Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Federica Mogherini, e ndaluar dje, 2 dhjetor, në kuadër të një hetimi për mashtrim që përfshiu Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm dhe Kolegjit të Europës, u lirua gjatë natës, rreth orës 01:00.
Kështu raportojnë mediat italiane si La Repubblica apo Corriere della Sera. Janë liruar edhe dy të ndaluarit e tjerë, Stefano Sannino dhe një drejtues i Kolegjit.
“Sipas deklaratës së policisë gjyqësore federale belge, pas intervistimit, tre individët u njoftuan zyrtarisht për akuzat që rëndojnë mbi ta. Akuzat lidhen me mashtrim dhe korrupsion në tendera, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Ata u liruan, pasi nuk konsiderohen të rrezikuar për arratisje”, njoftojnë prokurorët.
Hetimi lidhet me postin aktual të Mogherinit, si rektore e Kolegjit të Europës.
Dyshohet se Shërbimi i Jashtëm i BE-së, që kryen funksionet diplomatike të Unionit, zgjodhi përmes një tenderi abuziv në vitin 2022 Kolegjin e Europës për zhvillimin e Akademisë Diplomatike të BE-së, një program pilot 9-mujor për kualifikimin e diplomatëve.
Pak kohë para shpalljes së tenderit, Kolegji i Europës bleu një ndërtesë në Bruges (në Belgjikë) për 3.2 milionë euro, në një kohë vështirësish financiare për Komisionin Europian, nga i cili përfiton pjesën më të madhe të fondeve.
Ndërtesa kishte si funksion strehimin e studentëve pjesëmarrës, ndërsa tenderin me vlerë 654 mijë euro e fitoi pas blerjes së ndërtesës.
Ky ishte treguesi kryesor që ngjalli dyshime se drejtuesi i shërbimit të jashtëm të BE-së në atë kohë, Stefano Sanino, kishte parapërgatitur fituesin e tenderit.
Kolegji i Europës dyshohet se fitoi një garë të pandershme përballë universiteteve të tjera prestigjoze europiane për organizimin e Akademisë.
Tag: europës
-

U arrestua dje në Bruksel, lirohet Federica Mogherini! Prokurorët: S’ka rrezik të largohet nga vendi
-

Kush është Federica Mogherini, ish-shefja e diplomacisë së BE-së me të shkuar komuniste
Kush është Federica Mogherini, ish-shefja e diplomacisë së BE-së me të shkuar komuniste
Politikania italiane është ndaluar pas një bastisjeje në Kolegjin e Europës, një institucion që ajo e ka drejtuar që prej vitit 2020, pas një karriere të profilit të lartë në Romë dhe Bruksel. Mogherini njihet gjerësisht në rrethet diplomatike dhe ka lidhje të shumta.
Ndalimi i Federica Mogherini-t, si pjesë e një hetimi për mashtrim të dyshuar nga Zyra e Prokurorisë Publike Europiane, ka shkaktuar tronditje në Bruksel dhe Romë.
Mogherini është e njohur në qarqet diplomatike, ka shumë lidhje dhe ka shërbyer në poste të larta politike, përfshirë Ministrinë e Jashtme të Italisë nën drejtimin e Matteo Renzi-t, si dhe si Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Europian.
Ajo aktualisht ushtron detyrën e Rektores së Kolegjit të Europës, një institucion i specializuar në studimet europiane, i konsideruar si një platformë e rëndësishme drejt punësimit në institucionet e BE-së.
Vitet e hershme: nga rinia komuniste tek ministre socialdemokrate
Mogherini, e lindur në vitin 1973 në Romë, nisi angazhimin e saj politik që në moshën e adoleshencës.
Në vitin 1988, ajo iu bashkua Federatës së Rinisë Komuniste Italiane.
Pas shpërbërjes së Partisë Komuniste Italiane, ajo iu bashkua socialdemokratëve, ose PD-së. Me Partinë Demokratike Italiane, karriera e saj avancoi shpejt: në vitin 2008 ajo u bë anëtare e parlamentit italian, me fokus në çështjet e jashtme.
Pika e vërtetë e kthesës erdhi në vitin 2014, kur ajo u emërua Ministre e Jashtme në qeverinë e Matteo Renzi-t.
Shefe diplomatike e BE-së dhe fokusi te Irani
Mandati i saj si ministre e jashtme nuk zgjati shumë; po atë vit, Renzi e propozoi për postin e Përfaqësueses së Lartë në Komisionin Juncker.
Pavarësisht kundërshtimeve nga shtetet baltike, të shqetësuara për qasjen e saj ndaj Rusisë dhe perceptimin se ajo i afrohej shumë Moskës, Mogherini u emërua Përfaqësuese e Lartë në vitin 2014, një post që koordinon politikën e jashtme mes shteteve anëtare, merr pjesë në takimet e Kolegjit të Komisionit Europian dhe kryeson Këshillin e Çështjeve të Jashtme të BE-së.
Si shefe e politikës së jashtme, ajo u bë figurë e njohur në arenën ndërkombëtare dhe profili i saj u rrit teksa përfaqësonte BE-në në negociatat për marrëveshjen bërthamore me Iranin, JCPOA.
Kolegji i Europës, një inkubator për eurokratët
Pas përfundimit të mandatit, Mogherini u emërua Rektore e Kolegjit të Europës në vitin 2020, pavarësisht kritikave për mungesë të kredencialeve akademike për këtë detyrë.
Në atë kohë, ajo u përball gjithashtu me kritika për konflikt interesi, pasi Kolegji financohet kryesisht nga Komisioni Europian, punëdhënësi i saj i mëparshëm.
Kolegji, me qendër në Bruzh, është i njohur si një trampolinë për studentët që synojnë të hyjnë në institucionet e BE-së dhe të krijojnë lidhje profesionale. Ai është, de fakto, një instrument i fuqisë së butë.
Tarifat për një vit të plotë akademik arrijnë në 30,000 euro.
Në një deklaratë me email, Kolegji i Europës i tha Euronews-it se do të “bashkëpunojë plotësisht me autoritetet, në interes të transparencës dhe respektimit të procesit hetimor.”
Federica Mogherini nuk ishte e disponueshme për koment në kohën e publikimit./ euronews.com – -

Arrestimi i Mogherinit dhe dy diplomatëve të tjerë/ ‘Politico’ zbardh hetimin: U shkelën rregullat në tenderin me Kolegjin e Europës
Policia belge bastisi zyrat diplomatik të BE-së në Bruksel dhe Kolegjin e Evropës në Bryzh si pjesë e një hetimi për mashtrim të dyshuar në lidhje me financimin e zyrtarëve të ulët, ku si rezultat u arrestuan 3 zyrtarë të lartë, mes tyre edhe shefja e Diplomacisë në BE, Federica Mogherini.
Sipas Prokurorisë Europiane (EPPO), ekzistojnë “dyshime të forta” se të arrestuarit janë të përfshirë në shkelje të rregullave të konkurrencës gjatë dhënies së një kontrate për funksionimin e Akademisë Europiane të Trajnimit të Diplomatëve.
Përveç Federica Mogherinit, në pranga është marrë edhe ish-diplomati italian i BE-së Stefano Sannino, si dhe bashkë-drejtori i Zyrës së Trajnimeve Ekzekutive në Kolegjin e Europës, Cesare Jegretti.
Sipas ‘Politico’, kontrollet, të cilat u kryen pas kërkesës së EPPO-s, u realizuan nga policia belge në zyrat e Shërbimit Europian për Veprim të Jashtëm (EEAS) në Bruksel, në godinat e Kolegjit të Europës në Brugge dhe në banesa private.
EEAS është departamenti i politikës së jashtme të BE-së. Deri në vitin 2019, në krye të tij ishte ish-nënkryetarja e Komisionit Europian, Federica Mogherini. Në vitin 2020, ajo mori postin e rektorit të Kolegjit të Europës, një institucion arsimor për të ardhmen e zyrtarëve të BE-së.
Stefano Sannino, ish-diplomat italian, ka qenë zyrtar i lartë në EEAS dhe aktualisht është Drejtor i Përgjithshëm i Komisionit Europian për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe rajonin e Gjirit.
Cesare Jegretti, i treti i arrestuar, është bashkë-drejtor i Zyrës së Trajnimeve Ekzekutive dhe Projekteve në Kolegjin e Europës, raporton Politico.
Derisa tani nuk janë ngritur akuza zyrtare ndaj të arrestuarve. Hetuesi ka 48 orë kohë për të vendosur për veprime të mëtejshme, sipas një zyrtari tjetër të informuar mbi hetimin. Komisioni Europian ka refuzuar të bëjë koment.
Autoritetet belge po hetojnë Akademinë Europiane të Diplomacisë së BE-së, një program për diplomatë të rinj nga vendet e BE-së, që funksionon në Kolegjin e Europës. Mogherini është drejtuese e institucionit që nga gushti i vitit 2022.
Sipas EPPO-s, ekzistojnë “dyshime të forta” për shkelje të rregullave të konkurrencës kur EEAS i dha tenderin Kolegjit të Europës për krijimin e akademisë diplomatike. Hetimi fokusohet nëse Kolegji i Europës ishte njoftuar për kriteret e procesit të përzgjedhjes para publikimit zyrtar.
Një zyrtar i lartë i BE-së tha për Politico se kontrollet lidhen me një hetim që kishte filluar para se Kaya Kallas, përfaqësuesja aktuale e lartë për politikën e jashtme të BE-së, të merrte detyrën.
Sipas një zyrtari anonim të EEAS, kontrolli u zhvillua në zyrat administrative të EEAS në Bruksel, në Rue d’Arlon 62, dhe jo në godinën kryesore në Sheshin Schuman. Policia kërkoi nga punonjësit të lëshonin ambientet dhe të linin dyert e zyrave të hapura, si dhe mobiljet e tyre.
Stefano Sannino ka mbi 30 vjet eksperiencë në diplomaci dhe politikë europiane. Ai ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i EEAS dhe si ambasador i Italisë në Spanjë.
Me studime në Universitetin Federico II të Napolit, Sannino hyri në shërbimin diplomatik italian në 1986. Në vitin 2002, iu bashkua Komisionit Europian si këshilltar për marrëdhënie të jashtme dhe tregti në ekipin e Romano Prodit, dhe më pas shërbeu si Drejtor për Menaxhimin e Krizave dhe si përfaqësues i Komisionit në Komitetin për Politikë dhe Siguri. Në 2006 u bë Këshilltar Diplomatik i Prodit si Kryeministër i Italisë.
Në vitin 2013 u emërua Përfaqësues i Përhershëm i Italisë në BE, dhe në janar 2020, u bë Sekretar i Përgjithshëm i EEAS, duke luajtur një rol kyç në politikën e jashtme të BE-së deri në 2024. Më pas, u emërua Drejtor për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin (DG MENA).
Sannino është gjithashtu aktiv në mbështetje të komunitetit LGBT+. Ai ka deklaruar hapur se është homoseksual dhe i martuar me katalanasin Santiago Montragón Vial. Në 2016 mori çmimin Transexualia për angazhimin e tij në integrimin e personave trans në Spanjë, si dhe çmimin LGBT Andalucía për luftën kundër homofobisë. Në 2018 ngriti flamurin e ylberit në Ambasadën Italiane për Pride-in e Madridit.
Cesare Zegretti, me shtetësi italiane dhe belge, ka studiuar në LUISS të Romës dhe është bashkë-drejtor i Zyrës së Trajnimeve Ekzekutive, Edukimit dhe Projekteve në Kolegjin e Europës që nga janari 2022.
Ai u bashkua me Kolegjin e Europës në janar 2016 si Koordinator Projekti dhe ka përvojë në zhvillimin e biznesit, projektimin e projekteve dhe menaxhimin e programeve ndërkombëtare. Ai merret me politika bashkëpunimi ndërkombëtar, diplomacinë publike të BE-së dhe veprimet e jashtme.
Një nga projektet që ai mbikëqyr është European Resources for Mediation Support – ERMES, që ndihmon BE-në të mbështesë palët e treta në proceset e ndërmjetësimit dhe dialogut paqësor.
Para se të bashkohej me Kolegjin e Europës, Cesare Zegretti ka punuar për dy kompani europiane që ofronin shërbime për institucionet europiane dhe ndërkombëtare në fushën e sigurisë, si dhe për OJQ që menaxhon fushata për të drejtat e njeriut.
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Anita Hipper, konfirmoi se policia kreu kontrolle në EEAS të martën si pjesë e një “hetimi në zhvillim për aktivitete të kryera gjatë mandatit të mëparshëm”, para rizgjedhjes së Ursula von der Leyen në krye të Komisionit Europian në dhjetor 2024.
Megjithatë, zyrtarët e Komisionit nuk komentuan nëse ndonjë prej stafit të komisionit ishte arrestuar ose dhanë detaje shtesë për hetimin.
EPPO konfirmoi se kishte kërkuar heqjen e imunitetit që zakonisht i jepet diplomatëve, dhe kërkesa u pranua. Ende nuk është bërë e qartë se në cilat organe u parashtruan kërkesat.Top Channel
-

Skandali në BE! Kush janë dy zyrtarët e arrestuar së bashku me Mogherinin
Stefano Sannino, Federica Mogherini dhe Cezare Zegretti
BRUKSEL-Ish-shefja e diplomacisë së BE-së dhe aktualisht rektore e “Kolegjit të Europës”, Federica Mogherini, është ndaluar në Bruksel si pjesë e një hetimi për mashtrim dhe korrupsion që përfshin një program trajnimi të diplomatëve europianë. Përveç Mogherinit në pranga janë vendosur edhe dy zyrtarë të tjerë.
Stefano Sannino, sekretari i përgjithshëm i shërbimit të veprimit të jashtëm të BE-së midis viteve 2021 dhe 2024 dhe tani drejtor i përgjithshëm i Komisionit Evropian, ishte një tjetër nga të arrestuarit. Sannino, një ish-diplomat italian, ishte nëpunësi më i lartë civil në EEAS dhe aktualisht është drejtor i përgjithshëm për departamentin e Lindjes së Mesme, Afrikës së Veriut dhe Gjirit në Komision.
Personi i tretë në paraburgim në lidhje me hetimin është Cesare Zegretti, bashkëdrejtor i zyrës ekzekutive të arsimit, trajnimit dhe projekteve të Kolegjit të Evropës. Gjatë arrestimeve Policia kontrolloi Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) dhe Kolegjin e Europës lidhur me dyshimet për korrupsion në krijimin e një akademie trajnimi për diplomatët.
Përveç në Belgjikë ‘Kolegji i Europës’ ka degë edhe në Warshavë dhe Tiranë. Kampusi në Tiranë është hapur më 2024. Të tre kanë marrë pjesë në takime dhe evente të mbajtura në Shqipëri. Në nëntor të këtij viti, ishte hera e fundit kur rektorja e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini, ish-Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë zhvilloi një vizitë në Shqipëri.
Mogherini mori pjesë në hapjen e vitit të dytë akademik 2025-2026, theksoi rëndësinë strategjike të pranisë së këtij institucioni në Shqipëri, si një investim i drejtpërdrejtë në zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe përgatitjen e diplomatëve të rinj evropianë. Rektorja u ndal edhe në antarësimin e Shqipërisë në BE, ku u shpreh se procesi kërkon përmbushjen e tre kushteve kryesore, vullnetin politik të vendeve kandidate, vullnetin politik të vendeve anëtare, si edhe kapacitetet institucionale dhe teknike për reformat madhore.
Edhe Stefano Sannino rezulton ta ketë vizituar Shqipërinë tre herë deri në vitin 2012. Asakohe drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sannino kërkoi që Shqipëria të mbajë lart ritmin e reformave të nevojshme për integrimin europian. Sannino ka patur bisedime me autoritetet më të larta të Shqipërisë si dhe ka qenë i pranishëm në Komisionin Parlamentar të integrimit ku u diskutua rishikimi i Planit të veprimit për 12 prioritetet që Shqipëria duhet të përmbushte.
Ndërkohë Cesare Zegretti ka vizituar Tiranën në nëntor të viti 2022, ku ishte pjesë e eventit ku zyra e GIZ në Shqipëri dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Seria e 36 trajnimeve në bashkëpunim me ASPA-n dhe Kolegjin e Europës pati në fokus 90 akte ligjore europiane në Kapitujt 1, 3, 20 dhe 28, dhe përfshiu rreth 250 përfaqësues të 45 institucioneve publike. Dokumenti i nënshkruar parashikonte pikat e bashkëpunimit mes GIZ dhe ASPA deri në vitin 2026. -

Denoncoi i pari abuzimet me ndërtimin e Kolegjit të Evropës në Tiranë, Muka: Po punohet pa leje…
Taulant Muka, pedagogu dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, ka qenë ndër të parët që ngriti publikisht alarmin për mënyrën se si po zhvillohet projekti i Kolegjit të Europës në Tiranë. I ftuar në ‘Task forcë, në Syri TV, ai denoncoi mungesën e transparencës, përdorimin e pronës publike dhe fondeve publike në favor të një institucioni jo shtetëror, si dhe faktin se punimet po vijojnë pa leje ndërtimi.
Sipas Mukës, procesi jo vetëm cënon hapësirat e Universitetit të Tiranës, por shkel edhe parimet e konkurrencës dhe ligjin për të drejtën e informimit publik, ndërkohë që institucionet përgjegjëse heshtin. Ai tregon se çështja tashmë është dërguar në Komisionin Europian dhe në gjykatë, ndërsa kërkon përgjegjshmëri dhe transparencë të plotë për një investim që prek drejtpërdrejt interesin publik.
Taulant Muka: Është marrë si të thuash prona publike, është marrë nga ana tjetër dhe paraja publike dhe janë transformuar, janë transferuar te një institucion që nuk është publik, ose nuk është i shtetit shqiptar dhe kjo është bërë në mungesë të transparencës së plotë, është bërë në mungesë të diskutimit, si të thuash, me publikun. Dhe nga ana tjetër sot po ndërtohet, ndërkohë që, si të thuash, leja e ndërtimit nuk është dhënë. Dhe të gjitha, për më tepër që i është dhënë te Fondi i Zhvillimit, që nuk është, si të thuash, institucioni përgjegjës për këto lloj investimesh, dhe këto më pas, të gjitha këto i morën pra, bashkë me një grup, pra me Andin, Ivirin dhe Entelën, i shkruajtëm një letër Komisionit Europian, zonjës Kos dhe gjithashtu ambasadorit këtu, ministrit të Arsimit të Bashkimit Europian, ku i paraqitëm të gjitha këto shqetësime.
Ka shkelje të rënda të mënyrës se si është bërë ky investim. Nga ana tjetër, s’mund t’i merret një godinë, ëh, një universiteti publik, pasi sot Kolegji i Europës vepron brenda godinës Iliria. Pra, universiteti, studentët shqiptarë u ngritën në protestë në vitin 2018 se nuk ishin ambiente, se nuk kanë, si të thuash, hapësirë për të mësuar, ndërkohë që ambienti më i mirë i Universitetit të Tiranës i merret dhe i jepet Kolegjit të Europës, ku Kolegji i Europës në vetvete është në konkurencë me Universitetin e Tiranës. Universiteti i Tiranës jep diploma të, si të thuash, për integrimin europian, për masterat, unë nuk e di saktësisht, por që janë studime europiane dhe rrjedhimisht është në konkurencë të drejtpërdrejtë. Është si t’ju vijë ju, nuk e di, po marr një televizion privat, aty A2 CNN, t’i jepni, si të thuash, studiot tuaja dhe vazhdojë transmetimin në të njëjtën frekuencë. Pra, këtu ka të bëjë edhe me problemin e ligjit të konkurrencës, pra me shumë dhe shumë të tjera. Dhe ne të gjitha këto çështje ia çuam Komisionit Europian, patëm një përgjigje që ishte një shqetësim serioz dhe e merrnin seriozisht. Unë uroj që tashmë edhe në, në këtë kontekst…
Ne e kemi çuar në qershor të këtij viti. Të këtij viti dhe kërkesa jonë ka ardhur dhe nga fakti që ne i kemi çuar kërkesë, unë i kam çuar kërkesë Kolegjit të Europës, në bazë të ligjit për informim publik, që të vërë në dispozicion kontratën që ka me Universitetin e Tiranës, të vërë në dispozicion lejen e ndërtimit ku po ndërtohet Kolegji i Europës, pronësinë, pra janë informacione publike që është i detyruar t’i japë pasi është dhe investim publik i Bashkimit Europian. Dhe unë nuk kam marrë asnjë përgjigje. Pavarësisht se e kam kontaktuar…
Ka qenë nën hetim e gjithë kjo situatë. Dhe Kolegji i Europës në asnjë moment nuk u përgjigj. Pra një detyrim ligjor kushtetues brenda, si të thuash, shtetit shqiptar. I kemi çuar në atë rast edhe komisionerit për informim që t’i kërkonte, si të thuash, Kolegjit të Europës përgjigje. Komisioneri për informim nuk e pranoi kërkesën dhe tashmë jemi në gjykatë mbi këtë kërkesë. Pra, respektimin e të drejtës për informim publik tonin si qytetarë për të kuptuar se çfarë po bëhet me paranë dhe investimin publik. Dhe kjo ishte një gjë që për shembull edhe në letrën e Bashkimit Europian ishte, si të thuash, theksuar që ne jemi për transparencë të plotë, një gjë që Kolegji Europian, i cili vjen në Shqipëri për të na mësuar standartet europiane, nuk e respektojnë.
-

Pse u arrestua Mogherini, mbështetësja e zjarrtë e Reformës në Drejtësi
Arrestohet Federica Mogherini, ish-përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe nënkryetare e Komisionit Europian.
Arrestimi i Mogherinit ka efektin e një tërmeti politik në mbarë Europën, por sidomos në Shqipëri, ku për vite me radhë ajo u shfaq si garantja e madhe e Reformës në Drejtësi, njeriu që qeveria Rama e përdorte si vulë besueshmërie për çdo ndërhyrje institucionale. Sot, zonja që predikonte standarde, pavarësi dhe antikorrupsion është vetë nën hetim për mashtrim, korrupsion dhe manipulim tenderësh në zemër të BE-së.
Aktualisht rektorja e Kolegjit të Europës në Bryzh, Mogherini është arrestuar sot së bashku me dy zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së. Bastisjet u kryen nga Prokuroria Europiane (EPPO), e cila dyshon për manipulim të një tenderi milionash që i është dhënë institucionit që ajo drejton, Kolegjit të Europës.
Në qendër të hetimit është një program 9-mujor trajnimi për diplomatët e rinj të BE-së një kontratë prestigjioze, me peshë të madhe financiare dhe institucionale. Gjatë viteve 2021–2022, Shërbimi Diplomatik i BE-së (EEAS) i dha këtë projekt (tender) Kolegjit të Europës, por EPPO dyshon se procesi nuk ka qenë i pastër.
Dyshimi kryesor është se Kolegji i Europës, që ka seli edhe në Shqipëri, i drejtuar nga Mogherini, mund të ketë marrë informacion të brendshëm për kriteret e tenderit përpara se ato të bëheshin publike. Pra, mund të ketë pasur paranjohuri që i dha avantazh të padrejtë dhe që, nëse konfirmohet, përbën favorizim dhe shkelje të rëndë të konkurrencës së ndershme.
Pikërisht për këtë arsye Mogherini po hetohet për rolin e saj. Nuk ka prova të shpallura publikisht se ka marrë para ose ka dhënë urdhra të drejtpërdrejtë, por EPPO beson se ajo ka ditur, ka lejuar ose ka përfituar nga qarkullimi i informacionit konfidencial.
Mes të arrestuarve është edhe Stefano Sannino, ish-Sekretari i Përgjithshëm i EEAS, institucioni që organizoi vetë tenderin. Për shkak të pozicionit të tij, ai kishte akses të plotë në dosje dhe kriteret e përzgjedhjes. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse ai ka ndarë në mënyrë të paligjshme këto kritere me Mogherinin dhe bashkëpunëtorët e saj.
Ajo që hetohet për momentin përfshin mashtrim në tenderë publikë, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional.
Për të vazhduar hetimet, Prokuroria Europiane ka kërkuar edhe heqjen e imunitetit për disa prej personave të përfshirë.
Operacioni është drejtuar nga një gjyqtar belg dhe EPPO, ndërsa policia federale belge ka kryer bastisjet në Bruksel, Bryzh dhe në banesat e të dyshuarve. Për nga profili i të arrestuarve, ky është një nga aksionet më të forta të EPPO-s ndaj figurave të nivelit të lartë brenda institucioneve të BE-së.
Federica Mogherini nuk është një emër i zakonshëm. Ajo ka qenë ministre e Jashtme e Italisë dhe për 5 vite Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, pozicioni më i lartë diplomatik i Unionit.
Arrestimi i Mogherinit bie veçanërisht në sy në Shqipëri, ku ajo për vite me radhë u pa si person pranë Edi Ramës dhe qeverisë socialiste. Kolegji Europian, për të cilin Mogherini u rreshtua, hapi edhe një degë/seli ne Tiranë. Edi Rama e promovoi fort këtë.(Von der Leyen, Mogherini e Rama në ceremoninë e hapjes së degës së re të Kolegjit Europian në Tiranë)
Duke qenë se Kolegji i Europës sapo ishte hapur dhe dega e tretë erdhi u hap në Tiranë pas Bryzhit dhe Varshavës, pati hapësirë për dyshimin e arsyeshëm se Mogherini vazhdonte t’i shërbente marrëdhënies me Edi Ramën.
Kujtojmë se Mogherini u paraqit si një nga mbështetëset më të forta politike të Reformës në Drejtësi dhe procesit të vettingut. Mogherini e quante reformën shqiptare shembull për rajonin, një model që duhej ndjekur nga vendet e Ballkanit, ndërsa sot ajo vetë po hetohet për shkelje të rënda të parimeve që predikonte.
Në Shqipëri ajo u akuzua shpesh për një qëndrim të njëanshëm politik, për afërsi me qeverinë e Edi Ramës dhe për mbyllje sysh ndaj kapjes së institucioneve nga ekzekutivi. Kritikët e saj e akuzuan se ajo përdori retorikën e anti-korrupsionit për të legjitimuar një reformë që në shumë aspekte prodhoi më shumë kontroll politik sesa pavarësi institucionale.
Mogherini ishte kontroverse edhe në Kosovë, ku ajo nuk e përjashtoi publikisht idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, një tezë që tronditi diplomacinë europiane, që mbolli pasiguri dhe destabilizoi rajonin ato vite. Pikërisht për këtë, ajo humbi shumë kredibilitet përveç Tiranës, edhe në Prishtinë dhe Shkup, ku u konsiderua si promotore e ideve të rrezikshme për kufijtë.
Tani, me arrestimin e saj, kritikat e vjetra në Shqipëri dhe rajon marrin një dimension të ri, një zyrtare që për vite kërkoi standarde, vlerësoi reforma dhe kërkoi besim nga vendet e Ballkanit, sot akuzohet se vetë ka thyer rregullat themelore të BE-së.
Arrestimi i saj është një goditje e rëndë për imazhin e institucioneve europiane dhe një sinjal se Prokuroria e BE-së nuk po kursen askënd, pavarësisht statusit apo emrit.
Për momentin, çështja është në fazë hetimore, por implikimet politike dhe institucionale janë të mëdha. Skandali i Mogherinit rrezikon të hapë një nga kapitujt më të errët të historisë së tenderëve të BE-së, pikërisht në zemër të establishmentit europian.Lapsi.al -

Detaje/ Çfarë fshihet pas arrestimit të Mogherinit, ish-zv/presidentja e KE e përfshirë në mashtrimin me…
Ish zv/presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ishte një nga tre personat e arrestuar nga policia belge të martën, në një hetim të gjerë për mashtrim mbi financimin e një akademie në Bruges për diplomatë të rinj, thanë dy persona me njohuri për hetimin për Euractiv dhe partnerin e saj De Standardaard.
Në Shqipëri, Mogherini njihet si mikesha e Edi Ramës, pasi u investua që të sjellë edhe në Tiranë kampusin e Kolegjit të Europës, një investim i mbuluar me hije dyshimi.
Federica Mogherini është arrestuar në Bruksel në kuadër të një hetimi për mashtrim, i cili ka përfshirë Kolegjin e Europës dhe Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS).
Media belge, ‘Le Soir’ shkruan se sot janë kryer bastisje në shërbimin diplomatik të BE-së në Bruksel dhe në disa ndërtesa të Kolegjit të Europës në Bryzh dhe disa shtëpi private, ndërsa në total janë arrestuar tre persona: mes tyre edhe Mogherini.
Ngjarjet e hetuara i përkasin periudhës 2021–2022, ndërsa akuzat përfshijnë mashtrim në ndarjen e tenderave publikë, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional.
Hetimi lidhet me dyshimet për favorizim dhe konkurrencë të pandershme në dhënien nga shërbimi diplomatik i BE-së të një programi nëntëmujor trajnimi për diplomatët e rinj europianë – Akademia Diplomatike e Bashkimit Europian – një kontratë që përfundoi te Kolegji i Europës. Një program i tillë mbahet dhe në Shqipëri.
Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë “nëse Kolegji i Europës ose përfaqësues të tij kanë patur dijeni paraprake për kriteret e përzgjedhjes” në procedurën e tenderit të zhvilluar nga shërbimi diplomatik i BE-së.
Prokuroria Evropiane, një organ i pavarur i BE-së i ngarkuar me hetimin e mashtrimeve që dëmtojnë fondet e Unionit, po udhëheq procesin hetimor.
Para operacionit të sotëm policor, Prokuroria Evropiane kishte kërkuar heqjen e imunitetit për disa nga të dyshuarit, kërkesë që është miratuar.
Kolegji Europian në Shqipëri
Në Shqipëri Kolegji Europian u në 23 tetor 2024, ndërsa në 21 nëntor 2025 në një ceremoni ku mori pjesë Mogherini dhe vetë kryeministri Edi Rama çelën zyrtarisht vitin e ri akademik 2025 -2026, i cili shënon njëkohësisht vitin e dytë të prezencës së Kolegjit të Tiranës. Për ndërtimin e Kolegjit qeveria e Ramës dha 17 mln euro pa TVSH. -

Arrestimi i Mongherinit/ Gazeta belge: Dyshime për korrupsion dhe konflikt interesi, prokuroria u ka hequr imunitetin
Arrestimi i Mongherinit/ Gazeta belge: Dyshime për korrupsion dhe konflikt interesi, prokuroria u ka hequr imunitetin
LE SOIR
Kontrolle janë kryer të martën në Shërbimin Diplomatik të Bashkimit Evropian në Bruksel (EEAS) dhe në disa ndërtesa të Kolegjit të Europës në Bryzh, në kuadër të një hetimi për një mashtrim të mundshëm në përdorimin e fondeve të BE-së, ka njoftuar prokuroria evropiane.
Në total, tre persona janë arrestuar, ka shtuar ajo. Njëra prej tyre është drejtoresha e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini. Ish-nënkryetarja e Komisionit Evropian ndodhet aktualisht në ndalim, ka mësuar Le Soir nga një burim i sigurt, duke konfirmuar informacionet e L’Echo.Favorizim
Hetimi ka të bëjë me dyshime për favorizim dhe konkurrencë të pandershme në dhënien nga EEAS të një programi nëntë-mujor trajnimi për diplomatët e ardhshëm evropianë, një program që i është dhënë Kolegjit prestigjioz të Europës.
Ngjarjet e dyshuara i përkasin periudhës 2021-2022, dhe shkeljet e mundshme janë: “mashtrim në dhënien e prokurimeve publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje e sekretit profesional”, sipas prokurorisë evropiane.
Ndërtesa e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) strehon shërbimin diplomatik të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Kolegji i Europës, një institucion i arsimit të lartë që formon shumë nëpunës evropianë, po hetohet për të përcaktuar “nëse Kolegji i Europës ose përfaqësuesit e tij kanë pasur dijeni paraprakisht për kriteret e përzgjedhjes”, në kuadër të procedurës së tenderit të hapur nga shërbimi diplomatik i BE-së për një program trajnimi.
Prokuroria Evropiane (EPPO, sipas akronimit në anglisht), e krijuar zyrtarisht në 2021, është një organ i pavarur i BE-së i ngarkuar me luftimin e mashtrimit me fondet e Bashkimit dhe çdo shkelje tjetër që dëmton interesat e tij financiare (korrupsion, pastrim parash, mashtrim ndërkufitar të TVSH-së).
Ky institucion supranacional është përgjegjës jo vetëm për të hetuar, por edhe për të ndjekur penalisht dhe gjykuar autorët e këtyre shkeljeve, një fuqi e paqartë më parë që nuk e kishte, për shembull, Zyra Evropiane kundër Mashtrimit (OLAF).
Heqja e imunitetit
Hetimi po bashkëdrejtohet nga një gjyqtar hetues i Flandrës Perëndimore, provincë belge ku ndodhet Bryzhi. Është policia federale belge ajo që ka kryer kontrollet.
Para këtij operacioni policor, prokuroria evropiane kishte kërkuar heqjen e imunitetit për disa të dyshuar, dhe kjo i është dhënë, ka nënvizuar po ashtu prokuroria, pa dhënë emra apo funksione.
Një zyrtar i BE-së ka konfirmuar për AFP-në se shërbimi diplomatik në Bruksel ishte një nga objektivat e operacionit policor, për “veprimtari që datojnë nga mandatet e mëparshme”, para se Kaja Kallas të merrte detyrën si Përfaqësuese e Lartë për Punët e Jashtme në fund të vitit 2024. -

Tronditje në BE, prangoset mikesha e Ramës/ Gazeta belge zbulon prapaskenat: Dyshohet për korrupsion
Kontrolle janë kryer të martën në Shërbimin Diplomatik të Bashkimit Evropian në Bruksel (EEAS) dhe në disa ndërtesa të Kolegjit të Europës në Bryzh, në kuadër të një hetimi për një mashtrim të mundshëm në përdorimin e fondeve të BE-së, ka njoftuar prokuroria evropiane.
Në total, tre persona janë arrestuar, ka shtuar ajo. Njëra prej tyre është drejtoresha e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini. Ish-nënkryetarja e Komisionit Evropian ndodhet aktualisht në ndalim, ka mësuar Le Soir nga një burim i sigurt, duke konfirmuar informacionet e L’Echo.
Favorizim
Hetimi ka të bëjë me dyshime për favorizim dhe konkurrencë të pandershme në dhënien nga EEAS të një programi nëntë-mujor trajnimi për diplomatët e ardhshëm evropianë, një program që i është dhënë Kolegjit prestigjioz të Europës.
Ngjarjet e dyshuara i përkasin periudhës 2021-2022, dhe shkeljet e mundshme janë: “mashtrim në dhënien e prokurimeve publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje e sekretit profesional”, sipas prokurorisë evropiane.
Ndërtesa e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) strehon shërbimin diplomatik të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Kolegji i Europës, një institucion i arsimit të lartë që formon shumë nëpunës evropianë, po hetohet për të përcaktuar “nëse Kolegji i Europës ose përfaqësuesit e tij kanë pasur dijeni paraprakisht për kriteret e përzgjedhjes”, në kuadër të procedurës së tenderit të hapur nga shërbimi diplomatik i BE-së për një program trajnimi.
Prokuroria Evropiane (EPPO, sipas akronimit në anglisht), e krijuar zyrtarisht në 2021, është një organ i pavarur i BE-së i ngarkuar me luftimin e mashtrimit me fondet e Bashkimit dhe çdo shkelje tjetër që dëmton interesat e tij financiare (korrupsion, pastrim parash, mashtrim ndërkufitar të TVSH-së).
Ky institucion supranacional është përgjegjës jo vetëm për të hetuar, por edhe për të ndjekur penalisht dhe gjykuar autorët e këtyre shkeljeve, një fuqi e paqartë më parë që nuk e kishte, për shembull, Zyra Evropiane kundër Mashtrimit (OLAF).
Heqja e imunitetit
Hetimi po bashkëdrejtohet nga një gjyqtar hetues i Flandrës Perëndimore, provincë belge ku ndodhet Bryzhi. Është policia federale belge ajo që ka kryer kontrollet.
Para këtij operacioni policor, prokuroria evropiane kishte kërkuar heqjen e imunitetit për disa të dyshuar, dhe kjo i është dhënë, ka nënvizuar po ashtu prokuroria, pa dhënë emra apo funksione.
Një zyrtar i BE-së ka konfirmuar për AFP-në se shërbimi diplomatik në Bruksel ishte një nga objektivat e operacionit policor, për “veprimtari që datojnë nga mandatet e mëparshme”, para se Kaja Kallas të merrte detyrën si Përfaqësuese e Lartë për Punët e Jashtme në fund të vitit 2024. -

“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën
Në një intervistë për mediat austriake, kryeministri Rama tha se Brukseli duhet të komunikojë me Moskën dhe se nuk duhet t’ia delegojë këtë SHBA-së, sepse në fund të ditës Rusia është fqinj i Europës, jo i SHBA-së.
Ish Ambasadori Roland Bimo, i ftuar në “Real Story”, tha se Rama ka marrë një iniciativë e cila duhet të jetë e koordinuar mes vendeve të ngjashme dhe se ato duhet të jenë në një gjatësi vale. Bimo u shpreh se Bashkimi Europian ka humbur kredibilitetin me Ukrainën.
“Austria nuk është neutrale; kanë qenë pjesë e Perëndimit. Duke qenë pjesë e BE-së kanë edhe detyrime ushtarake. Vlen një deklaratë e duhur nga ana e kryeministrit Rama. Pas takimit mes dy qeverive Shqipëri-Itali u tha se nuk kishin nevojë…Shtetet e mëdha të Europës kanë humbur kredibilitet për të qenë konstruktive në propozime për të ardhmen. Rama ka marrë një iniciativë; duhet të ketë sa më shumë koordinim mes vendeve të ngjashme, të jenë në një gjatësi vale dhe kanë më shumë kredibilitet.”
Ndërkohë, drejtuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes, Glevi Dervishi, tha se kjo deklaratë, e ardhur nga një vend që ka qenë nën ndikimin e Bashkimit Sovjetik, merr një tonus të veçantë. Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria ka pasur një qasje tradicionale të linjëzuar me Europën.
“Shqipëria ka pasur një qasje tradicionale, të linjëzuar me Europën për çështjet e sigurisë. Është një linjë që po merr zë brenda BE-së. Është pozitive që kjo është për të mirën e BE-së, sepse relevanca e saj ka shkuar në pikën e fundit. E ardhur nga një vend si ne, me një historik të mëparshëm me Bashkimin Sovjetik, i jep një tonus të veçantë.”