Tag: euros

  • Tabaku: Rënia e euros, flluska në ndërtim dhe rritja e çmimeve po e dëmtojnë ekonominë reale shqiptare

    Tabaku: Rënia e euros, flluska në ndërtim dhe rritja e çmimeve po e dëmtojnë ekonominë reale shqiptare

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në cilësinë e anëtares së Komisionit të Ekonomisë, Financave dhe Punësimit, ngriti një sërë shqetësimesh gjatë seancës dëgjimore me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, duke vënë theksin te rënia e euros, rritja e çmimeve dhe përqendrimi i ekonomisë te sektori i ndërtimit.
    “Më vjen mirë që SEPA u bë realitet më 1 tetor dhe shpresojmë që edhe Kryeministri ta ketë mësuar, pasi u ka thënë njerëzve që nisi më 1 janar,” tha me ironi deputetja Tabaku në nisje të fjalës së saj, duke nënvizuar se opozita ka pasur ndër vite debate të sakta mbi drejtimin e ekonomisë shqiptare.
    Tabaku theksoi se ekonomia shqiptare po përballet me një strukturë të dobët dhe të paqëndrueshme, ku 60% e rritjes ekonomike vjen nga ndërtimi, ndërkohë që sektorët realë si industria dhe bujqësia janë në rënie. “Kjo pasqyrohet edhe në të dhënat e punësimit dhe produktivitetit. Papunësia që raportoni është nominale, sepse punësimi po zhvendoset drejt sektorëve jo produktivë,” deklaroi ajo.
    Një prej shqetësimeve kryesore që ngriti Tabaku lidhej me inflacionin dhe koston e jetesës, ku sipas saj shifrat zyrtare nuk përputhen me realitetin e qytetarëve.“Si ka mundësi që zhvlerësimi i euros dhe ulja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare nuk janë reflektuar në produktet e shportës së konsumit? Inflacioni 2.2% nuk ndjehet në xhepat e shqiptarëve që sot harxhojnë 40% të të ardhurave për ushqime,” u shpreh deputetja demokrate.
    Duke iu referuar sektorit të ndërtimit, Tabaku paralajmëroi se ekonomia po përballet me rrezikun e një flluske, e nxitur nga kapitalet e dyshimta dhe mungesa e prodhimit real.“Koha mesatare e shitjes së një apartamenti është 10 muaj, indeksi i banesave është rritur me 25% dhe ka një rritje vjetore mbi 40%. A mendoni se kemi një flluskë në tregun e ndërtimit? 50% e banesave komerciale janë financuar me kredi. Po shohim gjithashtu një rritje të blerjeve nga jo-rezidentë. A keni indicie se pas këtyre blerjeve mund të fshihen para të pista?”, pyeti ajo.
    Ajo nënvizoi gjithashtu se Shqipëria nuk po arrin potencialin e vet ekonomik, duke mbetur e varur nga turizmi dhe remitancat, një model që “nuk është i qëndrueshëm në afatgjatë”. “Në vend që të mbështetemi te sektorët produktivë, ekonomia mbahet gjallë nga paratë që vijnë nga jashtë,” tha ajo, duke kërkuar që qeveria të ndryshojë drejtim në politikat e saj.
    Në fund të fjalës së saj, Tabaku rikujtoi se ka depozituar disa propozime ligjore për mbrojtjen e konsumatorëve në sektorin e mikrofinancës, të cilat janë rrëzuar nga mazhoranca, dhe kërkoi që Kuvendi të rikthejë për shqyrtim ato nisma.
    “Është koha që Parlamenti të marrë rolin e vet kontrollues dhe të mos lejojë që ekonomia shqiptare të kthehet në një laborator eksperimental ku përfitojnë pakica të lidhura me pushtetin, ndërsa shumica e qytetarëve përballet çdo ditë me rritje çmimesh, paga të ulëta dhe pamundësi për një jetë normale,” përfundoi deputetja Tabaku.

  • Orban godet BE-në” me një deklaratë të pazakontë

    Orban godet BE-në” me një deklaratë të pazakontë

    Hungaria nuk duhet ta miratojë euron sepse Bashkimi Evropian po “shpërbëhet” dhe Hungaria nuk duhet ta lidhë fatin e saj më ngushtë me bllokun, tha kryeministri hungarez Viktor Orban në një intervistë me faqen e internetit ekonomike EconomX.
    Hungaria, e cila ka modernizuar ekonominë e saj me miliarda euro nga Brukseli që nga anëtarësimi dy dekada më parë, aktualisht nuk i plotëson kushtet për miratimin e euros.
    Ndryshe nga Danimarka, Hungaria nuk ka një përjashtim ligjor nga anëtarësimi në bllokun e monedhës. Disa nga fqinjët e Hungarisë në krahun lindor të BE-së, përfshirë Poloninë, Republikën Çeke dhe Rumaninë, mbeten gjithashtu jashtë eurozonës, të paktën për momentin.
    Zgjedhjet parlamentare në Hungari vitin e ardhshëm
    Orban, në pushtet që nga viti 2010, është bërë një kritik gjithnjë e më i zëshëm i BE-së, e cila ka pezulluar miliarda euro fonde për Hungarinë për shkak të reformave të sundimit të ligjit.
    “Hungaria nuk duhet ta lidhë fatin e saj më ngushtë me Bashkimin Evropian sesa tani, dhe futja e euros do të ishte lidhja më e ngushtë e mundshme”, paralajmëroi Orban.
    Komentet e Orbanit janë në kontrast të thellë me platformën politike të rivalit të tij të opozitës, Peter Magyar, i cili po bën fushatë me premtimin për të shkrirë paratë e pezulluara të BE-së dhe për të afruar një nga ekonomitë më të varfra të BE-së me miratimin e euros.
    Zgjedhjet parlamentare janë planifikuar në pranverën e vitit 2026. Data nuk është caktuar ende. Edhe pse Orban ka shmangur komentet e drejtpërdrejta mbi politikën e bankës qendrore që kur Mihaly Varga, ish-ministri i tij i financave, mori detyrën në prill, ai tha se norma kryesore e interesit të bankës prej 6.5%, më e larta në BE, ishte “më e lartë se sa mund të ishte”. /tesheshi.com/
     
     

  • Konstituohet komisioni për Çështjet e Brendshme, Kapri: Rënia e euros, kërcënim për sigurinë kombëtare

    Konstituohet komisioni për Çështjet e Brendshme, Kapri: Rënia e euros, kërcënim për sigurinë kombëtare

    Konstituohet këtë të mërkurë, 1 tetor, Komisioni për Çështjet e Brendshme, i cili ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të drejtuar nga Bledi Çuçi.
    Në këtë takim mori fjalën deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i cili ngriti shqetësimin për rënien e euros dhe kërkoi raportime nga Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genc Sejko, si dhe drejtues të institucioneve të tjera të lidhura me pastrimin e parave. Sipas tij, kjo çështje cënon sigurinë kombëtare.
    “Në kuadër të kalendarit, mund të propozojmë që në 3 javët e ardhshme është tepër e rëndësishme të ketë disa raportime. Mendoj se Ministrja e Brendshme duhet të paraqitet për një raportim mbi situatën e kriminalitetit në Shqipëri.Ka rëndësi dhe raportimi i krerëve të disa institucioneve pas raportit të DASH, ku pastrimi i parave mund të konsiderohet si cënim i sigurisë kombëtare. Të thirret edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, edhe Drejtoria e Parandalimit për Pastrimin e Parave.
    Rënia e nivelit të euros në raport me lekun ka arritur një situatë shqetësuese, sa shumë punonjës të ndershëm të BSH kanë ngritur alarmin. Rënia e euros, e futur në shuma të mëdha nga ndërtimi, mund të rrezikojë vendet e punës të dhjetëra mijëra shqiptarëve. Një kërcënim i tillë është kërcënim edhe për sigurinë kombëtare. U bë një vit e pak që euro nuk ndal së rëni. Përveç Ukrainës, jemi i vetmi vend ku euro ka rënë. Në Evropë forcohet, në Shqipëri ka rënë,” tha Kapri.
    Sjellim ndërmend që në shtator Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës socialiste ndryshimet për ndarjen e Komisioneve Parlamentare. Me 79 vota pro, Kuvendi miratoi projektvendimin e paraqitur nga Partia Socialiste për ngritjen e 11 komisioneve të përhershme, nga 8 që ishin më parë.

  • Euro po shkatërron biznesin e hotelerisë dhe jo vetëm

    Euro po shkatërron biznesin e hotelerisë dhe jo vetëm

    Ndonëse “The Plaza Tirana” ka shitur 5% më shumë dhoma në 2024-n, në raport me një vit më parë, të ardhurat nuk janë rritur.Sipërmarrësi Behar Male, aksioner në hotelin më të madh nga të ardhurat në kryeqytet, thotë se arsyeja kryesore lidhet me rënien e Euros, që ka zhvlerësuar të ardhurat. “Euro po e shkatërron biznesin e hotelerisë”, pohon ai.“Na është rritur kosto e çdo lloj malli e shërbimi vetëm nga zhvlerësimi i Euros.Kësaj i shtohen dhe kostot e larta të energjisë për subjektet e mëdha, pagat e personelit e të tjera”. Ai shton se Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në botë, ku për shkak të forcimit të Euros janë rritur kostot e çdo produkti.Edhe turistët, sidomos ata nga Kosova, po përballen me shtrenjtim indirekt të çmimeve.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se Euro u këmbye mesatarisht 100.7 lekë në 2024-n, nga 123 lekë në 2019-n, kur dhe filloi bumi i turizmit, që u ndërpre përkohësisht nga pandemia.Kjo ka bërë që të ardhurat e operatorëve të jenë automatikisht rreth 18-20% më të ulëta vetëm nga efekti i zhvlerësimit të monedhës së përbashkët.Z. Male thotë se nuk është vetëm turizmi që është dëmtuar nga Euro e dobët, por edhe sektorë të rëndësishëm si bujqësia, apo industria e fasonit. “Rreth 70% e ekonomisë po dëmtohet.Të vetmit që po dalin të fituar janë importuesit”.Z. Male, ekonomist, nuk arrin të kuptojë se si qeveria ka ndërmarrë vetëm politika që kanë çuar në zhvlerësimin e Euros.“Pse qeveria duhet të rrisë peshën e borxhit në valutë dhe të emetojë eurobonde, ndërkohë që ka të paktën dy vjet që buxheti është me suficit dhe nuk arrin të shpenzojë paratë. Pse nuk i rrit pensionet që të shtojë qarkullimin e parasë në ekonomi?!”Edhe për 2025-n, hoteleria, të paktën në kryeqytet, nuk po sheh rritje, sipas tij. Në muajt e parë kishte rënie rreth 5%, ndërsa në gusht ishte pothuajse në të njëjtat nivele si një vit më parë.Teksa në kryeqytet ka shumë projekte ndërtimi hotelesh, që po tentojnë tërheqjen e markave të njohura, nuk dihet nëse do të ketë punë për të gjithë.“Tirana ka kërkesë për akomodim në hotele që zihen gjithë kapacitetet maksimumi 10-15 ditë në vit”.Për më tepër, turistët që vijnë në Shqipëri, janë me kosto të ulët. “Shqipëria mund të jetë i vetmi vend, ku 80% e tregut ajror zotërohet nga kompanitë me kosto të ulët, të cilat sjellin turistë që shpenzojnë pak”.Rritje të fortë të aktivitetit të hotelerisë nuk presin më as bizneset e bregdetit. “Viti 2024 ishte një vit mjaft i mirë për turizmin, me një rritje 10%, që në fillim as nuk e mendonim. Gjithsesi, mendoj që nuk do të kemi një rritje të tillë dyshifrore në vazhdim.Për hotelerinë, shifrat e rritjes së turizmit duhet të lexohen me kujdes pasi vetëm 17-18% e të huajve që vijnë në Shqipëri qëndrojnë në struktura të kategorizuara si hotele.Pjesa tjetër qëndrojnë në apartamente me qira ditore ose shkojnë takojnë familjarë. Pra numri i hyrjes së të huajve në vend jo domosdoshmërish shfaqet edhe në hotele”, pohon Fatos Çerenishti, nga “Fafa Group”.Pavarësisht potencialit, sektori i hotelerisë përballet me shumë sfida.“Viti 2025 ka pasur disa problematika që e kanë bërë më të vështirë ecurinë për bizneset e turizmit në rajonin e Golemit ku unë kam edhe aktivitetin. Si fillim ishte mungesa e ujit, për shkak të riparimit që po bëhet në Manskuri.Së dyti, shërbimet lënë për të dëshiruar, pasi duke qenë një biznes sezonal, si dhe mungesa e fuqisë punëtore ka sjellë që zëvendësimi të bëhet sipas mundësive dhe jo kudo me staf të kualifikuar.Vlerësimi ynë nga operatorët e huaj turistikë bëhet si destinacion dhe ngërçet që mund të hasen nga subjekti në subjekt mund të penalizojnë në zinxhir të gjithë.Edhe për infrastrukturën shumë punë është bërë, por ka ende shumë për t’u bërë. Sezoni veror 2025 mendoj se pak a shumë do të jetë në të njëjtat nivele si viti 2024 pa ndonjë rritje domethënëse”, pohon z. Çerenishti i “Fafa Group”. Burimi: Banka e Shqipërisë  Lexoni edhe:200 VIP-at e 2024-s; Në “kurthin” e punonjësveHotelet, si po rriten në Durrës e Shëngjin, dobët kryeqyteti; Vilat dominojnë Jugun   Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Euro në pikiatë historike, Banka e Shqipërisë ndërhyn me blerje urgjente për të frenuar rënien

    Euro në pikiatë historike, Banka e Shqipërisë ndërhyn me blerje urgjente për të frenuar rënien

    Banka e Shqipërisë realizoi dy operacione për blerje të Euros në tregun valutor javën e kaluar. Në datën 17 shtator, Banka Qendrore realizoi blerje të drejtpërdrejta, me qëllim frenimin e rënies së mëtejshme të kursit të këmbimit, në ditën kur Euro preku një minimum të ri historik, në vlerën e 96.78 lekëve. Shuma e blerjeve direkte të valutës, si zakonisht, nuk është bërë publike.
    Ndërsa më datë 19 shtator, Banka e Shqipërisë organizoi edhe ankandin e radhës, të planifikuar, për blerje të Euros, në funksion të nevojave të rezervës valutore.
    Shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes 5 dhe 10 milionë eurove dhe Banka e Shqipërisë vendosi të blejë të plotë vlerën e sipërme të intervalit prej 10 milionë eurosh. Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte në intervalin mes 96.89 dhe 97.03 lekëve. Kursi mesatar i ponderuar i blerjeve në raundin e parë ishte 96.98 lekë.
    Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë shtesë prej 2.4 milionë eurosh, me kursin mesatar prej 96.98 lekësh.
    Oferta e paraqitur nga pjesëmarrësit në ankand ishte mjaft e lartë. Në raundin e parë, u paraqitën oferta totale në shumën e 20.8 milionë eurove.
    Gjatë vitit 2025, Banka e Shqipërisë ka programuar gjithsej 22 ankande për blerje valute dhe deri tani janë zhvilluar 17 prej tyre. Përqendrimi më i lartë i ankandeve ka qenë në muajt korrik-gusht, kur edhe oferta valutore është më e madhe. Gjithsej, Banka e Shqipërisë synon të blejë përmes ankandeve 270-350 milionë euro, ose 20 milionë euro më shumë krahasuar me objektivin e vitit 2024, si në intervalin e poshtëm, ashtu edhe në atë të sipërm.
    Deri tani, informacioni zyrtar për blerjet e këtij viti është i disponueshëm vetëm për tremujorin e parë, kur u blenë gjithsej 33.2 milionë euro. Megjithatë, pas tremujorit të dytë vlerësohet se volumi i blerjeve është rritur ndjeshëm, qoftë për shkak të shtimit së numrit të ankandeve të planifikuara, qoftë për shkak të rinisjes së operacioneve direkte për blerje valute, pas tremujorit të dytë.
    Rënia e Euros, “efekti sustë” dhe roli në rritje i pagesave me kartë
    Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të martën Euro u këmbye me 96.83 lekë, shumë afër minimumit historik prej 96.78 lekësh të datës 17 shtator. Agjentët e këmbimit valutor e shpjegojnë vazhdimin e rënies së Euros me ofertën e lartë të monedhës europiane.
    Gjithashtu, ata mendojnë se në treg krijohet herë pas here një i ashtuquajtur “efekt sustë”. Kjo ndodh kur një kërkesë e lartë për valutë sjell një rritje të përkohshme dhe afatshkurtër të kursit të Euros. Një gjë e tillë ndodhi në fund të muajit gusht dhe fillimit të muajit shtator, kur kursi i Euros u rrit deri afër kufirit të 98 lekëve, për shkak të blerjeve nga një kompani e madhe në vend.
    Pas përfundimit të këtij operacioni të madh blerjeje, kërkesa pësoi rënie të menjëhershme, duke krijuar një lloj efekti të lëshimit të sustës. Subjektet treguese (kryesisht banka tregtare) që kanë grumbulluar valutë kalojnë menjëherë në pozicion shitjeje dhe kjo shkakton një rënie të menjëhershme të kursit. Në rastin konkret, ky efekt duket se shkaktoi një rënie edhe më të fortë të kursit në raport me nivelet e mëparshme, të muajit gusht.
    Gjithashtu, agjentët shprehen se sezoni veror ka krijuar akumulime periodike të valutës së depozituar në banka nga klientët e tyre. Një efekt gjithnjë e më të madh, sipas bankierëve dhe agjentëve të këmbimit, kanë këmbimet automatike të lidhura me blerjet nëpërmjet kartave të pagesave në valutë të huaj. Rritja e përdorimit të kartave nga turistët e huaj ka sjellë prurje të mëdha këmbimesh të Euros për bankat tregtare dhe është bërë një faktor me ndikim të konsiderueshëm në kursin e këmbimit.
    Nga ana tjetër, politika fiskale e qeverisë vazhdon të luajë një rol shtesë në shtrëngimin e ofertës së Lekut dhe mbiçmimin e monedhës vendase. Për 8-mujorin 2025, buxheti ishte në suficit të bollshëm prej më shumë se 41 miliardë lekësh. Megjithatë, sucifiti ka rënë me afërsisht 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Pavarësisht se kursi Euro-Lek po vazhdon të bjerë, ritmi vjetor i rënies tashmë është reduktuar ndjeshëm. Aktualisht, rënie vjetore e kursit të Euros është pranë nivelit të 2%, nga afërsisht 7% që kishte qenë rënia vjetore një vit më parë./Monitor

  • BSH bleu dy herë valutë javën e kaluar, por Euro ngelet pranë minimumit historik

    BSH bleu dy herë valutë javën e kaluar, por Euro ngelet pranë minimumit historik

    Banka e Shqipërisë realizoi dy operacione për blerje të Euros në tregun valutor javën e kaluar.Në datën 17 shtator, Banka Qendrore realizoi blerje të drejtpërdrejta, me qëllim frenimin e rënies së mëtejshme të kursit të këmbimit, në ditën kur Euro preku një minimum të ri historik, në vlerën e 96.78 lekëve. Shuma e blerjeve direkte të valutës, si zakonisht, nuk është bërë publike.Ndërsa më datë 19 shtator, Banka e Shqipërisë organizoi edhe ankandin e radhës, të planifikuar, për blerje të Euros, në funksion të nevojave të rezervës valutore.Shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes 5 dhe 10 milionë eurove dhe Banka e Shqipërisë vendosi të blejë të plotë vlerën e sipërme të intervalit prej 10 milionë eurosh. Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte në intervalin mes 96.89 dhe 97.03 lekëve. Kursi mesatar i ponderuar i blerjeve në raundin e parë ishte 96.98 lekë.Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë shtesë prej 2.4 milionë eurosh, me kursin mesatar prej 96.98 lekësh.Oferta e paraqitur nga pjesëmarrësit në ankand ishte mjaft e lartë. Në raundin e parë, u paraqitën oferta totale në shumën e 20.8 milionë eurove.Gjatë vitit 2025, Banka e Shqipërisë ka programuar gjithsej 22 ankande për blerje valute dhe deri tani janë zhvilluar 17 prej tyre. Përqendrimi më i lartë i ankandeve ka qenë në muajt korrik-gusht, kur edhe oferta valutore është më e madhe. Gjithsej, Banka e Shqipërisë synon të blejë përmes ankandeve 270-350 milionë euro, ose 20 milionë euro më shumë krahasuar me objektivin e vitit 2024, si në intervalin e poshtëm, ashtu edhe në atë të sipërm.Deri tani, informacioni zyrtar për blerjet e këtij viti është i disponueshëm vetëm për tremujorin e parë, kur u blenë gjithsej 33.2 milionë euro. Megjithatë, pas tremujorit të dytë vlerësohet se volumi i blerjeve është rritur ndjeshëm, qoftë për shkak të shtimit së numrit të ankandeve të planifikuara, qoftë për shkak të rinisjes së operacioneve direkte për blerje valute, pas tremujorit të dytë.Rënia e Euros, “efekti sustë” dhe roli në rritje i pagesave me kartëSipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të martën Euro u këmbye me 96.83 lekë, shumë afër minimumit historik prej 96.78 lekësh të datës 17 shtator. Agjentët e këmbimit valutor e shpjegojnë vazhdimin e rënies së Euros me ofertën e lartë të monedhës europiane.Gjithashtu, ata mendojnë se në treg krijohet herë pas here një i ashtuquajtur “efekt sustë”. Kjo ndodh kur një kërkesë e lartë për valutë sjell një rritje të përkohshme dhe afatshkurtër të kursit të Euros. Një gjë e tillë ndodhi në fund të muajit gusht dhe fillimit të muajit shtator, kur kursi i Euros u rrit deri afër kufirit të 98 lekëve, për shkak të blerjeve nga një kompani e madhe në vend.Pas përfundimit të këtij operacioni të madh blerjeje, kërkesa pësoi rënie të menjëhershme, duke krijuar një lloj efekti të lëshimit të sustës. Subjektet treguese (kryesisht banka tregtare) që kanë grumbulluar valutë kalojnë menjëherë në pozicion shitjeje dhe kjo shkakton një rënie të menjëhershme të kursit. Në rastin konkret, ky efekt duket se shkaktoi një rënie edhe më të fortë të kursit në raport me nivelet e mëparshme, të muajit gusht.Gjithashtu, agjentët shprehen se sezoni veror ka krijuar akumulime periodike të valutës së depozituar në banka nga klientët e tyre. Një efekt gjithnjë e më të madh, sipas bankierëve dhe agjentëve të këmbimit, kanë këmbimet automatike të lidhura me blerjet nëpërmjet kartave të pagesave në valutë të huaj. Rritja e përdorimit të kartave nga turistët e huaj ka sjellë prurje të mëdha këmbimesh të Euros për bankat tregtare dhe është bërë një faktor me ndikim të konsiderueshëm në kursin e këmbimit.Nga ana tjetër, politika fiskale e qeverisë vazhdon të luajë një rol shtesë në shtrëngimin e ofertës së Lekut dhe mbiçmimin e monedhës vendase. Për 8-mujorin 2025, buxheti ishte në suficit të bollshëm prej më shumë se 41 miliardë lekësh. Megjithatë, sucifiti ka rënë me afërsisht 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Pavarësisht se kursi Euro-Lek po vazhdon të bjerë, ritmi vjetor i rënies tashmë është reduktuar ndjeshëm. Aktualisht, rënie vjetore e kursit të Euros është pranë nivelit të 2%, nga afërsisht 7% që kishte qenë rënia vjetore një vit më parë./ E.ShehuBurimi: Banka e ShqipërisëBurimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Përdorimi në rritje i kartave në Euro po ndikon në uljen e kursit ndaj Lekut

    Përdorimi në rritje i kartave në Euro po ndikon në uljen e kursit ndaj Lekut

    Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit me Lekun. Të mërkurën, monedha europiane preku një minimum të ri historik, në vlerën e 96.78 lekëve.Burime nga sektori bankar shprehen se në ditët e fundit po regjistrohet një akumulim i ofertës së Euros në banka. Një pjesë e madhe vjen nga klientët e bankave, që kanë krijuar gjendje të konsiderueshme valute. Por, një ndikim të rëndësishme, sipas këtyre burimeve, po sjellin veprimet me kartat e kreditit.Këto veprime nënkuptojnë blerje ose tërheqje në Lekë nga individë që kanë karta në valutë, kryesisht në monedhën Euro. Veprimet me kartë përfshijnë si tërheqjen e parasë cash në ATM, ashtu edhe blerjet automatike në terminalet POS.Në rastin kur një kartë e lëshuar në monedhën Euro bën tërheqje ose blerje në Lekë, për bankat kjo përkthehet në një rritje të volumit të këmbimeve të monedhës europiane, duke shtuar ofertën e Euros. Bankierët shprehen që së fundmi ka një rritje të madhe të volumit të këtyre këmbimeve.Për nga tipologjia, këto lloj veprimesh kryhen kryesisht nga turistët e huaj, që përdorin kartat e tyre në infrastrukturën e pagesave të sektorit bankar shqiptar. Kjo tregon se rritja e ofertës së Euros duket të jetë e lidhur në një pjesë të madhe me turizmin.Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, numri total i transaksioneve me karta në infrastrukturën e pagesave të sektorit financiar në Shqipëri për 7-mujorin 2025 arriti në 29.4 milionë, 20% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa vlera e këtyre veprimeve arriti në pothuajse 335 miliardë lekë, 17% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Po sipas këtyre burimeve, kërkesa për Euro në ditët e fundit paraqitet e vakët. Në përgjithësi, subjektet që kanë nevoja valutore të planifikuara tentojnë t’i bëjnë blerjet kryesisht gjatë muajve të verës, mbështetur në pritshmëritë që kursi në këtë periudhë është më i ulët, për shkak të tendencave sezonale.Një faktor i rëndësishëm që e ka frenuar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit të Euros në dy vitet e fundit ka qenë roli i Bankës së Shqipërisë. Që prej majit 2024, Banka Qendrore ka ndërhyrë periodikisht në tregun valutor nëpërmjet blerjeve të drejtpërdrejta të Euros, për të frenuar mbiçmimin e mëtejshëm të monedhës vendase.Burime nga tregu valutor shprehen se Banka e Shqipërisë ka vijuar blerjet edhe gjatë muajit shtator. Shifrat e këtyre blerjeve nuk janë ende publike, megjithatë mendohet se volumi i blerjeve duhet të ketë qenë më i ulët krahasuar me muajt e verës. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.Blerjet e planifikuara, në funksion të rritjes së rezervës valutore, në fakt përbënin vetëm një pakicë të shumës së përgjithshme të blerë. Ato vitin e kaluar arritën vlerën e 283.8 milionë euro, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, blerjet direkte, me synim moslejimin e rënies së mëtejshme të kursit Euro-Lek arritën shumën rekord prej 649 milionë eurosh.Rënia e kursit të këmbimit Euro-Lek po vazhdon rënien edhe këtë vit, megjithëse me ritme më të ngadalta krahasuar me dy vitet e mëparshme. Në mesin e këtij e muaji, kursi i këmbimit Euro-Lek ishte në rënie me 2.6%. Një vit më parë, rënia me bazë vjetore kishte qenë afërsisht 6.7%.Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se prurjet neto nga turizmi për 6-mujorin e parë të vitit u rritën me afërsisht 8%. Në tërësi, deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% me bazë vjetore, por, për të gjithë 6-mujorin 2025, ai ngeli në rënie, 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Një faktor tjetër me peshë në rritje gjatë viteve të fundit ka qenë rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme. Për gjysmën e parë të këtij viti, investimet e huaja në prona arritën në rreth 240 milionë euro, në rritje me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Paralelisht, rënia e Euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të vitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 8-mujorit suficiti buxhetor kishte vlerën e 41.2 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 42%. /E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Euro shkon 96 lekë, niveli më i ulët historik në këmbim / Ekspertët: Oferta monetare në treg e lartë, turizmi ndikues kryesor

    Euro shkon 96 lekë, niveli më i ulët historik në këmbim / Ekspertët: Oferta monetare në treg e lartë, turizmi ndikues kryesor

    Monedha europiane ka prekur minimume te reja historike në tregun valutor shqiptar. Banka e Shqipërisë konfirmon se tendenca rënëse e euros është vërejtur këtë fillim jave ku 1 euro është këmbyer për 96.91 lekë. Një rënie më rreth 3% krahasuar me fillimin  e vitit.

    Sipas ekspertëve janë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në shtimin e ofertës monetare të euros në treg, pro ë kryesorja është turizmi.
    Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici: “Jemi në fund të një periudhe turistike intensive qershor-korrik-gusht ku disponiliteti i euros ka qenë i madh. Kjo masë monetare në euro vazhdon ta shtojë presionin karshi kursit të këmbimit dhe forcimit të lekut. Kështu që është normale që të mësohemi tashmë kemi hyrë në një ekuilibër të ri. Nuk duhet që të bëjmë llogaritë ose të presim që euro të rikthehet në ato nivele që ka  qenë para 3 ose 4 vitesh.”
    Vetëm në 6 muajt e parë të vitit sipas statistikave të Bankës Qendrore kanë hyrë në tregun shqiptare në formën e remitancave mbi 500 milionë euro ndërsa turistët shpenzuar për të njëjtën periudhë kohore 2.1 miliardë euro. Edhe investimet e huaja por dhe paraja informale kanë ndikuar në zhvlerësimin euros. Të cilat kanë shkaktuar humbësit dhe përfituesit nga kjo situatë.
    Por çfarë instrumenti mund të stabilizojë euron në treg?
     “Natyrisht përfituesit janë importuesit që i blejnë më të lira mallrat, edhe ata që kanë kredi në euro duke patur parasysh që një masë është ne euro dhe të ardhurat në lekë kredia bëhet më e lehtë për t’u shlyer”, thotë Civici.
    Banka e Shqipërisë ndërhyn në mënyrë indirekte për stabilizim. Banka e Shqipërisë konfirmon se deri në muajin gusht janë tërhequr mbi 500 milionë euro nga tregu. Nëse euro do të ulet më tej apo qëndron në situatën aktuale, sipas ekspertëve do të varet nga hyrjet valutore gjatë muajve të ardhshëm dhe ekuilibrat e tregtisë së jashtme.

    Top Channel

  • Euro shkon 96 lekë, niveli më i ulët historik/ Ekspertët  bëjnë paralajmërimin e fortë: Ja cilët janë faktorët

    Euro shkon 96 lekë, niveli më i ulët historik/ Ekspertët bëjnë paralajmërimin e fortë: Ja cilët janë faktorët

    Monedha europiane ka prekur minimume te reja historike në tregun valutor shqiptar. Banka e Shqipërisë konfirmon se tendenca rënëse e euros është vërejtur këtë fillim jave ku 1 euro është këmbyer për 96.91 lekë. Një rënie më rreth 3% krahasuar me fillimin e vitit.
    Sipas ekspertëve janë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në shtimin e ofertës monetare të euros në treg, pro ë kryesorja është turizmi.
    Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici: “Jemi në fund të një periudhe turistike intensive qershor-korrik-gusht ku disponiliteti i euros ka qenë i madh. Kjo masë monetare në euro vazhdon ta shtojë presionin karshi kursit të këmbimit dhe forcimit të lekut. Kështu që është normale që të mësohemi tashmë kemi hyrë në një ekuilibër të ri. Nuk duhet që të bëjmë llogaritë ose të presim që euro të rikthehet në ato nivele që ka qenë para 3 ose 4 vitesh.”
    Vetëm në 6 muajt e parë të vitit sipas statistikave të Bankës Qendrore kanë hyrë në tregun shqiptare në formën e remitancave mbi 500 milionë euro ndërsa turistët shpenzuar për të njëjtën periudhë kohore 2.1 miliardë euro. Edhe investimet e huaja por dhe paraja informale kanë ndikuar në zhvlerësimin euros. Të cilat kanë shkaktuar humbësit dhe përfituesit nga kjo situatë.
    Por çfarë instrumenti mund të stabilizojë euron në treg?
    “Natyrisht përfituesit janë importuesit që i blejnë më të lira mallrat, edhe ata që kanë kredi në euro duke patur parasysh që një masë është ne euro dhe të ardhurat në lekë kredia bëhet më e lehtë për t’u shlyer”, thotë Civici.
    Banka e Shqipërisë ndërhyn në mënyrë indirekte për stabilizim. Banka e Shqipërisë konfirmon se deri në muajin gusht janë tërhequr mbi 500 milionë euro nga tregu. Nëse euro do të ulet më tej apo qëndron në situatën aktuale, sipas ekspertëve do të varet nga hyrjet valutore gjatë muajve të ardhshëm dhe ekuilibrat e tregtisë së jashtme.

  • Euro prek minimumin historik prej 97 lekë, Civici: Negative për eksportet

    Euro prek minimumin historik prej 97 lekë, Civici: Negative për eksportet

    Në fillim të kësaj jave, monedha e përbashkët europiane ka prekur një tjetër minimum historik, duke rënë nën 97 lekë.
    Sipas ekspertit të ekonomisë, Adrian Civici, duhet të mësohemi me këtë rend të ri të kursit të këmbimit të euros.
    “Gjatë gjashtë mujorit të parë, mbi 2.1 miliardë euro kanë qenë të hyra nga turizmi, shkaku kryesor i shtimit të kësaj vlere. Nëse shtojmë këtu muajin korrik dhe gusht, kjo shifër bëhet akoma më e lartë. Pikërisht, kjo është arsyeja kryesore pse ndodhet në këtë presion të vazhdueshëm ër t’u nënvlerësuar në raport me lekun. Intervali me të cilin duhet të mësohemi është 1 euro, 98 apo 100 lekë.”, tha Adrian Civici, ekspert ekonomie.
    Rënia e euros dhe fuqizimi i lekut ka anët e saj pozitive dhe negative në ekonomi.
    “Përfituesit në radhë të parë janë importuesit, të cilët e kanë euron të lirë për blerje. Ndërsa ata që humbasin janë eksportuesit shqiptarë të cilët kanë të ardhura më të pakta në raport me tregjet e eurozonës, ku dhe ne kemi pjesën më të madhe tregtare. Forcimi i lekut dhe rënia e euros ndikon indirekt, kjo si efekt statistikore dhe bilancin monetar për masivin e borxhit publik apo shpenzime e detyrime të tjera qeveritare”, shtoi eksperti.
    Ndërkohë, më të prekur janë familjet që mbahen nga remitancat.
    “Humbës janë ata që kanë depozita në euro. Një pjesë e madhe e familjeve që burim kryesor të konsumit kanë remitancat, natyrisht fuqia blerëse e tyre është më e ulët. Nga ana tjetër, përfitojnë ata që kanë kredi në euro dhe të ardhurat kryesore i kanë në lekë, kredia e tyre bëhet më e lirë”, tha Civici.
    Për të normalizuar tregun valutor, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë disa herë duke blerë euro në treg. Vetëm përmes ankandeve synohet blerja e 350 milionë eurove.
    Banka Qendrore planifikon që deri në fund të vitit, rezerva valutore të arrijë në 7.3 miliardë euro.