Tag: europës

  • Eurobasket 2025/ Gjermania rikthehet në fronin e Europës pas 32 vitesh, mund Turqinë në finale

    Eurobasket 2025/ Gjermania rikthehet në fronin e Europës pas 32 vitesh, mund Turqinë në finale

    Gjermania është shpallur kampione e Europës në basketboll për meshkuj. Në finalen e Eurobasket 2025 të luajtur në Riga të Letonisë, skuadra gjermane mundi 88-83 Turqinë, në një ndeshje të vendosur në sekondat e fundit.
    Për Gjermaninë ky është titulli i dytë në histori pas atij të fituar në vitin 1993, duke u rikthyer në fronin e kampionit të Europës pas 32 vitesh. Ndërkohë që, Gjermania është edhe kampione e botës në fuqi.
    Për Turqinë një finale e humbur në “fotofinish”, duke mos ngritur dot lart trofeun, në një ndeshje që në përgjithësi e udhëhoqi, por pa mundur dot të bëjë hapin e fundit. Përvoja e Gjermanisë bëri diferencën në fund.
    Perioda e parë është e ekuilibruar, me gjermanët që udhëheqin 24-22, por në çerekun e dytë vjen përmbysja e turqve. Pjesa e parë e ndeshjes përfundon 46-40 për ballkanasit, që luajnë më mirë.

    Me fillimin e periodës së tretë rikthehet ekuilibri, ku herë udhëheq njëri ekip e herë tjetri. Turqia udhëheq 67-66 pas 30 minutash lojë, por në periodën e fundit loja bëhet dramatike, me gjermanët që fitojnë 88-83 dhe nisin festën.
    Bonga me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë për Gjermaninë, mbështetur nga Wagner me 18 pikë e Schroder me 16 pikë. Për Turqinë, dyshja Sengun-Osman realizoi 51 pikë së bashku, por që s’mjaftuan për të fituar.
    Gjermania bëhet kombëtarja e katërt europiane me një triumf të dyfishtë, Botëror-Europian njëri pas tjetrit, pas bashkimit Sovjetik, Jugosllavisë dhe Spanjës. Për Turqinë, finalja e dytë europiane e humbur, pas asaj të vitit 2001.
    Diferencën në këtë finale e bënë gjuajtjet nga distanca, ku Gjermania realizoi 14 të tilla, sidomos në momentet vendimtare. Në “finalen e vogël” për vendet 3-4, kombëtarja e Greqisë fitoi 92-89 ndaj Finlandës, duke fituar medaljen e bronzit.
     

  • Mogherini takim kyç me Rezidencën Studentore Nr.1 për partneritete akademike

    Mogherini takim kyç me Rezidencën Studentore Nr.1 për partneritete akademike

    Në ambientet e e Rezidencës Studentore Universitare Nr.1. është zhvilluar takimi i Rektores së Kolegjit të Europës, Federica Mogherini, ish-Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë me Drejtorin e Përgjithshëm, Olsi Shahini.
    Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimit akademik dhe në përmirësimin e standardeve të akomodimit për studentët ndërkombëtarë.
    Në kuadër të këtij bashkëpunimi, vetëm gjatë këtij viti në Shqipëri kanë mbërritur mbi 200 studentë të huaj nga vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë, të cilët po akomodohen në RSU Nr.1. Kjo rritje e ndjeshme e numrit të studentëve ndërkombëtarë vjen si rezultat i një strategjie të qëndrueshme dhe të koordinuar mes institucioneve shqiptare dhe atyre europiane.
    Shahini bëri të ditur se deri më tani janë nënshkruar tre marrëveshje bashkëpunimi me universitete dhe kolegje prestigjioze, duke përfshirë dhe Kolegjin e Europës, për të mundësuar shkëmbime akademike dhe për të garantuar kushte cilësore jetese për studentët e huaj. Këto marrëveshje jo vetëm lehtësojnë procesin e akomodimit, por edhe nxisin programe të përbashkëta studimore, praktika profesionale dhe projekte kulturore.
    Gjatë diskutimeve, palët ndanë ide për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, duke vlerësuar Tiranën si një destinacion gjithnjë e më tërheqës për studentët ndërkombëtarë. Mogherini u shpreh e impresionuar nga përkushtimi i autoriteteve shqiptare për të krijuar kushte moderne dhe një mjedis të favorshëm për jetën studentore, duke e cilësuar këtë eksperiencë si një model të shkëlqyer për rajonin.
    Ky takim shënon një moment domethënës në marrëdhëniet mes Kolegjit të Europës dhe institucioneve shqiptare, duke hapur perspektiva të reja për projekte të përbashkëta në fushën e arsimit, kulturës dhe diplomacisë rinore, si dhe duke forcuar rolin e Shqipërisë si një qendër në rritje për shkëmbimin akademik dhe kulturor në Ballkan.

  • Spanja poshtëton Turqinë me 6 gola, iberikët heshtin edhe tifozët më të zhurmshëm të Europës

    Spanja poshtëton Turqinë me 6 gola, iberikët heshtin edhe tifozët më të zhurmshëm të Europës

    Spanja ka dëshmuar sërish se niveli i saj është dukshëm mbi të tjerët. “Furia e kuqe” ka poshtëruar sot Turqinë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Fakti se luanin në një nga stadiumet më të zjarrta nuk ka ndikuar aspak te iberikët.
    Me 6 golat e shënuar, spanjollët kanë heshtur një nga tifozeritë më të zhurmshme të Europës, atë turke. Pedri (6′, 63′), Merinoja (22′, 45’+1′, 58′) dhe Torresi (53′) tundën rrjetën për t’i dhënë Spanjës fitoren e thellë 0-6./Sport Ekspres/

  • “Shqipëria, mes vendeve më të bukura të Europës”, Dhërmiu përshkruhet si alternativë ndaj Kroacisë dhe Greqisë

    “Shqipëria, mes vendeve më të bukura të Europës”, Dhërmiu përshkruhet si alternativë ndaj Kroacisë dhe Greqisë

    Shqipëria po merr gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Së fundmi, prestigjiozja kanadeze “The Star” ka renditur plazhin e Dhërmiut mes gjashtë plazheve më të veçanta të Europës, ku turistët mund të gjejnë freski në ditët përvëluese të verës.

    Në artikullin e botuar, riviera shqiptare përshkruhet si një alternativë e re ndaj bregdeteve të mbipopulluara të Kroacisë dhe Greqisë. Dhërmiu, me rreth 1.6 kilometra shtrirje rërë të bardhë, gjire të fshehura shkëmbore dhe atmosferën festive që sjellin festivalet muzikore ndërkombëtare, është kthyer në një magnet për turistët.

    “The Star” thekson gjithashtu aktivitetet sportive që ofron zona, te pamjet spektakolare të detit Jon dhe maleve Akrokeraune që ngrihen mbi bregdet, e kompletojnë këtë eksperiencë të rrallë.

    Në listën e “The Star” janë përfshirë edhe destinacionet e njohura europiane si plazhi Golden Horn në Kroaci dhe duna gjigante e rërës Dune du Pilat në Francë.

    Por fakti që Shqipëria renditet përkrah destinacioneve të konsoliduara të kontinentit është një tjetër dëshmi se riviera shqiptare po kthehet në një prej pikave më tërheqëse të turizmit europian.

  • Shkëndija mposht Ludogoretsin dhe është një hap larg Ligës së Europës, triumfon edhe Drita

    Shkëndija mposht Ludogoretsin dhe është një hap larg Ligës së Europës, triumfon edhe Drita

    Shkëndija është vetëm një hap larg grupeve të Ligës së Europës. Kuqezinjtë e Tetovës kanë mposhtur me shifrat 2-1 Ludogoretsin në Shkup. Bullgarët kuan të parët në epërsi, por Latifi në të 36-n dhe Ibraimi në minutën e 60 përmbysën rezultatin. Një fitore e rëndësishme për klubin shqiptar, që javën e ardhshme do të ketë shansin e artë për t’u kualifikuar për herë të parë në grupet e Ligës së Europës.
    Një rezultat pozitiv ka marrë edhe Drita. Skuadra nga Gjilani ka mposhtur me shifrat 2-1 Diferdanzhin në ndeshjen e parë “play off” të Ligës së Konferencës. Golat për kampionët e Kosovës u shënuan nga Dabiqaj dhe Krasniqi./Sport Ekspres/

  • Tre vite më parë, Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000 m

    Tre vite më parë, Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000 m

     Sot shënohen tre vite nga shpallja e atletes Luiza Gega si kampione e Europës, në 20 gusht 2022.

    Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar përkujtoi sot këtë rezultat historik të atletes shqiptare.

    Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000 m me pengesa në Europianin e atletikës, mbajtur në Mynih.

    Atletja e ‘Team Albania’ e ndali kohën në 9:11.31, duke vendosur edhe rekordin e kampionatit në këtë disiplinë.

    Luiza Gega mban gradën “kolonele” në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

  • LIVE/ Trump në takim me liderët e Europës për paqen në Ukrainë

    LIVE/ Trump në takim me liderët e Europës për paqen në Ukrainë

    Pas takimit kokë më kokë me holomogun që udhëtoi nga Ukraina, presidenti i Amerikës, Donald Trump po zhvillon takimin me liderët e Europës që ndodhen në Shtëpinë e Bardhë. Aty pritësi, Trump po ndan detaje nga Samiti me Putin në Alaska, dhe për rrugën për të sjellë paqe në Ukrainë. Trump dhe Zelensky realizuan foton familje me liderët e BE. Takimi po zhvillohet me udhëheqësit e Britanisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, Finlandës, Bashkimit Evropian dhe shefin e NATO-s.

  • Zelensky para liderëve të Europës: Pata një bisedë të mirë me Trump. Siguria e Ukrainës varet nga SHBA dhe Europa

    Zelensky para liderëve të Europës: Pata një bisedë të mirë me Trump. Siguria e Ukrainës varet nga SHBA dhe Europa

    Në tryezën me liderët e Europës, presidenti i Ukrainës, Zelensky ndau  detaje nga biseda që zhvilloi më parë në takimin kokë më kokë me presidentin e Amerikës, Donald Trump. “Ne të gjithë duam t’i japim fund kësaj lufte. Folëm për këtë dhe do të vazhdojmë të flasim për garancitë e sigurisë, që Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i ofrojnë, së bashku me përpjekjet për të sjellë në shtëpi fëmijët tanë, por edhe ushtarët, civilët e gazetarët që ndodhen në burgje”, u shpreh Zelensky.
     

  • Serie A, edhe 8 ditë nga starti. Ja projeksionet për titullin, Kupat e Europës dhe mbijetesën

    Serie A, edhe 8 ditë nga starti. Ja projeksionet për titullin, Kupat e Europës dhe mbijetesën

    Serie A do të rikthehet pas 8 ditësh. Juventusi e hap kampionatin kundër Parmës, vetëm 54 ditë pas eliminimit nga Real Madridi në Botërorin e Klubeve. Pikërisht, kompeticioni amerikan dhe ngarkesa fizike mund të ndikojnë te Juventusi dhe Interi.
    Lufta për titull – Napoli është favoriti kryesore: vjen si ekipi kampion në fuqi, me Conten në stol, që ka një vit pune pas dhe një skuadër të përforcuar (De Bruyne, Lang, Lucca, Beukema). Interi mbetet rivali kryesor, por ekipi i Chivu duhet të përballojë lodhjen e sezonit të kaluar dhe ende i mungon një “goditje” vendimtare në merkato, ndoshta Lookman. Pas zikaltërve, Juventusi dhe Milani nuk mund të përjashtohen. Sa iu takon kuqezinjve, ata duhen konsideruar në garën e titullit për traditë, merkaton e zhvilluar kësaj vere dhe rikthimin e një trajneri (Allegri) me 6 tituj kampioni në Itali.
    Lufta për Europën – Kandidatët e sigurt për Champions janë Napoli, Inter, Milan, Juve dhe Roma. Në garë janë edhe Atalanta, Fiorentina, Lazio e Bologna. Surpriza e mundshme? Como e Fabregas, e përforcuar dhe ambicioze, që synon të paktën “Conference League”. Roma duhet të bëjë hapin përpara, pas vendit të pestë në sezonin e kaluar, ndërsa Fiorentina e Commisso ka investuar fort. Lazio e Sarrit mund të përfitojë nga mungesa e Kupave të Europës, njësoj si Milani. Bologna pret të befasojë me rikthimin e Immobile, ndërsa Atalanta duket në vështirësi pas humbjes 4-0 me Këlnin.
    Lufta për mbijetesë – Udinese rrezikon pas largimit të Lucca, Thauvin dhe Bijol. Më të vështirë e kanë tri skuadrat e sapongjitura: Pisa e Gilardinos (me afrime si Cuadrado e Nzola), Sassuolo me Berardin e përjetshëm dhe Cremonese e Nicola, që shpreson te mbrojtja me Baschirotto. Genoa e Vieira duket më e qetë, ndërsa Verona, Cagliari, Parma dhe Lecce janë në rrezik. Hellas Verona ka humbur shumë titullarë, Parma ka humbur Bonny e Sohm, Lecce mund të mbetet pa Krstovic dhe kërkon gola nga i riu Camarda.

  • E FUNDIT/ Egnatia dorëzohet në shtesa, rrogozhinasit i thonë lamtumirë Europës

    E FUNDIT/ Egnatia dorëzohet në shtesa, rrogozhinasit i thonë lamtumirë Europës

    Egnatia është eleminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Kampionët e “Abissnet Superiore”-s i kanë thënë sot lamtumirë Europës, pasi nuk kanë mundur të kualifikohen përballë Olimpias së Ljubjanës. Regi Lushkja zhbllokoi rezultatin në minutën e 6, por Jelenkoviçi barazoi sërish në të 31-tën.
    Sllovenët përmbysën përkohësisht shifrat në minutën e 78 me anë të Marinit, ndërsa supergoli i Lushkjas në minutën e 86 e dërgoi ndeshjen në shtesa. Në kohën shtesë, kampionët e Sllovenisë e shfrytëzuan më së miri epërsinë e tyre numerike. Durdovi në minutën e 99 dhe Blanko në të 107-n dorëzuan plotësisht Egnatian, e cila u mposht kështu me shfirat e përgjithshme 4-2./Sport Ekspres/