Tag: europës

  • “Një nga zonat më të bukura të Europës”, Rama në Velipojë: Do nisi puna dhe me Bypass-in e Shëngjinit

    “Një nga zonat më të bukura të Europës”, Rama në Velipojë: Do nisi puna dhe me Bypass-in e Shëngjinit

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një  takim në Velipojë me përfaqësuesit e bizneseve në një fazë shumë pozitive të ekonomisë kombëtare dhe vendore, falë hovit të turizmit po jo vetëm.

    “Të ardhurat do rriten në mënyrë të jashtëzakonshme, ashtu sikurse rritet ndjeshëm dhe mundësia për të paguar shumë më tepër stafet, sepse e gjitha lidhet me cilësinë. Unë do ju thoja të synoni maksimumin e cilësisë. Ne do jemi shumë mbështetës për zhvillimin e këtyre hapësirave të reja. Kemi bërë shumë gabime në të shkuarën. Janë gabime që i bën çdo vend.
    Jam dakord që kjo është një nga zonat më të bukura të Europës. Kjo meriton një zhvillim në standardet më të larta të Europës.
    Projekt tjetër që kemi dakordësuar, me Pjerinin që ka urdhëruar dhe unë kam pranuar ta zbatoj, është projekti i lidhjes së zonës së talës me bregdetin, përmes rrugëve perpendikulare, ku faktikisht nuk ka infrastrukturë që të mbështesë këto zhvillime, ndërkohë deri dje s’ka pasur nevojë të kishte. Dhe Bypass-i i Shëngjinit, që është një kërkesë e Markut, desha të thoja shokut Mark, po është z.Mark se nuk bëhet shok ky. Është nga ata të paepurit e ‘Liri Demokracisë’”, tha ndër të tjera Rama.

    Top Channel

  • Qytetet termale historike të Europës në rrezik nga ndryshimet klimatike

    Qytetet termale historike të Europës në rrezik nga ndryshimet klimatike

    Temperaturat në rritje, përmbytjet dhe thatësira kërcënojnë burimet natyrore të ujërave termale që kanë formuar qytetet e famshme termale të Europës, një trashëgimi që daton prej kohës së Romës së lashtë dhe që ka tërhequr për shekuj vizitorë në kërkim të shëndetit dhe mirëqenies.

    Njëmbëdhjetë prej këtyre qyteteve – si Bath në Mbretërinë e Bashkuar, Baden Baden në Gjermani dhe Vichy në Francë – janë të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Sot, përballë sfidave që sjell ngrohja globale, këto qytete po bashkohen me programin “Preserving Legacies” të Shoqatës National Geographic për të mbrojtur trashëgiminë e tyre nga rreziqet klimatike.

    Në kuadër të këtij programi, qytetet do të përfitojnë mjete të reja, trajnime teknike dhe bashkëpunim me rrjete partnerësh për të forcuar qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike, duke shërbyer si model për qytetet e tjera të Europës.

    Sipas Naomi O’Toole, koordinatore e komunikimit për organizatën The Great Spa Towns of Europe, ndryshimet klimatike tashmë po japin efektet e para. Përmbytje të shpeshta kanë prekur qytetin austriak Baden bei Wien në vitin 2024 dhe Spa në Belgjikë në 2021. Në Bath, pishinat historike Cleveland janë mbyllur përkohësisht për shkak të dëmeve nga përmbytjet e përsëritura – megjithëse ishin projektuar për përmbytje që ndodhin një herë në 100 vjet, ato janë përmbytur çdo vit për tre vite radhazi.

    Këto fenomene përbëjnë jo vetëm humbje të trashëgimisë së çmuar kulturore, por edhe rrezik ekonomik, pasi turizmi kulturor përbën 40% të turizmit global dhe kontribuoi me 9.1% në PBB-në botërore gjatë vitit 2023.

    “Trashëgimia kulturore është më shumë se bukuri estetike – ajo është baza ekonomike e shumë komuniteteve përmes turizmit, zanateve dhe bujqësisë tradicionale,” thotë Victoria Herrmann, drejtoreshë ekzekutive e Preserving Legacies dhe eksploruese e National Geographic.

    Ajo paralajmëron se mungesa e investimeve në përfshirjen e trashëgimisë në politikat e rezistencës ndaj klimës është një mangësi serioze dhe e rrezikshme.

    Përmes programit “Preserving Legacies”, liderët lokalë do të trajnohen për të kryer vlerësime të rreziqeve klimatike dhe për të zbatuar strategji përshtatjeje që do të mbrojnë burimet natyrore termale dhe peizazhet kulturore për brezat e ardhshëm.

    Sipas Chiara Ronchini, sekretare e përgjithshme e The Great Spa Towns of Europe, qëllimi afatgjatë është krijimi i një modeli të aplikueshëm edhe për destinacione të tjera në Europë që po përballen me pasoja të ngjashme nga ndryshimet klimatike.

  • Rezultatet e dobëta, Tottenham shkarkon trajnerin

    Rezultatet e dobëta, Tottenham shkarkon trajnerin

    Ange Postecoglou do të largohet nga drejtimi i Tottenham edhe nëse këto të fundit fitojnë Ligën e Europës. Vendimi është marrë për trajnerin grek që ka dështuar me skuadrën angleze në kampionat.
    “The Telegraph”  raporton se as fitimi i Ligës së Europës, që do të siguronte pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm, nuk bën punë.
    Postekoglu u afrua te Totenhemi në vitin 2023. Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027, por kjo nuk duket se do pengojë Totenhemin për të zyrtarizuar vendimin.

    Tottenham do të luajë ndaj Bodo/Glimt, për të siguruar finalen e madhe të Ligës së Europës. Kujtojmë ndërkohë se aktualisht mbajnë vendin e 16 në kampionat, por nuk rrezikojnë rënien.

  • Fushata e socialistëve në Maliq, Rama: Falë punës së PS, ky vend ka ndryshuar

    Fushata e socialistëve në Maliq, Rama: Falë punës së PS, ky vend ka ndryshuar

    Kryeministri Edi Rana ka vijuar takimet e tij me qytetarët. Këtë të shtunë është ndalur në Maliq.
    Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se falë punës së PS, Maliqi ka ndryshuar.
    “Na duhet të bashkohemi të gjithë si shqiptarë dhe t’i japim një mesazh shumë të qartë të gjithë vendeve të Europës, duke nxjerrë nga kutitë e votimit një shumicë popullore që i thotë Europës, duam të ulemi tani në sofrën e përbashkët të BE”, tha Rama.

  • Inzaghi, “mbreti” i heshtur i Europës. Statistika mbresëlënëse në Champions, e ardhmja e “blinduar” me Interin

    Inzaghi, “mbreti” i heshtur i Europës. Statistika mbresëlënëse në Champions, e ardhmja e “blinduar” me Interin

    Simone Inzaghi vazhdon të shkruajë faqe të rëndësishme në historinë e Interit dhe të Ligës së Kampionëve. Pasi eliminoi Bayern Munich dhe u kualifikua në gjysmëfinale për herë të dytë në tri vitet e fundit, trajneri nga Piacenza konfirmohet si një ndër më të mirët në Europë që nga viti 2020 e deri më sot.
    Me 49 ndeshje në stol në Champions, siç shkruan “Tuttosport”, Inzaghi është trajneri i tretë me më shumë prezenca në kompeticion gjatë 4 viteve të fundit, pas Guardiolës (58 ndeshje) dhe Ancelottit (52 ndeshje). Por ndryshe nga ata, ai do të jetë sërish protagonist në fazën finale.
    Me një mesatare pikësh prej 1.86 (që ngjitet në 1.98 në 41 ndeshjet me Interin), ai renditet menjëherë pas emrave të mëdhenj si Guardiola, Ancelotti, Nagelsmann, Klopp dhe Tuchel, ndër trajnerët me të paktën 25 prezenca në këtë kompeticion.
    Një rrugëtim në ngjitje që ka tërhequr vëmendjen edhe të disa prej klubeve më të mëdha europiane, por Interi dëshiron ta “blindojë”. Siç ka konfirmuar Beppe Marotta, rinovimi është tashmë një formalitet: kontratë deri në vitin 2027, me opsion deri më 2028 dhe pagë prej 7 milionë euro në vit.
    Sezoni është ende i hapur. Në pritje të gjysmëfinales së Champions-it kundër Barcelonës dhe të gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Italisë kundër Milanit, Interi do të luajë për Pashkë sfidën kyçe të titullit ndaj Bologna.
    Inzaghi dhe klubi zikaltër nuk kanë bërë zgjedhje parësore si objektiv të sezonit, ngaqë synojnë gjithçka. Dhe sido që të shkojë, ky sezon do të mbahet mend si kulmi i një cikli që e ka rikthyer Interin mes të mëdhenjve të Europës.
     

  • VIDEO/ Hysajt i shpëton kundërshtari në golin që dërgoi ndeshjen në penallti, Lacio eleminohet nga Liga e Europës

    VIDEO/ Hysajt i shpëton kundërshtari në golin që dërgoi ndeshjen në penallti, Lacio eleminohet nga Liga e Europës

    Lacio i ka dhënë fund rrugëtimit në Ligën e Europës. Bardhekaltrit kanë mposhtur sot Bodo/Glimtin, por fitorja nuk i ka mjaftuar për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale. Tati më minutën e 21-të dhe Noslini në minutën e 90+3′ e dërguan sfidën në shtesa, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në 2-2.
    Lazio trefishoi rezultatin në minutën e 100 falë golit të Dias dhe dukej se situata po shkonte në favor të italianëve. Por 9 minuta më vonë Helmerseni i shpërtoi mbulimit të Hysajt, i cili u aktivizua në minutën e 94-t, dhe i tundi rrjetën. Kështu ndeshja shkoi në penallti, aty ku skuadra e Bodo/Glimtit u tregua më e saktë. Norvegjezët prenë biletën për në gjysmëfinale të Ligës së Europës, ku do të përballen me Totenhemin./Sport Ekspres/

  • E FUNDIT/ Arsenali bëhet Zot në shtëpinë e Realit, “topçinjtë” eleminojnë mbretërit e Europës

    E FUNDIT/ Arsenali bëhet Zot në shtëpinë e Realit, “topçinjtë” eleminojnë mbretërit e Europës

    Nuk ka “remontada” në Madrid. Një javë e mbushur me video motivuese për përmbysje nuk ka sjellë asnjë rezultat në fushën e lojës. Arsenali është bërë Zot në “Santiago Bernabeu”, ku ka vulosur eleminimin e mbretërve të Europës.
    Pjesa e parë përfundoi në baraspeshë 0-0 falë pritjes së penalltisë nga Tibu Kurtua. Por Saka korrigjoi gabimin e tij në minutën e 65, kur me një parabël mposhti portierin e Realit. Vetëm 2 minuta më vonë, Salibaja kreu një gafë në zonën e tij. Viniciusi përfiti menjëherë nga situate dhe e dërgoi topin në portën e zbrazët. Shifrat shkuan sërish në baraspeshë, duke ndezur shpresat e tifozëve madrilenë.
    Megjithatë shanset u shuan përfundimisht në minutën e 93-të, kur Martineli vulosi humbjen 1-2 të Realit të Madridit. Një humbje e hidhur që shoqërohet me eleminimin nga Liga e Kampionëve. Tashmë Arsenali do të përballet me PSG-në në gjysmëfinale, në mënyrë që të shkojë deri në fund të këtij turneu./Sport Ekspres/

  • Analiza nga Alda Bardhyli/ Kultura shqiptare në historinë e Europës

    Analiza nga Alda Bardhyli/ Kultura shqiptare në historinë e Europës

    Zagrebi është vetëm një qytet ku mund të ndalojmë për të kujtuar kontributet e pasura dhe të qëndrueshme të kulturës shqiptare në trashëgiminë e përbashkët të Europës.
    Kulturat tona, si gurët e qyteteve të lashta, formohen nga duart e kohës, historisë dhe individëve të jashtëzakonshëm. Sot, mblidhemi për të nderuar një individ të tillë — një njeri, duart e të cilit me të vërtetë e shndërruan gurin në bukuri — skulptorin dhe arkitektin e Rilindjes, Andrea Alessi.
    I lindur në Durrës, në brigjet e Shqipërisë, Andrea Alessi nuk ishte vetëm fëmijë i qytetit të tij, por edhe fëmijë i botës më të gjerë mesdhetare. Puna e tij tejkaloi kufijtë, gjuhët dhe identitetet. Në shekullin e 15-të, ai bëri emrin e tij përtej Adriatikut, veçanërisht në Dalmaci, duke përzier hijeshinë gotike me frymën e guximshme të Rilindjes.
    Kryevepra e tij më e njohur, Kapela e Shën Gjonit në Katedralen Trogir, është testament jo vetëm i aftësive të tij, por edhe i shkëmbimeve të gjalla kulturore që lulëzuan në këtë krahinë — pikëtakimin e Lindjes me Perëndimin, Veriun dhe Jugun. Në çdo gdhendje shohim gjurmët e gishtave të një njeriu të rrënjosur në trashëgiminë e tij shqiptare, por të angazhuar thellë me botën europiane përreth tij.Historia e Alessit na kujton një të vërtetë thelbësore: kultura shqiptare nuk është në buzë të Europës — ajo është e endur në pëlhurën e saj. Nga letërsia në art, nga muzika në arkitekturë, zërat shqiptarë kanë bërë jehonë të gjatë në simfoninë europiane.
    Ndërsa reflektojmë mbi trashëgiminë e Andrea Alessit, po ashtu përkujtojmë një frymë më të gjerë shqiptare — të epshme, krijuese dhe që përhapet gjithnjë e më shumë. Një frymë që ka kaptuar male dhe dete, që ka ndërtuar ura midis kulturave dhe që vazhdon ta pasurojë familjen europiane. Dhe kjo na sjell në diçka edhe më të madhe — vetë frymën e Europës.
    Fryma e Europës nuk është një zë i vetëm, por një kor. Ajo është ndërtuar jo mbi njëtrajtshmërinë, por mbi bashkimin përmes larmisë. Është një hapësirë në të cilën kulturat takohen, ndikojnë dhe frymëzojnë njëra-tjetrën, në të cilën traditat e lashta jetojnë së bashku me risinë, në të cilën kombet e vogla dhe të mëdha kontribuojnë në mënyrë të barabartë në një ide të përbashkët: se kultura, bashkëpunimi dhe njerëzimi mund të ndërtojnë paqe dhe përparim.
    Kjo frymë është e denjë sepse pasqyron më të mirën e asaj që mund të jemi — kur zgjedhim dialogun mbi përçarjen, bukurinë mbi vrazhdësinë, kujtesën mbi harresën. Andrea Alessi, artist shqiptar që formëson gurin kroat në Rilindje, na kujton se një bashkëpunim dhe krijimtari e tillë nuk janë ideale të reja — ato janë rrënjë të thella në tokën europiane.
    Historia e Alessit na kujton se kultura shqiptare nuk është në buzë të Europës — ajo është e endur në pëlhurën e saj. Nga letërsia në art, nga muzika në arkitekturë, zërat shqiptarë kanë bërë jehonë të gjatë në simfoninë europiane. Pra, le të marrim frymëzim nga Andrea Alessi: të ndërtojmë me largpamësi, të lidhemi përmes bukurisë dhe ta nderojmë të kaluarën tonë të përbashkët teksa formojmë të ardhmen tonë të përbashkët — në frymën e vërtetë të Europës.
    Ndoshta shkrimtari shqiptar më i vlerësuar ndërkombëtarisht, Ismail Kadare, njihet për romane si Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur dhe Kronikë në Gur. Veprat e tij, të përkthyera në shumë gjuhë, eksplorojnë historinë, diktaturën dhe identitetin në kontekstin europian dhe atë të përbotshëm. Ai ka marrë Çmimin Princi i Asturias dhe ka qenë pretendent i gjatë për Çmimin Nobel në Letërsi.Inva Mula — soprano e njohur botërisht, Mula ka kënduar në operat e të gjithë Europës, përfshirë La Scala dhe Operën E Parisit. Ajo është e njohur ndërkombëtarisht për huazimin e zërit të saj në “Diva Dance” në filmin “Fifth Element”.
    Ermonela Jaho — një tjetër soprano e jashtëzakonshme shqiptare, Jaho është vlerësuar për intensitetin e saj emocional dhe hijeshinë vokale në skena nga “Royal Opera House” në Londër deri në Vjenë dhe Madrid.
    Në Artet Pamore
    Ibrahim Kodra — piktor modernist që jetoi dhe punoi kryesisht në Itali. Vepra e tij bashkon elementet folklorike shqiptare me stilet kubiste dhe moderniste. Ai është cilësuar si bashkëkohës i Pikasos dhe është përkujtuar në skenën e artit italian dhe atë më të gjerë europiane.Në ArkitekturëNdërsa Andrea Alessi mbetet figurë qendrore e arkitekturës historike shqiptare, arkitektët modernë me prejardhje shqiptare janë gjithnjë e më shumë pjesë e kuvendimit europian, veçanërisht në planifikimin urban dhe në përpjekjet e zhvillimit paskomunist në qytete si Tirana dhe Prishtina.Këto figura tregojnë se kultura shqiptare është jo vetëm e pranishme, por e gjallë në mozaikun artistik europian — nga operat dhe romanet e deri tek arti dhe filmi modern.Por edhe Kroacia ka kontributin e vet:
    Trashëgimia artistike kroate krahas asaj shqiptare e bën mesazhin më të fortë dhe më të bashkuar në një kontekst europian.Dhe ndërsa nderojmë kontributin shqiptar në Europë, është e drejtë — këtu në Zagreb — të njohim gjithashtu trashëgiminë e madhe kulturore të popullit kroat brenda të njëjtit tapet europian.Nuk mund të flitet për letra kroate pa përmendur figurën e lartë të Miroslav Krleža — shkrimtar, mendimtar dhe intelektual me thellësi të rrallë. Krleža nuk ka qenë vetëm një zë letrar i Kroacisë, por edhe vëzhgues kritik i vetë gjendjes europiane. Veprat e tij, të tilla si Kthimi i Philip Latinowicz ose Gostia në Blitva, pasqyrojnë kompleksitetin psikologjik dhe kundërshtitë politike të Europës së shekullit të 20-të. Zëri i tij bëri jehonë me të njëjtën urgjencë dhe hetim ekzistencial që formësoi modernistët e mëdhenj europianë — Kafka, Musil dhe Proust.
    rleža e kuptonte Europën si hapësirë paradoksi të ndarë ndërmjet idealeve dhe ideologjive, ndërmjet kujtesës dhe modernitetit. Por ai gjithashtu pa premtimin e tij: fuqinë e kulturës për të kapërcyer kufijtë dhe rëndësinë e artit si rezistencë, si kujtim, si vizion.Arti kroat ka qëndruar prej kohësh në udhëkryqin e stileve dhe ndjeshmërisë europiane — nga skulptura romane e Dalmacisë, përmes shkëlqimit barok të Zagrebit, deri tek eksperimentet avangarde të shekullit të 20-të. Piktorë, kompozitorë, poetë — të gjithë kanë formësuar dhe janë formësuar nga historia europiane.
    Ky udhëtim i përbashkët krijues ndërmjet popujve — shqiptarëve, kroatëve dhe të tjerëve të panumërt — është ai që i jep Europës shpirtin e tij. Nuk është projekt vetëm i politikës, por edhe i poetëve dhe skulptorëve, i këngëtarëve dhe filozofëve. Europa jeton jo vetëm në institucione, por në ide — në vargjet e Krleža, në daltën e Andrea Alessit, në çdo notë të kënduar në një skenë ose të shkruar në një faqe.
    *Fjala e mbajtur në aktivitetin e mbajtur në Zagreb, dedikuar arkitektit shqiptar me origjinë shqiptare Andrea Alessi, nga Shoqata e Arkitektëve Kroat, me praninë e Kryetarit te Akademisë së Arteve dhe Shkencave kroate.

    Top Channel

  • “Ka urdhëruar krimin”/ Berisha akuzon Ramën: Suelit në Elbasan i kërkon vota për Sara Milen, nipi i Pojës takime me…

    “Ka urdhëruar krimin”/ Berisha akuzon Ramën: Suelit në Elbasan i kërkon vota për Sara Milen, nipi i Pojës takime me…

    Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor njerëz të botës së krimit për të mbledhur vota për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    Sali Berisha: Në Këshillin e Europës, me dy grupe parlamentare kryesore, paraqita të gjitha aspektet anti demokratike, të sistemit të sotëm të drejtësisë, përveç të tjerash, hiringu përveç këtij, u bë dhe hiring, me një vendim të jashtëzakonshëm sepse nuk bëhet hiring në këtë kohë që është, kanë një kod ata.
    E dini pse e bënë hiring ata, sepse normalisht nuk bëhet, se Edi Rama thotë më ndërhytë, por e bënë sepse e panë se ai nuk ka adresuar asnjë nga rekomandimet themelore të OSBE-ODIHR të zgjedhjeve të mëparshme. Po të ua lexoni diskutimet, ata i përmendin dhe u referohen atyre raporteve.
    Ata u informuan se, Suel Çela ditë e natë po zbaton porosinë e Edi Ramës për të zgjedhur deputete një Sara Mile dhe Edi Rama i thotë Suelit, se kontributi yt do të matet me votat që merr Sara.
    Edhe unë i them Suelit se në mënyrë absolute do të ndëshkohet në mënyrë më të rëndë për krimin monstruoz elektoral kushtetues po vazhdoi në këtë mënyrë. Tani i thotë Edi atij, prova jote është që të kuptohet se ke kontribuar, votat e Sarës.
    Po në Durrës, Gysi me Pojën. Ky Poja nuk qenka Xhevdet Troplini është nipi i tij, nipi i tij paska marrë fuqinë e klanit aty. Ky qenka omnipotent me Gjushin. Gjushi ditë e natë, urithi i Durrësit dhe i krimit, nuk rri në shtëpi, rri në takime me malavitën, për të nxjerrë këtë e atë kandidat.Mirë i them nipit të Troplinëve, Daci e ka mbiemrin apo si e ka, vazhdo po deshe bashkë me Altin Hajrin, por ju garantoj se do të keni ndëshkimet më të rënda, se krimi elektoral do të shpallet krim me 20 vite dënim. Po dhe ti mbledhin vetë bashkë me krimet e tjera, se nuk ju dalin dy jetë po ti kenë, për burg.Po Bajrët, i transferoi Uluziu në Reç. Shkoni e keni në Reç, se kërkoi Safeti i tha nuk i kam duart e lira te 313, se më regjistrohen, do më çoni në Reç që të punoj. Dhe nga Reçi ai me 2-3 telefonat që ka marrë, çan telefonat kërcënon biznesmenët e me radhë.
    Pra të gjitha këto e bindën Parlamentin Europian, komisionin më të rëndësishëm të këtij parlamenti për të bërë një hiring në prag fushate elektorale. Dhe aty kanë dalë të gjitha këto.E u them këtyre kriminelëve që marrin pjesë, që zbatojnë urdhrat e Edi Ramës, vetëm Hëna mund të mbetet për ju, se mbi tokë vend nuk keni. Se po ju bëjmë kriminelë ndërkombëtar elektoral, emrat e tyre po shkojnë kudo.O të më sjellës ti Sarën i thotë në parlament, ose do të shkosh në burg. Dhe ai rri tani terrorizon njerëz; më shpëtoni mua, votoni për Sarën. Është shumë e vërtetë. E kam këtu mesazhin shumë të sakte. Ndaj dhe Europa reagoi, reagoi fuqishëm.
    Nuk ka reaguar kurrë, nuk e la hiringun për pas zgjedhjeve, jo. Normalisht pas zgjedhjeve bëhej hiring dhe ja numëroi, jo i tha përpara njëherë, mos luaj me ne më, mos luaj me zgjedhjet.Kurse aty në Këshillin e Europës, unë ju.Sueli është në kërkim, Altin Hajri është në kërkim. Për këtë nipin e Troplinit nuk e di a është në kërkim apo jo, por do të marr informacion më të saktë. Se ky del tani, ky tani paska marrë të gjithë frenat në dorë të portit dhe të gjitha, qenka më i fuqishmi aty, bashkë me Gjushin.
    Kjo është një betejë, por shqiptarët po e kuptojnë ama, po e kuptojnë shumë mirë dhe më vjen shumë mirë, jam shumë optimist. E theksoj edhe njëherë se, nga dita e themelimit të Këshillit të Europës e deri sot, i vetmi njeri që ka mbajtur fjalim dhe është anuluar darka apo dreka, është Edi Rama dhe rri e mashtron shqiptarët, nuk ka ndodhur.
    E kjo ka ndodhur, ma thanë gjatë kohës që isha unë, jo një por dhe 4 zyrtarë të lartë të Këshillit të Europës sepse kishte folur si me qenë biri i Enver Hoxhës apo i Gedafit. Dhe nuk qe e rastit pse e futa në fjalën e time Gedafin dhe Enver Hoxhën, ata e kuptonin se pse e futa unë, të jem i sinqertë me ju.

    Top Channel

  • “Bufi ka sjellë një latif nga Amerika”, Rama reagon pas postimit të LaCivita: Më kujton të fortin e lagjes që qullësi poshtë pallatit…

    “Bufi ka sjellë një latif nga Amerika”, Rama reagon pas postimit të LaCivita: Më kujton të fortin e lagjes që qullësi poshtë pallatit…

    Kryeministri Edi Rama reagoi pas postimit të këshilltarit amerikan të PD, Chris LaCivita, ku publikoi videon e një bufi që ha një mi.

    Kryesocialisti drejtoi pyetjen se cili është miu, duke e quajtur LaCivita latif nga Amerika i sjellë nga bufi në Shqipëri.
    Sipas Ramës, këshilltari gjeti budallenj që i paguajnë paratë, duke nënkuptuar demokratët.
    “Bufi ka sjellë edhe një latif nga Amerika, latifi për të gjithë ne që jemi rritur në lagjet e Tiranës të kujton atë të fortin e lagjes që qullësi poshtë pallatit e thërret hajde se do të më rrahin, kishte publikuar dje një video një buf që ha një mi dhe kishte ngritur pyetjen kush është miu, të gjesh budallenj që të paguajnë gjithë ato para për të duartrokitur ia fut në atë farë feje është vërtet të kesh lindur me këmishë. Duke nisur nga Luli që harroi që ishte mi dhe u soll si ari dhe deri tek ai i shkreti nga Kavaja, fituesi i primareve të Tiranës që besoi si njeriu tek bufi dhe ai e kullufiti sikur të ishte një mi. Kjo është historia e kënetës, historia jonë është një tjetër”, tha Rama.
    Kryetari i PSSH Edi Rama: Ishte e thënë që fati ynë të na sillte në një përballje të tillë, si përfundimtare, me historinë tonë të mundimshme, duke na e dhënë neve, shqiptarëve të dekadës së tretë të shekullit XXI, shansin t’ia që tja ndryshojmë përgjithnjë rrjedhën historisë.
    Tamam këtu, tamam tani, mu në një kryqëzim mes një palë zgjedhjesh politike, për partinë që do të qeverisë katër vjet dhe një mundësie historike, për Shqipërinë që në vetëm katër vjet mund të bëhet zonjë anëtare e familjes së bashkuar europiane. Ne, vetëm ne dhe askush tjetër kemi në dorë fatin europian të Shqipërisë dhe kemi vetëm 30 ditë përpara, për t’u lidhur dorë për dore me çdo shqiptar me çdo shqiptare që e do zonjën e Shqipërisë në sallonin e BE-së, e veten e vet qytetar e qytetare të barabartë të Europës.
    Prandaj edhe është ndryshe nga gjithë herët e tjera, mbledhja jonë sot, këtu në këtë shesh, ku qëndron dëshmitar dhe udhërrëfyes stoik, shëmbëlltyra e profetit tonë kombëtar, hipur mbi kalin e historisë së shqiptarëve.
    Ka thënë dikur një mendimtar europian:
    “Nëse është e vërtetë, siç e pohon edhe vetë Kurani, se Zoti i ka dhuruar çdo populli një profet në gjuhën e tij, Shqipëria pati te Skënderbeu, profetin e pavarësisë së saj, heroin që mbolli farën e madhështisë dhe fateve të lume të kombit të tij”.
    E këtu nën këmbët tona, me qindra e mijëra pllakëzat e sheshit që mban emrin e profetit rrëfejnë hijen e gjatë të qenies tonë shqiptare nga njëri cep i vendit në tjetrin, por edhe përtej;
    tokën e zhuritur nga gjaku, lotët dhe djersën e shqiptarëve në shekujt e shumtë të ekzistencës së tyre;
    dinjitetin burrnor e hijeshinë amësore të kësaj toke;
    rrëfejnë një copë martire të trupit të Europës, dëshmitare kobesh të padëgjuara dhe përtëritjesh që nuk kanë të dytë nga njëri cep i kontinentit në tjetrin, e përtej.
    Rreth 100 vjet më parë, një udhëtar europian shkruante, se ndonëse pak orë lundrimi e ndanin Italinë nga Shqipëria, teksa zbrisje në brigjet e saj do të kishe vënë bast se ky vend nuk ishte Europë, por ishte Azi.
    “Të thoshe se Shqipëria ndodhet në Azi, çdo profesor do të të vinte notën zero në gjeografi, por sensi i realitetit do të të kishte vënë 10”, – thotë ai.
    Por ja që koha e deshi, fati ynë i madh e deshi, që në këtë shesh të Skënderbeut, kërthizë e mëmëdheut dhe xhevahir i kryeqytetit tonë europian, i lëmuar si një gur që ka  rënë nga yjet dhe i paanë si një det i lundruar nga historia, ne të kemi shansin historik që të hedhim hapin përfundimtar drejt bashkimit me Europën dhe ndarjes pa kthim me Azinë.
    Për ne, sot këtu, përfaqësuesit dhe përfaqësueset e popullit socialist e progresist të Shqipërisë, nis e përpjeta e fundit drejt Europës dhe fundi i historisë sonë jashtë saj.
    Përpara nesh është vetëm një datë, 11 maji, e afërt sa tridhjetë mëngjese, e pas saj është vetëm një mandat, i gjatë sa katër vjet, për të fituar bastin historik me Europën për Shqipërinë dhe me Shqipërinë për Europën.
    Mos e harroni, për këtë bast, mbi dy anët e së njëjtës medalje, kanë hedhur gjithçka kanë pasur arbërorët dhe shqiptarët, qëkurse mbi dheun e këtij kontinenti u dëshmua zëshëm, në mes të Europës Adriatike, në Dalmaci, ajo që At Gjergj Fishta e pat cilësuar “e mashkulla gjuha jonë”,
    Kumti dokumentar i kësaj ngjarjeje pak të përfolur, ka ngjyrime epike, për të mos thënë biblike.
    Gjatë një muaji korrik të vitit të harruar 1284, një dikush i ka lënë kujtesës europiane këtë kumt:
    “Dëgjova një zë gjëmues mbi male në gjuhën arbërore”(Audivi unam vocem, clamantem in monte in lingua albanesca).
    “Unë jam zëri që thërras në shkretëtirë”, thuhet në Bibël;
    Shtrojani rrugët dhe shoshitjani pengesat hapave që depërtojnë historinë prej së larti”, thotë Profeti biblik.
    Eh sa të bukur janë hapat mbi male, thuhet diku në Librin e Shenjtë, hapat e atij që sjell sihariqin, shpall paqen dhe shpëtimin.
    E pra, bash nga malet u dëgjua, në më shumë se 700 vite më parë, zëri gjëmues i arbërorëve mbi shtrojën e kaltër të Adriatikut dhe të Mesdheut, duke i shpallur Europës, se ata ishin pema e lashtë e kopshtit të saj dhe filizi gjithnjë i njomë mes kombeve të saj të plakur.
    Nuk po ju marr sot për dore për t’ju zhytur në legjenda, po për t’i shkuar pas së bashku me ju  në një marshim të fundit drejt Tokës së Premtuar të Europës, profetit tonë kombëtar; për t’u bërë një me fatin europian që aiatje mbi kalë, na e përcaktoi si tonin, e që më pas rilindasit tanë, heronjtë e pavarësisë e të gjitha luftrave të mendimit patriotik shqiptar, na e konfirmuan si amanet përmes një odiseje të pafundme peripecish, kaplimi malesh e detrash; dhe sot na ka zgjedhur ne fati për t’i dhënë shtysën e fundit gurit të pavarësisë, të lirisë e të barazisë para ligjit, duke mos e lënë më të rrokulliset përsëri teposhtë, si guri i Sizifit, por duke e vendosur njëherë e mirë në këndin e ndërtesës europiane; aty ku së bashku do të ngjisim  edhe flamurin më të bukur në botë.
    Po ta mendosh, nuk ka në Ballkan një popull të dytë si arbërori, si shqiptari, që në shekuj të pasosur e rraskapitës, të jetë ngulur si një asket majë një shkëmbi për t’i mbijetuar gjithçkaje e gjithkujt, shpesh kundër çdo parashikimi, prandaj edhe nuk ka në Ballkan një komb tjetër më të njehsuar me ndjenjën e përkatësisë ndaj Europës, asaj Europe, ku siç e shkuan rilindasit mbi flamurin e profecisë sonë kombëtare, dielli lind andej nga perëndon se sa ky komb se sa ky popull.
    Duke iu dhënë e tëra pikërisht asaj Europe, e duke u ndjerë e saja në tërësinë e vet, packa se në sa shumë e sa shumë kohëra Europa nuk e ndjeu të sajën, Arbëria, Shqipëria, ka mundur të fshehë brenda vetes me shekuj thelbin e vet perëndimor, ta ruajë atë përgjatë  cdo persekutimi çdo prapakthimi ose arratisje drejt Lindjes, ta nxjerrë të gjallë nga izolimi më i egër që ka njohur bota komuniste dhe ta kthejë në fuqinë më të pandalshme të ribashkimit të vet me Europën, si fillim individualisht kur shqiptarët i hynë detit në këmbë dhe përmes tyre ne u frymëzuam dhe pamë që njësoj si çdonjeri prej tyre edhe shqipëria jonë mund tja dalë kombëtarisht përmes shtetbërjes së sotme europiane. Rast unikal, madje gati irracional në histori dhe mozaikun komplet të  çakërdisur të gjeopolitikës ballkanike.
    Populli shqiptar dha pakursyer për të bërë Europën, edhe atëherë kur vetë Europa qëlloi të ishte e mbytur nga mosbesimi; popull i cilësuar si indiferent ndaj çdo besimi, mes mijëra stërmundimesh shqiptarët mësuan të besonin në një thellësi të madhe sepse mësuan të shpresonin përkundër çdo humbjeje të shpresës.
    Dhe është ai zë gjëmues mbi malet, e para klithmë ekzistenciale për të dëshmuar Arbërorin me trup dhe me shpirt në mes të Europës, i cili në shekullin vijues, në dy raste, jehon në kronikat e kohërave shumë të vjetra edhe njëherë, si një zë në shkretëtirë, për të thënë se Arbërorët, në mes të betejave të mëdha mes Perëndimit e Lindjes, ishin populli i vetëm autokton mbi të cilin paraardhësit e Europës së sotme mund të mbështeteshin për të ngadhënjyer pa u zhgënjyer.
    Më 1308 e më 1332, murgj e skribë që historia i ka regjistruar si anonimë, a thua se patën ardhur në jetë vetëm për t’i bërë jehonë mrekullisë arbërore në mes të pezmit ballkanik, me një entuziazëm të pashoq shkruanin, se ky popull mezi ç’pret, të solidarizohet me perëndimorët, të bëhet pjesë e betejave dhe idealit të tyre, kurdoherë që i shtrihet dora e besimit dhe e vëllazërimit.
    E po me atë zë gjëmues në male, për të katërtën herë, profeti ynë Gjergji, i bën të qartë në shekullin XV edhe asaj Europe të ngasur në prapakthime, në vetmohime fajtore dhe në lëshime se çmimin për të qenë pjesë e familjes së cilës i përket, Arbërori e cakton vetë: jo si një i përkedhelur i fatit, as si një mercenar; por si një rob i virtutit dhe si një fanatik i vendosur të jetë gur i rëndë në vend të vet.
    “Syri’ n agzot e zemrën barot” do të thoshte një tjetër Gjergj, At Fishta.
    Sot është dita, ky është muaji i ndarë mes prillit e majit, kjo është dekada e ardhjes së fatit europian të Shqipërisë mu në dorën tonë, kur si asnjëherë më parë, qyshse dolëm nga ferri komunist, Bashkimi Europian ka shkuar përtej fjalëve, ka shkuar përtej premtimeve dhe na ka hapur portën e madhe dhe na ka dhënë një afat për të mbyllur negociatats dhe për të nënshkruar marrëveshjen e hyrjes tonë në atë shtëpi të ëndërruar: 2027.
    E pra, tamam në këtë vit të 2025-të, që përpos të tjerash është jubilar e i shenjtë përbotësisht, kur gjëmimet e kanosjet e luftës në dyert e Europës dhe rrëmuja e re gjeopolitike paralajmërojnë kohë me sfida të mëdha përpara, ne shqiptarët nuk mund ta humbasim kurrësesi takimin me historinë për mustaqet e Kujtim Gjuzit.
    Sepse sado komike të duket, kjo është e vërteta, të takosh historinë apo të futesh nën mustaqet e Kujtim Gjuzit.
    Sot është dita dhe ky muaj i ndarë mes prillit e majit është koha që ne të nisim jo fushatën elektorale të radhës, po kuvendimin e madh të maleve e të fushave, të qyteteve e të fshatrave, të shqiptarëve e shqiptareve, përtej të majtës e të djathtës, matanë barrikadave partiake e dasive të vjetra, për Shqipërinë zonjë, në sallonin e madh të Familjes së Bashkuar Europiane.
    Sa më të bashkuar e sa më të vetëdijshëm për fatin që na ka ardhur në dorë, por jo përgjithmonë, sepse takimet me historinë nuk presin dhe as shtyhen dot sipas qejfit tonë, se kemi ca punë të tjera, ne duhet t’i shkojmë rrugës së hapur të fatit pa paragjykime për njëri-tjetrin dhe pa tundime për budallallëqet e radhës, nëse duam t’i japim fund historisë së një populli padrejtësisht I mbetur si i dorës së dytë, dhe t’u dorëzojmë fëmijëve tanë e për të gjithë brezat që vijnë, një vend brenda kufijve të Bashkimit Europian, ku me shqiptarit, italianit, grekut apo gjermanit, të mos ketë më asnjë dallim dhe jo vetëm të mos ketë më asnjë dallim , por të mos ketë më asnjë shans për ta parë shqiptarin nga lart poshtë.
    Shqipëria sot nuk është gjëkundi njësoj me atë që ishte kur ne morëm detyrën, në asnjë fushë e askund tjetër, përveçse në kënetën e opozitës e të mediave rreth saj, ku për hir të së vërtetes situata sot është edhe më keq se sa atëherë kur ne morëm detyrën.
    Por s’ka asnjë dyshim, se Shqipëria sot nuk do të jetë gjëkundi njësoj me Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Në asnjë fushë e drejtim, e mbase edhe këneta opozitare do të jetë tharë deri atëherë, po kjo është e vetmja gjë që e ka në dorë pakica dhe jo shumica e shqiptarëve.
    Shqipëria 2030 do të jetë një Shqipëri e re, një vend me një tjetër pozicion e fuqi, si një shtet anëtar i një familjeje të madhe lirish, të drejtash dhe mundësish që ne sot nuk i kemi akoma, e që as nesër s’mund t’i kemi, pa u bërë pjesë e asaj familjeje.
    Në atë familje, liria individuale e shqiptarëve të cilën kurrësesi asnjëeri nuk duhet ta marrë të mirëqënë dhe të dhënë njëherë e mirë, nuk do të mund të vihet kurrë në diskutim, nga asnjë qeveri a i parë qeverie këtu në Shqipëri, sepse kush hyn në atë shtëpi, nuk luan dot më kukamçefthi me qytetarët e vet.
    Prandaj edhe në atë familje, askush nuk e ve dot më në pikëpyetje barazinë para ligjit për qytetarët e vet, të cilën ne, socialistët e progresistët e Shqipërisë, e kemi sjellë për herë të parë si zhvillim real, konkret, aktual, në jetën shqiptare, ku s’ka pasur kurrë barazi para ligjit e as drejtësi të pavarur qysh nga viti 1912, prandaj edhe qysh nga viti 1912 e deri pak vite më parë, s’ka pasur kurrë asnjëherë, në asnjë rast një individ të veshur me pushtet politik që të jetë hetuar, gjykuar apo dënuar nga prokurorë e gjykatës të pavarur nga qeveria.
    Por ama, barazinë para ligjit populli shqiptar nuk mund ta lerë në dorën qeverive e të të parëve të qeverisë këtu, po duhet ta marrë vetë në dorë, ta mbrojë me të gjithë forcën e vullnetit të vet, duke filluar nga 11 maji, ku zgjedhja nuk është mes ca partive, po mes Shqipërisë 2030, në BE dhe Shqipërisë drejt e në gropë përsëri, me ne ose me kënetën madhështore e me shitësat e qilimave fluturues të pazarit të moçaleve të vegjël rreth saj, që kanë edhe ca emra shumë qesharakë; jo bëhet jo s’bëhet, jo mundet jo s’mundet, jo bashkë jo veç…
    Vetëm Shqipëria 2030 në BE e blindon përfundimisht, pa asnjë mundësi prapakthimi, themelin e barazisë para ligjit që PSSH pati kurajë ta hedhë dhe deri atëherë kur ne, ta fusin zonjën shqipëri në sallonin e madh kryesor të shqipërisë europiane vetëm shqiptarët e bashkuar me mua e me ju, mund të mbrojnë drejtësinë e re nga çdo orvatje destruktive e kënetës;
    mund të mbyllin negociatat me BE-në brenda dy vitesh;
    mund të rrisin prodhimin e përgjithshëm kombëtar që kur ne morëm detyrën ishte më pak se 10 miliardë euro, nga 25 miliardë euro që është sot në 35 miliardë euro;
    mund të rrisin të ardhurat për frymë që ishin vetëm 3000 e pak  euro kur ne morëm detyrën nga afro 10.400 euro që janë sot në të paktën 15.000 euro;
    mund të rrisin pagën mesatare në sektorin public, e gjetëm 372 euro nga 1000 euro që e kemi sot në të paktën 1200 euro;
    apo pagën e përgjithshme mesatare, që ishte 322 euro mund ta rrisin nga  830 euro që është sot në
    në të paktën 1000 euro;
    pa harruar pensionet dhe pensionistët, të cilët ne jemi shumë të vetëdijshëm meritojnë më shumë nga të gjithë dhe kanë përfituar më pak nga të gjithë, prandaj edhe për pensionet,
    për të gjithë kontribuesit në skemë do ngjiten në një mesatare prej 400 eurosh, ndërsa minimumin do të synojmë ta ngremë deri në 200 euro.
    Ose pagën minimale që ishte 157 euro, ne u them atyre mund ta ngrenë me votën e tyre për ne, mund ta ngrenë qysh prej janarit 2026 nga 400 euro në 500 euro dhe në Shqipërinë 2030 ta kemi deri në 650 euro.
    Por të votosh për Shqipërinë 2030 në BE, do të thotë të investosh për një Shqipëri të re edhe në aspektin financiar, sepse me uljen në sofrën e madhe të familjes së bashkuar europiane, Shqipëria do të ketë falë arkës së përbashkët të familjes, një buxhet solidariteti ekstra çdo vit.
    E thënë ndryshe, nëse në këto vite, ne kemi marrë nga BE-ja diçka më shumë se sa 1 miliardë Euro, nga të cilat 90% janë kredi e vetëm 10% janë grant, para të falura, kur Shqipëria të ulet në atë sofër do të marrë të njëjtën shumë, pra 1 miliardë e ca euro çdo vit! Dhe nuk mbaron këtu, sepse kur të jemi anëtarë të BE-së, 90% e asaj shume do të jetë grant, pra para e falur dhe vetëm 10 % do të jetë kredi.
    Vetëm për fshatin, për bujqit e fermerët, BE-ja na ka dhënë në tërë këto vite shumë më pak se sa 200 milionë euro, po në Shqipërinë 2030, kur të bëhemi anëtarë të saj, do të marrim  300 milionë euro në vit vetëm për fshatin dhe bujqësinë.
    A e kuptoni shqiptarë e shqiptare, motra e vëllezër, kudo ku jeni, se sa historike është zgjedhja e 11 majit në çdo aspekt, që nga siguria kombëtare, tek sundimi i ligjit njësoj për të gjithë dhe deri tek mirëqenia ekonomike e sociale.
    Pasaporta e BE-së për shqiptarët nuk është një tjetër dokument udhëtimi, po një status i ri qytetarie për ne si banorë, ndër më të vjetrit e këtij kontinenti, që mbase si askush në këtë kontinent kemi kaluar nga picirri në picirr, dhe kurrë nuk i jemi dorëzuar dëshpërimit, por i jemi dorëzuar vetëm kësaj ëndërre që më në fund, ja ku na është hapur qielli dhe na është rreshtuar ylli i fatit në një vijë me yjet e Europës; tamam si në ëndrrën e vjetër të Eneas, i cili përpara se t’i jepte lamtumirën Elenit, djalit të Priamit dhe Andromakës në Butrint, në vizionin e qytetërimit që do sillte lulëzim në të tjera vise – në Europë – sheh vëllezër prej shpirti dhe dashurie, popuj të moçëm që do të ndërtojnë një Ilion të vetëm e do të bëhen një realitet i vetëm.
    Pasaporta shqiptare e BE-së është dinjiteti ynë kombëtar dhe europian që bëhet i padiskutueshëm më nga askush; është dinjiteti i shqiptarëve të Europës, ata në Greqi më vijnë të parët ndërmend, që me pasaportën e BE-së nuk do të kenë më nevojë për asnjë dokument njohjeje nga shteti atje të ekzistencës së tyre të ligjshme në Greqi, duke filluar nga njohja e viteve të pafundme të punës e çfarë pune që do t’u bëhet automatikisht sapo të marrin pasaportën jo greke, shqiptare të BE-së sepse pensioni tu njihet si qytetarë të BE.
    Dinjiteti i fëmijëve tanë kudoqofshin me një pasaportë shqiptare, që nuk do të jenë më të huaj në territorin e BE-së, po do të gëzojnë të njëjtat të drejta e privilegje, njësoj si nxënësit e studentët e tjerë të vendeve të BE-së;
    dinjiteti i çdo shqiptari e shqiptareje, që kur të udhëtojë drejt BE-së nuk do të ndalet më nga asnjë polic e nuk do të hyjë më në asnjë radhë delesh të zeza në asnjë pikë hyrjeje në BE për të dhënë llogari ku po shkon, kush e ka ftuar, sa lekë ka me vete, sa do rrijë dhe pastaj pa hyrë akoma brenda, kur do ikësh sepse BE-ja do të jetë më e atyre, Be-ja do të jetë Shqipëri d dhe Shqipëria do të jetë BE;
    Dinjiteti i kujtdo që me atë pasaportë do të ndalojë ku të dojë në BE, do të kërkojë punë ku të dojë brenda perimetrit të BE-së dhe do të ketë të njëjtat të drejta e privilegje, si çdo qytetar tjetër i BE-së, duke përfituar nga i njëjti sistem sigurimesh shoqërore e në rast nevoje.
    Këneta thotë se anëtarësimi ynë në BE nuk është prioritet dhe se ai do të ndodhë vetë, po prioritet sipas kënetës është kthimi i Bufit për të tretën herë në krye të vendit, pasi në dy herët e mëparshme nuk e shkatërroi e pastaj rrënoi mjaftueshëm Shqipërinë.
    Për këtë prioritet Bufi ka sjellë me kushedi se sa para, që kushedi ku i ka gjetur, edhe një Latif nga Amerika, i cili Latifi për të gjithë ne që jemi rritur në lagjet e Tironës të kujton tamam atë të fortin e lagjes që qullsi poshtë pallatit e thërret “Hajde Latif se ata do të më rrahin”
    Latifi dje kishte publikuar një buf që hante një mi dhe kishte ngritur pyetjen kush është miu?
    Atij bravo i qoftë, se të gjesh budallenj që të paguajnë tërë ato para, për të të duartrokitur edhe kur i’a fut kot në atë farë feje, është vërtetë të kesh lindur me këmishë.
    Se që Bufi është Bufi kjo s’ka diskutim, kurse për miun ka shumë kandidatë, që nga Luli i shkretë që harroi që ishte mi e u soll si ari, deri tek ai i shkreti nga Kavaja, fituesi i primareve të Tiranës, që besoi tek Bufi si njeri dhe Bufi e kullufiti si të ishte thjesht një mi.
    Kjo është historia e kënetës e bufit dhe e minjve. Ndrësa historia jonë ëhstë një tjetër.
    Unë dua të përshëndes këtu, në mënyrë të veçantë, Zamirën, dekanen e ekonomikut të Vlorës, e cila e kuptoi se nuk kishte ç’kërkonte më dhe as cpriste më në atë kamp, dhe si vlonjate që nuk e bënte dot rolin e miut dhe erdhi e u bashkua me ne, duke përfaqësuar sot Vlorën në skuadrën tonë kombëtare të 11 majit, dhe erdhi jo vetëm por me shumë të rinj e të reja të Forumit të PD të Vlorës, të cilët vlonjatë dhe ata, nuk mund dot të rrinin në radhë për tu bërë minj dhe shembulli i Vlorës i demokratëve të Vlorës, është shembulli që Vlora historikisht i jep Shqipërisë se për arsye të paditura Vlora ëhstë ajo që e pa e ndjen erën e historisë, prandaj edhe të tjera  gra e vajza demokrate, sepse cuditërisht janë gra dhe vajza e kuptoni , edhe djemtë e forumit rinor erdhen se erdhen me të dashurat, por të oaktën janë treguar djem të mençur, gra dhe vajza demokrate po na afrohen dhe po na bashkohen edhe nga të tjera qarqe
    të cilat i siguroj se nuk do të bëhen kurrë pishman, ndërkohë që burrat demokratë le të vazhdojnë të reflektojnë vetëm të mos thonë që nuk ua thamë: ikni përpara se ta pësoni si miu.
    Të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare që na ndiqni sot nga ky shesh i bekuar,
    Ju bëj një thirrje shqiptarë e shqipëtare, ju bëj një thirrje nga ky shesh, që nuk ka flamuj të tjerë, përveç flamurit më të bukur në botë dhe flamurit të ëndërrës më të bukur në botë, që të bëhemi bashkë, njësoj si të pestë gishtat e kësaj dore, për t’i dhënë të nesërmes ngjyrën e fatit europian të Shqipërisë,  pikërisht në javën e fitores sonë që do të mbyllet, në këtë shesh, nga vetë Europa e cila më 16 maj, për herë të parë në histori, do ta ngrerë tendën nën hijen e profetit, dhe në atë tendë  do të ulen rreth një sofre të madhe të gjithë udhëheqësit e popujve të kontinentit demokratik europian.
    Ndaj, le t’i lemë këtë herë, le t’i lemë për herë të tjera, pas kësaj here të paktën, llogoret partiake, le t’i harrojmë këtë herë fanellat e tifozllëkut partiak, le të ngrihemi këtë herë të gjithë së bashku, në lartësinë e takimit me historinë, që na ka ardhur në derë dhe le të mos e lejojmë kurrësesi, në asnjë mënyrë, që porta e hapur e Shtëpisë së Madhe të Europës së Bashkuar të mbyllet për shkak të shpërqëndrimit tonë nga shënjestra e përcaktuar e fatit të Shqipërisë, qysh kur ai burrë atje lart, mbi kalë, la për brezat profecinë e tij.
    Vetëm duke e realizuar këtë profeci kombëtare, e cila është përkthyer në dhjetëra, qindra, mijëra tekste të shkruara nga luftëtarët e mendimit shqip, për të cilën koha s’pret dhe dasi nuk pranon, ne do të jemi në lartësinë e duhur për historinë, vetëm duke e çuar në vend atë amanet, ne do të jemi të denjë për etërit që na dhanë emrin, na dhanë alfabetin, na dhanë flamurin e na dhanë Shqipërinë dhe do të meritojmë më të fund, – se nuk e kanë merituar po ta mendosh, shumë nga ata që e kanë marrë peng këtë vend dhe e kanë kthyer nga Azia – dhe do të meritojmë ngazëllimin e tyre, që më bukur se kudo tjetër shprehet me fjalët e Gjergj Fishtës përsëri:
    “Si erdh tu’u regjë mendja e shqyptarit,
    Prap per t’gzuem lirin jetike.
    Trashgim lanë atij prej t’Parit:
    E sa u bâ gjaku e medeti,
    Sa u tuer rrêna edhè trathtija.
    Dér qi duel Shqypnija m’veti,
    Si premtue kisht’Perendija. »
    Dhe pastaj vjen fjalia rrëqethëse “T’falem Shqypni, ti i shpirtit t’em dishiri”…
    Besojini kësaj profecie, motra e vëllezër, besojini kësaj profecije shqiptarë e shqiptare, me bindje e kahje të tjera, besojini këtij momenti ndryshe se është ndryshe, jo për ne dhe as për ju, por është ndryshe për Shqipërinë tonë të përbashkët dhe bashkohuni me shumicën tonë, besojini Shqipërisë 2030 në BE dhe braktisini profetët e rremë, dhe braktisini qeniet qesharake, ata që predikojnë madhështira qesharake apo ofrojnë barna popullore për hallet e problemet tuaja, të cilat mund t’i zgjidhim vetëm së bashku dhe vetëm të bashkuar për të qenë në lartësinë e historisë së Shqipërisë me Europën dhe të Europës me Shqipërinë.
    Sot është koha për këtë besim të lartë. Është një besim shumë i lartë, më shumë se kurrë sot është dita, dita që Naimi e pa dhe u ngazëllye kur këndoi:
    “Jak’ e vërtetë! Pse rri e qetë?
    Për Shqipërinë Ditët e mira Paskëtaj vinë.
    Shkoj errësira, Lum kush të rronjë, T’a shohë zonjë!”
    Dhe zonjë, Shqipëria bëhet kur ne, bijtë e bijat e saj, t’ia vendosim mbi kokë kurorën me 12 yjet, që flamuri europian i huazoi kurorës së Zojës lartë në qiell, asaj Zoje, nënë e pelegrinëve që shpresojnë, që si pajtore e Shqipërisë kremtohet pikërisht këtë muaj, njësoj siç populli me traditë kremton, po këtë muaj, lindjen e Shën Gjergjit të shqiptarëve.
    Gjergji i Kastriotëve, Ati i shqiptarëve na qoftë mbrojtje dhe udhërrëfyes në pelegrinazhin tonë europian dhe Nana e Shqiptarëve, na sjelltë Këshillën e Mirë dhe bekimin për misionin dhe pelegrinazhin tonë të shenjtë drejt tokës së premtuar, atje në atë shtëpinë ku na pret këndi ynë.
    Rroftë Shqipëria si gjithë Europa!
    Rroftë Europa e gjithë shqiptarëve!

    Top Channel