Tag: europës

  • VIDEO/ Bayern “mbretëron” në Paris, fiton ndaj kampionëve të Europës, Liverpool triumf zemre ndaj Realit

    VIDEO/ Bayern “mbretëron” në Paris, fiton ndaj kampionëve të Europës, Liverpool triumf zemre ndaj Realit

    Emocione dhe spektakël në Champions. Bayern fiton 1-2 ndaj PSG, në ndeshjen që u mbajt në Francë.
    Luis Diaz “rrëmbeu skenën” në pjesën e parë, duke shënuar dy gola dhe duke u ndëshkuar më pas me karton të kuq.

    Në pjesën e dytë, kampionët e Europës ngushtuan shifrat me Neves, por vetëm kaq, pasi nuk bënë dot diçka më shumë.
    Liverpool mposhti 1-0 Real Madrid me golin e Mac Allister.
    Atletico Madrid mund 3-1 Royale Union, sakaq 4-0 triumfon Tottenham ndaj Copenhagen.
    Sfidë interesante në Itali, me sfidën mes Juves dhe Sportingut që që u mbyll 1-1.
    Rezultatet finale: 
    Atletico Madrid – Royale Union 3 – 1
    Bodo/Glimt – Monaco 0 – 1
    Juventus – Sporting 1 – 1

     
     
    Liverpool – Real Madrid 1 – 0
    Olympiacos – PSV 1 – 1
    PSG – Bayern Munich 1 – 2
     
     

     
     
    Tottenham – Copenhagen 4 – 0

  • Rama poston fotot: Enkileda Carja konfirmohet kampione e Europës në peshëngritje për të rinj dhe U23

    Rama poston fotot: Enkileda Carja konfirmohet kampione e Europës në peshëngritje për të rinj dhe U23

    Enkileda Carja, vajza 17-vjeçare nga Elbasani i dha Shqipërisë një tjetër krenari, duke u shpallur kampione e Europës në peshëngritje dhe duke thyer gjashtë rekorde për moshën e saj, në një garë që emocionoi gjithë sportdashësit shqiptarë. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto të kampiones, ku duket qartë krenaria e kreut të qeverisë për këtë arritje kaq të madhe.

  • “Jemi në ligën e ekipeve shumë të mira të Europës”, trajneri flet për suksesin e Kombëtares së vajzave dhe për kuqezinjtë: Jemi afër Botërorit

    “Jemi në ligën e ekipeve shumë të mira të Europës”, trajneri flet për suksesin e Kombëtares së vajzave dhe për kuqezinjtë: Jemi afër Botërorit

    Kombëtarja e vajzave ka arritur në sukses në Ligën e Kombeve. Vajzat kuqezi kanë siguruar qendrimin në Ligën B edhe në edicionin e ardhshëm. Trajneri i Amir Grima ka folur për tepër për këtë sukses të arritur nga ekipi i tij në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Mega Sport” në “A2 CNN”. Ai është shprehur se këto rezultate janë dëshmi e rritjes së Kombëtares dhe se ndjen krenari që drejton këtë ekip.
    “Ishte shumë e vështirë. Liga B është ligë e skuadrave shumë të mira të Europës. E quaj sukses për ekipin e femrave që të jemi në këtë ligë. Tregon rritjen që kemi pasur. Kemi pasur shumë dëmtime, kemi pasur shumë vështirësi. Por në fund ia arritëm falë mundit dhe djersës së këtyre vajzave, sakrificave së tyre, doli me sukses.
    Forca e këtij ekipi është grupi. Është harmonia, grinta që ka ky ekip. Është karakteri i këtyre vajzave. Nga më të vjetrat deri te më të rejat e kanë pranuar njëra-tjetrin dhe japin më të mirën e mundshme. Ato që kanë i japin të gjitha, i shkrijnë për ekipin, për Kombëtaren. Jam krenar që i drejtoj këtoj vajza.
    Kombëtarja e çunave ka ardhur shumë mirë deri këtu. Në ndeshjen me Anglinë nuk kemi çfarë të humbim. Dashtë Zoti të dalim me Andorrën mirë dhe pastaj të presim që të marrim maksimumin me Anglinë. Jemi afër”, ka deklaruar Armir Grima./Sport Ekspres/

  • Enkileda Carja, kampione e trefishtë e Europës! Sako: Performancë fantastike!

    Enkileda Carja, kampione e trefishtë e Europës! Sako: Performancë fantastike!

    Peshëngritësja e talentuar e KSHS Teuta, Enkileda Carja, është shpallur kampione e trefishtë e Europës në Kampionatin Europian për të Rinj dhe U23, që po zhvillohet në Durrës.
    Carja dha një paraqitje spektakolare, duke thyer tre rekorde europiane në kategorinë Youth (63 kg) dhe madje edhe një rekord bote në shkëputje për Youth.
    Për këtë sukses të jashtëzakonshëm të sportistes Carja, ka reaguar edhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako.

    “Urime të përzemërta peshëngritëses sonë të jashtëzakonshme, Enkileda Carja, që shkëlqeu në Kampionatin Europian për të Rinj & U23 që po zhvillohet në Durrës, duke u shpallur kampione e trefishtë e Europës!
    Me një performancë fantastike, Enkileda theu 3 rekorde europiane dhe madje edhe 1 rekord bote, duke treguar forcë, vendosmëri dhe përkushtim shembullor”, shkruan Sako.
    Carja i realizoi me sukses të gjashta provat, duke ngritur 98 kg në shkëputje, 118 kg në shtytje dhe 216 kg në dygarësh, duke shfaqur një performancë të shkëlqyer dhe plot vetëbesim.
    Ky është një sukses i madh për talenten e Teutës, por edhe për trajneren e saj të palodhur, Eglantina Kalemi.

  • Ballkani, “furrë prove” e Europës: Çfarë po diskutohet në Londër

    Ballkani, “furrë prove” e Europës: Çfarë po diskutohet në Londër

    Kryeministri britanik Keir Starmer e ka përshkruar Ballkanin Perëndimor si “furrë prove” të Europës ndërsa hapi sot, 22 tetor, në Londër një seri bisedimesh me liderët e rajonit, ku fokusi kryesor do të jetë emigracioni i paligjshëm, shkruajnë mediat britanike. 
    Në samit po marrin pjesë liderët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës. Britania po kërkon të arrijë marrëveshje për masa të reja që të ulin numrin e emigrantëve që mbërrijnë në mënyrë të paligjshme. 
    Diskutime për “qendrat e kthimit të emigrantëve” 
    Britania është në bisedime me disa vende për të vendosur qendra të ashtuquajtura kthimi, ku mund të dërgohen azilkërkuesit e refuzuar para se të deportohen. 
    Kosova ka shfaqur gatishmëri për marrëveshje, ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama e ka mohuar kategorikisht. Edhe ai i Malit të Zi ka sugjeruar se vendi i tij nuk ka infrastruktura hekurudhore të mjaftueshme, por mund të ndryshojë mendim nëse investohet në to. 
    “Rajoni është quajtur kryqëzimi i Europës, por shpesh ka qenë edhe furra e provës së Europës, vendi ku siguria e kontinentit tonë vihet në provë”, ka deklaruar Starmer në fillim të takimit. 
    Sanksione të reja ndaj bandave kriminale të Ballkanit 
    Sot u shpallën edhe sanksione të reja britanike ndaj bandave dhe financuesve të krimit nga Ballkani, të cilët dyshohet se mbështesin trafikun e emigrantëve. Rrjeti i falsifikimit të pasaportave Krasniqi nga Kosova është përjashtuar nga sistemi financiar britanik. 
    Ndërkohë, ALPA Trading FZCO, që dyshohet se përpunon para për bandat e trafikut, është gjithashtu objekt sanksionesh. 
    Kërkesa për investime në infrastrukturë 
    Kryeministri Rama në Chatham House, parashtroi mundësinë që Britania e Madhe të ndërtojë hekurudha në Shqipëri, në mënyrë që të pranohet marrëveshja për një qendër kthimi. Starmer iu përgjigj me humor: Do ta pranonim padyshim, nëse investohen 10 miliardë euro për të ndërtuar hekurudhat! 
    Siguria dhe ndikimi rus në agjendë 
    Takimet do të përqendrohen gjithashtu tek siguria, emigracioni dhe rritja ekonomike. Liderët diskutojnë si të luftojnë ndikimin e Rusisë, të rrëzojnë korrupsionin dhe të adresojnë çështjet e përbashkëta mbi emigracionin. 
    “Ballkani Perëndimor ka qenë prej kohësh një rrugë kyçe për bandat kriminale të trafikut”, ka thënë kryeministri britanik. “Askush nuk dëshiron që këto banda të operojnë në territorin e tij, dhe të gjithë vuajmë pasojat e tyre”, ka theksuar ai. 
    Vitin e kaluar, rreth 22 mijë persona u trafikuan përmes rajonit, shifër alarmante që ngre shqetësimin mbi kontrollin e munguar për emigracionin e paligjshëm në Europë. 
    Mbështetje e vazhdueshme për Kosovën 
    Para samitit, Britania konfirmoi se do të vazhdojë të mbështesë misionin e KFOR-it në Kosovë për 3 vitet e ardhshme deri në dhjetor 2028, duke qenë kontribuues kryesor i forcës që nga viti 1999. 
    Takimi organizohet në kuadër të Procesit të Berlinit, një iniciativë e nisur nga kancelarja gjermane Angela Merkel në 2014, për të afruar gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së me bllokun europian./tvklan.al 

  • Dybala e mbyll para kohe me Romën? Argjentinasi merr propozimin joshësh larg Europës

    Dybala e mbyll para kohe me Romën? Argjentinasi merr propozimin joshësh larg Europës

    21 Tetor 2025

    17:36

    Telesport

    Paulo Dybala mund të jetë duke luajtur sezonin e tij të fundit më Romën. Kontrata e argjentinasit skadon në qershor të vitit 2026, edhe pse është përfolur për një rinovim të mundshëm mes palëve, deri tani asgjë nuk ka ndodhur.
    Ndërkohë, Flamengo po rrit gjithnjë e më shumë interesin për Dybala. Ekipi brazilian ka një ofertë joshëse për yllin argjentinas dhe do kërkojë transferimin e tij në verën e ardhshme.
    Interesimi i madh i Flamengo nuk është i rastësishëm, pasi Dybala është i tërhequr nga ideja për t’u rikthyer në Amerikën Latine dhe ekipi brazilian mund të jetë destinacioni i duhur për të.
    Mediet italiane raportojnë se Dybala është në mëdyshje të madhe, të rinovojë me Romën dhe të vazhdojë të luajë ende në elitë apo të nisë një aventurë të re larg Europës.

  • “Shqipëria, pa siguri zgjedhore dhe pa drejtësi”, Vokshi ngre alarmin: Krimi elektoral nuk u hetua, 25 deputetë të…

    “Shqipëria, pa siguri zgjedhore dhe pa drejtësi”, Vokshi ngre alarmin: Krimi elektoral nuk u hetua, 25 deputetë të…

    Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të organizuara me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe të bashkëpunimit afatgjatë me Komisionin e Venecias, deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Albana Vokshi, mbajti një fjalë përpara Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni.
    Në fjalën e saj, deputetja Vokshi vlerësoi rolin historik të Shqipërisë në procesin e integrimit europian, por njëkohësisht shprehu shqetësimin e thellë për mosrespektimin e standardeve demokratike që përbëjnë themelin e anëtarësimit në Këshillin e Europës.Deputetja Vokshi propozoi krijimin e një mekanizmi të përhershëm monitorimi nga Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias, si dhe kushtëzimin e asistencës ndërkombëtare me progres të matshëm në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe integritetit zgjedhor.
    Fjala e deputetes:
    Së pari, dua të falënderoj të gjithë panelistët, miqtë, të ftuarit dhe të shquarit që sot janë në këtë aktivitet kaq të rëndësishëm që shënon 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe bashkëpunimin me Komisionin e Venecias.Ky moment nuk shënon vetëm një moment të rëndësishëm në udhëtimin e Shqipërisë, por një moment reflektimi se ku jemi, çfarë kemi bërë dhe çfarë na ka mbetur për të bërë për të përmbushur standardet demokratike që përcaktojnë edhe anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës.Unë dua të them që jam shumë krenare që jam pjesë e një force politike, të Partisë Demokratike, e cila gjatë qeverisjeve të saj ka mundësuar anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës, ka mundësuar plotësimin e të gjitha kushteve për anëtarësimin në NATO, për liberalizimin e vizave si dhe rrugën drejt integrimit të Shqipërisë në familjen europiane.Tridhjetë vjet më parë Shqipëria, në momentin e anëtarësimit, mori përsipër angazhime konkrete.Së pari, sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që bien në nenin nr. 3 të Protokollit nr. 1 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut; mori përsipër pavarësi gjyqësore, ndarje pushtetesh, liri të pjesëmarrjes politike dhe liri të mediave, luftë ndaj krimit dhe korrupsionit dhe implementimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR.Ku jemi sot? Për fat të keq, një pjesë e mirë nuk janë plotësuar në praktikë. I kemi në letra, kemi ligje, kemi bërë shumë reforma zgjedhore, kemi bërë shumë reforma të tjera, por implementimi në praktikë ka dështuar.Bëmë reformë zgjedhore vitin që shkoi; ju, zoti drejtues, edhe kolegu im, dhe ne e kishim dëshirën e madhe për të qenë pjesëmarrës në këtë reformë zgjedhore, e cila u bë në mënyrë krejt sipërfaqësore për shkak të refuzimit nga ana juaj të shumë propozimeve që opozita bëri, dhe implementimi ka dështuar në fakt, dhe këtë e kemi parë në problemet e shumta që kemi hasur për implementimet gjatë zgjedhjeve të fundit.Nëse i referohem njërës prej shtyllave konkrete, në të cilat ecuria e Shqipërisë do të shqyrtohet në procesin e post-monitorimit, është lufta ndaj krimit dhe korrupsionit.Çfarë përballemi sot? Me luftën masive të parave të krimit të organizuar, të drogës, që po pastrohen në sektorin e ndërtimit dhe turizmit; para, në fakt, që po përdoren edhe në zgjedhje. Flukse masive që janë përdorur në zgjedhje, dhe krimi i organizuar ka pasur një influencë shumë të madhe në zgjedhjet e fundit.Për korrupsionin, mjafton t’i referohemi raportit të fundit të ‘Business Climate’ të Departamentit të Shtetit Amerikan, që e përshkruan sistemin si të korruptuar dhe klientelist, që dëmton konkurrencën legjitime, PPI-të, institucionet publike, gjyqësorin, duke krijuar një ambient biznesi të mbrojtur nga rrjete kriminale.Unë nuk do të ndalem te pjesa e pluralizmit politik, sepse ne në Shqipëri, edhe në vitin zgjedhor, si opozitë kemi pasur presione, arrestime politike të liderëve të opozitës. Në vit zgjedhor, të gjithë liderët e opozitës u arrestuan, u burgosën, u persekutuan dhe, për fat të keq, drejtësia e re u keqpërdor si mjet për persekutimin e opozitës. Mjafton t’i referohemi OSBE/ODIHR, e ka fare të qartë: 90% e mediave kontrollohen dhe gazetarët shpeshherë intimidohen, kërcënohen, madje kemi parë edhe kërcënime ndaj jetës së tyre. Para një muaji kemi parë edhe mbylljen e ‘Media Grup’, ku 200 gazetarë nuk u lejuan të futeshin në zyrat e tyre; dosjet që rrezikonin jetën e tyre dhe të burimeve u sekuestruan, edhe pse sot ka një vendim gjykate, ai nuk po zbatohet.Dy minuta, shumë shkurt, përsa i përket një prej shtyllave të cilave po monitorohet edhe nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, nga BE-ja dhe kështu me radhë.OSBE/ODIHR e tha qartë-‘no level playing field’ e ka thënë që në fjalinë e parë.Pra, kemi ligj, kemi kod- çfarë bëhet në praktikë?Zyrtarët, e thotë OSBE, në 4500 aktivitete, e fshinë fare atë ndarjen e shtetit nga partia. E thotë OSBE që ka pasur presion mbi administratën, ka pasur sistem patronazhi, i cili keqpërdori të dhëna personale duke profilizuar zgjedhësit në mënyrë që të kontrolloheshin dëshirat e tyre, problemet e tyre dhe t’u jepej zgjidhje për të marrë vota. Edhe krimin e përmend OSBE/ODIHR.Zoti drejtues, më kërkuat rekomandime dhe do t’i jap dhe ato. Unë e di që juve nuk ju pëlqejnë ato që them, por duhet të gjejmë problematikën për të shkuar te zgjidhja. Prandaj jemi këtu: që ne të gjejmë zgjidhjen e problematikës. Nëse ne nuk njohim problemin, nuk do ta zgjidhim kurrë, do të vazhdojmë ju me retorikën tuaj, propagandën, dhe ne do të vazhdojmë përpjekjet tona.Pra, çfarë pati në zgjedhjet e fundit? Në shkelje të ‘Code of Good Practice in Electoral Matters’ të Komisionit të Venecias, nuk kishte autoritet publik të pavarur; votuesit nuk ishin të lirë për të formuar një opinion, sepse u kontrolluan nga sistemi i patronazhit të Partisë Socialiste; nuk pati neutralitet dhe pati një kulturë frike dhe varësie.Dhe po ashtu, ajo që unë dua të përmend, është që ai mekanizmi i famshëm i SPAK-ut, i KQZ-së, policisë dhe prokurorisë dështoi të parandalonte krimin elektoral.Ne kemi dorëzuar, pavarësisht se nuk kishim besim, rreth 50 kallëzime penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve apo në Prokurorinë e Përgjithshme. Zero hetime. Kemi dorëzuar qindra denoncime zyrtare në KQZ, pothuajse asnjëra nuk u mor parasysh.Pra, kultura e pandëshkueshmërisë ka bërë që krimi elektoral të mos parandalohet dhe të mos hetohet. Dhe nëse krimi elektoral nuk parandalohet, nuk hetohet dhe nuk dënohet, ne përsëri do të jemi në këtë pikë të fillimit, siç jemi sot.Pra, për ta përmbledhur: nuk ka pasur përputhshmëri me Dokumentin e Kopenhagës, me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, me standardet në pluralizëm dhe barazinë e mundësive.Gjatë zgjedhjeve pati mobilizim të 200 mijë punonjësve të administratës për aktivitete politike; u shpërndanë bonuse 100 euro për mbi 760 mijë pensionistë; mbi 300 milionë u keqpërdorën në bujqësi në paketën e maleve; mbi 500 milionë në elektoratin përmes tenderave e kështu me radhë. Dhe 40 grupe kriminale u përfshinë gjatë zgjedhjeve, si dhe kartele droge që mbështetën rreth 28 kandidatë të Partisë Socialiste në 10 qarqe nga 12, dhe mbi 25 prej tyre janë sot në Parlament, përfaqësues, sigurisht, jo të qytetarëve.Cilat janë zgjidhjet që ne propozojmë?Së pari, një grupim, komision, monitorim, një mekanizëm monitorimi të përhershëm nga Këshilli i Europës dhe nga Komisioni i Venecias në implementimin e rekomandimeve zgjedhore dhe në reformën në drejtësi.Sigurisht, kushtëzimi i asistencës së BE-së dhe Këshillit të Europës me progres të matshëm.Dua të garantoj që opozita ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar për të implementuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe sigurisht çdo ligj apo masë që duhet për ecjen e Shqipërisë drejt BE-së.

  • Pse po shtohen mikroagresionet e Rusisë ndaj Europës

    Pse po shtohen mikroagresionet e Rusisë ndaj Europës

    Pesëdhjetë hijet e zonës gri. Ajo shpreson të zvogëlojë mbështetjen për Ukrainën dhe të nxjerrë në pah ambivalencën amerikane, shkruan The Economist Dronët që u shfaqën mbrëmjen e 25 shtatorit mbi Schleswig-Holstein, landin më verior të Gjermanisë, nuk fluturonin në mënyrë të çrregullt, siç do të pritej nga një amator.Ata fluturuan në trajektore të rregullta dhe paralele, sipas një vlerës…

  • Udhëtimet drejt Europës, radhët e pafund dhe nervat në limit

    Udhëtimet drejt Europës, radhët e pafund dhe nervat në limit

    Bota E Enjte, 16 Tetor 2025 21:25
    Udhëtarë që shtrihen në radhë të gjata, oficerë kufiri që shpjegojnë me zë të lodhur një sistem të ri digjital që “nuk është shumë i shpejtë”, dhe njerëz që humbasin fluturime pasi qëndruan me orë të tëra për t’u regjistruar. Kjo është skema që po përsëritet në çdo aeroport. Ky është realiteti i ditëve të para të Entry/Exit System (EES), sistemi i ri elektronik që Bashkimi Europian ka vënë në zbatim për të regjistruar hyrjet dhe daljet e qytetarëve nga vendet jo anëtare të BE-së.

  • Rënia befasuese e emigracionit të paligjshëm në Europë

    Rënia befasuese e emigracionit të paligjshëm në Europë

    Muri i madh dhe i padukshëm i Europës po ngadalëson kalimet me varka të emigrantëve, shkruan The Economist “Europa ka probleme serioze” – shpërtheu Donald Trump së fundmi në një fjalim në OKB. “Emigrantët e paligjshëm po hyjnë masivisht”. Nëse i dëgjon edhe politikanët e tjerë, do të dukej sikur fluksi i emigrantëve që kalojnë kufijtë e Europës është një valë e pakontrollueshme.Por të dhënat m…