Kryesocialisti Edi Rama mbajti fjalimin e fitores në sheshin ‘Skënderbej’ pas fitores me mbi 800,000 vota të shqiptarëve. Në një skenë modeste në shesh, me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe përfaqësues socialist, Rama shprehu falenderimet për votuesit që i besuan mandatin e rradhës.
“Europa do të vijë në shesh. Presidenti i Francës largohet i fundit pasi do të qëndroj pas samitit. Shqipëria e tre ditëve që vijnë do të jetë qendra e Europës. Më pas do të nis javën e re me një imazh më të mirë, më krenar si Europa e Ballkanit që do të jetë lajtmotivi, inspirimi dhe burimi i energjive dhe forca e këmbënguljes sonë për katër vite të tjera.
Kini besim te Shqipëria sepse Shqipëria ka besim te ne. Besojeni më shumë se asnjëherë që më e mira është e gjitha përpara, por jo aq përpara sa ne mos ta arrijmë. Po është aq përpara sa ne ta arrijmë. Asnjë vat nga kjo energji nuk do e lëmë pa e shkrirë për t’jua kthyer pas atyre dhe Shqipërisë.”
Tag: europës
-

‘Shqipëria, qendra e Europës tre ditët e ardhshme’, Rama: Më e mira është e gjitha përpara
-

Rama flet për herë të parë pas fitores: Në 11 maj shqiptarët zgjodhën yjet e Europës përballë gropës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë publikisht pas fitores së zgjedhjeve të 11 majit, ku PS deri tani ka marrë 83 mandate, ndërsa ka mbetur më pak se 90 mijë vota të diasporës për tu numëruar.
Ai ishte i shoqëruar në këtë dalje të parë para qytetarëve nga bashkëshortja tij Linda Rama, vajza Rea dhe dy djemtë Gregori dhe Zaho.
Duke folur përballë qytetarëve, simpatizantëve dhe socialistëve në sheshin “Skënderbej” Rama falenderoi të gjithë shqiptarët pa përjashtim për këtë fitore.Ai tha se shqiptarët në 11 maj zgjodhën yjet e Europës përballë gropës së kapeles fake.
“Ja ku i rikthyem prapë këtu 33 ditë pasi u rinisëm. Fillimisht me gratë dhe vajzat komando në 12 qarqe dhe pastaj të gjithë në këtë shesh, për të mbledhur çfarë mbollëm me shumë punë dhe plot mund për katër vite me radhë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve. Për 30 ditë shqiptarë vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj vendosën të na japin ne Partisë Socialiste mandatin e katërt. Na besuan si asnjëherë më parë për të punuar më shumë se asnjëherë më parë. Në katër vite ne mbollëm më shumë shpresë për Shqipërinë, dhe mblodhëm më shumë mbështetje nga shqiptarët, ne mbollëm krenari dhe mblodhëm votat referendare. Këto zgjedhje përballën Shqiëprinë me atë që di çfarë do dhe atë çfarë bën. Shqiptarët zgjodhën mes një Shqipërie gjithnjë e më të mirë në rrugën e mundimshme në fatin tonë Europian, dhe një Shqipërie të përgojuar nga gjuhët e palodhura të urrejtjes. Mes dritës së Europës dhe dritës së gropës së një kapeleje fake, Shqipëria zgjodhi yjet. Mes ngjitjes dhe humnerës, Shqipëria zgjodhi ngjitjen. Faleminderit Shqipëri”, tha Rama. -

Samiti në Tiranë, Rama i drejtohet Skënderbeut: Do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret
“Më 16 maj të gjithë ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret dhe ne, stërnipërit e tu do të jemi të gjithë krenarë për emrin e Shqipërisë tonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës❤️⭐️🖤”, shkruan Rama.
Top Channel
-

“Evropa e Re në një botë të re”! Këshilli i Europës publikon axhendën e Samitit të BE në Tiranë
Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet të premten, më 16 maj, në Sheshin Skënderbej në Tiranë.
Këshilli i Europës ka publikuar axhendën e Samitit, që sic thotë është I organizuar nga nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Ky aktivitet do të mbledhë udhëheqës nga e gjithë Evropa në Tiranë. Tema e takimit është “Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.
Së bashku me Presidentin Costa, BE-ja do të përfaqësohet edhe nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme, Kaja Kallas.
Samiti do të përfshijë seanca plenare hapëse dhe mbyllëse, me tryeza të rrumbullakëta tematike paralele dhe takime dypalëshe midis tyre.” thuhet në njoftim. -

“Giro d’Italia” në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për garën e Giro d’Italia që po organizohet në Shqipëri.
Nga burgu, Veliaj shprehet se Tirana po shkëlqen sot në sytë e Europës, me garën e cila po ndiqet drejtpërdrejt nga 200 media, duke e shndërruar kryeqytetin në epiqendrën e sportit, por edhe të turizmit dhe mikpritjes.
Ai shkruan se është krenar për punën e bërë gjatë këtyre viteve.
“Shiko sa shumë po shkëlqen Tirana sot në sytë e Europës me super garën e Giro d’Italia, një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe historike të çiklizmit, e cila po ndiqet drejtpërdrejtë nga mbi 200 media në mbarë botën, duke e shndërruar kryeqytetin e shqiptarëve në epiqendrën e sportit, por edhe të turizmit dhe mikpritjes.
Krenar për çfarë kemi bërë në këto vite dhe mirënjohës pa fund për punën e madhe për ta çuar Tiranën tonë aty ku e ka vendin”, shkruan Veliaj. -

A mundet që euro të bëhet globale? – Me dollarin që “lëkundet”, politikëbërësit europianë kanë një mundësi të artë
Monedha e parë rezervë e Europës ishte tetradrahmi, mbi të cilin ishte gdhendur një buf. Simboli i mençurisë kishte për qëllim të frymëzonte besim tek sundimtarët e Athinës së lashtë. Në fakt, bufi shfaqet edhe në versionin grek të monedhës 1 euro të sotme.
Kjo nuk është e vetmja mënyrë, përmes së cilës do të ishte njohur tetradrahmi, për ekonomistët modernë. Siç vëren Barry Eichengreen i Universitetit Berkeley të Kalifornisë, përgjatë historisë çdo monedhë kryesore i përkiste një republike ose demokracie. E përdorur vetëm nga më të fuqishmit, monedha premtonte një shkallë stabiliteti, një përbërës thelbësor, së bashku me një ekonomi të madhe dhe fuqi ushtarake, për çdo monedhë rezervë. Është mungesa e një stabiliteti të tillë në Amerikën e sotme që po i shtyn investitorët dhe politikëbërësit të vënë në pikëpyetje rolin e dollarit si monedha rezervë e botës.Me dollarin që po përballet me vështirësi, a mund të jetë ky momenti i euros? Si Christine Lagarde, presidente e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), ashtu edhe Paschal Donohoe, kreu i Eurogrupit, që është forumi i ministrave të financave të Eurozonës, kanë folur së fundmi rreth mënyrave për të rritur rolin ndërkombëtar të monedhës. Euro nuk do të zëvendësojë dollarin, por mund të shërbejë për një funksion gjithnjë e më të rëndësishëm. Dhe nëse politikëbërësit e shfrytëzojnë momentin, ndryshime potencialisht epokale në rendin financiar global mund të funksionojnë në dobi të Europës.
Që nga lindja e saj në vitin 1999, euro ka qenë ndër pretendentet kryesore për një status global. Në prag të krizës financiare të viteve 2007-2009, zyrtarët europianë shpresonin se me kalimin e kohës, ajo mund të rivalizonte dollarin. Pastaj erdhi kriza e euros e viteve 2010.
BQE-ja nuk u krijua për të qenë një huadhënës i mundësisë së fundit, gjë që i bëri obligacionet qeveritare shumë të paqëndrueshme. Sistemi bankar i Europës ishte i ndarë përgjatë vijave kombëtare dhe i prirur ndaj dëshpërimit që lidhte borxhin sovran me institucionet financiare më të lëkundura.
Tregjet e kapitalit ishin shumë të vogla për të kompensuar një rrezik të tillë. Eurozona ofronte pak asete të sigurta për ata që kërkonin të depozitonin para “cash”: emetuesit e obligacioneve ishin ose shumë kursimtarë (në rastin e Gjermanisë) ose u mungonte besueshmëria (në rastin e Italisë dhe Spanjës). Borxhi i përbashkët, i mbështetur nga i gjithë blloku, ekzistonte në sasi shumë të vogla. Perspektivat e zymta të rritjes ekonomike më pas detyruan yield-et afatshkurtra dhe afatgjata të binin nën zero. Me asetet europiane që ofronin kthime të ulëta nga investimi, kishte pak kërkesë për euro dhe asnjë rol global për monedhën.
Sot, euro është në një pozitvë më të fortë: e dyta, por shumë larg dollarit, duke përbërë 1/5-ën e rezervave globale të bankave qendrore, kundrejt tre të pestave të dollarit amerikan. Shifrat janë të ngjashme edhe në lidhje me emetimin e obligacioneve në valutë të huaj. Gjatë dekadës së fundit, ndërsa bota është diversifikuar gradualisht duke u larguar nga dollari, euro ka luftuar për të fituar terren. Megjithatë, disa zyrtarë europianë tani besojnë se kjo mund të ndryshojë, për katër arsye.
E para është se, arkitektura financiare e Eurozonës është bërë më e sigurt. BQE-ja është shfaqur si një huadhënës i mundësisë së fundit në gjithçka, një proces që filloi në përgjigje të krizës së euros nën drejtimin e Mario Draghit, atëherë president i Bankës Qendrore Europiane. Gjatë pandemisë së Covid-19, banka krijoi një program blerjeje obligacionesh me një buxhet prej më shumë se 1.8 trilionë euro (2.1 trilionë dollarë). Kur yield-et e obligacioneve sovrane u rritën me shpejtësi për shkak të inflacionit në vitin 2022, politikëbërësit krijuan një skemë të pakufizuar blerje obligacionesh për të parandaluar që diferenca të tilla të shpërthenin në të ardhmen.
Investitorët kanë parë gjithashtu se Bashkimi Europian do t’i mbështesë qeveritë në vështirësi dhe do ta bëjë këtë në një mënyrë bujare. Gjatë pandemisë, blloku krijoi një plan rimëkëmbjeje me vlerë 807 miliardë euro, të financuar nga borxhi i përbashkët i BE-së, për të ndihmuar vendet që mund të shfaqin probleme. Për më tepër, BQE-ja tani është pozicionuar fort si mbikëqyrësi i 114 bankave më të mëdha të Europës, të cilat së bashku mbajnë 82% të totalit të aseteve bankare të kontinentit.
Për më tepër, investimi në Europë është bërë më i drejtpërdrejtë, një arsye e dytë për optimizëm. Fondi i Europës për rimëkëmbjen nga pandemia krijoi shumë borxhe të përbashkëta, dhe kështu asete të sigurta që janë vërtet europiane. Gjermania është gati të fillojë të shpenzojë më shumë, mes një rritjeje të madhe të shpenzimeve të mbrojtjes, të financuara nga deficiti në të gjithë kontinentin, që zyrtarët besojnë se duhet të rriten nga 2% në 3.5% të PBB-së në vitet e ardhshme.
Arsyeja e tretë është se institucionet e Europës tani duken më tërheqëse, të paktën në krahasim me ato të Amerikës. Partitë e së djathtës ekstreme janë të forta dhe po fitojnë terren në vende si Gjermania dhe Franca. Njëra është në pushtet në Itali. Në të njëjtën kohë, euro është monedha e përbashkët e 20 shteteve sovrane dhe ka një bankë qendrore shumë të pavarur që e mbikëqyr atë.
Anëtarët do të kishin vështirësi të binin dakord për çdo ndryshim në mënyrën se si qeveriset monedha, e jo më për ta përdorur atë si armë për përfitime gjeopolitike. Për më tepër, sanksionet ndaj vendeve të tjera do të kërkonin pëlqimin e të gjithë 27 anëtarëve të BE-së. Sundimi i ligjit është qendror për çdo aspekt të BE-së; kontrollet dhe balancat e bllokut nuk janë në dyshim. As konsensusi i gjerë, i krijuar gjatë dekadave të kompromisit dhe pajtimit, se BE-ja duhet të jetë sa më e hapur të jetë e mundur ndaj tregtisë dhe investimeve të huaja.
BQE-ja ka krijuar një kornizë ligjore për ofrimin e likuiditetit në euro për vendet që nuk e përdorin monedhën, gjë që mund të jetë më tërheqëse për vendet e goditura nga kriza, sesa linjat e këmbimit të Rezervës Federale nëse Trump vazhdon në kursin aktual.
Më pas vjen dhe arsyeja e fundit për optimizëm: situata e tregtisë ndërkombëtare. Ndërsa Amerika vendos të tërhiqet nga tregtia globale, Europa do të fillojë të luajë një rol më të rëndësishëm. Mallrat dhe shërbimet e faturuara në euro do të krijojnë tregje ndihmuese për monedhën, duke përfshirë financimin e tregtisë, sigurimet dhe derivatet mbrojtëse për normat e interesit dhe monedhat.
Edhe pse derivatet e valutave që tregtohen jashtë bursës (over-the-counter) mbeten të dominuara nga dollari, derivatet e normës së interesit në euro, kohët e fundit kanë tejkaluar ato në dollarë. Lidhjet e reja tregtare do të çojnë gjithashtu në krijimin e llogarive të kreditit dhe depozitave në euro në të gjithë botën, të cilat, nga ana tjetër, do të rrisin kërkesën për asete në euro dhe njëkohësisht edhe rezervat e bankave qendrore.
Europa ka një shans për të marrë udhëheqjen e një rendi të ri tregtar liberal, i cili do të krijonte mundësi për të formësuar sistemin financiar. Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, vëren me gëzim se si “shumë vende në mbarë botën duan të bashkëpunojnë më ngushtë me Europën”.
Sipas një studimi të BQE, në vitet 2000 fqinjët lindorë të Eurozonës filluan të faturonin tregtinë në euro për shkak të lidhjeve më të ngushta tregtare me bllokun; e njëjta dinamikë tani mund të shfaqet edhe në pjesën tjetër të botës. Kapitali tenton të ndjekë shtrirjen gjeopolitike. Një studim i Elisabeth Kempf, në atë kohë pjesë e Universitetit të Çikagos, zbuloi se menaxherët e aseteve dhe bankat investojnë më pak në vendet e udhëhequra nga qeveri me prirje politike të ndryshme nga ato të tyret.
Megjithatë, mundësi të tilla nuk do të bien nga qielli në prehrin e politikëbërësve europianë. Do të nevojiten edhe reforma të vështira.
Vendet me shumë borxhe, duke përfshirë edhe Francën me Italinë, do të duhet të nxisin rritjen ekonomike në mënyrë që të mbeten të qëndrueshme nga ana fiskale, dhe jo të shtojnë stokun e obligacioneve të investueshme thjesht për t’i bërë buxhetet e tyre të funksionojnë. Gjermania, Holanda dhe vendet skandinave përballen me detyrën e kundërt: ato duhet të përdorin hapësirën e tyre fiskale për investime, duke krijuar në këtë proces asete të sigurta. Rritja ekonomike në të gjithë BE-në do të ndihmonte në rritjen e kthimeve të të gjitha aseteve në euro, përfshirë obligacionet qeveritare, duke i bërë ato edhe më tërheqëse.
Europa ka nevojë gjithashtu për tregje kapitali më të mëdha dhe më të thella për t’u dhënë investitorëve më shumë asete ku të investojnë paratë e tyre. Politikëbërësit deri më tani janë përqendruar në fitime të lehta kur kërkojnë të ndërlidhin tregjet kombëtare të fragmentuara, duke u marrë me çështje të tilla si procesi me të cilin sigurohen asetet, në vend të temave më të rëndësishme, si harmonizimi i ligjeve të falimentimit dhe rregullimi i biznesit. Një përparim më i shpejtë në planet e BQE-së për të ndërlidhur vendet e treta me sistemin e saj të brendshëm të pagesave do të ndihmonte, ashtu si edhe një bazë ndërkombëtare për euron dixhitale.
Zyrtarët europianë do të donin ta bënin kontinentin më pak të varur si nga Amerika ashtu edhe nga Kina. Një euro më ndërkombëtare do të ulte kostot e huamarrjes për qeveritë kombëtare, gjë që do të ishte jashtëzakonisht e dobishme, në një kohë të rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes. Për momentin, pak politikanë do t’i shprehin hapur ambicie të tilla, pasi janë të vetëdijshëm se një gjë e tillë do të provokonte zemërimin e administratës Trump. Por kjo nuk ka rëndësi. Financat ndërkombëtare kanë një logjikë të vetën dhe mund të rrëzojnë monedhat edhe në mungesë të fjalimeve madhështore.
Nga Lidion Kulla/ ScanTV -

Samiti i BE në Tiranë, ngrihet struktura ku do mbahen takimet e rëndësishme politike
Në Sheshin “Skënderbej” është ngritur platforma që do të presë afro 47 liderë të politikës evropiane në Samitin e Komunitetit Politik që do të mbahet më 16 maj.
Në strukturën drejtkëndore me dy kate, po punohet ende, ndërsa fasada e ngritur në zonën e parkut pranë monumentit në sheshin “Skenderbej” është e veshur nga të katërta anët e saj me pikturat e krijuara nga fëmijë në formë simbolike.
Godina e cila do të shërbejë si Shtëpia e Europës për dy ditë radhazi është kthyer në një atraksion edhe për numrin e madh të turistëve të cilët vizitojnë çdo ditë Tiranën.
Ndërtimi i strukturave akomoduese dhe konstruksioneve të përkohshme, do të shërbejnë për pritjen dhe zhvillimin e punimeve të nivelit të lartë të samitit, i cili do të bëjë bashkë 47 liderë nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, por edhe vendet partnere.
Agjenda parashikon zhvillimin e bisedimeve në tre tryeza të rrumbullakëta me tematikë të nivelit të lartë.
E para tryezë do të fokusohet në sigurinë dhe qëndrueshmërinë demokratike të Europës, duke trajtuar si çështjet urgjente të tilla si mbështetja për Ukrainën si dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse kolektive të Europës.
Tryeza e dytë do të shqyrtojë mënyrat për të rritur konkurrueshmërinë dhe sigurinë ekonomike, ndërsa në një tjetër tryezë do të trajtohen dinamikat komplekse të emigracionit, lëvizshmërisë dhe fuqizimit të të rinjve.
Ky samit shihet si një mundësi për Shqipërinë, për të treguar angazhimin e saj për avancimin në procesin e integrimit dhe të forcimit të institucioneve demokratike.
Samiti i mëparshëm i Komunitetit Politik të Evropës u mbajt në Budapest më 7 nëntor, në drejtimin e presidentit hungarez, Viktor Orban. -

Projekti i arkitektit Casamonti në aeroportin e Tiranës, Rama: Do të jetë ndër më të bukurit e Europës
Aeroporti Ndërkombëtar të Tiranës, i cili është sot më i madhi në rajon për numër pasagjerësh, po transformohet edhe në një ndër më të bukurit e Europës, falë projektit inovativ të arkitektit të famshëm italian, Marco Casamonti.
Një shesh i madh e i bukur këmbësorësh në hyrje-daljen e aeroportit, së bashku me një parkim të ri nëntokësor për mbi 1000 automjete, do të jenë në dispozicion të udhëtarëve e turistëve, të cilët e kanë bërë aeroportin tonë, kampionin e rajonit, me rritjen më të lartë mes aeroporteve të Europës, në vitet pas pandemisë.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në aeroport ku u njoh nga arkitekti italian Marco Casamonti me punën e realizuar deri më tani.
“Ky është vetëm fillimi dhe do të zgjatohet për 500 metra deri tek kulla. Do të eleminojmë të gjitha parkingjet këtu pas dhe do të shkojë edhe 500 metra më tej me këtë mbulim. Tani do të na duhet të përfundojmë me xhamat dhe ndriçimin. Të kam dërguar dhe një video dhe gjatë natës ndriçohet e gjitha. Do të përdorim këtë (fasada e jashtme) për të shkruar dhe për të treguar pamje nga Tirana. Tani mungojnë vetëm xhamat e kuq dhe ky shesh do të jetë flamuri i kuq shqiptar me një gjatësi gjysmë kilometri, me granit e mermer, e madhe, me një shqiponjë që lëviz” – shpjegoi ai teksa dha detaje mbi parkingun e madh nëntokësor. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
“Poshtë ka dy kate parking me një gjatësi thuajse 1 km dhe hyn direkt në terminal. Parkon brenda dhe shkon direkt në terminal. Parkimi ka 1000 vende. Të gjitha makinat do të shkojnë poshtë dhe këtu do jetë vetëm pedonale”, u shpreh ai.
Më pas, arkitekti dhe grupi i punës shpjeguan disa nga veçoritë që do të ketë sheshi, arkitektura e të cilit do të ndërthuret me elementë kombëtarë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
“Sheshi do të jetë vetëm kuq e zi, flamuri shqiptar më i madh i ndërtuar me pixel. Nga brenda do të ketë dhe objekte të mëdha e të vogla, ndërsa nga jashtë do të jetë një xhevahir. Ky do të jetë një shesh i mbuluar. Unë dua që të ndërtoj aeroportin më të bukur të Europës”, u shpreh arkitekti Casamonti, teksa cilësoi se edhe parkingu do të jetë i veshur në të njëjtën mënyrë, duke krijuar një ndërtim i unifikuar.
Ndërkohë, Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë dhe u shpreh se aeroporti do të jetë ndër më të bukurit në Europë. “I paparë. Do të jetë më i bukuri në Europë, por edhe fiton goxha hapësirë terminali”, u shpreh Kryeministri.
-

Dita e Europës, Presidenti Begaj: Integrimi ynë në familjen evropiane është i sigurt dhe i pakthyeshëm
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh urimi me rastin e Ditës së Europës.
“Sot ne festojmë ditën e Evropës, të cilës i përkasim gjeografikisht e shpirtërisht dhe me të cilën ndajmë të njëjtat vlera të paqes, solidaritetit dhe unitetit.Integrimi ynë në Evropën e Bashkuar është i sigurt dhe i pakthyeshëm”, shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e tij.
