Tag: europës

  • Gonçalo Ramos, goli në “frymën e fundit” ndryshon gjithçka për portugezin

    Gonçalo Ramos, goli në “frymën e fundit” ndryshon gjithçka për portugezin

    14 Gusht 2025

    14:40

    Alfred Lleshi

    Me golin në “frymën e fundit”, Gonçalo Ramos i dha PSG shansin të shkonte te penalltitë kundër Tottenham dhe fitonte Superkupën e Europës, të mërkurën mbrëma.
    Në mbrëmjen magjike të Udines, portugezi shënoi për 2-2, duke e çuar ndeshjen te 11-metërshat dhe heshtur zërat për një largim të mundshëm. “Po, do të qëndroj te PSG”, – deklaroi ai për “Le Parisien”.
    24-vjeçari, që pas ardhjes së Luis Enrique ka humbur minutazhin e aktivizimit për shkak të spostimit të Ousmane Dembélé në rolin e qendërsulmuesit. Për pasojë ishte përfolur largimi këtë verë, me Milanin që ka “sondazhuar” situatën e tij.
    Tani, pas këtij goli vendimtar, pak ditë para nisjes së Ligue 1, klubi kampion i Europës duket i vendosur ta mbajë Ramos, me këtë të fundit gati për të qenë sërish njeriu i momenteve të mëdha.

  • Finale dramatike! PSG fiton Superkupën e Europës falë “ruletës ruse”, shokohen londinezët

    Finale dramatike! PSG fiton Superkupën e Europës falë “ruletës ruse”, shokohen londinezët

    PSG fiton Superkupën e Europës, pasi mposhti Tottenham nga pika e bardhë e penalltive. Koha e rregullt u mbyll në shifrat 2-2 dhe fituesi u vendos nga 11-metrat, aty ku parizienët u treguan më të saktë duke fituar 4-3.
    Londinezët e nisën ndeshjen shumë më mirë se parizienët dhe dukej sikur kishin një dëshirë më të madhe për të fituar. Ishte Micky van de Ven që shënoi golin e avantazhit për Tottenham, në minutën e 39-të, pas një aksioni të gjatë të finalizuar me sukses. Qendërmbrojtësi holandez gjendej në kohën dhe në vendin e duhur, duke dërguar topin në portën e mbrojtur nga Lucas Chevalier, pasi tentativa e parë e londinezëve u ndal nga traversa. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1. SHIKOGOLIN
    Pjesa e dytë nisi direkt me gol dhe ishin sërish londinezët që gjetën rrjetën. Pas një krosimi të Pape Matar Sarr, Cristian Romero godet me kokë dhe Lucas Chevalier nuk tregohet fare vigjilent dhe pëson një gol, që ishte shumë i mundshëm për ta shmangur. SHIKOGOLIN2
    Në minutat në vijim, të dy ekipet patën shanset dhe mundësitë e tyre, por do të ishin parizienët që do të ngushtonin shifrat në minutën e 85-të. Kang-in Lee shënoi një gol të bukur me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të marrë nga Vitinha. SHIKOGOLINEKANG-IN LEE
    Në minutën e katërt shtesë nga gjashtë të tilla, PSG barazon shifrat 2-2. Një krosim i bukur i Dembele brenda zonës, aty ishte Goncalo Ramos që shënoi me kokë duke dërguar topin në portën e londinezëve për herë të dytë në pak minuta. SHIKOGOLIRAMOS
    Dy ekipet i drejtohen “ruletës ruse”, aty ku lojtarët e PSG-së u treguan më të sakte dhe duke fituar kështu trofeun e Superkupës së Europës për herë të parë në histori. Për parizienët gaboi i pari Vitinha, por Tottenham humbi dy penallti, Van den Ven dhe Mathys Tel.

  • PSG i rrëmben nga ‘duart’ Superkupën e Europës, Totenhemit

    PSG i rrëmben nga ‘duart’ Superkupën e Europës, Totenhemit

    Në finalen e Udinie, Itali, PSG për herë të parë fiton Supekupën e Europës në futboll për meshkuj. Përballë pati Totenhem me duelin që u vendos me penallti pas kohës së rregullut prej 90′ minutave.

    Ndeshja nisi me londinezët me konçizë ndërsa në fundin e pjesës së parë shënuan me Van de Ven (39′). Edhe starti i së dytës nisi me golin e skuadrës angleze. Në të 48′ Romero i dërgoi në 0-2 shifrat.

    Kur dukej se trofeu do të merrte rrugën për në Londrën veriore, vjen goditja e dyfishtë e PSG-së. Fillimisht Kang Li në të 85′ për 1-2 ndërsa në të 90+4′ Gonçalo Ramos me kokë bën që shifrat të barazohen në 2-2.

    Rregulli i UEFA-s, menjëherë penalltitë. PSG tregohet më i saktë duke fituar 3-2./ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • PSG fiton Superkupën e Europës falë “ruletës ruse”, shokohen londinezët

    PSG fiton Superkupën e Europës falë “ruletës ruse”, shokohen londinezët

    PSG fiton Superkupën e Europës, pasi mposhti Tottenham nga pika e bardhë e penalltive. Koha e rregullt u mbyll në shifrat 2-2 dhe fituesi u vendos nga 11-metrat, aty ku parizienët u treguan më të saktë duke fituar 4-3.
    Londinezët e nisën ndeshjen shumë më mirë se parizienët dhe dukej sikur kishin një dëshirë më të madhe për të fituar. Ishte Micky van de Ven që shënoi golin e avantazhit për Tottenham, në minutën e 39-të, pas një aksioni të gjatë të finalizuar me sukses. Qendërmbrojtësi holandez gjendej në kohën dhe në vendin e duhur, duke dërguar topin në portën e mbrojtur nga Lucas Chevalier, pasi tentativa e parë e londinezëve u ndal nga traversa. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1.
    Pjesa e dytë nisi direkt me gol dhe ishin sërish londinezët që gjetën rrjetën. Pas një krosimi të Pape Matar Sarr, Cristian Romero godet me kokë dhe Lucas Chevalier nuk tregohet fare vigjilent dhe pëson një gol, që ishte shumë i mundshëm për ta shmangur.
    Në minutat në vijim, të dy ekipet patën shanset dhe mundësitë e tyre, por do të ishin parizienët që do të ngushtonin shifrat në minutën e 85-të. Kang-in Lee shënoi një gol të bukur me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të marrë nga Vitinha.
    Në minutën e katërt shtesë nga gjashtë të tilla, PSG barazon shifrat 2-2. Një krosim i bukur i Dembele brenda zonës, aty ishte Goncalo Ramos që shënoi me kokë duke dërguar topin në portën e londinezëve për herë të dytë në pak minuta.
    Dy ekipet i drejtohen “ruletës ruse”, aty ku lojtarët e PSG-së u treguan më të sakte dhe duke fituar kështu trofeun e Superkupës së Europës për herë të parë në histori.

  • Superkupa e Europës/ Tottenham surprizon PSG-në, e mbyll në avantazh pjesën e parë

    Superkupa e Europës/ Tottenham surprizon PSG-në, e mbyll në avantazh pjesën e parë

    Tottenham ka zhbllokuar rezultatin në finalen e superkupës së Europës përballë PSG.

    Një pjesë e parë e cila u mbyll me avantazhin e anglezëve të cilët arritën të shënojnë në minutën e 39-të me anë të van de Ven.
    Një kros i futur në zonë nga ana e portierit Vicario u godit fillimisht me kokë nga lojtari i sapoardhur në ekip Palhinha por preku traversën, dhe mbërriti në këmbët e mbrojtësit holandez, i cili nuk e pati të vështirë të realizonte.

    Një pjesë e parë me mjaft ritëm, ku ishin anglezët ata që dominuan pjesën më të madhe të fraksionit të aprë të ndeshjes, por francezët u treguan më cinikë dhe arritën të shënonin.
    Kujtojmë që ndeshaj finale mes dy skuadrave po transmetohet LIVE në televizionin kombëtar Vizion Plus, dhe në Tring Sport.

  • Superkupa e Europës/ Tottenham dyfishon shifrat sapo nis pjesa e dytë

    Superkupa e Europës/ Tottenham dyfishon shifrat sapo nis pjesa e dytë

    Tottenham ka dyfishuar rezultatin përballë PSG-së në finalen e superkupës së Europës përballë PSG-së.

    Ishte sërish një goditje standarde ajo që solli golin e dytë të anglezëve.
    Këtë herë ishte Romero i cili shënoi me kokë, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit anglez të reagonte.

    Ndërsa në fundin e pjesës së parë ishte mbrojtësio holandez von de Ven i cili shënoi me këmbë apsi topi më herët ishte përplasur në traversë.

  • “The Mirror” për Rivierën Shqiptare: Maldivet e Europës

    “The Mirror” për Rivierën Shqiptare: Maldivet e Europës

    Riviera Shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. E përditshmja britanike “The Mirror” e ka krahasuar bregdetin shqiptar me ishujt ekzotikë të Azisë Jugore, duke e cilësuar “Maldivet e Europës”.
    Artikulli i gazetarit Matt Jackson përshkruan plazhet me rërë të bardhë dhe ujërat kristalore, ku vizitorët mund të zgjedhin nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara. Dhërmiu përmendet si një ndër pikat më tërheqëse, me jetën e gjallë të natës dhe çmime të përballueshme.
    Më në jug, Ksamil i është kthyer një sensacion në rrjetet sociale, ndërsa kasollet buzë plazhit, të lira për më pak se 10 dollarë, janë bërë virale në TikTok.
    Artikulli sjell edhe përvojën e Cepee Tabibian, një amerikane që u zhvendos në Evropë dhe kaloi një muaj në Shqipëri. Ajo vlerëson koston e ulët të jetesës, mundësitë për punë si nomade digjitale dhe bukurinë natyrore, nga Alpet në veri deri te deti Jon në jug.
    Cepee rrëfen se gjatë udhëtimit në shtator, plazhet ishin pothuajse bosh, ndryshe nga destinacionet e mbipopulluara të Mesdheut, ndërsa nga Saranda, në ditët e kthjellëta, shfaqet qartë ishulli grek i Korfuzit.
    Sipas saj, rritja e turizmit në Shqipëri në dekadën e fundit është një tregues se vendi po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar në hartën turistike të Europës. Tv Klan

  • Sot në Udine Superkupa e Europës PSG- Totenhem

    Sot në Udine Superkupa e Europës PSG- Totenhem

    Në Udine të Italisë këtë mbrëmje të 13 gushtit 2025 radha e Superkupës së Europës. Në fushë me fillim orën 21:00 fituesi i Champions League PSG dhe ai i Europa League Totenhem. Një finale e cila luhet në “Bluenergy Stadium”, kapaciteti i të cilit shkon afrë të 30 mijë ulëse.

    Italia pret përsëri një finale evropiane sonte në mbrëmje në stadiumin Bluenergy në Udine, ku Paris Saint-Germain dhe Totenhem Hotspur do të garojnë në edicionin e pesëdhjetë të Superkupës Evropiane.

    Ky është trofeu kontinental që hap zyrtarisht sezonin e futbollit duke vënë përballë njëri-tjetrit fituesit e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës. Real Madridi i Ançelotit fitoi vitin e kaluar, duke mposhtur Atalantën 2-0 me golat e Valverde dhe Mbape.

    Prej disa ditësh Udine është nën izolim: masat maksimale të sigurisë janë vendosur për ndeshjen, e cila klasifikohet si me rrezik jashtëzakonisht të lartë për shkak të numrit të madh të tifozëve nga Franca dhe Anglia. Gjyqtari portugez Zhoao Pinjeiro do të drejtojë ndeshjen ecila nis në orën 21:00.

    Vazhdo leximin

  • “Krenaria e fundit e Europës”, Teliti godet qeverinë për varfërinë rekord: Shqipëria në fund të listës për fuqinë..

    “Krenaria e fundit e Europës”, Teliti godet qeverinë për varfërinë rekord: Shqipëria në fund të listës për fuqinë..

    Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, ka reaguar me tone kritike ndaj situatës ekonomike në vend, duke iu referuar të dhënave më të fundit të Eurostat, sipas të cilave Shqipëria ka pagën minimale me fuqinë blerëse më të ulët në gjithë kontinentin.
    “Edhe vendet ende në luftë, si Ukraina, apo ato me zhvillim të ulët, si Moldavia, na lënë pas”, shkruan Teliti në një postim në Facebook, duke e cilësuar këtë realitet si “krenaria e fundit e Europës”.
    Ai akuzon qeverinë se rritja ekonomike e propaganduar është vetëm një fasadë, ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me varfëri. “Kur populli është i zhytur në varfëri, edhe kontrolli ndaj tij është më i lehtë”, shton Teliti, duke kritikuar mungesën e vëmendjes për çështjet ekonomike dhe nivelin e ulët të pagës minimale, e cila sipas tij nuk mjafton as për mbijetesë.
    Teliti ngre pyetje mbi prioritetet e qeverisë, duke theksuar se ndërkohë që merret me rikthimin “me forcë” të hapësirave publike, nuk jep zgjidhje për problemet ekonomike. “Kjo situatë kërkon llogaridhënie të menjëhershme dhe ndryshim rrënjësor strategjik. A do të vazhdojmë të gënjejmë veten, apo më në fund do të fitojë dinjiteti i një populli të lodhur, por asnjëherë të dorëzuar?”, përfundon ai.

  • Hajduk Split-Dinamo vendos rekordin për ndeshjet e Europës, shqiptarët ia hodhën paq në ferrin kroat

    Hajduk Split-Dinamo vendos rekordin për ndeshjet e Europës, shqiptarët ia hodhën paq në ferrin kroat

    Hajduk Split-Dinamo ka vendosur rekordin sa i përket ndeshjeve të Europës. Ky takim kishte numrin më të madh të tifozëve të pranishëm në stadium në të gjitha takimet që u luajnë për turin e tretë të Conference League.
    Jo pak, por 31.652 tifozë ishin të pranishëm në stadium, atje ku ekipi shqiptar bëri një ndeshje të mirë dhe humbi në shifrat 2-1, duke lënë ende gjithcka të hapur për ndeshjen e kthimit. Në një farë mënyre, Dinamo i mbijetoi ferrit kroat në një ndeshje që mund të humbej shumë më thellë dhe të shuheshin shpresat e kualifikimit. Vendin e dytë e mban takimi mes Partizan Beogradit dhe Hibernian, atje ku gjendeshin rreth 26.000 tifozë. /Sport Ekspres/