Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Londër, ku ka kritikuar premtimet e kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar ato si të pambajtura. Basha përmendi premtimin e Ramës për një pasaportë europiane, duke theksuar se kjo është një gënjeshtër e ngjashme me atë të aeroportit të Kukësit, i cili, sipas tij, nuk ka shërbyer për asgjë pas premtimeve të vitit 2021.
Ai theksoi se integrimi europian i Shqipërisë është i pamundur derisa vendi të udhëhiqet nga një qeveri të korruptuar, duke sjellë shembuj nga vendet e tjera që janë ndëshkuar për korrupsionin qeveritar përpara se të pranoheshin në Bashkimin Europian, siç ishte rasti i Kroacisë. Basha theksoi se Bashkimi Europian nuk mund të pranojë shtete që udhëhiqen nga individë që shërbejnë për interesat e tyre personale dhe jo për ata të qytetarëve.
“Ju thash isha në Dibër e në Kukës. Normalisht nga Dibra për në Kukës, ata që janë nga zona i bie nga rruga e rinisë. E kur del për të zbritur në qytet, sheh aeroportin e Kukësit. A e mbani mend se si në zgjedhjet e kaluara në 2021-in, rahu gjoksin dhe ju tha çunat e Londrës, do vini këtu në shtëpinë tuaj në Kukës për dy orë. Më shpejt se nga Tirana, do vini nga Londra në Kukës.
Do vini nga Londra në Kukës e do ju pres unë të vini këtu. Do vini një herë, dy herë, pesë herë në javë sa herë të doni, ja ku e keni aeroportin e Kukësit. Sa kanë shkuar nga Londra në Kukës. As kuksian, as hasjanë, as gjakovarë, fare, fare, fare. Por u del boja atyre stikerave që janë të ngjitme në autostradë, tek trau që thonë për kaq euro, Londër-Luton-Kukës. Pse? Sepse Eurocontrol, Agjensia Europiane, hyn dhe Kontinentale pasi bën pjesë dhe Britania nuk i dha çertifikatën. Dhe i vetmi fluturim ishte një që u ngjit nga Londra, shkoi në Tiranë, zbritën në Tiranë pastaj hipën dhe shkuan në Kukës. I njëjti fat që pati premtimi për Aeroportin e Kukësit. Të njëjtin fat ka dhe premtimi i Edi Ramës për pasaportë europiane me Edi Ramën kryeministër.
Nuk ka pasaportë europiane me Edi Ramën kryeministër, sepse integrimi europian dhe korrupsioni i qeverisë së tij, janë në konflikt interesi me njëri-tjetrin. Kaq është e qartë. Historia e vendeve të tjera në integrimin europian, tregon që pa u ndëshkuar autorët e korrupsionit qeveritar ato vende nuk bëjnë përpara. Kujtojeni Kroacinë. E mbani mend kryeministrin e Kroacisë për një orë dore i filloi hetimi penal. Pse? Bashkimi Europian nuk mund të pranojë vende që qeverisen nga njerëz që janë aty për t’i shërbyer vetes së tyre dhe jo qytetarëve të tyre. Ky është realitet sot në Shqipëri” – tha Basha.
Tag: europian
-

‘Pasaporta europiane, si fluturimet Londër–Kukës’, Basha ironizon Ramën:Pa u ndëshkuar korrupsioni, s’ka integrim në BE
-

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian
Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e votimit është votë për Shqipërinë në BE.
Kreu i qeverisë, ftoj qytetarët të votojnë numrin 5, siç tha ai “bashkë me të dyja duart, të majtë e të djathtë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.
“Voto 5. Bashkë me të dyja duart, të majtë e të djathtë, tek kutia në qendër të fletës së votimit, me mua dhe PS, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, tha Rama. -

“Dje flinit në fusha dhe ju jepnin lëmoshë”/ Rama me shqiptarët e Kretës: Nuk do keni më nevojë për pasaportën greke
Rama: Dje flinit nëpër fusha dhe ju jepnin lëmoshë, sot ju shkoni në shtëpitë tuaja, sot fqinjët tuaj rreth e rrotull, po sidomos këta këtu nuk ju shohin më nga lart poshtë dhe nuk kanë më asnjë shans që t’ju përbuzin, se nuk jeni më të detyruar ti thoni mirëmëngjes edhe kur ju thonë plaç. Kjo e juaja është ekzaktësisht historia e rivendosjes së emrit Shqipëri dhe shqiptarë aty ku e meriton, historia e vendosjes së reciprocitetit të respektit të ndërsjellë dhe detyrimit për ti respektuar kur i respektojmë në marrëdhëniet e çdo fqini të çdo shteti tjetër.
Në momentin që të gjithë bashkë keni pasaportën shqiptare bëheni jo vetëm të barabartë, por edhe po aq sa edhe grekët sa edhe çdo europian tjetër, subjekt i të gjitha shërbimeve që ky vend i jep shtetasve të vet. Dhe të gjithë ata që sot janë këtu prindër dhe kanë fëmijët e tyre të vegjël, që një ditë presin t’i çojnë në universitet në momentin që kanë pasaportën europiane nuk kanë nevojë për pasaportën greke që të jenë njësoj si fëmijët grekë apo fëmijët e tjerë student europian dhe jo studentë të huaj në Europë. Prandaj sa i përket jetës suaj këtu dhe të ardhmes suaj këtu dhe peripecive që keni kaluar për gjithë çfarë lloj arsyesh, ka një përgjigje, është në dorën tuaj vota e 11 majit dhe brenda kësaj dekade të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.Top Channel
-

Ilir Meta audio-mesazh nga qelia, porosi strukturave: Luftoni këto 6 javë, 11 Maji të jetë ditë historike
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një audio mesazh të shpërndarë nga burgu, thekson se sot ndodhemi vetëm 6 javë larg nga 11 maji, dita ku sipas tij liria do të triumfojë mbi tiraninë.
Meta u ka bërë thirrje strukturave dhe opozitës që të punojnë fort në mënyrë që 11 maji të jetë dita e fitores.Postimi:
Të dashur qytetarë, të dashur miq!
Edhe 6 javë na ndajnë nga 11 Maji, dita e fitores së lirisë mbi tiraninë.
Dita e fitores të programit mbi pushtetin.
Dita e fitores të patriotëve ndaj mercenarëve.
Dita e fitores së Shqipërisë, që prodhon dhe eksporton dhe asaj që vetëm importon.
Pasi vodhi për 12 vjet taksat e shqiptarëve me inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe me rrugët që më shpejt rrëzohen sesa inagurohen, si ajo e Ersekës dhe shumë të tjera.
I mbetur pa program, se i kanë shteruar të gjitha mashtrimet e mundshme elektorale prej 12 vitesh, tani Edi Rama ka nisur të vjedhë edhe premtimet elektorale të opozitës, të cilat për muaj të tërë i quante të parealizueshme.
I pamundur për të dalë në debate me kundërshtarët politikë.
I pamundur të dalë në konferenca shtypi me gazetarët e pavarur, si detyrim ndaj qytetarëve që kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie, Kryetari i Organizatës ka zgjedhur të flasë me vetveten përmes autointervistave të fabrikuara.
Dhe ai ka të drejtë që i fshihet debatit të vërtetë dhe llogaridhënies.
Ç’të thotë ai për zgjidhjen e plotë të ujit të pijshëm, që brenda mandatit të parë qeveritar, kur edhe sot, mbas 12 vjetësh në pushtet, shumica e kryeqytetit është pa ujë dhe për ujë të pijshëm as që bëhet më fjalë.
Po për legalizimet që do t’i zgjidhte që në mandatin e parë, ç’të thotë ai pas 12 vjetësh?
Po për shëndetësinë falas, e cila është 60% më e shtrenjtë për shqiptarët, ç’mund të thotë?
Apo për ilaçet që mungojnë tek Onkologjiku.
Po për arsimin që premtoi se që në mandatin e parë do e çonte buxhetin në 5% të GTP-së, ndërkohë që sot është në nivelin mjeran 2.3%, mbas 12 vitesh çfarë mund të thotë?
Po për fëmijët që vriten me thika në oborret e shkollave, në mes të Tiranës dhe askush nuk mban përgjegjësi, çfarë mund të thotë?
Vetëm për shkak të korrupsionit të tij dhe të Organizatës që drejton, Shqipëria ka, pas 12 vitesh, nivelin më skandaloz të mbledhjes së të ardhurave deri në 28% të PBB, ndërsa Bosnja, Mali i Zi, Serbia arrijnë të mbledhin nga 41 në 42.6% të PBB.
Kjo diferencë prej 14% me mesataren e vendeve të rajonit tonë është 3.3 miliard euro në vit ose 13.2 miliard euro në katër vite, pra në një mandat qeverisës, e cila grabitet prej Edi Ramës dhe Organizatës të tij në tatime, dogana dhe kudo.
Me këto të ardhura, tejkalohen të gjitha premtimet e opozitës, por edhe ndryshon rrënjësisht situata sociale dhe ekonomike për të gjithë shqiptarët, 50% e të cilëve jetojnë sot në varfëri zyrtare.
Edi Rama, duke ju fshehur llogaridhënies, pas 12 vitesh, për të gjitha ato mundësi që i kishte në dorë, premton sot, çuditërisht, ato që si ka në dorë.
Kush ja ka fajin Edi Ramës që edhe fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë, i çoi te inceneratori që nuk ekziston dhe klientët e tij që nuk merren fare me aktivitete bujqesore dhe blegtorale.
Kush i zeroi fondet europiane të IPARD-it për bujqësinë?
Vetëm korrupsioni i Edi Ramës dhe i klientëve të tij.
Pse Shqipëria në këto 12 vite është vendi i fundit përfitues nga projekte të financuara nga Bashkimi Europian apo “Procesi i Berlinit” me nivelin më të ulët të disbursimit dhe përfitimit .
Kush e mbylli Ministrinë e Integrimit Europian në vitin 2017, kur e mori edhe timonin edhe tepsinë i vetëm Edi Rama.
Të gjithë e dinë se e mbylli shakaxhiu i integrimit, Edi Rama.
Kush refuzoi thirrjen dhe përpjekjen serioze të Bundestagut Gjerman në Qershor 2019, që Shqipëria të mos bënte zgjedhje vendore pa opozitën, sepse do të humbiste shansin për Çeljen e Negociatave, njëkohësisht me Maqedoninë e Veriut që kishte arritur Marrëveshjen historike të Prespës.
Përsëri këtë refuzim e bëri shakaxhiu i integrimit, sepse për Edi Ramën, pushteti absolut dhe korrupsioni absolut është i vetmi prioritet, ndërsa integrimi është gjëja më e parëndësishme.
Sepse projekti i tij i vërtetë ishte dhe ende është “Ballkani i Hapur” që ka rrënuar fermerët dhe blegtorët shqiptarë.
Kush ja ka fajin Edi Ramës, që në 8 vite që ai drejton i vetëm, është përgjysmuar numri i gjedhëve dhe i të imtave dhe që prodhimi bujqësor është në pikiatë?
Kush ja ka fajin Edi Ramës që Shqipëria eksporton edhe pas 12 vitesh, që ai është në pushtet, vetëm 8% të PBB, kur Maqedonia e Veriut fqinje eksporton 57%?
Ndërkohë eksportet shqiptare vazhdojnë pikiatën e tyre të pandalshme për shkak të Narkoeuros, por edhe të klimës diskriminuese ndaj prodhuesve vendas dhe ndaj investimeve prodhuese dhe eksportuese.
Ndaj shqiptarët jam i bindur do të votojnë për programin e opozitës që është tepër realist dhe në interes të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.
Për programin e opozitës që synon fuqizimin e ekonomisë familjare, por edhe të ekonomisë kombëtare në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë.
Opozita është edhe garantja e përshpejtimit të integrimit europian, sepse ajo i ka dhënë të gjitha provat për këtë.
Po kështu, Partia Demokratike është anëtare e Partive Popullore Europiane, të cilat drejtojnë Bashkimin Europian dhe tani do të marrin dhe drejtimin e Gjermanisë.
Opozita ka edhe ekspertët më të mirë për çështjet me Bashkimin Europian, një pjesë e të cilëve do të jenë edhe në Kuvendin e ardhshëm.
Ndaj të gjitha votat për numrin 1 në fletën e votimit.
PD – ASHM.
Unë çdo ditë, këtu, në kushte ekstreme izolimi, përpiqem të shkruaj 50 deri në 100 letra, sepse kuptohet edhe këtu ikin dritat herë pas here, për bashkëpunëtorët, për anëtarët e Partisë së Lirisë, për shokët, për miqtë, për të afërmit.
Për t’u kujtuar të gjithëve se sa e rëndësishme është të mos humbasim asnjë sekondë kohë kot në këto 6 javë që kanë mbetur.
Që t’i njohim shqiptarët me programin tonë, që është edhe shpëtimi i tyre nga shtypja, nga bullizimi dhe nga grabitja e këtij sekti të papërgjegjshëm, që pasi hëngri dhe grabiti taksat e shqiptarëve për 12 vjet, tani po ha dhe vetveten në mënyrën më të pabesë.
Besoj që të gjithë ju që më dëgjoni, keni shumë më tepër mundësi se sa unë që të lëvizni, që të takoni dhe që të luftoni në këto 6 javë në mënyrë që 11 Maji të jetë dita historike e triumfit të lirisë mbi tiraninë. -

FSHF & UEFA organizojnë të hënën shortin e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, eventi transmetohet live në RTSH
Të hënën, në “Shtëpinë e Futbollit”, FSHF do të organizojë një nga eventet më të rëndësishme në historinë e saj – shortin e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.
Tetë skuadrat finaliste do të mësojnë rrugëtimin e tyre në këtë turne prestigjioz, ndërsa organizimi për eventin ka nisur prej kohësh. Grupi i punës është kujdesur për çdo detaj, duke siguruar që gjithçka të jetë në nivelin më të lartë.
Në ceremoninë e shortit do të marrin pjesë zyrtarë të UEFA-s, përfaqësues të tetë skuadrave finaliste, ish-legjenda të futbollit shqiptar, si dhe personalitete nga politika, media dhe federata të tjera.
Shorti i Kampionatit Europian U-17 do të transmetohet live në RTSH dhe në kanalin zyrtar të FSHF në Youtube duke nisur nga ora 19:00. -

“Luftoni këto 6 javë, 11 Maji të jetë ditë historike”, Meta mesazh strukturave: Keni më tepër mundësi se sa unë që të lëvizni
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u dha porosi strukturave që të luftojnë në këto 6 javë që kanë mbetur nga zgjedhjet e 11 majit.
Meta, i cili ndodhet në qeli që prej 21 tetorit, e cilëson 11 Majin ditën e fitores së lirisë mbi tiraninë, dita e fitores së programit mbi pushtetin dhe ditën e fitores të patriotëve ndaj mercenarëve.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 1 në fletë, Aleancën për Shqipërinë Madhështore.
Audio-mesazhi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:
Të dashur qytetarë, të dashur miq!Edhe 6 javë na ndajnë nga 11 Maji, dita e fitores së lirisë mbi tiraninë.Dita e fitores të programit mbi pushtetin.Dita e fitores të patriotëve ndaj mercenarëve.
Dita e fitores së Shqipërisë, që prodhon dhe eksporton dhe asaj që vetëm importon.Pasi vodhi për 12 vjet taksat e shqiptarëve me inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe me rrugët që më shpejt rrëzohen sesa inagurohen, si ajo e Ersekës dhe shumë të tjera.
I mbetur pa program, se i kanë shteruar të gjitha mashtrimet e mundshme elektorale prej 12 vitesh, tani Edi Rama ka nisur të vjedhë edhe premtimet elektorale të opozitës, të cilat për muaj të tërë i quante të parealizueshme.
I pamundur për të dalë në debate me kundërshtarët politikë.I pamundur të dalë në konferenca shtypi me gazetarët e pavarur, si detyrim ndaj qytetarëve që kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie, Kryetari i Organizatës ka zgjedhur të flasë me vetveten përmes autointervistave të fabrikuara.
Dhe ai ka të drejtë që i fshihet debatit të vërtetë dhe llogaridhënies.Ç’të thotë ai për zgjidhjen e plotë të ujit të pijshëm, që brenda mandatit të parë qeveritar, kur edhe sot, mbas 12 vjetësh në pushtet, shumica e kryeqytetit është pa ujë dhe për ujë të pijshëm as që bëhet më fjalë.Po për legalizimet që do t’i zgjidhte që në mandatin e parë, ç’të thotë ai pas 12 vjetësh?Po për shëndetësinë falas, e cila është 60% më e shtrenjtë për shqiptarët, ç’mund të thotë?Apo për ilaçet që mungojnë tek Onkologjiku.
Po për arsimin që premtoi se që në mandatin e parë do e çonte buxhetin në 5% të GTP-së, ndërkohë që sot është në nivelin mjeran 2.3%, mbas 12 vitesh çfarë mund të thotë?Po për fëmijët që vriten me thika në oborret e shkollave, në mes të Tiranës dhe askush nuk mban përgjegjësi, çfarë mund të thotë?
Vetëm për shkak të korrupsionit të tij dhe të Organizatës që drejton, Shqipëria ka, pas 12 vitesh, nivelin më skandaloz të mbledhjes së të ardhurave deri në 28% të PBB, ndërsa Bosnja, Mali i Zi, Serbia arrijnë të mbledhin nga 41 në 42.6% të PBB.
Kjo diferencë prej 14% me mesataren e vendeve të rajonit tonë është 3.3 miliard euro në vit ose 13.2 miliard euro në katër vite, pra në një mandat qeverisës, e cila grabitet prej Edi Ramës dhe Organizatës të tij në tatime, dogana dhe kudo.
Me këto të ardhura, tejkalohen të gjitha premtimet e opozitës, por edhe ndryshon rrënjësisht situata sociale dhe ekonomike për të gjithë shqiptarët, 50% e të cilëve jetojnë sot në varfëri zyrtare.Edi Rama, duke ju fshehur llogaridhënies, pas 12 vitesh, për të gjitha ato mundësi që i kishte në dorë, premton sot, çuditërisht, ato që si ka në dorë.
Kush ja ka fajin Edi Ramës që edhe fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë, i çoi te inceneratori që nuk ekziston dhe klientët e tij që nuk merren fare me aktivitete bujqesore dhe blegtorale.Kush i zeroi fondet europiane të IPARD-it për bujqësinë?Vetëm korrupsioni i Edi Ramës dhe i klientëve të tij.
Pse Shqipëria në këto 12 vite është vendi i fundit përfitues nga projekte të financuara nga Bashkimi Europian apo “Procesi i Berlinit” me nivelin më të ulët të disbursimit dhe përfitimit .Kush e mbylli Ministrinë e Integrimit Europian në vitin 2017, kur e mori edhe timonin edhe tepsinë i vetëm Edi Rama.
Të gjithë e dinë se e mbylli shakaxhiu i integrimit, Edi Rama. Kush refuzoi thirrjen dhe përpjekjen serioze të Bundestagut Gjerman në Qershor 2019, që Shqipëria të mos bënte zgjedhje vendore pa opozitën, sepse do të humbiste shansin për Çeljen e Negociatave, njëkohësisht me Maqedoninë e Veriut që kishte arritur Marrëveshjen historike të Prespës.
Përsëri këtë refuzim e bëri shakaxhiu i integrimit, sepse për Edi Ramën, pushteti absolut dhe korrupsioni absolut është i vetmi prioritet, ndërsa integrimi është gjëja më e parëndësishme.Sepse projekti i tij i vërtetë ishte dhe ende është “Ballkani i Hapur” që ka rrënuar fermerët dhe blegtorët shqiptarë.
Kush ja ka fajin Edi Ramës, që në 8 vite që ai drejton i vetëm, është përgjysmuar numri i gjedhëve dhe i të imtave dhe që prodhimi bujqësor është në pikiatë?Kush ja ka fajin Edi Ramës që Shqipëria eksporton edhe pas 12 vitesh, që ai është në pushtet, vetëm 8% të PBB, kur Maqedonia e Veriut fqinje eksporton 57%?
Ndërkohë eksportet shqiptare vazhdojnë pikiatën e tyre të pandalshme për shkak të Narkoeuros, por edhe të klimës diskriminuese ndaj prodhuesve vendas dhe ndaj investimeve prodhuese dhe eksportuese.Ndaj shqiptarët jam i bindur do të votojnë për programin e opozitës që është tepër realist dhe në interes të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.
Për programin e opozitës që synon fuqizimin e ekonomisë familjare, por edhe të ekonomisë kombëtare në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Opozita është edhe garantja e përshpejtimit të integrimit europian, sepse ajo i ka dhënë të gjitha provat për këtë. Po kështu, Partia Demokratike është anëtare e Partive Popullore Europiane, të cilat drejtojnë Bashkimin Europian dhe tani do të marrin dhe drejtimin e Gjermanisë.
Opozita ka edhe ekspertët më të mirë për çështjet me Bashkimin Europian, një pjesë e të cilëve do të jenë edhe në Kuvendin e ardhshëm. Ndaj të gjitha votat për numrin 1 në fletën e votimit.PD – ASHM.
Unë çdo ditë, këtu, në kushte ekstreme izolimi, përpiqem të shkruaj 50 deri në 100 letra, sepse kuptohet edhe këtu ikin dritat herë pas here, për bashkëpunëtorët, për anëtarët e Partisë së Lirisë, për shokët, për miqtë, për të afërmit.
Për t’u kujtuar të gjithëve se sa e rëndësishme është të mos humbasim asnjë sekondë kohë kot në këto 6 javë që kanë mbetur.
Që t’i njohim shqiptarët me programin tonë, që është edhe shpëtimi i tyre nga shtypja, nga bullizimi dhe nga grabitja e këtij sekti të papërgjegjshëm, që pasi hëngri dhe grabiti taksat e shqiptarëve për 12 vjet, tani po ha dhe vetveten në mënyrën më të pabesë.
Besoj që të gjithë ju që më dëgjoni, keni shumë më tepër mundësi se sa unë që të lëvizni, që të takoni dhe që të luftoni në këto 6 javë në mënyrë që 11 Maji të jetë dita historike e triumfit të lirisë mbi tiraninë.Top Channel
-

Nga 1 prilli ndryshon procedura e hyrjes së mallrave në Bashkimin Europian, si do të veprohet?
Drejtoria e Doganave ka njoftuar se duke filluar nga data 1 Prill 2025, transportuesit rrugorë dhe hekurudhorë do të duhet të ofrojnë të dhëna për mallrat e dërguara në, ose përmes BE-së, përpara mbërritjes së tyre, nëpërmjet një Deklarate Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) të plotë.
Ky detyrim është i vlefshëm gjithashtu edhe për transportuesit postarë dhe postat e shpejta, që transportojnë mallra duke përdorur këto mënyra transporti, si dhe për palët e tjera, si psh: ofruesit e logjistikës. Në rrethana të caktuara, marrësit përfundimtarë të mallrave, të vendosur në BE, do të duhet gjithashtu të depozitojnë Deklaratën Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) në sistemin ICS2.
Doganat sqarojnë se ky njoftim është i vlefshëm për të gjithë operatorët ekonomikë dhe transportuesit e regjistruar në RSH dhe që kanë marrë një numër EORI/RIOE në një nga vendet anëtare të BE. Ky numër regjistrimi ju mundëson të kryejnë formalitete doganore në këto vende.
Eksportuesit shqiptarë duhet të komunikojnë me partnerët (klientë) e tyre në vendet e BE për përshtatjen e tyre me rregullat e reja të sistemit ICS2 përpara afatit të përcaktuar (01 Prill 2025) në mënyrë që të shmangen pengesat lidhur me kalimin e mallrave që eksportohen në BE ose përmes saj.
Sistemi i Kontrollit të Importit 2 (ICS2)
Sistemi i Kontrollit të Importit 2 (ICS2) i Bashkimit Europian synon të rrisë sigurinë e mallrave që hyjnë në BE duke aplikuar një procedurë doganore të standardizuar, para mbërritjes së mallrave, për të gjitha mënyrat e transportit, përfshirë tansportin rrugor dhe atë hekurudhor, krahas rregullave ekzistuese për transportin ajror, detar dhe atë ujor të brendshëm.
Sistemi ICS2 u mundëson autoriteteve doganore të vlerësojnë më mirë rreziqet që lidhen me mallrat që hyjnë në BE, duke mundësuar paraqitjen e të dhënave të sakta dhe të plota për mallrat nëpërmjet depozitimit të Deklaratës Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) përpara mbërritjes, duke përmirësuar kështu aftësinë e BE-së për të parandaluar dhe luftuar kundërvajtjet doganore si dhe duke siguruar një mjedis tregtar më të sigurt.
Operatorët ekonomikë të pajisur me numër EORI në vendet e BE, që nuk janë gati deri në këtë datë, duhet të kontaktojnë Zyrën e Shërbimit Kombëtar të Shtetit Anëtar të BE-së (Autoriteti Kombëtar Doganor) ku janë regjistruar dhe kanë marrë numrin e tyre EORI, për të kërkuar një afat kohor për implementimin e versionit të ri të sistemit (ICS2) deri më 1 Mars 2025. Ky afat kohor u jepet atyre vetëm sipas kërkesës.
Për të përmbushur kërkesat e sistemit ICS2, bizneseve në vendet e BE, të prekura nga rregullat e reja do t’u kërkohet të sigurohen që të mbledhin të dhëna të sakta dhe të plota nga klientët e tyre, të përditësojnë sistemet e tyre të IT-së dhe proceset operacionale dhe të ofrojnë trajnim adekuat për stafin e tyre. Operatorët ekonomikë do të duhet gjithashtu të kryejnë me sukses një test të vetëpërputhshmërisë përpara se të lidhen me sistemin ICS2, për të verifikuar aftësinë e tyre për të hyrë dhe shkëmbyer mesazhe me autoritetet doganore.
Mospërmbushja në kohë e kërkesave të sistemit ICS2 mund të sjellë si pasojë ndalimin e mallrave në kufijtë e BE-së dhe moszbatimin e formaliteteve doganore nga ana e autoriteteve doganore të BE.
Sistemi ICS2 është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Komisionit Europian, autoriteteve doganore të Shteteve Anëtare dhe bizneseve.
Duke filluar nga 1 shtatori 2025, sistemi aktual ICS1 do të hiqet gradualisht dhe sistemi ICS2 do të zëvendësojë sistemin ICS1 nëpërmjet një procesi krejtësisht të ri, në përputhje me Kodin Doganor të Bashkimit Europian.
Për këtë, Komisioni Europian organizon webminare mujore (në anglisht) ku operatorët ekonomikë mund të bëjnë pyetje në lidhje me aspektet operacionale dhe teknike të ICS2.
Më shumë informacion rreth sistemit ICS2 disponohet në faqen e internetit të Komisionit Evropian (https://ec.europa.eu/ICS2) duke përfshirë fletët e të dhënave që detajojnë kërkesat për të gjithë mënyrat e transportit dhe hapat që duhen ndërmarrë për t’u përgatitur për ICS2. I gjithë dokumentacioni teknik i nevojshëm mund të gjendet në faqen web CIRCABC./ Monitor -

Nga 1 prilli ndryshon procedura e hyrjes së mallrave në Bashkimin Europian
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Drejtoria e Doganave ka njoftuar se duke filluar nga data 1 Prill 2025, transportuesit rrugorë dhe hekurudhorë do të duhet të ofrojnë të dhëna për mallrat e dërguara në, ose përmes BE-së, përpara mbërritjes së tyre, nëpërmjet një Deklarate Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) të plotë.
Ky detyrim është i vlefshëm gjithashtu edhe për transportuesit postarë dhe postat e shpejta, që transportojnë mallra duke përdorur këto mënyra transporti, si dhe për palët e tjera, si psh: ofruesit e logjistikës. Në rrethana të caktuara, marrësit përfundimtarë të mallrave, të vendosur në BE, do të duhet gjithashtu të depozitojnë Deklaratën Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) në sistemin ICS2.
Doganat sqarojnë se ky njoftim është i vlefshëm për të gjithë operatorët ekonomikë dhe transportuesit e regjistruar në RSH dhe që kanë marrë një numër EORI/RIOE në një nga vendet anëtare të BE. Ky numër regjistrimi ju mundëson të kryejnë formalitete doganore në këto vende.
Eksportuesit shqiptarë duhet të komunikojnë me partnerët (klientë) e tyre në vendet e BE për përshtatjen e tyre me rregullat e reja të sistemit ICS2 përpara afatit të përcaktuar (1 Prill 2025) në mënyrë që të shmangen pengesat lidhur me kalimin e mallrave që eksportohen në BE ose përmes saj.
Sistemi i Kontrollit të Importit 2 (ICS2)
Sistemi i Kontrollit të Importit 2 (ICS2) i Bashkimit Europian synon të rrisë sigurinë e mallrave që hyjnë në BE duke aplikuar një procedurë doganore të standardizuar, para mbërritjes së mallrave, për të gjitha mënyrat e transportit, përfshirë tansportin rrugor dhe atë hekurudhor, krahas rregullave ekzistuese për transportin ajror, detar dhe atë ujor të brendshëm.
Sistemi ICS2 u mundëson autoriteteve doganore të vlerësojnë më mirë rreziqet që lidhen me mallrat që hyjnë në BE, duke mundësuar paraqitjen e të dhënave të sakta dhe të plota për mallrat nëpërmjet depozitimit të Deklaratës Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) përpara mbërritjes, duke përmirësuar kështu aftësinë e BE-së për të parandaluar dhe luftuar kundërvajtjet doganore si dhe duke siguruar një mjedis tregtar më të sigurt.
Operatorët ekonomikë të pajisur me numër EORI në vendet e BE, që nuk janë gati deri në këtë datë, duhet të kontaktojnë Zyrën e Shërbimit Kombëtar të Shtetit Anëtar të BE-së (Autoriteti Kombëtar Doganor) ku janë regjistruar dhe kanë marrë numrin e tyre EORI, për të kërkuar një afat kohor për implementimin e versionit të ri të sistemit (ICS2) deri më 1 Mars 2025. Ky afat kohor u jepet atyre vetëm sipas kërkesës.
Për të përmbushur kërkesat e sistemit ICS2, bizneseve në vendet e BE, të prekura nga rregullat e reja do t’u kërkohet të sigurohen që të mbledhin të dhëna të sakta dhe të plota nga klientët e tyre, të përditësojnë sistemet e tyre të IT-së dhe proceset operacionale dhe të ofrojnë trajnim adekuat për stafin e tyre. Operatorët ekonomikë do të duhet gjithashtu të kryejnë me sukses një test të vetëpërputhshmërisë përpara se të lidhen me sistemin ICS2, për të verifikuar aftësinë e tyre për të hyrë dhe shkëmbyer mesazhe me autoritetet doganore.
Mospërmbushja në kohë e kërkesave të sistemit ICS2 mund të sjellë si pasojë ndalimin e mallrave në kufijtë e BE-së dhe moszbatimin e formaliteteve doganore nga ana e autoriteteve doganore të BE.
Sistemi ICS2 është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Komisionit Europian, autoriteteve doganore të Shteteve Anëtare dhe bizneseve.
Duke filluar nga 1 shtatori 2025, sistemi aktual ICS1 do të hiqet gradualisht dhe sistemi ICS2 do të zëvendësojë sistemin ICS1 nëpërmjet një procesi krejtësisht të ri, në përputhje me Kodin Doganor të Bashkimit Europian.
Për këtë, Komisioni Europian organizon webminare mujore (në anglisht) ku operatorët ekonomikë mund të bëjnë pyetje në lidhje me aspektet operacionale dhe teknike të ICS2.
Më shumë informacion rreth sistemit ICS2 disponohet në faqen e internetit të Komisionit Evropian (https://ec.europa.eu/ICS2) duke përfshirë fletët e të dhënave që detajojnë kërkesat për të gjithë mënyrat e transportit dhe hapat që duhen ndërmarrë për t’u përgatitur për ICS2. I gjithë dokumentacioni teknik i nevojshëm mund të gjendet në faqen web CIRCABC./Monitor -

Zhulali: BE kërkon europianizim dhe jo ‘Ramëzim’ të Shqipërisë
Kandidatja e PD për deputete në Qarkun Tiranë, Ilda Zhulali, ka reaguar në lidhje me deklaratën e BE-së, e cila ka rrëzuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se integrimi i Shqipërisë nuk varet nga fitorja e PS.
‘Sot, Bashkimi Europian na përcjell një mesazh të qartë: Mbështesim europianizimin e Shqipërisë dhe jo ‘Ramëzimin’ e saj!’, shkruan Zhulali në Facebook.
Duke radhitur shkeljet e rënda të qeverisë Rama në proceset e integrimit, Zhulali thekson se ‘Shqipërisë i duhen reforma të njëmendta që e çojnë drejt europianizimit, JO drejt ‘Ramëzimit’!
Postimi i plotë:
Sot, Bashkimi Europian na përcjell një mesazh të qartë: Mbështesim europianizimin e Shqipërisë dhe jo ‘Ramëzimin’ e saj!
Mos harroni se Shqipëria është i vetmi vend i rajonit për të cilin BE:
Ka bllokuar fondet e bujqësisë për shkak të korrupsionit, dhe NUK do t’i zhbllokojë deri kur paratë të kthehen mbrapsht!
Ka dhënë 2 paralajmërime për bllokimin e lëvizjes pa viza, për shkak të shkeljeve të përsëritura!
Shtyu negociatat për arsye se standardi i procesit zgjedhor është një test vendimtar për ecurinë e tyre!
Shqipërisë i duhen reforma të njëmendta që e çojnë drejt europianizimit, JO drejt ‘Ramëzimit’! -

Europiani U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste
26 Mars 2025
16:32
Telesport
Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.
Pas përfundimit të raundit të dytë të kualifikuesve në Ligën A, shtatë vendet e para të çdo grupi siguruan pjesëmarrjen në finale, ku do të luftojnë së bashku me Shqipërinë si vend organizator për trofeun e Kampionatit Europian U-17.
Të hënën, më 31 mars, në orën 19:00, në “Shtëpinë e Futbollit” do të hidhet shorti i Kampionatit Europian U-17. Skuadrat do të ndahen në dy grupe me nga katër ekipe dhe do të përcaktohet kalendari i ndeshjeve.
Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të ngrejë siparin më 19 maj, ndërsa finalja e madhe do të luhet më 1 qershor.