Tag: europës

  • Përmbysja e madhe e bursave europiane

    Përmbysja e madhe e bursave europiane

    Vendet më tërheqëse për investime tani ndodhen në periferi të kontinentit, shkruan The Economist Është një gjë të përballesh me kosto më të larta huamarrjeje se sa qeveritë e tjera, por të të ngarkohet një normë interesi më e lartë se edhe bizneset e vendit që qeveris, përbën një nivel të ri negativ.Pozicioni fiskal i Francës është përkeqësuar aq shumë, sa ky është realiteti me të cilin po përballen politikanët e saj.Norma e kthimit për obligacionet dhjetëvjeçare të qeverisë franceze qëndron në 3.5%, kundrejt 3.3% për ato të Greqisë — e cila në vitin 2015 në fakt dështoi të shlyente borxhin ndaj FMN-së.Në një zhvillim surrealist, qeveria franceze po paguan tashmë më shumë interes se disa kompani franceze, përfshirë LVMH dhe L’Oréal, për borxhe me maturitet të ngjashëm.Për hir të së vërtetës, këta janë gjigantë globalë me të ardhura që shtrihen nëpër disa kontinente.Megjithatë, është situatë e jashtëzakonshme, që kreditorët t’i konsiderojnë ata më pak të rrezikshëm se ekonomia e shtatë më e madhe e botës.Nuk është për t’u habitur që investitorët po e përshkruajnë gjithnjë e më shumë Francën si një nga vendet “periferike” të Eurozonës, një term që dikur nënkuptonte ato shtete të goditura më rëndë nga kriza e borxheve sovrane në vitet 2010.Obligacionet e “Periferisë” (si Greqia, Italia dhe Spanja) konsideroheshin me risk të lartë; ndërkohë vendet “qendrore” (Gjermania mbi të gjitha, me Francën jo shumë larg pas saj) mbeteshin të sigurta.Teksa ata po fillojnë të ndërrojnë vendet me njëri-tjetrin, analogjia mund të zgjatet më tej, sepse nuk janë vetëm tregjet e borxhit sovran të Eurozonës që po përmbysen.Në të gjithë kontinentin, bursat që dikur investitorët i shihnin si periferike kanë nisur të tejkalojnë bindshëm ato të vendeve që deri dje quheshin “qendra”. Mund ta quani këtë përmbysja e madhe e Europës.Është e vërtetë se investitorët janë më të entuziazmuar për aksionet gjermane sesa kanë qenë prej vitesh, teksa vendi përgatitet të hapë rubinetet fiskale dhe të shpenzojë për mbrojtjen.Indeksi DAX është rritur me 19% në terma euro deri më tani këtë vit. Por kjo zbehet krahasuar me çmimet e aksioneve në Itali (24% rritje), Poloni (29%), Spanjë (32%) dhe Greqi (39%).Ndërkohë, bursat e tjera qendrore europiane kanë performuar dobët. Indeksi britanik FTSE 100 është rritur vetëm me 9%; indeksi francez CAC 40 me 7%.Performanca e lartë e periferisë është një fenomen i ri. Bursat qendrore të Europës mund të mos kenë qenë tërheqëse për investitorët ndërkombëtarë në vitet 2010, por nuk e kishin pësuar aq keq sa pjesa tjetër.Vlera reale e një dollari të investuar në DAX në fillim të dekadës do të ishte 1.40 dollarë deri në fund të saj, pa përfshirë dividendët. CAC 40 i Francës dhe FTSE 100 i Britanisë do të kishin sjellë humbje reale të vogla.(Ndërsa S&P 500 i SHBA-së, për krahasim, do të kishte sjellë një kthim prej 2.40 dollarësh.)Gjatë së njëjtës periudhë, investitorët në dollarë në aksionet italiane, polake dhe spanjolle do të kishin humbur mes 40% dhe 50% të vlerës së tyre reale. Pronarët e aksioneve greke do të kishin humbur gati tre të katërtat e tyre.Mbi të gjitha, kjo kthesë në fatin e aksionerëve pasqyron ndryshimet radikale në ekonominë europiane. PBB-ja e Gjermanisë u tkurr në vitet 2023 dhe 2024, ndërsa rritja vjetore e Britanisë dhe Francës ngeci rreth 1% ose më pak.Në të kundërt, prodhimi i Greqisë dhe Spanjës — të dyja të goditura rëndë në fillim të viteve 2010 — vitin e kaluar u rrit përkatësisht me 2.3% dhe 3.2%.Edhe pse rritja e Polonisë ka qenë e fortë prej vitesh, për pjesën më të madhe të kohës, investitorët ishin trembur nga kontrolli i Parlamentit nga Partia Ligj dhe Drejtësi, ndërhyrëse në ekonomi dhe armiqësore ndaj Bashkimit Europian.Pas zëvendësimit të saj në vitin 2023 nga një koalicion më miqësor ndaj tregut, bursa e Polonisë u rrit shpejt.Megjithatë, historia nuk lidhet vetëm me ekonominë. Aksionet italiane janë rritur gjithashtu, edhe pse rritja ekonomike ka qenë po aq e dobët sa në vendet e qendrës.Aksioni me performancën më të mirë të Italisë deri tani këtë vit është Leonardo (93% rritje), një kompani që prodhon avionë luftarakë dhe tregon se Gjermania nuk është e vetmja përfituese e shpenzimeve më të larta për mbrojtjen.Pesë vendet pasuese në listë, me rritje të çmimeve të aksioneve mes 40% dhe 67%, u përkasin të gjitha bankave ose grupeve që i zotërojnë ato.Në fakt, aksionet bankare përbëjnë rreth 40% të vlerës së tregut të kompanive të listuara si në Itali, ashtu edhe në Greqi, dhe në të dyja rastet janë përgjegjëse për pjesën më të madhe të performancës së lartë.Kjo sugjeron përfundimin më optimist për ish-periferinë e Europës.Për vite me radhë, bankat e tyre ishin barra e rëndë e kontinentit. Gjatë krizës së Eurozonës, rreziku i një dështimi sovran i bënte politikëbërësit të shqetësoheshin se bilancet e bankave, të mbushura me obligacione qeveritare, do të falimentonin.Kjo krijoi një “rreth vicioz”, duke kufizuar kreditimin për ekonominë e gjerë, duke ngadalësuar rritjen dhe duke përkeqësuar financat publike. Investitorët i shihnin aksionet bankare periferike me mospëlqim të madh: ato përfaqësonin mishërimin e frikërave të Europës.Sot ato janë disa nga yjet më të ndritshëm. Sado zhgënjyese për qendrën, përmbysja e madhe e Europës është një shenjë se ditët më të errëta të periferisë kanë mbetur pas.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Deri në 10 mijë euro paga/ Shteti më i pasur i Europës po ju kërkon

    Deri në 10 mijë euro paga/ Shteti më i pasur i Europës po ju kërkon

    Lihtenshtejni, shteti i vogël i vendosur mes Zvicrës dhe Austrisë, po kërkon punëtorë nga vendet e Europës përmes rrjetit EURES (Shërbimi Europian i Punësimit). Me të ardhurat për frymë më të larta në botë, vendi po tërheq vëmendjen për pagat e larta dhe kushtet e favorshme të punës. Pagat mesatare variojnë nga 2.600 euro në muaj për punët bazike deri në 7.200-10.000 euro për pozicionet e kualifikuara. Në disa raste, kompanitë ofrojnë edhe akomodim falas për punonjësit. Pozicionet përfshijnë profesione të ndryshme, nga punonjës pastrimi dhe parukierë, deri te punëtorë logjistike dhe profesionistë të sektorëve teknikë e financiarë.
    Kushti kryesor është njohja e gjuhës gjermane, megjithëse nuk është detyrim i plotë. Si anëtar i Zonës Ekonomike Europiane (EEA), Lihtenshtejni kërkon leje qëndrimi, e cila mund të lëshohet për periudha nga 12 muaj deri në 10 vjet, në varësi të kontratës së punës. Një nga arsyet që e bëjnë këtë vend kaq tërheqës është sistemi tatimor shumë i favorshëm, që stimulon investimet dhe shmang tatimin e dyfishtë.

  • “Pak hapa larg Europës” Balluku: Skuadra jonë për Tiranën më e fortë se kurrë

    “Pak hapa larg Europës” Balluku: Skuadra jonë për Tiranën më e fortë se kurrë

    Drejtuesja e fushatës së PS-së në Bashkinë e Tiranës, Belinda Balluku ka ndarë detaje nga takimi i zhvilluar me shtatbin elektoral të socialistëve në kryeqytet.
    Sipas saj, ekipi është më i fuqishëm dhe më i motivuar se kurrë, ndërsa kritikoi opozitën për skenarë dhe sjellje që, sipas saj, vijnë nga moskuptimi i forcës që buron nga bashkimi i socialistëve.
    “Me Ogerta Manastirliun deri vonë mbrëmë në selinë e Partisë Socialiste, me të gjithë shtabet e njësive të Tiranës. Skuadra jonë për fitoren radhës është fuqizuar me Taulant Ballën, Niko Peleshin, Ulsi Manjën, Milva Ekonomi dhe kolegë të tjerë, duke na bërë akoma më të fortë e më të motivuar.
    Pastaj mërziten e shpikin lloj-lloj skenarësh, nga ato që kanë bërë vetë ndër vite, hedhin baltë, çirren e viktimizohen, por nuk kanë faj. Nuk e kuptuan kurrë që forca e socialistëve buron nga bashkimi, angazhimi i palodhur, misioni i secilit për ta parë Shqipërinë gjithmonë e më mirë, gjithmonë e më të fortë. Vetëm përpara, pak hapa larg Europës”, ka shkruar zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

  • Paga deri në 10 mijë euro/ Shteti më i pasur i Europës që kërkon punëtorë

    Paga deri në 10 mijë euro/ Shteti më i pasur i Europës që kërkon punëtorë

    Lihtenshtejni, shteti i vogël i vendosur mes Zvicrës dhe Austrisë, po kërkon punëtorë nga vendet e Europës përmes rrjetit EURES (Shërbimi Europian i Punësimit). Me të ardhurat për frymë më të larta në botë, vendi po tërheq vëmendjen për pagat e larta dhe kushtet e favorshme të punës. 
    Pagat mesatare variojnë nga 2.600 euro në muaj për punët bazike deri në 7.200–10.000 euro për pozicionet e kualifikuara. Në disa raste, kompanitë ofrojnë edhe akomodim falas për punonjësit. Pozicionet përfshijnë profesione të ndryshme, nga punonjës pastrimi dhe parukierë, deri te punëtorë logjistike dhe profesionistë të sektorëve teknikë e financiarë. 
    Kushti kryesor është njohja e gjuhës gjermane, megjithëse nuk është detyrim i plotë. Si anëtar i Zonës Ekonomike Europiane (EEA), Lihtenshtejni kërkon leje qëndrimi, e cila mund të lëshohet për periudha nga 12 muaj deri në 10 vjet, në varësi të kontratës së punës. 
    Një nga arsyet që e bëjnë këtë vend kaq tërheqës është sistemi tatimor shumë i favorshëm, që stimulon investimet dhe shmang tatimin e dyfishtë. Pavarësisht reputacionit të mëparshëm si “parajsë fiskale”, Lihtenshtejni sot përmbush standardet europiane të transparencës dhe ndan të dhëna financiare me BE-në. 
     
     

  • Shteti më i pasur i Europës kërkon punëtorë, paga deri në 10 mijë euro

    Shteti më i pasur i Europës kërkon punëtorë, paga deri në 10 mijë euro

    Lihtenshtejni, shteti i vogël i vendosur mes Zvicrës dhe Austrisë, po kërkon punëtorë nga vendet e Europës përmes rrjetit EURES (Shërbimi Europian i Punësimit). Me të ardhurat për frymë më të larta në botë, vendi po tërheq vëmendjen për pagat e larta dhe kushtet e favorshme të punës.

    Pagat mesatare variojnë nga 2.600 euro në muaj për punët bazike deri në 7.200–10.000 euro për pozicionet e kualifikuara. Në disa raste, kompanitë ofrojnë edhe akomodim falas për punonjësit. Pozicionet përfshijnë profesione të ndryshme, nga punonjës pastrimi dhe parukierë, deri te punëtorë logjistike dhe profesionistë të sektorëve teknikë e financiarë.

    Kushti kryesor është njohja e gjuhës gjermane, megjithëse nuk është detyrim i plotë. Si anëtar i Zonës Ekonomike Europiane (EEA), Lihtenshtejni kërkon leje qëndrimi, e cila mund të lëshohet për periudha nga 12 muaj deri në 10 vjet, në varësi të kontratës së punës.
    Një nga arsyet që e bëjnë këtë vend kaq tërheqës është sistemi tatimor shumë i favorshëm, që stimulon investimet dhe shmang tatimin e dyfishtë. Pavarësisht reputacionit të mëparshëm si “parajsë fiskale”, Lihtenshtejni sot përmbush standardet europiane të transparencës dhe ndan të dhëna financiare me BE-në. 

  • “Pak hapa larg Europës” Balluku: Skuadra jonë për Tiranën më e fortë se kurrë, opozita shpik skenarë

    “Pak hapa larg Europës” Balluku: Skuadra jonë për Tiranën më e fortë se kurrë, opozita shpik skenarë

    Në prag të sfidave të reja për zgjedhjet e pjesshme, selia e Partisë Socialiste ka qenë qendra e një mobilizimi intensiv, ku drejtues të lartë të PS-së janë angazhuar në koordinimin e strategjive për fitoren e radhës.
    Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka ndarë detaje nga një takim i zhvilluar deri në orët e vona me ministren Ogerta Manastirliu dhe drejtues të tjerë të lartë si Taulant Balla, Niko Peleshi, Ulsi Manja dhe Milva Ekonomi.
    Sipas saj, ekipi është më i fuqishëm dhe më i motivuar se kurrë, ndërsa kritikoi opozitën për skenarë dhe sjellje që, sipas saj, vijnë nga moskuptimi i forcës që buron nga bashkimi i socialistëve.
    “Me Ogerta Manastirliun deri vonë mbrëmë në selinë e Partisë Socialiste, me të gjithë shtabet e njësive të Tiranës. Skuadra jonë për fitoren radhës është fuqizuar me Taulant Ballën, Niko Peleshin, Ulsi Manjën, Milva Ekonomi dhe kolegë të tjerë, duke na bërë akoma më të fortë e më të motivuar.
    Pastaj mërziten e shpikin lloj-lloj skenarësh, nga ato që kanë bërë vetë ndër vite, hedhin baltë, çirren e viktimizohen, por nuk kanë faj. Nuk e kuptuan kurrë që forca e socialistëve buron nga bashkimi, angazhimi i palodhur, misioni i secilit për ta parë Shqipërinë gjithmonë e më mirë, gjithmonë e më të fortë. Vetëm përpara, pak hapa larg Europës”, ka shkruar zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

  • Berisha: Kukulla e Sorosit u tall me Trump duke treguar se është kloun ndërkombëtar

    Berisha: Kukulla e Sorosit u tall me Trump duke treguar se është kloun ndërkombëtar

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë se Edi Rama u tall me Presidentin e SHBA-së gjatë Samitit Politik të Bashkimit të Europës.
    Berisha e cilësoi Ramën si “kloun ndërkombëtar” dhe “kukull e Xhorxh Sorosit”, duke e akuzuar se ka përdorur samitin e Bashkimit Politik të Europës për të ironizuar një proces të suksesshëm paqeje si ai i Kaukazit.
    Në deklaratën e tij, Berisha tha se Rama ka bërë një “akt të verbër” duke u tallur me presidentin Trump dhe duke e paraqitur Europën si një kontinent të paqes, ndërkohë që sipas tij, dy luftërat botërore kanë lindur pikërisht në Europë.
    Ai e quajti këtë një hipokrizi të thellë dhe një përpjekje për të minimizuar rolin e SHBA-së në proceset globale të paqes.
    “Dje shqiptarët, europianët dhe qytetarët e mbarë botës panë se kreu i organizatës kriminale të Tiranës është njëherashi edhe klouni ndërkombëtar.Edi Rama shfrytëzoi samitin e Bashkimit Politik të Europës për të përqeshur, për t’u tallur me presidentin e SHBA.Konkretisht, me një proces të suksesshëm paqeje siç ishte paqja e Kaukazit.Edi Rama, kllounadën e tij, që e filloi në sallën e samitit, e vazhdoi më vonë me mediat, duke bërë të njëjtat deklarata.Në një akt të verbër, kukulla e Xhorxh Sorosit, mendoi se ky është shërbimi më i madh që mund t’i bëjë këtij të fundit.Por ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’u bëjë shqiptarëve.Ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’i bëjë Europës.Në darkë u përpoq të marrë kthesën duke dëshmuar edhe njëherë se sa hipokrit dhe i pakarakter është.Kam sjellë këtu jo kllounadën e tij me paqen e Kaukazit, por kam sjellë deklaratat e tij zyrtare për të kuptuar se çfarë hipokriti dhe i pakarakter është.Me datën 1 shtator të vitit 2025, në forumin e Bledit në Slloveni, kukulla e Xhorxh Sorosit, Ramaduro, në fjalën e tij theksoi: askush nuk mund të thotë se ka ndonjë lloj paqartësie, por besoj se Europa nuk duhet të presë se çfarë do të ndodhë në anën tjetër të oqeanit me planin e paqes për Ukrainën. Europa është përmbi të gjitha paqe, është kultura e paqes, është paqja në kulturë.Sipas tij, Europa-paqe nuk duhet të pyesë SHBA-luftë apo Europa-kultura e paqes, paçka se ka shkaktuar dy tragjeditë më të mëdha botërore të të gjitha kohërave, luftën e parë dhe luftën e dytë, qenka kultura e paqes, kurse urat e zjarrit del se paskan ardhur nga përtej Atlantikut.” tha Berisha.

  • VIDEO/ Spektakël i rrallë në Ligën e Europës, Roma humb tre penallti radhazi

    VIDEO/ Spektakël i rrallë në Ligën e Europës, Roma humb tre penallti radhazi

    Një episod i pazakontë dhe i rrallë u regjistrua në ndeshjen e Romës në Ligën e Europës, ku skuadra italiane arriti të humbiste të njëjtin penallti tri herë radhazi.
    Gjithçka nisi kur arbitri akordoi një penallti për Romën. Artem Dovik mori përsipër ekzekutimin, por gjuajtjen e tij e ndali në mënyrë fantastike portieri turk Ozer. Pas verifikimit, arbitri urdhëroi përsëritjen për shkak të futjes së parakohshme të lojtarëve në zonë.
    Dovbik u rikthye sërish te pika e bardhë, por skenari u përsërit: edhe herën e dytë Ozer reagoi mrekullisht, duke ruajtur rezultatin. Për habinë e të gjithëve, gjyqtari vendosi një tjetër përsëritje të penalltisë. Këtë herë ekzekutimin e mori përsipër Matias Sule, mirëpo edhe ai u ndal nga portieri turk, i cili u kthye në heroin absolut të momentit.
    Në vetëm pak minuta, Roma kishte humbur tri herë mundësinë për të kaluar në avantazh, ndërsa Ozer hyri në histori si një nga të paktët portierë që ka pritur tre penallti radhazi në një ndeshje europiane.
    Ky episod u shoqërua me emocione të jashtëzakonshme dhe pritet të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve si një nga momentet më të çuditshme të edicionit aktual të Ligës së Europës.

    Roma really missed the same penalty THREE times:
    ❌Artem Dovbyk takes penalty, saved by Özer❌Dovbyk retakes the penalty, saved by Özer🎬Penalty retaken again after encroachment❌Soule takes penalty, saved by Berek Özer
    Lille won the match 1-0 😮‍💨
    pic.twitter.com/stT8qOrdHR
    — Football Laughs (@FootballLaughss) October 2, 2025

  • “Merr flakë” Putin, shpërthen sërish ndaj Europës: Le ta provojnë të na provokojnë, do të përgjigjemi me shpejtësi

    “Merr flakë” Putin, shpërthen sërish ndaj Europës: Le ta provojnë të na provokojnë, do të përgjigjemi me shpejtësi

    “Nëse Perëndimi dëshiron të testojë mbrojtjen tonë, le ta provojë”. Presidenti rus Vladimir Putin përdori tone kërcënuese ndaj Europës dhe NATO-s, duke u zotuar se Moska do të përgjigjet me shpejtësi ndaj çdo provokimi të mundshëm. 
    Teksa foli për militarizim histerik të kontinentit, ai tha se nuk ka ndërmend të sulmojë aleancën ushtarake të drejtuar nga SHBA, por se nuk do t’i lejojnë vetes dobësi apo pavendosmëri. 
    Të gjithë ata që e konsiderojnë Rusinë një bezdi për vetë ekzistencën e saj duhet ta mbajnë mend këtë, ishin fjalët e presidentit rus. Ai tha se ishte mirënjohës ndaj shumicës së botës, që siç pohoi kanë mbështetur një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë, duke përmendur 3 vende miqësore në Europë: Serbinë, Hungarinë dhe Sllovakinë 
    Sipas Putinit, përgjegjësia kryesore bie mbi BE e cila sipas tij po përshkallëzon konfliktin. 
    “Thjesht nuk mund ta injorojmë atë që po ndodh; nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë për arsye të sigurisë sonë. Prandaj, po e monitorojmë nga afër militarizimin në rritje të Evropës. A janë këto vetëm fjalë, apo është koha që ne të ndërmarrim kundërmasa? Dëgjojmë në Gjermani, për shembull, të thonë se ushtria gjermane duhet të jetë përsëri më e fuqishmja në Evropë. Epo, mirë, po dëgjojmë me kujdes, po shikojmë. Çfarë nënkuptohet saktësisht me këtë? Mendoj se askush nuk dyshon se përgjigja e Rusisë nuk do të vonojë. Përgjigja ndaj këtyre kërcënimeve do të jetë, për ta thënë butë, shumë bindëse. Por do të jetë një përgjigje; ne vetë nuk kemi iniciuar kurrë një përballje ushtarake.  Por nëse dikush dëshiron të konkurrojë me ne në sferën ushtarake, atëherë, siç themi ne, le ta provojë. Rusia ka provuar herë pas here se kur lind një kërcënim për sigurinë tonë, paqen dhe qetësinë e qytetarëve tanë, sovranitetin tonë dhe vetë shtetësinë tonë, ne përgjigjemi shpejt. Nuk ka nevojë të na provokoni. Nuk ka pasur kurrë një rast ku kjo të mos ketë përfunduar keq për provokatorin. Historia jonë ka vërtetuar se dobësia është e papranueshme, sepse krijon tundim, iluzionin se ndonjë çështje me ne mund të zgjidhet me forcë. Rusia nuk do të tregojë kurrë dobësi ose pavendosmëri. Le ta kujtojnë këtë ata që i pengojmë me vetë ekzistencën tonë, ata që ëndërrojnë të na shkaktojnë këtë disfatë shumë strategjike”, deklaroi kreu i Kremlinit. 

  • Ramos i kundërpërgjigjet Yamalit: Nëse je më i miri, duhet ta dëshmosh në fushë

    Ramos i kundërpërgjigjet Yamalit: Nëse je më i miri, duhet ta dëshmosh në fushë

    2 Tetor 2025

    11:04

    Alfred Lleshi

    Para ndeshjes në “Montjuïc” mes Barcelonës dhe PSG-së (1-2), Lamine Yamal tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale me një postim provokues. I veshur me fanellën e Spanjës, talenti i ri katalanas shkroi “Presion?” dhe premtoi të “godiste fort” kundër kampionëve të Europës. Mesazhi u hoq menjëherë pas fundit të ndeshjes dhe nuk kaloi pa u vënë re nga parizienët, ashtu si edhe fjalët e Pedrit që lavdëroi forcën e Barcelonës.
    Pas ndeshjes, Gonçalo Ramos, autor i golit fitues për PSG-në, iu përgjigj me ironi provokimit: “Jemi kampionë të Europës, nuk mund të them më shumë. Nëse je më i miri, e tregon në fushë, jo me fjalë”. Vitinha shtoi: “Shpesh ka deklarata para ndeshjeve. Nuk mendojmë për to, duam vetëm të luajmë. Fitova dhe jam i kënaqur”.
    Mesfushori portugez vuri në dukje forcën kolektive të skuadrës: “Jam krenar për këtë grup të jashtëzakonshëm. Edhe pa 5 titullarë, me të rinjtë dhe ata që luajnë më pak, arritëm ta kthenim ndeshjen ndaj një prej skuadrave më të mira të Europës”.