Tag: europës

  • “Djajtë e kuq” shkatërrojnë Bilbaon, finale me “aromë” Premier Lige në Ligën e Europës

    “Djajtë e kuq” shkatërrojnë Bilbaon, finale me “aromë” Premier Lige në Ligën e Europës

    Janë përcaktuar dy finalistët e Ligës së Europës. Një finale me “aromë” Premier Lige, teksa Totenhemi dhe Mançester Junajtedi do të përballen në Bilbao për trofeun e Ligës së Europës.
    “Djajtë e kuq” kanë shkatërruar sot me rezultatin 4-1 Atletik Bilbaon në “Old Treford”. Hauregizari shënoi në minutën e 31-të golin e vetëm për baskët, por anglezët përmbysën shifrat në pjesën e dytë. Maunti (72’, 90’+1’), Kasemiro (80’) dhe Hojlundi (85’) i dhanë fitoren Junajtedi, i cili shkon në finale me rezultat të përgjithshëm 7-1.
    Në krahun tjetër Totenhemi ka mposhtir Bodo/Glimtin në transfertë. Spërsat fituan me shifrat 0-2 falë golave të shënuar nga Solanke dhe Pedro Porros./sport Ekspres/

  • Heqja e non-gratës? Rama apel demokratëve: Në 11 maj votoni për të ardhmen tuaj, mos rrini peng të Bufit që përhapi një tjetër gënjeshtër

    Heqja e non-gratës? Rama apel demokratëve: Në 11 maj votoni për të ardhmen tuaj, mos rrini peng të Bufit që përhapi një tjetër gënjeshtër

    Kryesocialisti Edi Rama në takimin përmbyllës të fushatës në qytetin e Durrësit, iu bëri thirrje demokratëve që në 11 maj të votojnë me mendje dhe me zemër drejt Europës.
    Ndërsa komentoi sërish edhe lajmin për “heqjen e non-gratës” për Sali Berishën nga SHBA, duke e cilësuar një gënjeshtër të madhe.
    Ai tha se sot Berisha ka lëshuar rrugëve gjithë ushtrinë e tij për të përhapur një tjetër gënjeshtër të madhe.

    “Kam një thirrje për demokratët e Durrësit, ata që nuk e durojnë dot Partinë Socialiste, nuk durojnë ngjyrën tonë, duhet të shohin shumë kthjellët sot ngjyrën që bashkon Shqiëprinë me Europën, ngjyrën e detit, që ngjan shumë me partinë e tyre, e cila nuk jep e nuk merr, një parti në koma. Të mendosh që qytetarët durrsakë të mbeten peng pas një Bufi kënete është trishtim. Unë ju them shikojeni 11 majin si pasardhës të atyre që folën për herë të parë shqip këtu në Durrës, si pasardhës së atyre që e bën Durrësin dhe portin ku hynin e dilnin anijet e Europës, si pasardhës të atyre që mbajtën gjallë shpirtin e Europës, dhe si pasardhës të atyre që nuk iu dorëzuan kurrë diktaturës dhe nuk shihnin nga lindja. Bëni një zgjedhje që nuk është vetëm zgjedhja juaj, por edhe zgjedhja e fëmijëve tuaj të cilën ju nuk mund t’ia mohoni, pasaportën europiane të Shqipërisë. Të ardhmen europiane të cilën për atë Zot nuk mund t’ia shpjegoni Bufit të kënetës, një hallexhiu që rri rrugëve për hallin e tij personal, dhe që e sul gjithë ushtrinë e tij të bretkosave për një gënjehstër të re si kjo e sotmja”, tha Rama.

  • Aeroporti i Rinasit do vishet në mënyrë spektakolare, më tërheqësi në Europë

    Aeroporti i Rinasit do vishet në mënyrë spektakolare, më tërheqësi në Europë

    “E gjeni dot çfarë është?
    Veshja e re spektakolare e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, e cila do ta mbështjellë të tërin si shembëlltyrën tërheqëse të Shqipërisë, Europës së Ballkanit.

    Një shesh i madh e i bukur këmbësorësh në hyrje-daljen e aeroportit, së bashku me një parkim të ri nëntokësor për mbi 1000 automjete, do të jenë së shpejti në dispozicion të udhëtarëve e turistëve, të cilët e kanë bërë aeroportin tonë, kampionin e rajonit, me rritjen më të lartë mes aeroporteve të Europës në vitet pas pandemisë”- shkruan Edi Rama në facebook.
    Në fakt qëkur e mori “Kastrati Group” drejtimin e menaxhimit të aeroportit, ai është më i miri në Ballkan dhe konkurues për aeroportet e tjera europiane. Shefqet Kastrati njihet për korrektesinë e tij, por falë edhe vizionit të dy pinjollëve të tij, ai ka investuar për ta kthyer në një aeroport jo vetëm komod, por edhe të veshur në art, siç shkruan edhe kryeministri Rama.

  • Rama video live nga ‘Sheshi Skënderbej’: Këtu po bëhet shtëpia e Europës

    Rama video live nga ‘Sheshi Skënderbej’: Këtu po bëhet shtëpia e Europës

    Më 16 maj, në Tiranë do të mblidhen udhëheqësit e vendeve të Europës. Në një video live nga “Sheshi Skënderbej”, kryeministri Edi Rama shprehet qendra e Tiranës do të bëhet ‘shtëpia e Europës’.

    “Mirëmëngjes nga Sheshi “Skënderbej”, ku do të kalojnë të gjithë udhëheqësit e Evropës më 16 maj, këtu po bëhet edhe shtëpia e Europës, me të gjitha qytetet e Shqipërisë për Europën.
    Nuk do të zbuloj më shumë, por ky do të jetë një spektakël i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe e gjithë bota do i ketë sytë atë ditë nga Shqipëria, nga Tirana, nga sheshi i Heroit tonë Kombëtar”, tha Rama.

    Top Channel

  • Kryeministri Rama del live nga sheshi “Skënderbej”: Këtu po bëhet shtëpia e Europës

    Kryeministri Rama del live nga sheshi “Skënderbej”: Këtu po bëhet shtëpia e Europës

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video live nga sheshi “Skenderbej”, dhe shprehet se qendra e Tiranës do të bëhet shtëpia e Europës më 16 maj.
    “Mirëmëngjes nga Sheshi “Skënderbej”, ku do të kalojnë të gjithë udhëheqësit e Evropës më 16 maj, këtu po bëhet edhe shtëpia e Europës, me të gjitha qytetet e Shqipërisë për Europën.

    Nuk do të zbuloj më shumë, por ky do të jetë një spektakël i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe e gjithë bota do t’i ketë sytë atë ditë nga Shqipëria, nga Tirana, nga sheshi i Heroit tonë Kombëtar”, tha Rama.
    Më 16 maj, në Tiranë do të mblidhen udhëheqësit e vendeve të Europës.

  • Berisha: Thirrja e Europës është që të ndahemi me të keqen. Edi Rama do përfundojë aty ku e ka vendin

    Berisha: Thirrja e Europës është që të ndahemi me të keqen. Edi Rama do përfundojë aty ku e ka vendin

    Në takimin përmbyllës në Has, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen më 11 maj për të ndryshuar kursin e vendit, duke shpallur një luftë kundër korrupsionit dhe papunësisë.

    Ai kritikoi ashpër qeverinë e Edi Ramës për moskryerjen e premtimeve ndaj pensionistëve dhe për politikat që kanë sjellë varfëri të thellë në Shqipëri.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

    Miq në të gjitha kohërat, kush më shumë se ju nuk ka qëndruar në anën e të drejtës, në anën e historisë. Dhe unë kam bindej se edhe kësaj here do të qëndroni në anën e të drejtës, historisë, të pamposhtur.

    Sepse ju qëndroni në radhë të parë për dinjitetin njerëzor, dhe ne do bëjmë gjithçka që të rikthejmë dinjitetin e qindra mijëra burrave dhe grave që u shkrinë për ndërtimin e Shqipërisë dhe sot trajtohen në mënyrën më të padenjë.

    Poshtërohen me një pension i cili duhet të ishte sot, 450 mijë lek.

    Malazezi që merrte në 2013, 138 mijë lek, merr sot 450 mijë.

    Serbi që merrte 140 mijë lek, merr sot 405 mijë lek.

    Maqedonasi merr 390 mijë lek.

    Edhe Kosova merr më shumë se ju, që sa është bërë e pavarur.

    4 muaj më parë Albin Kurti, e vuri buxhetin, gjysmën e buxhetit të Tiranës, jo 8 miliardë, më pak se 4 miliardë, 100 mln tha do e marrin pensionistët.

    Në 8 miliardë Edi Rama, 16 milionë do marrin pensionistët. Dhe çfarë bëjnë, a i dëgjoni, sa të pashpirt janë.

    Me 140 euro jetohet shumë mirë. Çfarë kanë pensionistët. Pensionistët jetojnë mirë. Këta të pashpirt, pasi i vjedhin pensionistët, pasi i vjedhin rrogëtarët e shtetit, pasi i vjedhin qytetarët, ndihen vetë në parajsë. Dhe kur janë vetë në parajsë nuk shohin më për të tjerët.

    Këta të gjithë para ligjit do shkojnë. Ju jap fjalën se shtëpia do pastrohet.

    E keni konstatuar ju fushatën e tij. Një fushatë që mund ti vesh shumë epitete, por nuk dua ta prish gojën time, sidomos këtu para jush. Po çfarë synon me të?

    Synon që të mbulojë dështimet, të mbulojë vjedhjet e tmerrshme 12 vjeçare dhe mungesën e programit.

    Flet për kënetë, flet për çyryk, bën mbledhje veçmas me gratë, veçmas me burrat, si në vitet ’50, pasardhës i frontit.

    Sot ju thoshte se, Shqipëria thoshte, e ka fjalën për Shqipërinë e Enver Hoxhës, kishte industrinë e armatimit më të fuqishme në rajon.

    Paçka se Jugosllavia prodhonte tanke, avionë e anije, dhe ky i thur lavdi Enver Hoxhës.

    Ose u thoshte në shkolla mungonte shkumësi në vitin 2013.

    Nxjerr nga goja vetëm trillime e mashtrime, se si e si të mund të marrë votën e të mashtruarve.

    11 maji është dita e çdo shqiptari, e çdo atdhetari, e çdo hasjani, kuksiani, tropojasi.

    Me 11 maj përcjellim Edi Ramën, atje ku e ka vendin. Se dje i thashë, për në Beograd, por mbrëmë ka bërë festë.

    Jo Edi, harroje Beogradin, tjetër kund, po, po atje ku e ke vendin. Absolutisht.

    Miq, duke përfunduar kam kënaqësi të ju informoj, është i mbaruar.

    Në Valencia udhëheqësit politik kryesor të Europës, partitë e tyre, Kancelarit Merz, Ursula Van Derleyen, dhe të gjithë dinjitarët e Europës, votuan rezolutën me të cilën Edi Rama damkoset si i votës së shqiptarëve.

    Damkoset si armik i pluralizmit.

    Damkoset si armik i opozitës.

    Damkoset si bashkëpunëtor i krimit dhe trafiqeve.

    Damkoset si korruptor kryesor në Shqipëri dhe Europë.

    Miq, të ndahemi me të keqen kjo është thirrja e Europës, kjo është thirrja e historisë.

    Rrofshi ju, rroftë Hasi!

    Fitore, fitore, fitore!

  • Flamengo kërkon kampionin e Europës në botërorin e klubeve, diskutime me Arsenal për ta lënë të lirë

    Flamengo kërkon kampionin e Europës në botërorin e klubeve, diskutime me Arsenal për ta lënë të lirë

    2 Maj 2025

    10:22

    Telesport

    Skuadra braziliane e Flamengo mbetet në diskutime me përfaqësuesit e mesfushorit italian Jorginho për një transferim të lirë këtë verë. Kontrata e tij me Arsenal skadon në fund të kësaj vere.
    Klubi shpreson të nënshkruajë mesfushorin në kohë për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube në qershor, lajm që konfirmohet nga drejtorit sportiv Jose Boto.
    “Nëse Jorginho vjen, do të jetë pas përfundimit të sezonit në Evropë. Shpresoj që gjithçka te kryhet në kohë për Kupën e Botës për klube“, tha Boto për mediat vendase.
    Kjo do të kërkonte një marrëveshje midis klubeve gjatë ditëve të fundit të kontratës së tij me Arsenalin, e cila skadon më 30 qershor. Jorginho u shpall kampion i Europës me Italinë pak vite më parë.
    Jorginho do të kishte një pushim prej vetëm 17 ditësh nëse Arsenal arrin në finalen e Champions League më 31 maj. Ndërsa Flamengo që do të përballet me ES Tunis më 17 qershor.
    Jorginho ka bërë 26 paraqitje për Arsenal këtë sezon, por humbi ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit, përfshirë humbjen 0-1 në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj PSG, në ndeshjen e parë.

  • Berisha: Edi Rama është delja e zezë e Europës! Kredencialet e tij u dogjën para zgjedhjeve!

    Berisha: Edi Rama është delja e zezë e Europës! Kredencialet e tij u dogjën para zgjedhjeve!

    Berisha: Edi Rama është delja e zezë e Europës! Kredencialet e tij u dogjën para zgjedhjeve!

    Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferfencës për shtyp se, kredencialet e Ramës u dogjën para zgjedhjeve! Ai tha se, PPE i bën thirrje BE-së dhe institucioneve të tjera për të vepruar,

    “PPE në rezolutën numër 4 të votuar me emergjencë dje bën thirrje për veprim BE, OSBE-së, KiE dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare demokratike të ndalojnë çdo lloj keqpërdorimi të pushtetit shtetëror.

    Blerjen e votës.

    Intimidimin e votuesve dhe manipulimin zgjedhor.

    Kërkon që zyra e prokurorisë të hetojë në mënyrë të plotë dhe në kohë para zgjedhjeve të gjitha akuzat që lidhen me krimet zgjedhore dhe të sjellë autorët para drejtësisë.

    E kuptoni vetë, Edi Ramën, Ulsi Manjën, etj me radhë.

    Të sigurojë qasje të barabartë në media për të gjithë aktorët politikë dhe të ruajë mbikëqyrjen e pavarur zgjedhore.

    PPE gjithashtu bën thirrje institucioneve evropiane, OSBE/ODIHR dhe Këshillit të Europës të dërgojnë vëzhgues të tjerë afatgjatë në bashkitë me rrezik të lartë.

    Të dokumentojë dhe denoncojnë publikisht abuzimet zgjedhore në raportet përfundimtare.

    Të aplikojnë mekanizmat e kushtëzimit brenda procesit të anëtarësimit në BE, pra kredencialet e Edi Ramës u dogjën përfundimisht, nëse shkeljet vazhdojnë.

    Rezoluta përfundon: PPE do monitorojë nga afër me kujdes zhvillimet në Shqipëri.

    Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo rezolutë e votuar dje nga CDU, partia e kancelarit Merz dhe 82 parti të tjera, anëtare të PPE, vjen si diamanti në kurorë të tre rezolutave të tjera dhe Shqipëria bëhet vendi i vetëm që në harkun kohor 6-mujor, komuniteti ndërkombëtar lëshon 4 rezoluta për ndëshkimin e Edi Ramës.

    Pra, siç e shihni, Edi Rama është delja e zezë e Europës në raport me zgjedhjet dhe drogën.

    De facto Edi Rama është sot delja e zezë e Europës.

    Ai, siç i quajti këto broçkulla, por këto janë të vërteta të cilat në mëyrë absolutisht nuk do i kapërdijë asnjë shqiptar dhe asnjë evropian.

    Pra, ky është Edi Rama, 8 ditë para zgjedhjeve.

    I nxirë siç është”, tha Berisha.

  • Rooney lavdëron PSG: Më vjen keq për Arsenalin, pati përballë skuadrën më të fortë të Europës

    Rooney lavdëron PSG: Më vjen keq për Arsenalin, pati përballë skuadrën më të fortë të Europës

    30 Prill 2025

    14:05

    Alfred Lleshi

    Shtypi britanik ka njohur me një qartësi të padiskutueshme superioritetin e PSG-së ndaj Arsenalit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të fituar nga parizienët 1-0 në “Emirates Stadium”.
    Nga dominimi teknik në minutat e para deri te goli i shpejtë i Dembélé, kalimi nëpërmjet një mbrojtjeje solide dhe mentaliteti tashmë të pjekur, PSG i Luis Enrique i ka bindur të gjithë. Edhe legjenda angleze Wayne Rooney ka lavdëruar skuadrën pariziene:
    “Arsenali është një skuadër e madhe, por fatkeqësisht këtë herë duket se ka hasur kundërshtarin më të jashtëzakonshëm të Europës, ndoshta edhe më shumë. PSG ka eliminuar Liverpool-in dhe Aston Villa, ka mposhtur Manchester City në janar.
    Arsenali, si Liverpool dhe Aston Villa, e kanë mundur PSG-në brenda 90 minutave, por që nga fitorja e tetorit në ‘Emirates’, skuadra pariziene është bërë më e rreptë dhe më e fortë”.
     

  • Kontributet e fëmijëve në Fier për Shtëpinë e Europës (VIDEO)

    Kontributet e fëmijëve në Fier për Shtëpinë e Europës (VIDEO)

    “Dhe me kontributet e fëmijëve në Fier për Shtëpinë e Europës, e cila po ngrihet tek kopshti i Skënderbeut në Tiranë, ku më 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e krejt kontinentit tonë demokratik, për Samitin e Komunitetit Politik Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.