Mesataret e humbjeve ekonomike të lidhura me motin, përfshirë përmbytjet e forta, janë rritur ndjeshëm, sipas një agjencie europiane. Moti ekstrem dhe ndryshimet klimatike kanë shkaktuar më shumë dëme financiare në Europë gjatë viteve 2020–2023 sesa në gjithë dekadën pararendëse, sipas një studimi të rëndësishëm që nënvizon ndikimin e degradimit në rritje të ekosistemeve dhe mungesës së ujit mbi bizneset.Mesatarja e humbjeve ekonomike vjetore në BE, të lidhura me valë të nxehta gjithnjë e më të forta, përmbytje dhe fenomene të tjera ekstreme të motit, arriti në 44.5 miliardë euro në periudhën 2020–2023, ose dy herë e gjysmë më shumë se mesatarja e viteve 2010–2019, tha Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA) në një raport të publikuar të hënën.Sipas raportit, pothuajse tre të katërtat e kompanive prodhuese dhe të shërbimeve në Eurozonë janë “shumë të varura” nga të paktën një ekosistem natyror. Gjithashtu, 75% e kredive bankare u jepen bizneseve që mbështeten te burimet natyrore për aktivitetin e tyre, ndërsa gati 15% e aseteve industriale ndodhen në zona të rrezikuara nga përmbytjet.“Natyra po përballet realisht me degradim, shfrytëzim të tepërt dhe humbje të biodiversitetit dhe, njëkohësisht, ne shohim përshpejtimin e ndryshimeve klimatike,” tha për Financial Times Leena Ylä-Mononen, drejtoreshë ekzekutive e EEA-së. “Kjo po paraqet rreziqe të mëdha për konkurrueshmërinë e Europës, mirëqenien afatgjatë, sigurinë dhe cilësinë e jetës.”Europa mbetet kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë, me temperaturat më të larta që po sjellin modele moti shumë më të paqëndrueshme dhe një rritje të zjarreve në pyje dhe përmbytjeve.Sondazhi i EEA-së vjen në një kohë kur qeveritë e BE-së po debatojnë për një objektiv ligjërisht të detyrueshëm për të reduktuar emetimet e gazeve serrë me 90% deri në vitin 2040, krahasuar me nivelet e vitit 1990. Vende si Franca dhe Polonia kanë kërkuar që liderët ta diskutojnë këtë objektiv në tetor, duke argumentuar se ritmi i tranzicionit do të ndikojë në ekonomitë e tyre tashmë të brishta.Për të lehtësuar barrën, Komisioni Europian ka propozuar që rreth 3% e uljes së emetimeve të realizohet përmes blerjes së kredive ndërkombëtare të karbonit, pavarësisht këshillës kundërshtuese të bordit shkencor këshillues të BE-së.Këtë muaj, BE-ja humbi afatin për të dorëzuar pranë OKB-së një objektiv të reduktimit të emetimeve për vitin 2035, përpara konferencës klimatike që këtë vit do të mbahet në Brazil. Në vend të kësaj, ajo dërgoi një letër premtimi ku thuhej se objektivi do të ishte mes 66.25% dhe 72.5%. Kjo ka nxitur aktivistët të argumentojnë se BE-ja po humbet rolin e saj si lidere ndërkombëtare në veprimet për klimën.“Kjo nuk jep sinjalin e duhur,” u shpreh Ylä-Mononen.Shefja e agjencisë mjedisore theksoi se objektivat klimatikë të BE-së nuk janë të rrezikuara vetëm nga faktorët politikë. “Gropat natyrore të karbonit” të BE-së — si pyjet dhe kënetat — janë tkurrur me rreth 30% në dekadën e fundit, duke bërë që të mos thithin më aq karbon sa më parë, thekson raporti.Sipas EEA-së, stresi ujor — kur kërkesa tejkalon furnizimin — po prek rreth një të tretën e popullsisë së Europës. Raporti shtoi se bujqësia është “përgjegjëse për presionin më të madh si mbi ujërat sipërfaqësore, ashtu edhe mbi ujërat nëntokësore.”/ FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: europës
-

Kodi i ri Penal, Lamallari pret përfaqësueset e Këshillit të Europës: Proces konsultimi gjithëpërfshirës e transparent
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, priti sot në një takim dy përfaqësuese të Këshillit të Europës, Lilja Gretarsdottir, drejtuese e Departamentit të të Drejtave të Njeriut, Drejtësisë dhe Bashkëpunimit Ligjor dhe Giulia Re, drejtuese e zyrës së KiE në Tiranë.
Në njoftimin pas takimit, Lamallari thotë se mes çështjeve të diskutuara krahas prezantimit të prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë në Programin Qeverisës 2025-2029, ishin edhe ndryshimet që do të bëhen në Kodin e ri Penal.
“Çmojmë shumë ekspertizën e lartë të Këshillit të Europës në hartimin e Kodit të ri Penal, për të cilin kemi nisur tashmë një proces konsultimi gjithëpërfshirës e transparent”, thotë Lamallari.
Deklarata e plotë:
Kënaqësi të prisja sot në një takim znj. Lilja Gretarsdottir, drejtuese e Departamentit të të Drejtave të Njeriut, Drejtësisë dhe Bashkëpunimit Ligjor në Council of Europe, si dhe znj. Giulia Re, drejtuese e zyrës së KiE në Tiranë.
Diskutuam për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur në forcimin e shtetit të së drejtës, respektimit të të drejtave të njeriut, qeverisjen demokratike dhe harmonizimin e kuadrit ligjor shqiptar me standardet europiane. Çmojmë shumë ekspertizën e lartë të Këshillit të Europës në hartimin e Kodit të ri Penal, për të cilin kemi nisur tashmë një proces konsultimi gjithëpërfshirës e transparent.
Gjatë diskutimit ndava edhe prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë si pjesë e Programit Qeverisës 2025-2029, në përputhje të plotë dhe me procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Do të vijojmë bashkëpunimin e ngushtë me Këshillin e Europës edhe në një sërë projektesh konkrete për asistencë teknike, trajnime dhe mbështetje në kuadër të konsolidimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi.Top Channel
-

Raporti: Trump po zhvillon një luftë kulturore ndaj Europës, duke promovuar aleatët e djathtë
Administrata e Trump-it po zhvillon një luftë kulturore ndaj Europës, duke promovuar agresivisht aleatët politikë dhe ideologjikë të lëvizjes MAGA në kontinent dhe duke poshtëruar publikisht BE-në në skenën ndërkombëtare, thuhet në një raport të përbashkët nga Këshilli Europian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR) dhe Fondacioni Europian i Kulturës.
Studimi argumenton se presidenti amerikan po përpiqet në mënyrë aktive të ndërhyjë në zgjedhjet europiane, të transformojë marrëdhëniet transatlantike drejt vlerave konservatore dhe të bashkojë populistët e djathtë të Europës rreth temës së “lirisë së shprehjes”.
Raporti sugjeron se përçarjet, hezitimet dhe qasja “lëvdo, qetëso, shpërqendro” e liderëve të BE-së në përballje me Trump-in, e kanë inkurajuar këtë sjellje. Duke përdorur kërkime dhe sondazhe nga të 27 vendet anëtare të BE-së, raporti argumenton se mjaft prej tyre kanë qeveri pro-europiane – dhe opinioni publik europian është mjaftueshëm i fortë – që blloku të ngrihet dhe të “mbrojë një Europë që shkruan vetë skenarin e saj”.
Raporti e krahason situatën e Europës me atë të personazhit kryesor në filmin The Truman Show, i cili përfundimisht kupton se jeton në një serial televiziv që ka për qëllim vetëm rritjen e audiencës, dhe duhet të vendosë nëse do të largohet nga “komforti” i realitetit të vetëshkruar.
Ai argumenton se liderët e BE-së shpenzojnë shumë energji duke reaguar ndaj krizave të shkruara nga Trump dhe aleatët e tij europianë – si Viktor Orbán në Hungari, Giorgia Meloni në Itali apo Robert Fico në Sllovaki – nga kërcënimet me tarifa dhe debatet për lirinë e shprehjes, te shpenzimet për siguri dhe frika nga emigracioni.
“Në luftën kulturore të Trump-it, vetë Europa është objektivi”, tha Pawel Zerka nga ECFR, duke përmendur akuzën e JD Vance në shkurt 2025, ku tha se Europa po “tërhiqej nga vlerat e përbashkëta themelore”, si momentin kur kjo luftë kulturore u shpall haptazi.
Fjala e Vance në Konferencën për Sigurinë në Mynih tregoi, sipas Zerkas, synimin e Uashingtonit për të ndërhyrë në zgjedhje, për të paraqitur marrëdhëniet SHBA-BE si një “ndarje vlerash” dhe për ta kthyer lirinë e fjalës në thirrje bashkuese për partite, që përqafojnë kauzën MAGA në Europë.
Trump që atëherë “ka zbuluar më tej qëllimin e tij, duke përjashtuar liderët e BE-së nga bisedimet për të ardhmen e Ukrainës, duke sulmuar partitë kryesore politike në kontinent dhe duke shantazhuar institucionet e Brukselit në negociatat tregtar”, shtoi ai.
Raporti përmend Poloninë si shembull të përpjekjes së Trump për të “ndryshuar qendrën ideologjike të politikës europiane” duke pritur kandidatin nacionalist për president, Karol Nawrocki, në Shtëpinë e Bardhë dhe duke e promovuar në rrjetet sociale.
Përmendet gjithashtu edhe thirrja e zyrtarit të Departamentit të Shtetit, Samuel Samson, ndaj “aleatëve civilizues në Europë”, i cili e përshkruan kontinentin si “një vatër të censurës dixhitale, emigracionit masiv, kufizimeve të lirisë fetare dhe sulmeve të tjera ndaj vetëqeverisjes demokratike”.
Zerka argumenton se lufta kulturore po luhet në dy nivele: një konflikt ideologjik mbi vlerat që përbëjnë bazën e politikës europiane, por edhe “një betejë për dinjitetin, besueshmërinë dhe identitetin e Europës si një aktor autonom në skenën globale”.
Brukseli dhe kryeqytetet europiane duhet të “pranojnë se janë në një luftë kulturore – me Europën si objektiv” dhe të veprojnë në përputhje me këtë realitet, tha ai. “Kjo nuk do të thotë që Europa duhet të provokojë Trump-in në çdo hap. Ndonjëherë, blerja e kohës është e nevojshme”.
Por, duke luajtur me pikat e saj të forta, BE-ja mund të “lulëzojë në vend që të vuajë në një rend botëror, që është destabilizuar edhe më shumë nga presidenti amerikan”. -

Transfertat e parave drejt Europës bëhen 10 herë më të lira, ja çfarë ndryshon pas 7 tetorit për çdo familje shqiptare
Transfertat e parave në 41 shtete të Europës do të bëhen më të lira pas datës 7 tetor. Për të dërguar 100 euro, bankat do të mbajnë vetëm 1 euro komision, nga 10 që mbajnë aktualisht.
Aktualisht, nëse dërgon 100 euro nga Shqipëria në Itali përmes një banke apo zyre transfertash, shuma që arrin te marrësi është 88–90 euro.
Pjesa e munguar merret nga banka si komision, që arrin deri në 10%.
E njëjta logjikë aplikohet edhe për shuma më të mëdha, si për shembull 500 euro drejt Gjermanisë, ku komisioni mund të shkojë deri në 15 euro.
Por nga 7 tetori, këto tarifa do të bien ndjeshëm. Për të njëjtat dërgesa, komisionet e bankave do të variojnë nga 1 deri në 3 euro.
Me përfshirjen e Shqipërisë në sistemin SEPA, Këshilli Evropian i Pagesave ka publikuar listën e shteteve që do të përfitojnë nga komisionet e ulëta.
Në tetor, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Moldavia do t’u bashkohen vendeve të BE-së, Zonës Ekonomike Evropiane dhe disa vendeve të tjera evropiane jashtë BE-së.
Kjo do të thotë se komisionet e transfertave do të jenë të ulëta në 41 shtete, përfshirë 27 vende të BE-së, si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë, Zvicrën, Britaninë e Madhe, Monakon, San Marinon, Andorën dhe Vatikanin.
Sipas dokumentit zyrtar, institucionet shqiptare të licencuara nga Banka e Shqipërisë janë të autorizuara të marrin pjesë në skemat SEPA. Vlerësohet që qytetarët shqiptarë do të kursejnë deri në 20 milionë euro në vit nga komisionet.
Ky zhvillim përfaqëson një hap përpara në integrimin e tregut financiar shqiptar me atë evropian, duke rritur efikasitetin, ulur kostot dhe rritur sigurinë e transfertave ndërkufitare në euro. -

Koundé: Ndaj PSG-së në Champions? Supersfidë emocionuese, mezi po e presim
19 Shtator 2025
11:00
Alfred Lleshi
Jules Koundé foli pas fitores së Barcelonës ndaj Newcastle: “Ka qenë një ndeshje e bukur, treguam karakter dhe arritëm të shfrytëzonim pikat tona të forta. Rashford na ndihmoi shumë me golat e tij”.
Koundé shtoi për sfidën e radhës në Champions League, ndaj PSG, kampionit në fuqi të Europës: “Duhet të mendojmë kryesisht për veten, po kërkojmë ende ekuilibrat e duhur. Sonte u panë gjëra pozitive, edhe pse në disa momente vuajtëm.
Ndaj PSG na pret një sfidë motivuese. Parizienët janë kampionë të Europës, ekip fantastik. Historia mes dy klubeve e bën gjithçka edhe më të shumëpritur. Po e presim me padurim ta luajmë atë ndeshje”. -

Kryeministri shqiptar nuk i ndahet raporteve të vjetra me Putin dhe Lavrov, thirrje BE të mbajë dyert hapur për…
Rigels Seliman
Kryeministri shqiptar, Edi Rama duket se ka nuk i ndahet raporteve të vjetra me Putin dhe Lavrov, ndërsa ka sfiduar hapur Presidentin amerikan, Donald Trump gjatë një fjalimi në Kolegjin e Europës në Bryzh të Belgjikës. Ai theksoi se Bashkimi Europian dhe vendet aspirante duhet të marrin në dorë zgjidhjet për sigurinë dhe paqen në kontinent, pa u mbështetur tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rama kërkoi një plan konkret të BE-së për garantimin e sigurisë së Ukrainës dhe ribashkimin e Europës. Ai nënvizoi nevojën që BE të mbajë derën hapur edhe për Rusinë, duke e përfshirë në një vizion më të gjerë stabiliteti. Kryeministri theksoi se Europa nuk duhet të presë nga jashtë perimetrit të saj dikë që të gjejë zgjidhje. Ai e quajti projektin europian të paqes një krijesë të mahnitshme, që nuk duhet të kthehet në “makineri lufte”.
“Gjerat kanë ndryshuar, por Europa, BE janë dy fjalë të lidhura me një që është paqja. Dhe paqja ka qenë arsyeja e lindjes së tij, paqja ka qenë arsyeja e ekzistencës së tij dhe paqja duhet të jetë arsyeja e së ardhmes së tij. Si mund ta lëmë këtë krijese të mahnitshme ndërtuar si një projekt paqeje të kthehet në një makineri lufte, një plan paqeje europian mungon dukshëm dhe është krejt dëshpëruese të shohësh 27 a më shumë se 27 përfshirë ne që presim nga diku jashtë perimetrit të jetës tonë dikë që të na gjejë ndonjë zgjidhje. Europa ka nevojë për një plan, duhet të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, të projektojë një rrugë të qartë për ribashkimin e plotë të Europës dhe po kështu të mbajë derën hapur për përfshirje më tej të Rusisë në një vizion të gjerë për stabilitet ndërsa forcon ndikimin global të Europës duke u pozicionuar si një forcë qendrore për diplomacinë, bashkëpunimin e ndërtimin e paqes në skenën botërore”, deklaroi kryeministrit Edi Rama në Kolegjin e Europës në Bryzh (Belgjikë) më 16 shtator 2025.
Mesazhi
Por nëse e analizojmë me kujdes fjalimin e kryeministri Rama, ai interpretohet si një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj presidenti Trump, duke theksuar distancimin dhe kërkesën për autonomi europiane. Vetë presidenti Donald Trump ka lënë të kuptohet se përpjekjet për të sjellë paqe në Ukrainë janë të pamundura pa mbështetjen e SHBA-së, duke shtuar se Evropa nuk ka fuqinë e nevojshme për ta arritur këtë qëllim e vetme. Ndërkohë mesazhi i Ramës është i kundër me presidentin Trump, pasi sipas tij, Europa duhet të pozicionohet si forcë qendrore për diplomaci dhe ndërtimin e paqes globale. Pra deklaratat e tij pasqyrojnë tensionet e vazhdueshme mes Tiranës dhe Uashingtonit, teksa duket qartë se administrata Trump ka injoruar kryeministrin Rama, i cili nga inati vijon retorikën anti-Trump, ku sapo i jepet mundësia, për të treguar se është një lider i madh, por që në të vërtet është një lider prej kartoni, hedh kunja.
Çfarë ka ndodhur?
Ndërkaq kujtojmë se marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me SHBA-të kanë hyrë në krizën më të thellë të 30 viteve të fundit për shkak të lidhjes së tij të ngushtë me George Soros dhe fondacionet e tij, të cilat administrata e Donald Trump i sheh si kërcënim për interesat amerikane. Kjo aleancë ka vendosur Ramën në “listën e zezë” të Uashingtonit dhe ka çuar në një zinxhir përjashtimesh politike dhe diplomatike. Mungesa e një ambasadori amerikan në Tiranë pas largimit të Yuri Kim në pranverën e 2023 është sinjal i qartë i ftohjes. Ndërkohë, SHBA ka emëruar ambasadorë në vende të tjera strategjike, por Shqipëria mbetet e paemëruar. Në shkurt 2025, Susan Wiles e quajti Ramën “Soros buffoon”, duke shënuar vulën publike të përjashtimit të tij nga administrata amerikane. Përjashtimi i tij nga ceremonia e anijes “USS Mount Whitney” tregoi hapur se SHBA nuk e sheh më si partner strategjik. Në atë event, vëmendja ishte e përqendruar tek Presidenti Bajram Begaj, i cili u falënderua publikisht për partneritetin dhe kontributin në sigurinë e NATO-s.
Rama humbi edhe vizën për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke e lënë vendin të përfaqësohet nga Begaj. Në samitet e NATO-s, ai është mbajtur larg çdo kontakti me administratën amerikane. Pas zgjedhjeve të majit, SHBA nuk e përshëndeti personalisht Ramën, por vetëm institucionet shqiptare. Reagimet e DASH theksuan se SHBA “nuk merren më me ndërtimin e kombeve”, duke sinjalizuar distancim të plotë nga kryeministri. Të gjitha këto zhvillime tregojnë se Rama ka humbur statusin e partnerit strategjik të SHBA. Lidhja e tij me Soros e ka shndërruar në figurën e pabesueshme dhe të izoluar në sytë e Uashingtonit. Shqipëria rrezikon të paguajë çmimin e këtij izolimi të heshtur. Pra mesazhi amerikan është i qartë: Rama nuk shihet më si i besueshëm dhe i dëshiruar si partner strategjik. Megjithatë mbetet të shihte më konkretisht se si do të jenë raportet Rama-Trump, teksa më poshtë po pasqyrojmë një pjesë nga fjala e kryeministrit shqiptar në Kolegjin e Europës në Bryzh më 16 shtator 2025, ku ai vijon retorikën anti-presidentit amerikan.
Pjesë nga fjala e Ramës
“Nuk do të harroj kurrë një episod me Jusuf Vrionin, një aristokrat shqiptar, një prej mendjeve më të kulturuara që kam takuar në jetën time, një përkthyes kozmopolit i Ismail Kadaresë në Francë, që kaloi vite të tëra në burg nën komunizëm. Ai ishte një mik i mirë dhe ishte privilegj ta njihje. Në vitin që pasoi fundin e komunizmit i thashë në një prej bisedave tona: Jusuf pse nuk dukesh i lumtur që demokracia ka ardhur në Shqipëri dhe ai më pa dhe nënqeshi. “Jo! Demokracia ende nuk ka ardhur në Shqipëri, liria po”, më tha. Dhe jam i lumtur, sigurisht që e jetoj në këtë moshë time të thyer e më së fundi, të kem të drejtën të votoj, ndërkohë që shumë nga shokët e mi vdiqën, disa në burg, disa të poshtëruar, pa e parë një gjë të tillë. “Unë jam fatlum”, – tha ai, “po demokracia është më shumë sesa liria, është shtet i së drejtës.
Kështu që shpresoj”, – shtoi ai, – “që kur të vish në moshën time, do të kesh fatin ta shohësh demokracinë të funksionojë”. Më shkon shpesh mendja te Jusufi. Kishte të drejtë! Dhe falë Zotit, ekziston BE-ja. Pa BE-në mund të ishim ende duke pritur për qindra vite për të ndërtuar institucione, shtetin e së drejtës dhe për ta bërë demokracinë të funksionojë. Ky është një bekim që ne në Shqipëri dhe në rajon e kemi. E të tjerë si në Irak, Afganistan apo gjetkë, ku ne shkuam të përhapnim fjalën e demokracisë, nuk e kishim. Sepse BE-ja nuk është vetëm një bashkim ekonomish, është makineria më e sofistikuar e transferimit të dijeve për ndërtimin e institucioneve demokratike që ka krijuar ndonjëherë njeriu. Ja pse me çdo kush duhet qëndruar me BE përmes dëshpërimeve, vonesave, buzëqeshjeve të ngrira e mbledhjeve të ftohta akull, ndonjëherë edhe poshtëruese, ne nuk hoqëm dorë derisa u bënë më të ngrohta, më të parashikueshme, pa asnjë vonesë.
Dhe është e trishtë të mendosh pse, falë Vladimir Putinit, por edhe nëse gjërat kthehen në normalitet në frontin e tyre dhe do bëhen të ftohta në frontin tonë, ne do të vazhdojmë se alternativa nuk është një union tjetër, është asnjë bashkim, është asnjë rrugëdalje. Dhe historia na ka mësuar që jashtë Europës kombet e vogla shndërrohen në pre. Po e di, këto nuk janë ditët më të mira për Europën demokratike e për vet BE. Lufta është kthyer në agresionin mes Rusisë në Ukrainë. Konkurrenca globale po minon udhëheqjen ekonomike teknologjike të Europës, ndryshimi i klimës nuk është më një profeci, por tashmë zjarr që po djeg pyjet e Europës dhe po përmbyt rrugët e Europës. Polarizimi e keqinformimi gërryejnë vet oksigjenin e demokracisë që është besimi. Rendi i bazuar në rregulla përqeshet hapur në çdo cep, rendi shumëpalësh dikur premtim i shenjtë i bashkë ekzistencës sot merr frymë përmes një respiratori.
Bashkimi nuk është luks, është mbijetesë
Kjo është bota ne të cilën jetojmë dhe në këtë botë të rri duarkryq nuk është alternativë. Bashkimi nuk është luks, është mbijetesë. Siç thoshte Vaclav Havel “shpëtimi i kësaj bote njerëzore s’gjendet askund përveçse në zemrën njerëzore”. Dhe kështu është dhe për Europën, shpëtimi i sa gjendet në zemrën e saj dhe zemra e saj mund të rrahë vetëm përmes bashkimit. Dhe këtu më lejoni të bëj pak provokuesin. Rusia shkon në luftë për të marrë Ukrainën. Ukraina kërkon të merret vetëm nga Europa dhe Europa thotë “nuk jeni gati për ne”. Sa absurde është kjo? Le të marrim sigurinë. Një Europë e paplotë ndjell rreziqe. Marrim prosperitetin, zgjerimi shton tregjet, fuqizon zinxhirët e furnizimit, nxit novacionin. E kundërta bën krejtësisht të kundërtën. Vlerat, tregon se Europa është një grup parimesh, shteti i së drejtës, demokracia, të drejtat e njeriut.
Jacques Delors, i cili është lidhur mjaft ngushtë me të gjithë ju përmes këtij Kolegji thoshte Europa është rrëfenjë vullneti, jo pashmangshmërie. Dhe na duhet ky vullnet për të bashkuar Europën. Dhe nuk e kuptoj në fakt, vërtetë fjalën zgjerim kur bëhet fjalë për Shqipërinë apo Ballkanin Perëndimor sepse kur një organizëm ose një objekt a shtëpi zgjerohet do të thotë që zgjeron perimetrin e vet. Ndërkohe që ne nuk jemi jashtë perimetrit të Europës, por jemi brenda saj. Pra më shumë se zgjerim, është ri bashkim. Është një integrim i plotë i organizmit të saj. Dhe mos harroni që BE është realiteti i parë në historinë e hartave e të gjeopolitikës me dy kufij, një kufi të jashtëm dhe një kufi të brendshëm. Dhe brenda këtij kufiri të brendshëm jemi ne, Ballkani. Si një fetus në mitrën e një gruaje shtatzënë.
Rama kunja Trump
Mendoj kështu që më së fundmi jemi në rrugë të mbarë. Dhe jam i sigurtë që tani Federika është më e lehtësuar sepse la Brukselin me një premtim të brendshëm për të mos u kthyer më dhe erdhi në Bruzh për të gjetur strehë, strehë në sytë dhe zemrat e një brezi të ri por jam i sigurtë që kur nisi punën dhe pa studentët e parë që takoi ndjeu keqardhje për ta, duke menduar, “O Zot ju nuk dini asgjë se c‘është jeta atje jashtë për këdo që ëndërron të bëjë diçka në Bruksel”. Por gjerat kanë ndryshuar, por Europa, BE janë dy fjalë të lidhura me një që është paqja. Dhe paqja ka qenë arsyeja e lindjes së tij, paqja ka qenë arsyeja e ekzistencës së tij dhe paqja duhet të jetë arsyeja e së ardhmes së tij.
Si mund ta lëmë këtë krijese të mahnitshme ndërtuar si një projekt paqeje të kthehet në një makineri lufte, një plan paqeje europian mungon dukshëm dhe është krejt dëshpëruese të shohësh 27 a më shumë se 27 përfshirë ne, që presim nga diku jashtë perimetrit të jetës tonë dikë që të na gjejë ndonjë zgjidhje. Europa ka nevojë për një plan, duhet të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, të projektojë një rrugë të qartë për ribashkimin e plotë të Europës dhe po kështu të mbajë derën hapur për përfshirje më tej të Rusisë në një vizion të gjerë për stabilitet ndërsa forcon ndikimin global të Europës, duke u pozicionuar si një forcë qendrore për diplomacinë, bashkëpunimin e ndërtimin e paqes në skenën botërore”, deklaroi ndër të tjera kryeministri Edi Rama në Kolegjin e Europës në Bryzh (Belgjikë) më 16 shtator 2025. -

Gjimshiti pëson goleadë nga kampionët e Europës, Bajerni shumë i fortë për Çelsin
PSG-ja e ka nisur sezonin e ri në Champions League me po të njëjtin vrull me të cilin e përfundoi. Kampionët në fuqi të Europës kanë mposhtur me shifrat e thella 4-0 Atalantën e Berat Gjimshitit. Kapiteni i Kombëtares ka provuar 3 herë ndjesinë e pësimit të golit në fushën e lojës, ndërsa golin e 4-t e ka parë nga stoli.
Ndërkohë në krahun tjetër Çelsi është dorëzuar në Mynih. Bajerni ishte shunë i fortë për blutë e Londrës. Gjiganti gjerman ka fituar me shifrat 3-1 falë dy golave të Kejnit dhe autogolit të Çalobasë. Për londinezët golin e vetëm e shënoi Kol Palmeri./Sport Ekspres/ -

Rama para studentëve të Kolegjit të Europës: BE është bekim për Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama gjatë qendrimit të tij në Belgjikë, u ndal edhe në Kolegjin e Europës në Bruzh ku foli para studentëve.
Në fjalën e tij Rama foli me superlativa për BE-në dhe aspirtatat e Shqipërisë për tu integruar në familjen e madhe europiane.
“Për mua Europa nuk ishte realitet, ishte mit. Përfytyroni qiellin e errët dhe krejt befas të kap syrin një yll të zbehtë, një kanal të ndaluar italian. Europa ishte një yjësi, një ëndërr në bardh e zi. Pastaj erdhi 1989, kur muri i Berlinit ra por muri ynë mbeti i paprekur. Ata tanët thonin ne nuk jemi si ata, ne jemi realët, ata janë të degjeneruar. Ne mbetëm të kyçur në bunkerin tonë, një bunker që e kishim ngritur vetë. Në verën 1990, mijëra njerëz të dëshpëruar, u shfaqën çarjet e para, tranzicioni që erdhi ishte i rrëmujshëm, i dhimbshëm, kaotik dhe tragjik. Mijëra të vdekur në kryengritjet për kursime që kishin shkuar dëm. Nuk do ta harroj kurrë një episod me Jusuf Vrionin, një aristokrat shqiptar, që kaloi vite të tëra në burg në komunizëm. Në vitin që pasoi fundin e komunizmit, i thashë, nuk dukesh i lumtur që demokracia ka ardhur, ai më pa dhe nënqeshi. Tha jo, demokracia ende nuk ka ardhur, liria po. Unë jam fatlum, tha ai, por demokracia është shtet i së drejtës”, tha Rama.Më tej kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Bashkimi Europian ka dy kufij, e Shqipëria gjendet në kufirin e brendshëm të unionit. Megjithatë, Kryeministri shqiptar theksoi se tashmë Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE.
“Falë Zotit ekziston BE, pa BE mund të ishim ende duke pritur për qindra vite duke ndërtuar institucione. Ky është një bekim që ne në Shqipëri dhe rajon e kemi. Këto nuk janë ditët më të mira për Europën dhe Bashkimin Europian. Më shumë se integrim është zgjerim. Mos harroni që BE është realiteti i parë në historinë e hartave me dy kufij; një të jashtëm dhe një të brendshëm. Brenda këtij kufiri të brendshëm jemi ne, Ballkani, si një fetus në mitrën e një gruaje shtatzënë. Mendoj që së fundmi jemi në rrugë të mbarë, jam i sigurt që Federica (Mogherini) është më e lehtësuar sepse e la Brukselin me një premtim të brendshëm për të mos u kthyer kurrë dhe erdhi në Bruzh për të gjetur strehë në sytë e një brezi të ri”, u shpreh Rama. -

Belgjikë/ Kryeministri Edi Rama flet në Kolegjin e Europës në Bruzh
Kryeministri Edi Rama ndodhet ne Bruksel ku pervec takimeve te tjera ka zhvilluar nje takim edhe ne Kolegjin e Europës në Bruzh të Belgjikës ku ka mbajtur edhe nje fjale pershendetese.
Gjate fjales se tij Rama u shpreh se “Për mua Europa nuk ishte realitet, ishte mit. Përfytyroni qiellin e errët dhe krejt befas të kap syrin një yll të zbehtë, një kanal të ndaluar italian. Europa ishte një yjësi, një ëndërr në bardh e zi. Pastaj erdhi 1989, kur muri i Berlinit ra por muri ynë mbeti i paprekur. Ata tanët thonin ne nuk jemi si ata, ne jemi realët, ata janë të degjeneruar. Ne mbetëm të kyçur në bunkerin tonë, një bunker që e kishim ngritur vetë. Në verën 1990, mijëra njerëz të dëshpëruar, u shfaqën çarjet e para, tranzicioni që erdhi ishte i rrëmujshëm, i dhimbshëm, kaotik dhe tragjik. Mijëra të vdekur në kryengritjet për kursime që kishin shkuar dëm. Nuk do ta harroj kurrë një episod me Jusuf Vrionin, një aristokrat shqiptar, që kaloi vite të tëra në burg në komunizëm. Në vitin që pasoi fundin e komunizmit, i thashë, nuk dukesh i lumtur që demokracia ka ardhur, ai më pa dhe nënqeshi. Tha jo, demokracia ende nuk ka ardhur, liria po. Unë jam fatlum, tha ai, por demokracia është shtet i së drejtës. Falë zotit ekziston BE, pa BE mund të ishim ende duke pritur për qindra vite duke ndërtuar institucione. Ky është një bekim që ne në Shqipëri dhe rajon e kemi.” -

Planet e së djathtës ekstreme për ekonominë e Europës
Qëndrimi i së djathtës ekstreme është moderuar, por nuk ka shumë shpresë për reforma që do të nxisin rritjen Qeveria e Francës dështoi në mocionin e mosbesimit më 8 shtator dhe tashmë vendi ka një kryeministër të ri, që do të duhet të përballet me Tubimin Kombëtar (RN), partinë e ekstremit të djathtë që kryeson sondazhet me një diferencë të madhe.Franca nuk është përjashtim: e djathta ekstreme …
