Tag: europës

  • Edi Rama: Të bëhemi bashkë si 5 gishtat e dorës, braktisni profetët e rremë që premtojnë gjëra madhështore

    Edi Rama: Të bëhemi bashkë si 5 gishtat e dorës, braktisni profetët e rremë që premtojnë gjëra madhështore

    Kryetari i PSSH Edi Rama: Ishte e thënë që fati ynë të na sillte në një përballje të tillë, si përfundimtare, me historinë tonë të mundimshme, duke na e dhënë neve, shqiptarëve të dekadës së tretë të shekullit XXI, shansin t’ia që tja ndryshojmë përgjithnjë rrjedhën historisë.
    Tamam këtu, tamam tani, mu në një kryqëzim mes një palë zgjedhjesh politike, për partinë që do të qeverisë katër vjet dhe një mundësie historike, për Shqipërinë që në vetëm katër vjet mund të bëhet zonjë anëtare e familjes së bashkuar europiane. Ne, vetëm ne dhe askush tjetër kemi në dorë fatin europian të Shqipërisë dhe kemi vetëm 30 ditë përpara, për t’u lidhur dorë për dore me çdo shqiptar me çdo shqiptare që e do zonjën e Shqipërisë në sallonin e BE-së, e veten e vet qytetar e qytetare të barabartë të Europës.
    Prandaj edhe është ndryshe nga gjithë herët e tjera, mbledhja jonë sot, këtu në këtë shesh, ku qëndron dëshmitar dhe udhërrëfyes stoik, shëmbëlltyra e profetit tonë kombëtar, hipur mbi kalin e historisë së shqiptarëve.
    Ka thënë dikur një mendimtar europian: “Nëse është e vërtetë, siç e pohon edhe vetë Kurani, se Zoti i ka dhuruar çdo populli një profet në gjuhën e tij, Shqipëria pati te Skënderbeu, profetin e pavarësisë së saj, heroin që mbolli farën e madhështisë dhe fateve të lume të kombit të tij”.
    E këtu nën këmbët tona, me qindra e mijëra pllakëzat e sheshit që mban emrin e profetit rrëfejnë hijen e gjatë të qenies tonë shqiptare nga njëri cep i vendit në tjetrin, por edhe përtej; tokën e zhuritur nga gjaku, lotët dhe djersën e shqiptarëve në shekujt e shumtë të ekzistencës së tyre; dinjitetin burrnor e hijeshinë amësore të kësaj toke; rrëfejnë një copë martire të trupit të Europës, dëshmitare kobesh të padëgjuara dhe përtëritjesh që nuk kanë të dytë nga njëri cep i kontinentit në tjetrin, e përtej.
    Rreth 100 vjet më parë, një udhëtar europian shkruante, se ndonëse pak orë lundrimi e ndanin Italinë nga Shqipëria, teksa zbrisje në brigjet e saj do të kishe vënë bast se ky vend nuk ishte Europë, por ishte Azi.
    “Të thoshe se Shqipëria ndodhet në Azi, çdo profesor do të të vinte notën zero në gjeografi, por sensi i realitetit do të të kishte vënë 10”, – thotë ai. Por ja që koha e deshi, fati ynë i madh e deshi, që në këtë shesh të Skënderbeut, kërthizë e mëmëdheut dhe xhevahir i kryeqytetit tonë europian, i lëmuar si një gur që ka  rënë nga yjet dhe i paanë si një det i lundruar nga historia, ne të kemi shansin historik që të hedhim hapin përfundimtar drejt bashkimit me Europën dhe ndarjes pa kthim me Azinë.
    Për ne, sot këtu, përfaqësuesit dhe përfaqësueset e popullit socialist e progresist të Shqipërisë, nis e përpjeta e fundit drejt Europës dhe fundi i historisë sonë jashtë saj. Përpara nesh është vetëm një datë, 11 maji, e afërt sa tridhjetë mëngjese, e pas saj është vetëm një mandat, i gjatë sa katër vjet, për të fituar bastin historik me Europën për Shqipërinë dhe me Shqipërinë për Europën.
    Mos e harroni, për këtë bast, mbi dy anët e së njëjtës medalje, kanë hedhur gjithçka kanë pasur arbërorët dhe shqiptarët, qëkurse mbi dheun e këtij kontinenti u dëshmua zëshëm, në mes të Europës Adriatike, në Dalmaci, ajo që At Gjergj Fishta e pat cilësuar “e mashkulla gjuha jonë”. Kumti dokumentar i kësaj ngjarjeje pak të përfolur, ka ngjyrime epike, për të mos thënë biblike.
    Gjatë një muaji korrik të vitit të harruar 1284, një dikush i ka lënë kujtesës europiane këtë kumt: “Dëgjova një zë gjëmues mbi male në gjuhën arbërore”(Audivi unam vocem, clamantem in monte in lingua albanesca). “Unë jam zëri që thërras në shkretëtirë”, thuhet në Bibël. Shtrojani rrugët dhe shoshitjani pengesat hapave që depërtojnë historinë prej së larti”, thotë Profeti biblik.
    Eh sa të bukur janë hapat mbi male, thuhet diku në Librin e Shenjtë, hapat e atij që sjell sihariqin, shpall paqen dhe shpëtimin. E pra, bash nga malet u dëgjua, në më shumë se 700 vite më parë, zëri gjëmues i arbërorëve mbi shtrojën e kaltër të Adriatikut dhe të Mesdheut, duke i shpallur Europës, se ata ishin pema e lashtë e kopshtit të saj dhe filizi gjithnjë i njomë mes kombeve të saj të plakur.
    Nuk po ju marr sot për dore për t’ju zhytur në legjenda, po për t’i shkuar pas së bashku me ju  në një marshim të fundit drejt Tokës së Premtuar të Europës, profetit tonë kombëtar; për t’u bërë një me fatin europian që aiatje mbi kalë, na e përcaktoi si tonin, e që më pas rilindasit tanë, heronjtë e pavarësisë e të gjitha luftrave të mendimit patriotik shqiptar, na e konfirmuan si amanet përmes një odiseje të pafundme peripecish, kaplimi malesh e detrash; dhe sot na ka zgjedhur ne fati për t’i dhënë shtysën e fundit gurit të pavarësisë, të lirisë e të barazisë para ligjit, duke mos e lënë më të rrokulliset përsëri teposhtë, si guri i Sizifit, por duke e vendosur njëherë e mirë në këndin e ndërtesës europiane; aty ku së bashku do të ngjisim  edhe flamurin më të bukur në botë.
    Po ta mendosh, nuk ka në Ballkan një popull të dytë si arbërori, si shqiptari, që në shekuj të pasosur e rraskapitës, të jetë ngulur si një asket majë një shkëmbi për t’i mbijetuar gjithçkaje e gjithkujt, shpesh kundër çdo parashikimi, prandaj edhe nuk ka në Ballkan një komb tjetër më të njehsuar me ndjenjën e përkatësisë ndaj Europës, asaj Europe, ku siç e shkuan rilindasit mbi flamurin e profecisë sonë kombëtare, dielli lind andej nga perëndon se sa ky komb se sa ky popull.
    Duke iu dhënë e tëra pikërisht asaj Europe, e duke u ndjerë e saja në tërësinë e vet, packa se në sa shumë e sa shumë kohëra Europa nuk e ndjeu të sajën, Arbëria, Shqipëria, ka mundur të fshehë brenda vetes me shekuj thelbin e vet perëndimor, ta ruajë atë përgjatë  cdo persekutimi çdo prapakthimi ose arratisje drejt Lindjes, ta nxjerrë të gjallë nga izolimi më i egër që ka njohur bota komuniste dhe ta kthejë në fuqinë më të pandalshme të ribashkimit të vet me Europën, si fillim individualisht kur shqiptarët i hynë detit në këmbë dhe përmes tyre ne u frymëzuam dhe pamë që njësoj si çdonjeri prej tyre edhe shqipëria jonë mund tja dalë kombëtarisht përmes shtetbërjes së sotme europiane. Rast unikal, madje gati irracional në histori dhe mozaikun komplet të  çakërdisur të gjeopolitikës ballkanike.
    Populli shqiptar dha pakursyer për të bërë Europën, edhe atëherë kur vetë Europa qëlloi të ishte e mbytur nga mosbesimi; popull i cilësuar si indiferent ndaj çdo besimi, mes mijëra stërmundimesh shqiptarët mësuan të besonin në një thellësi të madhe sepse mësuan të shpresonin përkundër çdo humbjeje të shpresës.
    Dhe është ai zë gjëmues mbi malet, e para klithmë ekzistenciale për të dëshmuar Arbërorin me trup dhe me shpirt në mes të Europës, i cili në shekullin vijues, në dy raste, jehon në kronikat e kohërave shumë të vjetra edhe njëherë, si një zë në shkretëtirë, për të thënë se Arbërorët, në mes të betejave të mëdha mes Perëndimit e Lindjes, ishin populli i vetëm autokton mbi të cilin paraardhësit e Europës së sotme mund të mbështeteshin për të ngadhënjyer pa u zhgënjyer.
    Më 1308 e më 1332, murgj e skribë që historia i ka regjistruar si anonimë, a thua se patën ardhur në jetë vetëm për t’i bërë jehonë mrekullisë arbërore në mes të pezmit ballkanik, me një entuziazëm të pashoq shkruanin, se ky popull mezi ç’pret, të solidarizohet me perëndimorët, të bëhet pjesë e betejave dhe idealit të tyre, kurdoherë që i shtrihet dora e besimit dhe e vëllazërimit.
    E po me atë zë gjëmues në male, për të katërtën herë, profeti ynë Gjergji, i bën të qartë në shekullin XV edhe asaj Europe të ngasur në prapakthime, në vetmohime fajtore dhe në lëshime se çmimin për të qenë pjesë e familjes së cilës i përket, Arbërori e cakton vetë: jo si një i përkedhelur i fatit, as si një mercenar; por si një rob i virtutit dhe si një fanatik i vendosur të jetë gur i rëndë në vend të vet.
    “Syri’ n agzot e zemrën barot” do të thoshte një tjetër Gjergj, At Fishta. Sot është dita, ky është muaji i ndarë mes prillit e majit, kjo është dekada e ardhjes së fatit europian të Shqipërisë mu në dorën tonë, kur si asnjëherë më parë, qyshse dolëm nga ferri komunist, Bashkimi Europian ka shkuar përtej fjalëve, ka shkuar përtej premtimeve dhe na ka hapur portën e madhe dhe na ka dhënë një afat për të mbyllur negociatats dhe për të nënshkruar marrëveshjen e hyrjes tonë në atë shtëpi të ëndërruar: 2027.
    E pra, tamam në këtë vit të 2025-të, që përpos të tjerash është jubilar e i shenjtë përbotësisht, kur gjëmimet e kanosjet e luftës në dyert e Europës dhe rrëmuja e re gjeopolitike paralajmërojnë kohë me sfida të mëdha përpara, ne shqiptarët nuk mund ta humbasim kurrësesi takimin me historinë për mustaqet e Kujtim Gjuzit. Sepse sado komike të duket, kjo është e vërteta, të takosh historinë apo të futesh nën mustaqet e Kujtim Gjuzit.
    Sot është dita dhe ky muaj i ndarë mes prillit e majit është koha që ne të nisim jo fushatën elektorale të radhës, po kuvendimin e madh të maleve e të fushave, të qyteteve e të fshatrave, të shqiptarëve e shqiptareve, përtej të majtës e të djathtës, matanë barrikadave partiake e dasive të vjetra, për Shqipërinë zonjë, në sallonin e madh të Familjes së Bashkuar Europiane.
    Sa më të bashkuar e sa më të vetëdijshëm për fatin që na ka ardhur në dorë, por jo përgjithmonë, sepse takimet me historinë nuk presin dhe as shtyhen dot sipas qejfit tonë, se kemi ca punë të tjera, ne duhet t’i shkojmë rrugës së hapur të fatit pa paragjykime për njëri-tjetrin dhe pa tundime për budallallëqet e radhës, nëse duam t’i japim fund historisë së një populli padrejtësisht I mbetur si i dorës së dytë, dhe t’u dorëzojmë fëmijëve tanë e për të gjithë brezat që vijnë, një vend brenda kufijve të Bashkimit Europian, ku me shqiptarit, italianit, grekut apo gjermanit, të mos ketë më asnjë dallim dhe jo vetëm të mos ketë më asnjë dallim , por të mos ketë më asnjë shans për ta parë shqiptarin nga lart poshtë.
    Shqipëria sot nuk është gjëkundi njësoj me atë që ishte kur ne morëm detyrën, në asnjë fushë e askund tjetër, përveçse në kënetën e opozitës e të mediave rreth saj, ku për hir të së vërtetes situata sot është edhe më keq se sa atëherë kur ne morëm detyrën.
    Por s’ka asnjë dyshim, se Shqipëria sot nuk do të jetë gjëkundi njësoj me Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Në asnjë fushë e drejtim, e mbase edhe këneta opozitare do të jetë tharë deri atëherë, po kjo është e vetmja gjë që e ka në dorë pakica dhe jo shumica e shqiptarëve.
    Shqipëria 2030 do të jetë një Shqipëri e re, një vend me një tjetër pozicion e fuqi, si një shtet anëtar i një familjeje të madhe lirish, të drejtash dhe mundësish që ne sot nuk i kemi akoma, e që as nesër s’mund t’i kemi, pa u bërë pjesë e asaj familjeje.
    Në atë familje, liria individuale e shqiptarëve të cilën kurrësesi asnjëeri nuk duhet ta marrë të mirëqënë dhe të dhënë njëherë e mirë, nuk do të mund të vihet kurrë në diskutim, nga asnjë qeveri a i parë qeverie këtu në Shqipëri, sepse kush hyn në atë shtëpi, nuk luan dot më kukamçefthi me qytetarët e vet.
    Prandaj edhe në atë familje, askush nuk e ve dot më në pikëpyetje barazinë para ligjit për qytetarët e vet, të cilën ne, socialistët e progresistët e Shqipërisë, e kemi sjellë për herë të parë si zhvillim real, konkret, aktual, në jetën shqiptare, ku s’ka pasur kurrë barazi para ligjit e as drejtësi të pavarur qysh nga viti 1912, prandaj edhe qysh nga viti 1912 e deri pak vite më parë, s’ka pasur kurrë asnjëherë, në asnjë rast një individ të veshur me pushtet politik që të jetë hetuar, gjykuar apo dënuar nga prokurorë e gjykatës të pavarur nga qeveria.
    Por ama, barazinë para ligjit populli shqiptar nuk mund ta lerë në dorën qeverive e të të parëve të qeverisë këtu, po duhet ta marrë vetë në dorë, ta mbrojë me të gjithë forcën e vullnetit të vet, duke filluar nga 11 maji, ku zgjedhja nuk është mes ca partive, po mes Shqipërisë 2030, në BE dhe Shqipërisë drejt e në gropë përsëri, me ne ose me kënetën madhështore e me shitësat e qilimave fluturues të pazarit të moçaleve të vegjël rreth saj, që kanë edhe ca emra shumë qesharakë; jo bëhet jo s’bëhet, jo mundet jo s’mundet, jo bashkë jo veç…
    Vetëm Shqipëria 2030 në BE e blindon përfundimisht, pa asnjë mundësi prapakthimi, themelin e barazisë para ligjit që PSSH pati kurajë ta hedhë dhe deri atëherë kur ne, ta fusin zonjën shqipëri në sallonin e madh kryesor të shqipërisë europiane vetëm shqiptarët e bashkuar me mua e me ju, mund të mbrojnë drejtësinë e re nga çdo orvatje destruktive e kënetës; mund të mbyllin negociatat me BE-në brenda dy vitesh; mund të rrisin prodhimin e përgjithshëm kombëtar që kur ne morëm detyrën ishte më pak se 10 miliardë euro, nga 25 miliardë euro që është sot në 35 miliardë euro; mund të rrisin të ardhurat për frymë që ishin vetëm 3000 e pak  euro kur ne morëm detyrën nga afro 10.400 euro që janë sot në të paktën 15.000 euro, mund të rrisin pagën mesatare në sektorin public, e gjetëm 372 euro nga 1000 euro që e kemi sot në të paktën 1200 euro; apo pagën e përgjithshme mesatare, që ishte 322 euro mund ta rrisin nga  830 euro që është sot në në të paktën 1000 euro; pa harruar pensionet dhe pensionistët, të cilët ne jemi shumë të vetëdijshëm meritojnë më shumë nga të gjithë dhe kanë përfituar më pak nga të gjithë, prandaj edhe për pensionet, për të gjithë kontribuesit në skemë do ngjiten në një mesatare prej 400 eurosh, ndërsa minimumin do të synojmë ta ngremë deri në 200 euro.
    Ose pagën minimale që ishte 157 euro, ne u them atyre mund ta ngrenë me votën e tyre për ne, mund ta ngrenë qysh prej janarit 2026 nga 400 euro në 500 euro dhe në Shqipërinë 2030 ta kemi deri në 650 euro.
    Por të votosh për Shqipërinë 2030 në BE, do të thotë të investosh për një Shqipëri të re edhe në aspektin financiar, sepse me uljen në sofrën e madhe të familjes së bashkuar europiane, Shqipëria do të ketë falë arkës së përbashkët të familjes, një buxhet solidariteti ekstra çdo vit.
    E thënë ndryshe, nëse në këto vite, ne kemi marrë nga BE-ja diçka më shumë se sa 1 miliardë Euro, nga të cilat 90% janë kredi e vetëm 10% janë grant, para të falura, kur Shqipëria të ulet në atë sofër do të marrë të njëjtën shumë, pra 1 miliardë e ca euro çdo vit! Dhe nuk mbaron këtu, sepse kur të jemi anëtarë të BE-së, 90% e asaj shume do të jetë grant, pra para e falur dhe vetëm 10 % do të jetë kredi.
    Vetëm për fshatin, për bujqit e fermerët, BE-ja na ka dhënë në tërë këto vite shumë më pak se sa 200 milionë euro, po në Shqipërinë 2030, kur të bëhemi anëtarë të saj, do të marrim  300 milionë euro në vit vetëm për fshatin dhe bujqësinë.
    A e kuptoni shqiptarë e shqiptare, motra e vëllezër, kudo ku jeni, se sa historike është zgjedhja e 11 majit në çdo aspekt, që nga siguria kombëtare, tek sundimi i ligjit njësoj për të gjithë dhe deri tek mirëqenia ekonomike e sociale.
    Pasaporta e BE-së për shqiptarët nuk është një tjetër dokument udhëtimi, po një status i ri qytetarie për ne si banorë, ndër më të vjetrit e këtij kontinenti, që mbase si askush në këtë kontinent kemi kaluar nga picirri në picirr, dhe kurrë nuk i jemi dorëzuar dëshpërimit, por i jemi dorëzuar vetëm kësaj ëndërre që më në fund, ja ku na është hapur qielli dhe na është rreshtuar ylli i fatit në një vijë me yjet e Europës; tamam si në ëndrrën e vjetër të Eneas, i cili përpara se t’i jepte lamtumirën Elenit, djalit të Priamit dhe Andromakës në Butrint, në vizionin e qytetërimit që do sillte lulëzim në të tjera vise – në Europë – sheh vëllezër prej shpirti dhe dashurie, popuj të moçëm që do të ndërtojnë një Ilion të vetëm e do të bëhen një realitet i vetëm.
    Pasaporta shqiptare e BE-së është dinjiteti ynë kombëtar dhe europian që bëhet i padiskutueshëm më nga askush; është dinjiteti i shqiptarëve të Europës, ata në Greqi më vijnë të parët ndërmend, që me pasaportën e BE-së nuk do të kenë më nevojë për asnjë dokument njohjeje nga shteti atje të ekzistencës së tyre të ligjshme në Greqi, duke filluar nga njohja e viteve të pafundme të punës e çfarë pune që do t’u bëhet automatikisht sapo të marrin pasaportën jo greke, shqiptare të BE-së sepse pensioni tu njihet si qytetarë të BE.
    Dinjiteti i fëmijëve tanë kudoqofshin me një pasaportë shqiptare, që nuk do të jenë më të huaj në territorin e BE-së, po do të gëzojnë të njëjtat të drejta e privilegje, njësoj si nxënësit e studentët e tjerë të vendeve të BE-së; dinjiteti i çdo shqiptari e shqiptareje, që kur të udhëtojë drejt BE-së nuk do të ndalet më nga asnjë polic e nuk do të hyjë më në asnjë radhë delesh të zeza në asnjë pikë hyrjeje në BE për të dhënë llogari ku po shkon, kush e ka ftuar, sa lekë ka me vete, sa do rrijë dhe pastaj pa hyrë akoma brenda, kur do ikësh sepse BE-ja do të jetë më e atyre, Be-ja do të jetë Shqipëri d dhe Shqipëria do të jetë BE;
    Dinjiteti i kujtdo që me atë pasaportë do të ndalojë ku të dojë në BE, do të kërkojë punë ku të dojë brenda perimetrit të BE-së dhe do të ketë të njëjtat të drejta e privilegje, si çdo qytetar tjetër i BE-së, duke përfituar nga i njëjti sistem sigurimesh shoqërore e në rast nevoje.
    Këneta thotë se anëtarësimi ynë në BE nuk është prioritet dhe se ai do të ndodhë vetë, po prioritet sipas kënetës është kthimi i Bufit për të tretën herë në krye të vendit, pasi në dy herët e mëparshme nuk e shkatërroi e pastaj rrënoi mjaftueshëm Shqipërinë.
    Për këtë prioritet Bufi ka sjellë me kushedi se sa para, që kushedi ku i ka gjetur, edhe një Latif nga Amerika, i cili Latifi për të gjithë ne që jemi rritur në lagjet e Tironës të kujton tamam atë të fortin e lagjes që qullsi poshtë pallatit e thërret “Hajde Latif se ata do të më rrahin” Latifi dje kishte publikuar një buf që hante një mi dhe kishte ngritur pyetjen kush është miu? Atij bravo i qoftë, se të gjesh budallenj që të paguajnë tërë ato para, për të të duartrokitur edhe kur i’a fut kot në atë farë feje, është vërtetë të kesh lindur me këmishë.
    Se që Bufi është Bufi kjo s’ka diskutim, kurse për miun ka shumë kandidatë, që nga Luli i shkretë që harroi që ishte mi e u soll si ari, deri tek ai i shkreti nga Kavaja, fituesi i primareve të Tiranës, që besoi tek Bufi si njeri dhe Bufi e kullufiti si të ishte thjesht një mi. Kjo është historia e kënetës e bufit dhe e minjve. Ndrësa historia jonë ëhstë një tjetër.
    Unë dua të përshëndes këtu, në mënyrë të veçantë, Zamirën, dekanen e ekonomikut të Vlorës, e cila e kuptoi se nuk kishte ç’kërkonte më dhe as cpriste më në atë kamp, dhe si vlonjate që nuk e bënte dot rolin e miut dhe erdhi e u bashkua me ne, duke përfaqësuar sot Vlorën në skuadrën tonë kombëtare të 11 majit, dhe erdhi jo vetëm por me shumë të rinj e të reja të Forumit të PD të Vlorës, të cilët vlonjatë dhe ata, nuk mund dot të rrinin në radhë për tu bërë minj dhe shembulli i Vlorës i demokratëve të Vlorës, është shembulli që Vlora historikisht i jep Shqipërisë se për arsye të paditura Vlora ëhstë ajo që e pa e ndjen erën e historisë, prandaj edhe të tjera  gra e vajza demokrate, sepse cuditërisht janë gra dhe vajza e kuptoni , edhe djemtë e forumit rinor erdhen se erdhen me të dashurat, por të oaktën janë treguar djem të mençur, gra dhe vajza demokrate po na afrohen dhe po na bashkohen edhe nga të tjera qarqe
    të cilat i siguroj se nuk do të bëhen kurrë pishman, ndërkohë që burrat demokratë le të vazhdojnë të reflektojnë vetëm të mos thonë që nuk ua thamë: ikni përpara se ta pësoni si miu. Të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare që na ndiqni sot nga ky shesh i bekuar,
    Ju bëj një thirrje shqiptarë e shqipëtare, ju bëj një thirrje nga ky shesh, që nuk ka flamuj të tjerë, përveç flamurit më të bukur në botë dhe flamurit të ëndërrës më të bukur në botë, që të bëhemi bashkë, njësoj si të pestë gishtat e kësaj dore, për t’i dhënë të nesërmes ngjyrën e fatit europian të Shqipërisë,  pikërisht në javën e fitores sonë që do të mbyllet, në këtë shesh, nga vetë Europa e cila më 16 maj, për herë të parë në histori, do ta ngrerë tendën nën hijen e profetit, dhe në atë tendë  do të ulen rreth një sofre të madhe të gjithë udhëheqësit e popujve të kontinentit demokratik europian.
    Ndaj, le t’i lemë këtë herë, le t’i lemë për herë të tjera, pas kësaj here të paktën, llogoret partiake, le t’i harrojmë këtë herë fanellat e tifozllëkut partiak, le të ngrihemi këtë herë të gjithë së bashku, në lartësinë e takimit me historinë, që na ka ardhur në derë dhe le të mos e lejojmë kurrësesi, në asnjë mënyrë, që porta e hapur e Shtëpisë së Madhe të Europës së Bashkuar të mbyllet për shkak të shpërqëndrimit tonë nga shënjestra e përcaktuar e fatit të Shqipërisë, qysh kur ai burrë atje lart, mbi kalë, la për brezat profecinë e tij.
    Vetëm duke e realizuar këtë profeci kombëtare, e cila është përkthyer në dhjetëra, qindra, mijëra tekste të shkruara nga luftëtarët e mendimit shqip, për të cilën koha s’pret dhe dasi nuk pranon, ne do të jemi në lartësinë e duhur për historinë, vetëm duke e çuar në vend atë amanet, ne do të jemi të denjë për etërit që na dhanë emrin, na dhanë alfabetin, na dhanë flamurin e na dhanë Shqipërinë dhe do të meritojmë më të fund, – se nuk e kanë merituar po ta mendosh, shumë nga ata që e kanë marrë peng këtë vend dhe e kanë kthyer nga Azia – dhe do të meritojmë ngazëllimin e tyre, që më bukur se kudo tjetër shprehet me fjalët e Gjergj Fishtës përsëri:
    “Si erdh tu’u regjë mendja e shqyptarit,
    Prap per t’gzuem lirin jetike.
    Trashgim lanë atij prej t’Parit:
    E sa u bâ gjaku e medeti,
    Sa u tuer rrêna edhè trathtija.
    Dér qi duel Shqypnija m’veti,
    Si premtue kisht’Perendija. » Dhe pastaj vjen fjalia rrëqethëse “T’falem Shqypni, ti i shpirtit t’em dishiri”…
    Besojini kësaj profecie, motra e vëllezër, besojini kësaj profecije shqiptarë e shqiptare, me bindje e kahje të tjera, besojini këtij momenti ndryshe se është ndryshe, jo për ne dhe as për ju, por është ndryshe për Shqipërinë tonë të përbashkët dhe bashkohuni me shumicën tonë, besojini Shqipërisë 2030 në BE dhe braktisini profetët e rremë, dhe braktisini qeniet qesharake, ata që predikojnë madhështira qesharake apo ofrojnë barna popullore për hallet e problemet tuaja, të cilat mund t’i zgjidhim vetëm së bashku dhe vetëm të bashkuar për të qenë në lartësinë e historisë së Shqipërisë me Europën dhe të Europës me Shqipërinë. Sot është koha për këtë besim të lartë. Është një besim shumë i lartë, më shumë se kurrë sot është dita, dita që Naimi e pa dhe u ngazëllye kur këndoi:
    “Jak’ e vërtetë! Pse rri e qetë? Për Shqipërinë Ditët e mira Paskëtaj vinë. Shkoj errësira, Lum kush të rronjë, T’a shohë zonjë!”
    Dhe zonjë, Shqipëria bëhet kur ne, bijtë e bijat e saj, t’ia vendosim mbi kokë kurorën me 12 yjet, që flamuri europian i huazoi kurorës së Zojës lartë në qiell, asaj Zoje, nënë e pelegrinëve që shpresojnë, që si pajtore e Shqipërisë kremtohet pikërisht këtë muaj, njësoj siç populli me traditë kremton, po këtë muaj, lindjen e Shën Gjergjit të shqiptarëve.
    Gjergji i Kastriotëve, Ati i shqiptarëve na qoftë mbrojtje dhe udhërrëfyes në pelegrinazhin tonë europian dhe Nana e Shqiptarëve, na sjelltë Këshillën e Mirë dhe bekimin për misionin dhe pelegrinazhin tonë të shenjtë drejt tokës së premtuar, atje në atë shtëpinë ku na pret këndi ynë. Rroftë Shqipëria si gjithë Europa! Rroftë Europa e gjithë shqiptarëve!

  • Mazniku: Në qarkun e Elbasanit marrim 9 mandate, rezultati më i mirë ndonjëherë

    Mazniku: Në qarkun e Elbasanit marrim 9 mandate, rezultati më i mirë ndonjëherë

    Drejtuesi politik i PS-së, Arbjan Mazniku, tha në çeljen e fushatës se Partia Socialiste do të marrë 9 mandate detutetësh në 11 maj.
    “Ashtu si gurët e këtij sheshi që kanë ardhur nga i gjithë vendi, sot Shqipëria është bashkë. Sot jemi në udhëkryq dhe kemi sfidën për të bërë realitet ëndrrën për t’u bërë qytetarë të Europës, të barabartë.Elbasani, Gramshi, Librazhdi, Cërriku, Peqini, Përrenjasi, Belshi e kanë ndarë mendjen, me PS-në dhe Ramën drejt Europës.Qarku i Elbasanit është i vendosur për 9 mandate, një nga rezultatet më të mira që kemi pasur ndonjëherë. Shqipëria e ka ndarë mendjen, me PS-në dhe Ramën drejt Europës”, tha Mazniku.

  • Fushata e PS për 12 yje për 12 qarqe, Beci: Shkodra porta e Europës në Shqipëri, marrim 5 mandate

    Fushata e PS për 12 yje për 12 qarqe, Beci: Shkodra porta e Europës në Shqipëri, marrim 5 mandate

    Nën moton ‘Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS’, socialistët çelin zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit në sheshin Skënderbej. Në mes të skenës janë vendosur edhe 12 yje të cilët përfaqësojnë edhe 12 qarqet e vendit, në secilin prej tyre do të qëndrojë drejtuesit i qarkut së bashkë me kandidatët për deputetë të PS. Pas përshëndetjes së shkurtër të 12 drejtuesve të qarqeve politike, tubimi do të kulmojë me fjalën e kryesocialistit Edi Rama.
    Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Benet Beci u shpreh se në Shkodër synojnë pesë mandate. Gjatë eventit të hapjes zyrtare të fushatës, Beci tha Shkodra është porta e Europës në Shqipëri dhe do të vijojë transformimi i tij.
    “Nis me këtë këngë fitoren e 2023, ishte një këngë frymëzuese dhe fitoreje, simbolike për atë që po vinte në Shkodër. Ajo frymë e zhvillimit ka nisur të shpërndahet kudo, në Malësi të Madhe, Pukë, Fushë Arrëz. Fitorja do të jetë shume më e madhe se e 2023, Shkodra është kthyer në kantier ndërtimi që nga hyrja deri në Dukagjin. Shkodra është porta e Europës në Shqipëri, me premtimet që kemi dhënë kemi provuar që një bashkëpunim me vendorit dhe qëndrorit sic është bërë në Shkodër gjatë kësaj periudhe është kyce. Jo vetëm hyrja e Shkodrës, jo vetëm rrugët brenda apo autostradat janë ata që na bëjnë besimplotë që kemi dhënë provat që besimin e Shkodrës këto dy vite do ta cojmë më tej. Së paku me 5 mandate Shkodra do të vijë ne këto zgjedhje. Shkodranët janë mirënjohës dhe falenderues. Do jemi qyteti i surprizave dhe më shumë se pesë në këtë qytet”, tha ai.

  • “Sot Shqipëria është bashkë”/ Drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Arbjan Mazniku: Me PS dhe Ramën drejt Europës

    “Sot Shqipëria është bashkë”/ Drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Arbjan Mazniku: Me PS dhe Ramën drejt Europës

    Në tubimin festivo-politik që po mbahet me rastin e çeljes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit, është Arbjan Mazniku nga qarku i Elbasanit.Mazniku u shpreh se synimi për PS është që në qarkun e Elbasanit të marrë 9 mandate, rezultati më i mirë ndonjëherë.
    “Ashtu si gurët e këtij sheshi që kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria, sot Shqipëria është bashkë. Sot jemi në udhëkryq dhe kemi sfidën për të bërë realitet ëndrrën për t’u bërë qytetarë të Europës, të barabartë. Elbasani, Gramshi, Librazhdi, Cërriku, Peqini, Përrenjasi, Belshi e kanë ndarë mendjen, me PS dhe Ramës drejt Europës. Qarku i Elbasanit është i vendosur për 9 mandate, një nga rezultatet më të mira që kemi pasur ndonjëherë. Shqipëria e ka ndarë mendjen, me PS dhe Ramën drejt Europës”, tha ai.

  • “Shkodra, porta hyrëse e Europës në Shqipëri”/ Beci: Do të marrim të paktën 5 mandate në këtë qark

    “Shkodra, porta hyrëse e Europës në Shqipëri”/ Beci: Do të marrim të paktën 5 mandate në këtë qark

    Drejtuesi politik i Qarkut Shkodër, Benet Beci, pohoi se qyteti verior është porta hyrëse e Europës në Shqipëri. Beci pohoi se të paktën pesë mandate do të marrë Shkodra si qark.
    “’Si ke njeh zonja Shkodër’, një këngë fituese, për atë që po vinte, për zgjimin e qytetit. Ajo frymë ka nisur të shpërndahet kudo në Qarkun e Shkodër dhe besoj se fitoja do të jetë akoma më e madhe.
    Shkodra është kthyer në një kantier ndërtimi, nga hyrja, deri në Dukagjin, është porta e Europës në Shqipëri dhe ne premtimet, me punën, kemi provuar, një bashkëpunim mes pushtetit vendor me atë qendror. Ky është çelësi i suksesit.
    Ne do ta çojmë më tej, të paktën pesë mandate në Qarkun e Shkodrës. Jemi falëndërues, faleminderit Kryeministrit që ka kthyer kokën nga Shkodra, është qyteti u surprizave.”

  • Gonzato: Shtëpia e Europës, dritarja e BE-së në Shqipëri

    Gonzato: Shtëpia e Europës, dritarja e BE-së në Shqipëri

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, e cilësoi dje, “Shtëpinë e Europës në Tiranë, dritare të BE-së në Shqipëri”. Gonzato përshëndeti zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesen e Lartë, Kaja Kallas, për vizitën e saj në Europe House Tirana, teksa e cilësoi me rëndësi bisedën që Kallas zhvilloi me studentë dhe grupin e të rinjve, në ambientet e Europe House Tirana. “Dua të falënderoj Përfaqësuesen e Lartë, Kallas, që në agjendën e saj të ngjeshur ka kohë edhe për këtë, bisedon me të rinj, mbi “Të ardhmen e Sigurisë Evropiane: Roli i Ballkanit Perëndimor dhe Fuqia e Zërave të Rinj”, u shpreh Gonzato.
    “Në këtë takim kemi të rinj, studentë, përfaqësues të think-tank-eve nga vendet e rajonit dhe nga 17 vende të BE-së. Kemi edhe Ambasadorët e Rinj Evropianë që janë një vlerë e shtuar e jona dhe ne punojmë ngushtësisht me ta për të promovuar vlerat e BE-së në Tiranë”, deklaroi Gonzato.

  • Liderët e Europës mblidhen në Tiranë në 16 maj, Rama: E fituam këtë mundësi për shkak të respektit dhe vlerësimit

    Liderët e Europës mblidhen në Tiranë në 16 maj, Rama: E fituam këtë mundësi për shkak të respektit dhe vlerësimit

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, duke njoftuar sërish mbajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë më 16 maj. Në këtë samit, sipas tij, do të mblidhen udhëheqësit e 700 milionëve të Europës, përfshirë liderë nga shtetet që janë jashtë Bashkimit Evropian. Rama theksoi se Shqipëria ka fituar këtë mundësi për shkak të respektit dhe vlerësimit që ka nga të gjithë në kontinent.
    “Në 16 maj do të presim samitin e komunitetit politik europian ku do të kemi në Tiranë udhëheqësit e 700 milionëve të Europës përtej BE-së. Arsyeja pse Shqipëria e mori këtë mundësi është e thjeshtë se është një vend që të gjithë e shohin me sytë e respektit dhe të gjithë kanë vlerësime dhe mua më bëjnë shumë krenar, por më e rëndësishme se krenaria është motivimi dhe frymëzimi për të vazhduar më tutje”, thotë Rama në videon e postuar në Facebook.
    Ndërkohë në postimin në Facebook, Rama shprehu krenarinë që liderët e Evropës do të mblidhen në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një moment të veçantë për Shqipërinë dhe kontinentin.
    “Mirëmëngjes dhe me krenarinë për faktin se në 16 maj, do të bëhen bashkë në zemër të Tiranës për Samitin e Komunitetit Politik Europian, liderët e të gjithë kontinentit tonë të demokracive, nga Londra në Kiev e nga Oslo në Ankara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

  • Berisha nga Strasburgu: Mora garanci të plota për vëzhgimin e hollësishëm të zgjedhjeve! Narkoshteti i Ramës rrezikon Europën

    Berisha nga Strasburgu: Mora garanci të plota për vëzhgimin e hollësishëm të zgjedhjeve! Narkoshteti i Ramës rrezikon Europën

    Duke folur për mediat pas takimeve të shumta në Strasburg, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se, ka marrë garanci të plota nga grupet parlamentare të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, për dërgimin e delegacioneve me qëllim mbikëqyrjen e zgjedhjeve të 11 majit.

    Gjatë këtyre takimeve, Berisha u shpreh se ka informuar ndërkombëtarët për rrezikun e madhe që paraqet narkoshteti i Edi Ramës jo vetëm për Shqipërinë dhe rajonin, por edhe për të gjithë Europën. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Pyetje: Keni pasur disa takime në Asamblenë Parlamente të Këshillit të Europës. Keni mbajtur dy fjalime, në dy grupe parlamentare të ndryshme. A ishin të informuar për situatën dhe për atë që ndodh në Shqipëri, gjatë këtyre takimeve informale, përveç fjalës tuaj të hapur.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Sali Berisha: Nuk mund të them se ishin të informuar, por natyrisht krejtësisht pa informacion nuk ishin. Megjithatë, kjo për mua ishte një ditë shumë e rëndësishme, ku pata mundësinë të paraqes gjerësisht, para një audience të gjerë, para dy grupeve parlamentare dhe të disa delegacioneve, të grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane, dhe të grupit parlamentar të Konservatorëve dhe Patriotëve Europian, të takohem me disa delegacione, siç ishte delegacioni i Suedisë, i Greqisë, delegacioni i Italisë.

    Të takoj në një takim të veçantë dhe shumë të rëndësishëm me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, zotin Theodoros Roussopoulos dhe takime të tjera pastaj me miq. Mendoj se ekspozeja dhe paraqitja e situatës, e një Shqipërie që në 30 vjetorin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Europës është kthyer në një narkoshtet që përbën rrezik jo vetëm për qytetarët e vet, por për rajonin dhe Europën. Kishte një rëndësi shumë të madhe për vendin, kishte një rëndësi shumë të madhe për të ardhmen e Shqipërisë.

    Faktet janë aq kokëforta dhe aq bindëse sa që, mund të them siç u pa dhe pata fatin gjatë ditës të marr përshtypje falënderuese dhe falënderim për ekspozetë që paraqita në këto dy grupe parlamentare dhe në delegacionet e vendeve anëtare që takova.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Qëllimi kryesor ishte të zgjoja vëmendjen e madhe që duhet të tregojnë për zgjedhjet dhe mora garanci të plotë se, përfaqësuesit e këtyre grupeve do të jetë të pranishëm dhe me interesin më të madh për vëzhgimin më të hollësishëm të zgjedhjeve të ardhshme. I njohja me gjithë mekanizmat që ka krijuar Edi Rama. Arrestimin e liderëve të opozitës vitin elektoral, etj., etj., kështu që them se u bë një punë shumë e mirë.

    Pyetje: Ju më herët keni denoncuar faktin se Edi Rama i keqinformon europianët. A ka ndryshuar kjo situatë tashmë.

    Sali Berisha: Kjo situatë po ndryshon, them se po ndryshon, nuk mund të them se ka ndryshuar plotësisht, sepse ju e patë edhe në takimin e fundit që pata, njerëzit mbetën të habitur nga ato që dëgjonin. Kjo situatë ndryshon. Ajo që është shumë e rëndësishme është se, nuk është më një situatë e mbuluar nga heshtja, nga censura, nga terri. E thashë dhe në takimin e fundit, janë përpjekur shumë ta izolojnë PD-në dhe të mbulojnë të gjithë këtë veprimtari të Edi Ramës. Por tani kjo ka marrë fund. Gjërat po dalin në dritën e diellit dhe po kuptohet shumë mirë se ç’përfaqëson regjimi i Tiranës.

  • Takimet në Strasburg/ Berisha: Isha zëri i shqiptarëve në Këshillin e Europës pas atij skandali ndërkombëtar të Ramës

    Takimet në Strasburg/ Berisha: Isha zëri i shqiptarëve në Këshillin e Europës pas atij skandali ndërkombëtar të Ramës

    Kreu i PD, Sali Berisha ka zbuluar detaje mbi vizitën e tij në Strasburg në Këshillin e Evropës.Në një konferencë për media, Berisha thotë se i informoi përfaqësuesit e lartë të KiE për “regjimin e Edi Ramës dhe narko shtetin në Shqipëri”.
    Ai thotë se ka qenë zëri i të gjithë shqiptarëve në Këshillin e Evropës, gjë që sipas tij ka munguar prej vitesh.“U ktheva nga një udhëtim, qëndrim dhe vizitë njëditore në Strasburg, i ftuar nga grupi i Partisë Popullore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, por edhe grupi i demokratëve konservatorë në këtë asamble, për të shkëmbyer mendime për gjendjen në Shqipëri.
    Në këtë vizitë, u prita në një takim të veçantë nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Rusopulos. U takova në takime të veçanta me delegacionin parlamentar në këtë asamble të Italisë, Suedisë, Greqisë.
    Zhvillova një takim të veçantë në komitetin prestigjioz të antitorturës në këtë institucion. Takova zyrtarë dhe miq të shumtë. Në karrierën time politike, ky institucion është institucioni i parë që unë kam vizituar si President Republike.Këshilli i Europës është institucioni më i vjetër evropian pas Luftës së Dytë Botërore, i cili në themel ka zgjedhjet e lira, liritë dhe të drejtat e qytetarëve evropiane.
    Me këtë institucion kam pasur marrëdhënie intensive, qoftë si president apo kryeministër, qoftë si kryetar i partisë më të madhe opozitare.Këshilli i Europës me bankën e tij dhe me ekspertizat e jashtëzakonshme i ka dhënë Shqipërisë një ndihmë shumë ët madhe financiare, teknike në betejën kundër korrupsionit, në të gjitha problemet e autonomisë lokale dhe rajonale, në çështjet e demokracisë.
    Ai këshill, me iniciativën e Sali Berishës ka votuar rezoluta kundër regjimit socialist në kohën kur isha në opozitë. Kësaj here, pas 13 vitesh, unë përsëri aty isha në shtëpinë time dhe pata një pritje shumë miqësore dhe të përzemërt.
    Ishte një kënaqësi e madhe që unë dje isha zëri i të gjithë shqiptarëve në atë institucion, zë që ka munguar kaq e kaq vite. Por duhet t’u them këtu, ishte një kënaqësi shumë e veçantë, pas të themi pothuajse skandalit ndërkombëtar të Edi Ramës, çka kishte detyruar në një akt të pashembullt me një lider evropian, kishte detyruar drejtuesit e këtij institucioni të anulojnë darkën zyrtare të parashikuar për kryeministrin e Shqipërisë, pasi ai nuk ishte i denjë për këtë darkë.
    Nuk ishte i denjë, ia anuluan darkën.Nuk po ndalem në reagimet e tij pas anulimit të darkës që janë një turp i madh për të mos thënë dhe gjer më shumë.
    Por tani po informoj shqiptarët se unë aty isha zëri i tyre, zë që u paraqiti grupeve parlamentare të vërtetat mjerisht pak të njohura mbi regjimin e Edi Ramës, narkoshtetin dhe narkodiktaturën në Shqipëri.
    Mendoj se ishte shumë e dobishme dhe e domosdoshme që parlamentaret e grupeve kryesore parlamentare siç është grupi i PPE në këtë institucion, të mësonin me dokumente dhe fakte të pakundërshtueshme, të vërtetat e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të cilat u ndoqën me interes shumë të madh”, tha Berisha.

  • “Ramës iu anulua darka zyrtare në Këshillin e Europës”/ Nuk përmbahet Berisha: Skandal ndërkombëtar

    “Ramës iu anulua darka zyrtare në Këshillin e Europës”/ Nuk përmbahet Berisha: Skandal ndërkombëtar

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një konferencë për mediat, ku ka folur për vizitën e tij në Këshillin e Europës në Strasburg. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se ishte “zëri i shqiptarëve” në këtë forum ndërkombëtar, duke denoncuar situatën në Shqipëri si një narko-shtet dhe narko-diktaturë.
    Një nga momentet kryesore të deklaratës së Berishës ishte anulimi i një darke zyrtare që ishte planifikuar për kryeministrin Edi Rama në Këshillin e Europës. Berisha e cilësoi këtë si një “turp të madh” dhe një “skandal ndërkombëtar,” duke shtuar se Rama nuk ishte i denjë për të marrë pjesë në këtë ngjarje.
    “Unë dje në KiE isha zëri i shqiptarëve. Në Strasburg fola për narko-shtetin dhe narko-diktaturën në Shqipëri. Ramës iu anulua një darkë zyrtare në Këshillin e Europës. Anulimi i darkës zyrtare për Ramën, është një turp i madh dhe skandal ndërkombëtar. Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ishte i denjë për këtë darkë”, tha kreu i PD.
    Pjesë nga fjala e Berishës:
    U ktheva nga një udhëtim, qëndrim dhe vizitë njëditore në Strasburg, i ftuar nga grupi i Partisë Popullore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, por edhe grupi i demokratëve konservatorë në këtë asamble, për të shkëmbyer mendime për gjendjen në Shqipëri. Në këtë vizitë, u prita në një takim të veçantë nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Rusopulos. U takova në takime të veçanta me delegacionin parlamentar në këtë asamble të Italisë, Suedisë, Greqisë.
    Zhvillova një takim të veçantë në komitetin prestigjioz të antitorturës në këtë institucion. Takova zyrtarë dhe miq të shumtë. Në karrierën time politike, ky institucion është institucioni i parë që unë kam vizituar si President Republike. Këshilli i Europës është institucioni më i vjetër evropian pas Luftës së Dytë Botërore, i cili në themel ka zgjedhjet e lira, liritë dhe të drejtat e qytetarëve evropiane. Me këtë institucion kam pasur marrëdhënie intensive, qoftë si president apo kryeministër, qoftë si kryetar i partisë më të madhe opozitare.
    Këshilli i Europës me bankën e tij dhe me ekspertizat e jashtëzakonshme i ka dhënë Shqipërisë një ndihmë shumë ët madhe financiare, teknike në betejën kundër korrupsionit, në të gjitha problemet e autonomisë lokale dhe rajonale, në çështjet e demokracisë. Ai këshill, me iniciativën e Sali Berishës ka votuar rezoluta kundër regjimit socialist në kohën kur isha në opozitë. Kësaj here, pas 13 vitesh, unë përsëri aty isha në shtëpinë time dhe pata një pritje shumë miqësore dhe të përzemërt. Ishte një kënaqësi e madhe që unë dje isha zëri i të gjithë shqiptarëve në atë institucion, zë që ka munguar kaq e kaq vite.
    Por duhet t’u them këtu, ishte një kënaqësi shumë e veçantë, pas të themi pothuajse skandalit ndërkombëtar të Edi Ramës, çka kishte detyruar në një akt të pashembullt me një lider evropian, kishte detyruar drejtuesit e këtij institucioni të anulojnë darkën zyrtare të parashikuar për kryeministrin e Shqipërisë, pasi ai nuk ishte i denjë për këtë darkë. Nuk ishte i denjë, ia anuluan darkën. Nuk po ndalem në reagimet e tij pas anulimit të darkës që janë një turp i madh për të mos thënë dhe gjer më shumë.
    Por tani po informoj shqiptarët se unë aty isha zëri i tyre, zë që u paraqiti grupeve parlamentare të vërtetat mjerisht pak të njohura mbi regjimin e Edi Ramës, narkoshtetin dhe narkodiktaturën në Shqipëri. Mendoj se ishte shumë e dobishme dhe e domosdoshme që parlamentaret e grupeve kryesore parlamentare siç është grupi i PPE në këtë institucion, të mësonin me dokumente dhe fakte të pakundërshtueshme, të vërtetat e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të cilat u ndoqën me interes shumë të madh.