Tag: europës

  • Lojtarët e Kombëtares pritet të zbresin në fushë, njihuni me të gjitha përballjet e raundit të 5 në Ligën e Europës

    Lojtarët e Kombëtares pritet të zbresin në fushë, njihuni me të gjitha përballjet e raundit të 5 në Ligën e Europës

    Liga e Europës rikthehet sonte me ndeshjet e vlefshme për raundin e 5-të.
    Roma do të pres Midtjylland skuadrën që kryeson kampionatin me 12 pikë të plota ndërsa Porto do të përballet me Nisë.
    Në fushë priten edhe lojtarë të Kombëtares si Arbër Hoxha me Dinamo Zagreb dhe Nedim Bajrami me Rejnxhërs.
    NDESHJET E SOTME

  • Një Europë e përçarë është e manipulueshme’, Rama kërkon ribashkim të plotë të BE-së

    Një Europë e përçarë është e manipulueshme’, Rama kërkon ribashkim të plotë të BE-së

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Vitit Akademik 2025/2026 të Kolegjit të Europës, ku mbajti një fjalë të fokusuar te e ardhmja e Bashkimit Europian dhe procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
    Në fjalën e tij, Rama theksoi se ribashkimi është forca që ka shëruar Evropën që prej fillimit të projektit europian. Ai solli shembujt historikë të pajtimit franko–gjerman dhe ribashkimit të Gjermanisë, duke theksuar se këto momente ishin “shërim për Europën dhe motorë paqeje”.
    Sipas tij, çdo zgjerim i BE-së ka sjellë jo thjesht rritje gjeografike, por zgjerim të hapësirës së paqes, duke bërë që konfliktet mes shteteve dikur kundërshtare të bëhen “thuajse të paimagjinueshme”.
    “Ribashkimi përmbush premtimin e Europës,” u shpreh Rama, duke kujtuar angazhimin e Selanikut të vitit 2003 për integrimin e Ballkanit Perëndimor.
    Kryeministri nënvizoi se vendet e reja anëtare nuk janë barrë për BE-në, por “motorë të pashfrytëzuar energjie dhe rinie”, duke bërë paralele me valët e mëparshme të zgjerimit që transformuan unionin.
    Rama paralajmëroi se një Europë e përçarë është më e cenueshme:
    “Ribashkimi mbron Europën nga vetja. Një Europë e përçarë është më e lehtë për t’u manipuluar; një Europë e bashkuar është e pamposhtur.”
    Ai iu përgjigj skeptikëve që vënë në dyshim aftësinë funksionale të BE-së me më shumë vende anëtare, duke theksuar se sfida duhet të nxisë reflektim dhe jo stepje:
    “Ka nga ata që pyesin si mund të kalojmë në 29 apo 35 anëtarë kur mezi funksionojmë me 27. Argumenti i tyre është i kuptueshëm. Por pikërisht për këtë, duhet të lëmë egot dhe të mendojmë si europianë për një Europë të përbashkët.”
    Në mbyllje, Rama deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kërkojnë privilegje, por mundësinë “t’i shërbejnë Europës që Europa të vazhdojë t’i shërbejë paqes.”

  • “Nuk po kërkojmë lëmoshë, po tregojmë që jemi gati”/ Rama: Europa të zgjedhë Ballkanin, do jemi truproja juaj

    “Nuk po kërkojmë lëmoshë, po tregojmë që jemi gati”/ Rama: Europa të zgjedhë Ballkanin, do jemi truproja juaj

    Tirana ka pritur samitin e Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos.

    Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë gati që të bëhen pjesë e Bashkimit Europian, duke e konsideruar si një “truprojë” të Europës.
    “Reforma të mërzitshme në letër, të lodhshme në realitet, por të rëndësishme në realitet.
    Ndërtime të arterieve të Europës në Ballkanin Perëndimor, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, që është kthyer dhe një korridor të NATO-së. Nuk është thjesht një vijë në hartë, është një kabllo që lidhet me Europën. Kur Europa vendos zinxhirët, Ballkani Perëndimor nuk duhet të jetë një spektator.
    Rajoni është trajtuar si një luftë për t’u marrë, ndërsa investuesit shohin një gjë ndryshe. Një treg që lidhet me BE-në. Investimet e fundit tregojnë çdo gjë. Çdo shifër ka pasur një vend pune, një pagë, një familje, një shpresë. Kur ekonomitë rriten, kufijtë do të kenë rëndësi më pak. Kur kufijtë të zhdukjen, Europa do të kthehet në një vend partneriteti.
    Po vërtetojmë që investimet në Ballkanin Perëndimor janë pika e fortë e Europës. Ne po lëvizim nga skajet e hartës në qendër të historisë sonë europiane edhe në përmjet ekonomisë. Europa nuk është diçka që po e presim, është diçka që po e ndërtojmë. Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere dhe kjo po dëgjohet. Askush nuk po kërkon nder. Askush nuk po thërret për t’u shpërblyer me ëmbëlsira. Çdo kush vjen për të ofruar vlera dhe mund e djersë, falë zotit nuk duhet gjak.
    Nuk po lutemi të bashkohemi me BE-në, nuk po kërkojmë lëmoshë. Nuk po flasim, por po japim rezultate. Sa i përket pjesës së konvergjencës. Në konvergjencën e Ballkanit Perëndimor, BE-ja bëhet më e fortë.
    Nuk po ecim drejt Europës me duar bosh e aspak si ata që lypin lëmoshë, po ecim me rezultate të arritura, me detyrat tona të shtëpisë të plotësuara në çdo hap.
    Të gjithë e dinë, Marta e di më mirë që për sigurinë tuaj zgjidhni i një ballkanas dhe kjo funksionon gjithmonë. Edhe për sigurinë e Europës, zgjidhni ballkanasit, ne do të jemi truproja e Europës”, tha ndër të tjera Rama.

    Top Channel

  • SPAK: Erion Veliaj nuk merr leje për të takuar përfaqësuesit e Këshillit të Europës

    SPAK: Erion Veliaj nuk merr leje për të takuar përfaqësuesit e Këshillit të Europës

    Sqarimi për mediat nga SPAK:
    Në përgjigje të kërkesave tuaja- Në datën 11.11.2025, përmes një kërkesë dërguar Prokurorisë së Posaçme, i pandehuri Erion Veliaj ka kërkuar lejimin e një takimi zyrtar me përfaqësues të Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, pa specifikuar emrat e tyre.

    Prokuroria e Posaçme e ka refuzuar kërkesën e tij më datë 18.11.2025, duke e mbështetur në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” (nenet 49 pika 1 dhe 73 pika 1 dhe 2) dhe VKM nr. 209/2022.

    Sjellim në vëmendjen tuaj, përkundër raportimeve në media, se në Prokurorinë e Posaçme nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga përfaqësuesit e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

  • Kështjellat e Europës që nuk duhet t’i humbni

    Kështjellat e Europës që nuk duhet t’i humbni

    Kështjellat janë simboli që kanë shoqëruar fëmijërinë e të gjithëve. Prej vegjëlisë vajzat visheshin si princesha, për të jetuar emocionet e filmave të “Walt Disney” që dikur transmetoheshin në kanalet shumë të ndjekura Bang Bang apo Junior.  

    Ndonëse teknologjia ka zënë një pjesë të madhe të rutinës jo vetëm të të rriturve, por edhe të kohës që dikur fëmijët e zinin me lojra nëpër duar, ku bënin pjesë edhe princeshat me princërit e tyre, mrekullia e kështjellave vazhdon të egzistojë e jo vetëm në filma.

    Gjermania, Franca, Austria janë disa nga shtetet më të famshme të Europës për kështjellat e tyre të vizituara masivisht nga turistët përgjatë viteve. Nga “Neuschwanstein Castle” në Bavari të Gjermanisë, tek “Kylemore Castle” në Irlandë, destinacioni i diamanteve të fshehura, apo “Château de Chenonceau” e Francës,  kështjellat kanë të gjitha elemente unike në fasadën e jashtme apo ambjentet e brendshme të tyre, që e bëjnë realitetin të duket si një ëndërr e bukur. 

    Si pjesë e pasurisë kulturore, arkitekturore dhe si “sënduqe” që ruajnë historinë e gjurmët e së shkuarës për çdo shtet, këto kështjella kanë një tarifë simbolike për tu vizituar, duke ruajtur pjesa më e madhe e tyre akses të hapur në oborret e jashtme. 

  • Rama në Bruksel: Zgjerimi i BE-së është ribashkim për të ardhmen

    Rama në Bruksel: Zgjerimi i BE-së është ribashkim për të ardhmen

    Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot procesin e zgjerimit të BE-së si një ribashkim të kontinentit për të ardhmen e vetë Europës.
    Në fjalën e tij në forumin që mbahet sot në Bruksel, Rama tha se ky ribashkim ndodh teksa Europa përpiqet të gjejë veten në kohën e vështirë që përjetojmë.
    “Faleminderit që më vendosët sërish në këtë fushëbetejë idesh për të ardhmen e Europës. Në këtë të ardhme që ne kemi me të gjitha nuancat e grisë edhe në ditën e premtimit. Më keni ftuar të flas për zgjerimin, por kam folur aq shpesh për të, saqë mund të botoj një libër me skica të flokëve të mi. Dhe e dini çfarë? As që do të heq dorë nga zgjerimi. Sepse është një lidhje e pandashme mes zgjerimit dhe Europës, por si qytetar i një kontinenti që ka historinë e thurur me luftë, rivalitet dhe pajtim. Unë preferoj të përdor fjalën ‘ribashkim’ sepse në të vërtetë ky është koncepti. Një domosdoshmëri në një kontinent që duhet të gjejë veten teksa lëviz fort dhe pa mëshirë”,-tha Rama.

  • Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari

    Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari

    Një 39 vjeçar, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO), e cila në prill 2025 kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.
    Sipas njoftimit të Interpol Tiranës, ekstradimi u realizua në bashkëpunim me autoritetet italiane, konkretisht me Interpol Romën.

    Shtetasi E. H. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, e kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

    Hetimet tregojnë se gjatë vitit 2021, ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në transportimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt disa vendeve të Europës, për llogari të një grupi kriminal.

  • Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari (Emri)

    Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari (Emri)

    Një 39 vjeçar, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO), e cila në prill 2025 kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.

    Sipas njoftimit të Interpol Tiranës, ekstradimi u realizua në bashkëpunim me autoritetet italiane, konkretisht me Interpol Romën.

    Shtetasi Emri Hysenaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, e kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
    Hetimet tregojnë se gjatë vitit 2021, ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në transportimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt disa vendeve të Europës, për llogari të një grupi kriminal.
     
     

  • Hoxha Ylli Gurra kundër ligjit për gjinitë: Dielli i Europës dihet ku është

    Hoxha Ylli Gurra kundër ligjit për gjinitë: Dielli i Europës dihet ku është

    Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra del kundër projektligjit për barazinë gjinore, duke e cilësuar si një përpjekje për t’i imponuar Shqipërisë vlera që bien ndesh me traditën dhe identitetin kombëtar. Për të çështje të tilla me ndjeshmëri të lartë duhen trajtuar përmes referendumit, ku qytetarët të vendosin vetë.
    “Nëse shoqërisë shqiptare i imponohet humbja e sovranitetit familjar në emër të integrimit, për çfarë na duhet Bashkimi Europian?”, deklaroi ai.

    Gurra theksoi se nuk është kundër zhvillimit, por kundër çdo forme imponimi që, sipas tij, “nuk pasqyron vullnetin e shumicës së shqiptarëve”. Ai paralajmëroi se “dielli i Europës dihet ku po perëndon”, duke iu referuar humbjes së vlerave tradicionale në disa vende perëndimore.

    Ish-myftiu kujtoi gjithashtu historinë e persekutimit fetar në Shqipëri, duke thënë se populli shqiptar ka sakrifikuar shumë për lirinë e besimit dhe familjes, ndaj “nuk duhet të pranojë një model që riformaton antropologjinë njerëzore”.

  • “S’na duhet BE me këto ligje”, Gurra kundër ligjit për gjinitë: Dielli i Europës dihet ku është

    “S’na duhet BE me këto ligje”, Gurra kundër ligjit për gjinitë: Dielli i Europës dihet ku është

    Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, është shprehur kundër projektligjit për barazinë gjinore, duke e cilësuar si një përpjekje për t’i imponuar Shqipërisë vlera që bien ndesh me traditën dhe identitetin kombëtar.

    I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, Gurra tha se çështje të tilla me ndjeshmëri të lartë duhen trajtuar përmes referendumit, ku qytetarët të vendosin vetë.

    “Nëse shoqërisë shqiptare i imponohet humbja e sovranitetit familjar në emër të integrimit, për çfarë na duhet Bashkimi Europian?”, deklaroi ai.

    Gurra theksoi se nuk është kundër zhvillimit, por kundër çdo forme imponimi që, sipas tij, “nuk pasqyron vullnetin e shumicës së shqiptarëve”. Ai paralajmëroi se “dielli i Europës dihet ku po perëndon”, duke iu referuar humbjes së vlerave tradicionale në disa vende perëndimore.

    Ish-myftiu kujtoi gjithashtu historinë e persekutimit fetar në Shqipëri, duke thënë se populli shqiptar ka sakrifikuar shumë për lirinë e besimit dhe familjes, ndaj “nuk duhet të pranojë një model që riformaton antropologjinë njerëzore”.