Tiranë, Pallati i Brigadave – Tryeza e përbashkët e diskutimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, mbi planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Përbashkët Europian.
Tag: europian
-

LIVE- Nis Samiti në Tiranë, të pranishëm komisionerja Kos dhe liderët e Ballkanit Perëndimor
-

Gjekmarkaj takon Marta Kos: Integrimi europian s’mund të ndërtohet mbi shkeljen e zgjedhjeve dhe arrestimin e liderit të opozitës
Nënkryetari i Kuvendit dhe përfaqësues i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, pas takimit me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Shqipëria duhet të ecë drejt BE-së mbi bazën e meritokracisë dhe standardeve demokratike.
Ai theksoi se zgjedhjet e lira janë themeli i procesit të integrimit dhe se raporti i fundit i BE-së ngre shqetësime për zhdukjen e kufirit mes partisë dhe shtetit, si dhe për faktin që liderë të opozitës kanë qenë në arrest gjatë vitit elektoral, çka sipas tij ka deformuar konkurrencën.
Gjekmarkaj kritikoi edhe funksionimin e Parlamentit, duke kujtuar se janë rrëzuar disa kërkesa të opozitës për komisione hetimore dhe interpelanca, duke dobësuar kontrollin parlamentar mbi qeverinë.
Ai u ndal edhe te votimi i ligjit për “paqen fiskale”, të cilin e cilësoi rrezik për pastrim parash, duke iu referuar shqetësimeve të ngritura në raporte ndërkombëtare dhe nga partnerët perëndimorë.
Deklarata e plotë:
Pas takimit me Marta Kos , Komisionere e BE-së për Zgjerimin
I shpreha mirënjohjen time dhe të Partisë Demokratike për mbështetjen e palëkundur të Bashkimit Europian ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë. PD ka ardhur në skenën e historisë me premtimin “Shqipëria si gjithë Europa” dhe ka qëndruar gjithmonë besnike këtij parimi.Ne e mbështesim fuqimisht integrimin europian si një proces kombëtar, jo partiak, dhe kërkojmë që Shqipëria të ecë drejt BE-së sipas parimit të meritokracisë dhe standardeve.
Në themel të këtij procesi qëndrojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.Raporti i fundit i evidenton qartë shqetësimet për zhdukjen e kufirit mes partisë dhe shtetit, si dhe faktin se lideri historik i opozitës, Sali Berisha, dhe lider të tjerë kanë qenë në arrest gjatë gjithë vitit elektoral — një rrethanë që e ka lehtësuar fitoren e kundërshtarëve politikë dhe ka deformuar konkurrencën.
Një tjetër kriter themelor është funksionimi demokratik i Parlamentit.Deformimi i zgjedhjeve ka sjellë edhe deformimin e vetë Parlamentit.
Në vetëm pak muaj:– Janë rrëzuar tre kërkesa për komisione hetimore parlamentare;– Janë refuzuar dy kërkesa për interpelanca;– Janë bllokuar mjetet kryesore që Kushtetuta i jep opozitës për të ushtruar kontroll mbi ekzekutivin.
Siç e dini edhe nga vërejtjet e Progres-Raportit, kontrolli parlamentar mbi qeverinë në Shqipëri është i dobët, pikërisht sepse opozita nuk lejohet të ushtrojë funksionet që i njeh rregullorja dhe praktika demokratike europiane.Dua të jem i hapur: ne ende nuk e kemi marrë zyrtarisht raportin, por jemi njohur me të përmes mediave.
Për më tepër, dje Parlamenti votoi ligjin për “paqen fiskale”, i cili sipas nesh krijon terren të rrezikshëm për pastrimin e parave të pista në vend.Ky shqetësim lidhet drejtpërdrejt me konstatimet e raportit të DASH mbi klimën e investimeve në Shqipëri, ku theksohet se shumë nga kullat që po mbijnë kudo janë me burime të dyshimta financimi.Këto dyshime i kanë ngritur jo vetëm institucionet amerikane, por edhe prokuroritë e vendeve mike si Italia dhe Belgjika, si dhe media prestigjioze ndërkombëtare, që flasin hapur për ndikimin e segmenteve të krimit të organizuar dhe narkotrafikut në ekonomi.
Në këtë kontekst, mbështetja që vjen nga Brukseli nuk duhet lexuar nga qeveria si leje për të shtuar kontrollin, por si hapësirë e domosdoshme për opozitën, si një paralajmërim i qartë që standardet europiane kërkojnë më shumë demokraci, jo më pak; më shumë transparencë, jo më shumë arrogancë; më shumë hapje, jo më shumë mbyllje.
Ne mbetemi të vendosur që Shqipëria të ecë drejt BE-së përmes standardeve, reformave të vërteta dhe institucioneve të pavarura. Integrimi europian nuk mund të ndërtohet mbi shkeljen e zgjedhjeve, deformimin e parlamentit dhe pastrimin e parave të dyshimta. -

Gjekmarkaj pas takimit me Marta Kos: PD mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, në themel janë zgjedhjet e lira
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas takimit me Komisioneren për Zgjerim Marta Kos.
“I shpreha mirënjohjen time dhe të Partisë Demokratike për mbështetjen e palëkundur të Bashkimit Europian ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë. PD ka ardhur në skenën e historisë me premtimin “Shqipëria si gjithë Europa” dhe ka qëndruar gjithmonë besnike këtij parimi.Ne e mbështesim fuqimisht integrimin europian si një proces kombëtar, jo partiak, dhe kërkojmë që Shqipëria të ecë drejt BE-së sipas parimit të meritokracisë dhe standardeve.
Në themel të këtij procesi qëndrojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.Raporti i fundit i evidenton qartë shqetësimet për zhdukjen e kufirit mes partisë dhe shtetit, si dhe faktin se lideri historik i opozitës, Sali Berisha, dhe lider të tjerë kanë qenë në arrest gjatë gjithë vitit elektoral — një rrethanë që e ka lehtësuar fitoren e kundërshtarëve politikë dhe ka deformuar konkurrencën.
Një tjetër kriter themelor është funksionimi demokratik i Parlamentit.Deformimi i zgjedhjeve ka sjellë edhe deformimin e vetë Parlamentit.
Në vetëm pak muaj:– Janë rrëzuar tre kërkesa për komisione hetimore parlamentare;– Janë refuzuar dy kërkesa për interpelanca;– Janë bllokuar mjetet kryesore që Kushtetuta i jep opozitës për të ushtruar kontroll mbi ekzekutivin.
Siç e dini edhe nga vërejtjet e Progres-Raportit, kontrolli parlamentar mbi qeverinë në Shqipëri është i dobët, pikërisht sepse opozita nuk lejohet të ushtrojë funksionet që i njeh rregullorja dhe praktika demokratike europiane.Dua të jem i hapur: ne ende nuk e kemi marrë zyrtarisht raportin, por jemi njohur me të përmes mediave.
Për më tepër, dje Parlamenti votoi ligjin për “paqen fiskale”, i cili sipas nesh krijon terren të rrezikshëm për pastrimin e parave të pista në vend.Ky shqetësim lidhet drejtpërdrejt me konstatimet e raportit të DASH mbi klimën e investimeve në Shqipëri, ku theksohet se shumë nga kullat që po mbijnë kudo janë me burime të dyshimta financimi.Këto dyshime i kanë ngritur jo vetëm institucionet amerikane, por edhe prokuroritë e vendeve mike si Italia dhe Belgjika, si dhe media prestigjioze ndërkombëtare, që flasin hapur për ndikimin e segmenteve të krimit të organizuar dhe narkotrafikut në ekonomi.
Në këtë kontekst, mbështetja që vjen nga Brukseli nuk duhet lexuar nga qeveria si leje për të shtuar kontrollin, por si hapësirë e domosdoshme për opozitën, si një paralajmërim i qartë që standardet europiane kërkojnë më shumë demokraci, jo më pak; më shumë transparencë, jo më shumë arrogancë; më shumë hapje, jo më shumë mbyllje.
Ne mbetemi të vendosur që Shqipëria të ecë drejt BE-së përmes standardeve, reformave të vërteta dhe institucioneve të pavarura. Integrimi europian nuk mund të ndërtohet mbi shkeljen e zgjedhjeve, deformimin e parlamentit dhe pastrimin e parave të dyshimta”-shkruan Gjekmarkaj.Top Channel
-

‘Të çojmë përpara ritmin e negociatave me BE-në’, Peleshi takim me Marta Kos
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti pasditen e sotme në një takim Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Europian, Marta Kos.
Takimi u zhvillua në kuadër të ecurinë e integrimit europian dhe prioritetet e këtij procesi pas çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave.
Gjatë takimit, Komisionerja Kos vlerësoi rezultatet e arritura nga Shqipëria, duke theksuar se vendi ka bërë progres mbresëlënës.
“Është e lehtë të mbështesësh Shqipërinë për shkak të performancës së lartë. Zgjerimi e bën Europën më të fortë. Shqipëria në vitet e fundit ka bërë një punë të shkëlqyer. Vlerësojmë shumë mbështetjen popullore dhe konsensusin politik e parlamentar për integrimin në BE”,-tha Kos.
Kryeparlamentari Peleshi nënvizoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin europian, duke e cilësuar atë si prioritet madhor dhe objektiv strategjik kombëtar.
“Integrimi europian ka rrënjë në historinë dhe identitetin tonë, në moton e rilindasve “Për Shqipërinë, dielli lind nga perëndon”. Kuvendi do të vazhdojë të garantojë legjitimitetin demokratik, transparencën dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit. Si Kryetar i Kuvendit do të mbështes aksesin dhe kontributin e opozitës dhe qytetarëve në integrim”, -tha Peleshi.
Takimi u përmbyll me angazhimin e përbashkët për të çuar përpara ritmin e negociatave dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet europiane. -

Spiropali në Bruksel: Ballkani Perëndimor, potencial mundësish për vetë BE-në
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali po merr pjesë në darkën e përbashkët mes ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian dhe ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të presidentes së Komisionit Europian dhe Kryediplomates Europiane, Kaja Kallas.
Në darkën e thirrur nga Kallas do të diskutohen çështjet me interes të përbashkët për rajonin dhe Bashkimin Europian.Spiropali publikoi pamjet e mikpritjes në Bruksel përpara darkës, nga kryediplomatja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.
Ministrja shkruan se në fokus të darkës është e “ardhmja e përbashkët ku rajoni nuk do të jetë barrë, por vlerë, potencial e horizont mundësish për vetë Unionin”. -

“Regjimi i Edi Ramës dhe Rilindjes, ka kapur shtetin”/ Reagon ashpër Nesho: Shans i humbur për popullin shqiptar
Në një intervistë televizive, ambasadori Agim Nesho bëri një analizë të gjerë gjeopolitike mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin europian, duke theksuar se rajoni duhet të bëhet pjesë integrale e Bashkimit Europian për të shmangur ndikimet e fuqive të jashtme dhe destabilizimin politik e ekonomik.
Nesho argumentoi se Shqipëria është ende shumë larg standardeve europiane për shkak të, sipas tij, kapjes së shtetit, mosfunksionimit të institucioneve, bashkëpunimit me krimin e organizuar, mungesës së lirisë së medias dhe tendencave autokratike të qeverisjes. Ai kritikoi gjithashtu burokracinë e Brukselit për tolerimin e një “spektakli suksesi” që, sipas tij, nuk përputhet me realitetin në vend, duke paralajmëruar se kjo qasje rrezikon të kthehet në një shans të humbur për shqiptarët dhe për procesin e integrimit europian.
Agim Nesho:
Një këndvështrim gjeopolitik dhe i duhet që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë integrale e Europës së Bashkuar për të mos krijuar një vatër ose një vrimë të zezë ku influencat e fuqive të tjera të huaja të vijnë dhe të çorientojnë politikat ekonomike, presionin politik, rritjen e influencave të sigurisë nga vende të jashtë Bashkimit Europian. Nga ana tjetër, shikojmë se standardet, sidomos të vendeve të caktuara të Bashkimit të Ballkanit Perëndimor, janë larg përafrimit me standartet e Bashkimit Europian.
Thënë më qartë, më shkoqur për opinionin publik që na ndjek, radha e parë për të bërë të mundur këtë dëshirë dhe aspiratë të madhe të shqiptarëve që të jenë pjesë e Bashkimit Europian, është çmontimi i gjithë regjimit që ka kapur shtetin shqiptar, regjimin e Edi Ramës dhe të Rilindjes. Domethënë, në qoftë se do të arrijmë këtë gjë, do të arrijmë që duhet të çmontojmë kapjen e shtetit, mosfunksionimin e institucioneve, dënimin e krimit të organizuar, mos bashkëveprim me mafien për pastrimin e parave, të ngremë standarde të caktuara në lidhje me lirinë e medias, shteti të mos jetë një autokraci, sepse ti kërkon që të futesh dhe të bashkëjetosh me një familje europiane, ku shumica e vendeve të tyre kanë dhe mbrojnë sistemin politik të një demokracie funksionale. Prandaj, për të arritur deri në këtë pikë, unë mendoj që Shqipëria është shumë larg.
Nuk është çështje e një perspektive, që një vend i rregullt, i cili ka një vullnet politik të klasës politike që e drejton, por edhe një presion që nuk mungon në Shqipëri nga opinioni publik për t’u bërë sa më shpejt pjesë e perëndimit, ë, të gjitha këto tregojnë që Shqipëria është shumë larg këtyre standarteve. Dhe ajo që na shqetëson më shumë, është kjo lojë që vjen nga burokracia e Brukselit.
Se po të shikosh, ne nuk jemi, kritizer si opozitë. Opozita është bashkëpërfituese, ndoshta dua të them më e madhe për arsye sepse kërkon që liritë e saja dhe mundësia e funksionimit të institucionit të opozitës si një alternativë në vend, të jetë kur është pjesë e Bashkimit Europian. Por ne nuk mund të pranojmë që gjithë kjo maskaradë, kjo shfaqje e madhe për sukseset e Shqipërisë, për këtë lidership, të vejë deri në vitin 2027 a 29 dhe vendet e Bashkimit Europian ta quajnë të papranueshëm gjithë këtë proces.
Dhe ky është një shans i humbur për popullin shqiptar, ku dihet që opozita shqiptare kërkon të bashkëpunojë në këtë proces, të mos jetë një proces i njëanshëm, të mos jetë një proces ku Bashkimi Europian shikon një vend klientelist dhe një udhëheqje e cila për arsye të caktuara përpiqet që të bëjë ato punët e pista si të projekteve të pa negociueshme për qytetarët e Bashkimit Europian, siç janë proceset e menaxhimit të emigracionit, ashtu edhe të deklarimeve, sidomos në kohët e fundit gjeopolitike, ku Shqipëria edhe regjimi i kalbur i Rilindjes përpiqen që të krijojnë një alternativë pro-europiane për t’u mbrojtur nga ato të vërteta që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe administrata Trump tani gjithmonë e më tepër po deklarojnë ndaj regjimeve të tilla në Europë. -

“BE ka përfituar sa herë ka ftuar anëtarë të rinj në klubin e saj”, Rama nga Brukseli: Shqipëria është gati për t’ju bashkuar
Krye i qeverisë Edi Rama, duke folur në Samitin e Zgjerimit të Bashkimit Europian, vlerësoi ritmin e ri që ka marrë procesi i zgjerimit gjatë muajve të fundit dhe rolin vendimtar të komisioneres së Zgjerimit, Marta Kos.
“Zgjerimi funksionin. Sa herë që BE ka ftuar anëtarë të rinj në klubin e saj, përfitimet kanë tejkaluar frikën. Nuk ka asnjë arsye të vetëm të besojmë se gjërat do të jenë kundër tashmë. Demokracia është në tërheqje, demagogjia po ecën përpara, të drejtat e njërit janë nën sulmet, jo vetëm që Europa është më e cenueshme, por duket më e mirë si një pre e preferuar për agresorët”, tha Rama.
“Këto muaj, komisionerja Marta Kos i ka mbushur me lëvizje dhe me rezultate të prekshme. Deri vonë besoja se Brukseli ishte varrosur përfundimisht dhe nuk kishte më shans të ringjallej,” u shpreh Rama, duke shtuar se tani procesi ka gjeneruar “debat kaq konstruktiv dhe oksigjen të pastër në politikën europiane sa nuk mbaj mend kur ka ndodhur herën e fundit”, shtoi ai.
Kryeministri shqiptar e përshkroi rrugën europiane të vendit të tij si të gjatë dhe shpesh të padrejtë.
“Për Shqipërinë ky rrugëtim nuk ka qenë një rrugë e drejtë dhe e mbushur me duartrokitje. Ka qenë një udhë e gjatë, shpesh e stigmatizuar dhe me stereotipe të amplifikuara nga mediat perëndimore,” tha ai.
Por Rama nuk i kurseu edhe kritikat ndaj BE kur tha se kjo e fundit nuk i ka mbajtur premtimet e saj, por shtoi se për “ne kjo u shndërrua në një lloj bekimi”
“Vazhduam reformat sepse i bënim për vendin tonë dhe jo për Brukselin. Sot BE mbetet burimi ynë i hapur i njohurive dhe ne po punojmë çdo ditë që të jemi plotësisht gati kur të vijë momenti i duhur për anëtarësim,” tha kryeministri.
Fjala e plotë:
I dashur Gert Jan dhe nëpërmjet jush edhe e dashur Marta!
Faleminderit për ftesën, faleminderit edhe që më vendosët serish në këtë fushë betejë të njohur idesh për të ardhmen e Europës, këtë të ardhme që ne kemi përpara me të gjitha nuancat e saj të grisë e gjithsesi edhe me dritën e premtimit të saj jashtëzakonisht të qëndrueshëm.
Më keni ftuar të flas për zgjerimin, por duhet të rrëfej që duke ardhur këtu sot e kapa veten duke menduar, çfarë tjetër mund të them unë për zgjerimin? Pra çfarë mund të them më tepër për të? Kam folur aq shpesh për të saqë ndonjëherë kam frikë se mund të botoj një libër vetëm me ilustrime që tregojnë evolucionin e flokëve të mi ndër vite dhe titulli fare mirë mund të jetë “anatomia e plotë e një zgjerimi që ende nuk ka ndodhur”.
Dhe e dini çfarë? As nuk do të heq dorë nga zgjerimi, as nuk do më mbarojnë ndonjëherë fjalët për të. Sepse zgjerimi është thjeshtë një tjetër fjalë për të thënë. E ardhmja e Europës, është pikërisht kjo lidhje e pandashme mes zgjerimit dhe të ardhmes që më bën të flas, jo thjeshtw si kryeministri i Shqipërisë, as si thjeshtë përfaqësues i një vendi negociues, por si qytetar europian i një kontinenti, historia e të cilit është një tapiceri e endur me luftë dhe paqe, shkatërrim dhe rilindje, rivalitet dhe pajtim.
E më lejoni ta them krejt qartë, në vend që të përdor fjalën “zgjerim” që ka lindur në Bruksel dhe është rënduar teknikisht, unë preferoj të përdor një fjalë tjetër, nga e cila dhe e cila vjen nga zemra e historisë sonë dhe nga logjika e së ardhmes sonë të përbashkët dhe kjo është fjala “ribashkim”. Sepse në të vërtetë ky është koncepti, e vërteta e thjeshtë, një domosdoshmëri historike dhe e vetmja rrugë për një kontinent që duhet të rigjejë vetëbesimin, të mbrojë paqen, të ruajë prosperitetin dhe të mbajë peshën e vet në një botë që lëviz shpejt, fort dhe pa mëshirë.
Tani dëshiroj të them pak fjalë për Martën, për këtë zonjë, e cila për më pak se dy javë do të ketë mbushur vitin e saj të parë si Komisionerja jonë për zgjerimin dhe në fakt ky fillim i Martës duket sikur ndodhi vetëm dje dhe jo sikur koha fluturon – sepse më besoni që sa më shumë plakemi, aq më shpejtë fluturon koha – apo jo Federica? – por për faktin sepse këto muaj Marta na i ka mbushur me lëvizje, me rezultat dhe duhet ta them dhe me një entuziazëm, i cili deri vonë besoja se Brukseli e kishte humbur, varrosur dhe që nuk do të kishte shans që të rigjendej.
Dje ama, Shqipëria hapi 5 kapitujt e fundit të negociatave, 28 prej tyre nën drejtimin e Martës. Që të jem i sinqertë, jo vetëm që nuk më kujtohet, por nuk mund ta imagjinoj se kur ka qenë hera e fundit që zgjerimi ka prodhuar kaq shumë debat konstruktiv, kaq shumë presion pozitiv dhe kaq shumë oksigjen të pastër politik.
Më lejoni që kësaj salle t’i sjell diçka në vëmendje. Për Shqipërinë, ky rrugëtim i yni nuk ka qenë një rrugë e drejtë e mbushur me duartrokitje. Ne vijmë nga një rrugë e gjatë. Fillimisht të stigmatizuar dhe të nënvlerësuar për shkak të një imazhi ndërkombëtar të formësuar, jo vetëm nga veprimet tona të gabuara por edhe nga stereotipat e amplifikuara të mediave perëndimore. Më pas të vlerësuar nga Komisioni Europian për përpjekjet tona të shumuat, të sinqerta, por të refuzuar nga Këshilli për shkak të debateve të brendshme politike në disa shtete anëtare. Pra patëm tre momente poshtërimi që testuan durimin tonë, besimin tonë te Europa dhe vullnetin tonë për të vazhduar punë tonë. Dhe nuk do i harroj kurrë sepse i kam të gdhendura në kujtesën time fytyrat e zbehura të anëtarëve të Këshillit Europian pas mbledhjeve të gjata, takimeve këtu në Bruksel tek shpreheshin përpara kamerave: BE nuk i mbajti premtimet e saj ndaj Shqipërisë. Por siç ka thënë dhe Niçja “ajo që nuk ka vrau, na bëri më të fortë”. Dhe ja që poshtërimi u shfaq porsi një bekim që ishte thjeshtë i fshehur dhe ne vazhduam përpara me një bindje të vetme dhe të palëkundur. Që ne nuk i bëjmë këto gjera për Berlinin, Parisin apo Hagën por për veten tonë, për vendin tonë dhe për brezat e ardhshëm të Shqipërisë.
BE është burimi ynë i hapur i njohurive, ne mësojmë më shpejtë, përmirësohemi vazhdimisht dhe vazhdojmë punën a thua se negociatat janë hapur prej kohësh duke u përgatitur që të jemi plotësisht gati kur të vijë momenti i duhur.
Dhe ja ku jemi tashmë. Qëndrojmë drejtë, me kokën lartë pasi vetëm për 14 muaj kemi hapur të gjithë kapitujt. Kemi rikuperuar një sasi të jashtëzakonshme kohe të humbur dhe e kemi vendosur veten në krye te bllokut të Ballkanit Perëndimor.
Më lejoni të theksoj që ky sukses mahnitës nuk është vetëm i yni.
Gjatë viteve të fundit nën drejtimit e presidentes Von Der Leyen Komisioni u rikthye ne qendër të lojës he gjatë këtyre 12 muajve dhe falënderoj Martën, në sajë të saj dhe të ekipit të saj u dirigjua një orkestër e ndërlikuar duke akorduar instrumente që për vite të tëra kishin qenë të pa akorduara duke krijuar një harmonikë aty ku kishte pasur vetëm kakofoni dhe duke rikthyer besimin e çmuar mes BE dhe atyre vendeve që dëshirojnë të bëhen pjesë e saj dhe nga ana tjetër janë shtete anëtare me një energji të rinovuar për projektin e madh të ribashkimit nën dritën goditëse, por kthjelltësuese të agresionit rus në Ukrainë. Ju jam sinqerisht mirënjohës ndaj të gjithëve dhe siç ka shkruar dikur një britanik i mprehtë në mendim “unë do të mbroja idenë se falënderimi është forma më e lartë e të menduarit dhe se mirënjohja është lumturia e dyfishuar nga mrekullia”.
Të dashur miq, në barometrin e fundit europian mbi qëndrimet ndaj zgjerimit të BE, Shqipëria doli në krye të asaj liste me 92% të qytetareve të saj besnikë të BE-së dhe 91% mbështetës të anëtarësimit, por më lejoni që të sqaroj një gjë këtu dhe të sigurohemi që ju as të mos guxoni të mendoni se ai 8% apo 9% i mbetur nuk janë besnik ndaj BE apo mos e dhëntë Zoti ku janë kundër anëtarësimit. Jo! Ata thjesht ndodhi që u pyetën nga anketa menjëherë pas ndonjë grindjeje me bashkëshortin apo me bashkëshorten ose do kenë qenë në mes të trafikut torturues të Tiranës ose ndoshta thjeshtë pak minuta para ndeshjes për kualifikimin të botërorit ndaj Serbisë. Ndaj nëse heqim këta faktorë të jetës së përditshme, shqiptarët janë 100% besnik ndaj BE-së dhe 100% mbështetës dhe përkrahës të anëtarësimit. Nuk bëjmë shaka këtu.
Tani më lejoni t’ju them se çfarë nuk shkon me ne. Duke u nisur me një kujtesë për diçka që shumë brenda Bashkimit Europian të lindur nën një paqe të kadifenjtë, të rritur mbi jastëkët e rritjes të përhershme ekonomike dhe te mësuar në një zonë komoditeti ku dhe volumi i gërhitjes rregullohet që të mos shqetësohet macja që fle pranë shtratit tuaj, e kanë harruar gradualisht. Te kujtojmë sesi dhe pse lindi Europa. Ajo lindi kur kontinenti ynë u copëtua në dysh, një perde e hekurt jo prej metali por prej ideologjie frike, ndau kombe, familje, fate dhe prapa saj “bisha e gjëmueshme e totalitarizmit” dëgjohej çdo ditë duke kujtuar të gjithë në perëndim se kërcënimi ndaj lirisë, demokracisë dhe paqes ishte real, ishte afër dhe kërkonte përpjekje krijuese në përpjesëtim me rreziqet që e kërcënojnë atë siç thuhet në atë fjali që gjejmë në deklaratën e Schuman më 9 maj 1950. Faktikisht dhe me dhimbje nuk tingëllon jashtëzakonisht aktuale? E po ne shqiptarëve nuk na duheshin klithmat e Vladimir Putin në portat e BE-së për të ndjerë rreziqe që na kërcënoheshin. Ne, por edhe vetë Bashkimi Evropian përmes Ballkanit Perëndimor. As nuk na duhej shumë mund për të kujtuar errësirën e gjatë të totalitarizmit nga e cila u hodhëm në rrugët e Tiranës me shpejtësi duke bërtitur, “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Për ne BE-ja është ende sot ajo që ajo qenë për etërit themelues, është kaq e thjeshtë. Një ide e çmendur ndoshta në atë kohë, një ide revolucionare, që armiqtë të lashtë të bëheshin partnerë, që sovraniteti të bëhej një dhe të ndahej për të mirën e përbashkët, që paqja të ndërtohej jo mbi dominim, por mbi bashkëpunim dhe solidaritet në të njëjtin qiell të lirisë dhe dritën e demokracisë dhe pavarësisht dyshimeve, e pengesave ideja ia doli mbanë dhe projekti u shndërrua në Bashkimin Europian, modeli më vizionar i integrimit paqësor në historinë e njerëzimit.
Jo shumë kohë më parë, – nuk e di çfarë është në këtë faqe, që dhe qenka kaq e turpshme që të dalë, – 6 dekada e gjysmë më vonë, kjo vazhdon të jetë e vërtetë, mbetet e vërtetë. Askush nuk ka ndërtuar asgjë të ngjashme dhe askush nuk do të ndërtojë diçka të ngjashme, prandaj më mirë të jesh pjesë e saj. Kjo është ajo që mendojnë, duan dhe do të bëjnë shqiptarët, çfarëdo që të duhet për ta arritur, sepse ne kemi mësuar me vështirësi se paqja është e vetmja betejë që ia vlen të zhvillohet dhe se rruga e etërve themelues është e vetmja rrugë që ia vlen të ndiqet.
Pra, jo shumë kohë më parë, fjala zgjerim ishte thuajse e ndaluar në fjalorin e BE-së dhe për mua ajo mbante erën e tradhtisë ndaj vetë arsyes për të cilën u vu në lëvizje Bashkimi Europian, sepse për mua zgjerimi përmban përgjigjen më të fuqishme ndaj kësaj pyetje. Çfarë është Bashkimi Europian? – Për çfarë qëndron ai?
Dhe le t’i rendis këtu 5 të vërteta të thjeshta;
Ribashkimi shëron plagët historike, ribashkon ose rikthen lidhjet e kombeve të ndara me forcë, rikthen identitetin europian të atyre që u mbajtën jashtë me dhunë, jo me zgjedhje, Franca dhe Gjermania dikur na mësuan të gjithëve ne se si armiqtë mund ta rindërtojnë besimin dhe zgjerimi vazhdon me të njëjtën trashëgimi, ndërprerja e saj do të ishte tradhti ndaj vetë BE-së.
Së dyti, ribashkimi zgjeron zonën e paqes. Në fakt, qëllimi themelor i BE-së është paqja, çdo zgjerim ka zgjeruar, jo vetëm gjeografinë e Bashkimit Europian, por në fakt, gjeografinë e stabilitetit të demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe është e qartë se Europa do të jetë më e lirë, më e sigurt, atë ditë që BE-ja nuk do të ketë më vetëm dy kufi, kufirin e jashtëm dhe kufirin e brendshëm që rrethon dhe ndan vendet e Ballkanit Perëndimor nga pjesa tjetër.
Së treti, ribashkimi përmbush një premtim të vjetër për ata që luftuan për liri, që pranuan demokracinë me kurajë, Europa ishte fener, feneri i vërtetë dhe ky ishte mesazhi i Selanikut në vitin 2003. Pra, thjesht imagjinoni për pak çaste, për një çast të vetëm, shtetet baltike dhe Poloninë sot jashtë Bashkimit Europian apo jashtë NATO-s, por ky premtim i vjetër duhet mbajtur plotësisht dhe mos mbajtja e tij, duke na mbajtur ne vendet e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së, do të thotë që jo vetëm luan me zjarrin, por që tashmë po digjet ky zjarr në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian dhe në atë zjarr të djegësh edhe vetë autoritetin etik të BE-së.
Së katërti, ribashkimi çliron prosperitet, sjell prosperitet, po zgjerimi nuk është vetëm politik, është edhe ekonomik. Anëtarët e ri zgjerojnë tregun, sjellin dinamizëm, novacion, energji rinore dhe Ballkani Perëndimor, për të mos thënë Shqipëria dhe Mali i Zi, si fillim, nuk janë barrë aspak, përkundrazi, ne sjellim burime, pozicion, popullsi, energji, pasuri, asete për të ardhmen e Bashkimit Europian dhe në fund, por jo më pak nga rëndësia, sjellim një buzëqeshje të madhe në fytyrën shumë shpesh të zymtë të Bashkimit Europian, jo keq, aspak keq. Imagjinoni pak një Bashkim Europian që buzëqesh çdo mëngjes, çdo ditë në mëngjes.
Së pesti, zgjerimi funksionon sa herë BE-ja ka ftuar anëtarë të rinj në klubin e saj, përfitimet kanë tejkaluar frikën. Çdo herë ka ndodhur kjo, shifrat e tregojnë qartë, faktet e ilustrojnë këtë gjë dhe nuk ka as edhe një arsye të vetme që të besojmë që gjërat do të jenë ndryshe tashmë, përkundrazi, sa më shpejt të ndodhë, aq më mirë do të jenë për BE-në.
Dhe më lejoni të vazhdoj, duke prerë litarin dhe duke shtuar, Po na duhet përgjigja. Ne nga ana jonë për të gjithë ata që thonë: Nuk funksionon me 27, e si do të funksionojë me 29? Si mund të funksionojë me 33 apo 35, me të gjitha vetot që ata kanë, me të gjithë komisionerët e tyre që do të sjellin? Po e vërtetë, po ta shohim nga ky kënd nuk mundet të funksionojë, por ne mund ta bëjmë të funksionojë, nëse e vëmë BE-në të parën. Në radhë të parë dhe lëmë mënjanë egot tona kombëtare, pa veto, pa komisioner për ne, as veto, as komisioner. Pra, si ju duket? E realizueshme është kështu që, le të flasim për këtë gjë, ta diskutojmë.
Të dashur miq planeti ynë rrotullohet në një drejtim, por jo bota. Bota është e ethëzuar, e trazuar, e paparashikueshme gjithnjë e më shumë. Të mendosh se gjërat do t’i kthehen ndonjëherë normalitetit të vjetër është një iluzion i rrezikshëm. Të vepruarit mbi bazën e këtij iluzioni është edhe më e rrezikshme dhe thjeshtë rrit dhimbjen e zgjimit të pashmangshëm. Demokracia është në tërheqje, demagogjia po ecën përpara në marshim, të drejtat e njeriut janë nën sulm, sistemi ynë po vihet në provë, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, po grumbullohen re dhe stuhi gjeopolitike, jo vetëm që Europa e ndarë është më e dobët, më e cënueshme ndaj presionit, manipulimit dhe ndikimeve të liga, por duket më tepër si një pre e dëshiruar për agresorët dhe spekulatorët, sesa një konkurrent i fortë në lojën e re të fuqive të mëdha. Ribashkimi përmes zgjerimit është përgjigja më strategjike e Europës, është thelbi i autonomisë strategjike europiane.
Europa e Bashkuar është Europë që formëson fatin e saj, jo ajo që endet në stuhinë e dikujt tjetër. Ata që i kundërvihen zgjerimit flasin shpesh për kosto, por harrojnë faturën e moszgjerimit. Më lejoni të përmend tashmë disa përbërës të listës së gjatë, ndjenja e pafuqisë, stagnim ekonomik, depërtim gjeopolitik nga aktorë me fytyra miqësore, po që nuk ndahen vlerat europiane, një Europë me vrimë në zemër, një Europë me cënueshmëri të përhershme në periferi, një Europë që tradhton idenë e vetë themelimit të vetë, një Europë që nuk është e përshtatshme të mbijetojë si lojtar i madh në këtë lojë të re. Ribashkimi nuk është favor që anëtarët e vjetër u bëjnë të rinjve, është një fat i përbashkët, është një barrë e përbashkët, një barrë të cilën e ndajmë tani, sot dhe nesër, në një botë ku BE-së i duhen të tjerët, po aq sa të tjerëve u duhet BE-ja, në mos më shumë.
Atëherë, të vijmë tani drejt fundit.
Ndonjëherë duhet t’i përgjigjem ndonjë pyetje jo fort të lehtë, për shembull; pse duhet të ketë interes BE që ta ketë Shqipërinë në tryezën e saj të rrumbullakët? Unë besoj që përgjigjja është më e lehtë se sa vetë pyetja- i uroj mirëseardhjen delegacionit rus- pra, e përsëris këtë sepse një person i rëndësishëm sapo zuri vend dhe po thoja “David ndonjëherë më duhet të jap përgjigje një pyetje që s’është fort e lehtë, që çfarë interesi dhe pse duhet të ketë interes BE që Shqipëria të jetë në tryezën e saj të rrumbullakët? Dhe mua më duket qe përgjigjja është më e lehtë se sa vetë pyetja; Shqipëria sjell në tryezë shpirtin e madh të dikurshëm të Europës dhe i shton kurorës së saj edhe një gur tjetër të vogël të çmuar, jo vetëm pa asnjë kosto domethënëse, por me përfitimin e një shembulli që do t’i shërbejë BE-së si në periudhën afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë. Shqipëria është gati, jemi tërësisht të përkushtuar, e kemi treguar këtë gjë ,kemi treguar rezultate me reformat; nuk do të ndalemi për asnjë çast, ne po investojmë tek e ardhmja jonë me mendësinë e një vendi që tashmë ndihet i përgjegjshëm ndaj Bashkimit Europian ditë më ditë, ndjen përgjegjësi ndaj BE dhe nuk iu kërkojmë asgjë tjetër, përveç mundësisë për t’i shërbyer Evropës që Evropa t’i shërbejë paqes siç ka thënë edhe Jean Monet për rastin tonë dhe vërtetë për të arritur tek fundi, sepse e dini si shkon puna me burrat ballkanas që kur marrin fjalën, thonë që do ta mbyllin, por nuk e mbyllin, por do ta mbyll vërtetë fjalën time, duke i lejuar vetes një kënaqësi të vogël, ndoshta që të jap një këshillë Martës; unë besoj që ndërsa Marta po shkruan historinë me ne, duhet të sigurohet që edhe historia të shkruajë për të, në faqet e saj dhe kjo është arsyeja përse, kur t’i mbarojë mandati asaj, jo thjesht duhet të botojë një libër me titull ‘’Antologjia e plotë e një zgjerimi të bërë nga unë’’ dhe i jap fjalën Martës me të gjithë ‘’lagjen’’ ballkanike që janë dëshmitarë këtu, që do të përmbahem me fisnikëri nga pretendimet e së drejtës së autorit për kapitullin e Shqipërisë.
Faleminderit për durimin, që është shumë frymëzues për mua, sepse më thonë që shumica prej jush vini nga e njëjta ‘’lagje’’ dhe që të kemi një brez të ri që është kaq i duruar, tregon që ‘’tortura’’ e Bashkimit Evropian po funksionon dhe në të njëjtën kohë vërteton që ne jemi gati që të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian pa sjellë dhembje koke nga Ballkani, por duke i ndihmuar ata që t’i bëjnë ballë procesit të ballkanizimit, që në fakt po ndodh në shumë prej vendeve të tyre.
Faleminderit!
Top Channel
-

Nesho: Pa çmontuar regjimin që ka kapur shtetin, Shqipëria mbetet larg Europës!
Në një intervistë për Syri TV, ambasadori Agim Nesho bëri një analizë të gjerë gjeopolitike mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin europian, duke theksuar se rajoni duhet të bëhet pjesë integrale e Bashkimit Europian për të shmangur ndikimet e fuqive të jashtme dhe destabilizimin politik e ekonomik.
Nesho argumentoi se Shqipëria është ende shumë larg standardeve europiane për shkak të, sipas tij, kapjes së shtetit, mosfunksionimit të institucioneve, bashkëpunimit me krimin e organizuar, mungesës së lirisë së medias dhe tendencave autokratike të qeverisjes. Ai kritikoi gjithashtu burokracinë e Brukselit për tolerimin e një “spektakli suksesi” që, sipas tij, nuk përputhet me realitetin në vend, duke paralajmëruar se kjo qasje rrezikon të kthehet në një shans të humbur për shqiptarët dhe për procesin e integrimit europian.
Agim Nesho: Një këndvështrim gjeopolitik dhe i duhet që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë integrale e Europës së Bashkuar për të mos krijuar një vatër ose një vrimë të zezë ku influencat e fuqive të tjera të huaja të vijnë dhe të çorientojnë politikat ekonomike, presionin politik, rritjen e influencave të sigurisë nga vende të jashtë Bashkimit Europian. Nga ana tjetër, shikojmë se standardet, sidomos të vendeve të caktuara të Bashkimit të Ballkanit Perëndimor, janë larg përafrimit me standartet e Bashkimit Europian.
Thënë më qartë, më shkoqur për opinionin publik që na ndjek, radha e parë për të bërë të mundur këtë dëshirë dhe aspiratë të madhe të shqiptarëve që të jenë pjesë e Bashkimit Europian, është çmontimi i gjithë regjimit që ka kapur shtetin shqiptar, regjimin e Edi Ramës dhe të Rilindjes. Domethënë, në qoftë se do të arrijmë këtë gjë, do të arrijmë që duhet të çmontojmë kapjen e shtetit, mosfunksionimin e institucioneve, dënimin e krimit të organizuar, mos bashkëveprim me mafien për pastrimin e parave, të ngremë standarde të caktuara në lidhje me lirinë e medias, shteti të mos jetë një autokraci, sepse ti kërkon që të futesh dhe të bashkëjetosh me një familje europiane, ku shumica e vendeve të tyre kanë dhe mbrojnë sistemin politik të një demokracie funksionale. Prandaj, për të arritur deri në këtë pikë, unë mendoj që Shqipëria është shumë larg.
Nuk është çështje e një perspektive, që një vend i rregullt, i cili ka një vullnet politik të klasës politike që e drejton, por edhe një presion që nuk mungon në Shqipëri nga opinioni publik për t’u bërë sa më shpejt pjesë e perëndimit, ë, të gjitha këto tregojnë që Shqipëria është shumë larg këtyre standarteve. Dhe ajo që na shqetëson më shumë, është kjo lojë që vjen nga burokracia e Brukselit. Se po të shikosh, ne nuk jemi, kritizer si opozitë. Opozita është bashkëpërfituese, ndoshta dua të them më e madhe për arsye sepse kërkon që liritë e saja dhe mundësia e funksionimit të institucionit të opozitës si një alternativë në vend, të jetë kur është pjesë e Bashkimit Europian. Por ne nuk mund të pranojmë që gjithë kjo maskaradë, kjo shfaqje e madhe për sukseset e Shqipërisë, për këtë lidership, të vejë deri në vitin 2027 a 29 dhe vendet e Bashkimit Europian ta quajnë të papranueshëm gjithë këtë proces.
Dhe ky është një shans i humbur për popullin shqiptar, ku dihet që opozita shqiptare kërkon të bashkëpunojë në këtë proces, të mos jetë një proces i njëanshëm, të mos jetë një proces ku Bashkimi Europian shikon një vend klientelist dhe një udhëheqje e cila për arsye të caktuara përpiqet që të bëjë ato punët e pista si të projekteve të pa negociueshme për qytetarët e Bashkimit Europian, siç janë proceset e menaxhimit të emigracionit, ashtu edhe të deklarimeve, sidomos në kohët e fundit gjeopolitike, ku Shqipëria edhe regjimi i kalbur i Rilindjes përpiqen që të krijojnë një alternativë pro-europiane për t’u mbrojtur nga ato të vërteta që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe administrata Trump tani gjithmonë e më tepër po deklarojnë ndaj regjimeve të tilla në Europë.
-

Kryeministri Rama: Fotoalbumi i ndalesës në Bruksel
Vendi ynë hapi dje grupkapitullin e fundit për negociatat me Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për Shqipërinë dhe shkruan:
“Dhe me fotoalbumin e ndalesës në Bruksel, nga shtëpia e re e Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, te konferenca historike me BE për hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE, ju uroj një ditë të mbarë”. -

Abilekaj: Optimizmi për integrimin në BE nuk përputhet me realitetin shqiptar
Në një intervistë për edicionin pasdites, me moderatorin, Edvin Parruca, në Syri TV, analisti Enton Abilekaj kritikoi ashpër optimizmin e shprehur për ecurinë e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ai theksoi se realiteti me të cilin përballen qytetarët është shumë larg asaj që burokratët evropianë e prezantojnë.
Abilekaj u ndal kryesisht te çështjet e pronave, të cilat sipas tij janë në një gjendje kaotike dhe shkaktojnë konflikte të vazhdueshme, dhe te ndotja mjedisore, që ka shkaktuar ankesa edhe nga vendet fqinje. Ai nënvizoi se edhe institucionet evropiane, përfshirë Parlamentin Evropian, kanë konstatuar se zgjedhjet e fundit në Shqipëri ishin “të pabarabarta”, duke sfiduar kështu bazat e demokracisë në vend.
Analisti shtoi se raportet e Bashkimit Evropian theksojnë se qeveria shqiptare ushtron presion mbi gjyqësorin dhe prokurorinë, ndërkohë që korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdojnë të jenë të përhapur në nivelet më të larta të qeverisjes. Ai përmendi edhe raste të dhunës së armatosur në zonat urbane, duke treguar një mungesë të efektshme të shtetit ligjor.
“Në qoftë se këto konsiderohen hapa përpara drejt Bashkimit Evropian, atëherë ne tashmë duhet të ishim anëtarë. Por realiteti është krejt i kundërt: ka hapa mbrapa dhe qytetarët përballen me probleme të thella dhe të pazgjidhura,” deklaroi Abilekaj.
Ai përfundoi duke theksuar se progresi i pretenduar drejt BE-së është sipërfaqësor dhe nuk reflekton përmirësime reale në jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë.
Enton Abilekaj: Optimizmi, unë nuk e di, optimizmi që vjen nga Bashkimi Europian mendoj që është në kontrast me atë që mendojnë njerëzit që jetojnë këtu. Pse e mendoj këtë? Sepse vetëm po të shohësh një edicion të thjeshtë lajmesh, jo vetëm te Syri, kudo. Po, kudo. Në çdo televizion. Ne shikojmë banorë që dalin në protesta sepse po u vidhen pronat. Pra çështja e pronave jo vetëm që nuk është zgjidhur, jo vetëm që nuk është në prag të zgjidhjes, por është ka arritur në një pikë ku nuk merret më vesh se kush është pronari dhe si mund të zgjidhet më.
Ne shohim në edicionet e lajmesh se si ndotja, niveli i ndotjes ka arritur aq shumë, në nivele aq të larta, sa dhe fqinjët ankohen për ndotjen tonë. Dhe kjo është një çështje që nuk mund të zgjidhet as për një vit e as për dy vjet. Pra, që ne hapim kapitujt për t’i diskutuar dhe që ne do të kemi një fazë të ndërmjetme, të gjitha këto janë fakte burokratike të cilat na vijnë nga Brukseli duke na dhënë një mundësi që deri në mbylljen e kapitujve të korrigjohemi. Por të thuash pastaj siç, siç thotë Marta Kos, që Shqipëria ka bërë përpjekje dhe është shumë pranë integrimit, mendoj që ose të duket vetja e gënjyer, ose nuk kupton se çfarë po ndodh. Sepse përmenda dy topa, por unë po flas për zgjedhjet në Shqipëri, parlamenti europian ka miratuar rezolutën që zgjedhjet në Shqipëri ishin të pabarabarta. Domethënë në Shqipëri u zhvillua një garë e pabarabartë dhe fitoi ai që është në pushtet. Ç’do të thotë kjo? A ka mundësi që të futen dy skuadra në fushë me një garë të pabarabartë dhe të fitojë njëra dhe të thuhet që ndeshja ishte në rregull?
Pra, iku dhe kjo e të drejtës politike. Flasim për gjykatat. E ka thënë Bashkimi Europian, jo ne, në raportin e progresit, që qeveria ushtron presion mbi drejtësinë e pavarur, mbi prokurorinë dhe mbi gjykatën. Nuk e kemi thënë ne këtë. Sigurisht që ne e themi, por nuk po e marr nga çfarë raportohen mediat shqiptare, por po marr çfarë raporton Bashkimi Europian dhe raporti i progresit. Pra, pushteti ekzekutiv thotë, ushtron presion mbi pushtetin gjyqësor që mos të ketë drejtësi në këtë vend. Dhe kjo quhet një hap përpara në integrimin në Bashkimin Europian. Pastaj, korrupsioni thotë raporti, është endemik dhe i përhapur në nivelet më të larta të qeverisjes. Mos, kjo është një hap përpara drejt Bashkimit Europian?
Në qoftë se këto janë hapa përpara drejt Bashkimit Europian, pastrimi i parave thotë, është një problem shumë i madh, Shqipëria është bërë një qendër e pastrimit të parave. Shumica e ekonomisë është ekonomi kriminale. Të gjitha këto raportime të burokratëve të Brukselit që i quan Rama, që të cilët i vlerëson, na thonë, na tregojnë që ne jetojmë në një realitet që nuk ka, përputhet me atë që njohim ne nga Bashkimi Europian. Në qoftë se vendet e Bashkimit Europian kanë këtë situatë të parave të pista, këtë situatë të nivelit të korrupsionit, këtë situatë të krimit të organizuar që kontrollon qeverisjen, këtë situatë të zgjedhjeve të pabarabarta, këtë situatë të mjedisit, këtë situatë të pronave, atëherë hyrja në BE për ne tashmë është një formalitet. Ne e kemi arritur. Por në qoftë se është e kundërta, nuk ka asnjë hap përpara.