Komisioni Europian ka gjobitur rrjetin social X me 120 milionë euro për shkelje të transparencës, duke ndezur menjëherë një përplasje të ashpër me Shtetet e Bashkuara.
Uashingtoni reagoi fort, duke e quajtur vendimin “sulm ndaj kompanive amerikane”. dhe pjesë të një censure të orkestruar nga qeveritë e huaja.
“Është një sulm ndaj të gjitha platformave teknologjike amerikane dhe popullit amerikan dhe ndaj popullit amerikan”, theksoi sekretari i shtetit, Marco Rubio.
Tensioni u shtua edhe më shumë pasi në të njëjtën ditë SHBA publikoi një strategji të re, që në Bruksel lexohet si përpjekje për të dobësuar Bashkimin Europian dhe për të përgjithësuar rolin e NATO-s.
Ndërkohë, edhe debati mbi asetet ruse të ngrira dhe rritja e tensioneve tregtare po ushqejnë frikën e një krize të re transatlantike.
Tag: europian
-

Gjoba ndaj “X’, Vance dhe Rubio kundër BE: Është një sulm ndaj Amerikës!
-

Ja si ju falën 22 milionë euro, troje dhe ambiente Kolegjit Europian nga Rama, marrëveshja e fshehtë që fali paratë…
Hetimi i Federica Mogherinit, ish-përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe nënkryetare e Komisionit Europian, bie veçanërisht në sy në Shqipëri, ku ajo për vite me radhë është parë shumë e afërt me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë socialiste. Mogherini ishte drejtuese e tre kampuseve të Kolegjit të Evropës, atij të Bryzhit, Natolin në Poloni dhe të Tiranës në Shqipëri. Hapja e kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë u paraqit në publik si një “ngjarje historike”. Ky projekt ka qenë i inicuar dhe i shtyrë fuqimisht nga vetë Edi Rama dhe kabineti i tij, me prektestin si pjesë e vizionit për ndërkombëtarizimin e arsimit shqiptar. Një vit para hapjes zyrtare, gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor të zhvilluar në Tiranë në dhjetor 2022, Rama propozoi zyrtarisht sjelljen e kampusit të Kolegjit të Europës në Shqipëri.
Por dokumentet tregojnë një tjetër histori që është kaluar në heshtje dhe pa transparencë. 22 milionë euro të riorientuara, truall publik i ridestinuar dhe një godinë shtetërore e dhënë pa qira, të gjitha të akorduara me vendime politike të qeverisë Rama dhe të Bashkisë së Tiranës. Kolegji i Europës, një fondacion belg me status jofitimprurës, mori mbështetje totale financiare e pronësore, ndërkohë që qytetarët shqiptarë paguan faturën. Procesi u justifikua nga qeveria si projekt arsimor europian, por dokumentet tregojnë se vendimmarrja u krye pa transparencë të plotë, me devijim fondesh publike dhe me transaksione të cilat kundërshtojnë prioritetet e deklaruara për arsimin shqiptar.
Ridestinimi i trojeve në Qytetin Studenti
Kampusit të Kolegjit iu caktua një hapësirë shumë e vlefshme në Qytetin Studenti, zonë e planifikuar që prej vitit 2019 për kampusin e ri të Universitetit të Tiranës. Ky projekt u “zhduk” dhe u zëvendësua nga Kolegji i Europës, sipas vendimeve të Bashkisë dhe Qeverisë. Në janar 2024, Këshilli Bashkiak Tiranë ndryshoi masterplanin dhe i hapi rrugë legalisht projektit, duke e futur në planet zhvillimore të zonës. Dokumentet tregojnë se Këshilli Bashkiak vendosi të japë pa asnjë qira godinën nr.3 në Qytetin Studenti (konvikt i rehabilituar), për përdorim të menjëhershëm nga Kolegji. Kjo godinë u kthye në ambient mësimdhënieje, zyrë administrative, konvikt për 31 studentët e parë. Kërkesa e Kolegjit për strehim të menjëhershëm u plotësua plotësisht në kurriz të Universitetit të Tiranës, që e ka në administrim Qytetin Studenti.
Si u riorientuan 22 milionë euro nga paratë e shqiptarëve
Dokumenti tregon se qeveria Rama miratoi rialokimin e 17 milionë eurove: fondet ishin parashikuar për kampusin e Universitetit të Tiranës; u devijuan për ndërtimin e kampusit të Kolegjit të Europës; procesi u krye me vendim të Këshillit të Ministrave të marsit 2024. Fondi Shqiptar i Zhvillimit u ngarkua të menaxhonte projektin, pavarësisht se nuk është institucion arsimor. Sipas të dhënave të dokumentit, Bashkia Tiranë kishte shpenzuar më herët rreth 5 milionë euro për projektimin urbanistik dhe arkitektonik për kampusin universitar (projekt që më pas u braktis dhe iu transferua Kolegjit). Kjo e çon totalin e fondeve të devijuara nga taksapaguesit shqiptarë në rreth 22 milionë euro.
Lehtësira fiskale dhe privilegje të veçanta
Sipas dokumenteve, Kolegji i Europës në Tiranë gëzon përjashtim nga taksa vendore e qendrore,privilegje doganore për pajisjet, përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat personale për stafin e huaj.Kjo e kthen projektin në një nga ndërhyrjet më të mëdha të shtetit për një institucion privat ndërkombëtar në Shqipëri. Kolegji i Europës nuk është institucion i BE-së, por një fondacion privat jofitimprurës, i regjistruar në Belgjikë. Nuk ka aksionerë. Bordi i administrimit drejtohet nga Herman Van Rompuy. Kampusi i Tiranës nuk ka entitet ligjor shqiptar, është thjesht një degë e fondacionit belg. Pra, fondet publike shqiptare dhe trualli publik shkojnë në funksion të një enti të huaj privat, jo të një institucioni shtetëror europian.
Përfaqësimi i Shqipërisë në bord dhe angazhimi shumëvjeçar financiar
Shqipëria mori një vend në bord përmes marrëveshjes së vitit 2023, por vendi i saj është simbolik, pasi vendimmarrja strategjike kontrollohet nga: Federica Mogherini, bordi belg,përfaqësues të qeverive europiane. Dokumenti saktëson që Shqipëria është e detyruar të paguajë:5 bursa në vit për studentët shqiptarë. Bashkia Tiranë shtoi 3 bursa të tjera për vitin e parë.Ndërkohë BE jep 15 bursa për gjithë rajonin (jo vetëm Shqipërinë). Marrëveshja është 10-vjeçare, me rinovim automatik. Shteti shqiptar merr përsipër: financimin e kampusit, bursat,mirëmbajtjen e ambientit të përkohshëm “Liria”, infrastrukturën rrethuese.
Lidhjet me Soros
Gjithashtu te Kolegji Europian fijet i ka shtrirë dhe rrjeti ndërkombëtar i Fondacionit OpenSociety (OSF), i themeluar nga George Soros. Edhe pse Soros nuk ka financuar asnjë aspekt të ngritjes së kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë, faktet tregojnë një histori bashkëpunimi që shtrihet në një dekadë të tërë, duke përfshirë programe të përbashkëta trajnimi, projekte akademike, rrjete universitare të përbashkëta dhe aktivitete të organizuara në nivel europian. Nëpërmjet fakteve të dokumentuara, bëhet e qartë se të dy institucionet operojnë prej vitesh brenda të njëjtit ekosistem akademik dhe politik, duke ndarë platforma, ekspertë, iniciativa dhe institucione partnere. Open Society e Soros, të njohura globalisht për angazhimin e tyre në arsimin e lartë, demokraci dhe transparencë qeverisëse, kanë zhvilluar në Shqipëri programe të cilat janë mbështetur edhe nga ekspertiza e Kolegjit Europian, ndërsa në nivel kontinental Sorosdhe Kolegji shfaqen si bashkëpjesëmarrës në rrjete të rëndësishme të politikëbërjes dhe administrimit europian. -

‘Mogherini jep dorëheqjen nga detyra’, Berisha: Ndërsa Balluku nuk largohet apo të shkarkohet nga Rama, SMS-të në…
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar pas dorëheqjes së Federica Mogherinit nga detyra e Rektores së Kolegjit Europian, pas akuzave për korrupsion, duke theksuar se ky është standardi evropian.
Berisha e paralelizoi hetimi ndaj saj me hetimet ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK dhe është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme.
Kryedemokrati theksoi se ndryshe nga Mogherini, “Lubi Balluku nuk jep dorëheqjen dhe jo që nuk shkarkohet nga Rama, por mbrohet prej tij mbasi SMS në telefonin e Visit provojnë se ajo dhe Rama janë një dhe të pandarë”.
“Ky është standarti i bashkë-hajnisë në kleptokracinë e Tiranës”, shkruan ai.
Reagimi i Berishës
Mogherini jep dorëheqjen nga detyra e Rektores së Kolegjit Europian.
Miq, pas ndalimit një natë në qeli për akuzën për korrupsion, nder të tjera edhe me Edi Ramën për abuzim me tendera disa milionë euro dhe lirimit të saj, Mogherini dha dorëheqjen nga detyra e Rektores së Kolegjit Europian. Ky është standarti europian.
Kurse Lubi Balluku nuk jep dorëheqjen dhe jo që nuk shkarkohet nga Rama, por mbrohet prej tij mbasi SMS në telefonin e Visit provojnë se ajo dhe Rama janë një dhe të pandarë.
Ky është standarti i bashkë-hajnisë në kleptokracinë e Tiranës. -

Një serb dhe dy ish–zv/ministra socialistë drejtojnë Kolegjin Europian në Tiranë
Nga Alba Kepi
Sa i pavarur është Kolegji i Evropës në Tiranë, rektorja e të cilit, Federica Mogherini, është vënë nën akuzë nga Prokuroria Europiane dhe ajo belge për korrupsion?
Kolegji i Evropës në Tiranë, tashmë në vitin e dytë të tij akademik, drejtohet nga profesori serb Igor Vidaçak, ndërsa pas tij vijnë dy ish-zv/ministra të qeverisë socialiste shqiptare, Gentian Elezi (2013–2016) dhe Odeta Barbullushi (2015–2019).
Kjo përbërje ngre pyetje të rëndësishme për pavarësinë politike dhe gjeopolitike të institucionit.
Igor Vidaçak vjen nga një vend fqinj që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa Gentian Elezi dhe Odeta Barbullushi kanë lidhje të afërta me strukturat e pushtetit të kaluar socialist në Shqipëri. Askush nuk vë në dyshim eksperiencën e tyre akademike, por kjo përbërje krijon një dilemë: sa mund të konsiderohet i pavarur dhe neutral një institucion që drejtohet nga figura me lidhje të forta politike dhe nga një ekspert rajonal me qëndrime që mund të jenë në konflikt me interesat kombëtare shqiptare?
A mundet ky kombinim akademik të ndihmojë studentët dhe profesionistët e rinj të kuptojnë në mënyrë të pavarur kompleksitetin e proceseve rajonale europiane?
Nga ana tjetër, përbërja e këtij drejtimi ngre dilema serioze për perceptimin publik dhe institucional të Kolegjit.
Lidhjet politike të Elezit dhe Barbullushit mund të perceptohen si një faktor politik brenda një institucioni akademik, ndërsa drejtimi nga një profesor serb, që nuk e njeh Kosovën, mund të shtojë pyetje mbi përfaqësimin kombëtar dhe pavarësinë gjeopolitike të institucionit. Këto elemente mund të dobësojnë besueshmërinë e Kolegjit në formimin e elitave shqiptare në diplomaci, integrim europian dhe politikë publike.
Pavarësia dhe legjitimiteti i Kolegjit nuk varen thjesht nga kualifikimet akademike të drejtuesve, por nga transparenca, menaxhimi i perceptimeve politike dhe garancia se institucionet akademike nuk drejtohen nga interesa të jashtme ose të së kaluarës politike. Vetëm përmes kësaj qasjeje, Kolegji mund të pranohet si një platformë reale për formimin e elitave shqiptare të pavarura dhe të afta për të vepruar në politikë dhe në procesin e integrimit europian.
E mbi atë që ka ndodhur, është momenti që transparenca të jetë një detyrim politik që duhet të kërkohet në Parlamentin shqiptar.
-

Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s/ Merren vendimet për stadiumet
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot në Shtëpinë e Futbollit Europian në Nion, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Armand Duka dhe vendosi që Gjermania të jetë vendi pritës i UEFA Women’s EURO 2029.
Turneu me gjashtëmbëdhjetë skuadra do të zhvillohet në tetë stadiume (Këln, Dortmund, Dyseldorf, Frankfurt, Hanover, Leipzig, Mynih dhe Wolfsburg) në verën e vitit 2029.
Për t’u zgjedhur vend pritës kërkohej shumicë absolute në raundin e parë të votimit, dhe rezultati ishte: Gjermania 15 vota, Danimarkë/Suedi 2 vota, Poloni 0 vota.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi gjithashtu për vendet pritëse të turneve finale të disa kampionateve të të rinjve.
Kampionati Europian i vajzave U-17
2028: Belgjikë
2029: Turqi
Kampionati Europian i vajzave U-19
2028: Portugali
2029: Itali
Kampionati Europian i djemve U-17
2028: Lituani
2029: Moldavi
Kampionati Europian i djemve U-19
2027: Çeki
2028: Bullgari
2029: Holandë
Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është planifikuar për 11 shkurt 2026, në prag të Kongresit të 50-të të UEFA-s që do të zhvillohet në Bruksel, Belgjikë. -

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, ja vendimet e rendësishme që u morën
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot në Shtëpinë e Futbollit Europian në Nion dhe vendosi që Gjermania të jetë vendi pritës i UEFA Women’s EURO 2029.
Turneu me gjashtëmbëdhjetë skuadra do të zhvillohet në tetë stadiume (Këln, Dortmund, Dyseldorf, Frankfurt, Hanover, Leipzig, Mynih dhe Wolfsburg) në verën e vitit 2029.
Për t’u zgjedhur vend pritës kërkohej shumicë absolute në raundin e parë të votimit, dhe rezultati ishte: Gjermania 15 vota, Danimarkë/Suedi 2 vota, Poloni 0 vota.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi gjithashtu për vendet pritëse të turneve finale të disa kampionateve të të rinjve.
Kampionati Europian i vajzave U-17
2028: Belgjikë
2029: Turqi
Kampionati Europian i vajzave U-19
2028: Portugali
2029: Itali
Kampionati Europian i djemve U-17
2028: Lituani
2029: Moldavi
Kampionati Europian i djemve U-19
2027: Çeki
2028: Bullgari
2029: Holandë
Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është planifikuar për 11 shkurt 2026, në prag të Kongresit të 50-të të UEFA-s që do të zhvillohet në Bruksel, Belgjikë. -

Komisioni Europian merr në analizë etanolin në dezinfektuesit spitalorë, ja sa i sigurtë është
Bashkimi Europian po shqyrton nëse do ta klasifikojë etanolin, një dezinfektant që përdoret gjerësisht në spitale, si një produkt të rrezikshëm.
Marrja në shqyrtim vjen në një kohë kur ky vendimi aktualisht është pezulluar, për shkak të mungesës së konsensusit midis grupeve shkencore në agjencinë kimike të BE-së.
Vendimi u diskutua sot midis ligjvënësve europianë dhe Komisionit Europian, por debati është lënë në hije nga implikimet e mundshme të vendimit për institucionet e kujdesit shëndetësor.
Ligjvënësit europianë Christine Singer dhe Andreas Gluck u kanë kërkuar kolegëve të tyre në Parlamentin Europian të sigurohen që dosja të debatohet në nivelin e duhur politik.
Etanoli është një lëng i kthjellët që mund të digjet si lëndë djegëse ose të përdoret si dezinfektant. BE-ja po shqyrton vetëm përdorimin e tij si pjesë e produkteve biocide, siç janë dezinfektantët dhe produktet e kontrollit të dëmtuesve.
Sipas ligjit të produkteve biocide të BE-së 27, të gjitha substancat aktive të përdorura në produkte të tilla duhet të miratohen përpara se të autorizohen. -

“Pas skandalit të Llogarasë, me ‘Lubinë’, plas skandali me bursat e studentëve”/ Berisha: Mogherini u arrestua, por…
Kreu u PD Sali Berisha ka dënoncuar skandalin Balluku, duke u ndalur edhe tek çështja e Mogherinit.
Berisha u shpreh: “Pas skandalit të vjedhjes së 50 milion eurove në tenderin e tunelit të Llogarasë, plas skandali i vjedhjes së miliona eurove të taksapaguese me kampusin e kolegjit Europian në Tiranë dhe me bursat e studentëve të përcaktuara nga Lubi Mogherini. E përbashkët e skandaleve të përmasave ndërkombëtare është se në të dy është protagonist kryesor Edi Rama. Me një marrëveshje të fshehtë me qeverinë shqiptare. Kampusi i Kolegjit duke marrë për qëllim truallin e parashikuar . për të vazhduar vjedhjen e parave kanë fryrë koston e jetesës për studentët e Kolegjit Europian në Tiranë…”, tha Berisha.
Gjithashtu Berisha theksoi se rroga mesatare në Shqipërisë është pesë herë më e ulët.
“Me një marrëveshje sekrete që nuk u publikua është ndryshuar edhe destinacioni i Piramidës që me një shumë 16 milionë euro u rikostruktua për të funksionuar për të rinjtë por del se i është dhënë Kolegjit Europian në Tiranë, në pronësim apo përdorim askush se di. Qëndrimi ligjor ndaj lubi ballukut dhe lubi Mogherinit është i ndryshëm jo i njëjtë. Në Bruksel u arrestua Mogherini dhe bashkëpunëtorët e saj pasi ju hoq imuniteti në përputhje me ligjin. Drejtësia nuk u pengua”, tha ai. -

‘Cënon marrëdhëniet me BE’, Tabaku: Amnistia Fiskale e maskuar si paqe, rrezik për ekonominë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish ndaj asaj që e cilëson si amnisti fiskale të maskuar nga qeveria, duke e përshkruar si një rrezik të menjëhershëm për ekonominë dhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Në një video postuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se gjatë javës së kaluar ka informuar zyrtarisht Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian për pasojat që sjell ky proces, i cili sipas saj shkel parimet kushtetuese dhe cenon barazinë para ligjit të bizneseve që operojnë ndershmërisht në vend. Ajo deklaroi se PD ka dërguat një letër drejtuar Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian.
Sipas deputetes demokrate, amnistia hap kanale të reja për pastrimin e parave, veçanërisht për subjekte të paidentifikuara dhe të pandershme, duke e bërë sektorin e ndërtimit edhe më të ekspozuar ndaj parave informale. “Ky sektor është kthyer në një gangrenë për ekonominë shqiptare dhe amnistia vetëm sa e thellon këtë problem”, u shpreh Tabaku.
Ajo nënvizoi se prej javësh i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Financave transparencë për skemën e ashtuquajtur “paqe fiskale”, duke kërkuar publikimin e listës së përfituesve. Tabaku kërkon që qytetarët dhe bizneset të dinë nëse mes tyre ka kompani me borxhe fiskale, përfituese koncesionesh, tenderash apo PPP-ve.
“Transparenca është çelësi. Nëse qeveria këmbëngul të ecë përpara me këtë projekt, duhet të garantojë llogaridhënie dhe kontroll”, deklaroi Tabaku.
Ajo kujtoi se Shqipëria ka detyrime të qarta në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe përgjegjësi të forta për monitorimin e pastrimit të parave dhe parandalimin e burimeve ilegale që hyjnë në ekonomi. Sipas saj, amnistia vendos pikëpyetje të mëdha për çdo operacion biznesi dhe cenon sigurinë e gjithë klimës së investimeve.
Në fund, Tabaku theksoi se këto shqetësime janë përcjellë tashmë zyrtarisht në Parlamentin Europian dhe në Komitetin e Stabilizim-Asociimit, ndërsa opozita do të vazhdojë të ngrejë zërin për rreziqet ekonomike, juridike dhe strategjike që sjell amnistia fiskale.
“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë ekonominë e vendit dhe interesin publik, duke kundërshtuar çdo projekt që hap rrugë pastrimit të parave dhe dëmton të ardhmen europiane të Shqipërisë”, deklaroi Tabaku.
-

Arrestimi i Mogherinit dhe dy diplomatëve të tjerë/ ‘Politico’ zbardh hetimin: U shkelën rregullat në tenderin me Kolegjin e Europës
Policia belge bastisi zyrat diplomatik të BE-së në Bruksel dhe Kolegjin e Evropës në Bryzh si pjesë e një hetimi për mashtrim të dyshuar në lidhje me financimin e zyrtarëve të ulët, ku si rezultat u arrestuan 3 zyrtarë të lartë, mes tyre edhe shefja e Diplomacisë në BE, Federica Mogherini.
Sipas Prokurorisë Europiane (EPPO), ekzistojnë “dyshime të forta” se të arrestuarit janë të përfshirë në shkelje të rregullave të konkurrencës gjatë dhënies së një kontrate për funksionimin e Akademisë Europiane të Trajnimit të Diplomatëve.
Përveç Federica Mogherinit, në pranga është marrë edhe ish-diplomati italian i BE-së Stefano Sannino, si dhe bashkë-drejtori i Zyrës së Trajnimeve Ekzekutive në Kolegjin e Europës, Cesare Jegretti.
Sipas ‘Politico’, kontrollet, të cilat u kryen pas kërkesës së EPPO-s, u realizuan nga policia belge në zyrat e Shërbimit Europian për Veprim të Jashtëm (EEAS) në Bruksel, në godinat e Kolegjit të Europës në Brugge dhe në banesa private.
EEAS është departamenti i politikës së jashtme të BE-së. Deri në vitin 2019, në krye të tij ishte ish-nënkryetarja e Komisionit Europian, Federica Mogherini. Në vitin 2020, ajo mori postin e rektorit të Kolegjit të Europës, një institucion arsimor për të ardhmen e zyrtarëve të BE-së.
Stefano Sannino, ish-diplomat italian, ka qenë zyrtar i lartë në EEAS dhe aktualisht është Drejtor i Përgjithshëm i Komisionit Europian për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe rajonin e Gjirit.
Cesare Jegretti, i treti i arrestuar, është bashkë-drejtor i Zyrës së Trajnimeve Ekzekutive dhe Projekteve në Kolegjin e Europës, raporton Politico.
Derisa tani nuk janë ngritur akuza zyrtare ndaj të arrestuarve. Hetuesi ka 48 orë kohë për të vendosur për veprime të mëtejshme, sipas një zyrtari tjetër të informuar mbi hetimin. Komisioni Europian ka refuzuar të bëjë koment.
Autoritetet belge po hetojnë Akademinë Europiane të Diplomacisë së BE-së, një program për diplomatë të rinj nga vendet e BE-së, që funksionon në Kolegjin e Europës. Mogherini është drejtuese e institucionit që nga gushti i vitit 2022.
Sipas EPPO-s, ekzistojnë “dyshime të forta” për shkelje të rregullave të konkurrencës kur EEAS i dha tenderin Kolegjit të Europës për krijimin e akademisë diplomatike. Hetimi fokusohet nëse Kolegji i Europës ishte njoftuar për kriteret e procesit të përzgjedhjes para publikimit zyrtar.
Një zyrtar i lartë i BE-së tha për Politico se kontrollet lidhen me një hetim që kishte filluar para se Kaya Kallas, përfaqësuesja aktuale e lartë për politikën e jashtme të BE-së, të merrte detyrën.
Sipas një zyrtari anonim të EEAS, kontrolli u zhvillua në zyrat administrative të EEAS në Bruksel, në Rue d’Arlon 62, dhe jo në godinën kryesore në Sheshin Schuman. Policia kërkoi nga punonjësit të lëshonin ambientet dhe të linin dyert e zyrave të hapura, si dhe mobiljet e tyre.
Stefano Sannino ka mbi 30 vjet eksperiencë në diplomaci dhe politikë europiane. Ai ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i EEAS dhe si ambasador i Italisë në Spanjë.
Me studime në Universitetin Federico II të Napolit, Sannino hyri në shërbimin diplomatik italian në 1986. Në vitin 2002, iu bashkua Komisionit Europian si këshilltar për marrëdhënie të jashtme dhe tregti në ekipin e Romano Prodit, dhe më pas shërbeu si Drejtor për Menaxhimin e Krizave dhe si përfaqësues i Komisionit në Komitetin për Politikë dhe Siguri. Në 2006 u bë Këshilltar Diplomatik i Prodit si Kryeministër i Italisë.
Në vitin 2013 u emërua Përfaqësues i Përhershëm i Italisë në BE, dhe në janar 2020, u bë Sekretar i Përgjithshëm i EEAS, duke luajtur një rol kyç në politikën e jashtme të BE-së deri në 2024. Më pas, u emërua Drejtor për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin (DG MENA).
Sannino është gjithashtu aktiv në mbështetje të komunitetit LGBT+. Ai ka deklaruar hapur se është homoseksual dhe i martuar me katalanasin Santiago Montragón Vial. Në 2016 mori çmimin Transexualia për angazhimin e tij në integrimin e personave trans në Spanjë, si dhe çmimin LGBT Andalucía për luftën kundër homofobisë. Në 2018 ngriti flamurin e ylberit në Ambasadën Italiane për Pride-in e Madridit.
Cesare Zegretti, me shtetësi italiane dhe belge, ka studiuar në LUISS të Romës dhe është bashkë-drejtor i Zyrës së Trajnimeve Ekzekutive, Edukimit dhe Projekteve në Kolegjin e Europës që nga janari 2022.
Ai u bashkua me Kolegjin e Europës në janar 2016 si Koordinator Projekti dhe ka përvojë në zhvillimin e biznesit, projektimin e projekteve dhe menaxhimin e programeve ndërkombëtare. Ai merret me politika bashkëpunimi ndërkombëtar, diplomacinë publike të BE-së dhe veprimet e jashtme.
Një nga projektet që ai mbikëqyr është European Resources for Mediation Support – ERMES, që ndihmon BE-në të mbështesë palët e treta në proceset e ndërmjetësimit dhe dialogut paqësor.
Para se të bashkohej me Kolegjin e Europës, Cesare Zegretti ka punuar për dy kompani europiane që ofronin shërbime për institucionet europiane dhe ndërkombëtare në fushën e sigurisë, si dhe për OJQ që menaxhon fushata për të drejtat e njeriut.
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Anita Hipper, konfirmoi se policia kreu kontrolle në EEAS të martën si pjesë e një “hetimi në zhvillim për aktivitete të kryera gjatë mandatit të mëparshëm”, para rizgjedhjes së Ursula von der Leyen në krye të Komisionit Europian në dhjetor 2024.
Megjithatë, zyrtarët e Komisionit nuk komentuan nëse ndonjë prej stafit të komisionit ishte arrestuar ose dhanë detaje shtesë për hetimin.
EPPO konfirmoi se kishte kërkuar heqjen e imunitetit që zakonisht i jepet diplomatëve, dhe kërkesa u pranua. Ende nuk është bërë e qartë se në cilat organe u parashtruan kërkesat.Top Channel