Tag: europian

  • Parlamenti Europian miratoi sot në Strasburg një rezolutë: Jo akses për fëmijët nën 16 vjeç në rrjetet sociale

    Parlamenti Europian miratoi sot në Strasburg një rezolutë: Jo akses për fëmijët nën 16 vjeç në rrjetet sociale

    PE miraton propozimin për moshë minimale 16 vjeç në rrjetet sociale në të gjithë BE-në – Thirrje Komisionit për rregulla të reja kundër varësisë së të miturve.
    Parlamenti Europian miratoi sot në Strasburg një rezolutë jo-detyrueshme, por me peshë të madhe politike, që kërkon vendosjen e një moshe minimale të unifikuar prej 16 vjeç për akses në rrjetet sociale, platformat e videove dhe mjetet e inteligjencës artificiale në të gjithë Bashkimin Europian.

    Rezoluta kaloi me 483 vota pro, 92 kundër dhe 86 abstenime, duke dërguar një sinjal të qartë për Komisionin Europian që të përgatisë legjislacion të ri, në një kohë kur shqetësimet mbi efektet e varësisë nga interneti tek fëmijët po rriten ndjeshëm.

    Çfarë parashikon propozimi?

    Moshë minimale e harmonizuar: 16 vjeç për krijimin e llogarive dhe përdorimin e rrjeteve sociale në të gjithë BE-në. Fëmijët 13–16 vjeç mund të aksesojnë platformat vetëm me pëlqimin e prindërve.
    Ndalim të praktikave “varësigjeneruese”: algoritme, autoplay, scroll-i pa fund, njoftime që nxisin varësi dhe veçori të tjera që ndikojnë rëndë te të miturit. Mbyllja e faqeve dhe platformave që nuk zbatojnë rregullat e BE-së për mbrojtjen e fëmijëve.
    Kufizime për reklamat e synuara, sidomos ato që përdorin të dhëna personale të fëmijëve. Ndalim të shfrytëzimit komercial të fëmijëve-influencer, duke i ndaluar platformat të ofrojnë stimuj financiarë për profile të drejtuara nga të mitur. Rregulla të reja për AI-në për të mbrojtur fëmijët nga deepfake-et, manipulimi emocional dhe përdorimi abuziv i imazhit të tyre.
     Pse ka urgjencë?
    Shumë vende në botë kanë filluar të vendosin moshën 16 vjeç për rrjetet sociale: Australia ka miratuar kufizime të tilla. Malajzia dhe Danimarka po ndjekin të njëjtën linjë.
    Ndërkohë, brenda BE-së, Greqia po udhëheq nismën, e mbështetur fuqimisht nga Franca dhe Spanja, për të vendosur rregulla të detyrueshme në të gjithë unionin.
    Çfarë pritet të ndodhë tani?
    Propozimi i sotëm nuk është ligj, por një kërkesë e qartë politike që Komisioni Europian të: Hartojë një direktivë të re që detyron të gjitha shtetet të vendosin moshën 16-vjeçare për rrjetet sociale.
    Rishikojë legjislacionin ekzistues për mbrojtjen e të miturve në internet.
    Përforcojë zbatimin e Aktit Europian të Shërbimeve Dixhitale (DSA), i cili parashikon sanksione të rënda për rrjetet sociale që nuk mbrojnë fëmijët.
    Në “gjuhën e Brukselit”, një direktivë vendos objektivin e përbashkët, por secili shtet miraton ligjet kombëtare për ta zbatuar. Ndryshe nga një rregullore, që zbatohet automatikisht në të gjithë BE-në.
    Pse ka rëndësi kjo nismë?
    Eurodeputetët theksojnë se të miturit po ekspozohen ndaj varësisë digjitale, bullizmit online, dezinformimit dhe rreziqeve psikologjike. Algoritmet e platformave janë projektuar të maksimizojnë kohën e qëndrimit, duke shfrytëzuar të dhënat dhe sjelljet e fëmijëve.
    AI, përfshirë deepfake-et, paraqet rreziqe të reja që kërkojnë rregulla urgjente.
    Çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
    Si një vend kandidat dhe i përafruar me legjislacionin e BE-së, Shqipëria pritet të harmonizojë legjislacionin e saj për moshën e aksesit në rrjetet sociale, të forcojë mbrojtjen e të miturve online dhe të përcaktojë penalitete për platformat që shkelin këto rregulla.

  • Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

    Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka bërë një vlerësim të qartë mbi negociatat e fundit për paqen në Ukrainë, duke mirëpritur përpjekjet e udhëhequra nga presidenti amerikan, Donald Trump. Ajo thekson se, megjithëse nevojiten përpjekje të mëtejshme, “falë punës së Ukrainës, SHBA-ve dhe nesh, europianëve, gjatë këtyre ditëve në Gjenevë, kemi një pikënisje”.
    Von der Leyen nënvizon se marrëveshja duhet të sigurojë “një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” dhe “siguri reale për Ukrainën dhe Europën”, pa asnjë kufizim mbi forcat e armatosura të Ukrainës, të cilat, sipas saj, “do ta linin vendin të pambrojtur ndaj sulmeve të ardhshme”.
    “Bëhet fjalë po aq për tërheqjen e forcave si për sigurinë e Europës, sepse siguria e Ukrainës është siguria e Europës”, shton ajo.
    Presidentja e Komisionit Europian thekson gjithashtu se marrëveshja duhet të respektojë sovranitetin e Ukrainës, duke bërë një paralajmërim.
    “E dimë që mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga koha e Jaltës, duke parë kontinentin tonë në terma të sferave të ndikimit. Duhet të jemi të qartë që nuk mund të ketë ndarje të njëanshme të një kombi sovran europian dhe se kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë. Nëse sot legjitimojmë dhe formalizojmë cenimin e kufijve, hapim dyert për më shumë luftëra nesër dhe nuk mund ta lejojmë këtë”, përfundon von der Leyen.

  • PD i shpall “luftë” Brukselit, Sali Berisha shpërthen në sulme të forta ndaj Komisioneres së BE dhe ambasadorit…

    PD i shpall “luftë” Brukselit, Sali Berisha shpërthen në sulme të forta ndaj Komisioneres së BE dhe ambasadorit…

    Rigels Seliman
    Pasi u kthye nga Brazili, ku u ankua se Evropa nuk e dëgjon kur flet për narko-shtet në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i vijoi nga selia blu sulmet ndaj përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Deklaratën e Komisioneres së BE, Marta Kos, të bërë në mes të Tiranës në kohën kur ai ishte në Brazil, se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira, e që u pasua me një seri sulmesh nga përfaqësuesit e PD, Berisha e quajti të frymëzuar nga propaganda e paguar e Edi Ramës. “PD pas deklaratës së Marta Kos, bëri një deklaratë në të cilën ajo e publikisht dhe gjerësisht, deklaratën e frymëzuar të zonjës Kos, nga propaganda e paguar e Edi Ramës, ekstremizmit politik i majtë apo dizinformimi, si një deklaratë që shkel rëndë ligjin ndërkombëtar të vlerësimit të zgjedhjeve dhe ligjin kombëtar.
    Ajo çka unë dua të them, sot lexova para se të vij këtu, se ka patur një reagim nga ana e zëdhënësit të Komisionit Europian, i cili shpreh qëndrimin korrekt të Komisionit Europian të papajtueshëm me qëndrimin e Marta Kos, një adhuruese pa kushte për arsye të saj, të Edi Ramës dhe bëmave, gjëmave të tij. Ndaj dhe unë falënderoj Komisionin për reagimin dhe garantoj se PD mbetet e përkushtuar totalisht për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE si e ardhmja më e shkëlqyer për shqiptarët.  Sikundër thekson se sot Shqipëria në mënyrë absolute përveç pozicionit gjeostrategjik, nuk plotëson asnjë nga kushtet dhe kriteret që kërkohen për këtë anëtarësim”, deklaroi dje Berisha gjatë një konference për mediat.
    Berisha sulmon ambasadorin e delegacionit të BE
    Por Berisha sulmet nuk i ndali vetëm me Kos, por shigjetoi edhe ambasadorin e delegacionit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato, duke treguar se përplasja e vërtetë nuk lidhet vetëm me ligjin për barazinë gjinore. Berisha tha se edhe Gonzato frymëzohet nga propaganda e Ramës dhe pretendoi se ndikon tek deputetët e Parlamentit Europian, duke u thënë se Berisha nuk është properëndimor. “Opozita ndodhet para disa sulmeve të targetuara të individëve të caktuar që janë në Komisionin Europian ose që përfaqësojnë në Shqipëri, Bashkimin Europian. Të ngjashme, por jo identike me qëndrimet e zonjës Kos janë qëndrimet e ambasadorit Gonzato, i cili është një përçues i propagandës së paguar të Edi Ramës dhe i dezinformimit të papërmbajtur.
    Lidhur me këtë të fundit, unë u kam informuar ju se ky zotëri, për të përcjellë propagandën e Edi Ramës, u thotë deputetëve të Parlamentit Europian se kryetari i PD nuk është pro-perëndimor pasi axhenda e tij është MAGA dhe jo integrimi. Ky është një trillim, një mashtrim, e kam dënuar njëherë dhe e dënoj prapë. PD ka qenë dhe mbetet absolutisht e përkushtuar në procesin e integrimit. Janë të gjitha integrimet e mëdha të Shqipërisë vepër e kësaj partie. Kurse sa i përket mashtrimit se ai ka axhendë MAGA-n, MAGA si program i një partie konservatore, ka shtylla e shkëlqyera të mbrojtjes të vlerave që partitë konservatore ndajnë, dhe unë i rikujtoj atij zotërie, se nuk e di ku ka qenë ai 32 vjet më parë kur Sali Berisha ka vendosur në Shqipëri taksën e dytë më të ulët në botë, TVSH-në më të ulët në botë pas një vendi tjetër dhe sistemin fiskal më konservator, më të ulët.
    Ka bërë gjithçka për konsolidimin e familjes, ka mbrojtur interesin kombëtar. Pra, në qoftë se ka një konkordancë, ne jemi krenarë për vlerat që mbrojmë dhe nuk mundet kurrë asnjë njeri nga pozitat e ekstremizmit të majtë të bëjë gjah shtrigash kundër programit tonë. Në rast se presidenti Donald Trump këto vlera po i mbron dhe po i konsolidon në SHBA, ky është interesi i mbarë njerëzimit. Apo pas mashtrimit tjetër se Chris LaCivita ka sjellë këtu çekun 9 miliardë euro në rast se fiton Shqipëria për t’u shkëputur nga BE. Shqiptarët duhet ta dinë se kjo është propagandë e Edi Ramës dhe është përcjellë në të gjitha nivelet në kancelaritë në Bruksel. Këto janë shpifje të turpshme. Do blika mosanëtarësimin, përkundrazi, politika e SHBA ka qenë dhe është që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Por i theksova këto sepse janë fakte reale, janë të pamohueshme, Dhe natyrisht në këtë mjedis, zonja Kos mund të bëjë çdo deklaratë, por nuk është e vetme zonja Kos. Jo”, nënvizoi dje Berisha.
    Reagon PD
    Ndërkohë ditën e djeshme disa minuta pas konferencës për shtyp të kryedemokratit Sali Berisha, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në emër të PD, i ka paraqitur dje një Notë-Verbale Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, duke vënë në dijeni edhe Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian, lidhur me deklaratat e Komisioneres Marta Kos për zgjedhjet e 11 Majit. Bardhi thekson se po përcjell qëndrimin e opozitës në lidhje me deklaratën e bërë nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë konferencës për shtyp të datës 21 nëntor 2025 në Tiranë, e mbajtur bashkë me Kryeministrin Edi Rama. E pyetur nga media, Komisionerja deklaroi: “Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë kur marrim sugjerime për përmirësime, dhe kjo është një gjë e mirë për Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian.”. “Ne shprehim me respekt shqetësimin tonë se ky vlerësim nuk pasqyron realitetin e vërejtur gjatë procesit zgjedhor.
    Një deklaratë e tillë duket e papërputhshme me gjetjet e OSBE-ODIHR, nuk merr parasysh qëndrimet e shprehura nga Anëtarët e Parlamentit Evropian që shërbyen si vëzhgues të zgjedhjeve në Shqipëri dhe rrezikon të ndikojë besimin e qytetarëve shqiptarë tek institucionet e Bashkimit Evropian”, shkruan Bardhi. Në letër Gazment Bardhi përveç citimeve të Raportit Final të OSBE-ODIHR, i kujton Delegacionit të Bashkimit Europian edhe mbledhjen e Komitetit për Çështjet e Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian më 4 qershor 2025, ku eurodeputeti Michael Gahler, Kryetar i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Shqipëri, prezantoi raportin e misionit të Parlamentit Europian për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke evidentuar një alarm serioz lidhur me “strukturat kriminale të ngulitura në Shqipëri që kanë interes të mbajnë pushtetin politik të pandryshuar për të vazhduar aktivitetet e pastrimit të parave dhe trafikut të drogës”.
    Ndër të tjera europarlamentari Gahler theksoi se ndikimi i përhapur i këtyre rrjeteve jo vetëm që deformon procesin zgjedhor, por përbën edhe një pengesë themelore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se Bashkimi Evropian nuk mund të mbyllë sytë ndaj një infiltrimi kaq sistematik kriminal dhe ndikimit të tij shkatërrues mbi demokracinë. Sipas notës-verbale të opozitës vërejtjet e paraqitura nga OSBE-ODIHR nuk e mbështesin përfundimin se “zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”. “Ndershmëria kërkon kushte të barabarta për të gjithë garuesit, mundësi të barabarta, mungesë të përfshirjes së grupeve kriminale dhe respektim të plotë të kritereve të Kopenhagenit.
    Liria kërkon që qytetarët të votojnë pa presion, pa stimuj financiarë të paligjshëm dhe pa intimidim të punonjësve të administratës publike ose të grupeve vulnerabël”, shkruan Bardhi. Nota-Verbale e grupit parlamentar të PD, mbyllet duke theksuar se: “Opozita në Shqipëri dëshiron të shprehë rezervat e saj lidhur me komentet e Komisioneres dhe kërkon me respekt që deklaratat e ardhshme të jenë në përputhje me vlerësimet e institucioneve kompetente përgjegjëse për vëzhgimin e zgjedhjeve. Përndryshe, interpretimet personale që nuk bazohen në gjetjet faktike të këtyre institucioneve mund të kontribuojnë pa qëllim në uljen e besimit publik tek vlerat e vërteta evropiane që institucionet e Bashkimit Evropian synojnë të mbrojnë.”.

  • Vokshi: Deklarata e Marta Kos, shumë larg të vërtetave, shqiptarët e dinë se ç’ndodhi në 11 Maj

    Vokshi: Deklarata e Marta Kos, shumë larg të vërtetave, shqiptarët e dinë se ç’ndodhi në 11 Maj

    Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka komentuar deklaratën e Komisioneres së Zgjerimit, Marta Kos, në krah të Edi Ramës lidhur me zgjedhjet e 11 majit, të cilat opozita shqiptare i cilëson si farsë elektorale. Vokshi u shpreh se Marta Kos duhet të lexojë raportin e OSBE-ODIHR, të cilit i përmbahet edhe Komisioni Europian, para se të flasë për zgjedhjet e 11 majit.
    Sipas saj, ‘njerëzit nuk shohin që ajo flet nga ana e saj personale sepse ka dëshirën që në një moment të caktuar ta mbështesë pafund dhe përtej limiteve Edi Ramën. Këtë mund ta bëjë personalisht jashtë funksionit të saj si komisionere, por nuk mund të ngatërrohen asnjëherë pjesa personale e dëshirës apo e ardhur nga lobimi, ardhur nga interesa të tjera, të ngatërrohen me funksionin e komisioneres’. Vokshi theksoi se është ‘një lajm i mirë që Komisioni Europian i ka vënë pikat mbi i dhe ka theksuar që siç e ka raporti i progresit, ai është qëndrimi i Komisionit Europian dhe ky raport pra thekson gjetjet e raportit final të OSBE-ODIHR-it’. Ajo shtoi se komisionerja Kos ‘e para duhet ta lexojë atë që është shkruar, nëse nuk e ka lexuar ende, po ja kanë thënë, dhe e dyta duhet të kërkojë ndjesë qytetarëve shqiptarë për një deklaratë që është shumë larg nga ajo çka ka ndodhur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe që bie ndesh me qëndrimin e Komisionit Europian’.
    Sipas Vokshit, ‘votuesit shqiptarë, qytetarët shqiptarë e kanë ndjerë në kurriz atë që ka ndodhur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Vota e tyre është blerë me paratë e taksave të tyre dhe këtu kujtoj bonuset e pensioneve, faljen e gjobave, prokurimet elektorale, tenderat elektoral’.
    Ajo vuri në dukje se votuesit kanë ndjerë në kurriz edhe ‘sistemin monstruoz të patronazhimit, me intimidimin, me shantazhet, me kontrollin e votës, si dhe ndërhyrjen e bandave kriminale’.
    ‘Pra, një deklaratë jo e saktë nga ana e komisioneres Kos sigurisht që bën, bën jo pak dëm përsa i përket asaj situatës politike në Shqipëri, por është shumë larg nga e vërteta’, përfundoi deputetja e PD-së.

  • SKEMA e Ramës, lëshon sovranitetin për pushtetin/ Shqipëria pa veto në BE

    SKEMA e Ramës, lëshon sovranitetin për pushtetin/ Shqipëria pa veto në BE

    Eksperti i ekonomisë Azmi Stringa komentoi në studion e QUO VADIS propozimin e kryeministrit Edi Rama që Shqipëria të heqë dorë nga vetoja në proceset e Bashkimit Europian.
    Sipas tij, kjo lëvizje ka një domethënie të fortë politike dhe strategjike, duke synuar të neutralizojë skeptikët që kundërshtojnë zgjerimin e BE-së.
    Gjithashtu, Stringa vlerësoi rikthimin e vëmendjes te marrëdhëniet me Italinë, të cilat i cilësoi thelbësore për interesat shqiptare.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Ka një element shumë të rëndësishëm këtu që dua ta theksoj. Është propozimi i kryeministrit Rama që Shqipëria të heqë dorë nga veto. Pse ky propozim në këndvështrimin tuaj Vetëm anëtarësimi në Bashkimin Europian të detyron të heqësh dorë nga sovraniteti. Kur ti nuk pranon të kesh as veton, do të thotë të heqësh dorë edhe më shumë sesa ajo që vetë anëtarësimi të detyron.
    Stringa: Shumë e vërtetë. Do ta lidh me qëndrimet e tre shteteve lidhur me këtë pyetjen që bëre. E para, unë doja ta përgëzoja kryeministrin Rama për rikthimin e vëmendjes tek Italia dhe marrëdhënien tonë të humbur. Kjo nuk ndodhi vetëm për fajin tonë, por edhe për faj të atyre, lidhur me një investim të jashtëzakonshëm. Pse e them këtë? Një Bashkim Europian pa Italinë nuk do ishte e njëjta gjë për Shqipërinë, BE-ja që njohim ne. Ne kemi interes strategjik tek Italia dhe duhet t’i mbajmë lidhjet. Gjëja që do të them më pas është pse Rama e bën këtë propozim. Kjo është mënyra më e thjeshtë për t’i hequr skeptikët që nuk duan t’ia japin Shqipërisë statusin ose nuk duan të fusin anëtarë të rinj.

    /vizionplus.tv

  • FIFA konfirmon ndarjen e vazove, ja ku do të vendosen Shqipëria dhe Kosova në rast se kualifikohen për Botërorin 2026

    FIFA konfirmon ndarjen e vazove, ja ku do të vendosen Shqipëria dhe Kosova në rast se kualifikohen për Botërorin 2026

    Të premten e javës së ardhshme, në Uashington D.C., do të hidhet shorti i grupeve për Botërorin 2026.

    FIFA ka konfirmuar edhe ndarjen përfundimtare të vazove për shortin që do të mbahet më datë 5 dhjetor.
    Në vazon e parë do të jenë tre vendet organizatore: SHBA, Meksikë dhe Kanada, ndërsa 9 skuadrat e tjera do të jenë përfaqësueset të renditura më lartë në FIFA: Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika dhe Gjermania.
    Një vëmendje do të jenë edhe për skuadrat që do të vijnë nga play off-i europian, aty ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria me Kosovën. Të dyja ato, në rast kualifikimi, do të jenë në vazon e katërt, së bashku me dy skuadrat e tjera që vijnë nga play off-i.
    Ndarja e vazove është si më poshtë:
    VAZO 1-
    SHBA
    Meksikë
    Kanada
    Spanjë
    Argjentinë
    Francë
    Angli
    Brazil
    Portugali
    Holandë
    Belgjikë
    Gjermani
    VAZO 2-
    Kroaci
    Marok
    Kolumbi
    Uruguai
    Zvicër
    Japoni
    Senegal
    Iran
    Kore e Jugut
    Ekuador
    Austri
    Australi
    VAZO 3-
    Norvegji
    Panama
    Egjipt
    Algjeri
    Skoci
    Paraguai
    Tunizi
    Bregu i Fildishtë
    Uzbekistan
    Katar
    Arabi Saudite
    Afrikë e Jugut
    VAZO 4-
    Jordani
    Kepi i Gjelbër
    Gana
    Kurasao
    Haiti
    Zelandë e Re
    Skuadra 1 e kualifikuar nga play off-i Europian
    Skuadra 2 e kualifikuar nga play off-i Europian
    Skuadra 3 e kualifikuar nga play off-i Europian
    Skuadra 4 e kualifikuar nga play off-i Europian
    Skuadra 1 e kualifikuar nga play-off-i Ndërkontinental
    Skuadra 2 e kualifikuar nga play-off-i Ndërkontinental

  • ‘Marta Kos sfidoi OSBE-në’, Zhulali: Po minon besimin te procesi i integrimit

    ‘Marta Kos sfidoi OSBE-në’, Zhulali: Po minon besimin te procesi i integrimit

    Deklarata e fundit e Komisioneres së Zgjerimit të Bashkimit Europian, Marta Kos ka shkaktuar debat të madh politik, duke vënë në pikëpyetje koherencën dhe qëndrimin e Brukselit ndaj Tiranës zyrtare.
    E ftuar në një emision televiziv, Ilda Zhulali, eksperte e Çështjeve Ndërkombëtare, shprehet se një deklaratë e tillë e cila legjitimon zgjedhjet e fundit në vend, bie ndesh me gjetjet alarmante të vetë misionit vëzhgues të Parlamentit Europian dhe raporteve të tjera ndërkombëtare.
    Duke e konsideruar këtë një sfidë të drejtpërdrejtë jo vetëm ndaj opozitës, por ndaj vetë institucioneve të BE-së, Zhulali sqaroi edhe Notën Verbale që Partia Demokratike i është drejtuar presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe Parlamentit Europian.
    Ky hap diplomatik, sipas Zhulalit, synon të vërë në dukje se deklarata e komisioneres minon besueshmërinë e institucioneve europiane dhe punën e tyre vëzhguese në terren, duke krijuar një precedent të rrezikshëm, ku zëri politik i një zyrtari bie ndesh me faktet e dokumentuara nga ekspertët.
    Ndërsa një deklaratë zyrtare duket se ofron mbështetje për qeverinë, për Zhulalin, raportet institucionale dhe tendencat më të gjera politike brenda BE-së dhe partnerëve të saj, tregojnë shqetësime serioze dhe në rritje për gjendjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit, duke sugjeruar se narrativat për një “narkoshtet” po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në arenën ndërkombëtare.
    Po mendoj që janë pjekur të gjitha rrethanat edhe kushtet që edhe ka dhe një vetë-dijësim dhe më të lartë të Partisë Demokratike që t’i trajtojë gjërat pak më ndryshe. Unë kam patur dhe një intervistë më herët, përpara dy ditësh, në syri dhe kam thënë që duhet parë këtë deklaratën e Marta Kos thjesht si një sfidë ndaj Partisë Demokratike, se ne i kemi parë gjërat ë edhe për shkak të zhvillimeve në Shqipëri, shumë ngushtë. Pra, të lidhura vetëm me opozitën. Sepse kjo deklaratë e Marta Kos nuk ishte thjesht sfidë ndaj opozitës, ndaj PD-së apo atyre që votuan vetëm në opozitën. Ishte sfidë e drejtpërdrejtë e vetë institucioneve të Bashkimit Europian. Duke nisur me Parlamentin Europian, i cili dërgoi një mision me vëzhgues në Shqipëri, të cilin e kryesonte Michael Gahler. Po. Ai ka patur dhe deklaratë pasi mbaroi ë misioni në Shqipëri, ka ndjekur këtë gjetjet e këtij misioni edhe me një seancë të posaçme të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në Bruksel, ku është diskutuar gjerësisht atje, por në të njëjtën kohë ky delegacion ka qenë në një farë mënyre Sonila bashkëshkrues i raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR.
    Sepse ky raport shkruhet nga ata që i vëzhgojnë zgjedhjet. Dhe Parlamenti Europian është bashkëautor i këtij raporti. Pra, Marta Kos sfidon jo vetëm Parlamentin Europian, që është institucioni që i ka dhënë asaj votëbesimin. Pra, ajo varet nga Parlamenti Europian, por ka sfiduar dhe OSBE-ODIHR-in. Dhe nuk e ka tagrin për ta bërë këtë gjë. Prandaj edhe Partia Demokratike ka marrë vendimin e duhur për ta përcjellë me një notë verbale këtë shqetësim dhe për të thënë dhe një gjë tjetër, që duke folur me qëndrime diametralisht të kundërta, ë, në sytë e shqiptarëve ë, ka një, bëhet një dëm shumë i madh që minon të gjithë besimin që qytetarët kanë tek procesi i integrimit, por veçanërisht tek institucionet europiane, sepse me të drejtë, një shqiptar pyet, ore kush e përfaqëson BE-në? E përfaqëson Marta Kos?
    Me atë deklaratë. E përfaqëson Parlamenti Europian me misionin që solli këtu dhe vëzhgoi zgjedhjet, me deklaratën që ai bëri që tha në Shqipëri duhet të kemi shumë kujdes, sepse jo vetëm që ishte një fushë loje e pabarabartë, pra nuk ishte një terren të barabartë për garuesit. Jo vetëm zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë shtet, por ai foli dhe për ndikimin e krimit të organizuar dhe narkotrafikut në zgjedhje. Jo, kjo është përgjigja e vetë e Marta Kos dhe unë jam e bindur që kjo deklaratë do të ndiqet më tej dhe me këtë notë verbale që ka bërë Partia Demokratike, kjo do të shkojë në Parlamentin Europian. Kjo është, kjo ndjek rrugën zyrtare. Ne i jemi drejtuar zyrtarisht Komisionit Europian, Ursula von der Leyen si presidente e këtij komisioni dhe Parlamentit Europian, që thashë është institucioni që ka votëbesuar Marta Kos si komisionere.
    Dhe aty bëhen seanca të herëpashershme për të mbajtur përgjegjës komisionerët dhe jo vetëm për punën që ato bëjnë dhe mbulojnë. Për shembull, nëse e mban mend, çdo vit përpara se të publikohet raporti vjetor për vendet e rajonit, komisionerja shkon dhe jep llogari në Parlamentin Europian dhe pasqyron aty gjetjet e veta, pastaj ka një seancë ndoshta dhe me debate për ato gjetje nëse bie dakord apo jo. Dhe Parlamenti Europian bën rekomandimet e veta dhe e ndjek çështjen më tej. Mirëpo thashë, ne kemi arritur në pikën që këto lloj deklaratash bëjnë një dëm shumë të madh dhe i bëjnë dëm vetë Bashkimit Europian dhe procesit të anëtarësimit. E para. E dyta, në sjelljen e komisioneres Kos ka një dyshim shumë të madh në deklaratat që ajo ka bërë për Edi Ramën ose në ndihmë të Edi Ramës dhe legjitimimit të pushtetit të tij dhe në ndihmë të Aleksandër Vuçiç dhe legjitimimit të pushtetit të tij, ndryshe nga sa ka bërë me të gjitha vendet e tjera të rajonit. Dhe veçanërisht këto ndërhyrje i ka bërë në kulme krizash politike.
    Deklarata të ngjashme Marta Kosi ka bërë në Serbi, në kulmin e krizës politike në Serbi, kur plasën protestat. Dhe pati një reagim shumë të fortë. Jo vetëm nga qytetarë serbë, nga shoqëria civile atje, por dhe nga vende anëtare të Bashkimit Europian dhe eurodeputetë. Dhe në të njëjtën, e njëjta gjë ndodhi dhe këtu pra. Në ditën që kishte një ngjarje shumë të rëndë politike si vendimi për t’u pezulluar zëvendëskryeministrja dhe ministrja e infrastrukturës Balluku për korrupsion, zonja Kos vjen dhe bën këtë deklaratë si për të larë dhe për t’i dhënë legjitimitet. Tani unë dua të them dhe dy elemente të tjera pse qëndron në kontrast të fortë me çfarë po ndodh dhe prandaj duhet ndjekur me shumë seriozitet ë deri në fund kjo deklaratë e Marta Kos. Ë, përpara disa ditësh u mbajt samiti në Brazil i CDI-së. Po. Sekretarja e Përgjithshme e EPP-ve ka bërë një deklaratë me një përmbledhje të vendimeve kryesore të këtij samiti dhe një nga katër pikat kyçe të këtij samiti ishte Shqipëria. E para ishte Ukraina, e dyta ishte narkoshteti që ka krijuar Maduro në Venezuelë dhe e treta ishte Shqipëria. Po çfarë flitej? Po çfarë flitej për Shqipërinë? Aty thuhej që ë vetë sekretarja e përgjithshme thoshte që ne do të kërkojmë që Shqipërisë t’i kushtëzohet procesi i anëtarësimit në BE për shkak se ka një, ka marrë tatëpjetën demokracia atje, për shkak të narkotrafikut në Shqipëri, për shkak të lidhjeve të krimit të organizuar me qeverinë dhe një sërë elementësh të tjerë që do të pasqyrohen dhe në një rezolutë të veçantë. Pra, flet me një gjuhë krejt tjetër, nuk flet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, apo për një demokraci funksionale.
    Përkundrazi, thotë krejt të kundërtën. Çfarë kemi tjetër? Vetëm përpara dy ditësh Altin Dumani ishte në Bruksel, në një takim që ndodh për herë të parë, ku janë mbledhur përfaqësues të agjencive ligjz-batuese të Amerikës Latine, të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Europian. Pse? Për shkak të problemeve me drogën. Pra kjo është ngritur, është… Ka marrë ato përmasa që deri dje ne na thoshin që ç’është ky ekzagjerim, pse flisni ju për narkoshtet, ç’është ky turp, si e dëmtoni ju imazhin e Shqipërisë. Ne tani kemi nga të gjitha anët, ë Edi Rama është i rrethuar, me ë të me këtë të vërtetë që ai ka ndërtuar një narkoshtet, por tashmë narkoshteti i tij ka marrë tatëpjetën. Kështu që ky cikël po mbyllet dhe pavarësisht se ai përpiqet të gjejë shpëtim tek deklarata si ajo e zonjës Kos, ë në fakt ka një tjetër ndjekje politike, qoftë nga Bashkimi Europian, qoftë nga agjencitë ligjzbatuese, qoftë nga ajo që vjen përtej Atlantikut, siç e kemi thënë që ka qenë dhe motori kryesor i ndryshimit të kësaj qasjeje.

  • Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit, PD notë verbale delegacionit të BE

    Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit, PD notë verbale delegacionit të BE

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka paraqitur zyrtarisht notë-verbale delegacionit të BE, lidhur me deklaratat e komisioneres Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.
    Komisionerja për zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, deklaroi pak ditë më parë se zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira e të ndershme.
    Sipas Partisë Demokratike, deklarata të tilla minojnë besimin e qytetrëve shqiptarë tek vlerat europiane të institucioneve të BE-së.
    Nota Verbale iu paraqit Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në emër të opozitës.
    Njoftimi i PD:
    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në emër të opozitës, i ka paraqitur sot një Notë-Verbale Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, duke vënë në dijeni edhe Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian, lidhur me deklaratat e Komisioneres Marta Kos për zgjedhjet e 11 Majit.
    Bardhi thekson se po përcjell qëndrimin e opozitës në lidhje me deklaratën e bërë nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë konferencës për shtyp të datës 21 nëntor 2025 në Tiranë, e mbajtur bashkë me Kryeministrin z. Edi Rama. E pyetur nga media, Komisionerja deklaroi: “Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë kur marrim sugjerime për përmirësime, dhe kjo është një gjë e mirë për Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian”.
    “Ne shprehim me respekt shqetësimin tonë se ky vlerësim nuk pasqyron realitetin e vërejtur gjatë procesit zgjedhor. Një deklaratë e tillë duket e papërputhshme me gjetjet e OSBE-ODIHR, nuk merr parasysh qëndrimet e shprehura nga Anëtarët e Parlamentit Evropian që shërbyen si vëzhgues të zgjedhjeve në Shqipëri dhe rrezikon të ndikojë besimin e qytetarëve shqiptarë tek institucionet e Bashkimit Evropian”- shkruan Bardhi.
    Në letër Gazment Bardhi përvec citimeve të Raportit Final të OSBE-ODIHR, i kujton Delegacionit të Bashkimit Europian edhe mbledhjen e Komitetit për Çështjet e Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian më 4 qershor 2025, ku eurodeputeti Michael Gahler, Kryetar i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjevenë Shqipëri, prezantoi raportin e misionit të Parlamentit Europian për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke evidentuarnjë alarm serioz lidhur me “strukturat kriminale të ngulitura në Shqipëri që kanë interes të mbajnë pushtetin politik të pandryshuar për të vazhduar aktivitetet e pastrimit të parave dhe trafikut të drogës”. Ndër të tjera europarlamentari Gahlertheksoi se ndikimi i përhapur i këtyre rrjeteve jo vetëm që deformon procesin zgjedhor, por përbën edhe një pengesë themelore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se Bashkimi Evropian nuk mund të mbyllë sytë ndaj një infiltrimi kaq sistematik kriminal dhe ndikimit të tij shkatërrues mbi demokracinë.
    Sipas notës-verbale të opozitës vërejtjet e paraqitura nga OSBE-ODIHR nuk e mbështesin përfundimin se “zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”. “Ndershmëria kërkon kushte të barabarta për të gjithë garuesit, mundësi të barabarta, mungesë të përfshirjes së grupeve kriminale dhe respektim të plotë të kritereve të Kopenhagenit. Liria kërkon që qytetarët të votojnë pa presion, pa stimuj financiarë të paligjshëm dhe pa intimidim të punonjësve të administratës publike ose të grupeve vulnerabël.” – shkruan Bardhi.
    Nota-Verbale e grupit parlamentar të PD, mbyllet duke theksuar se: “Opozita në Shqipëri dëshiron të shprehë rezervat e saj lidhur me komentet e Komisioneres dhe kërkon me respekt që deklaratat e ardhshme të jenë në përputhje me vlerësimet e institucioneve kompetente përgjegjëse për vëzhgimin e zgjedhjeve. Përndryshe, interpretimet personale që nuk bazohen në gjetjet faktike të këtyre institucioneve mund të kontribuojnë pa qëllim në uljen e besimit publik tek vlerat e vërteta evropiane që institucionet e Bashkimit Evropian synojnë të mbrojnë”.

  • Deklaratat e euro-komisioneres Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit, PD notë verbale delegacionit të BE: Po dëmtoni..

    Deklaratat e euro-komisioneres Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit, PD notë verbale delegacionit të BE: Po dëmtoni..

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në emër të opozitës, i ka paraqitur sot një Notë-Verbale Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, duke vënë në dijeni edhe Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian, lidhur me deklaratat e Komisioneres Marta Kos për zgjedhjet e 11 Majit.
    Bardhi thekson se po përcjell qëndrimin e opozitës në lidhje me deklaratën e bërë nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë konferencës për shtyp të datës 21 nëntor 2025 në Tiranë, e mbajtur bashkë me Kryeministrin z. Edi Rama. E pyetur nga media, Komisionerja deklaroi: “Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë kur marrim sugjerime për përmirësime, dhe kjo është një gjë e mirë për Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian.”.
    “Ne shprehim me respekt shqetësimin tonë se ky vlerësim nuk pasqyron realitetin e vërejtur gjatë procesit zgjedhor. Një deklaratë e tillë duket e papërputhshme me gjetjet e OSBE-ODIHR, nuk merr parasysh qëndrimet e shprehura nga Anëtarët e Parlamentit Evropian që shërbyen si vëzhgues të zgjedhjeve në Shqipëri dhe rrezikon të ndikojë besimin e qytetarëve shqiptarë tek institucionet e Bashkimit Evropian.”- shkruan Bardhi.
    Në letër Gazment Bardhi përvec citimeve të Raportit Final të OSBE-ODIHR, i kujton Delegacionit të Bashkimit Europian edhe mbledhjen e Komitetit për Çështjet e Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian më 4 qershor 2025, ku eurodeputeti Michael Gahler, Kryetar i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjevenë Shqipëri, prezantoi raportin e misionit të Parlamentit Europian për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke evidentuarnjë alarm serioz lidhur me “strukturat kriminale të ngulitura në Shqipëri që kanë interes të mbajnë pushtetin politik të pandryshuar për të vazhduar aktivitetet e pastrimit të parave dhe trafikut të drogës”. Ndër të tjera europarlamentari Gahlertheksoi se ndikimi i përhapur i këtyre rrjeteve jo vetëm që deformon procesin zgjedhor, por përbën edhe një pengesë themelore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se Bashkimi Evropian nuk mund të mbyllë sytë ndaj një infiltrimi kaq sistematik kriminal dhe ndikimit të tij shkatërrues mbi demokracinë.
    Sipas notës-verbale të opozitës vërejtjet e paraqitura nga OSBE-ODIHR nuk e mbështesin përfundimin se “zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”. “Ndershmëria kërkon kushte të barabarta për të gjithë garuesit, mundësi të barabarta, mungesë të përfshirjes së grupeve kriminale dhe respektim të plotë të kritereve të Kopenhagenit. Liria kërkon që qytetarët të votojnë pa presion, pa stimuj financiarë të paligjshëm dhe pa intimidim të punonjësve të administratës publike ose të grupeve vulnerabël.” – shkruan Bardhi.
    Nota-Verbale e grupit parlamentar të PD, mbyllet duke theksuar se: “Opozita në Shqipëri dëshiron të shprehë rezervat e saj lidhur me komentet e Komisioneres dhe kërkon me respekt që deklaratat e ardhshme të jenë në përputhje me vlerësimet e institucioneve kompetente përgjegjëse për vëzhgimin e zgjedhjeve. Përndryshe, interpretimet personale që nuk bazohen në gjetjet faktike të këtyre institucioneve mund të kontribuojnë pa qëllim në uljen e besimit publik tek vlerat e vërteta evropiane që institucionet e Bashkimit Evropian synojnë të mbrojnë.”.

  • Spiropali pret homologen austriake/ Mbështetja e Austrisë për integrimin europian ka…

    Spiropali pret homologen austriake/ Mbështetja e Austrisë për integrimin europian ka…

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mirëpriti në Tiranë Ministren Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger.
    Në fokus të takimit ishte shndërrimi i aksit Tiranë-Vienë, në një aks shumë më dinamik në të gjitha drejtimet, politikisht, ekonomikisht dhe në aspektin e sigurisë.
    Në takimin bilateral, Ministrja austriake nënvijëzoi progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt afrimit me BE dhe rëndësinë e procesit të zgjerimit për të gjitha palët.
    Spiropali deklaroi se “mbështetja parimore e Austrisë për integrimin europian të vendit, kontributi në jetëzimin e reformave kyçe, si dhe mbështetja për zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, kanë bërë gjithmonë diferencën në rajonin tonë”.
    Postimi i Spiropalit:
    Herzlich Willkommen in Tirana, liebe Beate!
    E nderuar të mirëpres Ministren Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, për shndërrimin e aksit Tiranë-Vienë, në një aks shumë më dinamik në të gjitha drejtimet, politikisht, ekonomikisht dhe në aspektin e sigurisë.
    Mbështetja parimore e Austrisë për integrimin europian të vendit, kontributi në jetëzimin e reformave kyçe, si dhe mbështetja për zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, kanë bërë gjithmonë diferencën në rajonin tonë.