Tag: europës

  • Berisha për mediat në Strasburg: KE vëzhgimi të hollësishëm zgjedhjeve të 11 majit! Narkoshteti i Ramës rrezikon Europën!

    Berisha për mediat në Strasburg: KE vëzhgimi të hollësishëm zgjedhjeve të 11 majit! Narkoshteti i Ramës rrezikon Europën!

    Berisha për mediat në Strasburg: KE vëzhgimi të hollësishëm zgjedhjeve të 11 majit! Narkoshteti i Ramës rrezikon Europën!

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur për mediat pas takimeve të shumta në Strasburg, është shprehur se, ka marrë garanci të plota nga grupet parlamentare të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, për dërgimin e delegacioneve me qëllim mbikëqyrjen e zgjedhjeve të 11 majit.

    Gjatë këtyre takimeve, Berisha u shpreh se ka informuar ndërkombëtarët për rrezikun e madhe që paraqet narkoshteti i Edi Ramës jo vetëm për Shqipërinë dhe rajonin, por edhe për të gjithë Europën.

    Pyetje: Keni pasur disa takime në Asamblenë Parlamente të Këshillit të Europës. Keni mbajtur dy fjalime, në dy grupe parlamentare të ndryshme. A ishin të informuar për situatën dhe për atë që ndodh në Shqipëri, gjatë këtyre takimeve informale, përveç fjalës tuaj të hapur.

    Sali Berisha: Nuk mund të them se ishin të informuar, por natyrisht krejtësisht pa informacion nuk ishin. Megjithatë, kjo për mua ishte një ditë shumë e rëndësishme, ku pata mundësinë të paraqes gjerësisht, para një audience të gjerë, para dy grupeve parlamentare dhe të disa delegacioneve, të grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane, dhe të grupit parlamentar të Konservatorëve dhe Patriotëve Europian, të takohem me disa delegacione, siç ishte delegacioni i Suedisë, i Greqisë, delegacioni i Italisë.

    Të takoj në një takim të veçantë dhe shumë të rëndësishëm me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, zotin Theodoros Roussopoulos dhe takime të tjera pastaj me miq.

    Mendoj se ekspozeja dhe paraqitja e situatës, e një Shqipërie që në 30 vjetorin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Europës është kthyer në një narkoshtet që përbën rrezik jo vetëm për qytetarët e vet, por për rajonin dhe Europën. Kishte një rëndësi shumë të madhe për vendin, kishte një rëndësi shumë të madhe për të ardhmen e Shqipërisë.

    Faktet janë aq kokëforta dhe aq bindëse sa që, mund të them siç u pa dhe pata fatin gjatë ditës të marr përshtypje falënderuese dhe falënderim për ekspozetë që paraqita në këto dy grupe parlamentare dhe në delegacionet e vendeve anëtare që takova.

    Qëllimi kryesor ishte të zgjoja vëmendjen e madhe që duhet të tregojnë për zgjedhjet dhe mora garanci të plotë se, përfaqësuesit e këtyre grupeve do të jetë të pranishëm dhe me interesin më të madh për vëzhgimin më të hollësishëm të zgjedhjeve të ardhshme.

    I njohja me gjithë mekanizmat që ka krijuar Edi Rama. Arrestimin e liderëve të opozitës vitin elektoral, etj., etj., kështu që them se u bë një punë shumë e mirë.

    Pyetje: Ju më herët keni denoncuar faktin se Edi Rama i keqinformon Europianët. A ka ndryshuar kjo situatë tashmë.

    Sali Berisha: Kjo situatë po ndryshon, them se po ndryshon, nuk mund të them se ka ndryshuar plotësisht, sepse ju e patë edhe në takimin e fundit që pata, njerëzit mbetën të habitur nga ato që dëgjonin. Kjo situatë ndryshon. Ajo që është shumë e rëndësishme është se, nuk është më një situatë e mbuluar nga heshtja, nga censura, nga terri. E thashë dhe në takimin e fundit, janë përpjekur shumë ta izolojnë PD-në dhe të mbulojnë të gjithë këtë veprimtari të Edi Ramës.

    Por tani kjo ka marrë fund. Gjërat po dalin në dritën e diellit dhe po kuptohet shumë mirë se ç’përfaqëson regjimi i Tiranës.

    Pyetje: Gjatë fjalimeve tuaja denoncuat arrestimet politike të liderëve të opozitës. Pati një qëndrim për drejtësinë e re edhe nga përfaqësuesit e Asamblesë Parlamente në KE gjatë takimeve informale?

    Sali Berisha: Nuk ka diskutim që proceset politike janë procese tipike të diktaturave, dhe ky është vlerësimi, nuk mund të ketë vlerësim tjetër. Në këtë aspekt sigurisht, unë garantova se ne jemi të përkushtuar në luftën ndaj krimit të organizuar me zero tolerancë, ndaj korrupsionit me zero tolerancë, por kjo nuk do të thotë se, lufta kundër korrupsionit të përdoret për të mbuluar luftën kundër kundërshtarëve politikë, nuk do të thotë të përdoret kjo të vendosësh censurës, siç po vendos Edi Rama mbi mediat, mbi Tik Tok-un. Denoncova siç e nigjuat edhe pajisjen DIP të kontrollit të internetit. Pra, praktikisht Shqipëria po degradon gjithnjë e më shumë në një shtet policor.

    Pata edhe takime të tjera të rëndësishme, në të cilat diskutuam për çështje deliktare, shumë të rëndësishme për të drejtat e njeriut, dhunime, abuzime të papranueshme, të dënueshme të të drejtave të njeriut.

    Pyetje: A keni ju besim tek premtimi i këtyre përfaqësuesve në dërgimin e delegacioneve në zgjedhje dhe monitorimin e tyre?

    Sali Berisha: Plotësisht besim, kam shumë besim. Me siguruan në mënyrë shumë të vendosur. Kanë ngarkuar përfaqësuesit e tyre dhe unë mund të them se, nga e gjithë Europa, edhe tek rrimë në korridore na kapën deputetë, anëtarë të këtyre grupeve duke na thënë se, do të vijnë për vëzhgim, ose të tjerë do të vijnë. Ishte shumë i dobishëm në këtë drejtim.

    Pyetje: Në pak muaj jeni rikthyer në CDU, PPE ndërsa sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Ku është rikthimi tjetër?

    Sali Berisha: Dështoi tërësisht një politikë e cila synoi të izolojë Partinë Demokratike. Gjarprit ju pre koka në Uashington dhe politika e izolimit mori fund. Partia Demokratike sot është forca politike më e përkrahur në rrafshin ndërkombëtar.

    Faleminderit!

  • Ndikimi i Trump në të djathtët e Europës

    Ndikimi i Trump në të djathtët e Europës

    Donald Trump po ndikon kudo në politikën botërore. Efektet shpesh janë të papritura, shkruan The Economist Sa herë që mban miting Slawomir Mentzen, turmat duket se bëhen më të mëdha. Brenda pak javësh, 38-vjeçari i së djathtës së rreptë ka fituar shumë popullaritet, duke arritur në vendin e dytë në garën presidenciale të Polonisë.Zoti Mentzen dikur ka thënë se partia e tij ishte kundër “çi…

  • “Kjo është idiotësi”, Gasperini humb qetësinë pasi e ngacmuan në intervistë: Edhe vjet kështu e fituam Ligën e Europës

    “Kjo është idiotësi”, Gasperini humb qetësinë pasi e ngacmuan në intervistë: Edhe vjet kështu e fituam Ligën e Europës

    Atalanta ka marrë një tjetër rezultat negative. Bergamaskët kanë humbur me rezultatin minimal 0-1 kundër Lacios. Maroki e ka ngacmuar trajnerin e zikaltërve pas ndeshjes, teksa i ka ngritur pyetjen nëse kjo mini krizë e skuadrës lidhet me fjalët e tij për moszgjatjen e kontratës. Gasperini është treguar i ashpër me ish-lojtarin e Juventusit. Ai i ka konsideruar si një idiotësi këtë dyshim, teksa ka theksuar se edhe vitin e shkuar fitoi Ligën e Europës pas një situate të tillë.
    “Atalanta ka ngecur pas fjalëve të mia për kontratën? Kjo është idiotësi. Ne më pas fituam 5-0 në Empoli dhe 4-0 në fushën e Juventusit. Është një përpjekje për të gjetur alibi. Duket si një gjë e leverdisshme që hidhet aty. Vitin e shkuar ishte e njëjta situatë dhe më pas ne fituam Ligën e Europës”, ka deklaruar Xhan Piero Gasperini./Sport Ekspres/

  • Berisha vizitë në Strasburg, zbardhet agjenda e kreut të PD

    Berisha vizitë në Strasburg, zbardhet agjenda e kreut të PD

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë gjatë ditës së hënë, 7 prill, një vizitë zyrtare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg.
    I shoqëruar nga deputetja Albana Vokshi, anëtare e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Europës, deputeti Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së dhe Enri Ceno, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, lideri i opozitës mësohet se do të zhvillojë takime të shumta.
    Gjatë këtyre takimeve, sipas burimeve nga PD, Berisha do të prezantojë para drejtuesve të Asamblesë Parlamente të Këshillit të Europës, situatën reale të Shqipërisë.
    Po ashtu, sipas PD, mësohet se kryedemokrati Sali Berisha do të prezantojë edhe programin e koalicionit opozitar, ‘Paketën e Dhembshurisë’, ‘Made in Albania’ dhe lehtësimin nga taksat.
    Bashkëlidhur agjenda e takimeve në Strasburg:
    10.00: Prezantimi në Grupin e EPP
    11.30: Takim me Dora Bakoyanis, Kredu i Delegacionit grek në PACE
    12.30 Drekë me Szolt Nemeth, Kreu i Grupit ECPA
    13.45: Takim me z. Theodoros Rousopulos, President i PACE
    15.00 Takim Bilateral me Grupin Italian
    16.00: Takim Bilateral me Grupin Suedez
    17.00: Takim me zvPresidentin e CPT, znj. Gunda Ëössner dhe z. Julien Attuil-Kayser, kryetari i CPTs Transversal Division
    18.00: Prezantim në Grupin e ECPA

  •  Italianët nuk duan luftë me Rusinë, shpërthejnë protesta: Jo riarmatimit të Europës!

     Italianët nuk duan luftë me Rusinë, shpërthejnë protesta: Jo riarmatimit të Europës!

    Teksa në të gjithë Europën protestohet kundër politikave të Donald Trumpit, në Itali mijëra vetë dolën në rrugë për të ngritur zërin kundër riarmatimit të Europës. Tubimi ishte thirrur nga ish-kryeministri italian dhe lideri i Lëvizjes Pesë Yjet, Giuseppe Conte.

    Në mbarë kontinentin, qeveritë kanë njoftuar rritje të shpenzimeve të mbrojtjes përballë kërcënimit të Rusisë dhe këmbënguljes së presidentit amerikan që Europa të kujdeset për veten. “Në një moment kaq delikat si ky, ta gjendur mes dy zjarreve si Trump dhe Putin”, “riarmatimi thonë protestuesit, është një veprim krejtësisht i pamatur.
    “Po dalim në rrugë për një arsye shumë të thjeshtë: Ne jemi plotësisht kundër kësaj mase europiane. Është e papranueshme që të shqyrtohet riarmatimi tani. Kjo është një situatë që nga këndvështrimi ynë, mund të na çojnë në një luftë të tretë botërore”, tha Tommaso Bello, demonstrues.
    “Ka shumë gjëra të tjera për të bërë, investime që nuk po bëhen në shumë vende, jo vetëm në Itali, por edhe në të gjithë Evropën. Prandaj, investimi tek armët, meqënëse tashmë kemi mjaftueshëm, nuk është vërtet qasja e duhur”, tha Rosanna Macri, demonstruese nga Reggio Calabria.
    “Nuk duhet reaguar kurrsesi ndaj dhunës me dhunë, sepse ajo con drejt një spiraleje dhune që s`ka fund pastaj. Unë nuk shoh të ketë pasur dhunë ndaj nesh nga Rusia. Nuk e kuptoj fare se përse duhet të riarmatosemi”, tha Nicola Pisani, demonstrues nga Bolonja.
    I vendosur në krye të marshimit, udhëheqësi i Lëvizjes Pesë Yje dhe ish-kryeministri Giuseppe Conte kritikoi qeverinë e Giorgia Melonit dhe nxitimin e saj për ta miratuar planin e riarmatimit të propozuar nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
    “Ne sot po dalim në shesh për t`i thënë një Jo të prerë shpenzimit të 800 miliardë eurove për të riarmatosur Europën”, u shpreh ai.

    Top Channel

  • Luftë me Rusinë?/ Shpërthejnë protestat në Itali: Jo riarmatimit të Europës!

    Luftë me Rusinë?/ Shpërthejnë protestat në Itali: Jo riarmatimit të Europës!

    Teksa në të gjithë Europën protestohet kundër politikave të Donald Trumpit, në Itali mijëra vetë dolën në rrugë për të ngritur zërin kundër riarmatimit të Europës. Tubimi ishte thirrur nga ish-kryeministri italian dhe lideri i Lëvizjes Pesë Yjet, Giuseppe Conte.

    Në mbarë kontinentin, qeveritë kanë njoftuar rritje të shpenzimeve të mbrojtjes përballë kërcënimit të Rusisë dhe këmbënguljes së presidentit amerikan që Europa të kujdeset për veten. “Në një moment kaq delikat si ky, ta gjendur mes dy zjarreve si Trump dhe Putin”, “riarmatimi thonë protestuesit, është një veprim krejtësisht i pamatur.

    “Po dalim në rrugë për një arsye shumë të thjeshtë: Ne jemi plotësisht kundër kësaj mase europiane. Është e papranueshme që të shqyrtohet riarmatimi tani. Kjo është një situatë që nga këndvështrimi ynë, mund të na çojnë në një luftë të tretë botërore”, tha Tommaso Bello, demonstrues.

    “Ka shumë gjëra të tjera për të bërë, investime që nuk po bëhen në shumë vende, jo vetëm në Itali, por edhe në të gjithë Evropën. Prandaj, investimi tek armët, meqënëse tashmë kemi mjaftueshëm, nuk është vërtet qasja e duhur”, tha Rosanna Macri, demonstruese nga Reggio Calabria.

    “Nuk duhet reaguar kurrsesi ndaj dhunës me dhunë, sepse ajo con drejt një spiraleje dhune që s`ka fund pastaj. Unë nuk shoh të ketë pasur dhunë ndaj nesh nga Rusia. Nuk e kuptoj fare se përse duhet të riarmatosemi”, tha Nicola Pisani, demonstrues nga Bolonja.

    I vendosur në krye të marshimit, udhëheqësi i Lëvizjes Pesë Yje dhe ish-kryeministri Giuseppe Conte kritikoi qeverinë e Giorgia Melonit dhe nxitimin e saj për ta miratuar planin e riarmatimit të propozuar nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

    “Ne sot po dalim në shesh për t`i thënë një Jo të prerë shpenzimit të 800 miliardë eurove për të riarmatosur Europën”, u shpreh ai.

  • Riarmatosja e Europës, Italia skeptike, ekspertët të shqetësuar për borxhin publik

    Riarmatosja e Europës, Italia skeptike, ekspertët të shqetësuar për borxhin publik

    Në një samit të posaçëm të BE gjatë muajit mars në Bruksel, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen propozoi planit, “riarmatosja e Europës’’, qe parashikon mobilizimin e 800 miliardë eurove për të krijuar një Europë të sigurt.
    Megjithatë propozimi, për ti siguruar një kredi prej 150 miliardë euro për shtete anëtare për investime në mbrojtje është kundërshtuar nga vende si Franca, Italia dhe Spanja.
    Aktualisht borxhi publik në Itali është rreth 3milion euro, që përbën 135 përqind të prodhimit të brendshëm bruto. Si rezultat ekspertët në Itali kanë paralajmëruar se plani për riarmatosjen e Evropës do të rrisë shqetësimet për borxhin publik.
    “Qeveria italiane mbështet forcimin e mbrojtjes evropiane, por ajo nuk pajtohet plotësisht me qasjen e propozuar nga plani ‘Riarmatosja e Evropës’, i cili fokusohet në rritjen e mbrojtjes kombëtare të vendeve anëtare të BE-së dhe lejimin e tyre për të marrë kredi, në vend që të forcojë mbrojtjen evropiane në tërësi. Italia ka në plan të shlyejë broxhin gjatë viteve në vazhdim. Kështu nëse buxheti duhet të përshtatet për të rritur kreditë për shpenzime në mbrojtje, kjo mund të rrezikoje qëndrueshmërinë e borxhit”, tha Valentina Meliciani.
    Sipas një deklarate të publikuar nga Komisioni Europian, plani për riarmatosjen e Europës konsiston në 5 masa kyçe që synojnë fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të bllokut dhe rritjen e mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

  • Rama batuta me përfaqësuesit e huaj: Myslimanët i falen 5 herë Allahut, ne i lutemi BE-së më shumë

    Rama batuta me përfaqësuesit e huaj: Myslimanët i falen 5 herë Allahut, ne i lutemi BE-së më shumë

    Kreu i qeverisë Edi Rama, nuk ka kursyer batutat as me përfaqësuesit e huaj ditën e sotme në aktivitetin ‘Shqipëria 2030 në BE-Rruga e Reformave’.
    Rama ka thënë se nuk e priste që të vinte një ditë të fliste mirë për Këshillin e Europës, edhe për këtë sipas tij BE mos të bëhet xheloze se, sipas kryeministrit, Shqipëria i falet BE-së më shumë se myslimanët Allahut
    “Nuk e prisja që do vinte një ditë që unë do shprehesha me tone kaq pozitive për Këshillin e Europës sepse prej vitesh KiE më është dukur paksa si një mauzoleum I të drejtave por jemi shumë mirënjohës realist për ekspertizën nga Këshilli i Europës për këtë proces të emisionit. Dhe e di shumë mirë që Valentina nuk bëhet xheloze se BE-në ngelëm duke e falenderuar mëngjes, drekë, darkë. Myslimanët pesë herë, i falen Allahut pesë herë, ne i falemi BE-së më shumë se pesë herë në ditë.”-tha Rama. 

  • “Votoni PS-në sot, sikurse votuat masivisht PD-në në 1992”/ Rama: Vendime për të mbyllur kapitullin e një historie të dhimbshme

    “Votoni PS-në sot, sikurse votuat masivisht PD-në në 1992”/ Rama: Vendime për të mbyllur kapitullin e një historie të dhimbshme

    Edi Rama: Nuk ke nevojë të ndryshosh atë që je dhe që e ke në pasaportën tënde, shqiptar. Sepse me këtë pasaportë, që unë, yt atë, të bëra të mundur të bashkohesh me Edi Ramën dhe Partinë socialiste në 12 majin e 2025, ti ke mundësinë që të qëndrosh këtu, të shkosh në çdo vend të Europës dhe të respektohesh si i barabartë me çdo europian.
    Kur u detyruam të bënim shumë gjëra për të mbijetuar, kur u detyruam ta ulnim kurrizin në tokë për ta fituar betejën. Kemi bërë gjëra që ti, biri ose bija jonë, të shkoje në shkollë. Tani jemi shumë të lehtësuar, sepse ju duhet ta respektoni atë kryqin e bardhë në flamurin e Greqisë, sepse është vendi që ju ka respektuar, por nuk keni nevojë që atë shqiponjën në flamurin e kuq, ta harroni ose ta ndërroni, sepse ju jeni shqiponja dhe do të jeni gjithnjë shqiponja. Dhe me pasaportën europiane të shqiptarëve, ju do të uleni në çdo tryezë të Europës, përgjithmonë si shqiponja. Dhe ashtu sikundër, në të gjitha tryezat që mblidhet Europa, përfaqësuesit e shteteve janë sipër dhe përkthyesit janë poshtë, ashtu do të jenë dhe ata të shqipes, kur të gjithë do të vënë kufjet se çfarë thotë shqiptari. Ky është momenti, sepse sot për herë të parë që kur kemi nisur këtë rrugëtim, për herë të parë BE nuk është vetëm në pozitën që thotë: ‘Një ditë do jemi bashkë’, por sot thotë: ‘Brenda 2027 jemi gati ta mbyllim kapitullin me ju dhe brenda një dekade të jemi bashkë’. Kjo ka ardhur në radhë të parë si këmbëngulja jonë, që jemi ulur në krye të herës që të na shihnin në rastin më të mirë me keqardhje, në rastin më të shumtë me bezdi dhe në rastin më të keq me përçmim, tani na shohin me respekt. Nuk jemi vetëm ne që dua të hyjmë në BE një orë e më parë, por është dhe BE që ka hapur derën për të na futur ne në BE.
    Por janë dy gabime që shqiptarët nuk duhet të bëjnë. Një, nuk duhet të mendojnë që kjo derë e hapur do të qëndrojë e hapur përgjithmonë. Në të kaluarën, e ka hapur derën, ka marrë ndonjë brenda dhe e ka mbyllur, sepse ata janë të mëdhenjtë e këtij kontinenti dhe ata vendosin. Kështu që kjo mundësi duhet të na gjejë në këmbë ditë-natë për punën tonë. Gabimi i dytë që nuk duhet të bëjnë shqiptarët, në kushtet që fati ynë europian, është përputhur me fatin e Europës, është të mendojë se këtë mund ta bëjë çdokush, siç s’mund ta bënte çdokush. Atë që bëri Partia Demokratike në ’91-’92. Shumë nga ata që e votuan PD, nuk ishin mbështetës, as simpatizant, por vajtën e mbështetën fuqimisht, për një arsye që ishte shumë më e madhe se për arsyet e një palë zgjedhjeve. Vajtën mbështetën PD masivisht sepse ishte një takim me historinë, për të mbyllur kapitullin e një historie të dhimbshme.

    Top Channel