojnë presionin e kostove me kërkesën e brishtë, veçanërisht në SHBA, duke i detyruar të marrin vendime të vështira mbi çmimet dhe strategjinë.Sipas të dhënave të LSEG, fitimet nga konsumi ciklik si prodhuesit e makinave dhe luksit kanë dalë 8% poshtë pritshmërive, ndërsa ato nga konsumi jo-ciklik si kompanitë ushqimore janë 2%, më pak se gjysma e tregut të gjerë.Aksionet e Adidas ranë 18% në gjashtë ditë pasi paralajmëroi se mund të rrisë çmimet në SHBA, ndërsa aksionet e prodhuesit të birrës AB InBev ranë 11% pasi kërkesa e dobët në Brazil dhe Kinë uli volumin e shitjeve.Në sektorin e luksit, Ferrari ra me 12% në rënien më të madhe ndonjëherë pasi njoftoi se do të ulë çmimet në SHBA, ndërsa aksionet e Hermes ranë 12% në tre ditë. / ReutersKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.